The Albanian London 5th of June 2012

Page 1

NR. 8/13 www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.co.uk

Tel: 02082169527

LONDON 5 QERSHOR

AMBASADA BRITANIKE NË TIRANË NDRYSHON APLIKIMIN PËR VIZË SPECIALE BRITANIA PROPOZON LIGJIN QË NDËSHKON MARTESAT E DETYRUARA faqe 2 SHPRESA NUK NDALET... “Te gjithe se bashku sjellin ndryshimin e desheruar” faqe 4

ENGLISH KRYEBASHKIAKU I LONDRËS, BORIS JOHNSON: JA PSE U BËRA KONSERVATOR

E.U. FURNITURE LTD Ofron mundesi fantastike per biznes me Kinen dhe Vietnamin Ne kemi zyrat tona ne keto vende dhe ofrojme mundesi per hapjen e bizneseve te reja qe nga tregeti mallerash, konfeksione, elekronike etj. Na kontaktoni dhe ne ju ndihmojme E.U. FURNITURE LTD. Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Tel: 0208 961 8765

ALBANIAN PRIME MINISTER SALI BERISHA:

RIGERS KABASHI TALENTI QË SHKËLQEN!

THE CHALLENGE OF ‘NEVER AGAIN’ REQUIRES INDIVIDUAL CONSCIENCE AND COLLECTIVE ACTION faqe 23

Transportojmë makina dhe mallra për në Shqiperi dhe Kosovë

LONDON BAR & RESTORANT Sport Bar kati i parë & Restorant kati i dyte faqe 8

Tel:

07790950960


Aktualitet

DREJTOR: PETRIT KUÇAnA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

A

Aplikantët në 79 vende të botës, tashmë kanë filluar të bëjnë pagesën për vizë britanike vetëm online, bën të ditur Ambasada Bitanike në Tiranë. Gordon Stein, Drejtori i Manaxhimit në Agjencinë Britanike të Kufirit (UKBA), i cili është përgjegjës për shërbimin e vizave britanike në Shqipëri shpreht se, “lëvizja drejt aplikimit dhe pagesës me internet do të sjellë një proces aplikimi më efikas dhe është vazhdim i tendencës globale për pagesa dhe transaksione online. Do të jetë edhe një proces më i sigurt për aplikantët të cilët nuk do të kenë më nevojë të mbajnë me vete sasi të mëdha parash gjatë procesit të aplikimit.” Si fillim, bën të ditur ambasada britanike, pagesa online mund

të bëhet vetëm në Euro me anë të një karte krediti ose debiti të tipit Visa ose Mastercard. Pasi programi i ndryshimit të përfundojë në të gjithë botën, klientëve do t’u jepet mundësia të zgjedhin midis disa lloje valutash dhe të përdorin metoda të tjera pagese. Deri atëherë, theksojnë të njëjtat burime, aplikantët që nuk kanë kartë Visa ose Mastercard, mund të blejnë një kartë pre-paid (të parapaguar) dhe ta përdorin, por gjithmonë të tipit Visa ose Mastercard. Gjithashtu, aplikantët që synojnë të udhëtojnë me vizë pune ose studenti, mund t’i kërkojnë agjensisë së tyre të udhëtimit ta bëjë pagesën e aplikimit të tyre për vizë kur ata prenotojnë fluturimin ose akomodimin.

Ambasada e Rebulikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar

albania7@gmail.com

Tel/fax:02082169527

BRITANIA PROPOZON LIGJIN QË NDËSHKON MARTESAT E DETYRUARA

everia britanike ka propozuar ligj të ri, që do t’i bënte martesat e detyruara vepra penale. Zyra e Ministrisë së Brendshme ka thënë se legjislacioni përmban kërcënimin me burgim për prindërit që detyrojnë të martohen fëmijët e tyre. Propozimi vjen pasi zyrtarët kanë marrë mbi 2,000 raporte nga njerëzit e de-

Q

tyruar për martesë, që nga janari i vitit 2011. Shumica e rasteve kanë përfshirë vajza nga Pakistani dhe Bangladeshi nën moshën 21-vjeçare, e disa nga to edhe nën 15 vjeç. Kryeministri Dejvid Kameron ka thënë se martesat e detyruara janë “të neveritshme” dhe “afër skllavërisë”. Qeveria synon të paraqesë legjislacionin në Parlament deri në vitin 2014.

Ambasada e Rebulikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar Embassy of the Republic of Kosovo

Embassy of the Republic of Albania 33 St. George’s Drive London SW1V 4DG Tel. +44 (0) 20 7828 8897 Fax +44 (0) 20 7828 8869 E-mail: embassy.london@mfa.gov.al http://www.albanianembassy.co.uk To contact the Albanian Embassy for emergency cases only please call: 07518662630

faqe 2

Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Artan Zeneli, Jeni Myftari, Agim Shabani, Anila Hoxha, Shefit Domi, Web-design Shefdomi.com www.thealbanian.co.uk

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Pranvera Smith,Brixhilda ndini, Blerim Ciroka, Majlind Goge, Claire Fletcher, Flori Slatina,

AMBASADA BRITANIKE NË TIRANË NDRYSHON APLIKIMIN PËR VIZË

mbasada Britanike në Tiranë njofton se duke filluar nga 11 qershori 2012, pagesa e aplikimit për vizë britanike që bëhet në Shqipëri duhet të bëhet vetëm online (me internet, me kartë krediti/debiti) në monedhën Euro, përpara se aplikanti të dorëzojë dokumentet e aplikimit në ambasadë. Sipas zyrës për shtyp të Ambasadës Britanike në Tiranë, nuk do të jete më e mundur që të bëhet pagesë me lekë në dorë për vizë në ambasadë. Ky ndryshim është pjesë e procesit në mbarë botën për të arritur që çdo aplikant të aplikojë dhe paguajë tarifën e vizës me internet brenda 2013/14.

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

100 Pall Mall London SW1Y 5NQ Tel.: +44(0) 207 659 6140 +44 (0) 207 659 6134 Fax.: +44(0) 207 659 6137 Email: embassy.uk@rks-gov.net


Magnolia Banqueting Suite *Vendi i enderrave te dasmes suaj Çmimet me te lira qe mund t’i imagjinoni Ejani dhe binduni se nuk ka me mire Na kontaktoni: 13-15 Stoke Newington Road London N16 8BH Tel: 020 7923 4190 Mob:07909 983393 www.magnoliabs.com

Levante Pide 187 Lewisham High St London SE13 6AA info@levantepide.co.uk Booking Tel: 020 8297 6266 Delivery Tel: 020 8318 0890 Free Delivery Mon-Sun 5pm - 10.30pm (Minimum order £18) Restorant Levante Pide ofron ushqimin e deshiruar shqiptar dhe turk Ambjenti shume i pershtatshem dhe komod Çmimet me konkuruese ne treg, Ushqimi i fresket dhe teper i shijshem Sherbmi me i mire qe keni pare ndonjehere Beni pronetimet per rreth 100 veta per çdo lloj feste Shqiptaret thone qe jemi me te miret


aktualitet shtë ora 12:00. Po shikoj Facebook të Shpresa Programme. Shikoj sa shumë bëhet. Puna këtu duket sikur nuk mbaron, shpesh dëgjohet mes stafit dhe vullnetarëve të Shpresës shprehja: “tek shpresa “ngatërrohet” kënaqësia me punën”dhe kjo është më se e vërtetë. Kombinohen planet , festohen arritjet, ndihmohen me qindra fëmijë, të rinj, gra, vullnetarë, të moshuar çdo javë, luftohet për kushte më të mira punësimi, trajnohen me dhjetëra vullnetarë dhe stafi. Konsultohen të gjithë për cilësinë e shërbimeve, bëhen planet për vitin tjetër. Organizohen kongrese,bëhen koncerte. Të gjithë janë të angazhuar në maksimum. Është e mrekullueshme të punosh në një kolektiv të tillë, në një ambient kaq pozitiv, dhe kur dikush ndjehet I lodhur apo stresuar kolegët vijnë në ndihmë menjëherë, një vend ky kritikat shoqërohen me zgjidhje. Gjithçka gumëzhin tek Shpresa Programme. Ajo ofron, shpresa, harmoni, sukses, zgjidhje për problem të ndryshme, miqësi, kualitet. Vlerat më të mira janë të reflektuara në punën e saj; respekti, premtimet, vendosja e përdoruesit në qendër të çdo gjejë, dëgjimi dhe durimi. Dhe e gjithë kjo është ajo që më bën mua dhe të gjithë koleget e mi kaq te lidhur me të. Ka qenë një kënaqësi e madhe të bëj prezantime në një numër eventesh për modelin e punës që shpresa përdor sidomos për bashkëpunim me shkollat angleze, materialet që ne kemi botuar ( TOOLKIT)po blihen në mënyrë të shpejtë. Shumë shkolla të reja angelze duan që ne të kemi shërbimet tona në ambientet e tyre. Shpresa është e vetmja organizate në MB që në të gjithë shkollat që ajo ka operuar ambientet I janë ofruar falas Jam ftuar dhe kam patur kënaqësinë te prezantoj ne CAVSA forum meeting, Refugee Council, NRMF, Rokebey school, London Citizens, negotiated with LOCKOG, Special Distinction Award Ceremony etc. Kam marrë pjesë në konsultime që GP kanë pasur në Barking and Dagneham duke prezantuar rreth nevojave shëndetësore të komunitetit shqiptar në këtë zone. Por eventet më të veçanta kanë qenë vazhdimi I negociatave me Mark Dawe Drejtori ekzekutiv I OCR në lidhje me përgatitjen dhe regjistrimin e gjuhës shqipe si ASSET language, drejtimi I London Mayoral Assembely ku morën pjesë 4 kandidatët për Kryetarë bashkie të Londrës , si edhe Kongresi I fëmijëve dhe të rinjve Tek London Citizens Assembely 4 kandidatët për kryetar bashkie premtuan mes të tjerave se do të punonin me London Citizens ne një numër pikash, ndër më të rëndësishmet ishin • Pagese minimale per ore te jete ajo qe ka përcaktuar London citizens £8.70 dhe jo ajo e qeverise £5.70 • Për një qytet te qete dhe te sigurte • Strehimi qe synon pajisje me shtëpi qe mund te blihen dhe ndërtimi I land trust • Për rritjen e numrit te te rinjve te punësuar Në këtë event u ndjeva krenare për arritjet e Shpresës, vlerësimi që I bëhet punës tonë nga London Citizens, respekti që Shpresa gëzon në të gjithë institucionet që janë anëtarë të kësaj

Ë

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 4

SHPRESA NUK NDALET...“Te gjithe se bashku sjellin ndryshimin e desheruar”

organizate gjigante si edhe jashtë saj. Nuk besoj që ka organizatë të madhe dhe forum në zonat ku ne punojmë që nuk e njeh punën e lavdërueshme të Shpresës. Më se 100 shqiptare, përdorues të shërbimeve të shpresës morën pjesë në këtë aktivitet. Të jesh një nga drejtuesit e një eventi të përmasave të tilla ku morën pjesë mbi 2000 veta është një përgjegjësi e madhe, dhe tregon qe respektin qe kane fituar me punën e tyre për te ofruar zgjidhje për problemet e identifikuara. Shpresa Porgramme është dhe do të vazhdojë të përfshihet në një numër të këtyre lëvizjeve, sidomos atë të punësimit të të rinjve dhe të strehimit. Në të gjithë nivelet e Shpresës është punuar shumë dhe tashmë ne kemi planin vjetor të punës, I cili është vazhdim I implementimit të planit strategjik te Shpresës për 2009-2013. Fundrasing ka qenë një tjetër aktivitete në të cilin ne kemi punuar shumë. Kemi krijuar a fundraising startegji ku kemi një kombinim të të ardhurave nga : donator të ndryshëm , autoriteteve lokale, qeveritare, të ardhurat nga anëtarësimi si edhe donacionet e ndryshme. Po planifikojmë të shesim më shumë ekspertisë, maksimizojmë lekët nga qiraja për godinën që ne kemi në përdorim për 15 vjet si edhe të krijojmë një degë trajnimi Kemi qenë te suksesshëm ne marrjen e fondit 3 vjeçar nga BBC Children in Need për të zhvilluar dancing, photography and football në zona të ndryshme për të rinj dhe fëmijë shqiptarë në 5 shkolla të ndryshme. Gjithashtu do të hapen dy shkolla të reja në zonën e Barnetit ne datën 12 Qershor dhe ne atë te Kensington and Chelsea ne 19 Qershor, këto do të jenë në një faze eksperimentale deri në fund të Korrikut. Ata qe janë te interesuar për më tepër informacione iu lutem tel Luljeta ne 0207 5111586 ose ndiqni FB e Shpresës. 12 vullnetarë në datën 26 Qershor morën kualifikim në diploma childcare 2 , 18 të tjera janë ne mbarim e sipër te TA level 3 , dhe sapo ka filluar trajnimi I 12 vullnetarëve të tjerë ne Childcare diploma 3 Dita e parë e Kongresit te 5 të fëmijëve dhe të rinjve e mbajtur në Ripple centre ishte shume suksesshme dhe një gëzim I madh për të gjithë, të rinjtë dhe fëmijet , prindërit e tyre , vullnetarët stafin dhe shikuesit e ndryshëm.

Tek dëgjoja prezantimet e të rinjve, Erlinda Dedgjonaj, Franceska, Eni, Leona, Alban, Lasvega ,Ledi ,Aida dhe Jeta me behej zemra mal. I mbaj mend këta të rinj tek vini ne tek klasat e mësimit të gjuhës shqipe, duke qarë, të ndrojtur dhe I shikoje tek prezantonin me shume siguri, zgjuarsi e maturi. Në to unë shikoja politikanët , mësueset koleget tanë të ardhshëm, modelet positive që krijojnë një efekt zinxhir pozitv. Fëmijët e vegjël të përgatitur me shumë kujdes pasion dhe dashuri nga Mesuese Saimja sollën emocione të mëdha tek shikuesit me pjesën teatrale “Kësulëkuqja, dhe këngë e vjersha për abetaren, Mësuese Mirdita Dedegjoni se bashku me vajzën Lizeta dhe Paulin Lulin sollën këngën shqipe live dhe e ndezën sallën me zërin e tyre te mrekullueshëm. Filmat dhe fotografitë dhe sidomos recitimet shume te ndiera te Aides dhe Leones ia shtuan ngjyrat dhe emocionet këtij eventi. Ambasadori I Shqipërisë Z.Mal Berisha mori pjesë në këtë aktivitet dhe I përshëndeti te pranishmit sidomos fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë për punën e bëre dhe iu uroji atyre suksese të mëtejshme si të Rita Ores dhe Rona Nishliut si edhe premtoi që për vitin tjetër të gjithë fëmijët do të pajisen me libra të siguruara nga qeveria shqiptare Negociatat për të regjistruar gjuhen shqipe si ASSET vazhduan edhe ne datën 28Maj ne zyrat e OCR në Cambridge. Këto bisedime tashmë janë për detaje. Në këtë takim Mark Dawe u shpreh :”në të gjithë departamented e OCR flited për - Albanian solution “dhe se si ajo mund të implementohet për gjuhët e tjera” Kremtimi I javës se vullnetareve ketë vit u be shume veçante me një pritje tek Ambasada e Shqipërisë me datën 1 Qershor. Kjo jave qe festohet ne te gjithë Mbretërinë e Bashkuar mblodhi se bashku me se 55 vullnetare te Shpresa Programme se bashku, ata u falënderuan shume për kontributin e tyre jo vetëm tek Shpresa Programme por edhe ne institucione te tjera. Luljeta Nuzi ne fjalën saj përshkroi rrugën 10 Vjeçare te Shpresa Programme. Shpresa është ndërtuar mbi pune vullnetare si një nevoje e brendshme e gjithsecilit për te ecur përpara dhe për te ndërtuar një institu-

cion qe te dëgjoje dhe gjeje zgjidhje për problemet e shprehura te gjithë secilit qe përdor shërbimet qe Shpresa ofron. Ajo theksoi se duke u mbledhur se bashku ne mundem te ndërtojmë një komunitet me te forte dhe te gjejmë zgjidhje për shume nga problem tona Ndërtojmë një model pune qe tashme merret si model nga shumë institucione në të gjithë sektorin e trete . Pothuajse çdo vit ne kemi marrë çmime dhe ftesa nga Mbreteresha, Prime minister, Mayor of London, Mp të zonave të ndryshme • Numri I pjesëmarrësve është rritur çdo vit, ai I fëmijëve edhe te rinjve ka arritur ne mbi 500, grave 250, vullnetarëve 60 çdo vit, me tepër se 2000 veta gjene ndihme çdo vit tek shpresa programme. • Çmimet si ai I Queens Award , Best Community Group, Community of Health, Çmimi I arte dhe Special disctinction flasin për punën e madhe dhe cilësinë maksimale qe behet tek Shpresa • Lëvizjet si ajo për te hapur llogari bankare, marre travel dokument dhe ajo e fundit për te gjetur një kualifikim për gjuhen shqipe kane qene te suksesshme. Te cilat kane treguar se kur komuniteti është I bashkuar gjenden zgjidhje për çdo problem. Ne këtë event përshëndeti edhe Ambasadori I Shqipërisë Z. Mal Berisha. Ne fjalën e tij përshëndetëse I falënderoi te gjithë te pranishmit për punën e tyre ne komunitet, arritjet e tyre si edhe për pasionin, devotshmërinë e tyre për ngritur lart imazhin e komunitetit tone ne Londer dhe me gjere, “Është për t’u përgëzuar kjo pune kaq e madhe - tha ai - qe nuk është e detyruar nga lart por një zgjedhje e juaja për te rritur shanset për punësim apo vetëm për te ndihmuar ne komunitet. dhe unë iu përgëzoj për këtë dhe iu uroj suksese ne të gjithe fushat e jetës tuaj” Me pas Luljeta, Flutura dhe Evis Bodlli ndanë edhe certifikatat dhe falënderuan te gjithë vullnetaret për kontributin dhe arritjet e tyre. Mbrëmja vazhdoi e ngrohtë me biseda dhe network mes vullnetarëve dhe të të gjithë të pranishmeve. Morën pjesë në këtë aktivitet edhe fotografi tashmë I njohur Jani jance, Fisnik Panxha, Arita Panxha , Astrit Panxha si edhe gazetari Mehill Tanushi. Dita e dyte e Kongresit te 5 te fëmijëve dhe te rinjve u mbajt ne Bounds Green School ne daten 2 Qershor, kishte shume festa për t’u festuar, dita

e femijeve, 60 vjetori I Mbretëreshës ne fron. Ky aktivitetet ishte një kombinim I mrekullueshëm I prezantimeve të fëmijëve ku folën për aktivitete që ata kane bere gjate vitit te kaluar, si janë realizuar kërkesat e tyre, çfarë ata kane përfituar dhe çfarë ata do te dëshironin me tepër. Ishte krejt i qarte mesazhi qe përfaqësuesit e shkollave Ermelda Xhika dhe Kida Dervishi nga Bounds Green School, Andrew Mena nga Gladsmore school, Elsaeda Hyka dhe Englad Hajdarmataj te shkolles Churchfield dhanë: “Te gjithë se bashku mund te bëjmë realitet të gjithë ëndrrat dhe dëshirat tona”. Ata madje prezantuan edhe menyrat se si ata do te realizonin planet e tyre per vitin qe vjen. Gjithashty kryetarja e vitit Leona Abazi beri nje prezantim mbi punen e gjithe vitit dhe arritjete gjate ketij viti duke iu uruar gjithashtu te gjithë kandidateve për kryetar suksese në punën e tyre. Vallet e kërcyera nga te tre grupet e shkollave Churchfield school, Bounds Green and Gladsmore sollën një atmosfere gazmore, dhe duartrokitjet e pjesëmarrësve ngritën peshë dhe elektrizuan sallën. Fituesit e Jack Petchey për katër muajt e fundit ishin Ermelda Xhika, Paula Profti , Alberina Suli Jack petchey Leader Award u mor nga I ri u I talentuar Manuel Nashi. Një I ri shume I pasionuar për filmin, I cili ofron ndihmën e tij në baza vullnetare jo vetëm tek Shpresa Programme por ka berë një numër filmash për End child detention now dhe shume kompani te tjera. Votimet e bëra në këte event për të zgjedhur kryetarin/ren e ri/re të të rinjve bënë që të gjithë kandidatet të ndjenin emocionet të veçanta, ata në prezantimet e tyre u munduan të bënin sa më shume veta për vete që të votoheshin. Nga zgjedhjet fituese doli Kida Dervishi e cila do të prezantoje zërin e te rinjve të përfshirë tek Shpresa Programme ne aktivitete dhe forume të ndryshme. Gjithashtu në këtë ditë u bënë edhe dy filmime për End Child Detention Now dhe një kartoline ftese për të gjithë sportistes nga Shqipëria dhe Kosova për të marre pjesë në një aktivitet te porganizuar ne Newham nga Shpresa Programme. Kthehem përsëri ne Facebook sa shume qe kemi për të bere për muajin Qershor, muaj I cili është I mbushur me plot aktivitete nga me te larmishmet 4 Qershor paradë ne Ilford 5 Qershor performance ne Ilford 6/7/8 Qershor Camping Lambourne end 22 Qershor Visit at House of Parliament 23 Qershor perfromce at Palmers Green Festival Fillimi I dy shërbimeve tona në zonën e Barnet dhe Kensington and Chelsea. Dhe kështu lista vazhdon Nëse dëshironi më shumë informacion vizitoni: www.shpresaprogramme.com, shpresaporgramme@yahoo.co.uk, http://shpresablog.blogspot.co.uk/ http://www.facebook.com/s hpresa.programme

TEL 0207 5111586


CAPITAL RESTORANT 271 FORE STREET EDMONTON N9 0PD

TEL:02088032238 MBI 300 VENDE Gjithçka e freskët

Ushqimi më i preferar për shqiptarët Çmimet më të lira që mund t’i imagjinoni Ejani! Mbi 30punëtorë do të jenë në shërbimin tuaj Free parking JENI TË MIRËPRITUR PËR ÇDO FESTË, DITËLINDJE, APO ÇDO LLOJ PARTY


aktualitet

nGA ARBEn MAnAJ uk do të kisha marrë mundimin dhe të shkruaja, atë që pashë dhe vëzhgova këtu në Londër kur erdhi Teatri Kombëtar i Shqipërisë në Festivalin e Shekspirit, sikur të mos ishte botuar dhe transmetuar në mediat e Tiranës, një shkrim i një kritiku serbo-kroat me emrin Igor Toronyi–Lalic, ndoshta i lindur dhe rritur në Londër. Po hedh dy mendime dhe impresione jo për nacionalizëm, pasi s’kam shkruar kurrë për të tillë në jetën time 26-vjeçare në profesionin e gazetarit, shumicën e të cilës të ushtruar në Londër në BBC e tash në “Top-Channel”. Por po shtyhem më shumë nga dëshira për të thënë një anë tjetër, pasi çdo ngjarje ka dy anë, dhe unë pata fatin, ndryshe nga kolegët që kanë raportuar dhe botuar shkrimin e Lalic në Tiranë, që të gjendem në Londër dhe të sjell përjetimet, me po atë të drejtë që ka pasur edhe serbo-kroati Lalic kur ka shkruar këto ditë. Në një shkrim të botuar në faqen e vet të internetit, “The Arts Desk”, e cila kurrsesi nuk lexohet sa do të lexohej, nëse një shkrim i tillë do të ishte botuar në gazetat prestigjioze të Londrës, z.Lalic, fillon dhe mbaron me sarkazëm artistik kritikën e tij ndaj trupës teatrale nga Shqipëria. Të pretendoj se e bën këtë ndaj shqiptarëve se është serb nuk e them dot apriori. Edhe pas kërkimeve të mia intensive, më del se është serbo-kroat, por mund të jetë edhe kroat, por ka më shumë gjasa të jetë serb. Dhe të gjesh kroat që flasin mirë për serbët sot, siç flet ai për aktorët serbë, është po aq e vështirë sa të gjesh serb që flasin mirë për shqiptarët. Ja si fillon Lalic kritikën e tij artistike: “Pritej të kishte një moment Borati në këtë festival dhe kjo erdhi falë shqiptarëve…”. Borati, të më ndiejnë lexuesit, pa dashur të ofendoj askënd në inteligjencë, por për ata pak që ndoshta nuk e dinë, është një figurë qesharake e një filmi për Kazakistanin, me të cilin tallet aktori anglez me origjinë hebraike, Sasha Baron Kohen, dhe me të cilin ai ka bërë miliona. Një figurë që personifikon, “gjënë e trashë”, të padalin, dhe të pataktin, që stonon në botën perëndimore, në kontakt me të. Me këtë figurë qesharake e nis Lalic, serbo-kroati, kritikën për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, dhe e vazhdon me paaftësinë shqiptare për të moskuptuar fyerjen që i shkakton një audience perëndimore një qeshje me një njeri që çalon, dhe sipas tij “kur fton një trupë në një Festival si Globe to Globe, merr përsipër vetë riskun moral”. Dhe e mbyll me fjalinë “më së shumti krijova përshtypjen se ai kishte thënë njeri vallë Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, se nuk kishin ardhur në Eurovizion”. Për nga “gjetjet artistike”, vetëm ai i Shqipërisë, nuk krahasohej dot me ato sajesa që shoqërohet tallshëm “Eurovizoni”, kjo pasi trupa nga Shqipëria ishte edhe në rekuizitë teatër në kuptimin klasik, ndryshe nga kolegët e tyre nga Ballkani. Padyshim dhe çuditërisht në tërë shkrimin e z.Lalic, serbo-kroat, superlativat rezervohen vetëm për Trupën nga Beogradi, dhe atë maqedonase nga Manastiri, ndërkohë për trupën nga Tirana, sarkazëm, përbuzje dhe për mua, pastërtisht xhelozi artis-

N

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 6

XHELOZI ANTISHQIPTARE EDHE NË LONDËR “Po hedh dy mendime dhe impresione jo për nacionalizëm, pasi s’kam shkruar kurrë për të tillë në jetën time. Po shtyhem më shumë nga dëshira për të thënë një anë tjetër, pasi çdo ngjarje ka dy anë, dhe unë pata fatin, ndryshe nga kolegët që kanë raportuar dhe botuar shkrimin e Lalic në Tiranë, që të gjendem në Londër dhe të sjell përjetimet, me po atë të drejtë që ka pasur edhe serbo-kroati Lalic kur ka shkruar këto ditë”

tike, tipike ballkanike. Shqipëria, ashtu si Serbia dhe Maqedonia, morën pjesë në Festivalin e Shekspirit në Londër, duke u përzgjedhur në 37 teatrot pjesëmarrëse nga tërë bota, dhe të mos harrojmë që në këtë festival nuk merrnin pjesë shtete si Rumania, apo Bullgaria, me trupa të njohura në botë për klasin e tyre. Ndaj asnjë nga këto tre shtete nuk mund të pretendojë se “duhet të ulet në vend të parë”, dhe ka më shumë merita sesa tjetra në këtë festival. Por, padyshim që ato kanë veçoritë e tyre, që rrjedhin nga tradita dhe talenti respektiv, nga klasi regjisorial, apo edhe nga konceptimi i tyre artistik për këtë konkurrim, në “Teatrin e ëndrrës së çdo aktori”, siç është “The Globe” në Londër. Kurrsesi nuk mund të ri i qetë, përballë një kritike të tillë nga serbo-kroati, Igor Lalic, pasi ndoqa vetë nga afër dhe bisedova vetë me specialistë të “The Globe Theatre”, me të zotët e shtëpisë së Shekspirit. Nuk dua të bëj këtu Lalic e të merrem dhe të fyej apo përçmoj lojën e serbëve apo maqedonasve, thjesht e vetëm se historikisht me ta kemi pasur probleme. Kjo shkon ndoshta kudo, por nuk shkon të vij nga Londra një qëndrim i tillë, edhe pse si shqiptar dhe ballkanas në gjak, edhe mund të tundohem. Jo. Teatri Kombëtar i Shqipërisë në Londër ishte ngazëllyes, më tha Tom Bird, drejtori i Teatrit të Shekspirit. Ai e cilësoi lojën e aktorëve shqiptarë, “jashtëzakonisht bindëse dhe të fuqishme”, dhe këto i kam transmetuar me zë dhe figurë në “Top Channel”.

“Jemi në një festë të mrekullueshme me kolegët nga Shqipëria. Këto kanë qenë ditë të paharrueshme dhe falënderoj regjisorin Adonis Filipi për shfaqjen e mahnitshme dhe mendoj se tregoi shumë nga hipokrizitë e politikës mesjetare angleze, por gjithashtu dhe hipokrizitë e politikës në botë. Pashë një nga shfaqjet më të bukura aktoriale”, tha Tom Bird. Ndërkohë, Domenic Dromgool, drejtori artistik i “The Globe”, njëkohësisht regjisor, shtoi se produksioni shqiptar shkoi shumë mirë. “Mendoj se shkoi jashtëzakonisht mirë dhe e treguan historinë shumë qartë. Spektatorët e kuptuan atë moment të historisë dhe politikës angleze me shumë qartësi dhe vizion. Mendoj se ky produksion shkoi shumë mirë”, komentoi drejtori artistik i “The Globe”. Regjisori anglez i “The Globe”, duke çuar më tej argumentin e tij artistik tha se “konceptin e përzierjes së historisë shqiptare dhe mendimeve të sotme për Shqipërinë në politikë dhe jetë, si dhe një kuptim i qartë i historisë angleze është një ekuilibrim, që arrihet me vështirësi dhe mendoj se ata ia kanë arritur më së miri”. Në fakt, tri pjesët përbërëse të triologjisë së Henrit të VI të Shekspirit erdhën nga Teatri Kombëtar i Beogradit, pjesa e parë, pjesa e dytë u përcoll nga Teatri ynë Kombëtar i Tiranës dhe pjesa e tretë nga Teatri Kombëtar i Manastirit në Maqedoni. Trupa nga Beogradi solli një produksion që kërkoi të evokojë të kaluarën historike, përmes një simbolike, në formën e një tryeze të madhe të

rrumbullakët, e cila ndahet copë-copë. Një qasje pak e drejtpërdrejtë dhe lexohet që në fillim mekanizmi dhe nuk i lë hapësirë intrigës dhe suspansit. Ndërsa shfaqja e maqedonasve m’u duk më e tokëzuar dhe me një lojë të fortë aktoreske, ku spikati loja energjike e aktorëve të rinj dhe këtu bashkohem me serbo-kroatin Lalic. Por aty ku ndahem me të, jo si ballkanas i nxehur, por si një njeri që jeton në Londër po aq vite sa edhe Igor Lalic si adult, është në paragjykimin e artistëve që vijnë nga një vend, ku dhe sepse “të parët dhe të tashmit e tyre, kanë qenë dhe mbeten armiqtë tanë”. Nuk i njoh aktorët serbë apo maqedonas, madje si njoh fare, sa njoh të mëdhenjtë e skenës shqiptare. E të tillë Shqipëria ka pasur edhe ka edhe sot e kësaj dite, që nga brezi i vjetër e deri te më të rinjtë. Kjo është unikalisht një nga gjërat që shqiptarët ndajnë të njëjtin mendim, pavarësisht se në cilin anë të gardhit politik gjenden sot. Por Lalic nuk arriti as të “sajonte” qoftë edhe një vlerësim të vetëm për trupën nga Shqipëria, qoftë edhe për të mos ofenduar ata që e njohin teatrin më mirë se ai dhe unë, pikërisht të zotët e shtëpisë së Shekspirit, që i ftuan në Londër aktorët shqiptarë. Dhe i ftuan pasi i panë vetë enkas në Tiranë përpara se të dërgonin ftesën e festivalit. I ftuan pasi panë klasin e Yllka Mujos e Bujar Asqeriut, Kristaq Skramit e Ahmet Pashës, apo të rinjtë si Indrit Çobani, në rolin e Henrit VI, dhe aktoren e re, Ermira Hysaj, e cila kishte debutimin e parë në Teatrin Kombëtar. Të më ndiejnë ak-

torët e tjerë që s’ua përmenda emrin, por që më mbushën me krenari në Londër që të gjithë. I ftuan se çmuan dhe besuan te serioziteti dhe mjeshtëria regjisoriale e Adonis Filipit. Kjo tërësi elementesh bëri që Tom Bird drejtori i “The Globe Theater” të shprehej se loja e shqiptarëve ishte”, jashtëzakonisht bindëse dhe e fuqishme”. Kurrë gjatë 19 vjetëve të qëndrimit në Londër nuk kam parë në një shfaqe të artistëve shqiptarë, si këtë fundjavë, kaq shumë shqiptarë dhe të huaj njëkohësisht, që qëndruan deri në fund të shfaqjes së trupës shqiptare, edhe pse thuajse gjysma nuk e kuptonin gjuhën. Madje, një anglez i shkuar në moshë ngjitur me mua, kur mësoi se isha shqiptar në pushimin mes shfaqjes, më tha me humor dhe duke komplimetuar nga look-u z.Skrami, se “nuk e dija që Xhorxh Kluni qenka shqiptar”. Teatri Kombëtar, solli në Londër edhe një risi, që kritiku serbo-kroat Igor Lalic me banim në Londër, nuk e di, e duhet ta dinte si kritik profesionist, ose edhe e di, por nuk e thotë. “Henri i VI” është hera e parë që është luajtur ndonjëherë në këtë teatër me famë botërore dhe është trupa e Teatrit të Shqipërisë që hyn në historinë e tij me vënien në skenë të kësaj vepre të Shekspirit dhe pikërisht në Londër. Është normale të ketë kritikë për çdo vepër arti, aq më tepër në një vend si Londra kur kriteret e performimit dhe klasi i teatrove në West End, e nënkuptojnë një gjë të tillë. Pa kritikë, qoftë edhe kur ajo të skuq veshët, nuk do kishte sofistikim të artit. Kritikat sa janë të mirëpritura, janë po aq edhe individuale dhe subjektive, siç janë edhe këto radhë të miat, nëse do të quheshin të atilla. Por eventualisht dhe definitivisht, prova e lakmuesit për suksesin ose jo të çdo vepre arti janë sallat plot ose jo, dhe mbi të gjitha duartrokitjet ose fishkëllimat e publikut, që marrin përparësi ndaj çdo subjektivizmi apo edhe kritike konstruktive. Ndoshta salla plot dhe cunami i duartrokitjeve pas dy shfaqjeve në Londër dhe flamuri i kuq shqiptar në skenë nga spektatorët, mund të kenë mjegulluar dhe nxitur demonët e xhelozisë artistike ballkanike edhe në Londër. Në fund të fundit, artistët shqiptarë të Teatrit Kombëtar dhe drejtuesit e tij, duhet të gëzohen nga lëvdatat e “mikut”, në këtë rast të të zotit të shtëpisë së Shekspirit, pasi lëvdatat e munguara të “armikut” qoftë edhe artistik, do të konfirmonin dështimin.


aktualitet

nGA DAUT DAUTI htëpia botuese I. B. TAURIS ka vazhduar botimin e veprave të cilat për temë kanë Ballkanin në qendër të së cilës është çështja shqiptare. Botimi më i ri i kësaj shtëpie është “The Birth of Albania” (Lindja e Shqipërisë). Libri ka 338 faqe por më shumë se 130 faqe janë të mbushura me fusnota, bibliografi, sqarime, harta dhe fotografi. Materiali është i vendosur në 8 kapituj që shumica e tyre përqendrohen nga fillimi i luftës ballkanike (1912) që coi në shpalljen e pavarësisë, Konferencës së Londrës (1915) që rezultoi me Paktin e Londrës dhe Konferencës së Paqes në Paris (1919) që rezultoi me krijimin e Ligës së Kombeve dhe njohjes së pavarësisë së Shqipërisë. Libri fillon me lindjen e nacionalizmit shqiptar dhe vënien në pah të gjuhës (shqipe) si elementin kryesor që forcoi kombin shqiptar. Pas shpalljes së pavarësisë pason periudha e përzierjes së Fuqive të Mëdha për të ushtruar ndikimin e tyre duke marrë pjesë në formë të deleguar në dobi të fqinjëve të Shqipërisë. Fuqitë e Mëdha, duke pasur parasysh ruajtjen e interesave të tyre por edhe të shteteve që i përkëdhelnin, vendosën kufijtë që ka sot Shqipëria. Pastaj vjen radha e ekzekutimit të “eksperimenteve me vetëqeverisjen e përkohshme apo të mbikqyrjes ndërkombëtare dhe Princ Vidit” siç shprehet autorja. Kapitujt në vijim, në mënyrë autoritative, shpjegojnë periudhën kur Fuqitë e Mëdha, gjatë viteve 1914 – 1915, tentonin t’a ndanin apo t’a copëtonin edhe atë Shqipëri që kishte mbetur. Një gjë e tillë në Shqipëri krijoi një anarki nga e cila rezultoi okupimi nga këto forca. Siç shpjegohet në këtë libër këto forca u detyruan të largoheshin kurse në Konferencën e Paqes në Paris, përkundër shumë problemeve, u vërejt se njohja e pavarësisë së Shqipërisë ishte fakt i paevitueshëm. Por, autorja bën me dije se njohja e plotë e shtetit shqiptar u bë gjatë viteve 1920 deri më 1926, vite këto që shënuan mbajtjen e

S

faqe 7

“NJË LINDJE E VËSHTIRË”

Konferencës së Ambasadorëve në Paris e deri te aktivitetet e fundit të Ligës së Kombeve në njohjen definitive të shtetit shqiptar. Ndoshta fjalët e para që duhen thënë për këtë vepër janë po ato fjalë të mira që u thanë me rastin e promovimit në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Londër me 16 maj. Siç shihet edhe nga titulli i librit qëllimi i autores së kësaj vepre, është shpjegimi historik i pavarësimit dhe themelimit të shtetit shqiptar. Rasti i pavarësimit të Shqipërisë paraqitet si një lindje shumë e vështirë e një shteti evropian që po dilte nga rrënojat e Perandorisë Otomane. Madje, siç vërteton autorja, Fuqitë e Mëdha u sollën aq keq me njohjen e Shqipërisë dhe vendosjen e kufijve të saj sa që edhe sot çështja nacionale shqiptare është e pazgjidhur. Ky libër është rezultat i një

jë intervistë e pazakontë që e përditshmja më e njohur në botë, Nju Jork Tajms, ka zhvilluar me kryetarin e sapomandatuar për një mandat të dytë në bashkinë e Londrës, Boris Xhonson Ndërsa po lexoja librin tuaj "Jeta e Johnson në Londër", në të cilin ju i bëni lexuesit një guidë nëpër qytet, duke diskutuar mbi historitë më të njohura londineze, mendova me vete; të jesh kryetar bashkie i Londrës nuk duhet të jetë kaq e vështirë dhe impenjuese, përderisa ju gjeni kohën për të shkruar një libër kaq të mirë -Puna e kryetarit të Londrës është mjaft e vështirë dhe impenjuese, sidomos në prag të Lojërave Olimpike. Kjo gjë ka ndodhur vetëm se unë shkruaj shpejt dhe e bëj gjithmonë këtë. Disa njerëz luajnë në piano, disa bëjnë “Sudoku”, disa shikojnë televizor, disa njerëz dalin. Unë shkruaj libra. Veçanërisht më pëlqeu kapitulli që fliste për preferencën tuaj për Keith Richards përkundrejt Mick Jagger. Ju e përshkruani Keith si një reklamë virtuale "për veçoritë e shëndetshme të heroinës dhe kokainës së pastër" -Ngutem të them se nuk është diçka mbi të cilën mund bëj ndonjë koment personal. Por ndjehem në siklet për këtë tani, pasi sapo kam marrë vlerësimin më të lartë në karrierën time, që ishte një e-mail nga Sir Mick, ku më përgëzonte për

N

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

pune të palodhshme hulumtuese dhe serioze. Strukturimi, përmbajtja, referencat dhe mënyra e të shkruarit janë të një niveli të lartë akademik. Kjo vepër është një zgjerim i tezës së doktoraturës së autores. Siç na e bën me dije edhe autorja, libri është formësuar nën kujdesin e disa akademikëve. Shumë autorë që janë angazhuar në temën e pavarësisë së Shqipërisë, ngjarjet i shpjegojnë duke filluar nga viti 1908 kur shqiptarët u ngritën për të luftuar për herë të fundit kundër Perandorisë Otomane. Nicola Guy, natyrisht që punën kryesore e koncentron në vitin 1912, dhe viteve përreth, por problemin e lindjes së Shqipërisë e kap disa hapa më herët, që nga zanafilla, që është formimi Lidhjes së Prizrenit. Kongresi i Berlinit që u mbajt në vitin 1878 dhe themelimi i Lidhjes së Prizrenit që ndodhi gjatë po atij viti, shënuan nisjen e zhvillimit të vrullshëm të nacionalizmit shqiptar i cili vetëm pas më shumë se tri dekadave do të shënonte sukses në krijimin e shtetit. Megjithatë, siç e paraqet autorja, fryti i nacionalizmit shqiptar është vetëm pjesërisht i suksesshëm pasi që nuk pati mundësi që t’i fuste brenda kufirit as gjysmën e tokave që i takonin. Nicola Guy këtë “dështim” të nacionalizmit e ka shpjeguar në mënyrë të duhur, duke dhënë fakte se krijimi i Shqipërisë, në mënyrë të domosdoshme, ishte rezultat i përzierjes së interesave të Fuqive të Mëdha. Të gjitha shtetet tjera ballkanike pas Luftës së Parë Botërore u zgjeruan

edhe një herë në dëm të Shqipërisë e cila doli e “pavarur” por e sakatosur. Autorja bënë me dije duke e vërtetuar faktin se situata mund të ishte edhe më e keqe. Shqipëria ka mundur të pavarësohej me një territor edhe më të vogël se që ka sot apo të mos pavarësohej fare pasi që territori i saj do të ndahej nga fqinjët agresivë të cilët i zgjeronin orekset duke qenë të shtyrë nga mbrojtësit e tyre siç ishin Rusia dhe Franca apo edhe Italia dhe sidomos Britania e Madhe që luante rolin e sehirxhiut. “The Birth of Albania” me siguri është libri i parë që në mënyrë të thellë dhe analitike paraqet përfshirjen e politikës zyrtare britanike në çështjen e njohjes së pavarësisë së Shqipërisë. Nicola Guy bën më dije se qeveria britanike deri në vitin 1921 refuzoi t’a njihte Shqipërinë e pavarur. Qëndrimi i kësaj politike, të cilën autorja e quan revizionizëm britanik, theksonte se pranimi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve nuk do të thoshte automatikisht njohje edhe nga Whitehall. Pozita zyrtare britanike insistonte që Shqipëria të njihej pas përcaktimit dhe njohjes së kufijve. Këtu bëhet me dije se politika e Londrës dhe e Fuqive tjera ishte sikur politika armiqësore që kishte Jugosllavia për Shqipërinë. Një qëndrim i këtillë i britanikëve ushqente ëndrrat ekspansioniste të fqinjëve të Shqipërisë. Për shkak të kësaj politike qeveritë shqiptare qenë vënë në pozitë të pazakonshme por edhe të rrezikshme në relacion me sistemin e Fuqive të Mëdha. Papritmas qeveria britanike ndryshoi këtë strategji. Më 20 prill 1921, Markezi Curzon (sekretari i jashtëm britanik gjatë viteve 1919- 1924) e kishte njoftuar ambasadorin italian, Martino, se Londra kishte formësuar qëndrim të njëjtë me Romën dhe kishte vendosur t’a njihte Shqipërinë për shtet të pavarur. Autorja thekson se arsyeja e ndryshimit të shpejtë të qëndrimit bri-

KRYEBASHKIAKU I LONDRËS, BORIS JOHNSON: JA PSE U BËRA KONSERVATOR rizgjedhjen time. Asnjëherë në jetën time nuk kam menduar se do të përgëzohesha nga Mick Jagger, çfarëdo lloj gjëje të bëja. Më duhet të them se në këtë kapitull nuk është se jeni treguar veçanërisht i sjellshëm me Mick -Mendoj se është shumë e rëndësishme, që ne të mos i kushtojmë kaq shumë vëmendje kësaj pike. Qëndrojmë po në këtë kapitull, me të vërtetë u referoheni “Shqiponjave” si një “grup i madh amerikan"? -Nga të gjitha mendimet e shprehura në kohën time, të hedhura poshtë keqas, më besoni, ky po bëhet më shumë nga të gjitha subjekt talljesh dhe përbuzjesh. A ju kujtohet momenti kur kuptuat se ishit një Konservator? -Kur isha një reporter 22 - apo 23-vjeçar në një vend të quajtur Wolverhampton. Më sosi durimi me ata që ishin përgjegjës për përmirësimin e ventilimit të shtëpive të njerëzve, kur pashë sesi shtohej lagështia dhe myku në shtëpitë e tyre. Ndjeva që njerëzit po bëheshin të varur nga sistemi dhe se politikanët vendorë laburistë nuk

kishte asnjë interes ta ndreqnin këtë gjë, ata ishin të kënaqur të korrnin votat e këtyre njerëzve, pa përmirësuar jetën e tyre. Uau. Jeni formuar politikisht nëpërmjet mykut! -Ishin poret e lagura dhe formimi i mykut në mure, në Wolverhampton. Në pritje të Lojërave Olimpike këtë verë, në Londër mund të instalohet një "sistem raketor i shpejtësisë së lartë" në krye të disa banesave sociale. Kjo tingëllon absurde për mua -E pra, mos harroni se shumë nga masat kanë qenë subjekt i negocimeve me autoritetet e Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Shtetit dhe ekipi olimpik amerikan kërkojnë një nivel shumë të lartë sigurie dhe ne jemi të vendosur që të ketë një Olimpiadë shumë të sigurt. Në të dyja zgjedhjet tuaja kundër Ken Livingstone, unë kam qenë i habitur se sa kohë keni shpenzuar duke debatuar e artikuluar mbi "autobusët bendy" që Livingstoun futi kur ai ishte kryetar bashkie. Duke marrë parasysh që ju shkoni me biçikletë në punë, pse u morët kaq shumë me autobusët bendy?

tanik natyrisht që ishte anëtarësimi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Por, këtu bëhen me dije edhe disa arsye shtesë. Sipas saj, William Bland dhe Ian Price kishin theksuar se pas zbulimit të naftës që ishte bërë nga gjeologët italianë dhe austriakë, filloi të qarkullonte propozimi se koncesionet e naftës në Shqipëri do t’i jepeshin kompanisë britanike e cila atëherë quhej Anglo-Persian Oil Company. Dhe kështu ndodhi. Londra e njohu pavarësinë e Shqipërisë kurse disa ditë më herët (25 mars) ishte nënshkruar marrëveshja në bazë të së cilës qeveria shqiptare i’a jepte të drejtën ekskluzive kompanisë Anglo-Persian për hulumtim dhe eksploatim të naftës në tërë territorin shqiptar. Natyrisht që ekzistojnë edhe arsye tjera që ndikuan në ndryshimin e politikës së jashtme britanike ndaj Shqipërisë. Arsye mund të ishte edhe humbja e Venezillosit në zgjedhjet e Greqisë (1921) gjë që krijoi kushtet për kthimin e mbretit Konstantin. Autorja me të drejtë thekson se britanikët filluan të mos e ndihmojnë Greqinë pa rezerva siç kishin bërë deri atëherë. Pastaj, Londrës i duhej të ishte e përfshirë në Shqipëri në mënyrë që ky shtet i ri të mos dominohej tërësisht nga Italia. Megjithatë, ky nivel i përfshirjes së politikës britanike nuk ishte i mjaftueshëm dhe i drejtë. Britanikët edhe pas pavarësimit të Shqipërisë vazhduan gati çdoherë të mbanin anën e shteteve fqinje të Shqipërisë pa ndonjë rezervë dhe pa u hamendur nëse në ndonjë rast krijoheshin vështirësi për Shqipërinë. Kjo politikë, për fat të keq, vazhdoi deri në vitin 1997 kur në pushtet erdhën laburistët të cilët në krye me Toni Blerin filluan të formësojnë politikë reale ndaj Ballkanit brenda së cilës Londra e ndryshoi qëndrimin në favor të shqiptarëve por edhe në favor të britanikëve.

Autobusi bendy ishte 18 metra i gjatë, bllokonte trafikun si një balenë e shtrirë, ai mund të shkëputej, mund të merrte zjarr, mund të ishte shumë i rrezikshme për çiklistët. Dhe ishte prodhuar në Gjermani. S’mjafton një natë dimri për të treguar për bukurinë e autobusit të ri për Londrën, që kemi krijuar me teknologjinë e fundit britanike. Ai rikthen në rrugët tona platformën ngjitëse dhe zbritëse të autobusëve klasikë në Londër, që u hoqën për shkak të fanatikëve të shëndetit-dhesigurisë. Në fjalimin e tij të lamtumirës, muajin e kaluar, Livingstoun pohon se rizgjedhja juaj veç të tjerash, provon se ju së shpejti do të zëvendësoni kryeministrin jopopullor David Cameron si kreu i Partisë Konservatore... -Mendoj se ka më shumë të ngjarë të rimishërohem në një ulli ose të cungohem nga një disk fluturues apo të më ndodhin një seri gjërash të tjera të pamundura sesa të thirrem për të shërbyer në atë zyrë. Mirë, po flokët. Çfarë u bëni atyre në mëngjes? -Kam një qasje goxha konvencionale ndaj tyre. Kam një furçë dhe një krehër. Më të vërtetë? Nuk duken as të shtrirë, as të krehur. Duken si qëllimisht të padisiplinuar. -Kjo mund të ketë të bëjë me vënien e helmetës së biçikletës në kokë. Mund të ndodhë dhe kështu. ...


LONDON BAR & RESTORANT

Sport Bar kati i parĂŤ & Restorant kati i dyte vendi me fantastik per te pare te gjitha N D E S H J E T L I V E -Komapionati Evropian i futbollit po fillon, lojerat olimpike gjithashtu... ambient komod dhe private room -Restorant me ushqim te mrekullueshem shqiptar dhe mesdhetar -Vend ideal per te gjitha festat tuaja familjare, ditelindje, fejesa martesa etj, deri ne 100 veta -Ejani dhe binduni se nuk do te gjeni vend fantastik

TEL: 02087404767

Adresa: 112 ASKEW ROAD SHEPERS BUSH LONDON W12 9 BL


aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

EPOKA E ORWELL-IT të shkruar. Ato ekzistojnë në shkallë të ndryshme në secilin shkrimtar…”

nGA DAUT DAUTI George Orwell: An age like this (një epokë si kjo), Volumi I Botoi: Penguin Books 1984, Londër

eorge Orwell, edhepse jetën e tij të shkurtër nuk ia dedikoi tërësisht shkrimeve, mbeti njeriu që farkoi një mënyrë të veçantë të të shkruarit. Kritikët e respektuan për mendimin e tij të zëshëm dhe për afinitetin e rrallë që tregoi në të shkruar pasi që e godiste shpejt dhe drejt çështjen me të cilën merrej. Shkrimin politik e ngriti në nivel të artit. Shumica e kritikëve u pajtuan se Orwell-i, pati personalitet që shkëlqeu në çdo gjë që tha dhe që shkroi. Vepra “An age like this” përmban katër volume dhe është përmbledhje e eseve, artikujve të gazetarisë dhe letrave të George Orwell-it. Kjo punë është bërë nën redaktimin e gruas së tij të dytë, Sonia Orwell-it, dhe redaktorit Ian Angus. Volumi I apo përmbledhja e parë, në 624 faqe, përfshinë periudhën nga vitit 1920 deri më 1940. Orwell në testament kishte urdhëruar që askush të mos i shkruante biografi. Natyrisht që ky testament është nul (i paqenë) për shumë arsye dhe njerëzit kanë shkruar përkundër dëshirës apo urdhrit të tij. Në mënyrë të zhdrejtë Orwell e ka shkruar autobiografinë. Me siguri që (auto) biografia e tij më e mirë është botimi në fjalë. Këtu, në katër vëllime, shkrimtari gjenial, duke shkruar recensione, ese, dhe duke u shkruar shokëve dhe njerëzve që nuk bijnë në këtë kategori, flet edhe për veten. Në tregimin “Why I Write” (Pse shkruaj), flet për veten e tij duke filluar që nga vitet e para të fëmijërisë e deri në moshën e mesme ku shpjegon si dhe pse kishte vendosur të bëhej shkrimtar. Tregim brilant. Thjeshtësia është madhështi. Shpjegimi i jetës së tij bëhet duke u bazuar në një sinqeritet total. Duke shkruar për motivet që e kanë shtyrë atë (por edhe të tjerët) që të shkruaj, Orwell thotë: “ Mendoj se janë katër motive për

G

Pastaj, duke i numëruar dhe duke i shpjeguar motivet, marrim vesh se ato janë me sa vijon: 1. Egoizmi - që vjen nga dëshira për t’u paraqitur i mençur dhe i rëndësishëm në këtë botë, e deri te dëshira për t’u kujtuar edhe pas vdekjes; 2. Entuziazmi estetik - që vjen nga perceptimet që kemi ndaj të bukurës në botën e cila na rrethon dhe për të cilën ne mendojmë se duhet ta paraqesim me fjalët siç i radhisim ne vetë; 3. Impulsi historik - që vjen nga dëshira t’i shohim gjërat ashtu siç janë apo që t’i gjejmë faktet e vërteta; 4. Qëllimi politik - që vjen nga dëshira që ta shtyjmë botën në drejtimin që dëshirojmë. Pastaj, Orwell-i bënë një interpretim dhe analizë të thellë të këtyre motiveve duke i gërshetuar me njëra tjetrën. Më së shumti rëndësi i kushton motivit të katërt, atij të qëllimit politik. Zaten, ky ka qenë segmenti me anë të cilit Orwell është bërë i pavdekshëm në letërsi dhe më gjerë. Në rini të hershme nuk ia botonin tekstet pasi që për redaktorët mendjengushtë Orwell-i ishte diçka që nuk akceptohej se ishte botë në vete dhe jashtë konturave të letërsisë që njiheshin deri me ardhjen e tij. Më 1937 Orwell i shkruan mikut të tij Jack Common: ”Më duket aq afër, sikur dje, koha kur askush nuk dëshironte të botonte asgjë që shkruaja kurse tashti marr letra nga të katër anët që më pyesin nëse dëshiroj të shkruaj …”. Nga kjo vepër shohim që Orwell-i, ishte eseist madhështor dhe gazetar brilant. Sidomos gazetaria e tij e veçantë kolumniste e bëri të jetë i pakrahasueshëm. Të shkruarit në formë serioze, provokative, komike, duke protestuar, denoncuar, dhe shpotitur, e bëri model për gazetarët e ardhshëm. (Model shumë i vështirë për t’iu përmbajtur). Gjatë një periudhe të konsiderueshme kohore Orwell-i shkroi edhe recensione. Shkëlqente sidomos në recensionet që kishin të bënin me çështjet e luftës civile në Spanjë dhe me ato të çështjeve politike në përgjithësi. Shkroi recension, poashtu të rëndësishëm, edhe për librin “Byron and the need for fatality” (Ba-

jroni dhe nevoja për fatalitet) të autorit Charles du Bos. I tërë libri, siç shihet nga titulli, por edhe recensioni është përqendruar në diskutimin e çështjes së incestit së Lord Bajronit që kishte bërë me simotrën apo gjysmë motrën Augusta Leigh. Që të dy, autori i librit por edhe Orwell-i, në disa momente tentojnë ta arsyetojnë këtë lloj incesti që vjen si rezultat i martesave shumë të afërta brenda familjeve aristokrate angleze që bëhen me qëllim të ruajtjes së pasurisë dhe trashëgimit të titujve. Sikur të gjithë tjerët, edhe Orwell-i, është i fascinuar me Bajronin. Por, siç shohim nga ky botim, George Orwell-in më së shumti e ka fascinuar politika dhe lufta. Madje, lufta e bëri aktivist politik, pamfletist dhe polemist të zjarrtë. Por, mbi të gjitha, e bëri gazetar. Orwell shkoi në Spanjë për të marrë pjesë në luftën civile duke pasur ndjenja të fuqishme antifashiste por jo edhe të definuara siç duhej apo siç dëshironte ai vet. Nga kjo luftë ai doli si besimtar në socializëm dhe si anti Stalinist. Shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore ia pamundësoi të vazhdonte jetën në fshat. Për shkak të shëndetit të dobët (sëmundjes së tuberkulozit) u refuzua nga shërbimi ushtarak. Prandaj, u shpërngul në Londër dhe qytete tjera dhe filloi të merrej intensivisht me gazetari. Ai iu rrek gazetarisë edhe nga dëshira e tij që të ndryshonte gjërat në dobi të një shoqërie të ndershme dhe dinjitoze. Për shkak të pagesave të ulëta deri më 1954 mezi dilte nga muaji në muaj. Por, kjo kohë e vështirë e shpenzuar në gazetari i ndihmoi shumë pasi që aty bëri ekzaminimin e ideve të veta politike të cilat i plasonte në publik. Kjo kohë i ndihmoi që të përgatitej dhe para se të vdiste t’i shkruante dy kryeveprat e mëdha botërore: Ferma e Shtazëve dhe 1984. Letrat e botuara në këtë vëllim aspirojnë të kompletojnë një pamje solide të figurës së tij edhepse dihet që shumë të tilla nuk kanë mund të përfshihen në këtë botim pasi që kanë humbur. Megjithatë, madhështia e George Orwell-it është kudo prezent në këto materiale që janë përfshirë në këtë përmbledhje. Ai shkëlqen në çdo faqe, në çdo rresht dhe në çdo fjalë që ka shkruar.

Redaksia e gazetës "The Albanian" ka nisur projektin e madh për publikimin e "100 shqiptarët e Britanisë" Ky projekt realizohet me rastin e 100-vjetorit të shtetit shqiptar. Janë të lutur të gjithë mërgimtarët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar që të kontaktojnë për të sygjeruar emrat e përfaqësuesve më të shquar të shqiptarëve të Britanisë

faqe 9

PROF.DR.SC. AKIL KOCI KOMPOZITORI AT MARTIn GJOKA EnDE nUK KA nJË VLERËSIM ZYRTAR PËR ROLIn E TIJ TE JASHTËZAKOnSHËM nE ZHVILLIMIn E MUZIKËS SHQIPTARE QE nE FILLIMET E SAJ. ASnJË TITULL, ASnJË RRUGË, ASnJË SHKOLLË nUK MBAn EMRIn E TIJ! Për njoftim: Presidentit të Republikës, Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Kryeministrit të Qeverisë së Shqipërisë Ministrit të Kulturës. Është e çuditshme, por është e vërtetë që Kompozitori Át MARTIN GJOKA ofm (1890-1940), që 100 vite më parë shkruante veprat e para profesionale muzikore “Liria” dhe “Atdhe e gjuhë shqyptare”, që në vitin 1917 shkruante operën Juda Makabe (mbi vargjet e Fishtes) e me 1919-1922 kompozonte të paren vepër sinfonike shqiptare, Sinfoninë “Dy lule mbi vorr të Skanderbegut”, ai që në të gjithë veprat e tija trajtoi temën e patriotizmit me një gjuhë muzikore thellësisht kombëtare, ai që, sipas dirigjentit të mirënjohur Eno Koço: “Me ‘te fillon muzika profesioniste shqiptare”, dhe që “At Martin Gjoka, mund të thuhet me plot zë, është krijuesi i një gjuhe muzikore specifike shqiptare e cila rrezatoi tek mjaft kompozitorë shkodranë që, të gjithë e dimë, kanë qenë në pararojë të artit muzikor shqiptar”. Ndajnë këtë mendim dhe janë shprehur për vlerësimin e kompozitorit At M. Gjoka si “figura më e shquar e muzikës mbarëshqiptare në gjysmën e pare të shek. XX” , Mjeshtri i Madh Zhani Ciko, studiuesit Sokol Shupo e Spiro Kalemi, studiuesit e veprës së M. Gjokës Tonin Zadeja, Zana Shuteriqi e Robert Prennushi, , dirigjenti Jetmir Barbullushi, kompozitorët Zef Çoba, Shpetim Saraçi, Gjon Shllaku etj. e, natyrisht, edhe autori i këtij shkrimi. Do të mjaftonte vetëm Ballada e njohur “Grueja shqiptare”(mbi vargjet e At Vinçenc Prennushi) që ka ndezë zemrat e shqiptare në momentet më të vështira, kur liria e pavarësia e vendit kërcnoheshin, për ta ngritë Gjoken në pediestal, si figurë e shquar e atdhetarizmit. Do të mjaftonin vetëm emrat e nxënësve të tij: Prenkë Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Pjetër Dungu, Ramadan Sokoli, Abdullah Grimci, Tonin Rrota, Gjon Kapidani, Tonin Daija, Tonin Zadeja, Zef Gruda etj., për ta venë ate në krye të listës për kontributin e shquar në pedagogjinë muzikore shqiptare. Është më se e vërtetë ajo që shkruan studiuesi i veprës së Gjokës Robert Prennushi : “Asht paradoksale, por mjerisht e vërtetë - e kjo ndodhi vetëm në Shqipni - që opera e sinfonia e parë shqiptare e At M.Gjokës që duhet të ishin objekt krenarie, si ka ndodhë me çdo komb të kulturuem që autorëve të tyne u kanë ngritë edhe monumente, - të fshiheshin edhe nga librat e historisë së muzikës. Në këte drejtim komunizmi në Shqipni ia kaloi edhe Stalinit i cili e “pranoi” Glinken si themeluesin e operas ruse, edhe pse vepra e tij “Ivan Suzanin” kishte, në origjinal, titullin “Nji jetë për Carin”. Pra diktatura hoxhiane “u shque” ndaj asaj staliniane edhe në absurditet”. Po sot, kush i ndalon institucionet kushtetuese e vendimarrëse të Shqipërisë ta vlerësojnë këte figurë. A ka rast më të mirë se sa kremtimi i 100 vjetorit të Pavarësisë për ta vlerësuar këtë figurë e , me këtë rast, bëhet edhe një autokritikë për qëndrimin që është mbajtur ndaj klerit katolik e françeskanëve në veçanti. Duke lexuar këto ditë vepr.n e historianit Marin Sirdani “Vepra atdhetare e françeskanëve në Shqipni”, lexova dhe një shkrim të Fletores “Shqipëria e Re” e 10 janarit 1933, ku ndër të tjerat thuhej: “…ndërsa të tjerët…mallkonin shqipen dhe Shqipërinë, Kleri Françeskan derdhte gjak, djersë dhe inteligjencë për të zhvilluar gjuhën dhe ndjenjat kombëtare”. Át Martin Gjoka bën pjesë në plejadën e personaliteteve të shquara të Rilindjes dhe të Periudhës së Pavarësisë që ja kushtuan jetën e të gjithë krijimtarinë e tyre rizgjimit e forcimit të ndjenjës kombëtare në shtetin e ri shqiptar. Vlerës së tij të padiskutueshme si kompozitor – e në këtë drejtim është pa diskutim figura më e shquar e muzikës shqiptare në gjysmën e parë të shek. XX, - i shtohet merita e tij e madhe si mësues e frymëzues i talenteve të reja në lëmin e muzikës. Shumë prej ish nxënësve të tij dhanë një kontribut të madh në lëvrimi e muzikës shqiptare, sidomos në periudhën e parë pas Luftës së Dytë Botërore. Heshtja e balta që u hodh mbi figura të tilla gjatë regjimit komunist ka shkaktuar edhe mosnjohje nga ana e personaliteteve tona të sotme që, të edukuar në kohën e monizmit, ndoshta nuk i njohin këto figura. Është detyra jonë, pra e studiuesve, t’ia bëjnë të ditur atyre këto vlera. Por është edhe detyra tyre që t’i lexojnë këto materiale e të marrin


Paratë tuaja në destinacion brenda * pak minutash Dërgoni në Shqipëri dhe Kosovë deri në £100 vetëm për £4.90 tarifë**

00800 8971 8971 moneygram.com

CS5401

Dërgoni nga: *Në varësi të kohëshërbimit të operatorëve lokalë. erimit të **Përveç tarifave të transffe t aplikueshme për një transaksion, mund të zbatohet një kurs i këmbimit të monedhës që vendoset nga MoneyGram ose se agg jen j tët e saj. Të g jjithë agg jen j tët e mësipërm janë ag jentë të MoneyGram International Limited në ofrimin e shërbimeve të transffe erimit të parave. MoneyGram International Limited është e autorizuar dhe e kontrolluar nga Autoriteti e Shërbimit Financiar. © 2012 MoneyGram. Të g jitha j të drejtat e rezervuara.

Kudo që shikoni simbolin MoneyGram

Merrini në Shqipëri tek:

Merrini në Kosovë tek:


aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 11

EUROVIZIONI... APO FOBIZMI KLASIK

nga Bashkim Metalia ona Nishliu , një emër që ka bërë jehonë në mbarë botën shqiptare dhe jo vetëm. Talentja shqiptare e muzikës u bë tashmë jehonë e kontinentit dhe përtej oqeanit . Është pak të thuhet por, ndërsa merr shkas vetëm nga paraqitja e saj e fundit në Eurovision Song Contest mbajtur ne Baku të Azerbajxhanit, vlerat personale, profesionale dhe kombëtare të kësaj vajze janë margaritarë që shndrijnë plot krenari dhe gjallëri. Mbas kualifikimit të saj për në finale me këngën e saj titulluar “Suus” (Personale) me tekst të shkruar nga vet këngëtarja dhe kompozim të Florient Boshnjakut , premisat për të korrur sukses ishin mjaft të mëdha. Në fakt Cristal Hall , vendi ku u mbajt spektakli , me një audience mbi Njëzet mijë vetave dhe shikueshmëri audiovizive mbi Njëqind e njëzet milionëve në mbarë Evropën, duartrokitjet , dhe ovacionet e larta , bënë që kënga e tretë e kënduar nga shqiptarja Rona Nishliu të renditet e pesta me 146 pikë. Ndërkohë Suedia zuri vendin e parë me 372 pikë përfaqësuar nga Loreen dhe kënga e saj “Euphoria”. Duke marrë parasysh mënyrën sesi funksionon përzgjedhja , me anë televotimit nga të gjitha vendet pjesëmarrëse evropiane , dhe karakterit gjeo-politik të tij krijon një hendek

R

“Më pas ishte Shqipëria –gruaja me një zë britmë, lëkurë të keqe, me një copë bukë mbi kokën e saj dhe me flokë si gjarpër rreth qafës e saj... Pse jemi duke shikuar këto mbeturina? “. Kështu e perifrazon mllefin , inatin pse jo dhe racizmin në shkrimin e saj tek e përditshmja britanike Daily Mail Jenny Murray mes meritave profesionale dhe preferencave individuale apo kolektive me ngjyra nacionaliste, ideologjike apo gjeo-politike. Vetëm këtu mund të kenë të drejtë komentatorët, analistët dhe të gjithë ata/o individë që shpalosin mendimin e tyre për mënyrën se si votohet ,përzgjidhen dhe vlerësohen me pikë nga vendet respektive pjesëmarrëse evropiane. Vetëm këtu mund të argumentosh , ironizosh pse jo dhe të ofendosh (jo e domosdoshme) procedurat dhe rregullat e vendosura nga organizatorët e Eurovizionit për të nxjerr një këngë fituese , vërtet vizionare, të merituar dhe profesionale. Kurrsesi nuk mund ta bësh këtë duke i personalizuar në rang këngëtarësh konkurrent apo rang kombëtar. “Më pas ishte Shqipëria –gruaja me një zë britmë, lëkurë të keqe, me një copë bukë mbi kokën e saj dhe me flokë si gjarpër rreth qafës e saj ....Pse jemi duke shikuar këto mbeturina? “ .

Kështu e perifrazon mllefin , inatin pse jo dhe racizmin në shkrimin e saj tek e përditshmja britanike Daily Mail Jenny Murray. E turpshme aspak e pranueshme nga një gazetare , dramaturge ....! E turpshme aq me tepër e dënueshme të ofendosh dhe një përfaqësuese apo dhe vendin nga vjen ajo duke thëne : “Britma : hyrja e Shqipërisë në Eurovision ishte një pikë e ulët” apo “Zërat torturues, muzika e tmerrshme dhe ne gjithmonë humbasin. Por ne jemi ende të përfshirë në këtë plehër Evropiane” Po vallë pse kjo zonjë e vë theksin veçanërisht tek “britmat” e shqiptares së talentuar?! S’do të doja të bëja një ilustrim me ngjyrim nacionalist, politik apo diçka më tepër sesa kjo por tendencat dhe logjika e kësaj shqiptarofobie të përsëritur m’i kujton fjalët e politologut dhe njeriut vizionar, shqiptarit të madh i cili u zhduk nga shovinizmi serb Ukshin Hoti i cili për serbët shkruan: “ata, në të vërtet, dëshironin

të visheshin me historinë e shqiptarëve. Për më tepër dëshironin të ishin shqiptarë, ta merrnin identitetin e tyre, por gjithnjë duke folur serbisht”. Dixhitura e këtyre fjalëve , të këtij kolosi shqiptarë s’do doja të ishin dedikuese aq më tepër te kishin konotacion ironik , sarkastik ...! Paçka se për këto shquhet edhe gazetari i BBC-së Graham Norton i cili moderoi këtë spektakël , ku ironia dhe sarkazma janë çelësi magjik i tij që ashtu si gazetarja e sipërpërmendur vijoj avazin e vjetshëm. “If you like this to win”(nëse ju pëlqen kjo për të fituar) një nga komentet për Shqipërinë , në momentin e votimit, me një ton përçmues apo “Rona the rope head”(Rona kokë litari). Edhe pse duket sikur e ka zbutur sadopak përqeshjen ndaj konkurentëve në Eurovizion, zakoni e shtyn drejt natyrës denigruese. Kjo as nuk mund jetë në etikën e një gazetari të një kanali televiziv kaq prestigjioz siç është BBC, as të një qytetari evropian e aq më tepër të një

britaniku! Evropa mori këtë iniciativë të një spektakli të tillë , e përqendruar në Zvicër që në vitet 1950-ta , për të sjellë vendet evropianë së bashku , pas luftërave të përgjakshme që kishin ndodhur , duke ngritur një komitet adhoc nga Europian Broadcasting Union (EBU). Aty u konkretizuan në organizimin e një gare të këngëve të vendeve evropiane ,transmetuar në një program televiziv. E pra më tepër se një garë ishte (dhe duhet të jetë) një përpjekje, mision i unitetit të vlerave mbarëkombëtare dhe jo një sektarizëm racist apo gjeopolitik. Çuditërisht e njëjta e përditshme publikon, në të njëjtën ditë ku dhe gazetarja “jonë” së bashku me komentet që e shoqërojnë , dhe një sondazh, ku një në tre britanik , përdorin dhe abuzojnë me fjalë dhe gjeste raciste. Çfarë faji ka Rona Nishliu që e ka britmën e bukur në shqip, për fat keq nuk mund të zëvendësohet me vendin e dytë(nga fundi) të Britanikëve !



Transporti falas kudo që të jeni në Londër


profil

nGA BASHKIM METALIA

rezi i ri i komunitetit shqiptar, që po rritet dhe arsimohet këtu në Britani, gjithnjë e më tepër po e tregon karakterin dhe nivelin e lartë integrues. Rezultatet e shkëlqyera në fusha të ndryshme, janë një tregues optimist dhe padyshim një vlerë për t’u patur zili. Kjo falë kushteve optimale që ofron Britania e Madhe , këmbënguljes dhe punës së përkushtuar, si dhe shkallës intelektuale. Si çdo herë tjetër “The Albanian” ka qenë në kërkim dhe identifikim të talenteve. Padyshim që nuk kanë munguar, pasi falë aftësive të jashtëzakonshme që kanë shpalosur veçanërisht të rinjtë shqiptarë, kane dale në pah këto aftësi nëpër mediat lokale dhe kombëtare.

B

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

RIGERS K ABASHI TALENTI QË SHKËLQEN!

Talenti ynë i radhës është Rigers Kabashi i ka një CV të pasur si në aktivitet e tij mësimore ashtu dhe në ato sportive, më konkretisht në futboll. Nëse shikon kabinetin ku mban gjërat e tij personale, duket se është e tejmbushur me Certifikata, trofe dhe medalje të shumta ku Rigersi I ka marrë. Duke qenë se ka ardhur qe ne moshën tre vjeçare me prindërit e tij në Britani, ai jo vetëm që ka akumuluar një nivel kulturor dhe edukues të kënaqshëm brenda komunitetit dhe shoqërisë britanike por ka ruajtur dhe trashëguar edhe vlerat dhe traditat e paraardhësve dhe përkatësisë së tij kombëtare shqiptare. Me një shqipe të rrjedhshme, kultivim të traditës sonë dhe rendiment të larte mësimor, Rigersi tregoi se ka dhe një talent të “fshehur”, futbollin. Specialistët e këtij sporti duke parë ecurinë dhe aftësitë e tij të veçanta e kanë mbajtur shumë afër ,të cilët kanë parë tek i riu shqiptar një talent të jashtëzakonshëm duke mare parasysh dhe moshën e tij e cila premton suksese të padiskutueshme. Tashmë ai po ngjitet me vendosmëri në

faqe 14

A

rangjet e një futbollisti të talentuar duke shpalosur më se miri tiparet e një sportisti të vërtete. Norwich FC është ndalesa e fundit ku ka nënshkruar një kontratë të re futbollisti 15 vjecar. Po si ka evoluar dhe arritur deri këtu? Që në moshë të vogël ka shfaqur dëshirën dhe talentin për futbollin. Ne moshën 8 vjeçare eshte aktivizuar me Junior Hamers në ligën e East London. Aty që në hapat e pare është vlerësuar nga trajnerët për tal-

entin e tij e me kete ekip ka qëndruar deri në moshën 10- vjeçare,duke qene edhe kapiten skuadre. Ambicia e tij për të shkuar me tej bëri që të linte këtë ekip dhe të aktivizohej në një ligë më lart. Në atë të Echo league me ekipin Senrab fc. Nga ky ekip kanë dalë mjaft lojtar te Premiershipit si Jon Terry, Konchesky, King, Defoe e plot të tjerë. Me këtë ekip qëndroi dy vite duke shkëlqyer për talentin e tij. Kulmi

i arritjeve dhe suksesit të Rigersit , ishte ne fitimin e Essex Coup dhe League Coup. Sidoqoftë Rigersi përsëri synonte që të lartësonte dhe të konkretizonte talentin e tij. Ai vendosi të aktivizohej në Eastern Junior Alliance League me ekipin Concord Rangers(semi-professional football). Gjatë kësaj kohe ai është afruar nga Southend dhe ka kryer stërvitje në qendrën e zhvillimit të talenteve(Southend development center).

Gjatë kohës që luante për Concord Rangers, është ndjekur nga shumë agjentë dhe specialistë të futbollit, si Millwall, Southend, Charlton. Në vitin 2011 Rigersit iu ofrua një testim(trial) me Norwich FC. Në ndeshjen testuese ai u aktivizua vetëm 15 minuta pasi fatkeqësisht pësoi një tërheqje muskuli. Në këtë ditë edhe pse u ndje keq që nuk e dha veten, por përpjekjet e tij ishin shume kembengulese per te arritur maksimumin. Në Shkurt 2012 Norwich e thërret përsëri Rigersin ku mesa duket ishte ndjekur progresi i tij gjate kohës që luante me Concord Rangers. Këtë rast Rigersi ai do ta shfrytëzonte patjetër duke dhënë maksimumin në stërvitje në qendrën e zhvillimit të talenteve të Norwich-it. Gjatë kësaj kohe Norwich nëpërmjet stafit të tij kishte arritur të përzgjedhë 20 më të mirët për 15 vjeçare në te gjithë Anglinë. Ato u thirren në një ndeshje provë me Akademinë e Norwich-it ku vetëm 3 arritën të kalonin testet e njeri prej tyre ishte Rigersi. Ai u afrua me akademinë e Norwich-it për një turne ndërkombëtar në Lyon të Francës. Në të merrnin pjesë ekipe nga më të mirat në gjithë Evropën. Në këtë turne Rigersi ka shkëlqyer me lojën dhe talentin e tij. Mundi dhe dedikimi I tij u shpërblye fill pas kthimit ne Angli. Ai u thirr nga Norwich dhe nënshkroi me ta një kontratë futbolli. Ambicia e tij është që të arrijë të marrë bursën( scolarship) nga Norwich e cila mund të realizohet kur të mbush 16 vjeç. Është për tu shënuar faktin që gjatë gjithë kësaj kohe kabineti i tij është i mbushur me trofe. Padyshim ashtu dhe siç shprehen prindërit e Rigersit se janë: “ më shumë krenar se krahas futbollit Rigersi ka pas rezultate shumë të mira edhe në mësime. Rigersi në çdo bisedë me trajnerë apo shokë e ndjen veten kryelartë që është shqiptar”. Urojmë që emri i Rigersit të ngjitet sa më lart në arenën futbollistike, kombëtare dhe ndërkombëtare!

JANË 20 000 KOPJE QË SHPËRNDAHEN FALAS NËPËR TË GJITHË BRITANINË Për të qenë sa më afër komunitetit janë të lutur të gjithë lexuesit që nëse dini ndonjë vend tjetër ku mund të dërgojmë gazetën ju lutem na kontaktoni dhe ne ua sjellim.

na kontaktoni e-mail: info@thealbanian.co.uk | Tel: 0044 208 216 9527| Web: www.thealbanian.co.uk


CASANOVA BAR RESTORANT

38-40 ST JAMES'S STREET WALTHAMSTOW LONDON E17 7PE

TEL: 0203 302 5653 MOB:07703520427 *Ejani dhe binnduni se nuk do të mund të gjeni një vend më të mrekullueshëm për të gjitha festat tuaja, ditëlindje, fejesa, martesa dhe çdo lloj feste tjetër

MBI 150 VETA MUND TË NDIQNI TË GJITHA NDESHJET LIVE Nuk do t’iu mungoje kuzhina e mrekullueshme shqiptare dhe mesdhetare Cilësia e garantuar Shërbimi I papërsëritshëm Ofertë special për të gjithë klientët e rinj sidomos për familjarët

A Class Motors Me eksperiencë 12 vjeçare në Angli Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha llojeve dhe modeleve të automjeteve si sherbime tjera -Skanimin e problemeve elekronike BEJMË GJITHASHTU si dhe rregullimin e EDHE KONTROLLIN tyre, -Goma TEKNIK (MOT) -Regjistrimin e gomave Garazhi ynë është -Saldime, -Modifikime, i liçensuar për lëshimin -e shumë shërbime e çertifikatës së emotisë të tjera Nese thoni se keni shkuar nga Gazeta Mos harroni! “The Albanian” përfitoni; *10% ZBRITJE Na kontaktoni Agim Halili tel;02084530008 mob;07932024665 www.aclassmotors.co.uk info@aclassmotors.co.uk 34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM

NUK DO TË MUND TË GJENI NJË VEND MË TË MREKULLUESHËM PËR TË PIRË NJË KAFE APO PËR TË DREKUAR

MUZIKE LIVE Red Driving School Instruktori Shqiptar Artan Jakupi ne sherbimin tuaj Menyra me e lehte per te marre patenten angleze

Prepaid MasterCard ®

The New Lycamoney Prepaid MasterCard No credit checks, Instant approval, Use today

CONTROL YOUR BUDGET Manage your money and get free text alerts whenever you use your Lycamoney card

SAFE

Mesimi i pare £15 ora

Mesimet e tjera £20

Per 10 ore £190 Ju ndihmojne nese deshironi te beheni instruktor

£4.99

Safer than carrying cash, chip & pin secure

NO STRESS Only spend what you have, no unexpected bills at the end of the month

ON-LINE Ideal for spending on-line

Send money home for FREE To T o get your card card visit www.lycamoney.co.uk www.lycamoney y.co.uk . or find d your near nearest est outlet For F or more morre information informat i f ti tion t please l visit i it www.lycamoney.co.uk www.ly lycamoney y.co.uk . k or call us on 020 7132 1100

Kontaktoni Artanin

07769628835

The Lycamoney Lyycamoney Card is is issued ssued by Transact Trransact Network Limited pursuant to licence by MasterCard International. MasterCard and the MasterCard Brand Mark are registered trademarks of MasterCard International Incorporated. Sending money requires the upgraded LLycamoney yycamoney Silver Card and at least one companion card. Local laws in India mean that you money.. may not send companion cards to India for purposes of sending money


kulture

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 16


Londer - Shqiperi - Londer Sherbim i shpejte dhe korrekt. Çmime konkuruese.

Kontaktoni per mbledhje malli ne çdo vend te Anglise Red Driving School Instruktori Shqiptar Artan Jakupi ne sherbimin tuaj Menyra me e lehte per te marre patenten angleze

Restorant EFES 2 Mesimi i pare £15 ora

Mesimet e tjera £20

Per 10 ore £190 Ju ndihmojne nese deshironi te beheni instruktor Kontaktoni Artanin

07769628835

175-177 Great Portland Street London W1W 5PJ Reservations: 020 7436 0600 Email:dine@efes2.com Nearest Tube Stations: Great Portland Street, Regent's Park

Shqiptaret dine te zgjedhin vendin me te mire Muzike live 7 dite te javes Bellydancer Muzike te zgjedhur Ushqim i shkelqyer Çmime konkuruese

Na kontaktoni per dasma ditelindje apo cdo lloj feste


histori

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 18


histori english

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe faqe19 23


GOODRIDGE CONSULTANCY LTD

As a firm of Accountants, we provide the following services:

A keni probleme me kalimin e testit per marrjen e pasaportes Britanike?

- Statutory Accounts Preparation - Corporation Tax and Self-Assessment LONDON NORTH ACADEMY LTD - VAT returns preparation NE NDIHMEN TUA J - Business Planning JU DUHEN VETEM PER 9 ORE - Tax Planning 182 SEVEN SISTERS ROAD FINSBURY PARK Tel: 01375372363

MOB:07985137046

TRANSPORT MALLRASH ANGLI-SHQIPERI-KOSOVE SHERBIM I SHPEJTE DHE I SAKTE

NA KONTAKTONI TEL:07737 597 000 07507 444 654

toni.79-@hotmail.com

LONDON N7 7PX TEL:0207263 7804 MOB: 079 4436 7779


intervista english

InTERVISTË ME PROFESORIn E KUR’AnIT EMIn BEHRAMI

www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe faqe2321

KUR’ANI I MADHËRISHËM

Ju lutemi, na prezantohuni shkurtimisht? Unë jam Emin Behrami nga Vushtrria, profesor i Kur’anit në Medresenë e mesme Alauddin, që nga viti 1979, dhe në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, që nga themelimi i tij, në vitin 1992. Kam marrë pjesë në shumë simpoziume dhe në gara të ndryshme vendore e ndërkombëtare rreth leximit dhe studimeve kur’anore, si në Mekke, në Stamboll, në Libi, në Tiranë, në Zagreb, në Prishtinë, etj. Jam edhe autor i shumë veprave në fushën e studimeve kur’anore si: 1. Shkenca e texhvidit në gjuhën shqipe, prej 150 faqesh; 2. Komentimi i sures El-Fatihah në gjuhën shqipe, prej 240 faqesh; 3. Qasje studimore rreth katër përkthimeve të Kur’anit në gjuhën shqipe, prej 680 faqesh; 4. Arti për këndimin e Kur’anit të madhërishëm në gjuhën shqipe, prej 850 faqesh, e cila, brenda pak javësh, do të jetë e gatshme për botim. Me që jeni i specializuar në rrafshin e studimeve kur’anore, atëherë na e përkufizoni atë? Përgjigjja: Kur’ani i madhërishëm është fjala e Zotit, me të cilin përmbyllet shpallja qiellore, i zbritur tek i Dërguari i fundit i njerëzimit, te Muhamedi a.s. (paqja e Allahut qoftë mbi të), me të cilin përkryhet Islami edhe nga aspekti i legjislacionit dhe i normave morale, si fe e përjetshme qiellore dhe universale për mbarë njerëzimin, deri në Ditën e Gjykimit, pa përkufizime kohore dhe as hapësinore. Kur’ani është kushtetutë me burim qiellor, i cili shërben për rregullimin e jetës së njeriut në sferën shpirtërore dhe materiale, atë individuale dhe kolektive, duke i mbrojtur interesat e tij madhore në këtë jetë dhe në jetë tjetër. Ai është Libri i vetëm autentik qiellor, në të cilin nuk kanë arritur që të ndërhyjnë dhe të intervenojnë duartë dhe mendimet e njerëzve. Mbrojtjen e origjinalitetit të tij e ka dhënë Vetë Allahu i Lartëmadhërishëm, i cili kështu do të mbetet deri në Ditën e Gjykimit. Thotë Zoti i madhërishëm në Kur’anin fisnik: ‘’Ne, me të vërtetë e kemi zbritur Kur’anin dhe Ne atë gjithsesi edhe do ta mbrojmë’’, (Surja El-hixhr: 9). Ai, si i tillë, shërben si prova dhe argumenti më i fuqishëm, i cili dëshmon, jo vetëm për dërgesën e Muhamedit a.s. (paqja e Allahut qoftë mbi të), por edhe për sinqeritetin, për besnikërinë dhe për ndershmërinë e tij. Kur’anit nuk mund t’i shfaqet pasaktësia dhe e pavërteta nga asnjë anë dhe në asnjë aspekt, nëse ai studiohet me vemendje dhe mbi bazë të argumenteve logjike e shkencore. Ai absolutisht nuk përballet me logjikën e shëndoshë të njeriut dhe as me përfundimet e tij shkencore. Pyetja: Na shpjegoni se a mund të vihet një paralele në mes gjithësisë dhe ligjeve të saj, të cilën e ka krijuar Allahu, dhe Kur’ani i Madhërishëm?

Përgjigjja: Studiuesit e mëdhenj të Kur’anit fisnik kanë nxjerrë në pah konstatimin e pamohueshëm se Zoti i Masdhërishëm ka dy vepra: 1) e para ka të bëjë me krijimtarinë e Tij faktike të këtij kozmosi të pafund dhe të gjithçkahit tjetër që në të ekziston; 2) dhe e dyta ka të bëjë me Kur’anin e Madhërishëm, si ciësi e Tij teorike. Fuqia dhe vullneti absolut i Krijuesit si dhe dija e Tij e pakufishme janë manifestuar kur Ai krijoi botën inorganike dhe organike, të shprehura në botën bimore dhe shtazore dhe të gjithçkahit tjetër që ekziston në këtë gjithësi të pafund. Që të gjitha këto janë dëshmi të gjalla dhe argumente të shumta të cilat dëshmojnë për ekzistimin e një fuqie të mbinatyrshme, e cila ato i ka krijuar. Ato funksionojnë sipas një ligji të përkryer e të përsosur nga Krijuesi I Lartëmadhërishëm , duke mos u përplasur në mes vete, sa për të destabilizuar ekuilibrin e jetës në këtë gjithësi. Këtë e dëshmojnë shumë ajete kur’anore, në mesin e të cilave po i përzgjedhi disa prej tyre: ‘’ Çdo gjë tek Ai është me masë’’, (Surja Err-rra’d, 9); ‘’ Dielli sillet në drejtimin e vet të caktuar. Kështu e ka paracaktuar i Plotfuqishmi, i Gjithëdijshmi’’, (Surja Ja Sin,38); ‘’ Ai ka krjuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin. Nuk mund të gjesh në krijimin e të Gjithëmëshirshmit kurrfar të mete. Hidhe vështrimin: a sheh ndonjë plasaritje? Pastaj sërish hidhe vështrimin; sytë e tu do të kthehen të lodhur e të molisur’’, (Surja El-mulk: 3-4). Krijuesi I Lartëmadhërishëm, nga mëshira e Tij e pakufishme, krijoi mbarë ekzistencën në atë mënyrë që ajo t’i shërbej interesave vitale të njeriut, të cilin e ka krijuar pas stabilizimit të krijimit të gjithësisë. Edhe Toka, Dielli dhe Hëna, edhe nata dhe dita si dhe gjithçka tjetër në këtë natyrë , janë vënë në shërbim të njeriut, pa marrë parasysh se a është besimtarë në Allahun apo nuk është. Për të dëshmuar

këtë po i përzgjedhi disa ajete kur’anore: ‘’Allahu është Ai i Cili për juve ka krjuar çdo gjë që ka në Tokë. Pastaj i është drejtuar qiellit dhe e ka rregulluar, duke e bërë atë shtatë qiej. Ai është i Dijshëm për çdo gjë’’, (Surja El-Bekareh: 29); ‘’Allahu është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën. Ai lëshon ujë nga qielli e nëpërmjet tij nxjerr fruta si ushqim për ju.Ai I ka vënë në shërbimin tuaj anijet, që me lejen e Tij, ju të lundroni me ato nëpër dete. Ai i ka krijuar lumenjtë për dobinë tuaj, e poashtu edhe Diellin dhe Hënën, që lëvizin vazhdimisht. Ai ka vë në shërbimin tuaj natën dhe ditën. Ai ju jep gjithçka që i kërkoni. Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut nuk do të mundeni t’i numëroni dot. Njeriu është vërtet i padrejtë dhe mosmirënjohës’’, (Surja Ibrahim: 32,33,34). Pyetja: Njeriu, sipas konceptit dhe formulës së Kur’anit, a është i krijuar rastësisht apo qëllimisht? Përgjigjja: Njeriu, si qenie e fundit biologjike, e krijuar në përmasa të rregullta dhe me harmoni tër përkryer, kështu është krjuar qëllimisht nga Krijuesi i Lartëmadhërishëm, duke mos qenë rezultat i ‘’rastësisë’’ . Këtë e dëshmon Kur’ani i madhërishëm , i cili thotë: ‘’Ne, me të vërtetë, njeriun e kemi krjuar në formën më të bukur, (Surja Et-tin: 4); ‘’(Allahu është Ai) i Cili ty të krijoi, të dha përmasa të rregullta si dhe të harmonizoi, (Surja El-infitar: 7). Këto pak ajete kur’anore dhe shumë të tjera të papërmendura këtu, e vërtetojnë konstatimin e Kur’anit , së pari, se Allahu është Krijuesi i vetëm i njeriut dhe i gjithçkahit tjetër që ekziston në këtë botë, duke mos mundur që këtë ta mohojë askush, as në të kaluarën, as tani dhe këtë s’do të mund ta bëjë askush as në të ardhmën. Këtë përfundim kur’anor e dëshmon edhe realiteti faktik, duke mos dëgjuar kurrë njeri, i cili pre-

tendon se diçka ka krijuar në këtë gjithësi. Në këtë rast dua t’ua përkujtojë ‘’gjunjëzimin e heshtur’’ të shkencëtarëve të lëmive e sferave të ndryshme shkencore, të cilët vazhdimisht deklarojnë se diçka të re vetëm kanë ‘’zbuluar dhe shpikur’’, e cila paska qenë e krijuar nga dikush tjetër, por jo edhe duke pretenduar se paskan ‘’krijuar’’ diçka të re. Dhe së dyti, se përkujdesja e Allahut ndaj njeriut ka shkuar deri në atë shkallë sa që tërë ekzistencën qëllimisht e ka krijuar për t’i shërbyer vetëm atij, pra mëkëmbësit të Tij të mëvonshëm, në mënyrë që ai të mos ketë pengesa të natyrës lëndore e fizike për kryerjen e emanetit në këtë jetë, të cilin e ka marrë si obligim mbi supet e veta. Pyetja: Si e rregullon Kur’ani i madhërishëm jetën e njeriut dhe në cilat fusha ai shtrihet ? Përgjigjja: Tani i vjen radha veprës së dytë të Zotit – Kur’anit të madhërishëm, si cilësi e Tij teorike, madhështia e të cilit manifestohet në shkallë mrekullie , duke i tejkaluar edhe kufijtë e botës lëndore dhe fizike. Ai, si fjalë e Allahut, është dhe do të mbetet mrekullia e vetme dhe absolute logjike deri në Ditën e Gjykimit. Nëse bota materiale është njëra skajë e përkujdesjes së Allahut ndaj njeriut, nga aspekti lëndor e fizik, atëherë Kur’ani i madhërishëm është vazhdimësi e mëshirës së Krijuesit për edukimin e tij nga aspekti vlerave morale dhe shpirtërore. Nëse njeriu nuk e ka mëvetësinë e jetës fizike jashtë botës material të cilën Zoti e ka krijuar, atëherë ai nuk mund ta ketë as mëvetësinë e plotë nga aspekti I zhvillimit të jetës shpirtërore. Këtë nevojë shpirtërore të njeriut mund t’a përmbush vetëm Kur’ani i madhërishëm. Mund të ketë zëra të cilët pretendojnë se ndërhyrja e Kur’anit në jetën e njerit llogaritet si cungim i lirisë së njeriut, mirëpo atyre u përgjigjemi se një konstatim i tillë është i paqëndrueshëm, sepse edhe në jetën tonë të përditshme askujt nuk ia mohojmë të drejtën që , nëse diçka

prodhon, ta përcjell edhe me një katalog udhëzimi, duke i dhënë informacionet e domosdoshme se si duhet të përdoret ai mjet. Kështu, edhe Zoti i madhërishëm, duke e njohur njeriun dhe egon e tij,ka dashur që atij t’ia jape një ‘’katalog’’ me udhëzime të pëgjithshme se në ç’mënyrë ai mund t’i realizojë interest e tij vitale në këtë jetë dhe në jetën tjetër, duke mos u përplasur ineresat individuale me ato kolektive , interest material me ato shoqërore si dhe interest e kësaj bote me ato të botës tjetër. Pastaj nëse akëcilit person do t’i shkonte mendja se mësimet e Allahut të shprehura në Kur’an nuk përkojnë me interesat dhe me zhvillimin e jetës së njeriut, atëherë përse i njejti nuk i gjen vërejtje Krijuesit të Lartëmadhërishëm edhe në të mirat e paskajme materiale, të cilat Ai gjithashtu i ka krijuar vetëm për të dhe për interest e tij në këtë jetë?. Me qenë se këtë të fundit nuk mund ta bëjë, atëherë, logjikisht, nuk duhet ta bëjë as edhe Kumer’anin dhe me mësimet e tij. Kur’ani i madhërishëm I rregullon në mënyrë të mahnitshme marrëdhëniet në mes njeriut dhe Krijuesit, ia përcakton detyrat e tij ndaj vetvetës, familjes dhe të tjerëve. Ai i shpjegon në detaje marrëdhëniet edhe me jomyslimanët, në situate të paqes dhe të luftës.Pastaj bënë baraspeshimin në mes kërkesave material dhe shpirtërore, duke mos e rrezikuar asnjërën prej tyre. Mësimet e tij nuk ndeshen me logjikën dhe as me meditimin e lire të njeriut , si dhe kurrë nuk konfrontohet me të arriturat shkencore të tij. Ju lutemi, a keni ndonjë porosi për komunitetin shqiptar në Angli? Porosia ime mund të rrumbullaksohet në këto çështje: që me ndershmërinë e shkallës më kulmore të respektojnë ligjshmërinë në Britaninë e Madhe; që individualisht të jenë ambasador të vërtetë në këtë shtet, duke i përfaqësuar interesat e vendit nga ata vijnë, qofshin nga Kosova, nga Shqipëria, nga Maqedonia, nga Mali I Zi dhe nga trojet tjera shqiptare, si dhe t’i mbrojnë me dinjitet vlerat e tyre te mirëfillta fetare dhe kombëtare, siç është gjuha, traditat dhe feja, duke e mbrojtur me këmbëngulësi edhe Xhaminë - Qendrën e tyre të vetme shqiptare në Britani të Madhe. Dhe në fund, a keni ndonjë kërkesë të veçantë? Sikur më parë ju thash, unë jam në fazën përfundimtare të përgatitjes së veprës sime të katërtë : ‘’Arti për këndimin e Kur’anit të madhërishëm në gjuhën shqipe’’, prej 850 faqesh, e cila është duke u kontrolluar nga gjuhëtarët e Tiranës dhe, brenda pak javësh, do të jetë e gatshme për botim. Prandaj nëse dikush dëshiron që, për hirë të Zotit, të ndihmojë në finansimin e kësaj vepre, mund të më kontaktojë në numrin e përkohshëm në Londër : 07778 236365, deri më 30 Qershor 2012 , kurse pas kësaj date, në Kosovë mund të më kontaktojnë në tel.mob. 0037744186195


FORE STREET SNOOKER CLUB 96 102 Fore Street Edmonton London N18 2XA Tel:0208 803 0851

1 BIG SCREEN & 4 FLAT SCREENS per te pare ndeshjet e kampionatit evropian apo premierliges

FREE MEMBERSHIP

7 SNOOKER TABLE 8 POOL TABLE 3 AMERICAN TABLE

SMOKING AREA

Mund t’i merrni te dashurat tuaja

nese merrni me vete kete pjese te gazetes


english

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

page 23

ALBANIAN PRIME MINISTER SALI BERISHA:

THE CHALLENGE OF ‘NEVER AGAIN’ REQUIRES INDIVIDUAL CONSCIENCE AND COLLECTIVE ACTION How can humanity ensure that the mass murder of vulnerable minorities never happens again? With the United States and Canada each officially commemorating the Holocaust with similar ceremonies on the same day, the leaders of each nation offered complementary answers — coordinated governmental action and individual moral choice. Both responses are right, and neither can be effective without the other. In an address at the U.S. Holocaust Memorial Museum accompanied by concentration camp survivor Elie Wiesel, President Obama eloquently recalled the Nazi Holocaust as “a crime unique in human history” and called upon the world to recognize that “remembrance without resolve is a hollow gesture” and “awareness without action changes nothing.” Obama proposed that “many tools — diplomatic and political, and economic and financial, and intelligence and law enforcement and our moral suasion” be brought to bear to prevent mass atrocities around the world. He created the first-ever White House unit dedicated to this task, the Atrocities Prevention Board, to muster the resources of every government agency to prevent brutality before it takes place. In other actions, Obama initiated new sanctions against human-rights abusers who make use of information technology, requested a national intelligence estimate of the risk of mass atrocities, directed the Treasury Department to deploy financial tools against atrocities, and ordered the military to incorporate the prevention of atrocities into its doctrine. Meanwhile, at the Canadian War Museum, Prime Minister Stephen Harper discussed how, even in a small country, people can find the courage and compassion to save their neighbors from mass atrocities. Introducing a touring photographic exhibit from the Israeli Holocaust museum Yad Vashem at the Canadian War Museum, Harper explained how Albanians — 70 percent of whom are Muslim — rescued more than 2,000 Jews when the Nazis occupied their nation during World War II.

While people in other countries courageously concealed Jews in their attics or basements, many Albanians went one step further, giving Jews new clothes, new identification papers and Albanian names and treating them as

members of their families. Because ordinary people displayed extraordinary heroism, Albania not only saved its own Jewish citizens but also rescued many more Jewish refugees from neighboring nations. While there were

only about 200 Jewish Albanians before World War II, there were some 2,000 by the end of the conflict. Harper asked, “What is the reason for this magnificent example?” He attributed Albanians’ heroism to their national code of honor — “besa,” which literally means “to keep the promise.” But to Albanians, from a prime minister to a postal worker, the word “besa” stands for the highest ethical code in our country. “Besa” means keeping one’s word and caring for our fellow men and women, whatever their background or beliefs, so that people in need can trust us with their very lives. “Besa” saved the lives of some 2,000

Jews in Albania in the midst of the Nazi Holocaust, and all of humanity can derive some hope from the heroism that delivered them from evil. As prime minister of Albania, I would not suggest that the virtues and values that my countrymen and women displayed are unique to our own tradition. History records that in many countries — among them Poland, the Netherlands, Norway, France, Italy, Greece and Germany herself — there were righteous people who rescued Jews and other members of other vulnerable minorities from the horrors of the Holocaust. The examples of these heroes from so many societies should guide us as we strive today — individually and collectively — to answer Obama’s call that “ ‘Never again’ is a challenge to nations.” On behalf of Albania, a nation brutalized by Nazi occupation and communist tyranny and traumatized by ethnic atrocities during the 1990s, I bear witness to the history and the hope that the worst crimes against humanity can still bring out the best in the human spirit. Let every nation find and follow its own “besa.”


Get up to £15 free credit when you bring your existing mobile number to Lycamobile*

Call

Albania Landline

For your FREE Lycamobile SIM visit www.lycamobile.co.uk or call 020 7132 0322 Buy and top up online or in over 115,000 stores

Customers may not be able to use Electr Electronic onic Top-Up To op-Up at all locations where where the top-up logo appears Frrom From o the April 1st to June 30th 2012, customers with wiith a minimum balance of 20p can enjoy free frre ee and unlimited d calls from frro om Lycamobile Lycamobile UK to L Lycamobile ycamobile UK. 1p/min pr promotion romotion o is valid from frrom o 01.04.2012 and valid val until 30.06.2012. Visit www www.lycamobile.co.uk .lycamobile.co.uk for full terms and conditions and participating countries. *This pr promotion omotion motion gives up to £15 fr free ree e mobile top-up cr credit redit e when yo you ou bring your mobile phone number fr from rom o a dif different ffferrent e UK m mobile phone network to L Lycamobile yycamobile UK between 01/05/2012 and 30/06/ 2012. Fr Free ree e credit crredit is given w when hen the customer number is ported and live on Lycamobile Lyycamobile e UK and the first top-up is made. The amount of fr free ree cr credit re ed given is dependent on the value of the first top-up: If the edit e first top-up is up to £10, £5 fr free re ee cr credit redit is awar awarded; rded; if the fi first top-up is £20, £10 fr free ree cr credit re edit is awar awarded; rd ded; and if the first top-up is £30+, £15 fr free ee credit crre edit is awarded. awarrded d. Customers can bring their mobile phone number from frrom o any a UK network apart fr from ro om GT Mobile, T Toggle o oggle Mobile or L Lycamobile. yycamobile. By taking part in the Pr Promotion ro omotion customers will be deemed to have accepted and agr agree ree to be bound by these terms and conditions. The benefits given in this Pr romotion o cannot be transferred transferrre ed Promotion


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.