The Albanian in London 23rd of December 2013

Page 1

NOTES ON ALBANIA NJË SUKSES I MADH I ARTISTËVE SHQIPTARË NË LONDËR

CLEGG, KUNDËR CAMERON PËR EMIGRANTËT

KONFERENCA E AMBASADORËVE NË LONDËR NJOHJA NË PARIM E SHTETIT SHQIPTAR NGA KASTRIOT DERVISHI

faqe 20

Dërgo para online* moneygram.co.uk

*Për një listë të plotë të tarifave të transferimit në internet ju lutem vizitoni moneygram.co.uk. MoneyGram International Limited është e autorizuar dhe e kontrolluar nga Autoriteti e Shërbimit Financiar. MoneyGram dhe Globi janë marka të MoneyGram. Të gjitha markat e tjera janë pronë e pronarëve të tyre përkatës. ©2012 MoneyGram. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

VITI I 10 I BOTIMIT

www.thealbanian.co.uk

info@thealbanian.co.uk

Tel: 02082169527

LONDON

23 DHJETOR

EMIGRANTËT FRIKËSOJNË BRITANINË

BRITANIA “LIGJ KUNDËR SKLLAVËRISË”

Luftërat Ballkanike Raporte Konsullore Britanike nga Maqedonia në Vitet e Fundit të Perandorisë Osmane

ENGLISH

Valbona, Albania: No ski lifts, but also no crowds

IFCF 30 Minerva Road, London, NW10 6HJ www.ifcf.co.uk sales@ifcf.co.uk Tel:0208 961 8765

KENI PATUR NJE AKSIDENT? Kontaktoni 02088260920


aktualitet

DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Arben Manaj, Shefit Domi Emanuel Bajra, Majlind Goge Jeni Myftari,

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 2

Pranvera Smith, Blerim Ciroka, Flori Slatina, Kastriot Dervishi, Anila Hoxha, Fjoralba Hysa Pano Web-design Shefdomi.com www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com

Tel/fax:02082169527

BRITANIA “LIGJ KUNDËR SKLLAVËRISË” CLEGG, KUNDËR CAMERON PËR EMIGRANTËT NGA ARBEN MANAJ

Q

everia britanike ka paraqitur një projektligj të titulluar “Ligji Kundër Skllavërise Moderne”, i cili synon të rrisë dënimin për trafikantët e qënieve njerëzore nga 14 vjet burim në Ligji i paraqitur nga dënim të përjetshëm. ministrja e Brendshme britanike, Theresa May është pjesë e një pakete masash të bëra publike. Në një artikull në gazetën “Times” të Londrës, ministrja May thekson se: “Realiteti i rëndë është se ka njerëz në Britani që janë detyruar të jetojnë në kushte skandaloze dhe shpesh kundër vullnetit dhe dëshirës së tyre”. Nga ligji i ri pritet të preken shfrytëzuesit e prostitucionit, trafikantët e qënieve njerëzore dhe

azilantëve, si dhe ata që marrin pjesë në konspiracionin për trafikimin e grave dhe fëmijëve. Sipas projket/ligjit të ri, do të marrin dënim automatik me burgim të përjetshëm ata që kanë qenë të dënuar më parë për vepra të tjera të renda të tipit seksual dhe të dhunshme. Sipas shifrave zyrtare, në Britani ka rreth 10 mijë viktima të skllavërisë moderne. Sipas ministres së Brendshme britanike, në vitet e fundit janë shtuar rastet e referimit të grave të trafikuara në mekanzimat e ngritura nga qeveria për të ndihmuar viktimat e trafikimit. Vitet e fundit ka pasur shumë raste ku tutorë shqiptarë në Britani janë dënuar për trafikim për qëllime prostitucioni, apo që janë dënuar për trafkimin e qënieve njerëzore. Sipas Ministrisë së Brendshme, Home Office, ky është ligji i parë i këtij lloji në Evropë dhe pritet të hyjë në fuqi në vitin 2015

Transportojmë Transportojme mallra dhe automjete Angli-Shqiperi-Angli

Mallra dhe automjete Angli-Shqiperi-Angli SHERBIM I SHPEJTE DHE KORREKT . (PËR SASI TE MEDHA MALLI VIJMË NË VENDNDODHJEN TUAJ) EMAIL: BEHAR.LLESHI@GMAIL.COM

Behar Lleshi Na kontaktoni: UK Mob: 07814 144616; Mob: 07737096299

AL: 00355694421459

K

ryqëzata” anti-emigracion dhe anti-zgjerim, e ndërmarrë këtë javë nga kryeministri britanik, David Cameron, duket se po kundërshtohet nga zëvendësi i tij, Nick Clegg, udhëheqësi i partisë Liberal-Demokrate, partnere e koalicionit që mban në pushtet qeverinë aktuale, në Britaninë e Madhe. Sipas numrit 2 të qeverisë, në një intervistë dhënë për “The Sunday Times” të së dielës, partia e tij nuk do të pranojë më masa të reja kundër emigracionit, ndërkohë që një deputet konservator ka paralajmëruar se retorika për emigracionin, mund të frenojë britanikët me ngjyrë të mos votojnë partinë Konservatore të Cameronit. Deputeti konservator, Mark Filed, i ka kujtuar kryeministrit të mos bëjë gabimet, që bëri Mitt Romney, kandidati republikan për president në SHBA, në vitin 2012. Sakaq , presidenti bullgar Plevneliev, në një intervistë dhënë “The Ob-

server”, ka paralajmëruar kryeministrin britanik se rrezizon të gjykohet nga historia, si kryemeinistri që izoloi Britaninë dhe dëmtoi reputacionin e saj. Duke komentuar qëndrimet e Cameron në takimin e Brukselit, ku kërkoi të vërë veton për vendet e reja, si Shqipëria dhe Serbia, presidenti bullgar tha se “perdet e hekurat” duhet të rrëzohen, pasi ka ardhur koha të bien muret dhe jo të ngrihen mure të rinj. Presidenti bullgar tha se, ai ishte i shqetësuar për sigurinë fizike të bullgarëve, nga tërë kjo retorikë. Bie në sy prononcimi i presidentit bullgar në shtypin britanik, që tashmë është vend anëtar i BE-së me të drejta të plota, dhe mungesa e reagimeve nga Serbia dhe Shqipëria, në këtë betejë për mendjet e publikut britanik, prej sensibiliteteve të të cilit duket se ngrihen politika dhe qëndrime zyrtare, me pasoja për integrimin e vendeve të reja aspirante për të hyrë në BE.



O N L I N E Së shpejti L I V E

TRANSPORT MALLRASH ANGLI-SHQIPERI-KOSOVE SHERBIM I SHPEJTE DHE I SAKTE

Sponsorizohet nga bizneset shqiptare në Londër

NA KONTAKTONI TEL:07737 597 000 07507 444 654

TEL: 07833663234

toni.79-@hotmail.com

ME RASTIN E FESTAVE TË FUNDVITIT BRADWAY BËN OFERTË SPECIALE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT NË LONDËR. Duqani shqiptar i Mishit në Londër Broadway 733 Green Lanes Whinchmore Hill London N21 3RX Tel: 02034418080, Dritani: 07867073540 Agimi: 07413681769,

KENI MENDUAR PËR GJELIN E DETIT? NE DISPONOJMË ÇDO PRODUKT MISHI QË I DUHET NJË FAMILJE PËR FESTAT E FUNDVITIT. ÇMIMET JANË TEPËR KONKURUESE, NUK MUND TË GJENI MË LERË SESA NE. PRODHIMET TONA JANË TË FRESKËTA, NGA THERTORJA NË DYQAN. TEK NE DO Ë GJENI KUALITETIN E MISHIT SKOCEZ

OFERTË SPECIALE PËR TË GJITHA RESTORANTET DHE BIZNESET SHQIPTARE NE BËJMË EDHE DËRGESËN NË SHTËPI


Jemi te specializuar per demtimet personale (Personal Injury)

Nga e hena ne te shtune Te dielen pushim Mob: Xhuma: 07534146929

Ne kemi ne stafin tone shqiptare te specializuar qe do t’iu ndihmojne ne momentin me te pare qe te na kontakoni

Mob: Xhem 07788822491



Një dërgim shumë dhurata Dërgoni para tek të dashurit tuaj me MoneyGram për vetëm £4.90 *

Dërgo online sot në

CS7670 C S7670

moneygram.co.uk*

0800 0 800 026 026 0535 05 3 5 moneygram.co.uk mon eygram.co.uk

Dërgoni nga:

* P ë r v e ç t a r i f a v e t ë t r a n s fe r i m i t t ë a p l i k u e s h m e p ë r n j ë t r a n s a k s i o n , m u n d t ë z b a t o h e t n j ë kurs i këmbimit të mone dhës që vendoset nga M oney G ram ose ag jentët e saj . Për një listë të p l o t ë t ë t a r i f a v e t ë t r a n s fe r i m i t n ë i n t e r n e t j u l u t e m v i z i t o n i m o n e y g r a m . c o . u k . P o s t O f fi c e , T h o m a s C o o k , Le b a r a , S p e e d y C a s h , M o n e y c o r p , A K I nve s t E xc h a n g e B u r e a u s , B a n k a C r e d i n s , Raif fesen B ank , B ank a S o ciete G enerale A lbania , B K T, F irst Investment B ank , D M T H and B p B a r e a g e n t s o f M o n e y G r a m I n t e r n a t i o n a l L i m i t e d n ë p ë r d o r i m t ë s h ë r b i m i t t ë t r a n s fe r i m i t t ë p a r av e . P o s t O f fi c e a n d t h e P o s t O f fi c e l o g o j a n ë t ë r e g j i s t r u a r a s i m a r k a t r e g t a r e t ë P o s t O f fi c e Ltd . M o ney G ram , the G lob e and M o ney G ram B ringing You Close r janë mark a tre g t are të M oney G ram M oney G ram International Limite d është institucion i autorizuar pagese i rre gulluar në M b retë rinë e B ashkuar nga F inancial C o ndu ct Authorit y. © 2 013 M o ney G ram . Të g jitha të drejt at e reze r vuara .

Merrini në Shqipëri tek:

Kudo që shikoni simbolin MoneyGram

Merrini në Kosovë tek:


aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 8

JU LUTEM MDIHMONI Altin Shyqyri Zekaj, i lindur me 12-05-1982 ne Gorisht te Vlores ka humbur kontaktet me familjen me daten 4 nentor 1998 nga Pirgosi i Greqise. Nga publikimi ne emisionin Njerez te Humbur jane marre informacione te shumta se ai jeton ne Angli, ne zona te ndryshme, kryesisht ne Londer. Mendohet se perdor identitete te tjera, jo emrin e tij te vertete. Ju lutemi te gjithe bashkeatdhetareve shqiptare ne Angli qe mund te kene dijeni per ekzistencen e tij te japin informacionin e tyre konkret. Nena dhe vellai i Altinit momentalisht ndodhen ne Londer dhe mirepresin te gjithe ata qe kane dijeni se ku mund te jetoje Altini. Ju mund te kontaktoni personalisht me vellain e Altin Zekes ne kete numer Tel: 077 87 59 19 56 ose 075 75 45 60 20

La VOSS Cafe Restorant Bar 115 Finchley Road Swiss Cottage London Nw3 6hY Tel: 0208 127 0598

Ambientet më fantastike që mund të keni parë ndonjëherë nga më rimantiket deri tek ambientet për të gjitha festat tuaja familjare deri në 50 veta. Me rastin e festave të fundvitit ofertë speciale për të gjithë shqiptarët

Ejani dhe shijoni picën e vërtetë italiane. Binduni se nuk do të gjeni çmime më të lira dhe shërbimin më të shkëlqyer SADRIU JU MIRËPRET


aktualitet

A

mbasada e Republikës së Shqipërisë në Londër, në kuadër të veprimtarive të saj për Diplomacinë Kulturore dhe promovimin e vlerave të vendit tonë, organizoi me datën 16 dhjetor 2013, koncertin e titulluar: NOTES ON ALBANIA Titullimi i këtij koncerti me këtë emër kishte si qëllim t’i sillte audiencës jo vetëm notat muzikore të interpretuara me virtuozitet nga artistët shqiptar por edhe ta nxiste atë të merrte shënim se Shqipëria është një vend europian dhe që ka tërë potencialin, bukurinë, çarmin dhe aftësinë e njerëzve të saj për të qenë e tillë. Koncerti u zhvillua, siç ishte njoftuar, në sallën Amaryllis Fleming Concert Hall të Kolegjit Mretëror të Muzikës në Londër. Ai u ndoq nga një audinecë e gjërë prej më se 400 spektatorësh, ku kishte Ambasadorë, diplomatë, lordë, parlamentarë, profesorë universitetesh, muzikologë, antarë të shoqatës Anglo – Shqiptare, biznesmenë, dashamirës anglezë të muzikës, bashkatdhetarë me banim në Britaninë e Madhe etj. Në qendër të koncertit ishte emri dhe frymëzimi i artistes tashmë me famë botërore Ermonela Jaho ndërsa programi i saj u plotësua me zërin e sopranos tjetër shqiptare e ardhur enkas në Londër nga Bukureshti, Arlinda Morava shoqëruar në piano nga Maestro Petrescu dhe viloniçelistja Klara Bregu, me tingujt e violinës së Alda Dizdarit dhe meloditë e mrekullueshme të luajtura nga Alb - Trio e Londrës e drejtuar nga pianistja Mariela Cingo. Shfaqja u përshkrua nga një ritëm i lartë, plot emocione dhe u ndoq

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 9

NOTES ON ALBANIA – NJË SUKSES I MADH I ARTISTËVE SHQIPTARË NË LONDËR

me interes të jashtëzakonshëm. Në mënyrë të veçantë u mirëpritën arjet e operave, si ajo e Puçinit “O mio babbino caro” nga Opera “Gianni Schicchi”, “Manon” nga Opera me të njëjten titull e Jules Massenet, interpretuar nga Ermonela Jaho, pastaj këngët shqiptare, “Moj e bukura Morenë”, “Perëndeshë e bukurisë” kënduar nga Arlinda Morava. Alb – Trioja London luajti Mendelssohn ndërsa muzika e bukur e Limos Dizdarit u interpretua nga e bija e tij, violinistja e njohur Alda Dizdari. Koncerti arriti kulmin me “Sempre Libera” nga “Traviata” e Verdit interpretuar nga Diva shqiptare dhe u mbyll në mënyrë madhështore me këngën “Të duam më shumë Shqipërinë” ekzekutuar nga të gjithë artistët. Hapjen e koncertit e bëri prezantuesja Kristale Rama, një vajzë

amerikane me prindër shqiptarë nga Ulqini, ndërsa mirëseardhjen artistëve dhe spektatorëve ua uroi Ambasadori i Shqipërisë në Londër z. Mal Berisha, cili në fjalën e tij tha: “Kam nderin t’ju uroj me respekt mirësardhjen të gjithë pjesmarrësve duke filluar nga shkëlqesitë e tyre Ambasadorë, pjestarë të bashkësisë diplomatike, lordëve, antarëve të parlamentit, atasheve ushtarakë, miqëve britanikë të Shqipërisë, qytetarëve britanike, shqiptarëve me banim në Britaninë e Madhe. Dua t’ju uroj një mirëseardhje të ngrohtë artistëve të cilët kanë ardhur nga vende të ndryshme për të interpretuar këtu për një audiencë kaq të nderuar. Këta janë ata artistë të cilët i japin vendit tonë ndriçim, hijeshi dhe emër të mire në botë. Shqipëria sapo ka përkujtuar 101 vjetorin e pavarësisë së saj. Ky kon-

THE CORNER CAFFE & BAR

AMBIENTET ME FANTASTIKET QE KENI PARE FREE SMOKING AREA SHERBIMI I KULTURUAR TEK NE MUND TE DALLONI DIFERENCEN AMBIENTE TE VEÇUARA PER FESTAT TUAJA FAMILJARE

NA VIZITONI: 661 GREEN LANES HARINGEY N6 0QY TEL:02083412157 MOB:07917165773

cert mbahet edhe në vijim të këtij përvjetori. Këtë vit ne vendosëm ta festonim këtë datë të shënuar duke organizuar këtë concert, në këtë vend të mrekullueshëm, në Kolegjin prestigjios Mbretëror të Muzikës, një prej shkollave më të mira në botë. Kjo festë ka edhe një kuptim të veçantë. Në fakt ishte planifikuar të mbahej pikërisht në vigjilje të një ngjarje shumë të rëndësishme kur vendoset për statusin e Shqipërisë kandidate në Bashkimin Europian. Ne jemi europianë dhe meritojmë të bëhemi pjesë e kontinentit tonë të vjetër edhe politikisht ashtu siç i takojmë fizikisht dhe historikisht. Ky koncert është një dëshmi tjetër e kulturës tonë të përbashkët. Ndërsa këta artistë janë vetë dëshmia e gjallë e kësaj. Unë jam krenar dhe mirënjohës për këta artistë. Dua të falenderoj maestro Christian Alexander Petrescu nga Romania dhe pianistin Tom Blach nga Londra të cilët iu bashkuan artistëve tanë sonte. Dua të falenderoj Kolegjin Mbretëror të Muzikës dhe stafin e tij për ndihmën që na kanë dhënë. Jam shumë mirënjohës për praninë e përfaqësuesve të organizatave shqiptaro – britanike duke u ndalur tek kontributi i veçantë i dhënë nga shoqata më e vjetër e ngritur jashtë

Shqipërisë që ende ekziston, ajo Anglo – Shqiptare e ngritur në vitin 1912. Nuk mund të le pa përmendur dhe falenderuar diplomatët e ambasadës së Shqipërisë në Londër për përkushtimin e treguar që të realizohet ky aktivitet. Dhe tani më lejoni të ftoj në skenë këngëtaren e operas, Divën e mirënojihur në skenën ndërkombëtare, Ermonela Jaho. Ermonela do të interpretojë në Janar dhe në Shkurt në Royal Opera House operan Manon të Jules Massenet. Ju inkurajoj ta ndiqni atë. Ermonela sapo ka ardhur nga Parisi pas një turneu shumë të famshëm dhe tani do të performojë në Londër. Sonte ne do të dëgjojmë zërin e saj të veçantë si dhe meloditë e bukura shqiptare të interpretuara nga këngëtarja tjetër e famshme Arlinda Morava, tingullin magjik të violinës së Alda Dizdarit dhe muzikën e embël të Mendelsonit interpretuar nga Alb Trio London, Cingo, Vejsiu dhe Syla. Ju uroj mbrëmje të bukur e të këndshme! Falemnderit!” Ky koncert përbën një arritje shumë të madhe për prezantimin e kulturës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe shënon veprimtarinë e parë në serinë e këtyre aktiviteteve që ambasada do të organizojë me artistët më të shquar shqiptarë në vitet që vijnë.



aktualitet

N

ë një samit në Bruksel, kryeministri britanik do të nxisë homologët e tij, liderët e BE, të nxjerrin mësime nga gabimet e bëra kur Rumania dhe Bullgaria u bashkuan me bllokun 28 anëtarësh në vitin 2007.

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

Emigrantët frikësojnë Britaninë... anëtare, më shumë se sa në Bruksel, në vendin e drejtimit, si dhe nuk dëmtojnë NATO-n.

Iniciativa e tij do të shihet si një përpjekje për të siguruar euroskeptikët konservatorë, të cilët janë të shqetësuar për një fluks të mundshëm të rumunëve dhe bullgarëve, kur ata të fitojnë të drejtën për të punuar në Britaninë e Madhe, më 1 Janar.

Kryeministri tha: Ka ende kuptim që kombet të bashkëpunojnë mbi problemet e mbrojtjes, për t’i ruajtur të gjithëve ne të sigurt, por nuk është e drejtë për BE-në që të ketë aftësitë ushtri, forca ajrore dhe pjesë të tjera të mbrojtjes. Kemi nevojë të marrim shënime të sakta përmes bashkëpunimit, gjë që është e drejtë, dhe aftësitë e BE-së, që është e gabuar. Jam i bindur që do ta bëjmë këtë”.

Në të ardhmen, Cameron dëshiron që shtetet e reja anëtare të arrijnë një nivel të caktuar të të ardhurave, apo të prodhimit ekonomik për frymë, përpara se shtetasit e tyre të gëzojnë të Statusi JO-ja gjermane për statusin Statusi, Fyle telefonon Ramën Samiti i BE: Shqipëria nuk ishte gati drejtat e plota për lirinë e të lëvizurit anembanë BE-së, gjë që përbën një nga parimet themelore të Unionit. Mbajtja nën kontroll e të drejtave të vendeve të varfra mund të rezultojë kontroverse, pasi ajo mund të dëmtojë gjithashtu traditën e BE-së për “solidaritet”, sipas së cilës anëtarët më të pasur të klubit ndihmojnë ata më të varfrit. Shqipëria dhe Serbia janë vendet e radhës që priten t’i bashkohen klubit, si dhe anëtarë të tjerë potencialë, përfshi Turqinë dhe Ukrainën. Burime nga Britania këmbëngulin se propozimi i Cameron nuk është vendo-

faqe 11

sur në gur dhe se ai thjesht sa po hidhte bazat e idesë për të nisur një debat. Më shumë se 70 parlamentarë konservatorë kanë dështuar në një përpjekje për të shtyrë datën e 1 Janarit për rumunët dhe bullgarët. Tensionet e tyre mbi këtë çështje dolën në pah gjatë debateve në Dhomën e Përfaqësuesve, gjatë së enjtes. Hollobone, një euroskeptik, tha se

votuesit do ta konsideronin të padrejtë, që qeveria dështoi të përmbushë detyrën e saj bazike për të përcaktuar se sa bullgarë dhe rumunë kanë planifikuar të shkojnë drejt Britanisë gjatë muajit të ardhshëm. Ai paralajmëroi se krimi mes rumunëve në Britani ishte “me të vërtet mjaft befasues”, duke akuzuar se: “Rumunët kanë 7 herë më shumë gjasa që të arrestohen në Londër, se sa një shtetas britanik. Rumunët përbëjnë më shumë se 11% të shkelësve të huaj, pavarësisht

se për momentin përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të banorëve. Vitin e kaluar, rumunët përbënin thuajse gjysmën e të gjithë arrestimeve të bëra për lëmoshë, si dhe 1/3-tën e të gjitha arrestimeve të hajdutëve të xhepave në kryeqytet”. Ndërkohë që samiti nisi të enjten, Cameron pohoi progres në përpjekjen e tij për të siguruar se një politikë e re e Mbrojtjes së BE-së do t’i lërë vendet

Zyrtarët e Brukselit akuzuan “Downing Street” se ka keqinterpretuar planin e BE-së për të autorizuar përdorimin e hapësirave ajrore për fluturimet e dronëve, duke lënë të kuptohet se avionët e telekomanduar duhej të ishin nën kontrollin e BE-së. Një zëdhënës i Komisionit Europian tha: Nuk kemi ndërmend të zotërojmë apo të prokurojmë dronët. Anders Fogh Rassmussen, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i cili iu adresua të pranishmëve në samit, tha: Nuk është NATO apo BE, që zotëron këto asete. Këto aftësi zotërohen nga kombet në mënyrë individuale. Kjo nuk ka të bëjë me krijimin e një ushtrie europiane

STATUSI DHE ENIGMA E QËNDRIMIT BRITANIK

ARBEN MANAJ

M

osprononcimi i Foreign Office-it, Ministrisë së Jashtme britanike, pas kërkesës për të sqaruar paraprakisht, zyrtarisht pozicionin britanik për çështjen e statusit kandidat të Shqipërisë, më la të nënkuptoj ditë më parë, atë çka pritej të ndodhte me qëndrimin e Londrës zyrtare, parandjenjë e cila tashmë është konfirmuar, ku qeveria britanike e Kryeministrit Kameron tashmë u është bashkuar korit të të pavendosurve dhe skeptikëve, krahas Holandës, Gjermanisë dhe Francës. Të jem brutalisht i hapur dhe i sinqertë, s’e prisja që Londra nuk do të ishte ende e bindur me Tiranën. Këtë ma përforconte, ndër arsye të tjera, edhe takimi i paradokohëve mes Kryeministrit Rama dhe homologut të tij Kameron në Londër, duke marrë të mirëqenë atë deklaratë që doli nga zyra e Ramës pas takimit në Downing Street, dhe po citoj: “Dy kryeministrat biseduan

edhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, që u cilësuan të shkëlqyera… Kryeministri Kameron e uroi Kryeministrin Rama për marrjen e detyrës dhe theksoi se qeveria e tij mbështet integrimin europian të Shqipërisë. Gjatë takimit me homologun britanik, Kryeministri Rama u përqendrua tek e ardhmja europiane e Shqipërisë dhe theksoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Pikërisht te rreshti i fundit, duket se ka ngecur moskandidimi i Shqipërisë për në BE. Që njoftimet e zyrave të shtypit të qeverive shqiptare historikisht janë produkt personal si formulim lajmi i vetë kryeministrave, kjo dihet, sidomos kur takohen me të huajt. Por si bumerang ato nxjerrin zbuluar, si në këtë rast, enigmën e marrëdhënieve reale mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe. Dilema është e tillë: ose Kryeministri shqiptar në Londër nuk ka arritur të bindë realisht Kryeministrin britanik, vendi i të cilit nuk e pranon hëpërhë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, pikërisht për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndër të tjera, ose gënjehet kur thuhet në njoftimin për shtyp të qeverisë shqiptare, pasi ajo britanike kurrë nuk u prononcua për atë takim faktikisht, kur thotë se qeveria e tij (Kameron) mbështet integrimin europian të Shqipërisë. Në parim, pa dyshim e mbështet, por konkretisht nen për nen, duket se i ka vënë një barrierë për të kapërcyer, që jo domosdoshmërish është

gjë e keqe, tek e fundit. Në raport bilateral, Tirana faktikisht është treguar kooperuese me Londrën, në kuadër edhe të integrimit europian dhe ka firmosur e nënshkruar marrëveshje bilaterale mjaft domethënëse, edhe pse me kosto jo të paktë, për jetën e një kategorie të shqiptarëve informalë që jetojnë ose kanë mbërritur me shumë sakrifica në Britani. Kam parasysh marrëveshjen për riatdhesimin e shqiptarëve apo bashkëpunimin e suksesshëm mes Tiranës dhe Londrës për verifikimin e gjeneraliteteve dhe të dhënave personale për shumë shqiptarë që kërkojnë azil në Britani. Pa harruar edhe marrëveshjen për rikthimin e të dënuarve shqiptarë nëpër burgjet britanike për të kryer dënimin e mbetur në burgjet shqiptare, e më tej, bashkëpunimin mes prokurorive respektive apo edhe vetë bashkëpunimin mes dy vendeve për projektin e burgjeve private në Shqipëri, sipas përvojës britanike. Por dukshëm Londra duket e pakënaqur po të lexosh siç duhet prononcimin e kryediplomatit britanik në Tiranë z. Kenon, në Shkodër para do ditësh, kur tha se gjakmarrja është shndërruar në një industri në Shqipëri. Për ata që nuk janë të informuar sa duhet, nënteksti është i qartë, pasi ka një shtim të madh të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Britani për motive gjakmarrjeje, çka edhe pse ka një kosto jo të paktë për buxhetin e qeverisë britanike, në fund të fundit, për hir të së vërtetës nuk është se është produkt i drejtpërdrejtë i dështimit të qeverive

shqiptare, aq më pak kësaj aktuales, por edhe të shkuarave, për vetë specifikën e këtij fenomeni. Po aq sa ajo është një rezultante e vendimmarrjes personale të tyre që e kërkojnë këtë mbrojtje ndërkombëtare, qoftë duke shfrytëzuar avantazhet e marrëveshjes së Shengenit, aq edhe një vendim që është personal dhe individual e që nuk mund të mbahet përgjegjës asnjë qeveri. Ok, parandalimi i këtij fenomeni dhe lufta ndaj tij për ta shuar, në një argumentim teorik, është shumë e thjeshtë e thënë sesa e bëshme në praktikë. Mundet që qëndrimi britanik të jetë rezultante edhe e koniunkturës politike, kur Kryeministri Kameron është duke lobuar dhe luftuar t’u imponohet homologëve të tij europianë për vendosjen e kuotave të lëvizjes së shtetasve të rinj të BE-së, si rumunëve dhe bullgarëve, kur dihet se ka një presion të jashtëzakonshëm në vend edhe nga media për të frenuar fluksin e pritshëm të tyre pas 1 janarit 2014. Në të tilla rrethana, qoftë edhe për motive të nevojës së politikës së brendshme, Kameron dhe qeveria e tij do të ishin nën presion politik dhe mediatik, për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë, një vend që për mentalitetin e këtushëm më së shumti nënkupton varfëri, papunësi, korrupsion dhe burim emigrantësh dhe krimi, duam apo nuk duam ta pranojmë. Thënë kjo, skepticizmi i dukshëm britanik ndaj statusit të Shqipërisë, duket se dëshmon se marrëdhëniet reale mes të dyja vendeve nuk janë aq rozë sa në email-et e dala nga zyrat e shtypit të

qeverisë shqiptare. Ekzistenca, qoftë edhe minimale e problemeve në marrëdhëniet ndërshtetërore, do të duhet të ketë qenë një shkak i qëndrimit refuzues për momentin i Londrës zyrtare. E nëse këta gjashtë muaj deri në verën e ardhshme asgjë nuk do të ndryshojë thelbësisht në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Londrës apo ky është qëndrim më i bashkërenduar mes disa nga vendeve më potente të BE-së, si Gjermania, Britania dhe Franca, që Shqipëria të japë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar ose korrupsionit, kjo mbetet të shihet. Një gjë mbetet e sigurt që sot, se Tirana do të duhet të demonstrojë me shembuj konkretë, edhe pse koha paradoksalisht është e shkurtër për të bindur, se po ndërmerr reforma dhe po e lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin, shembuj që do të kënaqin kryeqytetet më të rëndësishme vendimmarrëse të Eruopës, vendime që padyshim do të kenë edhe bekimin e tyre, për të fituar Shqipëria në shkëmbim, bekimin e 28 vendeve të BE-së për statusin kandidat, që as për të tretën herë nuk doli i vërtetë. Hyrja në Tokën e Shenjtë politike të Europës, duket se për Shqipërinë do të kalojë njëlloj si në Kishën e Nativitetit në Betlehem, përmes “Portës së Poshtërimit”, mjaft e ulët për nga lartësia për të hyrë brenda, por që në këtë rast do duhet quajtur, për të qenë politikisht korrekt, Porta e Përuljes.


IFCF

www.ifcf.co.uk sales@ifcf.co.uk


IFCF 30 Minerva Road, London, NW10 6HJ www.ifcf.co.uk sales@ifcf.co.uk


314-316 High Street Pounders End EN3 4HF Tel 020 8805 9838 ÇDO DITE NGA ORA 12.00-16.00 £7.50 TE GJITHA TË PËRFSHIRA OFERTË SPECIALE Me rastin e festave te fundvitit. Brenda ambienteve të restorantit kemi ambiente per 30 VETA

per festa te vogla dhe sallen me100

VENDE


aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

Shkupit i vjen era shehër

NGA DAUT DAUTI

N

uk më kujtohet saktësisht se kur e kisha dëgjuar emrin Shkup, por e dija se ky ishte një qytet i madh dhe se gjendej diku larg. I dëgjoja njerëzit që e shqiptonin shpesh këtë emër. Nga bisedat e tyre mundohesha të shkëpusja fragmentet ku flitej për Shkupin dhe me to të krijoja një pamje në mendjen time. Megjithatë, pamja imagjinuese ishte mjaft e mjegulluar dhe nuk arrija ta qartësoja. Sapo kisha filluar të shkoj në shkollë dhe më duheshin edhe disa vite për të mbërritur te lënda e dituri-natyrës dhe shoqërisë, ku mund të merrja njohuri për këtë qytet. Kisha krijuar një dëshirë të papërshkruar që ta shihja Shkupin. Deri atëherë këtë qytet e kisha parë në dy fotografi. Në njërën ishte babai im, që shihej i ndalur në një trotuar së bashku me dy njerëz të tjerë. Aty shiheshin edhe nja dy ose tri shtëpi, të cilat nuk dalloheshin shumë nga ato të qytetit tonë. Kjo ishte nga koha kur ai kishte punuar atje, disa muaj pas tërmetit të madh që kishte përjetuar ky qytet. Një fotografi tjetër kishte pamje më të bukur dhe më të gjerë. Në te shihej një urë dhe pas saj disa ndërtesa të bukura me një shesh të gjerë. Kjo ishte një panoramë të cilën e shihja te një fqinj i joni, i cili këtë e kishte vendosur në një kornizë ku kishte edhe disa fotografi të tjera dhe e cila qëndronte e varur në mur si një gjë me vlerë që meriton të ruhet. Fqinjit tonë këtë panoramë ia kishte dërguar dikush nga ky qytet. Ajo ishte me ngjyra dhe kjo më tërhiqte ta shikoja sa herë që më vinte rasti. Një tjetër gjë që më bënte të mendoja për Shkupin ishte edhe radiogramafoni Portorož, të cilin e mbanim mbi një raft. Në ballin e qelqtë të tij, aty ku shkruheshin emrat e qyteteve, ishte edhe Shkupi. Madje, e dija që në gjuhë tjetër i thoshin Skopje, pasi që kështu figuronte në mesin e emrave të radiostacioneve të botës. Por, aty nuk mund të shihja gjë. Ekzistonte një kohë e veçantë kur babai im ose dikush tjetër nga të mëdhenjtë e familjes sonë, e gjente këtë stacion dhe dëgjonim muzikë ose lajme në shqip, por edhe në gjuhë tjera. Sikur të kishim televizor, situata me siguri do të ishte ndryshe dhe unë nuk do t’ia bëja vetes të gjitha këto pyetje. Por, televizori në shtëpinë tonë erdhi disa muaj pas shkuarjes sime në Shkup. “Shkupit i vjen era shehër” – thoshte gjyshja ime, e cila edhe pse ishte e lindur dhe e rritur në fshat, unë isha i bindur se asaj i pëlqente qyteti më shumë. Kaq thoshte gjyshja ime për këtë qytet kur përmendej emri i tij. Ka ekzistuar një kohë kur babai im shkonte shpesh në Shkup. Kur një ditë ai më tha se do të më merrte edhe mua, u gëzova pa masë. Më në fund do të shkoja në një qytet të madh,

për të cilin kisha dëgjuar aq shumë. Nuk ndodhte që njeriu të shkonte shpesh në Shkup. Madje, nga shokët e mi nuk kishte asnjë që kishte qenë në këtë qytet. Unë isha i pari dhe kjo do të thoshte shumë për mua. Kur mora vesh se të nesërmen do të niseshim herët në mëngjes, gati fluturova nga gëzimi. Tërë natën mendoja se si do të ishte Shkupi. Kush mund të flinte atë natë?! Në qytetin tonë, para hotel Evropës, parkoheshin dy autobusë. Ky ishte stacioni i tyre. Autobusët gjithmonë i shihja të vendosur shpinë për shpinë, njëri me kokë i kthyer nga Ferizaji kurse tjetri nga Bujanoci. E dija që atë ditë ky i dyti ishte për ne. Ishte hera e parë që po hipja në autobus dhe kjo për mua ishte ndodhi për ta mbajtur mend. Sa herë i kisha shikuar këta dy autobusë kur kaloja atypari. Sillesha rreth tyre dhe ndalesha për t'i shikuar sikur të isha ndonjë lloj inspektori. Që të dy kishin ngjyrë të kuqe dhe shkallë nga pas, në të cilat ngjitej një njeri me kapelë dhe uniformë si të postierit për t’i vendosur valixhet sipër. Ky njeri ishte konduktori, por mua më dukej i rëndësishëm sikur të ishte anëtar ekuipazhi i ndonjë anije kozmike. Njerëzit shtyheshin gjithmonë te dera dhe unë nuk e kuptoja që e kishin për të zënë vende. Këta udhëtarë, për mua, ishin me fat pasi kishin rastin të hipnin në autobus dhe me siguri shkonin diku ku kishin dëshirë. Ku shkonin këta njerëz, e pyesja veten? Atë mëngjes të fundit të shtatorit unë e dija ku shkoja. Unë dhe babai im do të shkonim në Shkup. Që të dy kishim veshur rrobat më të mira që kishim. Derisa pritnim para autobusit që të hapej dera, duke kërcyer, mundohesha të shikoja brendësinë e tij. Dielli sapo kishte lind, por lagështia e mëngjesit të asaj vjeshte që ishte shtresuar në xhama nuk më lejonte të shihja gjë. Turma e njerëzve rritej dhe, me këtë, edhe zhurma e bisedave të tyre. Nuk udhëtonin të gjithë me ne, siç u pa më vonë. Gjysma e tyre kishin ardhur për të përcjellë gjysmën tjetër. Disa edhe qanin. Mendoja se ndaheshin përgjithmonë dhe shkonin diku larg. Më larg se në Shkup, me siguri. Kur shoferi e hapi derën, ne filluam të hyjmë brenda. Zumë vend nga mesi në karriget që ishin të drunjta dhe të lëmuara. Brendinë e autobusit e kaploi një kundërmim i naftës që lëshonte motori, i cili kur u ndez, me gjëmën e tij, e theu qetësinë e atij mëngjesi. Ata që mbetën jashtë silleshin rreth autobusit për të parë se ku ishin ulur njerëzit e tyre që i përcillnin. Dikur autobusi u nis dhe, së bashku me të, edhe ata që ishin jashtë. Vinin në të dyja anët e tij dhe me dorë vazhdonin përshëndetjet lamtumirëse. Kur autobusi mori shpejtësi, rrotat e tij filluan të nxirrnin një zhurmë që dilte nga rrotullimi mbi kalldrëm. Më kaploi një ndjenjë e veçantë. I shihja ndërtesat që i njihja, por tashti i shikoja nga një pozitë më e lartë dhe duke lëvizur sa isha ulur. Në dalje të qytetit kryhej kalldrëmi. Nga aty rruga e shtruar me zhavorr vazhdonte si një segment i pafund. Kur autobusi mori shpejtësi më të madhe, prapa u ngrit një pluhur i dendur,

që dukej si mur, i cili e bllokoi pamjen e qytetit që po e linim pas. Bëme gati dy orë rrugë deri në Bujanoc, ku ndërruam autobusin, se ky i joni nuk shkonte më larg. Aty morëm një autobus tjetër që vinte nga diku larg e që shkonte në Shkup. Dy gra, që ishin ulur në karriget e para, zbritën dhe ne u ulëm në vendet e tyre. Më vonë do ta shihja sa me fat që isha që zumë këto dy vende, nga ku kishin shikim të papenguar të vendeve të panjohura që do të shfaqeshin para meje. Ky ishte një autobus luksoz me karrige të buta dhe xhama të pastër. Pjesët e epërme të karrigeve, aty ku vendosej koka, ishin të mbështjella me pëlhurë të bardhë. Kur autobusi doli nga qyteti, të cilin e vërejta se ishte më i vogël se i joni, mori një kthesë në të djathtë dhe hyri në një rrugë të gjerë, të gjatë dhe të asfaltuar. Ishte hera e parë që shihja asfalt. Autobusi mori drejtimin për Preshevë dhe para nesh papritmas doli një fushë e gjerë, të cilës vjeshta po ia humbte gjelbërimin, duke i dhënë ngjyrat e saja të bukura. Dielli që dilte mbi një kodër, nga ana e majtë, tashti e kishte përzënë mëngjesin dhe i jepte fushës pamje magjepse. Pamja ishte si nga një ëndërr e bukur e vendit më të dëshiruar. Pas pak minutave në horizont u shfaq treni që vinte nga drejtimi i kundërt në anën tonë të djathtë. Sa më afër që vinte, zgjatej më shumë. Ishte hera e parë që shihja tren. O Zot, sa i madh që ishte! Autobusi, i cili mua më dukej i madh, nuk kishte gjasa të matej me të. Treni duhej të ishte edhe i rëndë, prandaj e kishte rrugën e vet të hekurt dhe ku nuk mund ta pengonte askush. Hekurudha vazhdonte paralel me autostradën dhe në këtë pjesë nuk ishte më larg se një kilometër nga ku e shikoja unë. E përcolla zhdukjen e trenit me sy duke u kthyer pas karriges. Pastaj, vazhdova të mahnitesha me pamjen e fushës të cilën në mes e ndante autostrada dhe hekurudha. Në këtë pjesë autobusi shkonte aq shpejt, saqë mua më dukej se fluturonte. E shikoja rrugën e gjatë dhe të drejtë, e cila zhdukej duke përfunduar atje larg në një pikë të cilën nuk e arrinim dot, edhe pse i afroheshim vazhdimisht me nxitim. Duke i shikuar se si vinin në drejtim tonin ato vijat e bardha të ndërprera në mes të asfaltit që nuk soseshin kurrë, më zuri gjumi. Nuk u zgjova deri kur hymë në Kumanovë. Aty më zgjoi babai, pasi që e dinte se unë kisha dëshirë ta shihja edhe këtë qytet. E dija që tezja e babait tim jetonte aty, por kësaj radhe nuk do ta vizitonim se shkonim në një vend më të rëndësishëm. Rruga më dukej se zgjatej shumë. Para se të hynim në qytet,

ndodhi një ngjarje që e shkurtoi kohën e pritjes time të padurueshme. Në një moment autobusi iu afrua një biçiklete, të cilën dukej se e ngiste një njeri në moshë. Ai shkonte ngadalë dhe nuk e lironte rrugën. Në pjesën e prapme, mbi rrotë, biçikleta kishte një shportë të metaltë në forme rrjete, të mbushur me molla. Kur shoferit i humbi durimi, i ra burisë e cila lëshoi një jehonë të fuqishme dhe të thekshme. Kjo e trembi çiklistin dhe rrota e parë e biçikletës u lakua në të djathë pastaj në të majtë. Disa herë duke i përsëritur këto lëvizje biçikleta u rrëzua së bashku me çiklistin. Mollët e kuqe dolën nga shporta dhe u shpërndanë duke u rrokullisur nëpër asfalt. Të gjithë ata në autobus që e panë këtë ngjarje qeshën me zë të lartë. Më së shumti qeshi shoferi, i cili ishte shkaktari i kësaj shfaqje. Çiklisti dikur u ngrit dhe filloi të vinte në drejtim të autobusit me duar të ngritura në ajër duke bërtitur. Zëri i tij nuk dëgjohej, por me siguri e shante shoferin për gjestin e pahijshëm që e detyroi të rrëzohej. Në këtë rast shoferi i ra burisë edhe një herë dhe i dha shenja që t’i mblidhte mollët se përndryshe do t’ia shkelte. Çiklisti u detyrua ta bënte atë që i tha shoferi. I mblidhte mollët dhe drejtohej nga shoferi dhe përsëri shante ose mallkonte. Udhëtarët në autobus qeshnin. Unë nuk e kuptoja momentin qesharak të kësaj ngjarje dhe nuk qeshja. Më në fund hymë në Shkup. Kur dolëm nga autobusi, një valë e motit të nxehtë ma sulmoi fytyrën. Edhe në fund të shtatorit dielli shkëlqente sikur në ditët e verës në qytetin tonë. Stacioni ishte plot autobusë të parkuar, që prisnin udhëtarë dhe plot të tjerë hynin e dilnin nga aty. Asnjëherë nuk kisha parë kaq shumë autobusë. Një zë i thekshëm që doli nga altoparlanti më trembi. Nuk e kuptoja gjuhën, por ma marrte mendja se duhej të ishte paralajmërimi i orarit të autobusëve. Nga bisedat e njerëzve të shumtë dhe nga lëvizjet e tyre, në veshët e mi vinte një zhurmë, të cilën nuk e kisha dëgjuar më parë. Kishte aq shumë njerëz aty, saqë nga frika se do të humbja, e kapa babanë për dore. Nga aty shkuam në një stacion tjetër dhe sërish morëm një autobus që na çoi te një vend ku babai im e takoi një njeri. Merre me mend, shkonim me autobus te dikush që jetonte në të njëjtin qytet. E dija unë që Shkupi ishte i madh, por se duhej udhëtuar me autobus nga lagja në lagje, këtë nuk e kisha pritur. Kaq i madh, pra, ishte Shkupi. Rrugës, nga dritaret e autobusit, pashë gjithë ato ndërtesa të mëdha. Sa shumë automjete të llojllojshme që qarkullonin në rrugët e gjëra! Trotuaret, përskaj rrugës, ishin plot njerëz, që nxitonin në punët e tyre. Po me autobus sërish u kthyem në qendër dhe zbritëm në një stacion afër urës. Kaluam urën dhe hymë në pjesën e vjetër të qytetit. Në një qebaptore u ulëm për të ngrënë bukë. Aty kam ngrënë qoftet më të shijshme. Herë pas herë, fytit teposhtë, çoja nga disa gllënjka të “Cocta"-s, një pije e zezë e cila gjithmonë më ka pëlqyer. Hanim jashtë, nën hijen e çatisë së qebaptores,

faqe 15

dhe kjo më mundësonte t’i shikoja edhe kalimtarët e shumtë. Dukej që në Shkup çdo ditë ishte ditë pazari. Gjithë ato dyqane që ishin në një vend. Pasi hymë në shumë dyqane, në njërin prej tyre babai m’i bleu një palë çizme, pasi që dimri po afrohej. Ato ishin ngjyrë kafe, të punuara nga lëkura dhe brenda kishin një shtresë leshi. Anash, në pjesën e brendshme të zogut të këmbës, mbylleshin dhe hapeshin me zinxhirë. Me gëzim të madh i mbaja nën sqetull duke e shtrënguar paketën në të cilat i vendosi shitësi. Asnjëherë nuk kisha pasur diçka më të bukur. Duke ecur dhe duke vrojtuar çdo gjë, e ndjeja aromën e lëkurës që lironin çizmet, edhe pse ishin të mbështjella dhe të paketuara. Aroma të ndryshme, por të këndshme, vinin nga gjithkah. Shkupit, vërtet, i vinte era shehër. Nga aty dolëm sërish në një treg tjetër, te ai i pemëve dhe i perimeve, i cili më dukej se ishte i pafund kur e krahasoja me atë të qytetit tonë. Pastaj kaluam rrugën e gjerë dhe, mbi një urë, edhe një rrugë tjetër me automjete, që nuk pushonin në të dyja drejtimet dhe që lëviznin me një shpejtësi të madhe. Matanë rrugës ku shkonim ne, shtëpitë, për çudi, dukeshin të vogla dhe të ngjitura me njëra tjetrën. Dukej sikur që nuk kishin fare oborre. E tillë ishte edhe shtëpia e kushëririt tonë, ku bujtëm atë natë. Shtëpia, edhe pse dykatëshe, ishte e vogël dhe në mes kishte oborr vetëm për një tavolinë dhe disa karrige. Sa shumë u gëzuan njerëzit e shtëpisë kur hymë brenda. Të befasuar për të mirë, të gjithë na përqafuan. Ne, atëherë, nuk i paralajmëronim vizitat siç bëjmë sot. Kushëriri im kishte 5 vajza, të moshës që nuk dallonin shumë nga unë. Në mbrëmje, me to, dola në qytet. Në një vend afër urës blemë akullore. Ishin më të shijshme se ato që i blija te “gorani” i lagjes time. Këdo që takonim, ato, me mburrje, u tregonin se më kishin kushëri. Kushërirat më dolën shumë llafazane. Ato, të gëzuara, flitnin me këdo që e takonin dhe mua më dukej se e tepronin. Në realitet, më dukej se të gjithë fëmijët që shihja, flisnin më shumë, ecnin më shumë dhe lavdëroheshin më shumë seç duhej. Megjithatë, ishin të veshur më mirë se moshatarët e qytetit tim. Kjo ishte pikëpamja ime, të cilin e formova shpejt për fëmijët e këtij qyteti, por nuk isha i sigurt nëse kisha të drejtë. Mund të isha edhe gabim, pasi që unë vija nga një qytet i vogël krahasuar me Shkupin. Për herë të parë fillova ta ndjej efektin e provincializmit. Në mbrëmje, para se të shkoja të flija, erdha në përfundim se në Shkup ishte gjithçka më mirë se kudo tjetër. Sikur të mos më vinte turp, do t’i merrja çizmet dhe do të flija me to, duke i përqafuar. Babai im thoshte se kushëriri tij kishte gabuar që kishte shkuar në Shkup për të jetuar. Në heshtje unë nuk pajtohesha me të. Ku ka më mirë se në Shkup? – e pyesja veten, duke i shtrënguar çizmet e reja. Në autobus, duke u kthyer në shtëpi, i gëzohesha dimrit dhe isha në pozitë që të lutesha që ai të vijë sa më shpejt. Ky ka qenë ekskursioni më i dobishëm që kam bërë me babanë tim ndonjëherë. Nga atëherë, shumë gjëra i kisha më të qarta dhe kjo vizitë ndikoi në vetëdijen time dhe më mbeti përherë në kujtesë.


aktualitet NGA JANI MYFTARI “The BalkanWars, British Consular Reports from Macedonia in the Final Years of the Ottoman Empire” (Luftërat Ballkanike, Raporte Konsullore Britanike nga Maqedonia në Vitet e Fundit të Perandorisë Osmane) është libri më i ri që sjell në duart e lexuesve historiani dhe studiuesi shqiptar Bejtullah Destani në bashkëpunim të ngushtë me albanologun Robert Elsie. Pjesërisht histori e pjesërisht diplomaci “The BalkanWars, British Consular Reports from Macedonia in the Final Years of the Ottoman Empire” është libër mjaft interesant, i cili na fut në analet e historisë dhe të fakteve reale, njëqind vjet të shkuara. Libri, i promovuar në Tetovë me rastin e 101 vjetorit të Pavarësisë dhe 100 vjetorit të Luftrave Ballkanike, vjen në duart e lexuesit njëkohësisht në tri gjuhë; anglisht, shqip dhe maqedonisht. Ky fakt ndihmon në plotësimin e mangësive burimore në studimin e historisë në një vend multietnik siç është Maqedonia, duke ju ndihmuar kështu të gjitha kombësive që jetojnë aty. “The Balkan Wars” për nxjerrjen dhe selektimin e materialeve të të cilit, autorët kanë punuar për shumë vite, sjell mbi 50 raporte politike të diplomatëve britanikë, dërguar Ministrisë së Jashtme Britanike, nga Manastiri dhe Shkupi në periudhën 1912-1914. Varianti original i librit është në gjuhën Angleze. Ai ka rreth 300 faqe dhe është botuar nga shtëpia botuese prestigjioze, tashmë e njohur edhe për publikun shqiptar “I.B.Tauris & Co. Ltd London-Neë York”. Libri i përkthyer në gjuhët shqipe dhe maqedonase, është botuar nga shtëpia botuese LOGOS-A në Shkup. Çfarë e bën më të rëndësishëm këtë libër është fakti se më shumë se një libër analize dhe mendimi personal, “The BalkanWars” është një libër që përmban raporte sekrete diplomatike, për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë viteve 1912-1914 dhe masakrat, ndaj popullsisë, kryesisht myslimane, por edhe ndaj popullsisë së krishterë maqedono-bullgare dhe asaj hebreje, duke u bërë kështu një burim i padiskutueshëm të dhënash për historianët dhe studiuesit e asaj periudhe të historisë Ballkanike. Jo pa qëllim editorët e librit i sjellin lexuesve dhe studiuesve dërgesa duke filluar nga viti 1912. Është pikërisht ky vit që shënon fillimin e Luftës së Parë Ballkanike. Shkaku ishte përzënia e Perandorisë Osmane nga shtetet e Ballkanit. Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi bënë një aleancë ndërmjet tyre, duke bërë sulme të rrufeshme ndaj Perandorisë Osmane, tashmë në rënie dhe, arritën t’a përzënë atë nga trevat e tyre. Me largimin e Perandorisë Osmane u bë plani për ndarjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë. Lufta e Dytë Ballkanike filloi kur Serbia, Greqia dhe Rumania patën mosmarrveshje me Bullgarinë për ndarjen e rajonit pas pushtimit të përbashkët të Maqedonisë. Më 1 Qershor 1913, Serbia dhe Greqia bënë aleancë kundër Bullgarisë gjë e cila, çoi në fillimin e luftës në fund të qershorit të vitit 1913, kur mbreti Ferdinand i Bullgarisë urdhëroi trupat e tij, të sulmonin forcat grego-serbe në Maqedoni. Sidoqoftë bullgarët humbën, dhe mes palëve luftuese u nënshkrua një traktat paqeje (Traktati i Bukureshtit) më 10 Gusht të vitit 1913. Nën kushtet e këtij traktati,

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

Luftërat Ballkanike Raporte Konsullore Britanike nga Maqedonia në Vitet e Fundit të Perandorisë Osmane

Greqia dhe Serbia e ndanë pjesën më të madhe të Maqedonisë mes tyre, duke i lënë Bullgarisë vetëm një pjesë të vogël. Të gjitha këto ngjarje u shoqëruan me masakra të përmasave të paimagjinueshme. Në emer të çlirimit të teritoreve nga Perandoria Osmane u kryen masakra të tmerrëshme mbi popullsinë vendase. Dërgesat e diplomatëve të huaj tregojnë qartë se, Luftrat Ballkanike ishin larg të qenit “Çlirimtare”. “The BalkanWars” sjell pikërisht skena nga këto masakra të bëra nga grekët, bullgarët dhe në mënyrë të konsideruaeshme nga serbët, të cilët të etur për gjak dhe pasuri nuk mëshiruan as pleqtë, gratë dhe fëmijët, në ofensivat e tyre spastruese etnike dhe fetare, veçanërisht ndaj popullsisë myslimane. Popullsia civile e pambrojtur dhe e paarmatosur u gjend nën stuhinë e sulmeve të barbarëve të cilët, pa mëshirë, vranë, përdhunuan, masakruan dhe dogjën në mënyrat më çnjërëzore këdo që i dilte përpara. Duke qene se i gjithë rajoni ishte përfshirë nga kaosi dhe anarkia që sillte mungesa e ligjit, jo vetëm të huajt por edhe vetë banorët e zonës, kryesisht ato katolikë u përfshinë në vrasje, plaçkitje, djegie dhe përvetësim të pasurisë së fqinjëve të tyre myslimanë. Harri Lamb, Konsull i Përgjithshëm, në dërgesën me numër [FO 95/2438] Nr. 166, drejtuar Konsullatës së Përgjithshme të Madhërisë së tij Bri-

tanike në Selanik më datë 3 dhjetor 1912, ndër të tjera citon: ... shfarosja e elementit mysliman në Maqedoni është sistematike dhe është pjesë e një politike të qëllimshme dhe të miratuar. Libri nuk përmban materiale që trajtojnë politikën apo ngjarjet ushtarake të Luftrave Ballkanike, por paraqet raporte që përqëndrohen në ngjarjet reale, të perceptuara personalisht nga diplomatët e huaj, nga ajo që ata vetë kanë parë apo kanë dëgjuar prej dëshmitarëve okularë apo të mbijetuarve të masakrave të ushtruara mbi popullsinë e atyre trevave. “The BalkanWars” paraqet harta, fotografi dhe dërgesa të mbushura dhe statistika të shumta për humbjet në njerëz dhe të vlerave në natyrë, madje shpesh të detajuara, duke përshkruar mënyrën e masakrimit dhe duke dhënë emrat e viktimave. Jo vetëm kaq por, siç citon Robert Elsie, njëri prej dy editorëve të librit, të hartuara në pjesën më të madhe nga Çarls Grej, zv. Konsulli i Britanisë në Manastir, ndonëse disa prej dërgesave mund të tingëllojnë si të ftohta dhe indiferente... Grej u orvat të vinte në dukje padrejtësitë që i bëheshin popullatës myslimane nga fitimtarët, forcat dhe grupet e popullatës së krishterë. Raportet e tij –vazhdon Elsie- si dhe ato të përfaqësuesve të tjerë diplomatikë britanikë, na vijnë mjaft në ndihmë për të kuptuar të vërtetat e zjarreve të luftrave

ballkanike në prag të Luftës së Parë Botërore. Të bie në sy qëndrimi i paanshëm që kanë mbajtur hartuesit e këtyre dërgesave, kur i kanë shkruar ato. Jo vetëm kaq, por saktësia me të cilën diplomatët britanikë i përshkruajnë masakrat, e bën lexuesin të kthehet prapa në kohë dhe t’a ndiejë se po i përjeton ato masakra barbare të bëra mbi njerëz krejtësisht të pafajshëm dhe të pambrojtur. Ja disa shembuj të shkëputur nga disa prej disa prej dërgesave të paraqitura në libër; Nr. 166.1 Shtojcë e Dërgesës nr. 166 të Konsullit të Përgjithshëm Lamb, 3 dhjetor 1912 Memorandum Për masakra të ndryshme dhe akte të tjera dhune që janë raportuar se janë kryer kundër popullatës myslimane nga forcat e rregullta dhe jo të rregullta ushtarake bullgare në pjesët lindore të vilajetit të Selanikut pas pushtimit të tij nga trupat bullgare. Një nga zonat nga është marrë informacion më i hollësishëm në lidhje me barbarizmat bullgare është ajo mu në veri të Selanikut, që përfshin kazatë e AvretHisarit dhe të Dojranit. Thuhet me siguri, për shembull, se në nahijen e Rajanovës nuk ka mbetur gjallë pothuaj as edhe një mysliman i vetëm. Vetë fshati Rajanovë përbëhej nga rreth 80 shtëpi turke. Shumë prej tyre, si dhe kazermat e xhandarmërisë, janë djegur, ndërsa të gjithë banorët meshkuj janë vrarë dhe kufomat e tyre janë hedhur nëpër puse. Nga e gjithë popullata e këtij fshati tani thuhet se kanë mbetur gjallë vetëm 60 gra dhe fëmijë që gjenden në fshatin fqinjë, Dolni-Todorak. Në fshatin fqinjë të Planinicës rreth 30 myslimanë u masakruan në një shtëpi ngjitur me xhaminë. Në të dy këto raste, Popi i krishterë (prifti i fshatit) thuhet se ka marrë pjesë aktive në këto akte, por rolin kryesor e ka luajtur një maqedono-bullgar i ri, rreth 27 apo 30 vjeç, që deri para pak kohësh thuhet se studionte “belles lettres” në Paris. - Në Kërkut, ose Korkidovë, një fshat i madh rreth 10 kilometra në lindje të Avret-Hisarit, thuhet se të gjithë meshkujt, së bashku me një numër të konsiderueshëm grash e vajzash, i kanë grumbulluar në xhami dhe në disa stalla aty afër. Në fillim mbi ta u hodhën tri bomba, por meqë ato nuk shpërthyen, ndërtesave iu vu zjarri dhe të gjithë sa ishin brenda u dogjën të gjallë. Thuhet se të vetmit persona që kanë mbetur gjallë nga ky fshat janë nja gjashtëdhjetë vajza, nga të cilat dhjetë janë rreth 15 vjeçe, kurse pjesa tjetër janë fëmijë të vegjël 18 muajsh e lart, që janë mbledhur në Mutlovë, një fshat fqinjë i krishterë, banorët e të cilit kanë marrë për vete pjesën më të madhe të sendeve të vjedhura prej viktimave të tyre... Pak më në lindje të kësaj zone, fshatarë bullgarë nga Vurlani ose Virlandja sulmuan fqinjët e tyre myslimanë në mëhallën Vakëf dhe ua morën të gjitha bagëtitë e ua plaçkitën depot e drithit... Më në afërsi të Selanikut, një fshat mysliman me 50 shtëpi u plaçkit tërësisht nga ushtarët bullgarë të ndihmuar prej fshatarëve greko-bullgarë nga Kapuxhillari, Kireç-Koj dhe Hortiaku, që rrëmbyen të gjitha bagëtitë e fshatit,

faqe 16

230 kokë gjedhë, 5000 dhi dhe 3000 dele. Ndërsa raporti i datës 5 shkurt 1914 [FO 294/53] i dërguar nga Nën-Konsullata e Madhërisë së Tij Britanike në Manastir, ndërmjet të tjerave citon: ... Autoritetet serbe nuk u kanë shpërndarë asnjë armë myslimanëve, në asnjë kohë dhe në asnjë pjesë të kësaj prefekture. Kjo është më se e sigurt dhe më është konfirmuar plotësisht nga inspektori i përgjithshëm i prefekturës, të cilit pak ditë më parë arrita t’i nxjerr një deklaratë për këtë çështje, pa i treguar se cili ishte qëllimi im. Po të kishin qenë me të vërtetë të armatosur, myslimanët nuk do të kishin përfunduar të therur e të vrarë aq lehtë. Fakti që, me sa kemi dijeni, asnjë zyrtar i vetëm serb, asnjë vojvodë e asnjë komitaxhi serb, nuk është lënduar gjatë këtyre masakrave pa bujë, tregon shumë. ... Po bashkëngjis këtu tre shënime... ... Banda që sulmoi fshatin Sop përbëhej nga të krishterë të armatosur nga fshatrat fqinje, me në krye një vojvodë serb nga Krusheva me emrin Gjorgje, si dhe nga zyrtarët e komunës së Cerskos, Belicës, dhe Cerit. Gjithashtu mori pjesë dhe luajti rol të rëndësishëm edhe një ish prift bullgar i Cerit me emrin Jovan. Ata filluan duke rrahur me kamxhik tetë burra të fshatit, dhe pasi iu zhvatën atyre ato pak para që kishin si çmim për t’i përjashtuar nga ndëshkime të mëtejshme, i vendosën në një qerre, sepse ishin tejet të gjymtuar dhe nuk ecnin dot, dhe i dërguan në xhami, ku i lidhën dhe i kyçën brenda. Pastaj ata arrestuan të gjithë burrat e fshatit që ishin të pranishëm, rreth 50 në numër, të cilët gjithashtu i lidhën dhe i kyçën brenda në xhami. Pas kësaj, njëzet fëmijë i mbyllën në një dhomë të vogël në pjesën e sipërme të xhamisë. Pas kësaj ata filluan të shtinin me breshëri armësh përmes dritareve të ndërtesës, duke vrarë dhe plagosur shumë nga të burgosurit. Pastaj xhaminë e mbushën me lëndë djegëse nga të gjitha anët, kryesisht me dru, dhe i vunë zjarrin. Disa burra që u përpoqën të shpëtonin duke dalë nga dera, i vranë ose i therën me bajoneta. Shumë u dogjën të gjallë, përfshirë edhe të gjithë fëmijët të cilët, ngaqë ishin në katin e sipërm, nuk i kishin kapur plumbat e breshërive të armëve që vranë dhe plagosën viktimat poshtë. Britmat e tyre vazhduan të dëgjoheshin për gjysmë ore. Ndërkohë që po ndodhte kjo, gjetkë nëpër fshat u vranë shtatë gra. Mua më futën në xhami së bashku me burrat e tjerë, por më shpëtoi prifti Jovan, me të cilin kisha pasur marrëdhënie të mira. Kur ikën të krishterët, unë thirra të mblidheshin ata pak vetë që kishin mbetur gjallë në fshat, dhe kemi shkuar bashkë me ta drejt Kërçovës. Gjatë rrugës hasëm në një vojvodë tjetër serb me emrin Bogoja, nga Kurshina, me një bandë me 60 komitaxhinj. Ata na i morën edhe ato pak gjëra që kishim dhe ma vranë djalin, Adem Osmanin, ‘për qejf’, duke ia prerë kokën. (2) Dëshmia e Zelije Demisit ishte që në xhami humbën jetën këta anëtarë të familjes së saj. – Burri – Hasani. Vëllai – Aliu. Axha – Rifati, Ibrahimi, Mefaili. Axhat e burrit – Zeqiri, Sejfedini, Hebiu, Xhabiri, Rashidi. Tezja e burrit – Fatime. Kushërinjtë e burrit – Mehmeti (18 vjeç), Halimi (19 vjeç), Ismaili (15 vjeç ), Vehibi (10 vjeç), dhe Hazmiu (10


aktualitet vjeç). (3) Dëshmia e Esma Damirit, e cila ka shenjat e një plage plumbi që i ka përshkruar kraharorin, shkaktuar gjatë kësaj masakre, ishte se djali i saj Xhelili, 12 vjeç, humbi jetën në xhami. (4) Dëshmia e Bedrije Hasanit ishte se djali i saj Ademi humbi jetën në xhami. (5) Dëshmia e Shefike Hasanit ishte se në xhami humbën jetën anëtarët e mëposhtëm të familjes së saj. – Burri – Hasani. Djali – Xhelili (10 vjeç). Vëllezërit – Emini dhe Halidi. Djali i vëllait të burrit – Rexheb. Djali i këtij të fundit – Mustafai (17 vjeç). Një anëtare e familjes së saj me ermin Hatixhe u vra brenda në shtëpinë e saj. (5) Dëshmia e Shahsime Zehmanit ishte se djali i saj, Zyhdiu (16 vjeç), humbi jetën në xhami. (6) Dëshmia e Ismet Rashidit ishte se anëtarët e mëposhtëm të familjes së saj humbën jetën në xhami. Burri – Rashidi. Djali– Hazmiu (8 vjeç), të cilin e futi në xhami vetë prift Jovani. Vëllezërit e burrit – Zeqiri dhe Nebiu. Nipat e burrit – Mehmeti (17 vjeç) dhe Vehibi (13 vjeç), të cilin e futi në xhami sekretari i komunës së Belicës, një serb. Nëna e burrit, Aishja, dhe gruaja e vëllait të saj, Fatimja, u vranë brenda në shtëpitë e tyre. Këto dëshmi të dhëna më lart përmbajnë vetëm një pjesë shumë të vogël të personave të vrarë, por ato kanë rëndësi kryesisht sepse tregojnë që

masakra është kryer nga banorët e krishterë të zonës dhe nga komitaxhinjtë e udhëhequr nga zyrtarët dhe vojvodët serbë; që kjo masakër u krye në një mënyrë tejet barbare; dhe se gratë e fëmijët ishin ndër viktimat e zgjedhura enkas. Shënimi 2Masakra në Pllashnicë (Kërçovë) Rreth dy javë pas ngjarjeve të Sopit, që ndodhën nga 17 deri 20 shtator, fshati mysliman i Pllashnicës në të njëjtën zonë u vizitua nga një bandë prej 40 fshatarët të armatosur të krishterë, nën udhëheqjen e një vojvode serb të quajtur Arso, nga fshati Llokvicë, (komuna e Brodit). Ata arrestuan nja pesëdhjetë burra e djem të fshatit dhe u thanë se kishin urdhër nga nën-prefekti i Brodit për t’i çuar atje. Për një farë kohë nuk u mor vesh asgjë për ta, por më vonë, rreth dy muaj pas zhdukjes së tyre, shokët e tyre i gjetën trupat e bërë shoshë nga plagë të shkaktuara me bajoneta, tyre në një bregore të vogël afër një vendi të quajtur Ledovë, midis Pllashnicës dhe Brodit. Emrat e viktimave janë si vijon. – Ahmed Ismaili me dy djemtë e tij, Ali Hasani me djalë, Rahman Mustafa me djalin (13 vjeç), Bahtiar Ymeri (80 vjeç), Dalip Mahmudi, Zejnel Dajri, Hamid Hasani, Jusufi, Said Ahmet, Rexheb Hajrullahu, Abedin Rahmani, Mexhid Tahiri, Rasim Moharremi, Abdullah Jusufi (19 vjeç), Ferad Hajredini (62 vjeç), Maliq Feradi, Abdullah Osmani (90 vjeç), Iljaz Abdullahi, Rakib Miftahu, Ali Hasani me dy djemtë e tij, Rushid Mustafa me djalin e

tij Qamilin (15 vjeç), Fetah Ymeri me djalin e tij Rakibin (14 vjeç), Bajram Seferi, Mifail Ristemi, Zejnel Taifi, Salihu, Mustafa Ramadani me djalin Nuredinin, Belul Hajrullahu, Mehmed Rahmani, Hasan Rahmani, Esad Ramadani, Rasim, Zulfiqar Nasufi, Abaz Beqiri, Miftahu (72 vjeç), Bejeb Iljazi (60 vjeç), Abaz Sadiku, Salih Dalipi, Mehmet Ahmedi, Xhafer Halimi, Shefki Dauti (18 vjeç). Pas kësaj, edhe shumë myslimanë të tjerë nga e njëjta komunë u thirrën në Brod dhe u zhdukën në mënyrë të mistershme. Shënimi i mësipërm ka interes më tepër sepse tregon për kasaphanën pa kriter që u bë kundër myslimanëve pas trazirave në kufirin shqiptar, në një kohë kur, sipas autoriteteve serbe, në Maqedoninë serbe nuk ka pasur rebelim dhe nuk ekzistonte asnjë fije mundësie që myslimanët e Maqedonisë të bashkëpunonin me shqiptarët. Ai tregon se masakrat u kryen nga fshatarë të armatosur të udhëhequr nga vojvodë serbë, dhe se ndër viktimat ishin edhe pleq të moshuar e të pafuqishëm dhe fëmijë. Shënimi 3. Hetimi serb për masakrat e kryera nga vojvodët dhe bandat serbe Nga fundi i dhjetorit, qeveria serbe duket se e kuptoi që teprimet e vojvodëve dhe të bandave të tyre, të cilat deri në atë kohë ishin nxitur në heshtje, nuk mund të fshiheshin më dhe po u shkaktonin kritika të dëmshme nga të gjitha anët, ndaj edhe nisi një farë hetimi për keqbërjet e tyre. Ky hetim, sipas një pohimi që më bëri zoti Alimpiq, inspektori i prefekturës, çoi në heqjen nga puna

www.facebook.com/thealbanian.co.uk të nën-prefektit të Kërçovës, pushimin nga punësimi zyrtar i nën-prefektit të Krushevës, dhe dëbimin nga Maqedonia serbe të vojvodëve të përfshirë në to. Heqja i nën-prefektëve është konfirmuar nga informacione të marra nga burime të tjera, dhe disa nga vojvodët thuhet se nuk shihen më në ato vende që i frekuentonin zakonisht më parë. Nga dëshmitarët okularë myslimanë kam mësuar se gjatë kryerjes së hetimeve të bëra nga një oficer ushtarak, u zhvarrosën kufomat e 26 myslimanëve, të cilët i kishte marrë një bandë serbe nga Llezhani në komunën e Prilepit dhe i kishte vrarë me bajoneta afër Turskos. Aty u zbulua se atyre ua kishin prerë kokat pas vdekjes, sigurisht për të penguar identifikimin në rast se do të bëheshin hetime. Të gjitha kufomat ishin të lidhura. Nuk kam ndonjë informacion që të jenë ekzaminuar kufomat e shumta që janë varrosur ose hedhur nëpër bunarë në fshatrat e tjera. Por barbaritë serbe nuk mënuan të binin edhe mbi maqedono-bullgarët. Qëllimi ishte që t’i imponohej kësaj popullsie të njihte kryepeshkopatin e Beogradit dhe të braktisin kishat e tyre të vjetra. Një dërgesë e datës 9 shtator 1913 ndër të tjera citon: ... Ilino (Në jug-perëndim të Demir Hisarit) Ky fshat u vizitua nga banda e Bogojas më 15 gusht. Dymbëdhjetë vajza u përdhunuan. Personat e mëposhtëm u lënduan: Jovan Gjorgjev, (u rrah pothuaj për vdekje), një grua me emrin Mitrisca (u rrah dhe plagos me bajonetë), Jovan Iliev (u rrah pothuaj për

faqe 17

vdekje). Përveç kësaj, 30 burra u morën dhe u çuan në Krushevë, dhe që prej asaj kohe nuk dihet asgjë më për ta. Banda, kur u largua, i paralajmëroi fshatarët se do t’ua shkatërronte shtëpitë nëse do të ankoheshin tek autoritetet për çka kishte ndodhur. Mramorec (Në jug-perëndim të Kërçovës) Rreth datës 12 gusht, gratë e mëposhtme janë dhunuar nga një bandë serbe e komanduar nga një me emrin Mirkoviq. Cveta Cvetanova, Krista Spasova (u dhunua nga shtatë ushtarë ose komitaxhi në praninë e të shoqit, të cilin e kishin lidhur), Grosda Petrova, Parashqeva Trenkova, Veljana Gavrilova, Hristica Gavrilova (që u lëndua rëndë). Belica (në jugperëndim të Kërçovës) Një prift me emrin Boris dhe një fshatar me emrin Jovançe u rrahën për vdekje nga komitaxhinjtë serbë. Gratë u përdhunuan. ... Gorno Divjak (në perëndim të Krushevës) Gjergj Shaqiri u rrah dhe u lëndua rëndë sepse i biri kishte dezertuar nga xhandarmëria serbe. Sloeshtica (Në jugperëndim të Pribilcit) Ish vojvodët bullgarë, Bale dhe Daniel u vranë nga një bandë serbe. Siljan Ivanov u plagos në kokë, duar dhe këmbë me bajonetë. Shtatë fshatarë u rrahën egërsisht. Zhvan (në perëndim të Priblicit) Kryeplakun e fshatit e torturuan dhe e tërhoqën zvarrë në rrugë me një litar të lidhur rreth qafës. Breshani (Jugperëndim të Demir Hisarit) Burra dhe gra të rrahur. Gra të përdhunuara... .

Pastiçeria e parë shqiptare ne Londër, OFERTË SPECIALE me rastin e festave të fundvitit Të gjitha llojet e ëmbëlsirave që ju kërkoni për ditëlindje, dasma, dhe për të gjitha festat tuaja

Ejani dhe binduni se nuk do të gjeni çmime më të lira dhe shërbimin më të mirë MONDI JU MIRËPRET Pastiçeri Aroma 34 Green Lanes Palmers Green London N13 6HJ Tel: 02088894324


170-172 HIGHT STEREET PONDERS END ENFIELD EN3 4EU TEL: 020 8805 3777

GAZAN RESTAURANT VENDI KU JU MUND TE GJENI REHATINE E DUHUR PER DARKAT FAMILJARE -KUZHINA E MREKULLUESHME

-ÇMIMET ME KONKURUESE

EJANI DHE BINDUNI NUK DO TE MBETENI TE ZHGENJYER FESTAT TUAJA FAMILJARE FREE PARKING TAKE WAY SERVICE


opinion BLENDI FEVZIU

S

hqipërisë i është refuzuar për të disatën herë statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian!

Skepticizmit të Holandës dhe Danimarkës, këtë herë i është bashkuar Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe! Në fakt, më shumë se lajmi i rëndë në vetvete (i paralajmëruar nga votimi i Parlamentit holandez), ajo që të bën përshtypje është paaftësia e shoqërisë dhe politikës shqiptare për të bërë një analizë të thellë dhe realiste të asaj që ka ndodhur. Është paaftësia jonë për të kuptuar se cilat janë përgjegjësitë që kemi ne, çfarë duhet të korrigjojmë dhe ku duhet ta ngremë zërin dhe t’i kërkojmë Europës së Bashkuar që të zbatojë të njëjtat standarde me të cilat po klasifikon fqinjët tanë. Dyzet e tetë orë nga marrja e vendimit, ende askush nuk u ka dhënë përgjigje disa pyetjeve fundamentale: Si shpjegohet që Gjermania, deri tani neutrale, u rreshtua bindshëm kundër statusit? Përse Britania e Madhe, mbështetëse kryesore e zgjerimit të BE, doli kundër? Përse aprovimi i tri ligjeve që konsideroheshin kusht deri tani nuk vlejti dhe ç’ka ndodhur nga maji, kur ato u aprovuan, e deri tani? A po ndryshon diçka në përqasjen e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, përderisa tri vendet më të rëndësishme të tij, Gjermania, Franca dhe Britania, tani kanë dalë publikisht kundër?

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

Fajtorë Ne dhe Ata A ka një pendesë ndaj izolimit 25-vjeçar të Serbisë dhe a po luhet korrigjimi i kësaj politike në kurriz të Shqipërisë? A ka një bindje në Bashkimin Europian se shqiptarët kanë marrë më shumë se sa meritojnë këta 23 vjet, duke nisur nga Pavarësia e Kosovës e deri tek anëtarësimi në NATO? Dhe e fundit e më kryesorja, a ka luajtur rol në veton europiane ftohja me SHBA pas vendimit për mosmarrjen e armëve kimike siriane? Jo vetëm që asnjë pyetje nga këto s’ka marrë përgjigje, por debati thelbësor dhe më i rëndësishëm i këtij vendi ka degraduar për 48 orë në recitime banale ku palët akuzojnë njëra–tjetrën për probleme të politikës së brendshme dhe askush nuk tenton të sqarojë, ose minimumi të analizojë diçka më thellësisht. Duke mos iu dhënë dot përgjigje pyetjeve të mësipërme, po tentoj të jap një version personal të kësaj gjendjeje. Një version i cili ndahet në dy kolona kryesore: përgjegjësia jonë dhe përgjegjësia europiane. Përgjegjësia jonë është evidente dhe e përsëritur. Si ata fëmijët që nuk ndërrojnë kurrë sjelljen dhe stilin e tyre, politika shqiptare shfaqet dhe rishfaqet e paaftë të ndërtojë një dialog të brendshëm; hakmarrëse në thelb; abuziviste me deklaratat dhe akuzat ndaj njëri– tjetrit, me një gjuhë urrejtjeje që nuk e gjen në asnjë nga vendet e tjera fqinje. Maxhoranca dhe opozita kanë qenë të

paafta për të ndërtuar një dialog normal, së paku në problemet jetike që ky vend ka. Kanë qenë më të paafta se qeveria e Serbisë dhe e Kosovës, që kanë ndërtuar një dialog mbi një urrejtje etnike 100vjeçare dhe mbi mijëra viktimat e luftës atje. Edhe konsensusi i fundit, ai për ligjin e administratës, u hodh poshtë nga vetë ata që e kishin votuar. Akuzat ndaj njëri-tjetrit dhe pastaj tejkalimi i tyre kanë luajtur një rol po ashtu primar. Burime diplomatike në Bruksel kanë deklaruar se akuzat e PS ndaj gjyqit “Meta” janë shqyrtuar me shumë seriozitet nga Danimarka, por se ata nuk dinë nëse PS iu qëndron ende këtyre akuzave tani që është në një koalicion me LSI e Metës? Po ashtu, burime të tjera deklarojnë se kjo gjë ka ndikuar edhe në Holandë. Ky kapërcim 180 gradë, natyrisht që është normal në Shqipëri, por s’mund të jetë normal në asnjë vend të Bashkimit Europian. Korrupsioni galopant dhe paaftësia e Drejtësisë për të gjetur edhe një përgjegjës të vetëm të nivelit të lartë për të, po ashtu ka luajtur rol deciziv në këtë vendim. Si edhe problemet e krimit të organizuar dhe lidhjet e tij të forta me politikën! Ka një seri tjetër arsyesh, që ne duhet t’i

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar Embassy of the Republic of Kosovo 100 Pall Mall London SW1Y 5NQ Tel.: +44(0) 207 659 6140 +44 (0) 207 659 6134 Fax.: +44(0) 207 659 6137 Email: embassy.uk@rks-gov.net

shohim në sy dhe t’i përballim. Në të kundërt, nga viti në vit do vijojmë të recitojmë akuzat ndaj njëri–tjetrit, duke e hedhur topin nga një kamp politik në tjetrin, por duke mbetur aty ku jemi! Përgjegjësia e Europës, pa dyshim, këtë herë, sipas meje, është më evidente se kurrë. Unë besoj se akuzat e ish-kryeministrit Berisha për “albanofobi” dhe ato të Kryeministrit aktual për “ekstremistë brenda BE”, edhe pse të rënda për t’u thënë nga dy politikanë të nivelit të lartë, qëndrojnë. Duke mos pasur përgjegjësinë politike për t’i thënë gjërat me nënkuptim, ende i qëndroj idesë që kam elaboruar në vitin 2011, se qëndrimi i disa vendeve të BE ndaj Shqipërisë është jo thjesht paragjykues, por racist! Krahasimi i Shqipërisë, pa dyshim, duhet bërë me fqinjët. Serbia e nisi procesin e MSA më 8 nëntor 2007, mori statusin e vendit kandidat më 28 shkurt 2012, vetëm 4 muaj pasi ishte rekomanduar nga KE, dhe iu hapën negociatat më 2013-n. Maqedonia e ka marrë statusin e vendit kandidat më 17 dhjetor 2005, por procesi i saj i mëtejshëm u bllokua për një problem që lidhet me emrin dhe konfliktin që ka në këtë drejtim me Greqinë. Mali i Zi aplikoi për status më 15 dhjetor 2008, e mori atë më 17 dhjetor 2010 dhe filloi negociatat më 2012-n.

faqe 19

mirë se Shqipëria. Shqipëria ka aplikuar për statusin në prill 2009 dhe ende katër vjet e gjysmë më pas mbetet pa një përgjigje. Një kohë që s’e ka kaluar asnjë vend tjetër. Deri më sot ishte bërë përgjegjëse sjellja e ashpër e opozitës. Sot, opozita shqiptare është tërësisht në favor të procesit integrues dhe e ka dokumentuar këtë me një rezolutë në Parlament. Por edhe një opozitë e ashpër në konceptin politik, është më e mirë se sa një vend ku opozita rrihet në Parlament, si në Maqedoni; ku niveli demokratik është dukshëm më inferior se sa ai i Shqipërisë apo se opozita në Mal të Zi, që thuajse nuk ekziston. Një vend me katër rotacione politike që nga viti 1992 si Shqipëria, garanton standarde demokratike më të mira se sa Mali i Zi, që në 23 vjet s’ka bërë asnjë rotacion të vetëm. Korrupsioni dhe drejtësia në Serbi dhe në Mal të Zi janë dukshëm më problematike se sa në Shqipëri, dhe kjo shënohet në disa dokumente të institucioneve të specializuara për këtë gjë! E fundit, Shqipëria ka luajtur një rol tejet moderues në rajon, dhe për këtë gjë meritonte më shumë. Ajo e kishte rrugën e saj integruese me vendet e ish-Lindjes komuniste, me Rumaninë dhe Bullgarinë, dhe jo me vendet e ish-Jugosllavisë, që u përfshinë në një konflikt të tmerrshëm etnik në fillim të viteve ’90! Nuk e di përse Europa beson se një vend që e preferon BE-në në 90% të popullsisë së tij duhet të penalizohet për probleme gjeopolitike apo për paragjykime racore apo fetare! Një përgjigje bindëse kërkon edhe kjo, gjithsesi!

Asnjë nga këto vende nuk ka standardet demokratike dhe ato të ligjshmërisë më

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Embassy of the Republic of Albania 33 St. George’s Drive London SW1V 4DG Tel. +44 (0) 20 7828 8897 Fax +44 (0) 20 7828 8869 E-mail: embassy.london@mfa.gov.al http://www.albanianembassy.co.uk To contact the Albanian Embassy for emergency cases only please call: 07518662630 (17.00-09:00 and during weekends)


opinion

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 21

1912 / KONFERENCA E AMBASADORËVE NË LONDËR NJOHJA NË PARIM E SHTETIT SHQIPTAR NGA KASTRIOT DERVISHI

D

uke filluar nga 8 tetori 1912 e deri në fillim të dhjetorit 1912 aleanca ballkanike serbo – greko – malazeze – bullgare e nxitur prej Rusisë, kishte pushtuar gati gjithë territoret europiane të Perandorisë Osmane. Me përjashtim të pjesës së Egjeut si dhe të Maqedonisë Perëndimore, i gjithë territori tjetër i pushtuar nuk ishte gjë tjetër veçse territor shqiptar i banuar në pjesën dërrmuese të tij nga shqiptarët. Lakmia grabitqare e fqinjëve tanë për të zhdukur çdo gjë shqiptare e bazuar në platforma antishqiptare të përpunuara vit pas viti, kishin bërë që ndaj shqiptarëve të viheshin në zbatim masakra të pashembullta të spastrimit etnik. Një popull i pambrojtur u gjend kështu i vetëm përballë një aleance grabitqarësh që nuk luftonin për kurrfarë parimi veç plaçkitjes dhe hajdutërisë. Fuqitë e mëdha të kohës, e kishin shqetësim prej kohësh gjendjen në Ballkan. Me përjashtim të Rusisë ata e shihnin që gjendja e re e krijuar nuk i shërbente stabilitetit në rajon nga njëra anë si dhe rriste orekset e ekspansionit rus jo vetëm mbi Ballkanin por edhe me pjesën tjetër të Europës. Më 3 dhjetor 1912 Perandoria Osmane e paaftë të përballonte sulmin që iu bë pranoi diskutimin e territorit të saj në një konferencë midis fuqive. Austro – Hungaria dhe Italia, të interesuara ishin më afër interesave të Shqipërisë. çështja e Adriatikut, aq e brishtë ato çaste, e bënte të domosdoshme krijimin e një shteti shqiptar në kundërshtim me çdo pretendim grabitqar të Rusisë me aleatet e saj në Ballkan. Kundërshtare e rreptë e krijimit të një shteti normal shqiptar ishte Rusia. Roma dhe Vjena përkrahën shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë si dhe njohën qeverinë e parë shqiptare.

Konferenca Fuqitë e kohës, Austro – Hungaria, Rusia, Franca, Italia dhe Gjermania pranuan idenë të mblidheshin në shtetin më të fuqishëm të kohës në Britaninë e Madhe për të diskutuar vendosjen e paqes në rajonin e Ballkanit. Këto shtete vendosën përfaqësimin me ambasadorë (përkatësisht Mendorf, Benkendorf, Cambon, Imperiali, Lichnowski), ndërsa vendi mikpritës Britania e Madhe me ministrin e Jashtëm Edward Grey. Palët e përfshira në konflikt kishin të drejtë vetëm të paraqisnin mëtimet e tyre dhe jo të merrnin pjesë në konferencë, e cila pasi Perandoria Osmane kishte kërkuar paqe, u hap më 17 dhjetor 1912 duke pasur si objekte themelore të saj, të ardhmen politike të Shqipërisë dhe caktimin e kufijve të rinj në Ballkan. Më të interesuara për çështjen shqiptare u shfaqën Austro – Hungaria, Italia, Franca dhe Rusia. Dy të parat kishin si qëllim kryesor pengimin e shtrirjes së mëtejshme të sllavizmit në Ballkan, ndërsa dy të tjerat si përkrahëse të shteteve ballkanike mëtuese ndaj

Më 17 dhjetor 1912 për herë të parë u njoh në parim krijimi i një shteti shqiptar

Shqipërisë, mbështesnin interesat e tyre. Në ditën e parë të konferencës, u pranua krijimi i një shteti autonom shqiptar i varur nga Perandoria Osmane. Në këtë mbledhje përfaqësuesi i Vjenës, konti Mensodorf tha se qeveria e tij ishte e mendimit që asnjë territor shqiptar të mos shkëputej nga Shqipëria e ardhme. Në lidhje me këtë pikë përfaqësuesi rus ishte shprehur kundër.

Kërkesa e Vjenës Më 20 dhjetor 1912, Austro – Hungaria paraqiti projektin fillestar mbi Shqipërinë ku ripërsëritej sërish kërkesa e datës 17 dhjetor. Austro – Hungaria kërkoi për Shqipërinë 48 mijë km2. Kjo kërkesë, por të realizohej do të ishte një gjë shumë pozitive për të ardhmen e shtetit shqiptar.

Kërkesa shqiptare Më 2 janar 1913, paraqiti kërkesat e saj edhe Qeveria e Vlorës, e përfaqësuar nga Rasih Dino, Mehmet Konica dhe Filip Noga. Qeveria e Vlorës kërkoi një kufi që të fillonte nga kufiri ekzistues me Malin e Zi e duke vazhduar me zonat e Pejës, Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit, Manastirit, Meçovës e Prevezës. Më 25 janar 1913 këtij memorandumi iu bashkëngjit edhe një shtojcë me të dhëna statistikore mbi karakterin etnik të trojeve shqiptare. Në thelb Qeveria e Vlorës kërkoi 57 mijë km2.

Kërkesa greke Një ditë më vonë, Qeveria Greke paraqiti memorandumin e saj, në të cilin e quante “luftë çlirimtare” pushtimin e viseve shqiptare. Grekët i mbështetën “arsyetimet” e tyre në kolonat “strategjike”, “ekonomike”, “et-

nologjike dhe qytetëruese”. Ata mëtonin trojet shqiptare që përfshiheshin brenda vijës Himarë – Pogradec. Si “argumente” kryesore të tyre, grekët paraqisnin ato “historike” dhe “fetare”, të cilat ishin thellësisht të gënjeshtërta dhe nuk bazoheshin në asgjë të vërtetë.

Kërkesa serbe Po në janar 1913, paraqiti memorandumin e saj edhe Qeveria Serbe. “Argumentet” e saj bazoheshin “në të drejtën” serbe për “Serbinë e vjetër” (siç e quanin ato Kosovën) gjatë mesjetës. Serbët mëtonin trojet në të djathtë të rrjedhës së Drinit.

Kërkesat e tjera Më 6 shkurt 1913, përfaqësuesi i Gjermanisë paraqiti projektin e tij për kufirin verior dhe lindor të Shqipërisë, sipas së cilit Plava e Gucia mbeteshin jashtë Shqipërisë, ndërsa brenda saj, Gjakova e Dibra. Më 13 shkurt 1913 përfaqësuesi i Rusisë paraqiti projektin e shtetit të tij në formën e kundërpropozimeve ku parashikoheshin lëshime të ndjeshme së favor të Serbisë dhe të Malit të Zi. Si kufi verior dhe lindor i Shqipërisë, propozohej lumi Drin. Më 19 mars 1913, Austro – Hungaria dhe Italia paraqitën projektin e përbashkët për kufirin jugor të Shqipërisë me pikënisje nga Shën – Naumi duke vazhduar në liqenet e Prespës, afër Kosturit e Grebenesë (duke i lënë këto jashtë Shqipërisë), një pjesë të Çamërisë dhe duke përfunduar në portin e Spiancës. Kjo kërkesë e tillë bëhej pas rënies së Janinës në duar të forcave greke. Nëse ky qytet do të ishte mbajtur, me siguri që kërkesat do të ishin më të mëdha. Dy ditë më vonë, këtë dy shtete kërkuan që të përfundohej sa më shpejt kufiri i Shqipërisë dhe të largoheshin

trupat e huaja nga trualli i shtetit të ardhshëm shqiptar, qoftë ky i pavarur apo autonom. Në këto kushte, kur kërkohej përfundimi i çështjes së kufijve, Konti Berthold hoqi dorë edhe Gjakova, por këmbënguli që Shkodra t’i përkiste patjetër dhe me çdo kusht Shqipërisë. Njoftimi i përbashkët i Romës dhe i Vjenës kërkonte pushimin e menjëhershëm të luftimeve dhe largimin e shpejtë të forcave ushtarake të shteteve pushtuese. Më 22 mars 1913, konferenca e Ambasadorëve mori vendimin e parë në lidhje me kufirin verior dhe verilindor të Shqipërisë që është në vija të përgjithshme (delimitacion) kufiri i sotëm. Ndërkohë Greqia luajti politikisht me elemente të tjera sikur gjoja popullsia në Shqipëri kërkonte bashkim me Greqinë. Kështu disa “banorë” të Korçës i drejtonin Konferencës së Ambasadorëve dhe Edwaryt Grey-t, në prill 1913 një letër ku kërkonin bashkim me Greqinë, falënderonin “ushtrinë e lavdishme greke”, kritikonin “disa të ashtuquajtur bashkatdhetarë të cilët u zhvendosën nga Egjipti e Rumania” që sipas tyre nuk paraqisnin asgjë në mendimin e Korçës. Në thirrje thuhej se gjoja e gjithë popullsia, burra gra e fëmijë, “të mbledhur në një asamble plenare”, kishin pranuar të nënshkruanin bashkimin me Greqinë. Caktimi përfundimtar delimitacion i kufijve të sipërpërmendur, zgjoi edhe njëherë interesin në lidhje me statusin e ardhshëm të Shqipërisë në kushtet kur Perandoria Osmane kishte një shkëputje tokësore nga shteti autonom shqiptar. Për një gjë të tillë, diplomacia e Vjenës dhe Romës filluan të përpunojnë projektin e një shteti të pavarur shqiptar. Më 21 maj 1913, ata bënë propozimet e tyre në lidhje me kufirin jugor të Shqipërisë, duke marrë parasysh atë që kishte ndodhur në terren dhe kundërshtitë në lidhje me propozimin e

parë. Edhe ky propozim fillonte nga Shën Naumi, i linte Shqipërisë krahinat e Korçës dhe Gjirokastrës dhe përfundonte në kepin e Stillos. Më 11 qershor ambasadorët e Romës dhe Vjenës deklaruan se e kishin të pamundur të ndryshonin propozimin e tyre. Ndryshime të tjera priteshin të ndodhnin pasi më 30 maj 1913 në Londër, u nënshkrua traktat i paqes midis Serbisë, Bullgarisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Perandorisë Osmane. Si pasojë edhe çështja shqiptare do të merrte zgjidhje për pak kohë. Më 15 korrik 1913, Austro – Hungaria dhe Italia paraqitën një projekt të përbashkët në lidhje me statusin e ri të Shqipërisë, sipas së cilit kjo e fundit duhej të “formohej si principatë autonome dhe e trashëgueshme sipas radhës së paralindjes, nën garancinë e 6 fuqive të mëdha”, të shkëputej çdo lidhje me Perandorinë Osmane, të ishte neutrale dhe nën garancitë e fuqive të mëdha; kontrolli i administratës civile dhe ushtarake t’i besohej një komisioni ndërkombëtar të përbërë nga 6 fuqitë; mbreti i ardhshëm të caktohej brenda 6 muajsh, etj. Më 29 korrik 1913, në bazë të këtij propozimi fuqitë e mëdha dhanë vendimin përfundimtar në lidhje me Statusin e Shqipërisë të përbërë nga 11 nene. Në këtë vendim, ruheshin pikat e sipërpërmendura të propozimit të Vjenës dhe të Romës si dhe i caktohej Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, një mandat fillestar 10-vjeçar, i ngarkuar ky edhe me hartimin e statutit të shtetit. Ndërkaq qetësia dhe siguria e brendshme, iu ngarkuan xhandarmërisë, për organizimin e së cilës u caktua Suedia. Pasi kjo hoqi dorë, u ngarkua Holanda. Pas mbarimit të kësaj çështjeje, përfaqësuesit e fuqive diskutuan më 5 gusht për kufirin jugor të Shqipërisë mbi bazë të propozimeve të Vjenës dhe të Romës. Më 11 gusht 1913, u dha edhe vendimi përfundimtar në lidhje me kufirin jugor të Shqipërisë dhe përcaktimi në vend iu la një komisioni ndërkombëtar i cili duhej të fillonte punë më 1 shtator e të përfundonte më 30 nëntor 1913. Ky kufi është përafërsisht ky e sotmi. Vendimi i 11 gushtit përbëhej nga 11 pika kryesore. Sipas tij Greqia duhej të zbrazte truallin shqiptar brenda një muaji pas përfundimit të punës së komisionit. Duke përfituar nga një pikë e tillë, grekët vazhdimisht i nxorën pengesa komisionit të kufirit.


opinion

NGA ARSIM CANOLLI

N

ë opinionin e sotshëm publik është krijuar një botëkuptim se shqiptarët nuk kanë pasur traditë të lirisë në politikë, respektivisht traditë të bazuar te një rend politik ku ka frymuar liria politike, ekonomike, kulturore e kështu me radhë. Ky argument ka shërbyer edhe si premisë për të ngritur argumente dhe konceptime të reja, madje edhe teori (siç është ajo e të “pafilozofuarës” e dr. Hysamedin Ferajt), të cilat aludojnë në ndryshime revolucionare në rregullimin e jetës politike dhe kulturore shqiptare. Këto teori në parim janë pretencioze. Ato tentojnë të japin projeksione “teoriko-filozofike” për kahet dhe premisat e mendimit dhe veprimit shqiptar, gjithnjë si revolucione të cilat nisen nga argumenti i mungesës, repudiacionit dhe harmonisë. Argumenti i mungesës synon që në pah të nxjerr “faktin” e mungesës së traditës dhe kulturës së mendimit të lirisë në civilizimin shqiptar gjatë historisë së tij. Pra, ky argument dhe përkrahësit e tij aludojnë në faktin se shumica e zhvillimeve në traditën dhe kulturën shqiptare janë zmadhime të fakteve reale duke e paketuar varfërinë dhe resurset e pakëta si traditë. Argumentet përforcohen duke theksuar se shqiptarët duke qenë popull i Kanunit dhe i një “tkurrjeje malore” kanë mbetur prapa zhvillimeve të caktuara dhe në fakt janë ngrysur në cektësinë e tyre kulturore. Eksperienca kulturore e tyre është e varfër andaj, duhet bërë çmos që ajo të rritet. Dhe zakonisht me “çmos” nënkuptohet një lloj revolucioni. Argumenti i repudiacionit është një argument i cili zakonisht artikulohet si mllef i dalë nga dhimbja e kësaj mungese në fushën e mendimit dhe veprimit shqiptar. Këtu thuhet se shqiptarët janë popull i papërvojë në aferat politike. Gjithçka që ata kanë zhvilluar ka qenë e fragmentuar dhe individualiste. Në të njëjtën anë po ashtu theksohet se kjo është traditë që duhet mohuar ngase nuk ka pasur harmoni. Ky argument zhvillohet duke marrë shembuj sporadikë për të bërë vlerësime të përgjithshme mbi “kulturën” shqiptare. Argumentet e tilla nënkuptojnë se e vetmja udhë e zhvillimit shqiptar është modelimi dhe shartimi rrënjësor me ndonjë formë të shpejtë progresiviste. Sipas këtij argumenti, gjithçka që del nga kozmologjia tradicionale është e destinuar për dështim. Argumenti i harmonisë ndërlidh argumentet e para duke dashur ta projektojë të ardhmen si harmoni të re të ndërtuar si përgjigje ndaj mungesës dhe repudiacionit. Pra, pasi që paska mungesë dhe pasi që tradita shqiptare paska vetëm impulse të këqija, atëherë gjithëçka duhet të fillojë nga e para. Argumenti kërkon që të revolucionarizohet shtegu i mendimit dhe veprimit për të krijuar një vetëdije të pastër dhe të pastruar, të bazuar në projeksionin harmonik-utopik, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë gjërat të nisin qysh i kërkon ajo utopi. Këto tri argumente janë bërë premisa të mendimit të ri ideologjik në politikën shqiptare. Ky mendim ideologjik i përçuar edhe nga disa philosophes avangardistë ofron zgjidhje gjithnjë duke kundërshtuar atë që është bërë paraprakisht, e cilësdo natyrë,

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 21

DISKURSI POLITIK DHE IDEOLOGJIK frymë a udhë të ketë qenë ajo, si një legaci e regjimit të vjetër, si një “naivitet” politik i një populli “jofilozofik”, si një traditë e varfër e mendimit dhe veprimit politik apo si një politikë “ideologjike”. Asgjëmangu, këto argumente janë të njofshme për opinionin shqiptar si argumente të cilat përkojnë me argumentet bazike të ideologjisë marksiste. Marksistët kishin projektuar mungesën, kishin urrejtuar traditën e bazuar në kulturë tradicionale dhe imagjinim të vazhdueshëm, sado e vogël dhe nistore të ketë qenë ajo, dhe kishin projektuar një utopi harmonike të re. Natyrisht se marksizmi shfrytëzon shkencën, politikën, luftën dhe gjithë avenut e shtegut të mendimit e veprimit njerëzor për të farkuar “shkencën” e ligjeve të pandryshueshme të jetës egalitariane të bazuar në utopi. Kjo filozofi marksiste u provua edhe në historinë shqiptare për një gjysmë shekulli. Siç thotë Kenneth Minogue, ka qenë fati i shqiptarëve në kohët e fundit që jo vetëm të joshen nga besimet ideologjike, por (edhe më keq) të jetojnë nën sundim ideologjik. Ata nuk befasohen nga kontradikta themelore mes teorisë dhe praktikës sepse shtypjet kinse të zbuluara nga marksistët në shoqëritë e lira, nuk janë asgjë në krahasim me shtypjen e njerzve nën një shtet ideologjik, siç ishte Shqipëria enveriste. Por, pas sa viteve pas rënies së komunizmit dhe pas luftës në Kosovë, shqiptarët ende po joshen nga besimet ideologjike dhe nga utopitë e sprovuara vetëm në fantazinë spekulative të ideologëve të rinj. Dhe një taktikë e zakonshme e ideologjisë së re majtiste-liberaliste është pikërisht kritika dhe kundërshtimi i komunizmit. Duke qenë se shqiptarët e kanë përjetuar atë ideologji, shpeshherë kundërshtimin e tillë ndaj komunizmit e shohin si frymë të re politike. Kështu, shpeshherë në emër të ndryshimit kultivohet edhe joshja e re.

Diskursi politik dhe diskursi ideologjik Në shikim të parë argumenti për ndryshime transformative e bën këtë joshje të duket mjaft impresive. Sidoqoftë pyetja shtrohet se çfarë efektesh anësore vijnë me transformimet revolucionare? Legata e mendimit ideologjik na tregon se zakonisht ato janë premisa për transformim të tërë sistemit, përbashknisht edhe të shoqërisë. Dhe në lexim të parë ky diskurs transformativ imponohet si fryt i mendimit politik. Sidoqoftë, ky është kryekput një diskurs ideologjik. Natyrën dhe frymën e diskursit ideologjik dhe atij politik e ka shtjelluar thukët filozofi britanez Michael Oakeshott. Oakeshott nis argumentin e tij me një shembull antik. Ai cek se si një ndër kuvendimet dhe propozimet më të spikatura politike njihet fjalimi i Perikliut (sipas Tuqididit) më 432 p.e.r para Kuvendit të Athinës. Perikliu kishte dhënë arsyet e planifikimit të rezistencës athinase ndaj Spartës duke i paraqitur propozimin e tij mbi situatën e krijuar politike. Në parim, propozimi i Perikliut

paraqiste gjendjen e situatës, rekomandonte veprime gjithnjë duke dhënë konsekuencat e mundshme, krahasonte thukët propozimin me propozimet tjera dhe jipte një vështrim holistik të gjendjes së përgjithshme. Ky fjalim merret shembull i kuvendimit politik dhe i propozimeve politike të cilat kanë vendosur parimet themelore të politikës në demokracitë perëndimore. Pra, kjo është premisa e diskursit politik. Sidoqoftë, ekziston një dallim i qartë mes propozimit politik dhe diskursit të tij në një anë dhe projektit ideologjik dhe diskursit të tij në anën tjetër. I pari është propozim që bazohet mbi maksima dhe nis nga hetimet, supozimet, krahasimet dhe përgjithësimet kontekstuale që praktikisht përrethojnë propozimin politik. Pa mëdyshje se ky propozim i parashtrohet një prove reale: ftesës kuvendare për kuvendim të propozimeve në kontekst të argumenteve të bazuara në natyrën e gjërave, gjithnjë drejt përmirësimit. Ndërsa, i dyti, bazohet mbi utopi imagjinare, mbi vërtetësinë e provuar vetëm në utopinë abstrakte të sajuar nga propozimet të cilat nuk parashtrohen si propozime për t’u kuvenduar por si propozime të ndërtuara mbi ide, të vërtetuara vetëm nga “vërtetësia” e “shkencës së ideve”, të sprovuara vetëm në shtegun utopik të ideologjisë, e të mbrojtura me kryeneçësinë e formësuar nga mendimi ideologjik. Pika fundore e argumentit të Oakeshott-it, në fakt, del te mendimi i tij mbi diskursin e projektit ideologjik të Karl Marx-it. Oakeshott e bën këtë duke argumentuar se projekti ideologjik i Karl Marx-it ishte i bazuar mbi diskursin demonstrativ të bazuar mbi “korrektësinë” e vërtetueshme të propozimit të tij i cili bazohet mbi hulumtim të “ligjeve” që rregullojnë jetën dhe shoqërinë, gjegjësisht mbi “ndryshimet shoqërore”, duke mos lënë hapësirë për zgjedhje të propozimeve të bëra mbi baza të deliberimit politik të bazuar në propozime praktike. Pra, këtu vërehen qartë premisat dalluese mes politikës dhe ideologjisë: politika është propozim i informuar mirë, i peshuar karshi propozimeve tjera e në frymën e përmirësimit duke dryshuar për të ruajtur, ndërsa ideologjia është projektim utopik “veçse” i provuar në “seminarin imagjinar” që krijon dialektikën e vet, e sprovon vetë dhe e “vërteton” vetë. Sidoqoftë, për një traditë politike perëndimore, ku politika ka traditë zhvillimi si veprim i dinjitetshëm i njeriut të lirë, pikëpamje kjo që ka vënë bazat e civilizimit demokratik perëndimor, fryma e ruajtjes apo e ndryshimit për të ruajtur është frymë e natyrshme, e traditës së lirisë, së drejtës dhe ligjit, dhe nuk zbehet lehtë as kur marrin timonin filialat e reja ideologjike të marksizmit. Edhe në raste zbehje demokracitë perëndimore gjithmonë kanë reflektuar në traditën e tyre të lirisë dhe kanë kthyer timon në drejtimet e mbara. Në rastin e Britanisë, kthimin më të fortë drejt lirisë pas Luftës së Dytë Botërore e kishte bërë Margaret Thatcher e cila kishte përmirësuar petkun e mbyllur, të ftohtë, të ndrojtur dhe të vetëknaqur të konservativizmit

tradicional të viteve 70 drejt një hapjeje energjike, të sinqertë dhe të vendosur të politikës së frymës konservativiste. Ajo shuajti strategjitë socialiste që po gulfatnin ekonominë britaneze dhe u hapi udhë impulseve të reja kapitaliste për të rivitalizuar jetën në Britani. Duke u kthyer te parimet e lirisë, pronës, pavarësisë dhe zhvillimit ajo rimëkëmbi traditën e politikës dhe demokracisë perëndimore. Kjo traditë ka inspiruar edhe shtete e kombe të mëdha si SHBA e Reganit por edhe shtetet e vogëla të dala nga ankthet e projekteve ideologjike marksiste si Estonia.

Tradita politike rugoviane Megjithatë, në opinionin publik ekzistojnë pyetje relevante rreth politikës, traditës dhe ideologjisë shqiptare. Pse mos të kemi ndryshime? Si mund të ruajmë apo të ndryshojmë duke ruajtur diçka, kur nuk kemi traditë politike? Si pyetje konstruktive kanë peshë, por kur bëhen nga ideologët dalin si fryt i ekzaltimit ideologjik. Pyetjet bëhet duke aluduar se tradita e vetme ka qenë ajo komuniste, duke anashkaluar traditën para dhe prapa saj. Nëse bëhen analiza pa zjarr në kokë, vërehet qartë se shqiptarët kanë një traditë e mendimit të lirë. Po të ndalemi vetëm tek tradita politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, respektivisht e presidentit historik Ibrahim Rugova, e cila njihet si tradita politike rugoviane, vërejmë pikërisht traditën politike dhe diskursin politik. Tani lexuesit tonë mund t’i lindin shumë pyetje sepse tashmë është bërë e zakonshme të thuhet si në letra si gojarisht se ekziston “ideologjia e Rugovës...”, “orientimet ideologjike të LDK-së kanë qenë gjithmonë...”, “Rugova ka qenë ideolog i madh...”, “Rugova s’ka qenë politikan aspak...”, “Rugova s’ka bërë politikë por ka thënë vetëm dy-tri fjalë”, etj. Një etiketim i tillë nuk bazohet në argumentim të thukët dhe të sinqertë mbi aspektet e politikës së Rugovës. Në fakt është i bazuar në mit dhe lexim sipërfaqësor të gjithë mendimit dhe politikës që ka bërë Ibrahim Rugova. Dihet se para vitit 1989, Kosova ka qenë njësi federative e Jugosllavisë, dhe si e tillë ka pasur status pothuajse të barabartë legal, njësoj si njësitë tjera në atë federatë. Kosova ka pasur Kuvendin e saj dhe armatën e saj territoriale si dhe bankën e saj qendrore. Pra, Kosova si entitet kushtetues ka pasur peshë si njësitë tjera dhe ky fakt, pos pranisë dhe vazhdimësisë së hershme historike dhe vullnetit të popullit shqiptar si shumicë, ka qenë ndër premisat kryesore legaliste për kërkesën mbi pavarësinë e Kosovës pas rënies së këtij sistemi, nën ideologjinë e së cilit mbetën edhe shqiptarët. Kështu, Rugova pat nisur veprimin e tij duke u bazuar në parimet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Këto parime janë ndjekur edhe kur është propozuar, fillimisht, që Kosova, në rast të zhvillimeve të mundshme brenda atij sistemi, të jetë republikë brenda federatës, ose në raste të tjera t’i bashkohet

Shqipërisë, edhe kur, përfundimisht, është propozuar, kërkuar dhe punuar që Kosova të jetë republikë e pavarur me një protektorat ndërkombëtar, e hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë. Vetë fakti se Rugova ka refuzuar të pajtohet si me ideologji komuniste ashtu edhe me ideologji ultranacionaliste, ka promovuar pluralizmin politik si liri nga sistemi i mëhershëm ku qenë kurthuar shqiptarët e Kosovës, vetë fakti se ka bërë zgjedhje të lira, ka mbajtur kuvende, ka dhënë propozimin më të peshuar politik për Kosovën e pavarur, ka marrë parasysh zhvillimet në rajon dhe në botë, tregon qartë se Rugova ka qenë ideator dhe politikan por jo ideolog. Tradita politike e Ibrahim Rugovës konsiston pikërisht në propozimin e tij për liri, pavarësi dhe demokraci, të garantuara nga shteti i pavarur i Kosovës. Siç thotë edhe Noel Malcolm, duke kritikuar Komisionin e Badinterit, ajo republikë “sikurse” e kërkuar nga Rugova dhe populli i Kosovës, po vinte duke u bërë realitet politik. Ajo po bëhej duke u ngritur mbi kërkesa e propozime legjitime, të bazuar në thelbin e zhvillimeve demokratike perëndimore: liri, pavarësi dhe demokraci. Pas luftës së Kosovës, i njëjti diskurs dhe veprim politik i Rugovës fitoi zgjedhjet deri në vdekje dhe parimet e lirisë së synuara nga Rugova qenë parime nistore të cilat fisnikëruan politikën shqiptare si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Andaj, argumentet se “nuk duhet ecur ngadalë duke përmirësuar” por duhet “ndryshuar për të transformuar tërësisht” nuk çojnë ujë në mulli të zhvillimit të kulturës së lirisë demokratike në Kosovë. Ato vetëm sa e shtojnë masën e instrumentalizimit të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Dhe janë argumente ideologjike të mbështjellura me gjuhë politike. Tendencat ideologjike që në emër të zgjimit dhe lulimit të Bukuroshes së Fjetur të Demokracisë Direkte janë provuar historikisht se kur nisen me vrull edhe mund përfundojnë në Monstrum të Frankenshtajnit të Tiranisë Direkte, siç qe rasti me regjimin komunist. Në kohën tonë kur ofertat revolucionare ideologjike “propozojnë” në skenën kuvendare politike në emër të “barazisë, transformimit dhe revolucionit” është më se e nevojshme të reflektohet mbi kahet dhe premisat e politikës së propozuar dhe ndjekur nga Rugova, si një filozofi nistore e një koservativizmi parimor, që përputhet me filozofinë e Edmund Burkes – “ndrysho për të ruajtur”, e jo të manifestit të Karl Marksit - “shkatërro për të transformuar”. Logjikisht dhe historikisht, por thënë më së miri në fjalët e Milton Friedman-it, shoqëritë që synojnë transformimin rrënjësor vetëm në emër të barazisë, nuk arrijnë as lirinë, as pavarësinë, as barazinë e synuar, dhe nuk e bëjnë këtë as në shoqëri as në politikë as në institucione, ndërsa ato shoqëri që synojnë lirinë dhe pavarësinë, nuk mund të përfundojnë me barazi të plotë, por do ta zhvillojnë modelin më të mirë demokratik për t’iu afruar një barazie, të cilën e mundëson vetëm liria dhe pavarësia e garantuar nga e drejta dhe e mbrojtur nga ligji.


me më të mirët e më të mirëve

mbremjeshqiptare.com


english

W

hen the mountains finally disrobed on our fourth day of skiing, I understood.

After a run of low clouds, driving snow and frightening avalanche conditions, the sky opened up, revealing jagged, couloir-streaked peaks rising violently out of a narrow river valley sparkling with fresh snow. The Accursed Mountains at Valbona, Albania — a ski destination like no other — had finally lifted their hex. The trail we would cut on our 3,000-vertical-foot climb that day would be the only ski tracks in sight. After we slogged our way through forests of beech and pine, the mountain opened up above tree line, and when we finally crested the 6,000-foot summit we had been aiming for, we were treated to sweeping views of a frosted forest plunging to the valley, where the Valbona River meandered past the clutch of stone homes that constitute the rugged hamlet of the same name. We soaked in the alpine silence until the whoosh of our guide’s first turn down the mountain. We pushed off and followed him down. With a soundtrack of livestock bells and a landscape of dramatic peaks, the isolated valley of Valbona suggests the Swiss Alps, but without the annoyance of lifts and people. If ski touring in wild mountains is your thing, it’s Mecca. Valbona has been gaining in popularity as a summer hiking destination, but in winter, you’re unlikely to bump into tourists. Our trip was such an oddity that when an Albanian television crew working on a travel piece got wind of our visit, they ambushed us at the trailhead one day to quiz us on how we had found our way to this hinterland. We had come for the area’s famed steeps, but an unseasonable warm, rainy spell, followed by heavy snow, created dangerous avalanche con-

18th December is peak day in global money transfer market £650 million to be transferred in December 2.5 million individuals expected to send money to family and friends by the end of the month Romanians are most generous workforce London, UK, xx December 2013 – On the 20th December, Britain’s global workforce are expected to transfer a record £31.5 million – almost equal to John Lewis’ record day for sales in 2012 – to friends and family worldwide, according to statistics released by money transfer company, MoneyGram. Expected to be the busiest day of the year, the festive sends are anticipated to show growth of more than 20 per cent year on year. Family Friday, which falls on the last Friday before Christmas, is the money transfer peak in a month in which £650 million is set to be sent abroad by those anxious to share their wealth with loved ones. It is believed that more than 162,000 people in the UK will use money trans-

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

Valbona, Albania: No ski lifts, but also no crowds to drink homemade rakia with villagers and to hear their stories. They tell of the hard life during Enver Hoxha’s communist dictatorship and complain of the difficulties in adjusting to Albania’s new hypercapitalism, which has brought more freedom but considerably less security.

ditions for much of the trip. Showing an unnerving bedside manner one gray morning, our excellent guide, Gent Mati, assessed the snowpack. “I’ve never seen the valley so unstable,” he said, a little too honestly for comfort. As if to prove his point, the valley boomed with what sounded like explosions that morning. From the secondstory deck of a local farmer’s home, we watched avalanche after avalanche rumble down the mountains across the valley. Mountainsides seemed to crumble into a giant white mist. It was beautiful and unsettling, and it was time to ski. The conditions kept us away from the

vertiginous runs Valbona is famous for, but fortunately the forested mountainsides leave plenty of safer options for skiing on unstable days. Gent, a softspoken, safety-conscious and utterly dependable guide, has skied the Albanian Alps his entire life. He led us into the forest on lower-angle slopes unlikely to slide. Besides a handful of rugged roads that remain unplowed in the winter, there are few trails around Valbona, so we cut through untouched snow, winding our way through deathly quiet woods. We were rewarded with deep powder runs. Though we didn’t make it to the steeps we had hoped for, we were hardly disappointed. Half the reason to make the trek to Valbona is to stay in the sleepy hamlet in the shadow of the Alps,

Albania has opened up greatly since Hoxa’s death in 1985. Evidence of his 40year reign is plentiful, though, from the blocky monstrosities that make up the skyline of the capital, Tirana, to the tens of thousands of concrete bunkers he ordered constructed, ostensibly to prepare for a war with Yugoslavia that never came. Albania still feels like the frontier of Europe, but a budding tourism industry has made many of the country’s little-visited wild places more accessible. Much of the country is dotted by the Albanian Alps, a mountain chain that stretches across northern Albania, with some of Europe’s best skiing and not a single chair lift to access it. That means no one to compete with for tracks if you’re willing to put some skins on and work for your turns. In Valbona, home to roughly 100 families, that trickle of tourism has been a lifeline for farmers who have seen state subsidies diminish since the end of communism. With harsh winters and limited grazing, eking out a living as a herder would be impossible for

faqe 23

some without the added income from visitors. “If it wasn’t for tourism, we would have left the valley,” said Kol Gjoni, a farmer we stayed with, who runs a guest house in his home with two large rooms. Wood stoves in both rooms keep visitors toasty at night — though Kol’s powerful homemade rakia, a traditional plum liquor, does the trick, too. A quiet hotel at the end of Valbona’s valley is an alternative to home stays, but I recommend the latter, which allow villagers like Kol to make extra money. Having a host family to chat with not only deepened our understanding of the area but also gave us something better to do at night than play cards in a hotel bar. Gent, our guide, seems to know everyone in the valley, and there are many home stay possibilities. We stayed three nights at Kol’s two-story stone house. Like many in the valley, Kol makes his living off livestock, keeping goats on his rough-hewn farm set hard against the mountains a snowbound kilometer from any road in winter. Kol and his wife plied us with hearty food made almost entirely from products from their farm. A sturdy, rugged figure with a thick mustache and a broad smile, he spoke of the difficulties navigating the abrupt shift from communism to capitalism and of how hard he worked to send his daughter to college, balancing his farming with serving tourists. We would chat into the evening with Kol, warmed by a fire, plot our next day’s adventure and sleep early. And that’s the charm of Valbona: What’s missing from the valley is its chief lure. Without après-ski options, gourmet restaurants and cushy hotels, a winter trip here is refreshingly simple: ski, eat, sleep, repeat. Heath Druzin Stars and Stripes

Estimated £31.5 million to be transferred by UK’s global workforce on ‘Family Friday’ fer services on 20th December, to give everything from the gift of financial security to a special seasonal treat over the festive period. Approximately 2.5 million individuals – one in 25 of the population – will transfer money to their family and friends using companies such as MoneyGram throughout December. This global currency of giving makes a positive contribution at its origin and destination. The most generous nationalities are led by Romania, Bulgaria, Nigeria and India. There is set to be an increase of 30 per cent in the number of Romanians sending money home compared to an average of 6 per cent across all nationalities in December. Bulgaria is in second place on 18 per cent. That the global workforce generates shared prosperity tallies with a recent report from University College London, which revealed that migrants generate a positive economic impact and are 45 per cent less likely to receive state benefits

and tax credits, than the natives. Paul Harrison, a MoneyGram customer who regularly sends money from UK to family in Jamaica commented: “Christmas is the time of year to show love and appreciation to family members. As we won’t be in Jamaica, using money transfer services allows us to send cash quickly, conveniently and safely to family members who *Për një listë të plotë të tarifave të transferimit në internet ju lutem vizitoni moneygram.co.uk. MoneyGram may be in remote locations. International Limited është e autorizuar dhe e kontrolluar nga Autoriteti e Shërbimit Financiar. MoneyGram We work hard for our money, dhe Globi janë marka të MoneyGram. Të gjitha markat e tjera janë pronë e pronarëve të tyre përkatës. ©2012 MoneyGram. Të gjitha të drejtat e rezervuara. so we want to share it with those we love and know that it’s put a smile on their faces.” Carl-Olav Scheible, Executive Vice cash transfer is the closest people can ing rapidly, and it’s important that the inPresident, MoneyGram comments: get to handing the money to loved ones frastructure is in place to support those “Workforces may be becoming more themselves. Sometimes it’s a special who choose – or need – to give and reglobal and fluid, but the desire to be treat, often it is a vital support to recipi- ceive money outside the traditional close to family and friends at this time ents, and it’s nearly always more than banking system.” of year defies differences in race or cul- just a financial transaction. ture. Sending an almost instantaneous The market for money transfer is grow-

Dërgo para online* moneygram.co.uk


LONDON GATWICK TO TIRANA ONE-WAY FROM:

PRICES THAT LEAD TO LASTING MEMORIES With its beautiful architecture and tree-lined boulevards, you’ll always remember Tirana. And we can take you there with our hand baggage only option from Gatwick – which includes two pieces of hand baggage, allocated seating and complimentary food and drinks on board. Book now at ba.com/gatwick To Fly. To Serve.

Prices are available one-way on Euro Traveller hand baggage only fares from London Gatwick only, and include taxes, fees and charges, correct as of 27/11/13 but are subject to change at any time. Two items of hand luggage means one piece of hand baggage plus a laptop, briefcase or handbag. Departing from London Gatwick to Tirana, for travel between 07/01/14 – 13/02/14 and 25/02/14 – 31/03/14. For full terms and conditions go to ba.com/gatwick


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.