2 minute read

Një shembull frymëzues

Vehbiun e gjen gjithmonë në tavolinën e tij në hyrje të restorantit “Barakuda”. Puna dhe veprimi i tij, guximi dhe rrezikimi për të blerë një restorant të njohur në lumin Buna është një shembull i mirë frymëzyes, por edhe shikim përpara drejt së ardhmes

Ismet Karamanaga

Advertisement

Në dhjetor të vitit të kaluar isha shoqërues i një grupi të mysafirëve nga Dubrovniku, të cilët ishin në vizitë në Tivar dhe Ulqin. Pas vizitës së Kalasë së Tivarit dhe asaj të Ulqinit, në orët e pasdites shkuam deri te lumi Buna dhe në Adë, për ta vizituar këtë bukuri magjepsëse. Sipas dëshirës së mysafirëve vendosëm që për darkë të ndalemi në restorantin “Barakuda” të pronarit Vehbi Gjoni, ku ishte edhe vendi më i përshtatshëm për parkimin e autobusit. Restoranti mbi lumin Buna, me një pamje magjike, kurse brenda një ambient i jashtëzakonshëm, i dekoruar me mobilje nga druri, bëri që mysafirët e lindur në Dubrovnik, në njërin ndër qytetet më të famshme të turizmit në Evropë, të mahniten me ambientin, mikpritjen, sjelljen, shërbimin e personelit dhe natyrisht edhe me ushqimin në këtë pjesë të parajsës te ne. Të kënaqur dhe të mahnitur nga qyteti i Ulqinit, në veçanti nga Kalaja 2500-vjeçare, në fund edhe nga restoranti “Barakuda” mysafirët u ndanë me mbresa të jashtëzakonshme, kështu që edhe unë e plotësova misionin tim si një ambasador i turizmit në Malin e Zi. Udhëheqësja e grupit Nada Zanse, një zonjë e veçantë, më tha: “ovoga nima ni kod nas” (diçka të tillë nuk ka as te ne), kështu që edhe mua m’u bë zemra mal, duke ditur se detyrën time e kreva me sukses. Gjithashtu më befasoi edhe Vehbiu, pronari i restorantit, i cili dikur ishte nxënës i rëndomtë në shkollën e mesme të Ulqinit, ku mësonte për gjellëbërës në drejtimin e hotelierisë. Biseduam pak në tavolinën e tij gjatë qëndrimit të mysafirëve. Kjo më nxiti që të shkruaj një portret për këtë gastronom i cili sot mban lart flamurin e gastronomisë te ne.

Ai rrjedh nga familja e njohur Gjoni nga fshati Selitë i Anës së Malit. Është një njeri i rrallë dhe guximtar që ka pasur kurajo të përmbushë ambiciet e tij të mëdha të kohës kur sapo ka filluar të merret me gastronomi. Të heqësh dorë nga blegtoria dhe ferma e madhe (me 150 lopë e 250 dele) për t’u marrë me gastronomi, përbën padyshim një guxim dhe sfidë të madhe.

Vehbiu ka pasur fat që rrugëtimin në gastronomi e ka filluar menjëherë pas mbarimit të shkollës së mesme, në kohën e artë të turizmit tonë. Ky ishte gurthemeli që e vendosën prijësit e turizmit tonë dhe që ndikuan që ai të bëhet më vonë një gastronom dhe pronar i suksesshëm në këtë fushë. Ndonëse i ri dhe pa shumë përvojë, sistemi shkollor dhe puna praktike gjatë shkollimit në objekte hotelierike të asaj kohe kanë ndihmuar shumë nxënësit që të përvetësojnë zanatin. Punonjësit e turizmit te ne kanë pasur dije dhe përvojë të madhe, kështu që nxënësit kanë fituar përvojë dhe disiplinë që prej fillimit të punës së tyre në profesionin që kanë ushtruar. Të shkruash për Vehbiun duhet të depërtosh thellë në personalitetin dhe jetën e tij, që nga rinia dhe shkollimi për gjellëbërës në Shkollën e Mesme “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin, punësimi në objekte të ndryshme hotelierike e deri në ditët e sotme. Krahas talentit dhe ambicies, vështirësitë e kanë përcjellur në këtë rrugëtim. Ai u lind në fshatin Selitë në vitin 1957. Unë e njoh që nga shkolla e mesme. Si nxënës ka qenë “i butë”, siç thotë populli ynë, i mirë, i sjellshëm dhe i vyeshëm. Pas përfundimit të shkollës në Ulqin, është punësuar në Ostros, ku ka punuar tri vjet. Por temparamenti i tij dhe kërkesa për të kaluar në turizmin e lartë të kohës në qytet, bënë që të punësohet në NHT

This article is from: