1 minute read

U nënshkrua marrëveshja ajrore në mes të Kosovës

Prishtinë – Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dr. Dritan Abazoviq qëndroi për një vizitë pune dyditore në Prishtinë, ku zhvilloi një sërë takimesh zyrtare dhe fillimisht është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Siç është njoftuar nga Zyra e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Abazoviq dhe Kurti kanë zhvilluar një takim tete-a-tete, për të nënshkruar pastaj marrëveshjen për shërbime ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi. “Në takime u bisedua për marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet dy shteteve, mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe investimet në infrastrukturë të përbashkët që e rritë mobilitetin dhe hap mundësitë e zhvillimit për të dyja vendet”, thuhet në njoftim.

Më tutje, ndër të tjera, theksohet se kryeministri në detyrë, Abazoviq e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen, siç e quajti ai, të jashtëzakonshme, duke shprehur bindjen se Mali i Zi dhe Kosova janë duke dhënë shembullin rajonal se si duhet të bashkëpunohet.

Advertisement

Sipas Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, rëndësi të veçantë kishte nënshkrimi i marrëveshjes për shër- bime ajrore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi.

“Kjo marrëveshje është një hap sa i rëndësishëm, po aq i domosdoshëm për rregullimin e hapësirës ajrore në mes dy republikave. Ajo ofron mundësi të reja të zhvillimit të aviacionit civil, mundëson shkurtimin e rrugëve ajrore e të kohës së fluturimit për 15 minuta. Një kompani ajrore që ka fluturuar katër herë në ditë, me këtë marrëveshje lehtësisht mund të shtojë edhe një fluturim. Pastaj zvogëlon emetimin e gazrave të dëmshme si dhe ulë koston e fluturimeve të cilat

This article is from: