1 minute read

2023

Të hyrat janë realizuar në shumën 1.595.258.44 euro, shpenzimet në shumën 1.499.294.04 euro kurse gjendja e depozitit më 31 dhjetor 2022 ka qenë 96.234.42 euro, dhe do të transferohet në buxhetin e Komunës për vitin 2023.

Pas trajtimit dhe shqyrtimit analitik e konciz të propozim-vendimit në fjalë, përkitazi me përmbajtjen e tij, ka diskutuar vetëm kryetari i KK-së, Bujar Hasangjekaj. Llogaria përfundimtare e buxhetit të Komunës së Gucisë për vitin 2022 është miratuar me 20 vota “për” dhe 3 “të përmbajtur”. Në punën e mëtejme të seancës, e cila ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë, këshilltarët e pranishëm kanë shqyrtuar dhe njëzëri, apo me shumicë votash “për”, kanë miratuar edhe gjashtë propozim-vendime të tjera të rendit të ditës: mbi dhënien e pëlqimit për ndryshimin e Statutit të Qendrës për Kulturë në Guci, të cilin e parashtroi drejtoresha e qendrës, Llejlla Balliq; mbi ndryshimin e vendimit për ndihma sociale, të cilin e prezantoi përfaqësuesja e Qendrës për Punë Sociale, Merima Balliq; mbi miratimin e programit të rregullimit hapësinor të Komunës së Gucisë për vitin 2023; mbi lirimin nga obligimi i pagesës së tarifës për pajisjen komunale të tokës ndërtimore; mbi shitjen e patundshmërisë me marrëveshje të drejtpërdrejtë, propozim-vendim që e prezantoi sekretarja e Sekretariatit për planifikim hapësinor, të pronës dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, Havaja Prelvukaj; dhe mbi pagat dhe të ardhurat e tjera të zyrtarëve dhe nëpunësve të Komunës, të cilin e prezantoi sekretari i Sekretariatit për ekonomi, zhvillim dhe financa, Mirallem Bektesheviq. Propozimet në fjalë u miratuan me ose pa pjesëmarrje në diskutim të këshilltarëve.

Advertisement

Gjatë punës së seancës janë trajtuar, shqyrtuar dhe miratuar edhe pesë konkludime të organeve, institucioneve dhe të ndërmarrjeve që punojnë dhe veprojnë në kuadër të Komunës: konkludimet mbi miratimin e raportit të punës së kryetares së

Komunës dhe të punës së organeve dhe shërbimeve të Komunës së Gucisë për vitin 2022, të cilën e argumentoi kryetarja e Komunës, Anella Çekiq; mbi miratimin e raportit të punës dhe raportit financiar të SHPK “Veprimtaritë Komunale” të Gucisë për vitin 2022, të cilën e parashtroi drejtori, Demir Bajroviq; mbi miratimin e raportit të punës dhe raportit financiar të Organizatës Turistike të Gucisë për vitin 2022, të prezantuar nga drejtori Irfan Radonçiq; mbi miratimin e raportit të punës dhe raportit financiar të Qendrës për Kulturë të Gucisë për vitin 2022, të prezantuar nga drejtoresha Llejlla Balliq; dhe mbi miratimin e raportit të punës së Shërbimit të Kuvendit të Komunës së Gucisë për vitin 2022.

Në pikën e fundit të rendit të ditës - pyetje dhe përgjigje, këshilltarët parashtruan ca pyetje, përgjigjet e të cilave i kërkuan me shkrim.

Shaban Hasangjekaj

Diskursi

socio-politik

This article is from: