Koha 1059

Page 1

Një vepër madhore që zbardh të vërtetën e historisë sonë Fundjavë e gjatë në Bolonjë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 11 maj 2023 Viti XXll Numër 1059 Çmimi 0,50 Shqipja e medias është e dominuar nga barbarizmat

Më 1 Maj punëtorët pushojnë, të papunët festojnë

Historiku i lundrimit në Liqenin e Shkodrës

8

Efekti i bilingualizmit tek shqiptarët Nga vjen emri shqiptar?

KOHA Javore

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.

Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani

Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)

Ismet Kallaba (aktualitete, sport),

Toni Ujkaj (kulturë)

Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)

Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi

Telefon: 020/240-659

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2
PËRMBAJTJE
KOHA Javore
6 10 14 E ENJTE, 11 MAJ 2023
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Pse festohet Dita e gjuhës angleze më 23 prill? Histori e dokumentuar përmes fotografive 16 18 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 11 MAJ 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi Në vend të luleve tek vorri i Gjergj Fishtës 28 Libër dokumentar për arsimin shqip në Ulqin 30

Alternativa Shqiptare mbajti Kuvendin e Katërt Zgjedhor

Nik Gjeloshaj riemërohet

Tuz – Alternative Shqiptare mbajti të dielën (6 maj 2023) në Tuz, Kuvendin e Katërt Zgjedhor, në prani të mbi dyqind e njëzetë delegatëve, të miqve dhe mysafirëve të kësaj partie politike, të ardhur nga të gjitha viset shqiptare nga Mali i Zi dhe rajoni. Në fillim, duke përshëndetur këtë kuvend dhe të gjithë të pranishmit, z. Robert Camaj që e moderoi kuvendin, theksoi se Alternativa Shqiptare e formuar gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, ka lindur si nevojë e organizimit dhe angazhimit për çështjen e zvarritur të Komunës së Tuzit e cila, siç tha, për shumë vjet e la peng zhvillimin dhe ardhmërinë e Malësisë.

“Me arritjen e Komunës së plotë, Alternativa Shqiptare nuk e la popullin e vet pa çështje, por iu përvesh punës dhe zhvillimit të trevave dhe integrimit të shqiptarëve gjithandej në vend,

duke u shndërruar nga parti lokale në subjekt të të gjitha trevave, frymës, energjisë, avancimit dhe vënies në pah të nevojave të shqiptarëve të lënë pas dore e të neglizhuar me vite e dekada”, u shpreh në mes tjerash Camaj, duke theksuar se Alternativa Shqiptare bashkoi rreth vetes shumë lëvizje dhe subjekte të tjera politike shqiptare, për t’i bërë shqiptarët në Mal të Zi më unikë.

Kryetari i Alternativës Shqiptare i cili hapi zyrtarisht Kuvendin e Katërt Zgjedhor të kësaj partie, Nik Gjeloshaj, njëherësh kryetar i Komunës së Tuzit, theksoi se në këtë kuvend zgjedhor marrin pjesë mysafirë të të gjitha etnive dhe konfesioneve që jetojnë në Mal të Zi.

“Dhe kjo e vërteton misionin tonë që aty ku jetojnë shqiptarët, aty mbretëron harmonia dhe toleranca

ndërfetare dhe ndëretnike. Shqiptarët autoktonë të përfaqësuar fuqishëm edhe përmes Forumit Shqiptar dhe Alternativës Shqiptare, kanë dëshmuar se punojnë dhe veprojnë në dobi të çdo qytetari, pa dallim përkatësie. Dëshmia më e mirë për këtë është administrata e Komunës së Tuzit e cila është model i mirëqeverisjes në vend dhe rajon”, u shpreh Gjeloshaj.

Ai ndër të tjera vuri në dukje bashkimin e tri subjekteve të tjera politike shqiptare të cilat aderuan në Alternativën Shqiptare, katër vjet më parë. “Kuvendi i sotëm është kuvend i zhvillimit, kuvend i prosperitetit, kuvend i avancimit, kuvend i faktorizimit, mirëpo edhe i realizimit të sukseseve. Kuvendi i Alternativës Shqiptare jo rastësisht u bë më 6 maj, me këto vizione bashkimi e zhvillimi. Sot

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 11 MAJ 2023

riemërohet kryetar

është datëlindja e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut që unifikon shqiptarët”, tha ndër të tjera Gjeloshaj.

Ndërkaq, këtë kuvend zgjedhor në mes tjerësh e përshëndeti edhe kryeministri në mandatin teknik i Qeverisë së Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq, i cili tha se për të ka qenë privilegj që të bashkëpunojë me Alternativën Shqiptare, jo vetëm në aspektin e punës në ekzekutiv dhe në një relacion me Komunën e Tuzit, por në përgjithësi. Kjo parti sipas tij ka një kuptim politik totalisht ndryshe prej asaj që ka qenë në të kaluarën. “Këta janë njerëz me vizion që e kanë të qartë se çfarë janë qëllimet e popullit shqiptar, e kanë të qartë se çfarë janë qëllimet e Malësisë, të popujve të tjerë që jetojnë në Mal të Zi dhe janë njerëz që me të vërtetë

ka qenë privilegj që të bashkëpunoj”, tha Abazoviq.

Ai më tutje vazhdoi fjalën e tij duke potencuar të arriturat dhe zhvillimin që ka ndodhur në Malësi në të gjithë sektorët, por edhe bashkëpunimin e mirë të qeverisë që ai drejton me Komunën e Tuzit, e veçanërisht me ministrin e Administratës Publike që vjen nga Alternativa Shqiptare, Marash Dukajn.

“Jam shumë i lumtur që më në fund partitë shqiptare nuk janë vetëm dekor në pushtet, por janë faktor të cilat dëshmojnë se ekzistojnë njerëz të cilët janë të gatshëm që të bashkëpunojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve në Mal të Zi”, u shpreh kryeministri Dr. Dritan Abazoviq. Në këtë kuvend zgjedhor me votat e mbi dyqind e njëzetë delegatëve, për kryetar të partisë së Alternativës

Shqiptare edhe për katër vitet e ardhshme u rizgjodh z. Nik Gjeloshaj. Në këtë kuvend u miratua statuti dhe programi politik i Alternativës Shqiptare, u zgjodh këshilli qendror si dhe komisioni statutor dhe këshilli mbikëqyrës.

Në mesin e të pranishmëve në këtë kuvend, ishin edhe znj. Elisa Spiropali, drejtuese politike e Partisë Socialiste për Shkodrën dhe ministre e shtetit për marrëdhënie në kuvend, Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, Ivan Vujoviq, sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Aleksandër Bogdanoviq, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Socialistëve, si dhe përfaqësues të tjerë të partive politike nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 11 MAJ 2023
t. u.

Më 1 Maj punëtorët pushojnë, të papunët festojnë

1 Maji është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Pothuajse në të gjithë botën kjo ditë synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Kjo ditë iu referohet protestave të punëtorëve për orar 8 orësh të punës,

për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës. Po kjo festë kaq e rëndësishme për punëtorët e botës, a u kremtua sivjet në Ulqinn dhe si u kremtua? Sot shumë gjëra shtrembërohen dhe përqeshen. Dikur u ushqyen vlera të ndryshmendershmëria, solidariteti dhe shpirti kolektiv. Para më se 7 dekadash në kohën e komunizmit u promovuan dhe u shpërblyen punëtorët e mirë dhe u hapën fabrika dhe uzina të reja për 1 Majin. Në atë kohë në ish-Jugosllavi, veçanërisht menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, u mbajtën parada të shumta të 1 Majit me karakter ushtarak

dhe civil. Parada të këtilla u mbajtën në të gjitha qytetet e republikat e Jugosllavisë Socialiste, apo të Titos, duke mos anashkaluar as kryeqytetin e Malit të Zi. Autori i këtij shkrimi mban mend festime qendrore në Podgoricë, ku të gjithë i prisnim me padurim festat e 1 Majit. Gjithçka do të niste me agimin tradicional të 1 Majit, me muzikën e orkestrës lokale të qytetit. Me zjarre në malet mbi qytet, parada të sportistëve, fermerëve, punëtorëve dhe grevistëve, udhëtime masive në pikat e piknikëve aty pranë, veçanërisht në malin e Goricës, një vakt të pasur, këngë dhe muzikë. Kështu e festonin dikur

KOHA Javore 6 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet
e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 11 MAJ 2023
Gjekë Gjonaj

punëtorët e Titogradit (Podgoricës së sotme) Ditën e Punës deri rreth tridhjetë vjet më parë. Ka pasur edhe panaire dhe dalje familjare, ku anëtarët e familjeve të punëtorëve kanë takuar përfaqësuesit e menaxhmentit të fabrikës. Edhe ata që nuk shkonin askund dinin ta shënonin dhe ta kremtonin këtë festë, pas një pune të vështirë, sepse bëhej me ndërgjegje. Klasa punëtore gëzohej. Tani kjo ka ikur. Pastaj erdhi tranzicioni apo periudha e demokracisë, në të cilën është e vështirë të flitet për 1 Majin si festë e punës, sepse punëtori është i degraduar, e nuk mund të flasim as për klasën punëtore kur nuk ka prodhim dhe fabrika. Për klasën punëtore, për këto kohë të hidhura mbeti vetëm një kujtim i ëmbël kur 1 Maji ishte një festë që festonte punën dhe mundin, ndërsa sot janë në lojë disa vlera të tjera. Dikur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve protestohej për të drejtat e punëtorëve, ndërsa sot punëtorët pushojnë dhe të papunët festojnë.

Dita Ndërkombëtare e Punës - 1 Maji në Ulqin, sikurse pothuaj në të gjitha qytetet tjera në këtë vend, edhe sivjet kaloi pa marshime, protesta dhe agime

tradicionale të 1 Majit. Për ata ulqinakë që kanë një punë, kjo ishte vetëm një ditë pushimi - nëse e marrin - dhe një mundësi për të shkuar në një udhëtim jashtë qytetit, në bjeshkë apo në natyrë, kryesisht në Plazhin e Madh, në brigjet e Bunës dhe në gjirin e Valdanosit me familjet e tyre. Për një numër të vogël të atyre që nuk kanë punë, 1 Maji ishte një ditë si të tjerat - plot shpresë se do të gjejnë një punë në një vend tjetër ku punëtori vlerësohet e respektohet. Edhe pse ulqinakët kanë më shumë se 30 vjet që jetojnë në demokraci për shumicën e tyre 1 Maji, në vend të një ditë proteste, konsiderohet si ditë feste. Pra, ulqinakët më shumë e duan festën se sa protestën.

Me 1 Maj në Ulqin si tradicionalisht u hapën të gjitha plazhet, u mbajt festimi tradicional në plazhin “Copacabana” dhe manifestimi “Të gjithë për turizmin”. Kjo festë solli në Ulqin, siç deklaruan në Organizatën Turistike, mbi 35.000 turistë vendas e të huaj, që është një paralajmërim i mirë për sezonin e ardhshëm turistik.

Atmosferën e këndshme të festave të 1 Majit e prishi ngjarja e padëshirueshme e cila tronditi opinionin, kur dy të rinj

A.SH (22 vjeç) dhe A.LL (20 vjeç) nga Podgorica, rrahën brutalisht dy ulqinakë M.N (22 vjeç) dhe M.M (28 vjeç) në urën e Adës së Bunës, të cilët pasi u morën në pyetje nga punonjësit e rendit dhe qetësisë, më pas u është caktuar masa e arrestit hetimor prej 30 ditësh.

Shumica e bashkëbiseduesve tanë të moshës së re thonë se nuk e dinë fare se 1 Maji është festë e punëtorëve. Madje, njëri prej të rinjve në pyetjen tonë se cila ditë është sot, çuditërisht na u përgjigj: “ Dita e Pavarësisë së

Malit të Zi”. Ndërkaq ata të moshës së mesme u shprehën se nuk dëgjojnë më të përmendet se 1 Maji është festë. Për moshën e thyer kjo festë ka mbetur një kujtim i ëmbël për kohën e hidhur aktuale. Ata besojnë se sot 1 Maji është reduktuar në më shumë se një kuptim simbolik dhe nuk mund ta kuptojnë se gjithçka ka humbur kur bëhet fjalë për festat e 1 Majit.

Të drejtat e punëtorëve në disa shtete e qytete të tjera mbrohen nga sindikatat, në qytetin bregdetar të Ulqinit 1 Maji është një datë e zakonshme në kalendarin vjetor, i cili shënon fillimin e sezonit turistik.

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet
e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 11 MAJ 2023

Historiku i lundrimit në Liqenin e Shkodrës

Siç dihet, fshatrat buzë Liqenit të Shkodrës, nga Shkodra deri në Vraninë, apo nga Hani i Hotit deri në Planicë, kanë qenë dhe janë të banuar kryesisht me shqiptarë, çka nënkupton se pjesa më e madhe e shfrytëzuesve të liqenit që nga koha e Ilirisë e deri më sot, kanë qenë shqiptarët. Megjithatë, historiografia shqiptare kësaj çështje më rëndësi për jetën e banorëve të këtyre zonave nuk i ka kushtuar kujdes të duhur. Për lundrimin apo historikun e lundrimit në Liqenin e Shkodrës kemi shumë pak punime apo studime të mirëfillta nga studiuesit shqiptarë. Madje edhe në ato punime të pakta për pjesën e liqenit që i takon Malit të Zi, përdorin terminologjinë sllave. Kështu për shembull gazeta “Telegraf” në rubrikën “kulturë” më 20 qërshor 2017, autori duke folur për formën, madhësinë dhe thellësinë e liqenit shpjegon se “pasi nuk disponojmë me literaturë të autorëve shqiptarë, emrat e ishujve e gadishujve do t’i shkruajmë në gjuhën sllave”!

Ndërkaq, historiografia malazeze lundrimit në Liqenin e Shkodrës i ka kushtuar kujdes të veçantë dhe janë publikuar shumë punime shkencore për tërë sipërfaqën e liqenit, pa marrë parasysh se a i takon Malit të Zi apo Shqipërisë!

- Lundrimi para Kongresit të Berlinit Lundrimi në Liqenin e Shkodrës është i vjetër sa edhe sa vetë liqeni. Ilirët, si banorë të parë të zonave përreth e rrotull liqenit, lundronin nëpër Liqenin e Shkodrës me mjetet primitive lun-

druese të kohës. Mbreti ilir Genci për lundrim kishte përdorur mjetet e quajtura “lembe”. Edhe Balshajt, me galijet e tyre që i blenin në Venedik apo Raguzë, një kohë të gjatë kanë lundruar nëpër Liqenin e Shkodrës, por nuk ka pasur transport të organizuar. Gjatë sundimit të Republikës së Venedikut në këto troje, po ashtu nuk ka pasur transport të organizuar të njerëzve dhe mallrave. Pas rënjes së shtetit të Zetës (1499) liqeni dhe shfrytëzimi i tij kaloi në duar të Perandorisë Osmane. Perandoria Osmane, pothuajse liqenin e përdorte për qëllimet ushtarake e shumë pak për nevojat e transportit për nevojat e banorëve. Në këtë kohë lundrimi për banorët ishte i vështirësuar dhe i rrezikshëm ngase malazezët vazhdimisht sulmonin avulloret turke që qarkullonin nëpër liqen. Për shkak të sulmeve të shpeshta të malazezëve, në anën e Shestanit dhe Krajës, buzë liqenit u ndërtuan kulla mbrojtëse, në të cilat ditë e natë jepej kujdestari. Kullat u ndërtuan në vaun e Gjuraçit, Muriqit, Muçilukës, Boboshtit, Sjerçit, vaut të Fikut, Shitarit, Arbneshit dhe Skjesë. Kushtet normale për shfrytëzimin e liqenin për nevojat ekonomike të banorëve u krijuan me nënshkrimin e marrëveshjes për armëpushim në mes Malit të Zi dhe Turqisë në vitin 1862. Pavle Rovinski konstaton se lundrat që princi Nikolla u kishte blerë 11 vëllazërive të Ceklinjanëve, shërbenin për transportin e mallrave në relacionin Rijekë-Shkodër, Sinjac-Shkodër dhe Planicë-Shkodër, pasi Shkodra ishte qendra kryesore tregtare e Shqipërisë Veriore dhe Malit të Zi. Ky lloj lundrimi ishte i vështirë dhe merrte shumë kohë pasi lundrat lëviznin me rrema. Megjithatë, pasi nevoja për shërbimin postar ishte e madhe, një lundër malazeze gjatë vitit 1863, çdo të

shtunë kryente shërbimin postar dhe transportin e mallrave nga Shkodra për Rijekë ngase i gjithë furnizimi i familjes princore bëhej në Shkodër. Me paraqitjen e avulloreve (anije me avull) u krijuan kushtet për zhvillimin e transportit për qëllime ekonomike. Konsulli malazez në Shkodër, P. Pejoviq, më 25 janar 1871, i dërgon princit Nikolla kushtet dhe tarifat e një vaporri që do të vinte njëherë në javë në Rijekë, por pa përmendur emrin e anijes. Më 19 shkurt 1872, gazeta “Crnogorac” nr.7, shkruan se një “vaporr” turk kishte operuar në Liqenin e Shkodrës. Ky “vaporr” mund të ishte anija e parë që për qëllime ekonomike lundronte në Liqenin e Shkodrës. Tanimë turqit posedonin disa avullore si “Bojana” (1858), “Ishkodrah” dhe “Podgorizza”.

Ndërkaq, banorët e Krajës dhe Shirokës mjetet lundruese, lundrat dhe sulet i përdornin pothuajse pa pengesa, sepse jeta dhe ekonomia e tyre ishte e lidhur kryesisht me Shkodrën e jo me Cetinën.

- Lundrimi pas Kongresit të Berlinit Në Kongresin e Berlinit më 1878, Mali i Zi fitoi të drejtën e lundrimit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna si dhe daljes në detin Adriatik. Liqeni i Shkodrës ishte më rëndësi jetike për Malin e Zi, sepse Shkodra ishe qendra kryesore për furnizimin e malazezëve me artikuj ushqimorë dhe industrialë. Nga ana tjetër, si në Shkodër po ashtu edhe në Cetinë, ishin të vëndosura përfaqësitë diplomatike të shumë shteteve sidomos të Fuqive të Mëdha Evropiane. Nisur nga kjo, pa pritur shumë, Mali i Zi filloi organizimin e lundrimit të organizuar në mes të Shkodrës dhe Rijekës. Anija (avullorja) e parë që nisi lundrimin në mes Shkodrës dhe Rijekës ishe “Slavljanin” e cili fillimisht bënte bartjen e postës diplomatike si dhe të delegacioneve sidomos të anëtarëve

KOHA Javore 8 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 11 MAJ 2023
Hajrullah Hajdari

lundrimit Shkodrës

të Komisionit për vëndosjen e kufinjve në mes Malit të Zi dhe Shqiperisë. Kjo avullore punoi deri në vitin 1885 kur Mali i Zi bleu në Venedik avulloren “Žabljak” ex “Eraclea” e cili arriti në Rijekë më 8 nëntor 1885. Më 10 nëntor 1885 kjo avullore nisi qarkullimin e parë të rregullt të njerëzve dhe mallrave në Liqenin e Shkodrës. Sipas orarit kjo anije qarkullonte dy herë në javë në relacionin Rijekë-Virpazar-Planicë-Shkodër (bante postën), ndërsa njëherë në javë në relacionin Rijekë-Virpazar-Planicë. Kjo avullore punoi deri në vitin 1889. Në vitin 1886, në Angli u ble avullorja “Danica” e cila arriti në Tivar më 22 korrik 1886. Në vitin 1887 kjo avullore zëvendësoi avulloren “Žabljak” po në të njëjtin relacion, të dielën dhe të mërkurën Shkodër-Rijekë dhe çdo të martë dhe të shtunë Rijekë-Shkodër. Për herë të parë anijet e udhëtarëve ndalojnë edhe në Sjerç-Krajë. Sipas orarit të nëntorit të vitit 1886, nisja nga Sjerçi të dielën ishte në 13:45, të martën 14:45, të mërkurën 11:45, të shtunën në ora 14:45, ndërsa arrinte në Sjerç të dielën në 11:30, të martën në 14:15, të mërkurën 11:30 dhe të shtunën në 14:15. Sipas orarit të udhëtimit, udhëtimi nga Shkodra deri në Sjerç zgjaste plot 3 orë e 30 minuta, ndërsa deri në Virpazar 4 orë e 15 minuta. Avullorja “Danica” lundroi në Liqenin e Shkodrës deri në vitin 1918 kur ushtria austro-hungareze e fundosi në afërsi të Virpazarit.

Nga viti 1902-1905 lundrimi në Liqenin e Shkodrës organizohet nga shoqata “The Anglo-Montenegrin trading company LTD” me seli në Podgoricë. Për lundrim në Liqenin e Shkodrës kjo shoqatë përdori anijet “Danica”, “Undine”, “Lastavica” “Obod” dhe “Galeb”. Duhet përmendur se anijet “Lastavica” dhe “Obod” u blenë nga Drejtoria e Përgjithshme

e Postës Malazeze, sepse “Danica” shpeshherë prishej dhe transportimi i postës ishte i parregullt. Para se të likuidohej, kjo shoqatë për lundrim përdori anijet e marra me qira “Principe di Piemonte”, “Mafalda” dhe “Jolanda”. Ndërkaq, prej vitit 1905-1916 lundrimin në Liqenin e Shkodrës e organizoi firma italiane “ Compagnia di Antivari” (Shoqëria e Tivarit). Lundrimi me anijet e kësaj shoqërie “Antivari”, “Danica”, “Drin”, “Nettuno”, “Obod”, “Vranjina”, “Vir” dhe “Oka” bëhej në relacionin Rijekë-Virpazar dhe Virpazar-Planicë-Shkodër, por këto avullore më nuk ndalonin në Sjerç-Krajë. Gjatë luftrave ballkanike komunikacioni ujor në Liqenin e Shkodrës u ndërpre. Ndërkaq, gjatë viteve 1916-1918, Mali i Zi u okupua nga Austro-Hungaria, e cila i konfiskoi të gjitha anijet që lundronin në Liqenin e Shkodrës dhe i përdorte për qëllimet e veta. Pas tërheqjes ushtria austro-hungareze të gjitha anijet që lundronin në Liqenin e Shkodrës i fundosi apo i shkatërroi.

Lundrimin në Liqenin e Shkodrës gjatë viteve 1918-1920 e organizuan francezët me anijet e mbetura të Shoqërisë “Shoqëria e Tivarit”, pasi së bashku me italianët për këto vite e mbajtën të okupuar Liqenin e Shkodrës. Në këtë periudhë kohore anijet që lundronin në relacionin Shkodër-Rijekë dhe anasjelltas ndalonin edhe në Sjerç-Krajë.

Lundrimin në Liqenin e Shkodrës nga viti 1920-1923 e organizoi marina ushtarake e Mbretërisë SKS-së, ndërsa nga viti 1923-1925 lundrimi bëhëj me anijet “Soko” dhe “Vila” të pronarit Petar Lekiq nga Virpazari. Por këto dy anije të vogla nuk i plotësonin nevojat e transportit në linjen Shkodër-Rijeka Crnojeviq, kështu që autoritetet portale i ndaluan lundrimin në këtë relacion.

Në vitin 1922 në Cetinë, Banka Serbo-Shqiptare themelon Shoqërinë “Lundrimi Adriatik-Shkodër” me seli në Lipovik. Ka disponuar me avulloret “Zeta” (ex Liqeni),”Skenderbeg” dhe “Bojana” (ex Shkodra) dhe anijet motorike “Rumija” dhe “Soko”. Këto anije nga viti 1922-1928 qarkullonin për çdo ditë në relacionin Rijeka Crnojeviq-Virpazar-Planicë-Ostros

(Sjerç)-Shkodër dhe anasjelltas. Pra përsëri anijet ndalojnë në Krajë. Në vitin 1928 e tërë pasuria e kësaj shoqërie blehet nga SH.A. “Boka” nga Kotorri e cila vazhdon të mbante lundrimin në relacionin Rijeka Crnojeviq-Shkodër me dy ndalesa në Krajë, Ostros (sigurisht Sjerç) dhe Skje.

Në vitin 1934, SH.A.”Boka” shndërrohet në SH.A. “Zetska Plovidba”. Për lundrim në Liqenin e Shkodrës përdorte anijet “Zeta”, Skenderbeg”, “Soko”, “Rumija”, “Budva” dhe dy lundra motorike “Sveti Nikola” dhe “Sveti Djordje”. Për çdo ditë dy anije bënin transportimin e pasagjerëve, ndërsa lundrat bënin transportimin e mallrave.

Në periudhën 1941-1945, në liqen nuk ka pasur komunikacion të rregullt të njerëzëve dhe mallrave. Nga viti 1945-1948 komunikacioni në liqeninn e Shkodrës është zhvilluar në të njëjtat linje si edhe më parë, por për shkaqe politike në vitin 1948 ndërpritet linja Rijeka- Crnojeviq-Shkodër kështu që stacioni fundit ishte Skjeja. Në vitin 1947 në liqenin e Shkodrës lundrojnë anijet e Ndërmarrjes “Lovqen” e cila dispononte me anijet “Grahovac”, “Mogren” dhe “Jeremija”. Sipas Svetozar Razhnatoviqit, në Krajë ndërtohen edhe dy mole: Muriq dhe Ostros, kështu që në Krajë anijet ndalojnë në Muriq, Sjerç, Ostros dhe Skje. Në vitin 1957 themelohet Ndërmarrja “Galeb” me seli në Rijeka Crnojeviq. Kjo sipërmarrje vazhdon lundrimin me të njëjtat anije deri në vitin 1960 kur flotës së saj i shton edhe anijet “Vir Pazar” dhe “Rijeka Crnojeviq” dhe kështu kushtet e udhëtimit përmirësohen dukshëm. Më ndërtimin e hekurudhës dhe rrugës automobilistike Tivar-Podgoricë filloi të zvogëlohet numri i udhtarëve dhe sasisë se mallrave, kështu që së pari u ndërpre linja Virpazar-Planicë, por së shpejti edhe linja Rijeka Crnojeviq-Skje. Ndërmarrja “Galeb” në vitin 1981 shkoi në falimentim dhe të gjitha mjetet lundruese iu dhanë Ndërmarrjes së Peshkimit “Ribarstvo” në Rijeka Crnojeviq.

Me falimentimin e Ndërmarrjes “Galeb”, pas 96 viteve ndërpritet linja e rregullt e transportimit të njërëzve dhe mallrave në Liqenin e Shkodrës.

KOHA Javore 9 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 11 MAJ 2023

Efekti i bilingualizmit

(Vazhdin nga numri i kaluar)

Emigrantët shqiptarë në Greqi

Përmbysjet politike të viteve 1990 të ndodhura në Shqipëri i drejtuan emigrantët ekonomikë drejt Perëndimit, dhe një përqindje mjaft e madhe zgjodhi Greqinë. Këta njerëz u përballën më bilingualizmin, gjendjen e dygjuhësisë, ndërkohë që deri vonë ka pasur një prirje për ta quajtur situatën e monolinguizmit si më normalen.

Shqiptarët, në Greqi janë grupi më i madh i emigrantëve dhe nxënësit shqiptarë përfaqësojnë përqindjen më të lartë të nxënësve të huaj në sistemin arsimor grek. Sipas një studimi të kryer në Greqi, me 70 nxënës shqiptarë, në formën e një ankete me vetë-raportim, në lidhje me praktikat gjuhësore të nxënësve shqiptarë, u konstatua se nxënësit shqiptarë karakterizohen nga shprehi të dobëta në gjuhën shqipe dhe përdorim të kufizuar të saj. Rezulton mbizotërim i greqishtes ndaj shqipes, akoma dhe në rastet kur nxënësit shqiptarë dinë shqip përpiqen ta nënvlerësojnë këtë duke pretenduar se dinë shumë pak shqip apo nuk dinë fare (Gogonas, 2009).

Njohja e gjuhës së vendit si gjuha me peshën më të madhe, gjuha kryesore për të jetuar, punuar, për t’u bërë pjesë e shoqërisë është kthyer për ta në një domosdoshmëri duke lënë mënjanë gjuhën amtare. Për rrjedhojë, një pjesë e emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe kryesisht të rinjtë nuk e zotërojnë mirë shqipen standarde. Madje nga një sondazh jozyrtar rezultoi se ndër fëmijët nën 10 vjeç dy të tretat po e humbasin shqipen dhe asnjë prej tyre nuk ka bërë shkollë në Shqipëri. Kjo tregon se gjuha shqipe është shndërruar në një mjet të përdorur vetëm për jetën familjare duke rritur rrezikun që këta fëmijë të humbasin gjuhën amtare (Lloshi, 2011).

Sipas opinionit tim, shqipja e një

pjese të konsiderueshme të fëmijëve të lindur në Greqi, apo e të ardhurve në moshë të vogël, pothuajse ka humbur funksionin e saj komunikativ. Ata janë në gjendje ta kuptojnë atë kur e flasin të tjerët, por vështirësohen kur duan të shprehin një mendim të tyre. Me kalimin e kohës, si rezultat i përfshirjes në një ambient gjithnjë edhe me më pak elemente shqip, ata harrojnë ta shkruajnë dhe ta flasin atë. Shqipja e këtyre individëve rezulton pothuajse e pambrojtur ndaj ndikimit të greqishtes duke bërë të depërtojë lehtësisht çdo ndërhyrje e tipit strukturor, leksikor apo gramatikor. Në fakt duke iu referuar studimeve dhe statistikave të mësipërme lind natyrshëm pyetja mos ndoshta këta fëmijë janë produkt i një bilingualizmi të çalë?

Pra me kalimin e kohës gjuha e shumicës do të vazhdojë të interferojë në gjuhën e pakicës duke e minimizuar ose duke e zeruar përdorimin e saj, duke ndikuar dhe në asgjësimin e pjesshëm ose të plotë të njohjes së leksikut apo gramatikës. Për pasojë fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi ose të ardhur në moshë të vogël do të humbasin pjesërisht apo plotësisht gjuhën amtare duke humbur në këtë mënyrë dhe nyjen lidhëse që i bashkon ata me vendin e origjinës. Një rol të rëndësishëm në parandalimin e këtij fenomeni luajnë padyshim prindërit e këtyre fëmijëve, familja e tyre në përgjithësi. Dhe në fakt rezulton një interesim i madh dhe shqetësim nga ana e prindërve emigrantë për të ardhmen e shqipes në brezat e rinj. Për kultivimin e shqipes prindërit

shqiptarë i dërgojnë fëmijët e tyre në kurse të gjuhës shqipe, iu ofrojnë ndihmën e tyre gjatë përgatitjes mësimore, i këshillojnë dhe i nxisin të lexojnë libra shqip si dhe i mëshojnë faktit se në familje/në shtëpi duhet të flasin shqip.

Le t’i referohemi një studimi mbi qëndrimet e prindërve emigrantë (shqiptarë) në Greqi ndaj bilingualizmit të fëmijëve të tyre dhe anketimit të kryer në disa shkolla në Kretë dhe Selanik, ku studiojnë një numër i madh fëmijësh të ardhur nga Shqipëria. Sipas këtij studimi u konstatua se të mësuarit mirë të gjuhës greke konsiderohet prej shumicës si një gjë e rëndësishme duke e lidhur me kërkesat e realitetit të sotëm si arsimimi në shkollat greke, nevoja për komunikim, jeta e përditshme etj. Ndërsa një pjesë e mirë ka qëndrim pozitiv ndaj multilinguizmit në përgjithësi. Rëndësia e përvetësimit të gjuhës greke konsiderohet me peshë dhe nga një pjesë e vogël të cilët mendojnë të vendosen përgjithmonë në Greqi, ndërsa pjesa tjetër që dëshiron rikthim në atdhe mbron faktin se shqipja është simbol i identitetit kombëtar dhe kurrsesi nuk mund të lihet në harresë (Katzidaki-Qiriazi, 2008). Bilingualizmi dhe të menduarit Kur të menduarit e një fëmije është kreativ, imagjinativ, fleksibël, i hapur dhe i lirë, fëmija konsiderohet «divergjent». Personat me aftësi njohëse divergjente preferojnë të japin përgjigje të ndryshme, në vend të gjetjes së përgjigjes së saktë dhe secila prej këtyre përgjigjeve mund të jetë e vlefshme. Janë bilingët ata që për

KOHA Javore 10 Pikëpamjet
OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 11 MAJ 2023
e shprehura në fq:

bilingualizmit tek shqiptarët

çdo objekt apo ide kanë dy apo më tepër fjalë dhe bilingualizmi është fenomeni që rrit rrjedhshmërinë, fleksibilitetin, origjinalitetin dhe kompleksitetin e mendimit.

Bilingët kanë fjalor mjaft më të pasur dhe aftësi të admirueshme shprehëse për të treguar histori të ndryshme në krahasim me monolingët. Si rezultat i zotërimit të dy gjuhëve bilingët dallojnë emrat nga objektet. Shumica e studiuesve gjykon se ekzistojnë lidhje pozitive midis bilingëve dhe aftësisë konjitive, pra bilingët kanë disa avantazhe konjitive krahasuar me monolingët (Baker, 2001).

Aftësia e fëmijëve bilingë për të gjykuar drejt në kushtet normale është më e madhe se e fëmijëve monolingë. Fëmijët bilingë fitojnë një epërsi intelektuale dhe janë të prirur që më shpejt se monolingët t’ia dalin në mësimin e rregullave të matematikës, që do të thotë se ata shquhen nga fuqia e tyre e të menduarit. Të qenët biling është me rëndësi edhe në aspektin e krijimit të një ekuilibri emocional ndaj përkatësisë kulturore-gjuhësore, pra të identitetit. Disa nga avantazhet e bilingualizmit janë: fleksibiliteti mendor, mobiliteti konceptual, të arsyetuarit abstrakt rreth fjalëve, ndërtimi i koncepteve, inteligjenca verbale, të menduarit kreativ, ndjeshmëria në të komunikuar, aftësia për të zgjidhur problemet e rëndësishme, performancat në perceptimin hapësinor, aftësitë në fushën e matematikës (Tahiri, 2014).

Roli i bilingualizmit në arsim

Kur flasim për arsimimin dygjuhësh nënkuptojmë mësimdhënien në dy

gjuhë, të cilat përbëjnë mjetin për arritjen e qëllimeve të caktuara didaktike në procedurën arsimore. Programet dygjuhëshe synojnë në nxitjen e aftësive gjuhësore të nxënësve gjatë gjithë arsimimit të tyre, në mënyrë që ata të zhvillohen si individë bilingë ku të dyja gjuhët të jenë në ekuilibër.

Tre janë faktorët që luajnë rol të rëndësishëm në rezultatet e paraqitura nga nxënës bilingë: koha që nevojitet për zotërimin e gjuhës akademike, në mënyrë të tillë që fëmijët të jenë pjesë aktive e procesit mësimor në shkollë, vlerësimi i çdo lloj dije të mëparshme të nxënësve dhe roli i gjuhës së parë përgjatë procedurës së mësimit të së dytës.

Koha që nevojitet për zotërimin e një gjuhe në të gjitha format e saj është e ndryshme. Për t’u aftësuar në komunikimin e përditshëm fëmijët nuk kanë nevojë për shkollën. Mjafton që të komunikojnë me individë të mjedisit që i rrethon për të zhvilluar gjuhën e tyre pavarësisht nëse është gjuhë e parë apo e dytë. Fëmijëve bilingë, nuk do t’u duhej një periudhë e gjatë kohore për të mos i dalluar nga vendasit e së njëjtës moshë. Mjafton që ata të luajnë dhe të përfshihen në aktivitete të ndryshme me individët vendas. Por kjo nuk mjafton për një pjesëmarrje aktive në mësim.

Shkolla pretendon që të gjithë folësit të përdorin gjuhën zyrtare me rrjedhshmëri, pra gjuhën akademike ose gjuhën e shkollës. Kjo formë e gjuhës nuk zhvillohet as me shpejtësi dhe as drejtpërdrejt nga komunikimi i përditshëm, por kërkon zgjedhjen e një

fjalori specifik dhe procedurë mësimdhënieje. Ndërsa për të folmen e përditshme nevojiten deri në dy vjet që një fëmijë biling të arrijë nivelin e zotërimit të gjuhës të një monolingu të së njëjtës moshë, ndërsa për gjuhën akademike duhen 5 deri në 7 vjet (Kumins, 2000).

Që të ecë para procesi i të mësuarit duhet një mbështetje që do të sigurojë një urë lidhëse midis institucioneve apo vendeve të përdorimit të gjuhës. Kryesisht duhet të sigurohet një urë lidhëse midis vendeve kryesore të përdorimit të gjuhës për fëmijën, domethënë midis familjes dhe shkollës. Por kjo është e realizueshme nëse familja ndihmon në ndërtimin e kësaj lidhjeje dhe nëse mësuesi duke njohur zakonet kulturore të familjes garanton vazhdimin për nxënësit.

Konkluzione

Fëmijët bilingë vendosen në një nivel superior, në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre monolingë. Bilingët arrijnë të mësojnë dy gjuhë në një periudhë kohore, gjatë së cilës monolingët mësojnë vetëm një. Bilingualizmi paraqet tek fëmijët normalë dhe në situata jokonfliktuale të dygjuhësisë përfitime të tilla si zotërimin e shpejtë dhe të kënaqshëm të dy gjuhëve në të njëjtën mënyrë, si dhe të dy sistemeve kulturore e të qytetërimeve dhe i çel fëmijës një hapësirë të gjerë. Është konstatuar se fëmija është në gjendje që të mësojë paralelisht dy gjuhë, pa pasur ndonjë problem në inteligjencën e tij apo stabilitetin psikik.

Bilingualizmi jo vetëm që nuk ndikon negativisht në suksesin e fëmijëve në shkollë, por dhe e rrit atë. Fëmijët që njohin mirë gjuhën amtare janë më të suksesshëm në mësimin e gjuhës tjetër dhe anasjelltas, ata që janë të shkëlqyeshëm në gjuhën e dytë, janë të suksesshëm edhe në gjuhën amtare. Mësimi i një gjuhe të dytë nuk nënkupton në asnjë rast ndalimin e gjuhës së parë. Gjuha amtare duhet të ruhet, sepse ajo përbën identitetin tonë kulturor, një trashëgimi familjare që transmetohet brez pas brezi.

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 11 MAJ 2023

Shqipja e medias është dominuar nga barbarizmat

Shumëkush do të thotë, po çka, një qeveri ekstremiste e djathtë, mund të bëjë ç’ti kujtohet! Jo, jo, nuk është fjala për Francën, se atje nuk është në pushtet zonja Le Pen, por atje kjo që mëton ta bëjnë djathtistët italianë, që duan ta herrin italishten nga anglicizmat!

Ekstremizmin e djathtë qeveria e zonjës Xhorxhia Meloni nuk po e tregon vetëm me qëndrimin kundër martesave “liberte” mashkull me mashkull dhe femër me femër (që edhe një nga priftërinjtë tanë ditë më parë u shpreh se janë në kundërshtim me natyrën, sikundër që në çdo nasihat kur vjen fjala e thonë edhe hoxhallarët tanë), por me masat që u paralajmëruan ditë më parë. Më saktë, qeveria ka propozuar një ligj për të ndaluar përdorimin e fjalëve angleze në komunikimet zyrtare, duke kërcënuar me gjoba deri në 100.000 euro!!! Partia në pushtet “Vëllezërit e Italisë” projekt-ligjin e kanë arsyetuar me motivin “se përhapja e anglishtes e poshtëron dhe e dëmton gjuhën italiane”.

Me këtë ligj do t’u rëndohet paksa puna administratorëve, pasi prej tyre do të kërkohen të kenë njohuri të gjuhës italiane duke ua ndaluar atyre përdorimin e fjalëve dhe shprehjeve në gjuhën angleze në dokumentacionin zyrtar. Nuk e dimë si do të jetë fati i këtij ligji, pasi atë duhet ta përkrahin të dy dhomat e Parlamentit. Ky nacionalizëm shtetëror, ngjashëm si me gjuhën, kohë më parë u shpreh edhe me ndalimin e ushqimeve të prodhuara në laborator, që në këtë mënyrë të mbrohet trashëgimia agro-ushqimore e Italisë.

Shumëkush në Evropë dhe ndër kozmopolitët e të gjitha vendeve do t’ia hedhin “ideologjisë ekstremiste

djathtiste”, që lidhet me imazhin e partisë “Vëllezërit e Italisë”. Duke mos hyrë në elaborim për orientimin ideologjik të kësaj partie që ndokush e sheh si një pinjollë të frymës së Duçes, si ilustrim se a është mirë të mbrosh “tëndën”, e kemi një ekzemplar nga vitet 90-të në Maqedoni, kur një ministër i bujqësisë, që vinte nga rajoni i Strumicës,

liroi importin e domateve të lira nga Turqia ndërkaq vendalinjtë e tij që pranverën e prisnin me padurim për të shitur me çmime pak më të mira, domatet e tyre i hodhën në xhade! Dhe këtu s’më duket se ka fort lidhje ekstremizmi djathtist të mbrosh prodhuesin e vendit kundrejt atij të jashtëm. Edhe në këtë BE aq shumë të përfolur e ëndërruar, nëse blen një

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 11 MAJ 2023

është e barbarizmat

veturë në Gjermani, Itali ose Belgjikë e Holandë, nuk e ka njësoj me ato të vendeve skandinave, prej nga, siç e dimë, askush nga ne nuk importon, sepse janë shumë të shtrenjta! Por ta lëmë bujqësinë dhe të merremi pak me këtë “ekstremizmin djathtist” të ndalimit të anglicizmave në gjuhën italiane për administratë. Duket ekstrem në shikim të parë, por më duket

Nëse

gjuhën shqipe që vetë bijtë e shqipes

shkelin me të

se më së shumti qan për këtë pikërisht Shqipëria që ta aplikojë një ligj të tillë dhe atë ta zgjerojë jo vetëm për institucione, por dhe në media. Sepse, harakiri që po i bëhet gjuhës shqipe në media do të përfundojë me veteutanazi! Prej shumë shembujve që kohë pas kohe i kemi veçuar, rastisa këto ditë në media edhe shprehjen “facilitete” dhe pyeta fëmijët e mi se ç’domethënie ka, sepse nuk më dukej e logjikshme që shqipja të mos ketë fjalë adekuate për të. Doli se na kishte kuptimin objekt, ose nëse duam edhe më shqip, mundet ndërtesa ose ndërtime, pa pasur nevojë për facilitete. Në media e tregtim kemi aq shumë “skonto” e “okazione”, “surpriza” e “oto-otoçinkue”, saqë kjo ka nisur ta cenojë shqipen seriozisht.

Se duhet shteti ta marrë në dorë fatin e gjuhës shqipe, nuk ka dilemë. Shumë shtete marrin masa për ta mbrojtur gjuhën e tyre. Në një koment në fejsbuk, publicisti Nijazi Muhamedi karikon por nuk është larg së vërtetës kur e thotë se ne kemi gjuhë angloshqipe, pastaj italoshqipe, grekoshqipe, duke përkujtuar se akademitë e popujve të tjerë, e veçmas ajo frënge çmenden nëse në gjuhën e tyre depërton në vjet së paku një fjalë e re angleze dhe nëse nuk shqetësohet bota akademike për t’ia gjetur asaj fjalën frënge. “Nga anglishtja në frëngjisht ka mbetur në përdorim vetëm fjala “uiski”, se nuk kanë mundur t’i gjejnë një fjalë përkatëse frënge, sepse anglezët janë ata që e kanë shpikur ”uiskin”. Tash te frengët, te anglezët, te sllavët shpallet “fjalë e vitit” dhe shënohet në shtyp ajo fjalë frënge, që heq nga përdorimi ndonjë fjalë të re të sajuar nga anglishtja dhe që ka depërtuar përkohësisht brenda vitit, sikundër janë fjalët “selfie”, “forward”, për të cilën vetëm kroatët kanë sajuar afro 10 fjalë barasvlerëse, rusët po ashtu,

serbët, etj, etj.”, shkruan Nijazi Muhamedi.

Të mos përmendim rastin e Kroacisë, ku vetë politika ia imponoi si imperativ linguistikës që sa të jetë e mundur të favorizohen fjalë kroate. Kur jemi këtu, pa dashur të tingëllojë si një autarki kulturore, francezët që e kanë kompleks anglishten pasi të dyja këto gjuhë kanë bërë garë me shekuj për primat në botë, nëpër radiotelevizione kanë vëllim fare të kufizuar të këngëve angleze. Diç ngjashëm veproi edhe Maqedonia (!?) në fillim të pavarësisë, kur deshi të shkëputet nga ndikimi i popujve të tjerë sllavë të ish-Jugosllavisë, favorizoi produksionin muzikor maqedonas. Përveç kësaj, solli dhe ligj për mbrojtjen e gjuhës maqedonase. Tash kemi edhe për shqipen diçka të ngjashme. Çka bën shteti shqiptar në këtë drejtim? Shqipja e medias është e dominuar nga barbarizmat, ndërkaq shfytyrimi i rregullave drejtshkrimore shkon deri në shkallë sa dhe emrat shqiptarë kanë filluar të mos i shquajnë apo lakojnë. Shembulli më përvers i përdhosjes është emisioni i Marin Memës kushtuar Hoxhë Tahsinit, ku disa herë u shkrua kjo frazë: “Manushaqe Halili, stërmbesë e Hoxhë Tahsin”!!! Çka të thuhet tjetër, përveç se të kërkohet me ngulm që edhe qeveria “majtiste” e Tiranës të propozojë “ligj djathtist” për mbrojtjen e gjuhës shqipe nga ndikimet e gjuhëve të tjera, ku do të sanksionoheshin edhe fjalët e huaja, edhe shkelja e rregullave gramatikore.

Ndryshe, si po shkojnë punët, na hëngri dreqi! Nëse mundet Italia të sanksionojë me ligj përdorimin e fjalëve angleze, mundet edhe Shqipëria të vë rregulla ligjore për ta mbrojtur gjuhën shqipe që vetë bijtë e shqipes po e shkelin me të dyja këmbët!

Pastaj është paradoksi tjetër: Ne në këtë anë të kufirit bëjmë çka bën Shqipëria…!

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 11 MAJ 2023
mundet Italia të sanksionojë me ligj përdorimin e fjalëve angleze, mundet edhe Shqipëria të vë rregulla ligjore për ta mbrojtur
po e
dyja këmbët duke futur vend e pa vend fjalë të huaja, e duke ia “përshtatur” edhe rregullat e shpik(f)ura gramatikore atyre gjuhëve!

Nga vjen emri shqiptar?

Në fenë e të parëve:

“O pasha jetën – o more pasha malet; o burri vdes more jo nuk del prej fjalet/ O zakon burri o more e ka pas/ o gur e besë more po me i vu kalasë”- Besa e Burrit – Malësia e Madhe _@ Baca – Lek.

Kalasë së Trojës në Iliadë, për të ndërtuar murin rrethues të saj nga deti-ata (trojanët) ranë në ujdi të mbledhin një taksë në natyrë si garancion të shlyerjes së detyrimit për punën që po bënin ustallarët – alienët“ . Vargjet e betimit të cekura garantojnë që do të i rrijnë ujdisë me perëndinë e kalasë . Por ç’ngjau? Mbreti i Trojës refuzoi hakun ndaj mjeshtërve dhe për këtë muratorëve u ngjau që me ndihmën e ushtrisë qiellore kalaja u prish dhe vetë familja e mbretit të Trojës u asgjësua e në pushtet mbeti vetëm njëri nga djemt e

përmbysur të mbretit, të cilin pas ekzekutimit të familjes alienët që kishin goditur kalanë e Trojës atë e lanë të qeverisin në tokë…?!

Në fakt, djali i mbetur me pjesën tjetër të popullit – të pa bastardhuar – ku hyn edhe Dardani dhe Jasoni që të gjithë pranuan dhe lidhën besën në “nyje të Kanunit= ka nyjen-Besën?! Dhe i bie të jenë vetë ata që i këndojnë këto këngë – Burrat e Maleve. Mbatja e fjalës me ZOT (got)atyre vazhdimisht iu kushtoi, për çka do të flasim në vazhdime. Këtë më së miri na e tregon mendimi i fjalëve që mar-

“Besa e burrit” është një këngë malësore që paraqet besën, ligjin e tij dhe të TIJIN - në fenë e të parëve, gjë e cila do një studim të veçantë, sepse popujt tjerë monoteistë nuk përcjellin këso dijesh për zakonin e vënë – njeri , Zot. Apo ZOT dhe një i ri (njeri) dhe se sipas këtij ligji hyjnor burri nuk është “bir i zotit”, por njeri i Zotit, e Njeri ose niri është barazi = Një i ri, ose në nëndialekt niri =ni+ iri. Gjithsesi sipas gjuhës së folur është më shumë se bir, por një i ri - mëkëmbës në tokë e ku Burri i Parë u Zotua se do zbatojë zakonet e tij në tokë edhe me çmimin e jetës. Zakonisht kjo lindi historikisht po duket që në momentin kur njeriu filloi e zbatoi dijen e fortifikimit në ndërtimin e kalave për t’u mbrojtur nga sulmuesit e fisit të popullit hyjnor. Miti thotë ashtu si edhe konfirmon realiteti në terren se ato kala për ruajtjen e racës njerëzore nga perënditë e së keqës, si puna e ndërtimit të

KOHA Javore 14
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 11 MAJ 2023
Muhamet Nika

shqiptar?

rin kuptim të natyrshëm shqip përmes fjalëve që mbase neve i marrim edhe për të huaja, sepse kuptimi simbolik është rrudhur tej mase. Shih DARDAN=dar+dan (i ndarë nga e keqja) Jason=Jasi (në nëndialekt ai që mba jasin–mba zinë... pas tragjedisë familjare që i ndodhi... Këtu po numërojmë disa nga fjalët me etimologji folklorike shqipe: “ZAKON= ZA+ KON; ZA=ZË; (KON=KANË)-“kanë za”; KALA=KA+LA (e ka larë … hakun)?! Shih kur jemi këtu, kujto atë populloren: mos ia ha hakun mjeshtrit ..?! E emri TROJA është

TRURI= të ruan, pra të ruan, të “mallkon e nuk ban hajr” as në varr, sepse edhe varri të ruan–truan…?! Për këtë edhe po e shkruajmë këtë libër, sa për të treguar që ata të cilët e ruajnë këtë besim janë besimtarë të pastër; shih edhe emri besimtar është= be+sim+ t(ë)ar. E fjalën ar-arë askush nuk mund të na e marrë si popull paçka se e përdorin…

Emri kolektiv yni–shqiptar me sa di (mendoj ) unë vjen nga bashkimi i fjalës shqipe–sqep, e cila u bashkua me fjalën tar, në mënyrë që folësit përmes fjalës të shprehin një besë të lidhur-god, ujdi me perëndinë që në thellësi të 8 mileniumeve të atij njeriu-familjeje profetike. Kështu u shkruan edhe 10 urdhëresat në pllakat e argjilta me dorën e Zotit si udhërrëfim për njerëzimin, por që Libri i fundit i shenjtë tërheq vërejt-

Platoni tregonte se si tingulli është një valë zanore e bartur përmes valës së dhënë në një frekuencë të caktuar. Por a keni menduar ndonjëherë se si edhe fjala frekuencë lehtë mund të bindemi se doli nga rrënja FREKUENCË=Ku+fren+on.

Platoni sqaroi se vala fillimisht është tingull që trazon molekulat e ajrit por që nuk arrinë të kapet me formën që ka si valë nga shqisa e të parit . Platoni tha se tingullin që ne dëgjojmë do të kishte formën e një germe të caktuar që ai e shprehi me forma të ndryshme tingujsh që formonin germat që natyrshëm i përgjigjet një germe të albabetit latin-apo cirilik (të alfabetit shqiptar). Konkretisht nga bashkimi i këtyre tingujve – na vjen edhe emri Sqep . Kështu me këtë shkronjë fillonte edhe emri e një perëndie-Zog, apo të njeriut Zog (T) që kishte sqep dhe barte një shkop dhe quhesh skeptar ose lajmëtar dhe neve e quanin ORA – apo orakulli. Shih në fotografi që edhe vetë sekretari i Zotave – Thoti një qenie njerëzore-perëndi, na vjen me një kokë shqiponje në trup njeriut me SQEP dhe si qenie në formë edhe të një shkopi. Për këtë Platoni e quajti shqip TOROIDI. Në kuptimin simbolik TEORA= TE

jen se ato pllaka humben për të mos u gjendur kurrë më. Ky shkrim njihet edhe si shkrimi kunjiformë–kështu e njeh bota, kurse e kupton vetë shqipja=kunji+formë...

Një gjë hetohet në moment te emri shqiptar, se si ai fare lehtë përzihet pakuptueshëm me fjalën Shkoptar. Ndoshta si emër doli nga vetë rrënja shënonin SQEPapo Sqeptar– dhe shënonte njeriun me Sqep-shqep apo Skeptër që ishte një Shkop për njeriun lajmëtar që ishte ORA–Lajmëtari–Profeti e në fakt ishin perëndi me sqep...

Po cekim se në këtë moment për ta zbërthyer mitin deri në fund, do të na hynte në punë të kujtojmë teorinë e formimit të tingujve sipas teorisë së Platonit e cila na zbulon se si vetë Platoni fliste shqip, por që kjo i mohohet.

+ORA+ E DI+JEVE . Ndërsa shtojmë se me emrin ORA apo TE +Ora; duhet të kuptojmë simbolikisht vetë librin e parë të dijeve të njohur si TORA oseTeuratin. Ky Zog qenkësh vetë profeti me një shkop. Por që ne shqiptarët për këto dije që na vijnë me shenja simbolike nga Zoti fare pak dijmë. Bile nga ana e kundërt jona është bërë zakon të thuhet se shqiptarët nuk kanë shpirt - Zot fare dhe disa e besojnë...?!

Në këto punë doemos që si shoqëri ishim dhe jemi shumë prapa. Por nga ana tjetër, gjermanët që u organizuan si popull me kohë i dinin këto gjëra nga dijet e të parëve dhe kishin filluar të gjurmojnë gjithë këto dije duke formuar shoqëri të fshehta okultiste, kurse ne në këto shohim vetëm trashëgiminë kulturore – pa shpirtëroren brenda – okultizmin...?!

KOHA Javore 15
VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 11 MAJ 2023
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Pse festohet Dita e gjuhës angleze më 23 prill?

një ndryshim 400-vjeçar në shqiptim të quajtur “Great Vowel Shift” (zhvendosja e zanoreve në shqiptim), shpikja e shtypshkronjës, botimi i fjalorëve dhe shtrirja e Perandorisë Britanike. Shumë njerëz dhe organizata janë përpjekur të reformojnë drejtshkrimin në anglisht pa

tyre.

Kjo ditë u zgjodh, sepse mendohet se është ditëlindja e Shekspirit dhe përvjetori i vdekjes së tij. Përveçse ishte dramaturgu më i famshëm në gjuhën angleze, Shekspiri pati gjithashtu një ndikim të madh në anglishten moderne. Në kohën kur ai shkruante, në shekujt 16 dhe 17, gjuha angleze po kalonte shumë ndryshime dhe krijimtaria e Shekspirit me gjuhën nënkuptonte se ai kontribuoi me qindra fjalë dhe fraza të reja që përdoren ende sot. Në lidhje me këtë ngjarje Erik Beuerman (vullnetari i Korpusit të Paqes), ka përgaditur një historiat të shkurtër të gjuhës angleze. Ai bukur u spjegon nxënësve se gjuha angleze ka një histori 1500-vjeçare që përfshin katër periudha: anglishtja e vjetër (450–1100), anglishtja e mesme (1100–1500), anglishtja e hershme moderne (1500–1900) dhe anglishtja moderne (1900–tani). Anglishtja e vjetër kishte rasa dhe gjini gramatikore, por anglishtja e mesme pa një rënie të lakimeve dhe rregullave gramatikore. Drejtshkrimi është një nga ankesat më të mëdha në lidhje me anglishten nga folësit jo-amtarë dhe folësit amtarë. Historia tregon se gjuha angleze dhe drejtshkrimi u ndikuan shumë nga shumë gjuhë të huaja. Këto ndikime përfshijnë pushtimet e shumta të Anglisë,

sukses.

Në epokën moderne, globale, anglishtja është bërë një lingua franka dhe mund të përshkruhet si “anglishtet botërore”, të cilat janë varietetet e anglishtes që fliten në të gjithë botën: anglishtja si gjuhë amtare, anglishtja si gjuhë e dytë dhe anglishtja si gjuhë e dytë, gjuhë e huaj.

Aktivitetin e shoqëroi edhe një mini-ekspozitë me foto të Mbretëreshës së Alpeve Shqiptare Edit Durham dhe fotoja e Lord Bajronit me kostumin shqiptar.

Ajo ishte etnografe dhe publiciste angleze. Edit Durham u lind në Hanover Square të Londrës (Angli) më 15 nëntor të vitit 1863. Ishte vajza më e madhe ndër tetë fëmijët. Bijë e kirurgut të mirënjohur Artur Eduard Durham dhe mbesa e pedagogut të shquar William Ellis.

Prej të gjithë udhëtarëve britanikë që erdhën ose kaluan në Shqipëri, Meri Editt Durham ishte padyshim më e spikatura dhe mbeti më e lidhura me Shqipërinë, shqiptarët dhe çështjen e

Në këto udhëtime, Meri Edit Durham u mor me studime historike, etnografike, antropologjike të traditës, folklorit e të zakoneve tona dhe shkroi disa libra për to, midis të cilëve mund të përmendim “Lufta për Shkodrën”, “Origjina e disa fiseve”, “20 vjet ngatërresa Ballkanike”, “Kulti i Diellit dhe Hënës në Ballkan”, “Shqipëria e sipërme”, “Brenga e Ballkanit”, etj. Ajo punoi shumë për Institutin Antropologjik (Royal Antropological Institute)në Londër dhe ishte një anëtare e tij për një kohë të gjatë. Koleksioni i saj i paçmueshëm i përbërë prej tekstileve ballkanike gjendet edhe sot i ruajtur në Bankfield Museum Halifax, Angli. Për meritat e saj tërësisht të merituara, populli shqiptar, e veçanërisht ai i krahinave të Veriut, asaj i dha emrin duke e quajtur “Mbretëresha e Malësorëve”. Për punën dhe veprimtarinë e saj në dobi të njohjes së çështjes shqiptare dhe në shërbim të Shqipërisë, Edit Durham në vitin 1928 me dekret të posaçëm vetë Mbreti Zog I i akordoi asaj dekoratën e lartë “Oficeri i madh i Urdhrit të Skënderbeut”. Me gjithë këto merita, emri, veprimtaria dhe puna e saj mbetën në hije gjatë gjithë kohës së regjimit të diktaturës komuniste. Vetëm në vitet e ndryshimit dhe demokracisë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha i akordoi asaj dekoratën e lartë “Urdhrin e Flamurit Kombëtar” me motivacion “Ju kushtua me devotshmëri çështjes së kombit dhe shtetit shqiptar, veprimtaria e saj është një himn, një përmendore e popullit shqiptar” (shkëputur nga artikulli”

KOHA Javore 16 KULTURË
E ENJTE, 11 MAJ 2023
Dita ndërkombëtare e gjuhës angleze me nxënësit e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga”
Luljeta Avdiu-Cura

Anglezja Meri Edit Durham, një zonjë e madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët”, me autor Kastriot Frashëri).

Edit Durham mori një udhëtim me avulloren Austrian Lloyd përgjatë bregdetit Dalmat “duke përshkruar labirintet ujore midis ishujve të vegjël të atij deti pakrahasueshmërisht të kaltër dhe vezullues, fillova të ndjeja se në fund të fundit jeta mund t’ia vlente ta jetoj…”. E magjepsur prej bukurive të peizazhit, ajo ndërmori disa ekskursione të guximshme në Mal të Zi, së bashku me motrën e saj Nelli. Meqenëse kishte parë disa shqiptarë “të veshur mahnitshëm”, ajo mori pastaj rrugën drejt

lanë e Rozafës, nga ku vrojtonte gjithë Shkodrën me rrethinat, liqenin e bukur dhe piktoresk. Këto pamje madhështore shtojnë jetë, por edhe të bëjnë të mendosh se si ky popull ndër shekuj ka punuar e luftuar për pavarësi të plotë. Shqiptarët, “kurrë nuk i kanë rënë kujt në qafë, por kanë qenë të tjerët që u kanë rrëmbyer lirinë dhe pavarësinë e tyre”, shtonte Edit Durham, disi e shqetësuar. Ajo nuk largohej dot nga Kalaja e Shkodrës (Rozafati) dhe soditjet përreth, por mbas pak filloi të binte shi, siç e ka gjithmonë zakon në Shkodër. Ajo dëshironte të qëndronte aty përsëri. Nuk largohej dot! Ishte ditë e shtunë, 30 maj 1903. Duke zbritur nga Kalaja ajo tha: “Këtu do të vij përsëri e përsëri, në këtë vend të mahnitshëm të shqiponjave…!(Shkëputur nga artikulli me autor Albert Vataj).

Në vitin 1905 Durham vizitoi Ulqinin dhe ka qëndruar disa herë në qytetin tonë. Ajo ka bërë disa skica me pamje të qytetit.

me të zezën e kadifenjtë të një xhakete. Ai mban në duar një jatagan i cili ka një këllëf të purpurt e të argjendtë. Portreti u vendos asokohe në Royal Academy dhe tani është i vendosur në ambasadën britanike në Athinë. Megjithatë, ky nuk ishte i vetmi portret që piktori i bëri Bajronit.

Midis veprave letrare të tij, një vend të rëndësishëm zë poema “Çajld Harolds” (Childe Harold’s Pilgrimage, 1812-1817), shkruar në bazë të përshtypjeve nga udhëtimet e poetit në Spanjë, Greqi, Shqipëri, Zvicër, Itali, etj. Poemën e përshkruan patosi i luftës për liri të popujve të shtypur e të robëruar. Në të, Xhorxh Bajroni u këndoi traditave dhe zakoneve burrërore të shqiptarëve, trimërisë dhe dashurisë së flaktë të tyre për lirinë. Hyrja e Shqipërisë në panteonin e letërsisë evropiane filloi vetëm në fillim të shekullit të 19-të. Pelegrinazhi i Çajld Haroldit shërbeu si udhërrëfyes i udhëtarëve nga e gjithë Evropa. Tani ata ndjekin gjurmët e Bajronit.

Shkodrës, qytetit të tyre. “Në doganën e Hanit të Hotit, më thanë se nuk kisha nevojë për pasaportë se ishte gëzim i madh për Shkodrën që unë ndieja se mund të shkoja atje vetëm”. Miss Edit Durham endej e pashoqëruar në pazarin e vjetër të Shkodrës, përballë liqenit të bukur, të kristaltë, i cili për të mbeti gjithmonë një burim mahnitjeje. Ajo vizitoi disa herë edhe Kalanë e lashtë të Rozafës dhe u njoh me historikun e saj…! Ajo zbuloi gjithashtu se tregtarët shkodranë ishin “njerëz të mirë, njerëz të ndershëm dhe të sjellshëm, megjithëse paratë e tua mund të zhdukshin pas qoshes, kusuri të vjen tamam në fund”. Ndonëse përpirë nga çuditë dhe bukuritë e këtij vendi, ajo tashmë kishte kuptuar se përpjekja e Shqipërisë për pavarësi “ishte më e vështira e lindjes” dhe se nuk kishte zgjidhje të lehtë. Editi del dhe përsëri del për të vizituar Ka-

Në nderim të Edit Durham një rrugë në Ulqin mban emrin e saj miratuar nga Kuvendi i Komunës së Ulqinit më 20.7.2015.

Shkrimtari i njohur dhe i dashur për shqiptarët, Xhorxh Bajron, u lind në Londër më 22 janar 1788 në një familje aristokrate. Kur ishte dhjetë vjeç, me vdekjen e xhaxhait të tetë, Bajroni trashëgoi titullin Lord dhe pallatin e çifligun Newstead Abbey. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e këtij kostumi, që në verën e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Tomas Filips që të realizonte portretin e famshëm të Lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar.

Portreti titullohet Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian (portret i një fisniku me veshje shqiptare) dhe paraqet Bajronin me një veshje ku ndërthuren e purpurta dhe e arta e jelekut me vizat gri e blu të një një turbani që i përngjan më shumë një shalli; e bardha e këmishës dhe e fustanellës

Është interesante një pjesë nga një letër për nënën e tij: “Kam disa veshje shqiptare madhështore - thotë Bajroni - që janë i vetmi mall i shtrenjtë në këtë vend. Ato kushtojnë pesëdhjetë monedha gini secila dhe kanë aq shumë flori, sa mund të kushtonin në Angli edhe dyqind”.

Shembuj të tillë ku permenden prezantimet e kulturës shqiptare në Evropë, ndihmojnë nxënësit të kuptojnë se edhe evropianët kanë shfaqur interesim për gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë tonë. Shembuj të tillë forcojnë lidhjet kulturore dhe ngrisin lart vlerën e komunikimit ndërkulturor.

Prandaj Dita ndërkombëtare e gjuhëve të huaja nuk mund të kremtohej pa përmendur edhe lidhjet që pat kultura jonë me evropianët anglishtfolës, dhe anasjelltas. Këto lidhje vazhdojnë edhe sot. Këta nxënës neser do të interesohen të dinë dhe mësojnë më shumë për figurat e lartpërmendura, por edhe për figura të tjera që përmes veprave të tyre na prezantuan në forma të ndryshme.

KOHA Javore 17 KULTURË
E ENJTE, 11 MAJ 2023
Mery Edit Durham (1864-15 nëntor 1944) Lord Bajron me kostumin shqiptar

Në QKI “Malësia”, u shfaq filmi dokumentar “Na ishte njëherë Shqipëria / Shqipëria sipas Marubëve”,

Histori e dokumentuar përmes fotografive

Tuz – “Na ishte njëherë Shqipëria / Shqipëria sipas Marubëve”, titullohet filmi dokumentar me autor, regjisor dhe skenar të Prof. Dr. Stefan Çapalikut i cili u shfaq të enjten mbrëma (4 maj 2023) në Qendrën Kulturore-Informative “Malësia”, në prani të një numri të konsiderueshëm të publikut. Filmi dokumentar i cili zgjati një orë, paraqiti në tre pjesë të ndara Shqipërinë sipas Marubëve: Pjetër Marubit, Kel Marubit dhe Geg Marubit. Aty u shfaq Shqipëria dhe Shkodra e fundshekullit të XIX, e deri në mesin e shekullit të XX. Dokumentari hedh dritë mbi ngjarjet dhe rrethanat historiko-politike e shoqërore, kulturore e arsimore të asaj periudhe kohore.

“Na ishte njëherë Shqipëria / Shqipëria sipas Marubëve”, prezanton më së bukuri bashkëjetesën në Shkodër, duke gërshetuar simbole fetare, por edhe klerikë të të dy besimeve, të cilët në disa raste na shfaqen si luftëtarë malesh me kostume popullore e me armë si në rastin e Dom Ndoc Nikaj, apo edhe

Shaban Efendinë, komisarin e policisë së qytetit, të cilit nuk i qesh kurrë mustaku. Por kjo nuk mbaron me kaq, sepse më pas kemi pamje të ndërtimit të Katedrales së Shkodrës më 1858, por që ishte firmosur nga ana e Sulltanit më 1851”, thuhet në sinopsisin e këtij dokumentari. Para shfaqjes së filmit dokumentar bisedën me autorin, regjisorin dhe skenaristin Stefan Çapaliku e zhvilloi Idriz Gjokaj i cili e pyeti atë mbi dokumentarin dhe historinë e fototekës kombëtare “Marubi” në Shkodër. Ndërkohë, Çapaliku fillimisht bëri një njohje të figurës së Pjetër Marubit, italianit, para dhe pas ardhjes së tij në Shkodër më 1858-tën, historinë e ardhjes së tij në Shqipëri, përkatësisht në Shkodër, ndërsa vazhdoi duke shpalosur veprimtarinë e tij si fotograf i parë në Shqipëri.

“Marubi ishte si vizatues shumë i mirë, pra piktor dhe arkitekt. Fillimisht i tillë prezantohet në qytet, si vizatues dhe si projektues. E shoqja e Marubit është ajo që fillon me të të grumbulloj të hollat, duke punuar infermiere dhe

pa vonuar shumë blenë një shtëpi në qendër të Shkodrës e cila nuk ekziston më, në oborrin e së cilës Pjetër Marubi ndërton vetë kamera obskura, ajo që duhet, dhoma e errët, pra aparatin e parë fotografik”, shprehet Çapaliku.

Ai tregon se në vitin 1856, Marubi shkrep fotografinë e parë, që tregon një burrë të veshur malësor, “që për çudi deri në kohë të komunizmit është thënë se kjo fotografi është fotografia e Hamëz Kazazit, një kryengritësit shqiptar të atyre kohërave. Mirëpo, pas viteve 90-ta filluan kërkimet e tjera, tashmë në kushte lirie dhe studiuesit thonë që ky nuk është Hamëz Kazazi, por konsulli italian në Shkodër i veshur me kostume kombëtare”, tregon Çapaliku.

Ai vijoj me tregimin e trashëgimtarëve të Pjetër Marubit i cili, siç tha, nga martesa e tij nuk kishte fëmijë, por që i kishte adoptuar dy djem nga një fshatar i fshatit Kodhel, që quheshin Mati dhe Kel Kodheli.

“Ai i adopton këta dy fëmijë dhe Matia bëhet fotografi i dytë, të cilin

KOHA Javore 18 KULTURË
E ENJTE, 11 MAJ 2023

dokumentuar fotografive

Pjetri e çon në Trieste gjashtë muaj tek mjeshtri i tij dhe pasi kthehet në Shkodër, 20 vjeçar, fillon dhe bën fotografitë e para, por sëmuret nga tuberkulozi dhe vdes. Pra Mati Kodheli, fotografi i dytë shqiptar vdes. Atëherë Pjetri e adopton djalin e dytë që është Keli që e çon sërish të specializohet për fotografi në Trieste. Ai kthehet dhe pas pak vdes Pjetri (1903). Më pas, gjithë pasuria e Pjetrit i kalon Kelit i cili në respekt të mjeshtrit vendos të ndërrojë mbiemrin, duke mos e quajt më veten Kel Kodheli, por Kel Marubi”, shprehet Çapaliku.

Ndërkaq, ai tha se Kel Marubi kishte një jetë të gjatë, duke jetuar deri më 1940-tën, një aktivist i jashtëzakonshëm i çështjes kombëtare, por siç tha edhe i pushkës, dhe mjeshtër i fotografisë.

“Keli përveç personazheve që fotografon në Shkodër, ftohet që të bëjë fotografi edhe në Mal të Zi. Ka një grumbull fotografish që bën në Tivar, Ulqin, Cetinë dhe ajo që mbërrinë kulmin e kontributit të tij si

fotograf në Mal të Zi, është dasma e vajzës së Kral Nikollës me Viktor Emanuelin e Tretë, dhe është fotografi zyrtar i dasmës, siç do të jetë më vonë fotografi zyrtar i dasmës së Ahmet Zogut me Geraldina Apony”, u shpreh Çapaliku, duke shtuar se Kel Marubi është personazhi absolut i fotografisë shqiptare. Në të njëjtën kohë, Çapaliku rrëfeu edhe njërin nga djemtë e Kel Marubit, Gegën, i cili më vonë do të bëhej edhe ai fotograf i shquar dhe në zë. “Në të parën shkollë në botë që e kishin hapur në Paris shpikësit e kinemasë më 1906-tën, pra shkollë e fotografisë dhe kinematografisë, ndër studentët nga vise të ndryshme të botës ishte Gegë Marubi, i cili pas studimeve kur kthehet në Shkodër, kthehet me një mentalitet krejt tjetër dhe sjell një teknologji krejt tjetër të të pamit të fotografisë”, shprehet shkrimtari dhe studiuesi, Stefan Çapaliku.

Ai duke folur për historinë e fotografisë shqiptare, theksoi momentin kur Pjetër Marubi filloi të mendonte për disa persona që nuk duhen fshirë, por ruajtur mënjanë, duke gjykuar se janë të rëndësishëm.

“Ai krijon në arkivin e tij një sirtar që e quan: “sende të rëndësishme dhe njerëz me za”. Me sende të rëndësishme ai kuptonte jo vetëm sendet si objekte, por edhe njerëzit të cilët nuk i kishte fotografuar pse ishin të rëndësishëm për kontributin që kishin dhënë, por i kishte fotografuar për shembull vetëm për kostumin që mbanin veshur. Pra, kostumi në fakt ishte send i rëndësishëm. Nuk ishte personi vetë”, shprehet Çapaliku. Ai vazhdoi bashkëbisedimin me moderatorin e mbrëmjes, duke treguar edhe për fotografët e tjerë shqiptarë përtej dinastisë së Marubëve. “I dyti fotograf përjet dinastisë së Marubëve është Kolë Idromeno nga i cili trashëgojmë një fond prej 4 mijë negativash. I treti fotograf i rëndësishëm është Shën Pici. I katërti fotograf i rëndësishëm është Dedë Jakova. I pesti fotograf është Pjetër Rraboshta dhe i gjashti fotograf është Angjelin Nenshati”, thotë Çapaliku. Ndërkaq, ai tregoi se tre gjenaratat e Marubëve së bashku me fotografët e tjerë shqiptarë të sipërpërmendur, kanë lënë një fond prej një milionë negativash.

KOHA Javore 19 KULTURË
Marubëve”,
i autorit Stefan Çapaliku
t. u. E ENJTE, 11 MAJ 2023

Biblioteka e shkollës në

Ostros pasurohet edhe me 789 libra të rinj

Më 12.4.2023, z. Ramiz Tafilaj me banim në Teksas të Shteve të Bashkuara të Amerikës dhuroi mbi 500 libra, ndërsa Shoqata “Krahë që bashkohen” diçka më shumë se 200 libra

Me rastin e dorëzimit të donacionit të 700 librave, të pranishëm ishin një pjesë e përsonelit arsimor. I gjithë ky bagazh librash udhëtoi nga Tirana me Arbër Lushaj, drejtor ekzekutiv i Shoqatës “Krahë që bashkohen”, Prof. Dr. Klement Mile, Aida Myftari

dhe Manuela Myftari. I pranishëm në solemnitetin e dorëzimit ishte edhe Artan Çobi, sekretar i Sekratariatit për Kulturë i Komunës së Ulqinit. Në fjalën e rastit drejtori i shkollës Sami Dodiqi, duke i përshëndetur të pranishmit dhe uruar mirëseardhje z. Arbër Lushaj – drejtor ekzekutiv i Shoqatës “Krahë që bashkohen”, Prof. Dr. Klementin Mile, Prof. Alda Myftari dhe studente Manuela Myftari, foli për funksionimin dhe kushtet e shkollës në përgjithësi, për t’u ndalur më gjerësisht tek biblioteka e shkollës dhe vlera e saj. “Ne vazhdimisht po i kushtojmë rëndësi të veçantë bibliotekës së shkollës dhe dita-ditës po pasurohet me lektyra shkollore dhe libra të zhandreve e titujve të ndryshëm. Sot po i dhurohet një donacion me vlerë të madhe shkollës sonë, ngaqë vlera e librit është e padiskutueshme, dhe për këtë shfrytëzoj rastin që

të falendëroj përzemërsisht dhe në emër të të gjithë nxënësve dhe kolektivit të shkollës z.Ramiz Tafilaj me banim në Teksas, për dhurim të 500 librave nga fondi personal i bibliotekës dhe gjithashtu Shoqatën “Krahë që bashkohen” me drejtor ekzekutiv z. Arbër Lushaj për dhurim të mbi 200 titujve të tjerë. Dihet që libri është burim i dijes dhe që leximi është ushqimi i trurit të njeriut, ndaj po e them me bindje të plotë që për nxënësit tanë ky moment do të jetë një motivim shtesë që t’i shtyjë ata drejt dëshirës dhe vullnetit për të lexuar. Biblioteka e shkollës sonë sot u pasurua edhe me plot 789 libra të tjerë, e që numri i librave në total i kalon 11.500. Uroj dhe shpresoj që këta libra të shfletohen dhe lexohen ditë për ditë dhe dashuria për librin të vijë duke u rritur”.

Është tashmë botërisht e njohur se biblioteka e Shkollës Fillore “ Gjergj Kasrioti –Skënderbeu” në Ostros, është bibliotekë që i plotëson kërkesat dhe nevojat e kohës. E themi këtë ngase është e pajisur me tituj të ndryshëm librash jo vetëm për nevojat e shkollës, por edhe më gjërë. Ka shumë vjet që këtu nxënësit kanë mundësi të lexojnë të gjithë lektyrën e domosdoshme që e parasheh programi mësimor. Aishe Gjeçbritaj, profesoreshë e gjuhës shqipe, njëherit edhe udhëheqëse tash sa kohë edhe e bibliotekës, na thotë se nxënësit tanë këtu i kanë të gjitha lektyrat e nevojshme të parapara me program dh me sa jemi në njohuri, rrallë mund të ketë ndonjë shkollë tjetër shqipe në Mal të Zi. Numri i librave këtu i kalon 10.000. Me këtë donacion që po na dhurohet, ai numër shkon në më shumë se 11.000. Siç po e shihni, edhe ambienti këtu është ambient kulturor ashtu siç i ka hije një biblioteke në plotëkuptimin e fjalës, një institucioni kulturor e arsimor i mirëfilltë.

KOHA Javore 20 KULTURË
E ENJTE, 11 MAJ 2023
Ali Gjeçbritaj

Fuqizimi i të rinjve për procesin e vendimmarrjes

Pjesëmarrja qytetare në procesin e vendimmarrjes është një sfidë serioze edhe për demokracitë shumë më të vjetra dhe më me përvojë. Një ndër sfidat e demokracisë është natyra komplekse e pjesëmarrjes qytetare, në kuptimin që ky është një proces i dyanshëm. Suksesi i pjesëmarrjes varet njëlloj nga qytetarët dhe përfaqësuesit e pushtetit.

Për të siguruar një pjesëmarrje më të madhe, është e nevojshme të motivohen qytetarët që të përfshihen në proceset vendimmarrëse, por është po aq e nevojshme që të motivohen institucionet për të përfshirë qytetarët, sidomos të rinjtë.

Projekti “Vendimmarrje me të rinjtë”, ka për qëllim pikërisht edukimin e të rinjve nga Ulqini për mundësitë e pjesëmarrjes në procesin e vendimmarrjes në komunitetin lokal.

Në hapësirat e Këndit për të Rinj,

në Bibliotekën e Qytetit, aktivistët rinorë do të ndjekin një program të veçantë të edukimit joformal, përmes të cilit do të mësojnë për mënyrën e ndërmarrjes së iniciativave rinore në komunitetin lokal, më pas do të njihen me konceptin dhe mënyrën e funksionimit të organeve të qeverisjes vendore dhe shtetërore.

Në sesionin e parë të këtij cikli, mysafiri ligjërues z. Sabri Salaj - specialist i shkencave politike, për vijuesit e programit trajtoi çështje të cilat lidhen ngusht me sistemin e vetëqeverisjes lokale. Gjatë kësaj ligjërate u diskutua për procesin e vendimmarrjes, mënyrën e funksionimit të parlamentit lokal, kompetencat dhe fushëveprimin e kuvendit, mënyrën e organizimit të zgjedhjeve, rëndësinë e votës së qytetarit, etj. Një vend të veçantë në këtë diskutim me të rinjtë zuri edhe

roli i këshilltarit në kuvend gjatë një mandati zgjedhor.

Në pjesën e dytë të sesionit, të rinjtë përmes një ushtrimi praktik patën mundësinë të vihen në rolin e këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, të paraqesin propozimet e tyre për problemet e ndryshme në komunitet dhe të demonstrojnë si rrjedh procesi i vendimmarrjes pas një debati parlamentar.

Garantimi i mirëqeverisjes lidhet drejtpërdrejt me pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje në të gjitha nivelet, në bazë të një konsensusi të gjerë shoqëror dhe politik në mbështetje të qeverisjes me pjesëmarrje dhe llogaridhënies. Në thelb, qëndrueshmëria e çdo shoqërie demokratike mbështetet në krijimtarinë, dinamizmin, angazhimin shoqëror dhe kompetencat e të rinjve të saj.

Ky projekt realizohet në kuadër të programit “OJQ-të në Mal të Zi –nga shërbimet bazë deri te formimi i politikave – M’BASE”, i zbatuar nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO), Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Qendra për Mbrojtjen dhe Studimin e Zogjve (CZIP) dhe rrjeti Politikon. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi. Përmbajtja e këtij shkrimi është përgjegjësi e OJQ “Horizonti i Ri” dhe nuk pasqyron detyrimisht pikëpamjet e donatorit.

KOHA Javore 21 KULTURË
E ENJTE, 11 MAJ 2023

Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin është hapur ekspozita “Arkitektura në kontekst tradicional”

Vepra me mesazh profesional qytetërues në fushën

“Duke qenë se në këto vepra të ekspozuara shprehet një pasion, përkushtim dhe dashuri për arkitekturën, ndieja detyrim ndaj ish-studentëve që këto vepra ta shohin dritën dhe ta japin mesazhin qytetërues dhe profesional në fushën e trashëgimisë. Pa këtë veprim ato do të ngelnin përjetë të panjohura si për komunitetin e gjerë, ashtu edhe për atë profesional”, ka thënë Prof. asoc. Dr. Flamur Doli

Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, më 28 prill 2023 është hapur ekspozita “Arkitektura në kontekst tradicional”, e përgatitur nga Prof. asoc. Dr. Flamur Doli, dhe është bërë përurimi i monografive të tij studimore “Arkitektura vernakulare e Kosovës” (në gjuhën angleze) dhe “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë”.

Në ekspozitë janë paraqitur 62 punime që paraqesin projektet ideore të realizuara ndër vite nga studentët e nivelit master të Fakultetit të Arkitekturës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në kuadër të hartimit të temave seminarike si pjesë e kursit “Teoria dhe praktika e restaurimit” dhe temave të diplomave master të punuara nën mentorimin e

Prof. asoc. Dr. Flamur Doli, arkitekt dhe pedagog pranë Fakultetin të Arkitekturës.

Ai ka thënë se temat e prezantuara në kuadër të metodologjisë projektuese për bazë i kanë konceptet bashkëkohore të restaurimit, restaurimit rijetësues dhe zgjerimit, të zbatuara në monumentet e trashëgimisë së Kosovës.

“Duke qenë se në këto vepra të ekspozuara shprehet një pasion, përkushtim dhe dashuri për arkitekturën, ndieja detyrim ndaj ish-studentëve që këto vepra ta shohin dritën dhe ta japin mesazhin qytetërues dhe profesional në fushën e trashëgimisë. Pa këtë veprim ato do të ngelnin përjetë të panjohura si për komunitetin e gjerë, ashtu edhe për atë profesion-

al”, ka thënë Doli.

Në fjalën e tij Dr. Nail Draga e ka cilësuar ekspozitën të veçantë, pasi që sipas tij, është e para e këtij lloji e cila i prezantohet opinionit të Ulqinit. “Një ekspozitë e përmasave të tilla është hera e parë që prezantohet në qytetin tonë. Secili (punim) praktikisht paraqet një koncept të veçantë në lidhje me temën të cilën ia ka parashtruar”, ka thënë ai.

Draga është shprehur se “të gjithë ata që e vizitojnë këtë ekspozitë vërejnë se kemi të bëjmë jo vetëm me çështjen e arkitekturës tradicionale por edhe më tepër, sepse kemi të bëjmë me identitetin dhe traditën tonë në fushën e ndërtimtarisë”. Ulqini është qyteti i tretë ku është hapur kjo ekspozitë, pas Prishtinës dhe Tiranës, ndërsa nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, që e ka organizuar ekspozitën, kanë bërë të ditur se ajo do të hapet në Tetovë, më 11 maj 2023, por edhe në kryeqendrën e UNESCO-s në Paris, me qëllim të paraqitjes së vlerave të trashëgimisë arkitektonike dhe kulturore të Kosovës, por edhe të vetë UNESCO-s.

Për dy monografitë e Prof. asoc. Dr. Flamur Doli dhe kontributin e tij në fushën e trashëgimisë arkitektonike kanë folur arkitektja dhe specialistja

KOHA Javore 22 KULTURË
E ENJTE, 11 MAJ 2023

profesional dhe fushën e trashëgimisë

e trashëgimisë kulturore, Gjejlane Hoxha, inspektore në Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, arkitekti Sali Spahiu nga Prishtina dhe arkitekti Korab Kraja nga Ulqini, ish-student i autorit.

Hoxha ka thënë se dy librat e Dolit nuk janë punë shkel e shko, por punë shumë specifike.

“Një arkitekt dokumenton trashëgiminë tonë kulturore në mënyrë konkrete materiale të ndërtuar ndër breza dhe mileniume. Në mënyrë të mrekullueshme, me vështirësi shumë të mëdha në Kosovë i ka realizuar punët hulumtuese dhe studimet e atij materiali. Dhe përfundimisht nuk e ilustron vetëm materialin, por bën librin tjetër ku bashkë me studentë si arkitekt i rrallë, për ruajtjen e atij materiali i cili për kombin tonë është jetik, sepse është dëshmi autentike e identitetit tonë që na përkasin këto troje”, ka thënë ajo.

Hoxha ka theksuar se përpos botimit të librave, Doli bën një punë tjetër të mrekullueshme “vetëdijëson, edukon brezat pasardhës, arkitektët e rinj të cilët para se të fillojnë me ndërtime të reja, duhet ta respektojnë

të vjetrën, sepse ajo e vjetra na jep legjitimitetin e identitetit tonë që jemi denbabaden në këto troje”. Arkitekti Sali Spahiu ka thënë se kontributi i prof. Dolit është i jashtëzakonshëm jo vetëm si pedagog për 45 vjet në Universitetin e Prishtinës, por edhe si hulumtues i rrallë i arkitekturës sonë tradicionale, të cilën ai me shumë përkushtim dhe profesionalizëm e shtjellon në librat e vet studimorë të botuar ndër vite. Sipas tij, libri “Ruajtja praktike e trashëgimisë arkitektonike në Kosovë” paraqet një vepër unikate në fushën e arkitekturës popullore dhe trashëgimisë sonë kulturore.

“Autori me një mjeshtëri të jashtëzakonshme trajton detajisht dhe shumë profesionalisht disa objekte karakteristike të thesarit tonë popullor.

Ai këtë punë e bën në nivel të lartë shkencor dhe hulumtues”, ka thënë Spahiu, duke shtuar se “ky libër do të shërbejë si një udhërrëfyes jo vetëm për arkitektë, por edhe për të gjithë ata që merren me ruajtjen e trashëgimisë sonë të pasur arkitektonike dhe kulturore”.

Duke folur për librin “Arkitektura vernakulare e Kosovës”, arkitekti Korab Kraja ka thënë në këtë studim autori bën shtjellimin e etnogjenezës

sonë ndërtimore, duke e ndërthurur atë me traditën vendase dhe duke e shtjelluar atë përmes konceptimit të mendësisë vendase.

“Mund të thuhet se praktika kreative shekullore shqiptare, përmes shprehjes ndërtimore dhe arritjeve konstruktive dhe estetike, është shprehur edhe në arkitekturën tonë vernakulare. E, veçanërisht, është kulla ajo arritja më kulmore, kur mjeshtri popullor shqiptar shprehu tërë përvojën e tij shoqërore dhe rrethanore, kur mjeshtri popullor shqiptar dha kontributin fisnik të kryemjeshtrit për konceptimin e hapësirave funksionale të saj, dhe është vetëdija e mjeshtrit popullor shqiptar që kullën e bëri ndër arritjet më të mëdha arkitekturore dhe e hodhi hapin në largpamësi që ta bëjë atë sot simbolin e krenarisë së kombit tonë”, ka theksuar ai.

Kraja ka thënë më tej se Prof. Dr. Flamur Doli ishte i vetëdijshëm në të kaluarën e tij, qysh kur ishte student, se këto ndërtime shprehnin një rëndësi të madhe në shoqërinë tonë. “Dhe, ishte i vetëdijshëm se obligimi moral për to është obligim edhe profesional. Përkushtimi i tij moral në të kaluarën bëri që trajtimi i arkitekturës popullore të bëhet sot përkushtim profesional”, është shprehur ai. Hapja e ekspozitës dhe përurimi i librave është organizuar nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës. Kryetari i këtij asociacioni, arkitekti Masar Dushi ka thënë se AAK është bartëse e shumë organizimeve dhe ngjarjeve të cilat janë gjithmonë në shërbim të profesionit të arkitekturës, arkitektit, trashëgimisë dhe kulturës së Kosovës në përgjithësi. Aktiviteti është organizuar në kuadër të projektit të mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës. i. k.

KOHA Javore 23 KULTURË
tradicional” dhe janë përuruar dy monografi të Prof. asoc. Dr. Flamur Doli
E ENJTE, 11 MAJ 2023

Reportazh

Fundjavë e gjatë në Bolonjë

Qyteti i Bolonjës shpesh quhet “Bolonja e Kuqe” për shkak të pullazeve të kuqe, por edhe për shkak të orientimit të tij politik të majtë. Bolonja është gjithashtu e njohur për arkadat e saj. Arkadat e Bolonjës janë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga korriku 2021. Qendra e qytetit është Piazza Maggiore me shatërvanin e Neptunit dhe bazilikën e San Petronios

Qyteti i Bolonjës shpesh quhet “Bolonja e Kuqe” për shkak të pullazeve të kuqe, por edhe për shkak të orientimit të tij politik të majtë. Bolonja është gjithashtu e njohur për arkadat e saj. Arkadat e Bolonjës janë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga korriku 2021. Qendra e qytetit është Piazza Maggiore me shatërvanin e Neptunit dhe bazilikën e San Petronios. Në Capella Bolognini ka një përshkrim të Gjykimit të Fundit nga Giovanni da Modena (rreth vitit 1410). Piktori i afreskut e bazoi përshkrimin e tij në Komedinë Hyjnore të Dantes dhe tregon, ndër të tjera, profetin Muhamed në rrethin e ferrit. Kjo tani shpesh interpretohet si intolerancë fetare.

Për Koha Javore: Fiqret Mujeziqi / Shtutgart

Me rreth 390 000 banorë, Bolonja është një qytet tërheqës dhe i rëndësishëm për t’u vizituar. Grupi ynë nga Shtutgarti, i përbërë nga nëntë persona, kishte vendosur ta vizitonte këtë qytet para pandemisë së koronës, por vetëm tani u bë e mundur, gjegjësisht më 27 prill deri më 1 maj 2023.

Në orën 6.50 marrim trenin për në Mynih dhe më pas ndërrojmë trenin për në Bolonjë. Treni udhëton nëpër pjesë të bukura të Austrisë, pastaj kalojmë Italinë ku kodrat e Tirolit të Jugut do t’u mahnitin me vreshtat dhe malet e bukura. Me të mbërritur në Bolonjë, gjëja e parë që bëmë ishte të hiqnim rrobat e trasha që kishim veshur në Gjermani për shkak të motit të ftohtë dhe me shi. Këtu dielli po shkëlqente me të gjitha forcat. Grupi ynë tani ka një përvojë të mirë në organizimin

e udhëtimeve në vende të ndryshme. Deri më tani kemi vizituar Greqinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Hungarinë. Çdoherë caktohet një drejtues grupi që di gjuhën vendase ose vjen nga ai vend, por këtë herë është Armini që nuk është italian, por e di gjuhën dhe historinë e këtij qyteti, pothuajse i gjithë grupi flet ngapak italisht, kështu që vështirësi komunikimi me vendas nuk kemi fare. Pasi që akomodohemi në hotel, shkojmë për darkë në restorantin e rezervuar më parë. Dallimi me restorantet në Gjermani është se këtu porosisni fillimisht një meze, një pjatë të parë, pastaj një pjatë të dytë dhe më pas një ëmbëlsirë. Ky ritual është pothuajse i njëjtë në të gjitha restorantet në Bolonja. Duket se në katër ditë do të shtojmë një peshë të mirë.

Bolonja ndodhet në skajin jugor të Luginës Po në rrëzë të Apenineve, midis lumenjve Reno dhe Savena në Italinë veriore. Ka një histori të lashtë dhe interesante. Historia e qytetit fillon si një themel etrusk me emrin Felsina, ndoshta në shekullin VI p.e.s., gjurmët e vendbanimeve më të vjetra fshatare të kulturës së Villanovës në zonë datojnë në shekullin X/IX p.e.s.

Përveç arkitekturës, bazilikave, skulpturave, pullazeve të kuq, shesheve dhe kullave, Bolonja njihet edhe për kuzhinën e saj. Bolonja është shtëpia e tortelinëve - makarona të vogla në formë unaze, të mbushura me mish të grirë dhe që shërbehen në lëngun e pulës (brodo) ose me salcë kremi. Sipas legjendës, tortelinët thuhet se imitojnë kërthizën e perëndeshës romake të dashurisë, Venusit. Një tjetër makaronë klasike e Bolonjës është tagliatelle - tagliatelle e bërë me vezë, e shërbyer tradicionalisht me ragù alla bolognese, një salcë e bërë me mish të grirë dhe domate. Spageti bolognese u frymëzua nga bolognese tagliatelle al ragù, por nuk i përket kuzhinës së Bolonjës, por ndoshta vjen nga Amerika e Veriut. Një tjetër specialitet nga Bolonja është mortadella. Bolonja është e njohur edhe për lazanjat e saj jeshile.

Lista e njerëzve të famshëm nga Bolonja është shumë e gjatë, por mund të përmendim disa si: Guglielmo Marconi ishte një pionier i telekomunikacionit pa tel, fizikan, inxhinier elektrik, sipërmarrës dhe, së bashku me Ferdinand Braun, fitues i Çmimit Nobel në fizikë në vitin 1909 “në njohje të kontributit të tyre në zhvillimin e telegrafisë pa tel”. Luigi Galvani ishte një fizikan, mjek dhe anatomist italian që kreu eksperimente elektrike në këmbët e bretkosave, duke hedhur themelet për atë që u bë e njohur si “qeliza galvanike” në bateri. Laura Bassi ishte një shkencëtare italiane e cila, si profesoreshë e filozofisë në vitin 1733, ishte profesoresha e parë universitare në Evropë dhe gruaja e parë që mbajti një pozicion zyrtar mësimdhënës. Gregori XIII ishte një papë i Kishës Katolike romake (1572-1585), i cili prezantoi

KOHA Javore 24 KULTURË
E ENJTE, 11 MAJ 2023

“kalendarin gregorian” në vitin 1582 me një reformë kalendarike që vlen edhe sot. Ai lindi në Bolonjë më 7 janar 1502, sipas kalendarit julian të përdorur në atë kohë. Në Universitetin e Bolonjës ka punuar shkrimtari i njohur Umberto Eco. Nëpërmjet romaneve të tij, mbi të gjitha “Emri i trëndafilit” (i botuar fillimisht në 1980), ai u bë i famshëm në mbarë botën. Gjithashtu nga bota sportive është Alberto Tomba, një ish-skijator italian i njohur, ndërsa kushdo që ka pak njohuri në futboll ka dëgjuar për Pierluigi Collinën, një ish-arbitër italian i futbollit, i njohur për vendosmërinë e tij në rregulla. Në ditën e parë të qëndrimit fillimisht blejmë një “Bologna Wellcome Card” për të vizituar vende të ndryshme turistike në qytet si muzetë etj. Një kartë e tillë kushton 25 euro për person. Fillimisht vizitojmë Universitetin e Bolonjës dhe mësojmë për historinë e këtij universiteti më të vjetër në Evropë, më pas vazhdojmë të vizitojmë kullën më të lartë në Bolonja dhe rrugët e saj të ngushta. Pastaj shkojmë në muzeun e artit modern për t’u njohur me punimet nga Giorgio Morandi. Në ditën e tretë vizitojmë disa bazilika dhe kapela si dhe bibliotekën e famshme. Po ashtu vizitojmë shitoren e njohur “Tamburini”. Që nga viti 1932, ky dyqan ka qenë një traditë vendase, duke ofruar vetëm ushqime të cilësisë më të lartë. Në fund marrim autobusin turistik dhe vazhdojmë të zbulojmë mrekullitë e këtij qyteti të mahnitshëm. Vëmë kufjet në vesh dhe vazhdojmë të zbulojmë shtatë sekretet e Bolonjës:

1. Sekreti i parë: Kanabisi ju mbron Sekreti i parë i Bolonjës gjendet në Via dell’Independenza - rruga që të çon nga Stacioni Qendror në Piazza Maggiore. Nën harkun ku rruga përfundon në anën e Piazza Maggiore, do të shihni

një simbol në dysheme që thotë “Canabis Protectio”, që do të thotë “Kanabisi ju mbron”. Kushdo që tani mendon se Bolonja ka një të kaluar të dyshimtë e ka gabim. Dikur kanabisi përdorej për të bërë veshje dhe thënia kthehet në atë përdorim.

2. Sekreti i dytë: Statuja e Neptunit Historia e statujës së Neptunit në Piazza Nettuno është, në fakt, një fakt argëtues. Duhet të dini se qyteti i Bolonjës është rebeluar shpesh kundër Kishës në të kaluarën. Kudo mund të gjesh të dhëna të vogla që sugjerojnë një të kaluar rebele. Në rast se keni menduar ndonjëherë pse organet gjenitale mashkullore në statujat e lashta janë kaq të vogla, sigurisht që kisha ka të bëjë me këtë. Nuk ishte e lejuar t’i jepej një organ intim i madh një statuje të zhveshur, që të mos tërhiqte vëmendjen në vendin e përmendur. Krijuesi i statujës së Neptunit, Giovanni da Bologna, gjeti një mënyrë për t’u rebeluar. Duke qëndruar në një kënd në të djathtë pas statujës, gishti i madh i majtë i Neptunit duket si një organ gjenital mashkullor i ngritur që tregon drejt kishës.

3. Sekreti i tretë: Shtyllat “folëse” Në Piazza Maggiore, aty pranë do të gjeni një veçori arkitekturore. Në Palazzo del Podestà ka katër kolona qoshe që mbajnë gjithashtu një sekret. Menjëherë do të vini re se njerëzit atje çuditërisht po qëndrojnë me kokën nga muri, ose më mirë te cepi. Kjo për një arsye. Shtyllat janë të ndërtuara në atë mënyrë që nëse dikush pëshpërit diçka në një cep, një person që qëndron në këndin diagonalisht të kundërt mund të dëgjojë lehtësisht gjithçka. Kjo i lejonte njerëzit të bënin rrëfime, të planifikonin vjedhje ose të bënin deklarata sekrete dashurie.

4. Sekreti i katërt: Tri shigjeta Sekreti tjetër i Bolonjës nuk është aq i lehtë për t’u gjetur në fillim, edhe nëse jeni pikërisht përballë tij. Në Strada Maggiore, jo shumë larg kullave binjake, bie në sy një shtrirje portiku (harkash).

Nëse qëndroni poshtë saj dhe shikoni lart, mund të dalloni tri shigjeta të mbërthyera në tavan atje. Ka shumë legjenda dhe mite pas këtyre shigjetave. Të gjitha kanë diçka joserioze rreth tyre. Në shumicën e tregimeve, një grua e zhveshur që qëndron pranë dritares shpërqendron ose banditët ose burrin e saj pasi ai e kap atë me të dashurin e saj. Shigjetarët janë kaq të hutuar nga pamja e trupit të bukur e të zhveshur të gruas, saqë i gjuajnë shigjetat në tavan.

5. Sekreti i pestë: Ena në kullë

Gjëja e parë që vërehet kur viziton

Bolonjën janë dy kullat e animuara ose kullat binjake: Torre Garisenda dhe Torre Asinelli. Në Torre Asinelli - më e larta nga të dyja, sipas legjendës ka një enë të thyer. Kjo është një metaforë politike: shtamba përfaqëson aftësinë e guvernatorit të qytetit për t’u marrë me konfliktin. Sidoqoftë, nëse ngjiteni në Torre Asinelli nuk mund ta shihni shtambën. Ai ose mbahet i sigurt ose është një mit. Sidoqoftë, ekziston një legjendë tjetër: studentët në Bolonja janë shumë supersticiozë dhe legjenda thotë se nuk të lejohet të ngjitesh në kullë derisa të diplomohesh. Nëse e bëni këtë, për fat të keq do të dështoni.

6. Sekreti i gjashtë: Venediku i vogël Vështirë se dikush e di - Bolonja ishte gjithashtu dikur e mbushur me rrugë ujore romantike, ashtu si Venecia. Megjithatë, në një moment qyteti vendosi të ndërtojë rrugë dhe tani kanalet kalojnë vetëm nën tokë. Sidoqoftë, ekziston një vend ku mund të hidhni një vështrim të së kaluarës në Bolonja. Në Via Piella ka një dritare të vogël përmes së cilës mund të shihni një nga kanalet. Pamja në fakt të kujton Venedikun.

7. Sekreti i shtatë: Koka e djallit Siç u përmend tashmë, Bolonja ka një të kaluar rebele. Ka shumë vende ku mund të shihni se bolonjezët kanë qenë gjithmonë më pak fetarë se pjesa tjetër e Italisë. Prandaj, arkada në Palazzo della Mercanzania nuk është e zbukuruar vetëm me fytyrat e bamirësve të qytetit, por edhe me një kokë djalli. Përshkrimi i djallit në një ndërtesë publike ishte shumë i pazakontë në atë kohë dhe tregon edhe një herë kokëfortësinë e qytetit.

Dita e katërt e qëndrimit tonë është 1 Maji - Dita e Punëtorëve. Qyteti i kuq është plot me njerëz. Demonstruesit vijnë nga të gjitha anët dhe mbushin qendrën e qytetit. Rrugës për në stacionin kryesor të trenit, lexova një tabelë ku shkruhej “Duam një jetë më të mirë”. Me përshtypjet më të mira të këtij qyteti antik, vazhdojmë në ndalesën tonë të parë, Mynihun e bukur, për të arritur më pas në Shtutgartin tonë, i cili na mirëpret. Rreth orës 21:00 mbërrijmë në Shtutgart, ndajmë përshtypjet më të mira për një fundjavë të gjatë dhe të këndshme dhe plotësojmë njohuritë tona për një qytet të ri, të quajtur me të drejtë nga vendasit: Bologna-la grassa, la dotta, la rossa.

KOHA Javore 25 KULTURË
E ENJTE, 11 MAJ 2023

Në Librarinë “Ulqini” është përuruar botimi “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare

Një vepër madhore që të vërtetën e historisë

“Ky është një libër që është vështirë të lexohet dhe të jesh i qetë. Pra, nuk është nga ata libra që ofrojnë kënaqësi leximi. Jo! Nuk është nga ata libra që mund të lexohen dhe të të mos trazohet natyrshmëria njerëzia. Në një gjendje të tillë trazimi madje ka kaluar edhe vetë autori teksa i ka renditur rreshtat që tregojnë faktet se si serbët dhe malazezët bënë gjenocid mbi popullin tonë, mbi njerëzit paqësorë, mbi njerëzit e pafajshëm”, ka thënë gazetari Imer Pantina

Botimi “Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 18001999” i autorit Rrustem R. Berisha është përuruar më 28 prill 2023, në Librarinë “Ulqini”. Ky botim përbëhet prej tre vëllimeve dhe është rezultat i punës 15-vjeçare të autorit.

Berisha ka kritikuar institucionet që, sipas tij, nuk po e bëjnë punën në do-

kumentimin e gjenocidit serbo-malazeze ndaj shqiptarëve përgjatë historisë.

“Ka shumë autorë të huaj që kanë shkruar për gjenocidin, por fatkeqësisht institucionet tona nuk janë duke e bërë punën, duhet ta themi hapur”, është shprehur ai. Autori ka falënderuar diasporën nga

Malësia në SHBA, që e ka ndihmuar në botimin e librave.

Ai ka thënë se “krejt puna rreth dokumentimit të kësaj teme është duke u bërë në baza vullnetare të studiuesve, atdhetarëve që kanë përkushtim të madh ndaj çështjes kombëtare”. Berisha ka theksuar se nëse e shohim historinë reale të shqiptarëve,

KOHA Javore 26 KULTURË
E ENJTE, 11 MAJ 2023

1800-1999” i autorit Rrustem R. Berisha

zbardh

sonë

është fat i madh që kemi mbijetuar për shkak se shtetet fqinje gjatë të gjitha periudhave kanë hartuar politika dhe projekte shfarosëse ndaj shqiptarëve.

“Nuk është një periudhë, as nuk është një dekadë, as nuk është një qeverisje, por është gjithmonë ajo politika konstante e tyre me projekte shfarosëse. Gjithë potenciali i tyre, potencial që unë mendoj se është antinjerëzor, është fokusuar në politikat e tyre për shfarosjen e kombit shqiptar”, është shprehur ai.

Duke folur për librin, gazetari Imer Pantina ka thënë se bëhet fjalë për një libër historik që “zgjon” nga arkivat e fjetura të vërtetën e gjenocidit serbo-malazez mbi një popull paqësor.

Ai ka thënë se botimi “Gjenocidi ser-

bo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” përbën një vepër madhore që zbardh të vërtetën e historisë sonë.

Sipas tij, “atë që nuk po e bëjnë institucionet, po e bëjnë individët sikurse Rrustem Berisha, me vetiniciativë dhe me përkrahjen vetëm të miqve dhe të dashamirëve të librit dhe historisë sonë kombëtare”.

Më tej Pantina ka theksuar se ky është një libër që duke e pasqyruar të vërtetën për krimet serbo-malazeze të bëra në trojet shqiptare, i vë në sipërfaqe gënjeshtrat e fabrikuara nga Akademia Serbe, me përkrahjen e shtetit gjenocidal serb.

Ai ka thënë se ky është një libër që është vështirë të lexohet dhe të jesh i qetë.

“Pra, nuk është nga ata libra që ofrojnë kënaqësi leximi. Jo! Nuk është nga ata libra që mund të lexohen dhe të të mos trazohet natyrshmëria njerëzia. Në një gjendje të tillë trazimi madje ka kaluar edhe vetë autori teksa i ka renditur rreshtat që tregojnë faktet se si serbët dhe malazezët bënë gjenocid mbi popullin tonë, mbi

njerëzit paqësorë, mbi njerëzit e pafajshëm…”, është shprehur Pantina. Për studiuesin Nail Draga, kemi të bëjmë me një libër shumë të veçantë që trajton një periudhë kohore prej 200 vitesh.

Sipas tij, qëllimi final i këtij libri është demaskimi i politikës serbe dhe strategjisë së tyre kolonizuese dhe të spastrimit etnik.

Ai ka veçuar vëllimin e tretë të këtij botimi, që i kushtohet luftës së fundit në Kosovë, në të cilin janë pasqyruar emrat, mbiemrat, masakrat, krimet e kryera në Kosovë bashkë me fotografitë e viktimave.

“Masakrat që janë bërë ndaj shqiptarëve ia kanë tejkaluar edhe nazizmit. Madje e kanë tejkaluar çdo aspekt që mbesin njolla më e madhe e turpit të tyre ndaj shqiptarëve”, ka thënë Draga.

Autori Berisha ka treguar se libri është duke u përkthyer në gjuhën angleze me qëllim që edhe diplomacia dhe opinioni botëror të njihet me përmasat e gjenocidit serbo-malazez ndaj shqiptarëve.

KOHA Javore 27 KULTURË që
historisë
E ENJTE, 11 MAJ 2023
shqiptare
k.
i.

Gjovalin Nikçi

Në vend të luleve tek vorri i Gjergj Fishtës

Nëna ime me 3 ditë shkollë na këndonte disa këngë të vjetra të cilat ia kishin mësuar murgeshat në Theth të Dukagjinit. Nuk kishte ide se kush i ka shkruar. Në vitet 70-ta në Guci shërbeu frati i urtë Patër Kola Berishaj, nxënësi i Patër Gjergj Fishtës. Frati intelektual, mbledhes i folklorit, filozof, i dashur nga krejt popullata e Gucisë. Në moshë të re isha xhakua në kishën tonë. Ai më mësoi të shkruaj poezi, vjersha, këngë. E kishte pa talentin tim dhe nga edukatoret që kam pasur, ai padiskutim ishte influenca ime më e madhe. Në moshën 12 vjeçare ma dha kopjen origjinale të “Lahutës së Malcis”. E vendosa dorën në bibël dhe u betova se nuk do t’i tregoj askuj se e kam librin. Ato ditë u dashurova në Fishten. Nuk e di se a ka qenë Fishta ndonjëherë në Guci, por e di se e ka njoftë Gucinë e Zanen e Visitorit mirë. Kam fat që kam shumë kopje origjinale të Hyllit të Dritës dhe shpeshherë i shpalosi dhe lexoj shkrimet e tij nga të gjitha lamitë. Në 50-vjetorin e vdekjes së bashku me disa shokë dhe aktivista në Nju Jork organizuam Seminarin letrar “Gjergj Fishta” në vitin 1991. Ftuam disa gjigandë të letersisë shqipe: Anton Çettën, Arshi Pipen, Ëngjëll Sedaj, Abdullah Karjakdiun, Patër Daniel Gjeqaj, Anton Berishën, Doktor Hamdi Oruçin etj. Botuam fjalim e tij që e kishte lexuar Imzot Bumçi në Konferencën e Londrës. Fjalim legjendar që mund të them fjalimi më i mirë që është shkruar ndonjëherë nga dora e një shqiptari. Disa vite më vonë botuam librin “Mrizi i Zanave” që i kënaqi zëmrat e malsorëve nëpër katër qoshet e Nju Jorkut. Për herë të parë shkova në Shqipëri në vitin 1992 dhe desha t’i sjell lule tek vorri. Ku ta gjej vorrin? Edhe sot gjaku më vlon kur dikush ma lavdëron Enver Hoxhën. Lëri masakrat që ai psikopat i bëri në familjet tona, por fakti se as sot nuk dimë ku janë eshtrat e poetit të kombit flet mjaft për kriminelin më të madh shqiptar në historinë tonë.

Në vend të luleve tek vorri po sjell disa shkrime që edhe mund të jenë botuar përpara, por nuk gjinden lehtë. Unë kam një libër të radhë të botuar në vitin 1940. Nuk ka titull por është “Numër përkujtimor botue nëpër kujdes të At Benedikt Dema O.F.M.” E ruaj si sytë e ballit. E dua si të ishte djali im. E marrë shpesh në dorë e lexoj fragmente të ndryshme që ma kënaqin bash shpirtin e zemrën.

MJESA AT FISHTË ZHGJETUESEN

DEKËN TANDE

SHEMTIM VEC ME U PËRMENDUN

STRUKE MRIZASH ZANAT E VORFNUEME RRÎJN TUE VAJTUE

DHE ARBNORI I FUSHËS E I MALIT

NJOMË SŶSH NGA LOTËT E PËRMALLIMIT

TË MALCIS KËNDON LAHUTËN

I LUM TI SOD E PËR AMSHIM TI I

LUM

NË NJI GJUHË MA TË LARTË ME JONE SERAFINASH

ME TA MBI HYJ TUE ENDUN

SHKON

VALLET E PARRIZIT

SHQYPNÍN DEH NQIELLSHlT

MENDËSH MOS E QIT SHQYPNÍN

ME LOTË ME LUTA ZEMRËN E PERENDÍS TI LODHE

E ZBUTE PO KJEM TE KËQÍ

SHQYPTARET TŶ ATBOTE KURR

EMNIN E BEKUEM

GOJET S’ KANË PËR TË T’A

LËSHUEM

ME LILA PRANVERORË ME LULE

VJESHTET

VORRIN TASH T’A STOLISIN

N’ émen té Komunitetit musulmán

késhtu e pervatoi Poetin kombtár Hafis Ali Kraja:

Poeti Kombtar, Pater Gjergj!

Kur nji orator, tue dashté me folé mbi veprat Tueja, rrin shtag hutohet, pse jane shum, jane té médhaja edhe té madhnueshme, aq sa ásht e véshtiré me caktue se mbi té cilen aso veprash duhet té flitet.

Vepra e Yte o Poet, ka per té formue

nji faqe té shkelqyeshme né historín politike té kombit shqiptár.. pse, me aktivitetin, qi ké zhvillue nder Konferencat politike nderkomb-tare, nuk kje tjeter veçse me i sigurue kombit t’ oné té drejtat, qi aj i ka jetike e si má i vjetri kombé né Balkan. Shkrimtarét e ardhéshem té historís shqiptare jeten politike tanden do t’a gjykojné né bazé té Lahutés sé Malcís. Kryevepra e jote monumentale. Té jeshé i bindun, o Poet i Madh, se Shqiptari me Lahuten e Malcís ka per té qene gjithmoné kryenalté si cé jane Helenét me Iliaden e Persjanét me Shahnamen, mbasi Ti, me até veper té nalté i ké njoítue botes sé qytet-nueme psihiken e karakteristikat má té ndieshmet e popullit shqiptár.

Sot djelmnija intelektuale me Lahuten Tande né doré té nep besen shqiptare, tue t’ u betue se idealin Tand té nalté, qi shprehe per kombésín shqiptare, do t’ a ruejné e do t’ a mbajné si gjá té shéjté morale.

Gjithashtu edhe populli mbaré, i fushavet e i malevet ané e kand né Shqipní sot té nep besen se Lahuta e jete né shpirtin e tyne do té sundojé sa té jene stiné e mote. Trima, gra, djelm e varza me fjalen shqiptare tè napin besen, se véllaznimin kombétár, qi Ti cfaqe né Láhuten, do ta mbajn me forcen ma té madhe, Me ty, Pater Gjergj, Kombi shqiptár mburret, naltsohet edhe madhnohet para popujve tjeré; prandej sot krejt populli shqiptár té perulet, djelmnija intelektuale vajton humbjen Tande e me lot nder faqe tè percjellé, me mallnjim e dhimbje, né jeten e pasosme. Ndjenjat e mia per At Gjergj Fishten më së miri i shkroi At Vinçens Prënushi, edhe ai viktimë e regjimit të djallit.

30 DHETUER 1940

Shum ish’ mbledhe suta sumllore! Luejshin Zanat m’topa bore, M’ topa bore,m bjeshke arbnore, Mirë tuj qitë, tuj u mahitë: Ndritte hana si t’ish ditë,

KOHA Javore 28
E ENJTE, 11 MAJ 2023
KULTURË

Kur qe. hana, krejt pa pritë, Ma s’ po don n’at log me ndritë, E mbet toka n’ terr mberthye.

Boshti i saje si t ish’ kund thye, Shungulloi s’ largut nji gjame, E gjithshkafja u dridh nen kambë. Mos u ça dysh Vizitori ?

Thue u shemb njajzi kund Tomori ?

Gjamë si kjo s’u ndie n’ ket dhe ! Mos kerkon kund mordja pre ?

Ma se ‘i buzë u shkep prej mailt, Fshani ma se ‘i zemer djalit.

Shkambijt plasen per me e ndalë, Zot i Madh, ty t’ kjoshim falë.

Fjala e jote s’kthyeka dalë!

Mori Zana emadhe e Shalës.

Pse t’asht lidhë ty shtielli i fjalës?

Si m’ je tërë e fort m’u zbeve, Kah lahuten per curr theve : E fort dnese, loden rrkajë

Tuj ra pylles e n’per ograjë.

Petkat Ishue e pa u shterngue, Derdhun flokësh e pezmatue : Kah m je nise, ku don me shkue?

Sa idhtë Zona ka piskatë, E piskamja fort ka ngiatë!

— Mblidhniu Ore e mblidhniu Zana, Futat m krye m i veni t’ tana : Ulniu malit; ulniu kodres.

Hije e zezë na i ka ra Shkodres!

Kenka veshe Shkodra ne zi, Veshë a n’ zi mbarë nji Shqypni

N’ Vatikan edhe nder Mbreten-.

Per shka ndodhe ka mbramë nder

Freten,

Fort janë prekë e turbllue, Fort Shqypnin e kan ankue, Qyshse; mordja, ajo mizore.

Tuj m i hjeke-o puplen doret

Mbi nji shtroje ngri e ka

Fratin, t’ Madhin. qi n’ cdo va, Kamben zdathe.zjarmin ne gji: Me ‘i litar njeshun per i, Gjithkund pri kame dobi.

Shpejt jane mledhë, shum jane bashkue,

Nja s’e ndien por tuj ligj’ rue. Kapun sbashku dora-dora.

At’ mbloje t’ bardhe. qi kish’ shtri bora. S’ duken t’ hecin. fluturojnë.

Çete mbas çete kah po shkojne.

N’ kishë t’ Shna Ndout, n’ Shkoder, si u kapen, Ndeshen n’ morde me nji drapen , Mbi te deshten me u versulë

Por dishka po i ndalë, po i ulë

Rrethue m’lila e drandofille.

Nji vegim djergun pre; qielle: Ke aj vend, ba tash nji log Zanash.

Mbrrijtkan n’ças dy bija nanash : Tringa njana, veshe me drite, Sa gjith Zanat me u çudite, Me Eufrozinen vite bija , U kje Ishue n’at vend parijn.

Rreshtue Zanat çark per ane, Dalin tash kto bija nane, Bija nane jo ma t’shkreta. Ardhe andej kah na vjen jeta: Te arkivoli vend po xan . T djathten Tringes-o po i a Ian. Kam mbete Zanat shtang kur bija, Me nji za si kulumrija, Shka i thote shpirti ajo po shprehë. Q’ se ka nisë e kshtu po njehë:

M’ kënke lodhe, qi po t gjëjë pshtetë, Gjumë te randë ti m’paske fjete. O puntuer i Zotit: E dy syt, qi t’ vezulluene, E dy dueret qi aq shum bekuene, Kënkan ngri n’natë t’ sodit I Bekuem. a çohe ‘i herë ? Çou’i herë, si kurdoherë, Edhe kqyr rreth vetit:

Mbare Atdheu per ty n’ kambë çue Çete mbas çete t’ kan vallue. Thue jane valë te detit, Çou e kqyr si t’ desht Shqypnija, Sa t’ nderoi ty Italija. Sa fort bota t’ çmueka!

N’ gjysë të shtizës flamuret mbeten. Rrajn sot gjindja, si kurr, n’ Freten-. Zërnra vendit lueka,

Tuj pa pleq e tuj pa t’ ri, Plot nderim e gjith dashtni. Kah t’ vendojnë kunoren.

Vijn me t’ pa, pse mirë kujtohen. Se po merr udhë t’ largët e Ishohen, Per me t’ puthun doren. T djathten duen-o me t’ shterngue, E m’ të puplen me t’ vendue, Puplen krejt florini , Pse edhe n kje se dora s’ t’ luen, E n’ dsht mordja sot kah t’ muen, Njajzi n’ trup kah t’ ngrini; Gjithnji Atdheu kurr s’ do t’i’ harroje Se, me at dorë ti i k e muroje, N’ çase edhe per mnderë, T’ mbaren vendit kah i a deshte. Per ktë kurr ti nuk u heshte. 0 shkrimtar per ndere.

Ti Shqypnin sa here e pshtove,

Kah per kte kushtrimin Ishove. N’ valen e rrezikut.

Kah ti nzite mbarë Malcin, Me ndejë tok e msove ushtrin. Ti m i u turrë anmikut ;

Tuj u thane: Kush des p’ r Atdhe’, Aj s’ ka dekun, por ka le. Nder fatosa njehet.

Çou-. A fort m’ u permallove, M’ mori t’ gjindve syt i Ishove. Ftyra qi po t’ zbehet?

Ngreku e t’ djathten ‘dhe ‘i here çoje. Shypnin tande prap bekoje Si ke bas a hera

Trashigime pa’m prej teje, E na i lae. drejtue prej Feje Na, si kurdohera,

Kem’ me i ruejtë e kem’ me i çmue, Emnin t’and tuj e bekue, N’ t’ endun t’ stines e t’ motit , Pse, edhe n’ dekka njeri i shkrete, S’ des ideja per ket jetë, E, me ndihme të Zotit,

Per shpirt t’ and Shqyptaret kah luten’ Per kanu tuj mbajtë LAHUTEN, N’ kohë edhe ma t’ brishta, Vorrin t’and kan me e kujtue. Mbi vorr t’ and kan me u betue, O Pater Gjergj Fishta!

I mbloi bijatrejae e bardhë, Edhe u kthyen kah patën ardhë, Zana e Ore atbotë me rend Derdhne lule e e mbushne at vend , Mandej zhdukë-o porsi hije, Mueren shpatin-. treten n vrrije, E secilla u pa tu’ u ndale; Zana e madhe si u la fjalë, Bri ndo’ i shkambit ma n’ shëj dalë E m’ shkambij e neper curra. N’ kujtim t’ dites tridhete Dhetuer, Dhem n fjalet-o, qi dikur

Frati i Madh t shtrika n leter, Testamend kombtar, pa tjeter. Fjalet e arta, qi s’ do t’ desin, Qi n kutim të ktij do t’ mbesin

Per Shqyptarë, qi n’ vorr tu’ e urue, Emnin ktij kan me i a amshue .

“Kurr. Shqypni; s’ kam me t’ harrue Edhe n’ vorr me t’ permendë kam .

Nuk e di se si ta përfundoj këtë shkrim emocionues për mua, por po e citoj

Patër Daniel Gjeqaj nga Seminari i Fishtës në Nju Jork: “Fishta foli shqyp, shqyp dhe vetëm shqyp”

Pushofsh në paqe o Patër Gjergj!

KOHA Javore 29
E ENJTE, 11 MAJ 2023 KULTURË

U përurua libri “Shkolla shqipe në Ulqin – Historiku dhe veteranët”

Libër dokumentar arsimin shqip në

Në Galerinë e Qendrës së Kulturës, të premten mbrëma (5 maj 2023)

është përuruar libri “Shkolla shqipe në Ulqin – Historiku dhe veteranët” i autorëve Hajro Ulqinaku dhe Gani Karamanaga.

Njëri prej bashkautorëve të librit, shkrimtari Hajro Ulqinaku e ka cilësuar si një libër të vonuar duke qenë se, siç ka thënë ai, ky është libri i parë për shkollën shqipe në Ulqin. Ai ka thënë se libri është një përpjekje për ta bërë pak më të qartë se kur u hap shkolla e parë shqipe në Ulqin.

Ulqinaku ka theksuar se libri merret me një periudhë njëzetvjeçare,

prej vitit 1941-1961, me mësuesit e parë, shkollimin e ulqinakëve dhe punën në arsim në atë periudhë. Ndërsa se si zhvillohet arsimi shqip në Ulqin pas ’60, ai ka thënë se kjo përbën një temë që duhet ta trajtojë dikush tjetër.

Në fjalën e tij, bashkautori i librit Prim. Dr. Gani Karamanaga ka thënë se gjatë Luftës së Dytë Botërore u hapën shkollat shqipe anembanë trojeve shqiptare.

“Periudha 1945-2018 ka qenë më e volitshme se periudhat e mëparshme. Kjo periudhë karakterizohet me hapjen e shkollave fillore e të mesme me mësim në gjuhën

shqipe dhe hapjen e programit studimor për arsimin e mësuesve në gjuhën shqipe”, ka theksuar ai. Ai ka folur për mësuesit e parë që ishin të pakualifikuar, mësuesit e parë të shkolluar, pastaj për periudhën e mbylljes së shkollave shqipe etj.

“Nderim i veçantë për të gjithë mësuesit, arsimtarët, profesorët në gjuhën shqipe. Një homazh për ata që nuk jetojnë më. Gjeneratat e sotme dhe ato që do të vijnë nuk do t’i harrojnë dhe do t’i kujtojnë me respekt dhe dashuri”, ka përfunduar Karamanaga.

Recensenti i librit, gazetari Gjekë

KOHA Javore 30
Ulqinaku dhe E ENJTE, 11 MAJ 2023 KULTURË
i autorëve Hajro

për Ulqin

Gjonaj, duke folur për autorët e librit ka thënë se “me entuziazmin, vullnetin për punë dhe dashurinë e tyre për të lënë një dokumentar për historikun e shkollave në fjalë, shlyen një borxh ndaj arsimit dhe edukimit fillor dhe të mesëm në disa periudha të caktuara kohore në këtë komunë”. Ai ka thënë se monografia “Shkolla shqipe në Ulqin (Historiku dhe veteranët)” tenton të mbajë gjallë kujtesën tonë dhe të mos kalojë në heshtje rruga tepër e vështirë e arsimimit të shqiptarëve në trojet e veta etnike, pra edhe në Ulqin me rrethinë.

Sipas tij, “ky leksikon shërben edhe

si një shprehje falënderimi e mirënjohjeje për afro 60 veteranë/e të arsimit, sa janë përfshirë këtu, të cilët me punën e tyre ringjallën shpresën e shqiptarëve dhe shqiptareve dhe e mbajtën të ndezur zjarrin e atdhedashurisë te popullata vendase”. Udhëheqësja e përurimit dhe e Bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama ka thënë se bëhet fjalë për një historik të shkollës shqipe në Ulqin dhe për mësimdhënësit që dhanë kontributin e tyre për të mbajtur gjallë mësimin në gjuhën shqipe në këtë trevë.

Ajo ka thënë se autorët grumbulluan studime të shkruara nga autorë të ndryshëm dhe nga vetë ata, ku flitet

për shkollat shqipe në periudha të ndryshme historike si dhe biografitë e veteranëve të arsimit të ilustruara me fotografi, që e vendos këtë monografi në mesin e librave dokumentarë me rëndësi për njohjen e historikut dhe vlerave arsimdashëse të popullit tonë në këtë trevë.

Libri është botuar nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Malin e Zi me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, ndërsa përurimi i librit është organizuar nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dhe Qendra për Kulturë – Biblioteka e Ulqinit.

KOHA Javore 31
i. k. dokumentar
dhe Gani Karamanaga E ENJTE, 11 MAJ 2023
KULTURË
“Monografia ‘Shkolla shqipe në Ulqin (Historiku dhe veteranët)’ tenton të mbajë gjallë kujtesën tonë dhe të mos kalojë në heshtje rruga tepër e vështirë e arsimimit të shqiptarëve në trojet e veta etnike, pra edhe në Ulqin me rrethinë”, ka thënë recensenti Gjekë Gjonaj

Faktorët historiko-politik çuan në lindjen dhe zhvillimin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

e UÇK-së”.

Veprimtari i mirënjohur i çështjes kombëtare shqiptare, studiuesi, publicisti, kryeredaktori i revistës informative, kulturore dhe artistike “Sharri” dhe aktivisti shumëdimensional shoqëror e politik nga Opoja e Komunës së Dragashit të Republikës së Kosovës, Bedri Halimi, shënimin e vet me peshë dhe vlerë të titulluar “Faktorët historiko-politik që çuan në lindjen dhe zhvillimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” e fillon: “Si çdo fenomen shoqëror dhe politik, që nuk qëndron asnjëherë i vetmuar, as i lindur papritmas, ashtu edhe lindja dhe zhvillimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund të shikohet si fenomen në vete, si diçka që lindi papritur dhe po ashtu papritur kreu misionin e saj gjatë viteve 1993-1999”, dhe në vazhdim shton se “në themele të secilit fenomen madhor realisht, qëndrojnë qindra ose edhe mijëra ngjarje e dukuri pararendëse, e të cilat duke u akumuluar brenda rrethanave të caktuara kulmojnë me shpërthimin në një moment të caktuar historik. Së këndejmi edhe në themele të lindjes së UÇKsë, qëndrojnë mbi 250 vite ngjarje e fenomene historiko-politike në rrjedhë të integrimit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare brenda kombit shqiptar, të cilat në saje të shtresimit dhe të akumulimit të tyre si ndërgjegje kombëtare, e sollën lindjen dhe zhvillimin

Autori i shënimit Halimi me dinjitet thekson se në këtë kontekst do parë edhe kultin ilir, kultin e Skënderbeut, kultin e Principatës së Arbrit të ngritur gjatë Rilindjes Kombëtare. Me fjalë të tjera, gjatë periudhave të ndryshme historike, ndonëse nën perandori të shumta, shqiptarët dhanë shenja vazhdimisht pa ekuivoke, se ata janë gjallë. Gjatë këtyre periudhave, thekson Halimi, pati kulmime historike madhore që u përcollën përmes qindra kryengritjeve krahinore e rajonale. Natyrisht këto ngjarje të hershme, pohon ai në tekstin e shënimit, nuk lidhen drejtpërdrejt me lindjen e UÇK-së, po si kujtesë historike, janë të pashkëputshme. Shumëçka ka ndryshuar në terren, shton ai. As shtrirja etnike e shqiptarëve nuk është më ajo që ka qenë në periudhën e integrimit të kombit shqiptar. Kanë pasuar njësitë etnokulturore e gjeopolitike në Ballkan, e veçanërisht ato shqiptare e të Shqipërisë. Andaj, në këtë drejtim lufta e UÇK-së, shikuar edhe në rrafshin etnopsikologjik dhe historik, vie si frymëzim liridashës që nga lashtësitë historike. Këtë e ilustrojnë edhe këngët e kënduara në linja të para të luftës së UÇK-së për komandantët apo dëshmorët e rënë, së bashku me këngët e tjera si “Jem Iliria, jem Teuta”, për Pavarësinë e Shqipërisë, për Lëvizjen Kaçake, për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës, Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare për Skënderbeun, Ali Pashë Tepelenën, për lLdhjen Shqiptare të Prizrenit (“Të gjithë shqiptarët janë Mic Sokola”) etj. Edhe më vonë, shton ai, ndjenja e lirisë do të frymëzohej nga ngjarjet e tjera historike dhe padrejtësitë e mëdha që iu bëheshin shqiptarëve në to si: Kon-

gresi i Berlinit në vitin 1878, ku për shkak të këtyre padrejtësive u organizua Lëvizja Shqiptare e Prizrenit, pastaj konteksti historiko-politik i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me 1912, si dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1913. Më tej Konferenca e Versajës dhe krijimi i Jugosllavisë së Parë, ku shqiptarëve përsëri iu bë padrejtësi, e deri te Lufta e Dytë Botërore, protokolli i Firencës dhe Konferenca e Jalltës më 1943, ku u vendos që të gjitha shteteve pjesëmarrëse në luftë kundër nazifashizmit, pas mbarimit të luftës, t’u njihen kufijtë e mëparshëm dhe jo kufijtë e vënë nga fashizmi. Kjo do të thoshte se Shqipërisë, edhe pse e renditur në koalicionin antifashist, do t’i njiheshin kufijtë e mëparshëm, ata të Londrës të vitit 1913.

Edhe Konferenca tjetër e Paqes - ajo e Parisit më 1946, i përkrahu vendimet e mëparshme që viset shqiptare të mbeten nën ish-Jugosllavi. Kështu kjo çështje do të vazhdonte kësisoji, duke mos u trajtuar si duhet problemin i Kosovës edhe në Helsinki II (12.11.1991), Konferencën e Paqes për Ballkanin të mbajtur në Londër më 1992, në Konferencën e Hagës më 1993 dhe në Konferencën e Dejtonit më 1995.

Autori Halimi në shënimin e vet në fjalë në vazhdën e tekstit thekson se gjatë Luftës së Dytë Botërore (LDB), populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve të saj, iu qas luftës antifashiste duke marrë pjesë brenda Koalicionit Antifashist Botëror të Kohës. Këtë e bëri, shton ai, duke shpresuar se pas mundjes së fashizmit, si të gjitha kombet tjera, edhe ai do të gëzojë të drejtën e tij të ligjshme për vetëvendosje dhe Bashkim Kombëtar me vendin amëShqipërinë. Për këtë bashkim, më 31

KOHA Javore 32
E ENJTE, 11 MAJ 2023
KULTURË
Shaban Hasangjekaj

zhvillimin e Kosovës

dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944, u mbajt konferenca themeluese e Këshillit Antifashist të Kosovës, organizuar në veri të Shqipërisë në fshatin Bujan, konferencë tashmë e njohur si “Konferenca e Bujanit” në të cilën u vendos që pas luftës antifashiste-nacionalçlirimtare, treva e Kosovës dhe viseve tjera të banuara me shqiptarë të ndara padrejtësisht në kuadër të Jugosllavisë së Vjetër, të kenë të drejtë vetëvendosje deri në bashkëngjitje me shtetin amë - Shqipërinë. Me këtë vendim të këtij Këshilli Antifashist Nacional-Çlirimtar të Kosovës, ishin pajtuar jo vetëm përfaqësuesit shqiptarë, por edhe ata serbë e jugosllavë, duke e firmosur bashkërisht dokumentin. Mirëpo, përkundër pjesëmarrjes masive të shqiptarëve në luftë, pas përfundimit të luftës, Kosova dhe viset tjera të banuara me shqiptarë (në Maqedoni e Mal të Zi), në saje të fuqive të mëdha të kohës dhe te intrigave të Titos, ato sërish mbetën po aty ku i kish lënë Kongresi i Berlinit i 1978-ës, Konferenca e Ambasadorëve të Londrës e 1913-ës dhe e Jalltës, pra në kuadër të Serbisë e Jugosllavisë. Autori Bedri Halimi në tekstin e shënimit të vet pohon se KO i PKJ-së me Josip Broz Titon në krye, kur dëgjoi për dokumentin dhe vendimin që ishte ndërmarrë në Bujan, në mënyrën e tij mashtruese, krerëve të Këshillit Antifashist të LNÇ-së i dërgoi një letër, duke u shprehur se “në Bujan është marrë një hap i ngutshëm, se s’është koha për të marrë vendime të tilla për kufijtë, etj...”. Asokohe, ndonëse nuk e tha troç se Kosova duhet t’i mbetet Serbisë, kurse për viset tjera shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi e la shtegun e hapur për një gjë të tillë, duke mos dashur t’i zbulojë deri në fund qëllimet

e tij ogurzeza që kishte ndaj gjithë shqiptarëve, pa përjashtuar edhe Shqipërinë. Menjëherë pas luftës, Tito për ta zhbërë vendimin e drejtë historik të Konferencës së Bujanit, e vuri në shtetrrethim Kosovën dhe e realizoi dhunshëm një konferencë tjetër, e cila do ta mohonte atë të Bujanit, thekson në shënimin e vet Bedri Halimi dhe shton se kuvendi i tillë që tashmë njihet si “Kuvendi i Prizrenit”, u mbajt më 10 korrik 1945 në Prizren. Siç dihet në këtë kuvend, delegatët shqiptarë dhe delegatët serbë e malazezë, të cilët tani ishin shumë më shumë se përqindja reale e popullatës serbe e malazeze në Kosovë, aprovuan Rezolutën sipas të cilës Kosova “me dëshirën” e saj po deklarohej të mbetej një “Obllast” (Krahinë) në kuadër të Serbisë federale. Delegatët që e kundërshtuan këtë rezolutë të dhunshme më vonë u eliminuan politikisht. Realisht, ushtria çetnike e Titos, tashti me yllin partizan në ballë, pohon autori Halimi, më 1 prill 1945, gjatë rrugës për Tivar të Malit të Zi, vrau e masakroi mbi 2.000 shqiptarë të Kosovës të cilët ushtritë jugosllave i kishin mobilizuar në kuadër të luftës antifashiste. Në vazhdimin e tekstit të shënimit të vet, autori Halimi bë me dije se në vitin 1944 akademiku serbo-malazez, Vaso Çubrilloviq, i dorëzoi Titos dhe Shtabit që ai kryesonte elaboratin e tij të dytë mbi metodat e shfarosjes së shqiptarëve të Kosovës e me porosi që klasa e re politike serbo-jugosllave “të mos merrej me gllabërimin e Shqipërisë, sepse ajo tanimë është kafshatë e madhe, por ta kryejnë punën me Kosovën derisa nuk është bërë vonë”. Mirëpo, shkruan Halimi në përmbajtjen e shënimit, Tito këtë dokument ndonëse e ruajti në fshehtësi, për të mos u kompromentuar para botës, ai prapëseprapë deshi t’ia tejkalojë në praktikë edhe Çubrilloviqit, duke tentuar të gëlltisë edhe Shqipërinë për ta bërë Republikë të shtatë.

Një skenar tjetër antishqiptar, të cilin e realizoi OZNA qysh gjatë LDB-së, ishte eliminimi fizik i antifashistëve shqiptarë si Emin Duraku, Hajdar Dushi, Xhevdet Doda e të tjerë, konfirmon autori Halimi dhe shton se eliminimi i tyre ndodhi gjatë luftës, sepse jugosllavët, duke pasur parasysh patriotizmin si dhe ngritjen politike të tyre, të cilët ishin pjesë përbërëse e udhëheqjes

së LNG-së në Kosovë, i konsideruan të rrezikshëm për realizimin e skenarëve të tyre ndaj Kosovës. Në anën tjetër, as krahu tjetër i patriotëve nacionalistë të Kosovës, të cilët shikuar objektivisht e historikisht, kishin plot argumente që midis dy fashizmave ta luftonin atë më të keqin, në rastin konkret fashizmin serb, nuk kaloi më lehtë. Këta, jo rastësisht, jugosllavët i quanin ballistë, dhe kjo do të thoshte përkrahës të fashizmit. Brigadat jugosllave në Kosovë nuk luftuan gjithaq fashizmin italian e gjerman, por në emër të armiqve të LNG-së, i grinë mijëra nacionalistë shqiptarë. Natyrisht, shkruan Halimi në shënimin e vet, këtë e bënin për t’i sakatuar shqiptarët si popull, njëkohësisht edhe për t’ua lënë atyre namin e keq para aleatëve të mëdhenj të Koalicionit Antifashist Botëror, të cilët pas përfundimit të luftës do të përcaktonin edhe kufijtë e vendeve të ndryshme, se shqiptarët nuk ishin përkrahës të koalicionit antifashist. Për ta bërë sa më të besueshme këtë përshtypje para botës, shtypi jugosllav dhe radiot e luftës asokohe propagandonin me të madhe “reaksionin ballist të shqiptarëve”, por jo edhe rezistencën e organizuar të tyre në radhët e LNÇ-së. Kësisoji Armata Jugosllave dhe Shërbimi Sekret me emrin OZNA gjatë vitit 1945, në emër të pastrimit të terrenit nga mbeturinat fashiste në Kosovë, bënte eliminimin e të gjithë atyre patriotëve shqiptarë të cilët nuk u pajtuan me konferencën famëkeqe të 10 korrikut të vitit 1945, të mbajtur në Prizren. Në këtë mënyrë, u vranë e u masakruan me mijëra shqiptarë “armiq” siç ishin antifashistët Shaban Palluzha, NDSHja, e pastaj edhe Xheladin Hana e Rifat Berisha me shokë.

KOHA Javore 33 historiko-politik
E ENJTE, 11 MAJ 2023
KULTURË

Në QKI “Malësia”, u shfaq monodrama “Torba”

Pasqyrim i fatit të popujve në ish-Jugosllavi

Fabula është e atillë që një person i persekutuar nga ana e diktaturës komuniste, i zhgënjyer, i shkatërruar e në depresion dhe moralisht i dërrmuar nga rrethanat e asaj periudhe kohore, do që të kthejë sërish komunizmin përmes një projekti pilot, për të imagjinuar lumturinë e kaluar ku ai mund të takojë femrën e ëndrrave të tij

Tuz – Në Qendrën Kulturore-Informative “Malësia”, të shtunën më 29 prill 2023, u shfaq monodrama “Torba” e autorit dhe regjisorit, Naser Shatrolli.

Të pranishmit në sallë, përmes interpretimit mjeshtëror të aktorit të Teatrit “Mërgimtari” nga Kroacia, Leonard Hamitaj, u njohën nga afër me atë çfarë trajton kjo vepër teatrale, e që është një metaforë e lidhur me fatin e popujve në ish-Jugosllavi, para

dhe pas luftës së fundit. Fabula është e atillë që një person i persekutuar nga ana e diktaturës komuniste, i zhgënjyer, i shkatërruar e në depresion dhe moralisht i dërrmuar nga rrethanat e asaj periudhe kohore, do që të kthejë sërish komunizmin përmes një projekti pilot, për të imagjinuar lumturinë e kaluar ku ai mund të takojë femrën e ëndrrave të tij.

“Ai mban me vete një çantë me kuj-

time të jetës së tij, me përvojat e mira dhe të këqija, të cilat i kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe kohore. Në qendër të vëmendjes së dramës janë çizmet ushtarake të personit i cili i ka shkaktuar atij tortura në të shkuarën e tij të vështirë”, theksohet në konspektin e kësaj monodrame. Kjo është hera e parë që monodrama “Torba” shfaqet në Tuz, ndërsa u paraqit nën logon e Teatrit “Mërgimtari” nga Kroacia. t. u.

KOHA Javore 34 KULTURË
E ENJTE, 11 MAJ 2023

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for Work Control Clerk (Temporary Appointment)

• BASIC FUNCTION OF THE POSITION

The employee reports to the Facility Manager, working under their direction to determine work priorities. The employee is a primary point of contact for all routine, emergency and preventive maintenance work orders and requests for services and assures distribution to the appropriate shop for action. The employee is the customer service representative for the Facility Managements section, communicating with personnel from all levels within the Embassy.

• QUALIFICATIONS REQUIRED

1. EDUCATION: Completion of Secondary School is required.

2. EXPERIENCE: A minimum of two (2) years of office administrative/clerical experience in a customer service office is required.

3. LANGUAGE: English language ability - Level III – Good Working Knowledge (speak, read, write).

Host country Montenegrin language - Level III - Good Working Knowledge (speak, read, write) is required.

4. SKILLS AND ABILITIES: Must be proactive and have the aptitude to anticipate the needs of the office and customers. Must have excellent interpersonal skills and be able to handle a large workload and multiple tasks simultaneously. Must be organized, decisive and have professional telephone skills. Must be able to use the Microsoft Office Software Suite (Word, Excel, Power Point, etc.). Must be organized, able to work independently, and demonstrate integrity, good judgement, and maintain confidentiality.

5. JOB KNOWLEDGE: Must have a good working knowledge of an active office environment; be thoroughly including maintaining an adequate stock of office supplies; must know basic math, capable of handling currency and working a balance sheet; must know how to set up and maintain a filing system. Must be customer service oriented, able to handle difficult customer with tact.

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: MAY 17, 2023

HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/ embassy/jobs/

An Equal Opportunity Employer

EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

KOHA Javore 35 MARKETING
E ENJTE, 11 MAJ 2023
kohajavore.me “Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.