3 minute read

Liqenin e Shkodrës

dy galije me nga gjashtëmbëdhjetë (16) rrema. Pasi kjo kërkesë nuk u realizua, Vlladika Petar I tentoi që këtë ëndërr të tyre ta realizojë me ndihmën e Rusisë cariste. Ai në vitin 1778 dërgoi Nikolla Davidoviqin që t’i propozonte Car Aleksandrit I që të zaptohej Shkodra dhe Liqeni i Shkodrës. Megjithatë, e gjithë kjo dëshirë dhe aktivitet i malazezëve për të mbizotëruar me Liqenin e Shkodrës do të mbetet i paarritshëm deri në Kongresin e Berlinit. Edhe shqiptarët mjetet e lundrimit shpeshherë i kanë përdorur edhe si mjete mbrojtëse nga okupatorët e ndryshëm. Është e njohur ndihma e shkodranëve, ulqinakëve e kranjanëve të cilët me mjetet lundruese u erdhen në ndihmë popullsisë së Muriqit, Shestanit apo Oso Kukës në luftën e Vraninës (1861-1862) duke luftuar kundër malazezëve. Dy vite më vonë, malazezët kishin bërë plan për të sulmuar, grabitur e plaçkitur përsëri Krajën. Rrënojat e Kishës së Marashnikut ishin mbushur me malazezë të cilët prisnin momentin për të sulmuar e plaçkitë Blacën e Boboshtin e fshatrat e tjera të Krajës. Mbrojtja më e mirë ishte nga uji, sepse sikur të lejoheshin malazezët të dilnin në tokë, mbrojtja do të ishte më e vështirë. Për këtë qëllim e sjellin me lundër nga Shkodra trimin Adem Boboshti i cili u vërsul fuqishëm ndaj malazezëve të fortifikuar në kishë. Gojëdhënat thonë se ai me shpatën e tij preu shumë prej tyre, një pjesë për të shpetuar u hodhën në liqen nga të cilët shumica u mbytën. Ndërkaq, vetë malazezët në muret e kishës kanë vëndosur një pllakë përkujtimore ku janë të shënuar vetëm 3 persona të cilët, sipas tyre, kanë rënë trimërisht në mbrojtjen e Marashnikut!

Advertisement

Liqeni i Shkodrës, sidomos për banorët që jetonin në brigjet e tij, që në lashtësi konsiderohej si burim i jetës. Përveç që liqeni shërbente për peshkim, i tërë transporti i mallrave dhe njërëzve bëhej mbi ujë sidomos deri kur filluan të ndërtohen rrugët tokësore. Për banorët e fshatrave të Shestanit, Muriqit, Boboshtit, Martiqit, Arbneshit e Skjesë, mjeti i lundrimit ishte shumë i domosdoshëm ashtu si ishte gomari, kali apo qerrja në fshatrat tokësore. Duhet theksuar se edhe fshatrat e tjera të Krajës si Ostrosi, Kështënja, Ftjani e Ljarja e kanë shfrytëzuar liqenin për transportin e njerëzve dhe mallrave.

- Tipet e ndryshme të mjeteve lundruese

Në Liqenin e shkodrës kanë qarkulluar tipe të ndryshme të mjeteve lundruese. Ilirët në brigjet e Liqenit të Shkodrës ndërtonin e meremetonin mjetet e tyre të lundrimit. Përmendet se mbreti ilir Genci, i kishte ndërtuar përnjëherë 54 lembe.

Fillimisht banorët lokalë për lundrim kanë përdorur mjete primitive lundrimi. Mendohet se mjeti i parë lundrues ka qenë trapi. Ai ishte mjet i thjeshtë lundrimi, i ndërtuar zakonisht me trungje të lehta, mbi të cilat mbërthehen dërrasa që formojnë një tërësi të gjerë. Ky mjet lundrues ishte shumë i papërshtatshëm, sidomos kur bënte mot i keq dhe frynte erë e madhe. Banorët kishin nevojë për mjet lundrues më të qëndrueshëm, sepse kishin nevojë për transportin e prodhimeve bujqësore, mallrave e sidomos për transportin e bagëtive në livadhe dhe për këtë arsye filloi ndërtimi i mjeteve lundruese të tipit që disa edhe sot lundrojnë në Liqenin e Shkodrës.

Na janë të njohura këto tipe të mjeteve lundruese: lundra, lundrica, takja dhe sulja. Dallojnë njëra nga tjetra përnga gjatësia, gjerësia, lartësia dhe fuqia bartëse.

Këto mjete lundruese kryesisht ndërtoheshin nga dërrasat dhe fundi i tyre është i rrafshtë. Për ndërtimin e tyre përdoreshin drunjtë që rriteshin në brigjet e liqenit, sidomos gështënja, mani, faleta por edhe lisi. Me zhvillimin e tregtisë dhe hapjes së rrugëve tokësore, për fundin e mjeteve lundruese përdorej druri i çamit (bredhit), pasi është më i rezistueshëm nga uji. Të gjitha mjetet e sipërpërmendura lundruese lundronin me ndihmën e rremave, ndërsa më vonë u paraqiten edhe lundrat me vela, ndonëse më rrallë i përdornin edhe sulet. Në gjysmën e dytë të shekullit XX, sidomos sulet, vihen në lëvizje me motor të quajtura “penta” me 4 KF. Nga tipet e përmendura të mjeteve lundruese në liqenin e Shkodres, i ka rezistuar kohës vetëm sulja, e cila kryesisht sot shërben vetëm për peshkim. Mjetet tjera i takojnë të kaluarës.

Për ndërtimin e mjeteve lundruese në Liqenin e Shkodrës nuk ka pasur punëtori të organizuara apo fabrika. Ato ndërtoheshin nga mjeshtrat lokalë të Shirokës, Krajës e më vonë edhe të Ceklinjanëve.

Sidoqoftë, këto mjete primitive lundruese kanë luajtur rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të banorëve përgjatë bregut të Liqenit të Shkodrës, por edhe në mbrojtjen nga sulmet e sunduesve e zaptuesve të ndryshëm ndër shekuj, sidomos nga sulmet, grabitjet dhe plaçkitjet e malazezëve.

This article is from: