1 minute read

marrëveshja për shërbime Kosovës dhe Malit të Zi

ndikojnë në çmim të biletave për udhëtarët”, thuhet në njoftim. Nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës gjithashtu u njoftua se nga ana e Qeverisë së Malit të Zi, të pranishëm ishin z. Bernard Çobaj, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, z. Goran Gjuroviq, ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Qeverinë e Malit të Zi, z. Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Qeverinë e Malit ë Zi, z. Fatmir Gjeka, ministër i Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi, z. Nik Gjeloshaj, kryetar i Komunës së Tuzit, z. Omer

Bajraktari, kryetar i Komunës se Ulqinit, znj. Ana Rashoviq, shefe e Kabinetit të Kryeministrit të Malit të Zi. Nga Qeveria e Malit të Zi më herët është njoftuar se kryeministri Abazoviq do të jetë mysafir i Biznes Aleancës së Kosovës, ku gjatë biznes forumit është takuar me afaristët kosovarë.

Advertisement

Kryeministri Abazoviq është takuar gjithashtu edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun, me zv/kryeministrën, Emilia Rexhepin, me grupin multietnik në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe me ministra nga këto bashkësi të sipërpermendu- ra.

Ndërkaq, kryeministri Abazoviq ka qenë mysafir i kryebashkiakut të Prishtinës, Përparim Ramës, i cili solemnisht i ka dhuruar z. Abazoviq “Çelësin e Qytetit” të Prishtinës.

Gjithashtu, kryeministri i Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq ka qenë mysafir i Universitetit “Univerzum” të Prishtinës, ku ka promovuar librin e tij “Kritika e etikës globale”, të përkthyer në gjuhën shqipe.

Siç është njoftuar nga Qeveria e Malit të Zi, kryeministri Abazoviq ka vizituar edhe tri bashkësitë fetare në Kosovë.

This article is from: