2 minute read

Lundrimi në Liqenin

Hajrullah Hajdari

- Mbi origjinën e liqenit Mbi origjinen e Liqenit të Shkodrës ekzistojnë mendime të ndryshme. Mendohet se ka origjinë tektonike-karstike dhe bën pjesë në liqenet poligjenë. Disa studiues mendojnë se liqeni ka qenë gji i Detit Adriatik. Më vonë me krijimin e Malit Rumi, gjiri është ndarë nga deti dhe shndërruar në liqen. Në krijimin e tij, liqeni ka qenë i cektë dhe e quanin moçal apo baltë dhe për këtë arsye në lashtësi është quajtur “Palus Labeatis”. Historiani romak Tit Livi po ashtu e quan moçal, e duke u bazuar në faktin se përreth Liqenit të Shkodrës jetonte fisi i Labeatëve, ai e quan “Labeatide palude”. Emrin “Balta” për Liqenin e Shkodrës për herë të parë e gjejmë në dorëshkrimet e Pop Duklaninit e kjo dëshmon se rreth e rrotull këtij liqeni që në lashtësi kanë jetuar shqiptarët. Ndërkaq, në kristovulat e Mbretit Vladislav shënohet si “Blato” (1234).

Advertisement

Liqeni kufizohet në verilindje me Bjeshkët e Nëmuna, në jug e juglindje me malet Tarabash, Rumi dhe Sutorman, ndërsa në veri shtrihet rrafshira e Zetës. Në nivel të ulët të ujit sipërfaqa e liqenit është 369.74 km katror, prej të cilave Shqiperisë i takojnë 2/5 ose 147.72 km, ndërsa pjesa tjetër (3/5) i takojnë Malit të Zi. Pjesa më e madhe e sipërfaqës së Liqenit të Shkodrës gjendet 6 m mbi nivelin e detit, ndërsa një pjesë e fundit e tij është edhe nën nivelin e detit, kështu që thellësia mesatare më e madhe është 7 m, ndërsa në disa vende të ashtuquajtura “syena” thellësia arrin deri në 44 m. Liqeni është i gjatë 44 km, ndërsa gjerësia rreth 12.5 km. Në Liqenin e Shkodrës, kryesisht në pjesën që i takon Malit të Zi, ekzistojnë rreth 50 ujdhe- sa të vogla apo të mëdha. Në disa prej tyre, që në Mesjetë, janë ndërtuar objekte të ndryshme sakrale dhe përbëjnë një pjesë të historisë dhe kulturës tonë, ndonëse sot ato janë zaptuar nga Kisha Ortodokse Serbe. - Fillet e lundrimit Gjatë shekujve, Liqeni i Shkodrës ishte në pronësi të ilirëve, romakëve, bizantinëve, serbëve e malazezëve, venedikasve, turqve e të tjerëve. Ka dëshmi të shkruara se në kohërat më të hershme nëpër Liqenin e Shkodrës kanë lundruar mjetet lundruese bizantine dhe venedikase (galija) apo veloret turke (otomane), kryesisht të vogla të cilat kanë mundur të hynin në liqen nga lumi Buna. Shënimet e para të shkruara për lundrimin në Liqenin e Shkodrës datojnë që në vitin 167 para erës së re (sipas Tit Livit), kur Mbreti ilir Genci, i cili në atë kohë sundonte në këto vise, gjatë luftës së dytë iliro-romake kishte lundruar nëpër Liqenin e Shkodrës. Pra, lundrimi në Liqenin e Shkodrës është po aq i vjetër sa edhe vetë liqeni. Marijan Bolica duke e përshkruar Sanxhakun e Shkodrës, më 1614, shkruan se piratët ulqinakë, pas okupimit të Shkodrës dhe rrethinës së saj nga turqit më 1474, hynë në liqen nëpërmes Bunës më lundra dhe fregata.

Duhet theksuar se pas rënies së Zetës (1499) deri në vitin 1862 e veçanërisht deri në Kongresin e Berlinit (1878), afro 380 vite malazezët nuk patën mundësi ta shfrytëzonin liqenin normalish. Shfrytëzimi i tij për malazezët ka qenë i rrezikshëm dhe vend i konflikteve të përgjakshme me turqit, sepse malazezët nuk kanë luftuar vetëm për t’u liruar nga okupatori, por edhe për përvetësimin e tërësishëm të Liqenit të Shkodrës, nëpërmes të cilit tentonin daljen në det. Vlladika (Peshkopi) Danillo Petroviqi, në vitin 1717 kishte kërkuar nga autoritetet veneciane që ta zaptonin Liqenin e Shkodrës dhe për këtë dëshirë të tyre kërkoi

This article is from: