Dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (Monografi) -->shefdomi.com

Page 8

Feniksët e Lirisë

dëshmuar zell e profesionalizëm, duke kryer me sukses obligimet kombëtare. Duke marrë parasysh faktin mbi aktivitetin qëllimmirë, por të pakoordinuar, në pasqyrimin dhe përjetësimin e veprës së dëshmorëve të UÇK-së, si dhe mungesën e përkujdesjes përkatëse institucionale, Këshilli Nismëtar kishte projektuar ngritjen e një redaksie në nivel vendi, me një kuadër profesionalisht të përgatitur, e cila do t'i qasej punës për publikimin, në dhjetëra vëllime, të shënimeve të domosdoshme faktografike e dokumentare për të gjithë dëshmorët e luftës që udhëhoqi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ngritja e Redaksisë u bë pas prezentimit të këtij projekti, gjithsesi ambicioz, para asociacioneve përkatëse siç janë: Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, Shoqata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shoqata e Invalidëve të Luftës të UÇK-së, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, si dhe para 8


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.