2 minute read

nxënësve, moszhvillimit rajonal

me vitin 2013/14, ndërsa Budva ka madje 1.369 filloristë me shumë se sa kishte një dekadë më parë. Në këtë numër nuk ka dilemë se ka ndikuar migrimi i brendshëm i popullsisë, duke qenë Budva destinacioni parësor në bregdet për popullsinë në Mal të Zi.

Në rajonin qendror numri i nxënësve në shkollat fillore është më i lartë duke iu falënderuar kryeqytetit, ku në Podgoricë këtë vit janë regjistruar

Advertisement

2.754 nxënës më shumë se në vitin shkollor 2013/14. Një e dhënë e tillë dëshmon se kryeqyteti mbetet qendra kryesore ku graviton popullsia nga viset e tjera në Mal të Zi. Ndërsa e kundërta është duke ndodhur me rajonin verior, ku për periudhën dhjetëvjeçare (2013/14 - 2022/23) është në disavantazh me -3697 nxënës, duke dëshmuar emigrimin e popullsisë dhe shpopullimin e vendbanimeve.

Komunat shqiptare me trend pozitiv (!) Nga të dhënat për dy komunat ku shqiptarët janë popullsi shumicë, për periudhën dhjetëvjeçare (2013/142022/23), del se në Ulqin kishte më tepër 12 nxënës, ndërsa në Tuz 88 nxënës. Një e dhënë e tillë mund të shpjegohet me imigrimin e popullsisë nga pjesa veriore e vendit, kryesisht boshnjake, dukuri e cila ka kohë që është e pranishme në territoret e këtyre komunave. Pra, kemi të bëjmë me migrim të brendshëm të popullsisë, çështje e cila meriton një qasje të veçantë.

Veriu po zbrazet

Diferencimi rajonal në Mal të Zi nuk është dukuri e imagjinuar por realitet, sepse veriu është duke u zbrazur që dëshmohet edhe nga saldoja migruese e cila ka qenë negative në këto dhjetë vite. Në Komunën e Bjellopoles dhe të Plevles, për dhjetë vite shënohen 800 nxënës më pak, ndërsa hiç më mirë nuk janë as komunat Pluzhinë, Zhablak dhe Shavnik. Nga ana tjetër, Berani dhe Rozhaja janë me 400 nxënës më pak në krahasim me vitin shkollor 2013/14. Ndërsa e kundërta është duke ndodhur me kryeqytetin Podgorica, si dhe komunat në bregdet.

Nuk kemi të dhëna se sa është numri i shkollave nëpër komuna me numër minimal të nxënësve, sidomos në zonat malore me paralele të shpërndara dhe të kombinuara, të cilat ka kohë që kanë numër minimal të nxënësve, duke qenë të rrezikuara nga mbyllja.

Pasojat e koronës

në shtimin natyror

Të dhënat e prezantuara në lidhje me shtimin natyror të popullsisë për këtë përiudhë kohore, dëshmojnë se periudha e koronavirusit ka ndikuar negativisht në Mal të Zi.

Kjo dukuri ka marrë përmasa të veçanta duke filluar në vitin 2020, ku kishte -196, ndërsa në vitin 2021 ishte me -2199. Në këtë vit në të gjitha rajonet është shënuar shtim natyror negativ. Shtimi natyror negativ më i lartë ishte në rajonin verior -1.240, pastaj qendror -322, ndërsa në jug -557, dëshmi e pasojave të koronavirusit. Numri më i lartë i fëmijëve të lindur është shënuar në Podgoricë (2.595), që kanë qenë më shumë se një e treta (36.9%) e të lindurve në Mal të Zi. Nga ana tjetër, në Podgoricë ka qenë numri më i lartë i të vdekurve (2.318), që janë një e katërta (25.3%) i numrit të përgjithshëm të të vdekurve në Mal të Zi.

Duhet përkujdesje qeveritare

Ndihma për nxënësit me libra falas për shkollat fillore që filloi para dy viteve, është një veprim i qëlluar, ndonëse i vonuar, por duhet të mbështeten edhe çështje të tjera si udhëtimi, ndihma sociale familjare, etj. Vetëm me një përkujdesje të programuar nga ana e qeverisë mund të ndikohet në ndaljen e hovit të migrimit të popullsisë në nivel të vendit, apo emigrimin në botën e jashtme. Në të kundërtën, ky trend do të vazhdojë e për pasojë do të ketë mosshënim demografik dhe shpopullim të vendbanimeve me pasoja shoqërore për të tashmën dhe të ardhmen. Nuk ka dilemë se çështjet e tilla saktësisht do të dëshmohen në regjistrimin e popullsisë që është paraparë të mbahet në nëntor të këtij viti.

This article is from: