2 minute read

Me rastin e 40-vjetorit të tërmetit më 15.4.1979

Por pat rezistencë të madhe.

Këtu më tepër u angazhuan: Jakup Nimanbegu, Ismail Bushati, Ruzhdi Karamanaga, Hajro Nimanbegu, Ismet Karamanaga.

Advertisement

E dielë, ditë prilli, Pashkët e përbashkëta... Nga deti erdh stuhia, dielli u mbyll, toka filloi të dridhej, shtëpitë u rrënuan, rrugët u mbyllën... Tërmeti më 15 prill 1979 rrënoi shumë shtëpi në Kala.

Shkaktoi edhe 6 viktima. Më vonë kam dëgjuar që kanë thënë: “Kalaja ishte e mbuluar me tym, kemi menduar se askush nuk shpëtoi nga aty...”.

Kështjella shumëshekullore qëndroi në këmbë, tërmeti e dëmtoi, por mbijetoi...

- kalalitë e ruajtën vendlindjen e tyre,

- nuk lejuan që të mbyllen portat e saj...

Jeta vazhdonte edhe pas tërmetit. Në kampin ku ishin të strehuar, dy të rinj u fejuan. Pas disa ditëve ndodhi edhe martesa e parë pas tërmetit...

Tërmetin e përcolli solidariteti i madh nga i gjithë Mali i Zi si dhe republikat e tjera të ish-Jugosllavisë.

Në atë ditë, para sëmundjes, Josip Broz Tito ishte në rezidencën e tij në Igallo. Menjëherë më helikopter e vizitoi bregdetin e Malit të Zi, ku ishin pasojat dhe rrënimet më të mëdha...

Që atëherë nisi ndihma dhe lufta që të tejkalohen pasojat e tërmetit.

“K-1“

Tërmeti i rrënoi gati të gjitha shtëpitë në Kala.

Jeta aty një vit ka qenë e pamundshme.

Ka pasur mendime që Kalaja të mbyllej fare për banorët e saj.

Banorët e Kalasë kanë qenë të strehuar në kampin “Milena”, të Lidhjes Feriale në vilat e hotel “Albatrosit” dhe hotel “Jadranit”, si edhe te miqtë e të afërmit e tyre.

Organizata qendrore e Sindikatave të Kosovës më herët nisi ndërtimin e një kompleksi të madh me vila të tipit montazh, komfore, në Zall (Plazhi i Madh).

Përkohësisht aty kanë banuar edhe shumë qytetarë të cilëve u ishin rrënuar shtëpitë, si pasojë e tërmetit të 15 prillit 1979. Më kujtohen këto familje nga Kalaja të cilat qëndruan disa muaj në objektet e Sindikatës së Kosovës, ose siç e quanin “K-1”: Raif Truma, Zade Nimanbegu, Ali Peshku. Ali Peshku ishte daja i Fitnetes dhe në maj më 1982 e martoi vajzën nga kjo banese në Kampin “K-1“. Por pas disa muajve, me vendimet e organeve republikane nga Podgorica, si edhe ato të Ulqinit, u aprovua vendimi për rrënimin e këtyre shtëpizave!

Një gjë e pakuptueshme, e pakapshme... U rrënuan shtëpizat e reja, të ndërtuara me kushte bashkëkohore.

Martesa

Ditët e para pas tërmetit ishin të vështira.

Banorët e Kalasë u strehuan përkohësisht në Kampin i Lidhjes për Pushime, në autokampin “Milena”, disa te miqtë dhe të afërmit. Por, shumica kemi qenë në kampin e parë. Aty u bë si një mëhallë e re. Filluan vizitat ndërmjet njëri-tjetrit. Jeta vazhdonte.

Unë punoja si drejtor në Shtëpinë e Shëndetit, e cila fillimisht disa muaj ka qenë në pushimoren “Gornji Ibar” të Rozhajës.

Çdo mëngjes me mua në punë, me veturën time “Lada 1200” vinin: Olga Vukçeviq, Njegosava Qetkoviq dhe Hidajet Kapllanbegu, punëtorët e administratës.

Ditë pas dite njerëzit filluan edhe një jetë tjetër...

Në kampin tonë ndodhi edhe një gjë e re: u martuan Sytki Nimanbegu me

This article is from: