100 shqiptaret e britanise, botim i “the albanian”, londër 2013

Page 1

“THE ALBANIAN”

100 shqiptarët e Britanisë



Botim i “The Albanian”, Londër 2013


-

4 Atyre që ruajtën këngën e djepit...

Petrit Kuçana Drejtor i “The Albanian”

Ishin vetëm valët e Radio Tiranës ato që përçonin fjalën shqip, ndonëse ishte e pamundur që të shkoqitej ai tingulli i mëmëdheut nga propaganda komuniste. Ishte e vetmja dritare që bashkatdhetarët e gjendur në Britani, para pesëdhjetë e kusur vitesh, të mund të gjenin një ngjyrë mëmëdheu, duke shtrënguar diku në thellësinë e qenies së tyre “amanetin” se “Atdheut nuk mund t’i thuhet lamtumirë”. Ky kod i trashëguar prej shqiptarëve u ruajt edhe atëherë kur këta mërgimtarë kalonin ditë, jave e mbase muaj, pa shqiptuar një fjalë shqip, deri pas viteve ’90, kur “u gëzuan të dëgjonin shqiptarët që flisnin, këndonin apo qoftë edhe shaheshin në shqip”. Edhe kur mëmëdheu gjendej tërësisht i përçudnuar, edhe kur ato pak lajme që mund të merrnin nga andej, shkërmoqnin dalëngadalë ëndrrën e tyre, edhe kur shpresa për ndryshim, sa herë mundimshëm gjallohej, aq herë thyente qafën e përplasej hundë e buzë po në tingujt e Radio Tiranës, ata nuk mund të gjendeshin me shpatulla për muri, pasi brenda tyre kishte një këngë, ajo kënga e djepit që, si gjiri i nënës, nuk mund të harrohej. Duket se ishte kjo këngë që gjeneronte çdo frymëmarrje të tyre edhe vite më vonë, kur edhepse bota kishte një tjetër dimension, por përsëri atdheu mbetej i largët, i paarritshëm, as në ëndrrën më të çmendur. Kjo këngë e ngujuar në genin e tyre ushtonte, edhe kur perdja e hekurt do të binte, duke hapur një dritare tjetër shprese, por nga andej u hap, pabesueshëm, si një epidemi, braktisja dhe, në simfoni me këngën e djepit, u ngjir edhe ajo e largëta, kënga e kurbetit, bashkë me dallgët e detit dhe heshtjen nëpër kalimet “e paviza”. Kënga e djepit i burrëroi këta mërgimtarë, përtej lotit të nënave, apo netëve të gjata të burgjeve sllave, e dalëngadalë, pavetëdijshëm ishte kjo këngë që i shndërroi ata në misionarë të çështjes së madhe shqiptare, në ambasadorë të atyre trojeve, ngado që shkuan, deri në ishullin e largët britanik.

Ata janë të natyrshëm, as nuk prisnin t’u drejtoheshe me shkëlqesi, apo t’u bësh elozhe nëpër takime diplomatike ose jo. Ata nuk ditën dhe nuk dinë të bëhen as idhnakë dhe as ikanakë, (nuk mund ta rroknin rrugën e tëhuajsimit) edhe kur në kohërat moderne u ndienë të përçmuar... nga ata që u bënë përfaqësues të shteteve amë.. Ata ishin dhe janë misionarë të kauzës kombëtare, bartës të “amanetit” mëmëdhetar, që nga parullëshkruesit që organizonin shqiptarët e Britanisë për ndërgjegjësimin e opinionit britanik, kundër masakrës së përgjakshme millosheviçjane në një truall të atdheut tonë, e deri tek takimet me parlamentarë, ministra apo lordë britanikë. Ata nuk u zmbrapsën dhe u munduan ta kapërdinin në heshtje faktin e dhimbshëm se shumë prej “të mëdhenjve” as që e kishin idenë se ku i bie Kosova, apo ata që i cilësonin si terroristë, apo kur dritëhijet e fatit luanin në shpirtin e tyre mallëshumë. Nuk u stepën, por reaguan madje denjësisht edhe kur mediat i përçudnuan, kur zhargoni i epiteteve për shqiptarët e këtushëm dukej se nuk kishte fund, dalëngadalë filluan të mbijnë lulet e farës shqiptare; diku një shoqatë, diku një gazetë, diku një shkollë shqipe, diku një biznes e dalëngadalë yjet shqiptarë po shfaqen pas mjegullës apo reve. Nuk ka fushë të jetës që nuk kemi nga një ambasador të shkëlqyer, që nga pishtarët që u kthyen në udhërrëfyes gjeneratash e deri tek ata që u kthyen në model të brezit të ri britanik, evropian apo më gjerë; që nga ata që nuk mund të rrinin pa hupur një shkollë shqipe, e deri tek ata që me krenari prej shqiptari ligjërojnë nëpër universitetet më prestigjioze britanike. Ishte së paku detyrë për ne si media, që të paktën “të njihnim” këta misionarë dhe të merrnim prej tyre ato konstatime dhe mesazhe, që na duhen aq shumë sot, sidomos brezit të ri që mund të ketë mësuar “pak ndryshe” këngën e djepit. Nuk ishte e lehtë për ne, pasi atyre nuk u pëlqen të duken, të shfaqen, por edhe ky ishte mision. Është një mision që do të vazhdojë dhe jemi të bindur se ka shumë e shumë ambasadorë- misionarë të tjerë gjithandej dhe që brenda tyre ushton kënga e djepit, amaneti se atdheut nuk mund t’i thuhet kurrë lamtumirë...


100 SHQIPTARO-BRITANIKËT – URIME NGA AMBASADAT SHQIPTARE NË LONDËR

Mal Berisha Ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe

Më së pari dua të përshendes botuesit e gazetës “The Albanian” për nismën e marrë, për të nxjerrë në pah kontributin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Ambasada, ndonëse nuk ka asnjë lidhje me këtë përzgjedhje, e përkrah si nismë dhe e konsideron një përpjekje fisnike për të bërë të njohur punën që bëjnë shqiptaro – britanikët, në këtë vend të madh. Natyrisht, të dalësh në pah, të veçohesh, të jesh në një listë të zgjedhurish, është përherë një ndjenjë tunduese e cila bashkëjeton me njeriun. Të dalësh në krye të një gare, të jesh në një listë njerëzish me vlera, të kontribuosh për kauza fisnike, cilatdo qofshin ato, është virtyt njerëzor. Egoja e shëndoshë për të përparuar, për të kapur të renë, pavarësisht në çfarë fushe, shkence, arti, biznesi, sporti, kulture, apo veprimtarie humanitare, studimore, është ajo që e çon individin përpara dhe përmes shumë individëve edhe vetë një bashkësi të caktuar e deri edhe kombet. Kjo zgjedhje e njëqind shqiptarëve të dalluar mund të hasë në shumë komente e ndoshta edhe kundërshtime. Kjo është e natyrshme pasi nuk është një garë vrapimi e matur me saktësinë e një kronometri elektronik. Krejt natyrshëm aty mund të ketë pasaktësi, emra të lënë jashtë, të panjohur ende, ndoshta edhe subjektivizëm. Por as ata që do ta kritikojnë nuk i shpëtojnë dot subjektivizmit. Dëshira për t’i vënë në pah këto vlera është për t’u lavdëruar. Vend për të përmirësuar do të ketë jo sot, që është hera e parë e një nisme të tillë, por edhe pas shumë vitesh. Bashkësia jonë ka edhe njerëz të tjerë. Ky është vetëm fillimi. Debati që do të pasojë këtë përzgjedhje do të jetë i tillë që në atë ardhmen të ndihmojë që shumë njerëzve t’u rritet dëshira për të qenë midis të mirëve por edhe përgjegjësia e një përzgjedhje sa më të mirë. Ambasada, pikësëpari, ju uron njëqind më të mirëve shqiptaro - britanikë sa më shumë suksese dhe në të ardhmen uron që kjo përzgjedhje e filluar brenda bashkësisë tonë, të shkojë edhe më tej, në konkurrencë me bashkësi të kombeve tjera dhe vetë britanikëve, ndërsa përzgjedhja të bëhet në bashkëpunim me tërë entitetet tjera shqiptaro-britanike.

Të njohësh dhe të respektosh mundin e atyre që kontribuan për çështjen shqiptare në Diasporë është një veprimtari shumë fisnike. Diaspora shqiptare është një ndër diasporat më të suksesshme në botë, duke e kurorëzuar projektin më madhor, atë të pavarësisë së Kosovës, për të cilin kontribuan dhe u flijuan shumë breza, përfshirë qindra veprimtarë dhe luftëtarë nga Diaspora.Diaspora shqiptare meriton mirënjohje të thellë për atë që kanë bërë dhe po bëjnë për vendin e tyre. Kujtojmë këtu të gjithë ata mësues që mbajtën të gjallë gjuhën amtare, ata që protestuan para kancelarive dhe ambasadave të ndryshme për kauzën kombëtare, ata që argumentuan dhe lobuan në qendrat vendimmarrëse, ata që ndanë kafshatën për të ndihmuar financiarisht familjet dhe të afërmit e tyre në atdhe, e në veçanti ata që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës të cilën e gëzojmë sot. Çdo pjesëtar i Diasporës shqiptare duhet të ndihet krenar për kontributin e vetë në të kaluarën dhe frytet e atij kontributi sot. Çdo pjesëtar i Diasporës meriton të renditet në këtë listë veprimtarësh të dalluar. Sot, ne krenohemi jo vetëm me kontributin e Diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe në të kaluarën, por edhe ndihemi mirë dhe krenarë me rezultatet e tyre në shumë sfera të jetës në vendin ku jetojnë. Ngado që shkojmë mburremi kur takojmë profesorë, mjekë, inxhinierë, mësues, afaristë, studentë, të cilët rrezatojnë një imazh shumë pozitiv për veten dhe për tërë komunitetin shqiptar në përgjithësi. Diaspora shqiptare në Britani të Madhe është fatlume që jeton dhe vepron në një vend i cili ka bërë dhe po bën aq shumë për demokratizimin dhe integrimin e Shqipërisë, e në veçanti për lirinë, pavarësinë dhe njohjen e Kosovës në botë. Në këtë drejtim, Diaspora shërben si një urë lidhëse e forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit me shtetin mik, Britaninë e Madhe. Si Ambasadë e Republikës së Kosovës, ne do të jemi përherë pranë Diasporës shqiptare për t’i njohur, respektuar dhe për t’i kultivuar vlerat më të mira kombëtare, të cilat janë njëkohësisht vlera të përbashkëta evropiane dhe perëndimore.

Sqarim: Pë hir të korrektësisë dhe të objektivitetit, Ambasada e Kosovës njofton të gjithë lexuesit e gazetës The Albanian se nuk ka qenë e përfshirë në përpilimin e listës e as në kriteret në bazë të të cilave është ndërtuar kjo listë e 100 veprimtarëve të shquar. Ky shkrim, përveç personave të shënuar në listë, iu dedikohet të gjithë bashkatdhetarëve tanë që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribojnë për kauzën kombëtare dhe në rritjen e mirëqenies së komunitetit tonë.

Lirim Greiçevci Ambasador i Kosovës në Britaninë e Madhe

5


-

6

001 Vendlindja: Kaçanik Në Britani: 27 vjet

Abdi (Avdul) Gula

1-Cila është veprimtaria juaj? - Pas përfshirjes në demonstratat e vitit ‘81 në Kosovë dhe më vonë, përfshirja në aktivitetet kombëtare, si student i fakultetit Filozofi-Sociologji, u detyrova të largohem nga Kosova dhe të vendosem në Londër. Jam munduar të jem aktivist që në ditët e para të organizimit të komunitetit. Në shtëpinë time është themeluar komuniteti shqiptar “Faik Konica”. Që prej 18 vjetësh jam pronar i “Kallamarit”, njëri prej lokaleve më të famshme ku mblidhen personalitete shqiptare, anëtarë të qeverisë së Shqipërisë apo të Kosovës, personalitete amerikane apo britanike. Dua të kujtoj këtu mikun e madh të shqiptarëve, Robin Cook, apo mikun e vyer, Denis MacShane. Jam munduar të kontribuoj në mbështetje të çështjes sonë kombëtare, duke shfrytëzuar miqësinë që kemi sidomos me zotin MacShane dhe kam korrespodencë të jashtëzakonshme me të, duke e ndihmuar në librin e tij “Why Kosovo still matter”, si dhe në shumë e shumë artikuj të botuar në median britanike dhe më gjerë në lidhje me Kosovën. Dua të theksoj se një mbështetje të jashtëzakonshme e kam patur nga bashkëshortja ime, në çdo arritje timen që kam bërë. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu është fryma ime. Në të vërtetë aty ku e ke shtëpinë, biznesin, aty është atdheu, por s’mundesh kurrë të harrosh frymën, prandaj kam investuar në Kosovë dhe natyrisht që mendoj se atje duhet të kthehem, tek rrënjët e mia. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësi-

min e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Tek shqiptarët e Britanisë vihet re një përparim i madh individual. Janë me qindra raste shqiptarësh të suksesshëm, por mendoje duhet bërë më tepër për koordinimin dhe bashkëpunimin, mes individëve, mes shoqatave. Mendoj se ka ikur koha e xhelozive apo mërive të vjetëra. Është koha e ambicieve, prosperitetit dhe bashkëpunimit. Natyrisht që çdo mërgimtar duhet të bëjë punën e tij për përmirësimin e imazhit dhe duhet theksuar se brezi i ri është ai që e ka përmirësuar më së miri imazhin. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Për emigrantët e këtushëm është shumë e rëndësishme integrimi me dinjitet në shoqërinë britanike. Unë do t’u sugjeroja të gjithë bashkatdhetarëve që të shfrytëzojnë hapësirat dhe mundësitë që të ofron Britania, ku do të nënvizoja shkollimin. Edukimi është elementi i parë që të siguron sukses, duke ruajtur vlerat më të mira që kemi.


7 1.Cila është veprimatari juaj? - Në vitin 1994 kam kërkuar azil politik në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjatë qëndrimit në Londër jam njohur me disa aktivistë të komunitetit tonë, ku edhe menjëherë kam filluar të jap kontributin tim rreth çështjes kombëtare. Kam qenë drejtues dhe veprimtar në disa shoqata atdhetare me veprimtari në MB. Kam hapur shkollën shqipe “Drenica” në Hammersmith & Fulham- Londër, e cila numëronte mbi 160 nxënës të grupmoshave të ndryshme. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Është vendi që më thërret kudo që jam dhe më tërheq trupin dhe mendjen, si një gravitet i papërshkruar…. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Si individ edhe mund të ketë të tillë që kontribuojnë në kultivimin e vlerave të mirëfillta apo edhe ndonjë shoqatë. Mendoj se si kolektiv (komunitet) po punohet por akoma nuk mund të mburremi sepse nuk kemi arritur që të përmirësojmë imazhin tonë në Britaninë e Madhe, në nivelin e dëshiruar. Nuk jemi të integruar si kolektiv, që të organizojmë aktivitete të përbashkëta në këtë vend. Nuk kemi arritur, që nëpërmjet artit dhe kulturës, popullit në Britaninë e Madhe t’i shfaqim art të nivelit të lartë, që t’i bëjmë të flasin dhe shkruajnë për ne.

Për të paraqitur imazhin tonë më të denjë pozitiv, duhet që, të koordinuar, të punojmë në projekte të përbashkëta të nivelit të lartë me institucionet dhe shoqatat me ndikim të këtij vendi. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Të organizuar të punojmë edhe më shumë në emër të komunitetit shqiptar, jo të mendojmë vetëm për vete, si individ. Mirënjohje dhe merita për ata që kontribuan me vite të tëra për kauzën kombëtare dhe komunitetin shqiptar! Lavdi për gjithë dëshmoret dhe heronjtë kombëtarë, që kanë dhënë jetën për liri!

002 Vendlindja: Mitrovicë Në Britani: 18 vjet

Abedin Bajraktari


8 1-Cila është veprimtaria juaj? - Jam e martuar dhe nënë e dy fëmijeve 18 dhe 9 vjeç. Kam studiuar për Psikoterapi Familjare në Institute of Family Therapy në Londer, dhe më pas kam kompletuar me sukses MA në Refugee Care në Qendrën për Studime Psikonalitike të Universitetit të Essex. Karrierën time profesionale e kam filluar në Medical Foundation for the Care of Victims of Torture, diku në vitin 1998, për të kaluar më pas, 5 vite, në departamentin për fëmijë, shkollë dhe familje të komunës së Camden, si terapiste dhe menaxhere. Që nga 2010 punoj në shërbimet për fëmijë të Westminster City Council si parenting expert dhe gjithë kohën time të lirë e kaloj duke ndihmuar në projekte të ndryshme në komunitet. Gjithashtu, jam aktive në komunitetin shqiptar në Londër, që nga viti 1992, kur shoqata “Faik Konica” i mori hapat e parë dhe gjithmonë jam e gatshme të ndihmoj projektet shqiptare.

003 Vendlindja: Prishtinë Në Britani: 20 vjet

Adelina Toplica

2-Çfarë është atdheu për ty? - Familja ime iku në Kosovë nga Toplica e Nishit, në fund të shekullit XIX, si rezultat i spastrimit etnik ndaj popullatës shqiptare në ato treva. Një pjesë relativisht e madhe e familjes së gjerë, nga ana e babait tim, më pas iku në Turqi, ku vazhdojnë të jetojnë edhe sot. Ndërsa nga ana e nënës kam lidhje të forta me Shqiperinë; gjyshja ime nga Lushnja u martua në Kosovë, dhe me pas, kur daja im i madh iku nga regresioni serb dhe u vendos në Tiranë, si imigrant, qysh në vitet 50të, ndërsa gjyshi im me gjithë familjen iku në Shkup për të filluar jetë të re. Jemi një familje jo fort e madhe në numër, por e ndarë ne 3 vise të ndryshme të Shqipërisë etnike; dhe çdo pjesë e kësaj familje mban lidhjet e atdheut me mua. Për mua atdheu është aty ku e gjej qetësinë shpirtërore dhe aty ku i thuhet bukës bukë e ujit ujë. Trekëndeshi territorial Prishtinë-ShkupTiranë e përshkruan atdheun për mua. Sepse ne çdo kënd të këtij trekëndeshi dhe thellë në brendësinë e tij janë njerëzit që i dua, janë kujtimet, fëmijëria e pambaruar, gëzimet, lotët e këngët. Ky trekëndesh më bën

mua ajo që jam; më jep forcë e motivim të zgjohem, të punoj, të jetoj e të ëndërroj për një të ardhme. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Lëvizjet dhe organizimet e shqiptarëve në Britani kanë ndërruar formë dhe është kënaqësi të jesh pjesë e një komuniteti që është rritur kaq shumë në aktivitete dhe në numër. Shqiptarët në Britani, kryesisht e përfaqësojnë Shqipërinë me dinjitet, por është e dhimbshme që në relacion me njëri-tjetrin, shpesh krijojmë sfida dhe pengesa farë të panevojshme. Kam idenë që si popull, duke marrë parasysh edhe të kaluarën tonë patriarkale (kryesish në familje tradicionale), jemi individualistë dhe shpesh kemi tendenca karrieriste. Për t’u ngritur edhe me lart si komunitet ne duhet të punojmë bashkë; dhe si individë të kemi aftësi të reflektimit personal, koncentrimit në punë grupore, ta zhvillojmë abilitetin human të kritikës konstruktive dhe mbi të gjitha të ofrojmë shërbime të hapura për të gjithë shqiptarët nga do që janë. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Identiteti kombëtar, gjuha, vlerat dhe besimet tona tradicionale dhe përcjellja e tyre te gjeneratat e reja mbeten brengë e madhe për mua. Është me rëndesi të kemi një gjë të qartë: fëmijet tanë kanë nevojë vetëm për një identitet kombëtar, një porosi të fortë nga të gjithë ne. Ne jemi shqiptarë, flasim shqip, vijmë nga vise të ndryshme dhe jo të gjitha këto vise tani quhen Shqipëri. Mund të vijmë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, po ne mbesim shqiptarë; kemi veç një gjuhë dhe një flamur që na bashkon. Kujdes gjeneratën e re! Nuk jemi shumë në numër dhe po vazhduam ta quajme veten kosovarë, ta quajmë gjuhën shqipe- “kosovan” e ta adaptojmë flamurin nacional të Kosovës, në vend të flamurit tonë kombëtar, druaj se do të asimilohemi shpejt. Mos harroni, ne jemi dhe mbetemi shqiptarë!


9

1.Cila është veprimtaria juaj? - Kam mundur të sfidoj 3000 futbollistë dhe të radhitem një nga 16 më të mirët dhe të aktivizohem në skuadrën e të rinjve të Barking dhe Dagenham. Jam aktivizuar të luaj futboll që në moshën 6-vjeçare, duke ndjekur ëndrrën për të qenë një nga më të mirët, pse jo, dhe të krahasohem me Mesin apo Ronaldon, si idhuj të mi të futbollit. A ka gjë më të bukur dhe njëkohësisht nder i madh se kur m’u thirr emri im nga ish-portieri i kombëtares angleze, Peter Shilton, i cili më dorëzoi kupën e fitores në një nga turnetë futbollistike?! 2. Çfarë është atdheu për ty? - Për mua atdheu është si familja që ka vlera të pa

përshkueshme. Për mua është një kënaqësi shumë e madhe që e ndjej thellë nga zemra kur këndohet Himni i Flamurit të atdheut, ku më kanë lindur prindërit, të cilit me kanë ushqyer me një dashuri shumë të madhe për vlerat dhe virtytet që ka atdheu. 3. Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? Mesazhi im është që të mos e harrojmë kurrë vendlindjen e prindërve tanë. Të mësojmë dhe të edukohemi që ata të jenë krenarë për ne që jemi ne diasporë dhe vlerat e virtytet që ka atdheu të përcillen nëpërmjet nesh dhe të dimë të vlerësojmë vlerat që ka vendlindja e prindërve tanë; se dhe në venat tona rrjedh gjak shqiptar.

004 Vendlindja:Londër Në Britani: 12 vjet

Adem Mazreku


-

10 1 - Cila është veprimtaria juaj? - Mësues i Gjuhës Shqipe.

005 Vendlindja: Prizren Në Britani: 10 vjet

Agim Morina

2 - Çfarë është atdheu për ty? - Mëmëdheun, dikur si fëmijë, e kisha pamjen nga dritarja e shtëpisë: një qershi, muri dhe disa pullaze shtëpish. Im atë, ime më,vëllezërit, motra... Pastaj Mëmëdheu u rrit. Ishte lagjja, shokët, qyteti, lumi, kështjella, shtëpia e Lidhjes së Prizrenit, shtatorja e Abdyl Frashërit, e Ymer Prizrenit... E pastaj, shkolla, Bjeshkët e Sharrit. Muri i Mnershëm, i padukshëm, që ngrihej sa shtatë qiej e mbaronte mbi Pashtrik. Ishte Mëmëdheu i këputur, i ndarë. Arka ime misterioze e dëshirave të pafundme. Dhembja e mëmëdhesisë. Duke u rritur unë, mëmëdheu vazhdoi duke u ndarë edhe më: Gjakova, Prishtina, Peja, Mitrovica, Shkupi, Tetova, Ulqini... Aty: njerëz të mi. Njerëz si unë. Më 1993 shkela në Durrës. Aty e përqafova Atdheun. Aty në qënien time u takuan Ati dhe Mëma të ndarë prej gati një shekull. Qamë bashkë, edhe unë, edhe Ati, edhe Mëma mbi Dhe. Nga lotët tanë u bë një det. Nëpër gurët e Krujës mori kuptim ajo që quhej Atëmëmë-dhe. Arbëri. Skënderbeu mbi shqipen me dy koka, duke ndjekur dy emrat e vet. Nën ballin e rrudhur të Dajtit u shfaq Tirana, si dritë në shpërthim e sipër. Si zanë që po zgjohej. Me shumë dhembje. Gjirokastra më priti me profil të gurtë, me bukurinë e mahnitshme e tekanjoze. Bregdeti deri në Sarandë më përqafoi si i dehur. Shkodra më pa me turp, duke mbuluar trupin e bukur me lecka. Sa pikëllim. Arbëria brenda kufijsh ishte mbytur në varfëri. Shtrihej me krahë të përgjakur përtej kufijsh. E mbytur prej mallit të pafund të bijve shpërndarë nëpër botë. Njerëz të mi. Njerëz si unë. E pashë ashtu sikur nuk desha. Por e desha edhe ashtu sikur e pashë. Atdheu është dhimbje e lumtur.

3 - A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Po. Shqiptarët po bëjnë çfarë është e mundur të bëhet në kushtet që janë gjetë. Disa po bëjnë edhe më shumë sesa mund të pritej prej tyre. Por ata po i bëjnë vetëm si individë jo si grupe të vogla, jo si institucion që shfrytëzon gjithë potencialin shqiptar. Dhe ky është gabimi që po na merr në qafë. 4 - Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Organizohuni dhe punoni si një trup. Shqiptarët në Britani nuk duhet të kenë dy klube, dy shoqata,dy gazeta. Vetëm një. Jemi aq pak sa çfarëdo ndarje, sado e vogël, shkakton dobësim të tmerrshëm të potencialit tonë kombëtar. E kaluara është dëshmia më e mirë e dështimeve tona jo vetëm në Britani, por anembanë ku marrin frymë shqiptarët.


11 1-Cila është veprimtaria juaj? - Që në fillim jam angazhuar në komunitet, së pari kam filluar bashkëpunimin me gazetën “The Albanian”. Po ashtu kam marre pjesë në dy antologji të botuara me ndihmën e gazetës “Lërmëni pak atdhe”. Jam angazhuar në shoqata shqiptare në Britani ku përveç mbështetjes time që kam dhënë, shpesh kam pasur mundësi që të pasqyroj aktivitetet e tyre, falë bashkëpunimit që kam me “The Albanian”. Gjithashtu kam ndihmuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e shumë aktiviteteve artistiko-kulturore dhe fetare, etj. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Ashtu si për të gjithë shqiptarët, Shqiptaria është atdheu ynë. Është vendi ku kam lindur, jam rritur dhe ky atdhe nuk mund të zëvendëset me një tjetër. Atdheu është vendi ku çdo emigrant dëshiron të prehet. Ne me krenari trashëgojmë vlerat e çmuara pikërisht nga ky atdhe, dhe është detyrë e çdo emigrant që të mbajë me nder emrin shqiptar. Është detyra jonë që t’i transmetojmë këto vlera tek brezat e rinj që po rriten në dhe të huaj, tek fëmijët shqiptarë që ndonjëherë, për faj të prindërve “kanë harruar të flasin shqip”. Jam shumë i sigurtë që disa prindër skuqen për fëmijët e tyre dhe urojmë që prindër të tillë të jenë sa më pak... 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Në këtë pikë duhet të jemi realistë. Nuk mund të themi se shqiptarët e Britanisë nuk po kultivojnë vlerat e tyre, por niveli i kultivimit te vlerave nuk është në nivelin e duhur. Mbase nuk e teprojmë nëse themi se, duke parë disa aspekte jetën e shqiptarëve të Britanisë, ndjen keqardhje. Do të përmendim këtu mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët shqiptarë, që është në nivele shumë

të ulëta. Gjuha është një nga vlerat e shumta të popullit tanë, është pasuria me e madhe që kemi si komb. Gjithashtu mungesa e bashkëpunimit dhe dëshira për të qenë gjithmonë në krye të komunitetit, mosrealizimi i projekteve nga drejtues të ndryshëm të shoqatave të komunitetit, kanë ndikuar në nivelin e dobët të kultivimit të vlerave tona. Për të ndryshuar imazhin e shqiptarëve të Britanisë na duhet bashkëpunimi me njëri-tjetrin, në radhë të parë. Më pas duhet që ky bashkëpunim të reflektohet në punë konkrete, për të mirën e komunitetit tonë që e nesërmja te jetë më e mire sesa e sotmja. 4-Cili do ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Mesazhi im do ishte që çdo njëri prej nesh mos të harrojë vlerat tona të pazëvendësueshme, të mos harrojmë se jemi shqiptarë dhe të mësojmë brezit të ri, gjuhën tonë aq të bukur. Drejtuesve të komunitetit do t’u dërgoja një mesazh, që të lënë në një anë egoizmin dhe interesat vetjake dhe të gjithë të kontribuojmë për të mirën e komunitetit.

006 Vendlindja: Elbasan Në Britani: 8 vjet

Agim Shabani


-

12

007 Vendlindja:Pejë Në Britani: 50 vjet

Agron Loxha

1.Cila është veprimtaria juaj? - Që prej ardhjes time këtu jam munduar të jem aktiv, ndonëse në atë kohë numri i shqiptarëve ka qenë relativisht shumë i vogël. Më vonë kam qenë aktiv në dy shoqata anglo-shqiptare: Albanian Society dhe AngloAlbanian Association, duke qenë anëtar i të dy kryesive. Jam i lumtur që kam patur përgjegjësinë, në njëfarë mënyrë, që të shërbej si një urë lidhëse dhe protagonist i shumë veprimeve sociale dhe politike për kohën. Në fillim të viteve ‘90-të, jam aktivizuar në Bashkësinë Shqiptare-Kosovare, që dita ditës po rritej. Në vitin 1990 kam qenë një nga themeluesit e Degës se LDK-se (Lidhja Demokratike e Kosovës) në Britani te Madhe. Në atë kohe, shtëpia në Chelsea të Londrës, ka qenë bazë e Lëvizjes Shqiptare të Kosovës për Pavarësi, ashtu edhe e asaj shqiptare të Shqipërisë për demokraci. Kam qenë iniciator dhe aktivist që me hapjen e Qendrës për Informim të Kosovës (QIK) në Londër dhe për shumë vite punova si sekretar i saj. Më vonë kam qenë Kryetar i Shoqatës bamirëse Kosova Aid. Gjithashtu jam i lumtur që kam ndihmuar për rihapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Londër, në vitin 1992, si dhe vazhdoj të kontribuoj, me sa mundem, për çështjen kombëtare. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu është si nëna që e do më së shumti në botë. Atdheu është e gjithë bota. Atdheu si shpirt dhe nuk mundet që një qenie njerëzore mund të perceptohet pa atdhe, ashtu siç nuk mund të perceptohet pa shpirt. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Mendoj se, në përgjithësi, shqiptarët po i ruajnë vlerat tona. Gjithnjë e më shumë kemi fëmijë që frekuentojnë shkollat shqipe dhe unë do t’i ftoja të gjithë bashkatd-

hetarët që ta ruajnë gjuhën shqipe, që në shtëpi të flasim vetëm shqip, se përndryshe, pas dy apo tre brezash, do ta humbim këtë pasuri të jashtëzakonshme që trashëgojmë. Përsa i përket imazhit mund të them që ka qenë një periudhë kur imazhi ka qenë në nivele shumë të ulëta, por ky imazh po përmirësohet çdo ditë e më shumë dhe brezi i ri po e bën këtë në mënyrën më fantastike. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Të ruajmë gjuhën dhe vlerat tona kombëtare. Do t’u bëja thirrje të gjitha familjeve shqiptare, që në shtëpi të flasin shqip. Mendoj që individët dhe organizatat duhet të organizohen dhe të bashkëpunojnë edhe më shumë për realizimin e misionit të tyre. Është gjynah që të mos shfrytëzohen hapësirat dhe mundësitë që ofron shteti britanik. Shkollimi duhet të jetë prioriteti kryesor dhe ka shumë mundësi, qoftë me bursa apo hua nga banka, që kjo të arrihet.


13 1.Cila është veprimtaria juaj? - Jam themeluesi dhe drejtuesi i gazetës së parë “Albania”, në vitin 1991. Një kopie e saj u është dërguar një pjese të madhe të deputetëve të Parlamentit Britanik. Në fillim e kishim si fletushkë dhe më pas u bë gazetë normale, me ndihmën e Qendrës për Informim të Kosovës dhe kontributit të jashtëzakonshëm të gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve. Kam qenë një ndër themeluesit e parë të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, atëherë kur numri i shqiptarëve ishte vërtet i vogël dhe dua të theksoj angazhimin për ndihmën e shtetit të Kosovës, para gjatë dhe pas luftës. Është për t’u përmendur angazhimi për mbledhjen e 3%. Kam hapur biznesin e parë shqiptar në Britani, “Lisi”, që u shndërrua në një qendër takimi jo vetëm për shqiptarët e këtushëm, por edhe si qendër e takimeve të diplomatëve, apo parlamentarëve, apo gazetarëve britanikë me shqiptarët e këtushëm. “Lisi” ishte vendi i takimeve të ish-presidentit Rugova apo funksionarëve të tjerë të shtetit të Kosovës, vendi ku u grumbulluan djemtë e UÇK-së etj etj. Kam qenë jam e do të mbetem aktivist i komunitetit dhe i çështjes shqiptare. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu është gjithçka. Është vendi ku mësuam fjalët e para në gjuhën shqipe, vendi ku hodhëm hapat e parë, vendi ku duam të prehemi. Që kur erdhëm në Britani ne dëshironim që të ktheheshim në mëmëdhe dhe kjo shpresë na mban akoma. Mendoj se të gjithë mërgimtarët dëshirojnë që të kthehen një ditë... 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Ka qenë një periudhë që imazhi i shqiptarëve ka qenë

vërtet i prishur, por me kalimin e kohës gjërat kanë ndryshuar për mirë. Është sidomos brezi i ri që është shkolluar këtu që ka bërë ndryshime rrënjësore. Mjafton të kujtojmë Rita Orën, apo shumë e shumë mërgimtarë të tjerë shqiptarë që çdo ditë e më shumë po e përmirësojnë imazhin tonë këtu. Jam shumë i zhgënjyer nga mënyra sesi funksionojnë shoqatat e këtushme shqiptare, por shpresoj se në të ardhmen puna e tyre dhe bashkëpunimi do të jetë në nivelet e duhura, ku prioritet të jenë gjuha dhe traditat shqiptare. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Unë do t’u sugjeroja shqiptarëve të Britanisë shkollimin. Ka ikur koha e punëve të rëndomta. Shqiptarët duhet të shfrytëzojnë të gjitha hapësirat dhe mundësitë që krijon ky shtet dhe të shkollohen dhe të jetojnë me dinjitet.

008 Vendlindja: Prishtinë Në Britani: 24 vjet

Ahmet Ahmeti


14

009 Vendlindja: Durrës Në Britani: 3 vjet

Aida Hoxha

1-Cila është veprimtaria juaj? - Skenariste, drejtoreshë e ABA (Albanian British Arts). Aba lindi pikërisht si pasojë e boshllëkut që ekzistonte në punën e artistëve shqiptarë që ndodhen në Britani dhe për këtë jemi angazhuar që të përcjellim dhe të promovojmë, nëpërmjet artit, në mënyre argëtuese dhe të bukur, historinë, kulturën dhe traditat e popullit tonë. Jemi përkushtuar të ndihmojmë ata fëmijë e të rinj shqiptarë, të njohin vendin e prindërve dhe të gjyshërve të tyre, të ndihen pjesë aktive e komunitetit shqiptar dhe që të jenë në gjendje të krijojnë identitetin e origjinës së tyre. Misioni i ABA-se është të krijojë një ambient dinamik për artin shqiptar, në të gjitha format e saj. Si një urë në mes dy kulturave (shqiptare dhe asaj britanike), ABA është e angazhuar të prezantojë në Britaninë e Madhe botën e pasur të artit dhe kulturës shqiptare. ABA është një identitet unik, i përkushtuar në promovimin e artistëve profesionistë, në edukimin dhe zhvillimin e artistëve të rinj dhe në promovimin e artistëve të talentuar në Mbretërinë e Bashkuar. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu është vendi ku linda, gjuha e parë që mësova – gjuha e nënës, që nuk harrohet kurrë, kultura që njoh, traditat që jetoj. Atdheu janë të gjithë ata njerëz, që me jetën e tyre, e ndërtuan. Janë ato peisazhe, që nuk ngopem duke i vëzhguar. Është flamuri kuq e zi, që kur shpaloset, flet edhe për mua. Atdheu me jep identitet, është emri i parë që më pyetet kur ndodhen jashtë tij. Dikush ka thënë :” Që të jesh internacionalist duhet së pari të kesh një atdhe”.

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Shqiptari i Britanisë është akoma një individ që punon dhe jeton në vetmi. Mundohet të integrohet me kulturat dhe komunitetet e tjera, por jo me komunitetin shqiptar. Një fakt, për të ardhur keq është që shumë prindër janë krenarë që fëmijët e tyre flasin në mënyrë të rrjedhshme gjuhën angleze dhe aspak të preokupuar që nuk njohin gjuhën shqipe. Po në këtë drejtim janë duke lëvizur shumë organizata jofitimprurëse, që me punën e tyre të palodhshme, u mësojnë fëmijëve gjuhën dhe traditat shqiptare. Një detyrë e madhe në trashëgiminë dhe promovimin e një populli, i përket artit. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Të përcjellim në mënyrë sa më dinjitoze traditën dhe kulturën e vendit tonë. Jo vetëm përpara bashkatdhetarëve tanë, por edhe përpara popullsisë multi-kulturore që ndodhet në Britani.


15 1. Cila është veprimtaria juaj? Profesor -Krijimtaria Muzikore-Kompozitor 2. Çfarë është atdheu për ty? - Asgjë më të bukur, më të mirë, më hyjnore dhe më të shtrenjtë nuk ka se atdheu, sidomos për ne që jemi larg tij. Letrari i njohur gjerman, Ludwik Borne (17861859), ka thënë «Nëse dëshiron ta njohësh dhe duash atdheun tënd, shko në mërgim». Pra, ne që jemi në mërgim ia dimë më së miri vlerën e atdheut dhe se sa na mungon ai. Vërtet, vështirë është të thuhet diçka se ka më të rëndësishme dhe më të vlefshme se atdheu. Për ta ilustruar këtë që po e them, po i citoj vargjet e dy poetëve tanë të mëdhenj, Naim Frashrit dhe të Patër Gjergj Fishtës. Ja se sa bukur ligjëron poeti ynë i madh Naim Frashëri: «O atdhe! Më je më i dashur sa më s’ka, me je nënë, më je motër e vëlla. Nga ç’ka rrotull, më i shtrenjti ti më je, je më i miri nga çdo gjë ka ky dhe!» Ky tekst i Naimit fletë mjaft qartë për atdheun, kulturën dhe poetikën e tij, pra atdheut. Madje, ai sikur dëshmon atë thënie të poetit të madh, Johan Wolfgang Goethe (1749-18320), ku thotë: «Atdheu çlirohet me dashuri, kurse i madh bëhet me vepra». Ndërsa At Gjergj Fishta është më konkret në poezinë e tij. Ja se si e ndjen dhe ja se si e përshkruan atdheun: «Edhe hana do ta dijë, Edhe dielli do të ‹ketë pa, Se për qark ksaj rrokullije, Si Shqipnija, i vend nuk ka!» Kjo vjershë kolosale hap një kapitull të ri në poezinë shqipe, sepse stili me të cilën shkruan At Gjergj Fishta është një poetikë klasike e afërt, e bukur dhe realiste. Ai e emërton atdheun. Për të atdheu nuk është emër kuptimi, por paraqet një rezonancë të bukur muzikore, ku përmend edhe vlerën e mesazhit, duke vëzhguar bukuritë e atdheut, duke i thënë hënës dhe diellit «si Shqipnija vend nuk ka!» Këto trajta i përdor poeti ynë i madh,

duke ngritur lartë origjinalitetin në krijim dhe porosinë e gjeneratave të ardhshme për vlerën e madhe të atdheut. 3. A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Imazhi ynë, pavarësisht prej sjelljeve të disa bashkëvendësve tanë, të cilët ia kanë ulur vlerën me sjelljet dhe punët e tyre të dyshimtë, megjithatë ne si popull në krahasim me popujt e tjerë të cilët kanë gjetur strehim, qëndrojmë shumë më mirë dhe më lart dhe mendoj se gjenerata e dytë, e jona e vajzave dhe djemve të cilët po kryejnë shkolla dhe fakultete, po ia rrisin imazhin e popullit tonë në MB dhe kjo gjë më gëzon. Po krijohet një gjeneratë e cila i ruan vlerat kombëtare. Ajo po integrohet, inkuadrohet me sukses në rrjedhat e vendit ku jetojnë. Pra, integrimi i popullit tonë është për çdo lavdërim, pa e harruar gjuhën dhe atdheun e tyre, edhe pse dy shtetet tona, Shqipëria dhe Kosova, pak interesohen për diasporën tonë, e cila në numër është shumë më e madhe se në shumë shtete evropiane dhe jashtë saj. 4.-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Punë, sakrificë, shkollim dhe lidhjet më të mëdha me atdheun tonë.

010 Vendlindja: Prizren Në Britani: 20 vjet

Akil M. Koci


1-Cila është veprimtaria juaj? - Veprimtaria ime shtrihet në fushën e arsimit, fotografisë dhe organizimeve të ngjarjeve publike. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Mëmëdheu për mua është përkatësia ime kolektive, me një grup njerëzish që udhëhiqen nga doke dhe zakone të përngjashme ku, mbi të gjitha, flitet gjuha shqipe. Krenaria për Atdheun bazohet në perceptimin që kam për nivelin e respektit që gëzon Mëmëdheu. Do doja që gjatë ekzistencës sime të ndodhë që në Mëmëdheun tim të mos kishte vrasje apo dhunë të asnjë lloji. Do të krenohesha me përfaqësimin e mirëfilltë që çdo anëtari të kolektivit që të bashkohet rreth flamurit shqiptar, në hallkat e pushtetit shoqëror; ku termi demokraci të ndjehej pjesë përbërëse në të përditshmen e secilit prej nesh.

011 Vendlindja: Shqipëri Në Britani: 13 vjet

Alban Bytyqi

3. Mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Shqiptarët që jetojnë në Britani janë një komunitet që përpiqet të integrohet në të gjitha hallkat e shoqërisë britanike. Shqiptarët që kanë ardhur në këtë vend, pak më shumë se një dekadë më parë, kanë arritur të jenë pjesë e vendimmarrjes në shumë fusha të jetës. Ata gjenden në majë të profesioneve, si për shembull janë bankierë, avokatë, kontabilistë, juristë, mësues, gazetarë, drejtorë në fusha të ndryshme të jetës publike etj. Një ndër karakteristikat kryesore që na evidenton ne si komb është etja që kemi për dije dhe uria që

kemi për sukses. Shqiptarët kanë treguar që po arrijnë majat e dijes, duke mbaruar doktoratura, duke marrë tituj shkencorë dhe duke kontribuar në jetën publike të këtij vendi si dhe duke qenë një urë e palëkundshme që lidh vendlindjen me shoqërinë mikpritëse. Duke qenë të suksesshëm në jetën dhe profesionin tonë të përditshëm, ne po ndikojmë në ndryshimin e vazhdueshëm të kulturës sonë, duke bashkuar më të mirën e dy kulturave. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Mesazhi që do të doja të ndaja me bashkëkombësit e mi do të ishte të vazhdojmë me gërshetimin e pjesëve më të mira të kulturës sonë amtare me ato të kulturës mikpritëse, në udhëtimin tonë drejt sukseseve individuale dhe kolektive.


17

1-Cila është veprimtaria juaj? - Unë jam violiniste koncertiste. Më shumë informacion mund të gjeni në faqen time www.aldadizdari.com 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu, për mua, është pikënisja e çdo individi. Atdheu na jep ngarkesat pozitive dhe negative në jetë dhe na bën të shikojmë botën nga një këndvështrim i caktuar dhe, në lidhje me këtë këndvështrim, të ndërtojmë botëkuptimin tonë mbi jetën, ëndrrat, dëshirat, etj. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Vlerat janë individuale dhe është e vështire t’i gjeneralizosh me vlera kombëtare. Unë kam patur fatin të ta-

koj shumë shqiptarë që kanë realizuar ëndrra të mëdha vetjake dhe kombëtare. Ata madje kanë tejkaluar kufijtë e një kombi të vogël dhe janë bërë pjese e vlerave ndërkombëtare. Shumë prej tyre janë shqiptarë që jetojnë në Britani. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Të krijojnë një ekuilibër mes vetes, asaj nga vijnë, dhe shoqërisë në të cilën jetojnë. Uroj shumë që të gjithë shqiptaret të kenë besim në ëndrrat e tyre dhe të shikojnë Britaninë e Madhe si një vend ku mundësitë janë të pafundme, nëse investohet punë dhe talent. Dëshiroj shumë që vitaliteti ynë si komb, që për mendimin tim është një ndër virtytet tona, të japë gjithnjë e më tepër vlera shoqërore, njerëz të suksesshëm dhe të lumtur.

012 Vendlindja: Tiranë Në Britani: 10 vjet

Alda Dizdari


-

18 1-Cila është veprimtaria juaj? Punoj si Drejtor për Marrëdhëniet me Publikun në International Business and Diplomatic Exchange (IBDE) - organizatë joqeveritare që, veç të tjerash, merret edhe me nxitjen e investimeve të huaja në rajonet në zhvillim, si Ballkani etj, po bëj, po ashtu, edhe një master në Public Policy and Management. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Përveçse vendi ku kam lindur, atdheu është ajo pjesë që, të paktën, pjesërisht më bën ai që jam.

013 Vendlindja: Mirditë Në Britani: 12 vjet

Alfred Kovaçi

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Pavaresisht se larg trojeve të tyre, besoj që në përgjithësi shqiptarët mundohen t’i kultivojnë, deri diku me sukses, shumë prej vlerave që na karakterizojne si komb. Sigurisht për të qenë më të suksesshëm në këtë drejtim, duhet që shumëçka edhe të institucionalizohet me një përfshirje shumë më serioze të institucioneve shtetërore dhe të shoqërise civile. Ndërsa për imazhin, më shumë se sa një veprim, përmiresimi i imazhit të shqiptarëve është një proces që kërkon kohën e vet. Kërkon, ndër të tjera, edhe hartimin dhe zbatimin e një strategjie afatgjatë dhe shumëdimensionale, si brenda trojeve ku banojnë shqiptarët në Ballkan, ashtu edhe për më gjerë, në mënyrë që çdo fushatë nëpër botë të mbështetet me arritje konkrete në terren.

4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mesazhi im për shqiptarët në Britani të Madhe është që me aq sa të mundemi t’i vlerësojmë, ruajmë dhe promovojmë shumë prej vlerave pozitive që kemi, të ndihmojmë njëri-tjetrin, aty ku kemi mundësi, të bashkohemi në qellimet tona të përbashkëta, pavarësisht dallimeve të vogla që kemi. Dhe, sigurisht, secili prej nesh të kontribuojë për të ndërtuar një botë sa më të paqtë e të begatë, se vetëm kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që jetojnë sot, por edhe për ata që vijnë nesër.


19 1-Cila është veprimtaria juaj? - E fillova karrierën si gazetar, përpara 26 vitesh. Aktualisht jam korrespondent në Londër i Top Channel dhe Top Medias. Prej 18 vitesh kam punuar si gazetar dhe prezantues i programeve të seksionit shqiptar të BBC World Service në Londër, që nga hapja e seksionit në vitin 1993 e deri në mbylljen e BBC në shqip, në gusht të 2011. Përpara se të vija në Londër, kam punuar si korrespondent i parë i një media të huaj në Shqipëri, Agjencia Amerikane e Lajmeve, Associated Press. Nga 1986 -1991, punova si analist për marrëdhëniet ndërkombëtare në redaksinë e perëndimit në RTVSH në Tiranë. Fillova të shkruaj në shtypin e kohës, që kur isha student në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tiranës, ku kam studiuar për anglisht. Gjatë qëndrimit në Londër, përveç gazetarisë, jam angazhuar edhe si përkthyes zyrtar në shqip i Policisë Metropolitane, Gjykatave dhe Home Office, që prej 17 vjetësh. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Gjëja më e patjetërsueshme për çdo qenie njerëzore, raporti ose jo me të cilin përcakton dinjitetin individual njerëzor ose eventualisht mungesën e tij. Duke konfirmuar të qenit absolutisht dakord, si dhe vizionin tim për dashurinë për Atdheun, po i referohem asaj çfarë shkruhej në pasaportën shqiptare në kohen e Mbretërisë së Zogut, ku në faqen e parë të saj lexoje: “Dashuria për Atdheun ndihet më tepër në mërgim, prandaj këtë dashuri ruaje edhe kur të kthehesh në vendin tënd”. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Kultivimi dhe promovimi i vlerave më të spikatura kombëtare është një proces i gjatë dhe i vështirë përballë steriotipeve dhe paragjykimeve, shpesh edhe pa bazë ndaj nesh si shqiptarë. Jam i bindur që të gjithë shqiptarët e Britanisë, kush më shumë e kush më pak, bëjnë aq sa mundet për t’i promovuar ato vlera dhe

ndihen krenarë në të qenurit shqiptar. Gjëja më efektive për të përmirësuar imazhin e shqiptarëve në Britani është të jemi në çdo hap qytetarë të denjë, që dimë të zbatojmë dhe respektojmë ligjet e këtij vendi, si dhe të vlerësojmë njëkohësisht bujarinë dhe shanset që na ka ofruar të gjithëve Britania. Të krijuarit e një jete dhe standardi jashtë dhe larg rrugëve të pandershme, do u hiqte atyre që s’na duan apo naivëve, armën e etiketimeve të njohura për shqiptarët. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Mësojuni dhe flisni çdo çast shqip me fëmijët tuaj, pasi ai është përfitim për ta dhe jo anglishtja, që do e mësojnë, duam apo s’duam ne. Çojini ata në Shqipëri apo Kosovë sa më shumë që të keni mundësi, për të pasur ndjenjën e përkatësisë kombëtare dhe për të vlerësuar më shumë shanset dhe mundësitë që u keni krijuar në Britani. Krahasimi i ambienteve respektive është pika më e mirë e referimit për ta. Dhe së fundi, integrohuni sa më shumë në shoqërinë britanike, e cila rrezaton kulturë dhe klas, si pak kombe të vegjël, por të suksesshëm.

014 Vendlindja: Berat Në Britani: 19 vjet

Arben Manaj


-

20

015 Vendlindja:Prishtinë Në Britani: 20 vjet

Arbër Koci

1.Cila është veprimtaria juaj? - Me profesion jam avokat dhe po specializohem në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve financiare. Në kohën time të lirë jam sekretar anëtarësimi i Shoqatës Anglo-Shqiptare. Në vitin 2005 kam formuar Shoqatën Shqiptare në London School of Economics (LSE), që edhe sot mbetet shumë aktive. 2.Çfarë është atdheu për ty? - Përgjigja e duhur do më shume fjalë sa lejon ky artikull, por mjafton të them këtë: Atdheu është aty ku ndiheni si në shtëpi. Për mua, këto janë Kosova dhe Britania, të dyja dhe pa dallim. 3. A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivo-

jnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Dihet se kemi pasur disa vështirësi me një numër shumë të vogël ngatërrestarësh por, pavarësisht nga kjo, imazhi ynë përmirësohet çdo ditë nga mijëra e mijëra bashkëvendës, të cilët po krijojnë marrëdhëniet të mira në punë, shtëpi dhe shoqëri. Sipas mendimin tim, nuk duhet më shumë se vazhdimi i se njëjtës. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Merrni çdo mundësi që ju ofron një vend i lirë dhe gjithëpërfshirëses si Britania dhe ndaji me të më të mirat të kulturës sonë të pasur.


21 1.Cila është veprimtaria juaj? - Që nga viti 2005 jam angazhuar në organizimin e shumë evenimenteve social-kulturore, akademike dhe politike për komunitetin shqiptar në Londër. Kam qenë drejtues dhe koordinues i organizatës studentore shqiptare në universitetin e LSE, ku kemi organizuar shumë ligjërata me figura të shquara të jetës politike mbarëshqiptare. Kam kontribuar në shume nisma të tjera të komunitetit shqiptar në Britani, që nga marshimet e organizuar në mbështetje të pavarësisë së Kosovës deri në nisma të tjera atdhetare, apo evente bamirësie. 2- Çfarë është atdheu për ty? - Në fjalët e Volterit “Atdheu është vendi ku robërohet shpirti”, ngado që të shkosh, sa do të mira të arrish në jetë, mendja dhe shpirti ngelen gjithmonë atje nga ku filloi gjithçka, në atdhe. Atdheu është e shkuara por edhe e ardhmja jonë, vetëm e tashmja i përket vendit ku jetojmë. 3- A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Mendoj se komuniteti shqiptar në Britani ka bërë shumë përparime, krahasuar me 13 vjet më parë. Është bërë më kompakt dhe më i organizuar. Domosdoshmërisht ka akoma shumë punë për t’u bërë, por mendoj se po punohet në drejtimin e duhur. Rinia shqiptare është adaptuar më së miri dhe është integruar plotësisht në shoqërinë britanike, pa humbur identitetin e saj. Besoj se tashmë shqiptarët e Britanisë e kanë demonstruar veten si të barabartë në shoqërinë britanike, duke u përfaqësuar denjësisht si me profesionistë shumë të zotë apo studentë të shkëlqyer e deri tek talentet e sporteve. Mendoj se më shumë duhet bërë për ta bashkuar komunitetin më tej dhe për të organizuar akoma dhe më shume evente që të përfshijnë të gjitha shtresat e komunitetit tonë.

4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mesazhi im për shqiptarët e Britanisë do ishte që mos të harrojmë kurrë identitetin tonë, të jemi krenarë për atë çfarë jemi dhe të ecim përpara me kokën lart. Të punojmë së bashku për të arritur më shumë dhe për të qenë më të bashkuar. Duke ndihmuar njeri-tjetrin, shkojmë të gjithë më larg.

016 Vendlindja:Shqipëri Në Britani: 13 vjet

Armend Elezi


-

22 1.Cila është veprimtaria juaj? - Drejtor i shoqatës “Ambasadorët e Paqes”, fotograf, bashkorganizator i “Miss Shqiptarja në Britaninë e Madhe “ etj. Jam përpjekur të jem aktiv në komunitet, jo vetëm thjesht si fotograf, por edhe si bashkorganizator i shumë aktiviteteve me shoqatat e këtushme shqiptare. Mbase aktivitetet e para të bukurisë më mësuan se puna brenda komunitetit të jep kënaqësi dhe është detyrë e çdo bashkatdhetari që të përpiqet sa të mundet për të ndihmuar bashkësinë ku jeton, për të ndihmuar bashkatdhetarët e vet. Jam i lumtur që shumica e këtyre aktiviteteve janë të fiksuara në kameran time.

017 Vendlindja: Shkodër Në Britani: 10 vjet

Artan Zeneli

2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu për mua është gjithçka e dashur. Është vendi ku unë ndihem i kompletuar me gjithçka. Është vendi që më bën të ndihem i mirëpritur, i dashur dhe krenar, pa atë unë ndihem jetim. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Mendoj që shumë shqiptarë mundohen të ruajnë traditën dhe kulturën shqiptare, por jo aq sa duhet. Kemi nevojë që të lidhemi më shumë mes njëri-tjetrit dhe të organizohemi më shumë, në raste festash, dhe njëkohësisht t’i tregojmë Britanisë që jemi një popull me vlera dhe kulturë të madhe. Mendoj se imazhi i shqiptarëve çdo ditë e më tepër po përmirësohet dhe është kënaqësi kur dëgjojmë që fëmijët shqiptarë janë ndër më të shkëlqyerit në shkollat bri-

tanike. Çdo ditë e më tepër po shohim një brez të ri që po shkollohet në universitetet më të mira të botës apo shqiptarë të suksesshëm anë e kënd Britanisë, në fusha të ndryshme të jetës. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Asnjëherë të mos harrojmë se nga kemi ardhur, mos të harrojmë traditat, gjuhën, kulturën, historinë tonë. Ta duam dhe ta ndihmojmë më shumë njeri-tjetrin, sepse kështu kombet e tjera do na vlerësojnë më shumë për atë që ne në të vërtet jemi. Unë do t’u sugjeroja të gjithë prindërve shqiptarë që në shtëpi të flasin gjuhën shqipe dhe të inkurajojnë në maksimum fëmijët e tyre që të shkollohen. Të mendojnë për një të ardhme më të ndritur dhe për këtë, një nga faktorët vendimtarë, është shkollimi. Do t’u sugjeroja shoqatave që të linin mënjanë mëritë dhe inatet dhe të bashkëpunojnë. Nga bashkëpunimi të gjithë janë të fituar.


23

1.Cila është veprimtaria juaj? - Kur shqiptarët erdhën në Britani, të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre nga hordhitë sllave, ne, këtu në Derby, mu në atë moment, u gjendëm pranë tyre me të gjitha ndihmat që ata kishin nevojë për t’u stabilizuar në jetën e përditshme britanike. Formuam komunitetin shqiptar në Derby, ku u dhamë ndihmën tonë në drejtime të ndryshme, si plotësim dokumentash, këshillë për ndihma sociale, etj…Tani të gjithë janë të stabilizuar mirë dhe kemi kontakte të mira me ta për ruajtjen e gjuhës dhe traditën tonë shqiptare. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Duke e marrë me mend të kaluarën tonë historike edhe copëtimin e Shqipërisë, pas Luftës së Dytë Botërore e deri me shpërbërjen e Jugosllavisë, ne, popull autokton në trojet tona, akoma të ndarë e të rrethuar me 20 milionë armiq sllavo-grekë, nga Mali i Zi e deri në Çamëri. Për mua të jesh shqiptar është gjithçka. Na e kanë thanë të parët tanë që ndërruan fenë, por kurrë gjuhën e nënës. Pra, Atdheu për mua është gjithçka, edhe ajri që e thith është Shqipëria. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britaninë e Madhe? - Kultivimi i vlerave, si komb, për mendimin tim po bëhet diku më shumë e diku më pak, sepse shqiptarët janë të shpërndarë nëpër qytete të ndryshme të Britanisë dhe femijët e tyre janë të varur vetëm nga prindërit dhe e kanë shumë të vështirë për ta mbrojtur gjuhën dhe kulturën e tyre. Tani që shumica e shqiptarëve janë mirë, të stabilizuar, kemi të gjithë të ardhura për të kontribuar për fëmijët tanë. Mua, pesonalisht, më mbetet një ide ta ndaj me ju. Ne të gjithë, kur jemi në punë, po i rrisim fëmijët në çerdhe dhe po i paguajmë të tjerët që t’i flasin fëmijës tonë një gjuhë të cilën e mësojnë në shkollë. Pse të mos kemi çerdhe për fëmijë, para dhe pasi të mbarojë shkollën, dhe për fëmijë që akoma nuk janë në shkollë. Ata prindër që paguajnë një çerdhe angleze mund ta paguajnë një çerdhe shqiptare, ku fëmijët do të kenë lidhje më të forta me gjuhën dhe historinë tonë. Sa për imazhin

shqiptar në Britani ne duhet të ruajmë vetë respektin për të na respektuar të tjerët. Në shtëpitë tona jemi mirësjelles që rrjedh nga tradita jonë e që na mëson të sillemi mirë me vëllain ose motrën. Respektin e veçantë për prindin, për fqinjët tanë, me farë e fisin tonë. Pastertinë që e mbajmë në shtepi për një ambient të mirë familjar... Andaj edhe kur jemi në qytet, kudoqoftë në Botë, të jemi të tillë. Imazhi jonë do të jetë shumë i mirë. Mirësjellja nuk kushton asgjë, por mund të sjellë shumë të mira. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Ajo qe unë e dua për shqiptarët në Britani është Atdheu mbi gjithçka. Nuk guxojmë të besojmë në asgjë që na e mohon të qënit shqiptar, së pari. Ta ruajmë gjuhën e traditën tonë shqiptare e të trashëgohet tek fëmijët tanë. Bashkëpunim e lidhje të forta mes veti, në ruajtjen e trashigimisë shqiptare për të cilën shumë miq të mi anglezë që njohin Shqipërinë, janë shumë krenarë se janë pjesë e një kulture të tillë, Iliro-shqiptare. Historia jonë të mos venitet në brezat e ri e të pafajshëm që ne i kemi sjellë këtu. Andaj unë mendoj që ne të gjithë duhet ta kemi një qëllim të caktuar dhe të përbashkët. Komunitetet shqiptare që ekzistojnë në Britani, të gjitha duhet të jenë në lidhje mes tyre me një ide, me një qëllim. Ne vetë duhet të harxhojmë edhe lekun tonë për të bërë diçka të mirë për veten tonë, pa pritur vetëm prej të tjerëve për të na financuar për ato që kemi shumë nevojë.

018 Vendlindja: Vushtri Në Britani: 25 vjet

Asllan Qerimi


-

24

019 Vendlindja: Has Në Britani: 13 vjet

Bashkim Metalia

1-Cila është veprimtaria juaj? Të qënit larg realitetit të lënë pas, është një sfidë po aq dhe enigmatike për atë se çfarë përballje do të kesh në të ardhmen. Kjo ndodh rëndom tek secili kur, i përgatitur ose jo, përballje kjo në hapësira të reja e të panjohura. Që nga momenti i ardhjes në ishullin britanik, jam munduar të jem më pranë vetes. Për të mos u keqkuptuar, kam injektuar në damarët e kohës që po më printe , dozat imunitare, me qëllim për t’u mbrojtur nga një mori “virusesh” shoqërore. Në të njëjtën kohë kam besuar dhe besoj se t’i shërbesh njerëzve, të atyre në nevojë, ke arritur të ridimensionosh vlerat e patjetërsueshme të prejardhjes dhe genit. Kur je afër tyre, je më pranë vetes. E shoh të domosdoshme, që për ne mërgimtarët është e nevojshme të injektohen dozat imunitare. Ndaj vendosa që të aktivizohem në organizata joqeveritare shqiptare dhe jo vetëm, për të dhënë kontributin tim. Ndërkohë përfshirja në media, aktivizimi, tashmë mbi tetë vite, në gazetën “The Albanian”, si gazetar/kryeredaktor i saj këtu në Londër, filloi të mbushë boshllëkun profesional. Nëpërmjet “The Albanian” është arritur të inkuadrojmë aktualitetin, duke i vënë gishtin plagës, duke kritikuar problemet, fenomenet dhe duke informuar paanësisht. Roli i gazetës në komunitetin shqiptar këtu në Britani është, padyshim, i pazëvendësueshëm, ndaj ndihem krenar për punën dhe bashkëpunimin që kemi me kolegët në misionin tonë në shërbim të komunitetit shqiptar. 2-Çfarë është atdheu për ty? Pavarësisht se është përdorur nëpër slogane të ndryshme elektorale, shprehja se, “Atdheu fillon nga familja jote”, është mëse e vërtetë. Familja është streha ku zhvillohet ndjesia e dashurisë për të, është busull orientuese. Atdheu është një mungesë; a ka mall më të madh për një mërgimtar sesa malli për atdheun, familjen? Vlera e atdheut fillon në ruajtjen dhe kultivimin e vazhdueshëm të kulturës dhe traditave tuaja kombëtare.

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? Ne, shqiptarët e Britanisë, krahas gjithë përçapjeve për të përçuar këto vlera tek brezat që po rriten , jemi akoma në nivelin nënmesatar.Treguesit faktik japin shifra tronditëse, ku vetëm 1% e fëmijëve shqiptarë vazhdojnë edukimin dhe mësimin e gjuhës shqipe. Normal që nuk është një tregues prosperiteti.Ndërsa po ta shikojmë aspektin integrues si komunitet brenda shoqërisë britanike, ma do mendja se jemi një shembull model. Megjithëse krimi nga shqiptarët ka rënë ndjeshëm, thënë ndryshe nuk shquhemi si të “prapë”, përsëri aty këtu, prevalojnë skena të tilla. Lojërat e fatit janë një ogur i zi për shumë individë shqiptarë që, si rrjedhojë e ndikimit nga ky ves, ka çuar në divorce, vrasje dhe shumë efekte të tjera negative. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? Për të mos ngelur në përmasat e një mesazhi por si një lajtmotiv i gjithsecilit, ta vlerësojmë dhe ta njohim veten. Ta themi pa droje përkatësinë tonë: UNË JAM SHQIPTAR DHE KRENAR!


25 1-Cila është veprimtaria juaj? - Jam diplomuar si inxhinier i makinerisë, më 1980 dhe në Tetovë e kam ushtruar këtë profesion për 5 vjet. Krahas përpjekjeve për të siguruar mirëqenien e familjes sime, kam bërë përpjekje për të ndihmuar shqiptarët në dy fusha: atë atdhetare dhe fetare. Përsa i përket aktivitetit atdhetar, jam aktivizuar që më 1988, ku kam marrë pjesë në demonstratën e parë pro Kosovës, të zhvilluar në Londër. Me ndërrimin e sistemit politik në Shqipëri, jam përpjekur, së bashku me shqiptarët e pakët që ndodheshin atë kohë në Britani, të ndihmojmë Shqipërinë. Këtë e kemi realizuar nëpërmjet Organizatës “Save the Children” duke dërguar ndihma materiale në periudhën 1991-1992. Ndërkohë kam qenë një prej themeluesve të Shoqatës “Faik Konica”, Londër. Më 2001 kam qenë një prej delegatëve të Britanisë së Madhe në kongresin e organizuar në Prizren, nga Lidhja e Shqiptarëve në Botë, mbajtur në nëntor 2001. Jam një prej themeluesve dhe aktivist i BMS-Drita, në Londër. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu është vetë jeta ime. Ndihem shumë borxhli ndaj vendit tim dhe më vjen keq që nuk mund të bëj më shumë për të. Ëndrra që kam në mendje dhe zemër për atdheun akoma nuk është realizuar. Kam ardhur në Britani me mendimin për të qëndruar një kohë shumë të shkurtër, por ja ku jam këtu akoma pas 26 vitesh. Shpresoj në bashkimin kombëtar. Ky ka qenë dhe mbetet ideali i jetës dhe punës time edhe pse tani për tani duket si një ëndërr e parealizueshme. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Mendoj se shqiptaret nuk kanë treguar vlerat e tyre të vërteta. Bëmat e këqija të disa individëve negativë shqiptarë po e prishin imazhin e komunitetit. Kur erdhëm fillimisht në këtë vend dhe u tregonim të tjerëve që jemi shqiptarë, na shihnin me respekt, por sot

duket qartë që vendin e respektit e ka zënë mosrespekti. Mendoj se çdo individ duhet të përpiqet të bëjë më të mirën e mundshme për të nxjerrë në pah vlerat e vërteta pozitive të shoqërisë sonë shqiptare. Paçka se individë të shumtë kanë qenë të suksesshëm në fushën akademike apo të biznesit, prapë mbetet shumë për të bërë, sidomos nga shqiptarët e ardhur nga Kosova dhe Maqedonia. Është e vërtetë se brezi i parë i emigrantëve përballet me probleme të shumta sociale duke filluar nga vështirësia e komunikimit në gjuhën angleze e shumë të tjera, por së paku të tregojmë veten se jemi dashamirës të përparimit dhe edukimit, duke u dhënë fëmijëve tanë më të mirin arsim dhe edukim të mundshëm. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Të jemi largpamës dhe të punojmë për të ndërtuar një strategji pune për shkollimin e fëmijëve tanë, duke mos harruar edhe gjuhën dhe traditat tona shqiptare. Të bëjmë përpjekje për të gjetur veten në punë dhe në jetë, duke u larguar nga mentaliteti i qenies pjesë e programit të ndihmave sociale që ofron vendi dhe duke u përpjekur të integrohemi në jetën e Britanisë. Ne të gjithë flasim shqip dhe të gjithë jemi SHQIPTARË. Le të mos e harrojë askush këtë amanet.

020 Vendlindja: Tetovë Në Britani: 26 vjet

Bedri Idrizi


-

26 1.Cila është veprimtaria juaj? - Që prej hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër, punoj në këtë ambasadë. Momentalisht jam Ministër Këshilltar. Me ardhjen time në Angli, 20 vjet më parë e deri tani, kam bërë kërkime nëpër biblioteka dhe arkiva të ndryshme të Britanisë dhe më gjerë në Evropë, për materiale historike që kanë lidhje me shqiptarët. Në 1997 kam themeluar Qendrën për Studime Shqiptare dhe nga ajo kohë e në vazhdim kam publikuar libra të shumëllojshëm mbi historinë e shqiptarëve e më gjerë. 2-Çfarë është atdheu për ty?

021 Vendlindja:Prizren Në Britani: 20 vjet

Bejtullah Destani

Mendoj se Atdheu është vendi ku kultivohet kultura, ruhen traditat dhe vlerat pozitive të cilat duhet të trashëgohen dhe përcillen brez pas brezi. Të ruajmë dhe të mburremi me të kaluarën dhe të mundohemi të kontribojmë për të ardhmen e vendit. Atdheu është vendi për të cilin duhet të japim kontributin tonë maksimal në të gjitha fushat dhe kjo kërkohet nga çdo individ që është në pozicion dhe ka mundësinë të japë ndihmesën e vet. Ndihma mund dhe duhet të jetë e profileve të ndryshme, nga individë të profileve të ndryshme. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Mund të them se shqiptarët e diasporës së sotme nuk kultivojnë ato vlera pozitive që kanë kultivuar paraard-

hësit tanë, në këtë vend. Duhet të punojmë shumë dhe të ndihmojmë njëritjetrin të përkrahim iniciativat pozitive për të ndihmuar kombin dhe vlerat kulturore të tij. Ndriçimi i vlerave dhe virtyteve tona përmes kulturës, historisë, biznesit, diplomacisë, sportit etj, është një mundësi më shumë për përmirësimin e imazhit shqiptar në Britaninë e Madhe. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? Të mendojnë më shumë për të gjetur rrugët dhe mënyrat e nevojshme për të kontribuar për kombin shqiptar. Motoja e çdo shqiptari duhet të jetë dedikimi dhe përkushtushmëria. Askush të mos mendojë se ka bërë mjaftueshëm për atdheun por të mendojë gjithnjë se sa pak ka kontribuar për vendin e tij.


27 1-Cila është veprimtaria juaj? - Punoj për Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) prej vitit 1999. Plot 12 vjet punë në këtë mision si Drejtor Operativ. Kam punuar me migrantët, azilkërkuesit dhe refugjatët nga mbarë bota që kanë pasur nevojë për ndihmë për t’u kthyer dhe riintegruar në vendlindjet e tyre. Gjatë kësaj periudhe, unë dhe ekipi im ka asistuar më shumë se 40 mijë migrantë për t’u kthyer në vendet e tyre, duke përfshirë rreth 10 mijë shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilët për shkaqe të ndryshme, kanë dëshiruar të kthehen vullnetarisht në vendlindjet e tyre. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Aty ku e ndiej veten mirë dhe të lumtur, aty ku kam nënën, familjen e farefisin si dhe miqtë me të cilët jam rritur, pavarësisht sa kohë qëndroj jashtë atdheut. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Edhe pse nuk mungon “lidhja” në mes shqiptarëve, mendoj se shqiptarët në Britani mund të bëjnë më shumë që vlerat tona të prezantohen para shoqërisë britanike, e në këtë mënyrë edhe tjerëve (jo britanikëve), duke organizuar më shumë manifestime publike, ekspozita e tubime kulturore, artistike që paraqesin vlerat tona kulturore, historike dhe etnike. Ne të gjithë e bëjmë një punë shumë të mirë si individë në rrethin ku jetojmë e punojmë por, besoj, që ka nevojë që shqiptarët të jenë më aktiv, natyrisht me angazhim më të shtuar të të dy ambasadave tona në Londër, që në mënyrë më të organizuar të prezantohen vlerat tona në çdo fushë. Kjo do të ndihmonte që popuj të tjerë të kuptojnë më shumë për neve e jo të na shikojnë vetëm si vendburim i refugjatëve. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? Prindërve shqiptarë: “Flisni shqip me fëmijtë, pavarë-

sisht se ata në shumë raste do ta kenë “më lehtë” të përgjigjen në anglisht dhe shfrytëzoni çdo rast të vizitoni vendlindjen me fëmijët - përndryshe do të humbet lidhja dhe përkatësia shqiptare, sidomos në kohërat kur integrimet europiane edhe më shumë e “zbusin” asimilimin si dukuri. Të rinjve: Mos harroni rrënjët tua, kultivoni vlerat tona fisnike, dhe mbi të gjitha mësoni shumë, studioni dhe mblidhni dituri, sepse bota sot është tepër konkurente dhe pa dituri, do ta keni shumë vështirë të mbijetoni në vitet që pasojnë.

022 Vendlindja: Prishtinë Në Britani: 21 vjet

Besim Ajeti


-

28

1-Cila është veprimtaria juaj? - Unë jam një aktivist on line i komunitetit tonë në Britani. Jam kreator dhe mirëmbaj UK Albanians Network

023

Vendlindja: Prishtinë Në Britani: 14 vjet

Besim Gërguri

2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu për mua është Alfa dhe Omega. Është ëndërr e amshueshme e imigrantit që, kurdoherë, të kthehet në atdhe. Çdo shqiptar që jeton në mërgim do t’ju thotë të njëjtën: “Unë u nisa në kurbet përkohësisht, të bëj pak para, dhe të kthehem”; edhe pse shumë prej nesh nuk do kthehemi, ndoshta më kurrë në atdhe. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Unë mendoj se ne shqiptarët jemi shumë plastikë, adaptohemi dhe asimilohemi shumë lehtë por e kemi edhe një vitalitet gjenetik që na bën të mbijetojmë,

sidomos në situata të vështira. Mendoj se vlerat tona kombëtare ruhen në familjet tona dhe kjo vërehet gjatë manifestimeve të ndryshme nëpërmjet veshjeve kombëtare, vallëzimit dhe muzikës. Por në tjetrën anë unë mendoj se ne shqiptarët nganjëherë i konfuzojmë vlerat tona burimore dhe i përziejmë ato me influenca që vijnë nga feja, turbo-folk muzika, ideologji nga më të çuditshmet dhe çrrënjosja. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Rrini sa me afër komunitetin tuaj. Britania dhe, në veçanti Londra, është një vend i komuniteteve. Ne duhet të mësojmë nga komunitetet më të vjetra dhe më te organizuara se ne. Pa komunitet do të jemi si trungu pa rrënje, askund nuk do te keni mbështetje më të fuqishme sa sa në komunitetin tuaj, sidomos në kohë të vështira.


29 1-Cila është veprimtaria juaj? - Unë jam diplomuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Anglisë Perëndimore në Bristol, në nëntor 2006. Pas diplomimit jam bashkuar Departamentit të Punës dhe Pensioneve, ku punoj akoma si këshilltar. Nё komunitet jam shumë aktiv, jo thjesht për pozicionin që mbaj tani ku shpesh i ndihmoj anëtarët e komunitetit mbi problemet sociale, por edhe nga rolet të mbajtur në tё kaluarën. Në vitet e para të ardhjes në Britani të Madhe kam punuar në një firme ligjore (avokatie) si përkthyes nё çështjet e emigracionit dhe është pikërisht kёtu ku merr formë roli im në komunitet, duke u evidentuar për kontributin, ndihmën dhe këshillat qe i kam ofruar komunitetit shqiptar në Bristol. Gjatë kohës në Universitet kam punuar vullnetarisht me kohë të pjesshme për “Refugee Action”, ku kam asistuar anëtaret e komunitetit shqipfolës për çështje emigracioni, banesash, probleme sociale, edukimi, punësimi dhe integrimi. Disa herë kam përfaqësuar Shqipërinë bashkë me anëtarë të tjerë të komunitetit në organizime etnike dhe multikulturore këtu në Bristol. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu pёr mua ёshtë mënyra e vetme dhe unike me të cilin mund të identifikohemi. Vendi i lindjes, ku hedh hapat e pare në jetë, ku merr mësimet dhe njohuritë e para dhe ku fillon të kuptosh mirëfilltazi kuptimin e plotë të fjalës atdhe, janë momente që nguliten dhe kultivohen në mendjen dhe zemrën e një personi në atë mënyrë që asnjë vend tjetër në botë nuk të jep mundësinë të përjetosh të tilla çaste dhe momente në mënyrën, formën dhe shijen që provohen në atdhe. Pra shprehja “Në atdhe balta është e ëmbël se mjalta”, do mbijetojnë përderisa njerëzia do ekzistojë. 3. A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Ne jemi një komunitet i ri dhe i dalë nga një sistem

i izoluar dhe natyrisht gjetja e rrugës së integrimit dhe faktorët e të kaluarës e luajtën rolin e vet që ne të linim gjurmë negative në fillimet tona te vendosjes nё Britaninë e Madhe (kryesisht nga një minorancë e komunitetit shqiptar). Megjithatë kam kënaqësinë tё konstatoj se tashmё komuniteti ynë nё përgjithësi ёshtё integruar mjaft mirё, por natyrisht ka akoma punё pёr tё berё. Pozitiviteti i integrimit dhe shkrirjes nё shoqёrinё Britanike sjell dhe shqetёsimin tjetër, rrezikun e asimilimit dhe humbjen e kulturës dhe identitetit kombëtar tё brezave qё vijnё. Prandaj komuniteti shqiptar nё Britani sё bashku me qeverinё Shqiptare dhe atё tё Kosovës kanё pёrgjegjesinё tё sigurojnё dhe financojnë programe dhe materiale pёr brezat e rinj pёr t’i rezistuar asimilimit, pra që integrimi dhe ndërgjegjësimi dhe formimi mbi kulturën, traditat, gjuhën dhe identitetin kombëtar tё shkojnё paralel. 4. Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mesazhi im pёr shqiptarёt e Britanis sё Madhe ёshtё qё tё jenё sa mё të lidhur, tolerantë dhe tё respektojnё njёri-tjetrin, tё jenё pa komplekse dhe të jenё krenarë pёr vendin nga ku vijnë si dhe ta duan atdheun dhe ta pёrfaqёsojnё atё sa mё denjёsisht, sepse ato janё tё gjithё ambasadorë tё kombit.

024 Vendlindja: Shkodër Në Britani: 12 vjet

Bledar Meti


-

30 1-Cila është veprimtaria juaj? - Jam hoxhë dhe mësues nga prefesioni. Punoj në shkolla të mesme dhe fillore, ato shtetërore dhe private, këtu në Londër. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Ka gjëra për të cilat nuk është e lehtë të flasësh. Ndër to është dhe atdheu. Është ajo gjë me të cilën qenia ime ka lidhje nga të gjitha kandvështrimet. Atdheu është themeli i individëve dhe shoqërisë, është ai që na ka formuar, është ai që na ka rrënjosur çdo koncept për jetën. “Të duash atdheun është detyrë e besimit Islam.” Muhammedi (a.s.)

025 Vendlindja: Shkodër Në Britani: 8 vjet

Blerim Ciroka

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Kjo është një pyetje përgjigjja e së cilës mund të jetë shumë e gjerë. Por gjithësesi mendoj se ka sjellje dhe karakteristika shqiptare që vihen re qartë tek bashkëkombasit tanë që jetojnë këtu në Londër. Kam analizuar vazhdimisht mënyren sesi njerëzit e kombeve të tjera apo anglezët këtu flasin, kur bie fjala për shqiptarët, apo kur i thua që je shqiptar. Dhe, padyshim, qëndrimi i tyre ka qenë pozitiv, për njerëz të cilët punën që e bëjnë e bëjnë mirë, janë njerëz të gjallë, njerëz që kanë shije për jetën, etj. Krahas kësaj ka dhe sjellje dhe qëndrime të modifikuara, në varësi të kushteve e rrethanave. Kur vjen pyetja tek kultivimi i vlerave mendoj se kjo varet shumë nga prindërit dhe nga atmosfera që krijohet në familjet shqiptare. Për shembull, fëmijët që rriten me ndjenjën e inferioritetit ndaj gjuhës së huaj nuk është e lehtë të tregojnë shumë kujdes ndaj gjuhës së tyre. E përmend gjuhën për vetë faktin se gjuha është kushti i qënies së një shoqërie në një vend tjetër. Nesë nuk u`a mësojmë gjuhën tonë të bukur brezit të ri, brezin e ri, e kemi humbur.. Kjo është pa-

dyshim ajo që dua t`i them çdo bashkëkombasi. Krahas kësaj edukimi universitar është investimi më me dobi për brezin e ri. Është fakt që ky vend të jep mundësi të mira për shkollim dhe askujt nuk i mbetet të justifikohet për mosshkollimin e fëmijëve të tyre. Duhet të ndjehemi krenarë më qënien tonë si shqiptar, me identitetin tonë kombëtar, më historinë tonë aq të lashtë. Jem njerëz me pasione, njerëz me dëshira pozitive për jetën, për familjen, për shoqërinë dhe s`kemi arsye pse mos t`i ruajmë këto vlera. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Dy figura të mëdha të kombit tonë vazhdimisht kanë porositur për lidhje vëllazërore dhe dashuri ndaj atdheut. Ata porosisin kështu: “Ja qëllimi ynë! Ja puna jonë e shënjtëruar! Ja besa jonë! O burrani, o shqiptarë! Zihuni me të dy duart në besë, në lidhje, e në bashkim, se kjo do t`ju shpëtojë! (Sami Frashëri). “Shqiptar më krijoi Zoti, s`ka më të lumtur së ai që i shërben vëllazërisë dhe atdheut të tij.” (H. Ali Korça).


31 1.Cila është veprimtaria juaj? - Punoj si barrister, avokate e pavarur me të drejtë të paraqitjes në gjykata në Angli dhe Uells. Merrem me padi të ngritura nga individët kundër departamenteve qeveritare britaneze për shkelje të ndryshme të ligjit, duke përfshirë dëme personale dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Puna ime përfshin dhënien e këshillave rreth të gjitha aspekteve ligjore dhe procedurale të rasteve, përfaqësimin në gjykata dhe përpilimin e dokumenteve për gjykata. Merrem edhe me shkrime letrare. Kam botuar një libër me poezi të titulluar “Pallati i zemrës”. Shkrimet gjithashtu më janë botuar në antologji, revista letrare dhe gazeta në Kosovë, në Angli dhe në Amerikë, në gjuhën shqipe dhe angleze. Kam botuar shkrime ligjore për komunitetin shqiptar në Londër dhe kam shërbyer në komitete të shoqatave të ndryshme. Për një kohë kam qenë sekretare e shoqatës më të vjetër shqiptaro-britanike, “Anglo Albanian Assocation” 2. Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu është një vend dhe koncept me të cilin njeriu është i lidhur në mënyrë të veçantë. Për mua atdhe është vendlindja ime, ku kam kaluar një pjesë të jetës sime dhe ku jam formësuar si person. Ai është i rëndësishëm, sepse është një vend që më ka lënë kujtime të shumta dhe që më ofron qetësi shpirtërore kur e vizitoj. 3. A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Mendoj që duhet të bëhet më shumë për ruajtjen e vlerave që na karakterizojnë si komb. E konsideroj si shumë të rëndësishme ruajtjen e gjuhës shqipe dhe trashëgiminë e saj nga gjeneratat e reja. Përdorimi i gjuhës amëtare, brenda familjes dhe shoqërisë, i bën të veçanta lidhjet familjare dhe ato shoqërore. Zëvendësi-

mi i gjuhës amtare me gjuhë tjera, kur komunikojmë me bashkëkombës, është i panevojshëm dhe në një mënyrë është mohim i vetvetes. Mbi të gjitha, çdo njeri duhet ta respektojë identitetin e tij. Në këtë kontekst dëshiroj të uroj shkollat shqipe në Angli dhe kudo në botë për përpjekjet që bëjnë për ruajtjen e gjuhës shqipe. Imazhi i shqiptarëve në Britani dhe kudo në botë përmirësohet kur ne japim kontributin tonë me vepra të mira, duke qenë qytetarë të denjë, duke respektuar ligjin dhe duke përmbushur obligimet që kemi ndaj shteteve ku jetojmë. 4. Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Britania e Madhe i ofron qytetarëve të saj mundësi të shumta për përparim në çdo lëmi të jetës, pavarësisht se cilës racë apo cilit komb i takojnë ata. Prandaj, synoni që ta gjeni qëllimin tuaj në jetë dhe shfrytëzoni mundësitë që Britania u ofron për të përparuar në nivelin personal dhe shoqëror. Synoni që t’i kontribuoni shoqërisë dhe botës, pozitivisht përmes punës suaj, sepse me vullnet dhe punë çdo sukses në jetë mund të arrihet, sado të vështira që të duken, rrugët që të çojne drejt suksesit.

026 Vendlindja:Mitrovicë Në Britani: 17 vjet

Brikena Muharemi


-

32 1-Cila është veprimtaria juaj? - Që prej kohës që kam ardhur në mërgim, jam marrë me veprimtari të ndryshme, ku jam përpjekur të ndihmoj sadopak përpjekjet e shqiptarëve të këtushëm për integrim me dinjitet në shoqërinë britanike. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu për mua është zanafilla e çdo gjëje, e qenjës sime. Është dashuria ime, është përkushtimi im dhe preokupimi im i përditshëm, deri në (ri)kthim, sido që të jetë ai kthim.

027 Vendlindja: Pejë Në Britani: 21 vjet

Burhan Lata

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Është shumë për t’u dëshiruar nga shqiptarët e Britanisë së Madhe, në aspektin e kultivimit të mirëfilltë të vlerave tona që na karekterizojnë si komb. Shqiptarët, në këtë vend, kanë provuar disa mënyra të organizimit të tyre që të mund të japin rezultate të pritura. Mirëpo, deri me tani, siç po duket, nuk kanë arritur të gjejnë mënyrën më të mirë të organizimit, nga i cili mund të kultivonin edhe më vlerat tona të trashëguara dhe ato që mund të krijohen këtu. Për një organizim të mirë dhe të mbarë, mendoj se, së pari, do duhej të vijnë në shprehje njerëz të tillë që, vertet, dashurinë ndaj atdheut dhe kombit e kanë parësore e më pas interesat tjera…që, në fakt duket se është anasjelltas te shumë njerëz që tani mirren me të ashtuquajturen “organizime”. Kujtoj me këtë rast se, dikur qe filluar një formë e organizimit të mirë nga mërgata shqiptare në Britani të Madhe, që quhej “Bashkësi Shqiptare” dhe mendohej të ishte edhe model për organizimin edhe për shqiptarët në vende tjera. Por, si e tillë, nuk pati jetën e gjatë për arsye të cekura. Dua të them se për ndonjë arsye të tyren individë të ndryshëm janë larguar nga aktiviteti dhe përgjegjësia ndaj ndonjë organizimi ose oragnizate…E thënë troç, individë të ndryshëm janë zhdukur nga organizatat!... Dhe bashkë me ta janë zhdukur edhe mjete, edhe vetë organizimi!...Or-

ganizatat mbetën vetëm në letra!. Tani, bazuar në dështimet dhe mangësitë e organizimeve të mëparshme, ka filluar një formë e organizimit, që shpresohet të jetë e qëlluar për rrethanat e tashme në të cilën gjendemi si bashkësi etnike, në Britaninë e Madhe. Si shembull mund të merret shoqata “Peja”, e cila vepron, deri me tani, si e vetëfinancuar dhe si e tillë ka arritur shumë suksese. Arritjen e këtij synimi do e përshpejtonin organizatorë me qëllime vertet kombdashëse e jo dobiça me maska e me qëllime të paqarta. Këtë proces do mund ta përshpejtonin dhe lehtësonin edhe qeveritë e ministritë përkatëse të shtetetet tona, Shqipëri e Kosovë, përmes përfaqësuesëve të tyre në Britani. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mesazhi më i mirë do ishte, nëse më lejohet, huazimi i vargjeve “O Moj Shqipni” të Vaso Pashë Shkodranit: “…shikoni disa tjerë, po jeni vllezër të gjithë, or të mjerë!...” Grupe të ndryshme etnike janë organizuar në këtë vend dhe kanë arritur të ecin shumë dhe me dinjitet e mburrje ata sot prezentojnë vlerat e tyre. Ndërsa ne, shqiptarët, nuk e kemi një objekt të vetëm ku krijohen ose organizohen vlera shqiptare. Ndaj vetvetiu shtrohet pyetja: “Si do të prezentohemi në këtë vend multikulturor, si duam të na njohin të tjerët?”


33 1.Cila është veprimtaria juaj? - Jam punëtore sociale pranë organizatës “BCSS” dhe në këtë profesion, jam që kur kam ardhur në Britaninë e Madhe. Puna ime vullnetare nuk dallon shumë nga profesioni ditor, sepse ndërlidhet me ndihmën dhe kujdesin që u kushtoj bashkëatdhetarëve të mi, këtu në Londër. Klubi “Newborn Kosova”, që nga themelimi i tij në vitin 2008, të cilin e menaxhoj unë, zhvillon aktivitetete të ndryshme. Kryesisht jemi përqendruar në ndihmë të fëmijëve, në ruajtjen e gjuhës shqipe, historisë, kulturës dhe identitetit e tyre. Vlen të përmendet aktiviteti i fundit që zhvilluam për të mbledhur mjete në vlerë prej 6,000 euro, të cilat iu dhuruan shoqatës ”Ndihmë fëmijëve me kancer “ në Kosovë, për të siguruar të ardhurat për zbulimin e hershëm të kancerit. Por organizimi i mësimit në gjuhën shqipe, për fëmijët e komunitetit shqiptar në Londër, më jep një kënaqësi e një ndjenjë të veçantë. Njëherësh kemi organizuar edhe mësimin e valleve shqiptare, ku kemi marrë pjesë në festivale të ndryshme multietnike në UK, organizimin e dramës “Loti i fundit që pikon”, me temë nga Lufta e Kosovës, si dhe mjaft organizime të ndryshme për festat e 28 nentorit, 17 Shkurtit, Ditës së Fëmijeve, aktiviteteve të ndryshme për integrim në Britaninë e Madhe etj. Të gjitha këto aktivitete plotësojnë pasionin tim që kam për punën humanitare, dedikuar fëmijëve, sepse ata janë krijesa më falënderuese, me buzëqeshjet e tyre të sinqerta. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Ne, emigrantët, për Atdheun ndjejmë dashuri dhe mall. Po ashtu e dimë mirë që vetëm ATDHEU dhe KOMBI i bashkon emigrantët shqiptarë, kudo ku janë. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani?

- Jeta e emigrantëve shqipëtarë nuk është e lehtë, kështuqë nuk do t’i jap të drejtë vetes të gjykoj punën e shqipëtarëve në Britani, sepse mendoj që njeriu kontribon me aq sa ka mundësi dhe shkalla e kontributit varet nga rrethanat në të cilat jeton, por puna e sinqertë dhe e angazhimi i mirëfilltë, me siguri, që ndikon pozitivisht në imazhin e shqiptarëve në Britani. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? Dashuri dhe toleranca ndaj njeri-tjetrit do te ishte mesazhi primar nga unë, sepse ajo mbjell edhe dashuri për familjen, për atdheun dhe për kombin.

028 Vendlindja:Prishtinë Në Britani: 21 vjet

Burbuqe Pacarada


-

34

029 Vendlindja: Kokaj, Gjilan Në Britani: 18 vjet

Daut Dauti

1-Cila është veprimtaria juaj?: Në Universitetin e Prishtinës kam studiuar shkencat juridike kurse në Londër, në studimet post-diplomike, kam vazhduar në marrëdhëniet ndërkombëtare – studimet evropiane. Duke pasur parasysh këtë arsimim dhe kushtet që mbretëronin atëherë dhe tani në Kosovë dhe në Britani të Madhe, kam bërë punë të ndryshme. Por, gazetaria, publicistika dhe çështjet e medies, ka qenë profesioni që i kam kushtuar më së shumti kohë. Në realitet ky është profesioni të cilin edhe sot e preferoj. 2-Çfarë është atdheu për ty? Të parët e mi kanë ardhur në Kosovë nga Serbia atëherë kur gjatë Kongresit të Berlinit u përzunë nga tokat e tyre si shumë shqiptarë tjerë. Prandaj, unë si të tjerët, jam rritur me porositë dhe përkujtimet e prindërve dhe pleqve se “tokat tona janë atje” që na u morën pa asnjë të drejtë. Kështu kishte ndodhur edhe në pjesën shqiptare në Çamëri ku duhej të ishte Shqipëria jugore. Që nga veriu e deri në jug shqiptarët përjetuan të njëjtin problem. Prandaj, që në fëmijëri kisha formuar një bindje se edhe këto toka duhej të ishin atdheu im. Atdheu për mua vazhdon të jetë një ide e cila insiston se njerëzit e llojit tim duhet të jetojnë nën një kulm. Këta njerëz janë të gjithë ata të cilët në mes veti shprehin pajtueshmëri për parimet themelore siç janë origjina, gjuha, kultura, e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja. Këto karakteristika të duhet të mbrohen në rast nevoje. Thënë ndryshe, në gjuhë politiko juridike, këta njerëz janë një komb që duhet të jetojnë brenda një bashkësie territoriale apo nën kupolën e një organizimi të vetëm shtetëror dhe të gatshëm për të sakrifikuar çdo gjë në mbrojtjen e vlerave të përgjithshme kombëtare. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? Në fund të viteve të 80-ta ishte vështirë të gjendej ndonjë shqiptar në Londër. Numri i tyre u shtua dukshëm me fillimin e viteve të 90-ta. Njësoj u shtua edhe organizimi i tyre duke treguar interesim të madh për aktivitete të ndryshme kulturore. Me kalimin e kohës u krijua një or-

ganizim që rezultonte me aktivitete për lakmi. Për fat të keq ky aktivitet pushoi me mbarimin e luftës në Kosovë ose mu atëherë kur duhej të intensifikohej më shumë. Për fat të mirë shqiptarët më nuk zihen në gojë për punë të këqija. Megjithatë, problemet e komunitetit janë serioze. Shqiptarët jetojnë në mesin e ambientit të kulturës anglo-saksone e cila ka dëshmuar se posedon aftësi jashtëzakonisht të mëdha që në gjirin e saj të integroj të “huajt”. Nga ky integrim, si pasojë, rrjedhë asimilimi. Në këtë skenë enden shqiptarët, sidomos gjeneratat e reja, të cilët për nga natyra kanë nevojë të pajisen me elemente të kulturës së tyre të origjinës. Shtrohet pyetja, kush duhet të merret me nevojat kulturore të këtij shqiptari të cilin e rrethon kultura e fuqishme dhe joshëse vendase. Ajo që dihet është se këto shoqata nuk janë të gatshme të merren me këtë çështje serioze. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? Unë mendoj se shqiptarët në Britani të Madhe duhet t’i shfrytëzojnë të mirat dhe përparësitë që ofron ky shtet. Duhet vazhduar me shkollim dhe punë në mënyrë këmbëngulëse. Shqiptarët në këtë shtet janë komunitet i ri por që ka filluar të ofroj shenja se është në rrugë të mirë të themelohet si komunitet i suksesshëm. Duhet vazhduar me këto suksese në mënyrë që të bëhemi komunitet i dobishëm për vete dhe për të tjerët.


35 1.Cila është veprimtaria juaj? - Jam autor dhe punonjës në bankë dhe studiues i proceseve e zhvillimeve, trendeve ekonomike kombëtare dhe ndërkombëtare. 2. Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu është një sistem, ndodhi, zhvillime vlerash në një mungesë permanente, një parcelë e madhe gjeopolitike e fizike që, sa më shumë i largohesh, aq më shumë bie në dashuri me të, kur aq më shumë i qëndron afër më shumë e kritikon, më shumë e zbeh dashurinë për largimin, por në një moment mezi e pret ikjen, prej fatkeqësisë e mosdurimit. Atdheu je ti, individi, që i ke dhënë shansin që atdheu të të mungojë e t’ ia dish vlerën, më shumë nga largësia, por që në një moment të afërt apo të largët, ose do bëhesh pjesë e varrezave në të, ose përjetë do të jesh larg. 3. A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb,dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Argumentet e mia për përmirësimin e imazhit tonë si edhe rritjen e zhvillimin tonë si komunitet i fortë do të ishin: - Rimarrja e iniciativës nga të rinjtë. - Bojkotimi i gjitha organizimeve të shoqatave “bamirëse” që në të vërtetë punojnë veç për xhepin e tyre. - Riorganzimi i komunitetit i bazuar mbi grupe individuale, por me një hierarki institucionale. - Rifillimi i mbledhjes së fondeve, në stilin e 3%, që është bërë në Evropë nga mërgimtarët kosovarë, gjatë viteve 90-të. - Lobim institucional i grupeve shqiptare në Parlamentin Britanik. - Riorganizimi i gjithë bizneseve shqiptare në MB dhe hapja e komunitetit ndaj këtyre bizneseve. - Të krijohet një zyrë ekonomike dhe e biznesit brenda kuadrit të komunitetit që do të lobonte për çështjet

ekonomike, siç janë; niveli i eksport - importit në mes të Shqipërisë, Kosovës dhe MB-së, niveli i investimeve britanike në vendlindje si edhe kyçja e “trurit” nga MB-ja në vendlindje. - Hapja e shkollave shqipe në një logo, një drejtim objektiv, një emërim identifikues dhe një program me një abetare (thirrje e kahershme e gazetës The Albanian). Sponsorizimi i mësuesve dhe profesorëve nga Shqipëria dhe Kosova që, me punë sezonale, të vijnë në MB dhe të ndihmojnë në hapjen, përforcimin dhe konsolidimin e shkollave shqipe, me kualitet të lartë e standarde kombëtare. - Të përjashtohet politika dhe bashkëngjitjet politike nga jeta e komunitetit. 4. Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Ka ardhur koha që ta gjejmë shtegun për një drejtim të mbarë. Janë momentet e fundit, duhet punë dhe koordinim më i mirë, efikasitet dhe patriotizëm me vepra. Fjalët janë pak, punët edhe më pak e nuk duket asgjë në horizont tani për tani. Akoma jemi komunitet që jemi të varur në këtë vend prej ndihmave, përderisa në vendlindje kemi bërë shtëpi e salltanete. Në të njëjtën kohë uroj që të kemi fat, sukses e lumturi e vlera individuale e familjare për vitet dhe sfidat në vazhdim.

030 Vendlindja: Gjakovë Në Britani: 13 vjet

Emanuel Bajra


-

36 1-Cila është veprimtaria juaj? - Unë drejtoj dhe menaxhoj një chairity që quhet “flying wheels Multi sport activities” për fëmijët tetraplegjike. Merrem me drejtimin e punës, ndërsa partneri im, po nga Shqipëria, është trajner i fëmijëve. Organizojmë sporte të ndryshme, si wheelchair basketball, wheelchair rugby, handball. Gjithashtu kam qenë dhe mbajtësja e flakës olimpike, këtu në Londër.

031 Vendlindja: Kosovë Në Britani: 9 vjet

Enkeleda Berisha

2-Çfarë është atdheu për ty? - Është një shprehje që thotë se nuk ka gjë më të ëmbël se atdheu dhe, me të vërtetë, nuk ka asgjë që të jetë jo vetëm më e këndshme, por edhe më e shtrenjtë. Çdo gjë që unë e quaj të shenjtë dhe të lartë, ma ka mësuar atdheu, sepse aty jam lindur, jam rritur dhe jam edukuar. Unë jam e mahnitur nga madhështia dhe fuqia e qytetit ku jetoj, nga bukuria dhe shkëlqimi i ndërtesave, por për të dashur dua atdheun tim. Ashtu si perënditë duan atdheun e tyre dhe unë e dua se aty kam parë për herë të parë ditën e diellit, kam mësuar gjuhën e bukur shqipe, jam edukuar nga dy prindër shqiptarë. Atdheu jam unë dhe rrënjët e mia. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Nuk mund të flas në emër të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Britani, por mund të flas për veten time dhe për rrethin e shoqërisë që më rrethon. Jam shumë e sigurt se të njohurit e mi, duke më përfshirë dhe mua bëjnë të pamundurën për të mbajtur vlerat dhe traditat shqiptare. Këtë e shikoj mjaft qartë kur fëmijë të lindur këtu flasin dhe kuptojnë mjaft mirë gjuhën shqipe dhe me mjaft krenari thonë që janë shqiptarë, duke mos lenë pa përmendur flamurin që valëvitet në çdo koncert të organizuar. Edhe pse jemi të integruar shumë mirë në shoqërinë britanike, nuk harrojmë kurrë të përmendim se kush jemi dhe nga vijmë dhe përpiqemi të ngrejmë sa me shumë vlerat e shqiptarisë. Jam e sigurt

se në çdo familje shqiptare akoma përgatiten gatimet e pazëvëndesushme si dhe kemi injektuar në familje të ndryshme britanike kulturën e gatimit tonë tradicional. Çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar imazhin? Të mbetemi këta që jemi deri më sot; të tregojmë vlerat më të mira tonat, të mbajmë ngritur gjithmonë imazhin e shqiptarit, të jemi krenarë prej nga vijmë e çfarë bëjmë; të vërtetojmë gjithmonë se, megjithëse Shqipëria, një pikë shumë e vogël në hartën e Evropës, bëjmë gjëra të mëdha dhe se këtë e kemi vërtetuar dita-ditës në punën tonë. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mesazhi im është që, megjithëse jetojmë në një vend të huaj, të respektojmë dhe të jetojmë në paqe me njëri tjetrin, dashuri për familjen, për atdheun dhe për kombin. Të mundohemi që traditat dhe gjuhën t’ua injektojmë fëmijëve tanë. T’i tregojmë për bukuritë e vendit dhe të shoqërisë shqiptare. Të punojmë më shumë dhe të tregojmë vlerat tona shoqërisë, ku jetojmë jo vetëm të ndihemi krenarë për vetën tonë, por dhe shoqëria që na rrethon të ndihet krenarë për ne. Kurrë mos nënvlerësoni veten. Jemi këtu për një arsye apo tjetër, investoni më shumë për jetën tuaj, për të ardhmen e fëmijëve.


37

1-Cila është veprimtaria juaj? - Që prej ardhjes në Britani, jam angazhuar në komunitetin shqiptar, në zonën e Bedfordit, ku kemi themeluar shoqatën “Skënderbeu”, që kishte si qëllim kryesor ndihmën për shqiptarët e këtushëm. Për disa vite kam qenë drejtues i kësaj shoqate. Gjithashtu jam angazhuar në organizimin e spektakleve të bukurisë, këtu në Britani, ashtu edhe në mëmëdhe. Kemi organizuar “Miss Earth Albania”, si dhe shumë “Fashion shows”. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu është dashuria më e madhe e jetës sime. Shkodra, qyteti ku u linda dhe u rrita dhe përsonifikohem me të kudo që të jem, ngado që të shkoj... 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani?

- Komuniteti shqiptar këtu në Britani është një komunitet që punon shumë në aktivitete të ndryshme, me anën e shoqatave apo individëve të ndryshëm. Po ta krahasojmë me shumë komunitete shqiptare në botë, mund të them se jemi shumë më aktivë ne këtu në Britani. Përsa i përket përmirësimit të imazhit tonë si shqiptarë këtu, besoj se shqiptarët në vende të ndryshme si Italia, Zvicra apo Amerika, kanë bërë më shumë dhe po vazhdojnë të bëjnë këtë gjë më shumë se ne shqiptarët e Britanisë. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mesazhi im për shqiptarët e Britanisë do të ishte që ata duhet të bashkëpunojnë sa më shumë me njëri-tjetrin. Ky bashkëpunim duhet të fillojë që nga shoqatat e deri tek individët. Vetëm duke përkrahur dhe mbështetur njëri-tjetrin, do të ecim përpara. Atëherë çdo shqiptar do të ndjihej vërtet krenar për vetveten, për njëri-tjetrin.

032 Vendlindja: Shkodër Në Britani: 14 vjet

Enkeleid Omi


-

38 1-Cila është veprimtaria juaj? - Unë punoj si “Senior Software Engineer”, studimet në fushën e “Computer Science” i kam mbaruar në “University College London (UCL)”. Që nga ardhja në Londër, jam munduar të ndihmoj komunitetin, përmes aktiviteteve të ndryshme. Une isha arkëtar i parë i klubit “Faik Konica”, qysh në vitin 1991 e, më vonë, edhe sekretar. Që atëherë e deri para ca vitesh jam marrë me shumë e shumë aktivitete që, shpresoj, se kanë pasur ndikim pozitiv në komunitetin në pergjithësi. Puna që më ka lënë më shumë përshtypje është udhëheqja e grupit, drejtues i shoqatës “Besa” në Woolwich. Drejtimi i shoqatës “Besa” ishte puna më sfiduese, deri tani, por edhe më shpërblyese. Shpërblim kryesor për mua ishte përshëndetja në gjuhen shqipe e fëmijëve që ndiqnin mësimet në shkollën e kësaj shoqate. Është kënaqësi të dish se mundi dhe djersa jote po e ndihmon trashigiminë e gjuhës dhe vlerave tona kulturore.

033 Vendlindja: Prishtinë Në Britani: 22 vjet

Enver Buzoku

2-Çfarë është atdheu për ty? - Atedheu është vendi ku unë u linda dhe u rrita, aty ku kalova fëmijërinë, aty nga ku kam kujtimet më të ëmbla, aty ku mësova të flas e shkruaj shqip. Është obligim ynë të sjellim një pjesë të atdheut me ne e ta ndajmë me gjeneratat e lindura në mërgatë.

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? Fatkeqësisht unë mendoj se ne nuk jemi duke bërë aq sa duhet që të sigurojmë trashigiminë e vlerave tona kombëtare. Bajraktarëve, të ashtuquajtur të komunitetit, u ka ra hija e interesit material para syve e kanë harruar qëllimin për të cilin kanë dalë aty. Puna e mirëfilltë, sukseset në shkollim, mburrja me atë që jemi shqiptarë janë tri kushte për përmirësimin e asaj, se si të tjerët na shohin ne. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Porosia ime është: punoni me ndërgjegje, mësoni, mbërrini sa më shumë që me ju të mburret shqiptaria e t’ua ketë lakmi e gjithë Britania.


39 - Cila eshte veprimtaria juaj? - Jam kryetar i shoqatës “Nënë Tereza”. Kam punuar si operator pranë televizionit “Top Channal”, pastaj kam kaluar në televizionin “Klan” dhe, së fundi, jam gazetar i televizionit publik shqiptar, TVSH. Gjithashtu jam i aktivizuar si “trustis” në Haringey Council. Gjithë veprimtaria ime konsiston në dhënien e ndihmës dhe mbështetjes të gjithë shqiptarëve, të cilët ndodhen ose vijnë këtu në Londër. Mbështetje dhe ndihmë për problemet e ndryshme ekonomike, familjare, informacione etj. Qëllimi i punës sonë është të bëhemi një pikë orientimi për komunitetin shqiptar, këtu në Angli. Të jemi një urë lidhjeje për ta, që ndodhen këtu dhe një guidë informative për ata, që vijnë këtu. Një pikë tjetër e rëndësishme e veprimtarisë sonë është dhe ruajtja e traditave shqiptare, e gjuhës dhe kulturës. Këto vlera ne na identifikojnë si njerëz dhe si komb. Me qëllim e kemi përqendruar punën tonë në edukimin e brezit të ardhshëm, pasi do të jenë ata pasqyra e punës sonë dhe identitetit tonë. Ata do të jenë shqiptarët e vërtetë të evropianizuar. Duke pasur parasysh se këtu në emigrim, hallet dhe problemet janë dyfish më të rënda, jemi munduar të hapim sa më shumë shkolla shqipe dhe në zona të ndryshme të Londrës, që të kemi një frekuentim, sa më të gjerë nxënësish. Në vija të gjera, kjo është veprimtaria ime në dobi të komunitetit shqiptar, këtu në Angli. 2- Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu, për mua, si dhe për të gjithë shqiptarët, është vendi, tek i cili mund të mbështetemi me besim dhe siguri. Jo më i miri, por ai, që na bën të ndihemi të sigurt. Sigurisht, për një emigrant, vijnë më parë ndjenja si dashuria e krenaria, por thellë-thellë, brenda nesh, është kjo ndjenja, të cilën na i imponon ai vetë. Nëse mund të bëjmë një krahasim të vogel metaforik... Këtu ne Angli, bankat e kursimeve janë nga më të fuqishmet dhe që kanë oferta maksimale, por shumica e shqiptarëve, ato pak kursime, të cilat i kanë vënë me shumë mund e punë, i çojnë në bankat në Shqipëri. Kjo, jo sepse nuk kemi mend, por sepse ai është vendi, ku ndihemi të sigurt, i cili na pret sado larg e gjatë të rrimë. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë,

siç duhet vlerat, që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet, më shumë, për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Sigurisht, që po! Nëse në një vështrim të jashtëm, mund të vihet re një lloj denigrimi në sjellje apo në mënyrën e jetesës, duke parë më nga afër, (gjë në të cilën konsiston puna ime), do të shohësh, se shqiptaret vazhdojnë t’i kenë të shenjta familjen, shtëpinë, prindërit, punën, vendlindjen. Mund të shohësh djem të rinj, (shumë të rinj, madje), të cilët janë “zhytur” në jetën londineze, por, ama, gjithmonë, nuk harrojnë të heqin, me vete, paret, të cilat ia dërgojnë prindërve, familjes... Njoh shumë prindër, të cilët kanë sakrifikuar shumë nga jeta e tyre, për të mos thënë gjithë jetën e tyre, për të siguruar një të ardhme për fëmijët e tyre. Këto janë vlerat, për të cilat ne shqiptarët krenohemi dhe i nderojmë deri në ikonizëm. Çfarë mund të bëhet për të përmirësuar imazhin e shqiptarëve...?! Kjo është në dorë të shtetit tonë. Besoj, dihet, madje janë bërë legjendë rrugët, se si vijnë shqiptaret këtu. Duhet pak sforcim i shtetit, i cili duhet të mundësojë, të paktën rrugët e ardhjes normalisht. Çfarë imazhi mund të krijojë dhëndri, ditën e dasmës, kur zbret nga “treni i mallrave” e shkon te marrë nusen...!!! 4-Cili do te ishte mesazhi juaj, për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Punoni e jetoni si shqiptarë, krenohuni me emrin shqiptar, por, së pari, meritojeni emrin shqiptar!

033 Vendlindja: Shkodër Në Britani: 20 vjet

Esat Braçe


-

40 1-Cila është veprimtaria juaj? - Prej më shumë se 8 vitesh punoj si drejtuese e projektit të grave dhe vullnetarëve në shoqatën “Shpresa Programme”. Gjithashtu punoj edhe si manaxhere finance në një tjetër organizatë joqeveritare, “Race on The Agenda”. 2. Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu për mua është vendi ku unë mbushem me frymë, vendi që njoh dhe që dua. Atdheu për mua është vendi ku, megjithë vështirësitë dhe problemet, më bën të ndihem e rrethuar me dashuri e përkujdesje. Atdheu për mua është vendi nga e kanë prejardhjen të parët e mi, vendi që më mësoi të dua, të respektoj, të nderoj dhe të jem një qytetare e denjë, kudo ku jetoj. 3.A mendoni se shqiptarët e Britanisë po

034 Vendlindja: Tiranë Në Britani: 12 vjet

Evis Bodlli

kultivojnë siç duhet vlerat, që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet, më shumë, për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Besoj se çdo tranzicion në jetën e një populli ka etapat e tij. Edhe shqiptarët në Britaninë e Madhe nuk bëjnë përjashtim. Shumëkush u ndje i çoroditur vitet e para të jetës në Britaninë e Madhe. Disa ndoshta dhe menduan se, duke u asimiluar, do të integroheshin më shpejt. Por jam e sigurt dhe këtë e them nga njohjet e eksperienca që unë kam, se shqiptarët bëjnë përpjekje maksimale për të ruajtur vlerat që na karakterizojnë si komb dhe gjithashtu mundohet t’ua përcjellin këto vlera edhe brezit të ri. Gjuha shqipe është një nga ato vlera që unë e shoh të forcohet për ditë e më shumë tek brezi i ri, dëshira për teë mësuar për traditën, për të respektuar familjen dhe shoqërinë ku jetojmë. Dëshira për të qenë të lirë e për t’u sjellë si të tillë, gjithashtu është një vlerë që gjithkush e mbart dhe e përcjell më shumë këmbëngulje. Unë besoj se imazhin tonë, të shqiptareve në Britani-

në e Madhe, e kemi për detyre te gjithë ta përmirësojmë dhe ta ngremë lart. Besoj se shumë nga ne e bëjnë me punë e sinqeritet. Le të jemi të gjithë kampion të përmirësimit të imazhit sepse kjo punë kërkon bashkim e jo ndasi. Le të ngremë lart arritjet e shqiptareve në Britaninë e Madhe, pa xhelozuar por duke u ndjerë krenar për ta. 4 Cili do te ishte mesazhi juaj për Shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Unë besoj se si individë të gjithë duhet të kërkojmë më shumë nga vetja, të synojmë për më të mirën për vetën tonë. Por nuk duhet të harrojmë se jemi pjesë e një bashkësie më të madhe dhe ashtu siç përpiqemi për veten tonë duhet të punojmë për të mirën e komunitetit tonë. Nuk duhet të ketë ndasi për shqiptarët kudo që janë dhe ngado që vijnë. Dhe dua ta mbyll me moton e organizatës ku unë punoj, “Të gjithë së bashku mund të sjellim ndryshim”. Le të shpalosim lart vlerat tona!


41 1.Cila është veprimatari juaj? - Unë jam pronari i restorantit dhe barit “Koha”, në Leicester Square të Londrës. Me arritjen time në Londër, ndoshta edhe si çdo bashkatdhetar, unë jam preokupuar me çështjen e Kosovës dhe të popullit shqiptar në Kosovë. Qysh në fillim jemi marrë me organizimin e shumë demonstratave në Londër, kundër regjimit të Millosheviçit dhe politikës serbe ndaj shqiptarëve. Demonstratat janë organizuar, sidomos gjatë, takimeve të grupit të kontaktit në Londër. Kemi ndihmuar për mbledhjen e fondeve për LDK që nga fillimi, po ashtu edhe për fondin “vendlindja thërret”, gjatë luftës në Kosovë. Në “Koha”, gjithashtu janë bërë takime të nivelit të lartë për çështjen e Kosovës. Po përmend vizitën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë, gjatë asaj kohe, të ndjerin Robin Cook. Pa hezitim do të thoja se restoranti “Koha” ka shërbyer si një ambasadë që s’e kemi pasur. 2-Çfarë është atdheu për ty?* - Atdheun e konceptoj si gjithçka qe ti e quan tuajën apo që ke lidhje afeksionale me të. Për mua atdheu është streha jote, janë prindërit e tu, janë miqtë e tu, është toka jote, janë lumenjtë, deti, liqenet, je vetë ti. Unë atdheun e dua dhe investoj edhe pse jashtë për të ardhmen e tij, me ato preokupime të mia, në çdo fushe të jetës që është e mundur. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Unë mendoj se po, sidomos këtu në Britani shqiptarët po i kultivojnë vlerat që na karakterizojnë si komb. Por mendoj se duhet të bëjmë edhe më shumë t’i kultivojmë këto vlera. Po ashtu mendoj se për ne shqiptarët në Britani është e domosdoshme të integrohemi në shoqërinë britanike, se me këtë besoj do t’i ndihmojmë edhe më

shumë atdheut. Duhet të kuptojmë se ne jetojmë në një vend ku kemi të bëjmë me kombe të ndryshme, që besoj se mundemi t’i kultivojmë disa vlera edhe prej tyre. Sa i përket përmirësimit të imazhit të shqiptarëve, unë do i sygjeroja shqiptarët të veprojnë në bazë të traditave që i kemi. Virtytet e shqiptarëve janë besnikëria, fisnikëria dhe bujaria. Nëse i përmbahemi këtyre virtyteve nuk do të kemi ndonjë problem. Secili nga ne duhet të kontribuojë në një mënyrë apo tjetër, që të jemi krenaria e atdheut tonë. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Unë takoj shumë bashkatdhetarë që më thonë ‘’Ç’ka berë vendi im për mua’’? Kjo më bezdis shumë. Unë do e përsëris një citat të John F. Kennedy: ‘’Mos pyet ç’ka mund të bëjë vendi juaj për ju, po pyet ç’ka mund të bësh ti për vendin tënd”. Vetëm ne jemi ata që mundemi ta forcojmë atdheun tonë.

036 Vendlindja:Prishtinë Në Britani: 22 vjet

Fadil Maqedonci


-

42 1.Cila është veprimtaria juaj? - Si gazetar i së përditshmes “Rilindja” të Prishtinës, para pothuajse një çerek shekulli, erdha në Angli për të vijuar një kurs disa mujor të anglishtes, por Londra ishte aq interesante dhe tërheqëse sa shumë lehtë e binda vehten se më duhej më shumë kohë për ta avancuar anglishten në nivelin që i duhej një gazetari. Pas rreth një viti takova “trëndafilen time angleze”, Carol, me të cilën në nëntor festojmë 23- vjetorin e martesës, bashkë me dy gocat Isabellën(17) dhe Amandën(12). Në mars të vitit 1993 u rihap Seksioni Shqiptar i BBC-së dhe unë isha shumë me fat - në vendin e duhur në kohën e duhur. Ky ishte një rast ideal për t’iu kthyer profesionit tim, pas disa vitesh pune në restorante dhe klube nate. Afër dy dekada pune në BBC kanë qenë jashtëzakonisht interesante nga këndvështrimi medial, duke na u dhënë rasti si gazetarë që të mbulojmë disa nga ngjarjet më të rëndësishme politike dhe historike, si në skenën rajonale, ashtu edhe ndërkombëtare. Aktualisht jam i përfshirë në organizimin e Festivalit Ndërkombëtar të Kulturës, FLO, i cili kishte dy edicione në Kosovë, ndërsa tani do të kemi një aktivitet edhe këtu në Londër. Shpresojmë që këtë vit të kemi një edicion edhe në Shqipëri.

037 Vendlindja:Orllan, Kosovë Në Britani: 14 vjet

Faik Luta

2-Çfarë është atdheu për ty? - Besoj se atdheu, ndonëse jo domosdoshmërisht, të sjell shumë lumturi. Lidhja me të është aq e fuqishme në nivel metafizik sa gjithmonë të mbetet si njëfarë borxhi i pashlyer shpirtëror. Mendoj se është një personifikim i identitetit tënd si njeri dhe prandaj ke dëshirë që atdheu yt të shkëlqejë në hartën e këtij planeti dhe të dëshpëron pamasë kur kjo nuk ndodhë. Gjithashtu besoj se zemra jonë është aq e gjerë sa ka hapësirë për të adoptuar edhe ndonjë atdhe të dytë. 3 -A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe

çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? Mendoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve në Angli janë konstruktivë dhe përpiqen që të arrijnë një jetë më të mirë, me punë të ndershme. Besoj se duhet të organizohemi më mirë në integrimin e gjithë komunitetit shqiptar në shoqërinë britanike, për t’u bërë pjesë më domethënëse e arritjeve të këtij vendi. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mesazhi im për të gjithë shqiptarët është që të festojmë me krenari Festën e Pavarësisë, që ndoshta për disa vende si Britania e Madhe, edhe mund të mos tingëllojë shumë 100 vite, por jam i sigurt se janë shumë të rralla kombet si i yni që kanë arritur të mbijetojnë rrethana historike kaq të pafavorshme. Kënaqësia ime për këtë Festë është e shumëfishtë për faktin se edhe Kosova arrin ta gëzojë e të jetë e Lirë dhe e Pavarur.


43 1.Cila është veprimtaria juaj? - Në Londër, saktësisht në Britani të Madhe, kam ardhur në fund të vitit 1988. Numri i shqiptarëve në atë kohë ishte shumë i vogël dhe nuk kishte shumë mundësi për organizimin e komunitetit, mirëpo me rritjen e numrit të bashkëkombësve tanë, së shpejti fillojnë edhe organizimet rreth aktiviteteve ku edhe kontrbuti im nuk do të mungonte. Kam marrë pjesë në shumë aktivitete sensibilizuese, në ndihmë të çështjes shqiptare, duke qenë pjesëmarrës në disa shoqata të ndryshme. Sot, pa u shkëputur nga aktivitetet, jam i angazhuar në shoqatën BMS-DRITA, që nga themelimi i saj dhe kryej detyrën e nënkryetarit, ku jap kontributin tim sëbashku me anëtarët e tjerë të kryesisë. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Gjithmonë është thënë se nuk është asgjë më e ëmbel se Atdheu, duket se Atdheu është aq i shtrenjtë, saqë ligjvënësit kanë caktuar si masë më të rëndë dënimi, dëbimin nga Atdheu. Por në të kundërtën mund të them edhe këtë; se nuk dinë as kurbeti se ç’është kurbetqari. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Ne shqipetarët, si individë, shpeshherë dimë dhe mund që të jemi të sukseseshëm edhe kontribojmë për komunitetin dhe dimë që të adaptohemi dhe këtu s’ka asgjë të keqe, por ne flasim për komunitetin tonë, si kolektiv në Britani të Madhe, atëherë këtu kemi mbetur një çikë mbrapa. Kam përshtypjen sikur jemi ra në gjumë të thellë dhe sikur presim që dikush të vijë dhe të na zgjojë nga ky gjumë. Disa individë nga shoqatat që veprojnë këtu (jo të gjithë) së pari, punojnë për interesin e tyre, si të përmirsojnë primatin dhe gjendjen personale. Udhëtojnë në emër të shoqatës në Kosovë e Shqipëri dhe duke e shoqëruar ndonjë britanez të ‘vogël’ dhe duke u prezentuar si afaristë për të bërë emër dhe për të përfituar. Këta individë duhen të merren me biznese private e jo me shoqata,

të cilat qëllimin duhet t’a kenë që t’i promovojnë vlerat e mirëfillta të komunitetit që ata pretendojnë të përfaqësojnë, në vend se të përmirësojnë imazhin dhe që t’i kultivojnë e vlerat tona, ata meren me veten e tyre. Mendoj se këtu qendron një nga problemet kryesore. Në anën tjetër kemi individë që janë të punësuar diku në ndonjë organizate ose kanë ndonjë biznese të vogla, por kurrë nuk iu intereson se çfarë po ndodh rreth tyre, e as që dinë se ekziston ndonjë shoqatë që e përfaqëson komunitetin e tij, dhe se ndoshta do vijë një ditë që dhe ai do kërkojë që të gjejë mprehje mu në atë shoqatë që kurrë s’është interesuar për të, por ndoshta atëherë do jetë vonë!!. Mendoj se ne edhe, si një ndër komunitet më të reja në Britani të Madhe, kemi mundur të bëjmë shumë më tepër dhe se nuk mund të krenohemi me atë që kemi bërë deri tani, por jetojmë me shpresë që ndoshta gjeneratat e reja që po vijnë, do të përmiresojnë imazhin dhe të kthejnë krenarinë tonë. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Të punojmë një çikë edhe për të tjerët, më shumë dashuri për njëri-tjetrin, të dëshirojmë njëri-tjetrit atë që e dëshirojmë për veten tonë.

038 Vendlindja:Mitrovicë Në Britani: 24 vjet

Faik Zasella


-

44 1.Cila është veprimtaria juaj? - Jam përpjekur të jem aktiv në komunitet, jo thjesht më bashkëpunimin që kam me gazetën “The Albanian”, por që nga ardhja ime në Mbretërinë e Bashkuar. Kam bashkëpunuar dhe bashkëpunoj me shumë shoqata shqiptare të këtushme dhe jam përpjekur të jap kontributin tim, në ruajtjen e vlerave shqiptare në Britani. Unë jam pronari i “Eu Furniture” dhe kjo më ka dhënë mundësinë jo vetëm të bashkëpunoj me shqiptarët e këtushëm, sidomos me biznesmenët, por edhe me të huajt dhe jam përpjekur që të bëhem promotor i mëmëdheut, duke nxitur investimet e huaja në Shqipëri, apo në fushën e turizmit. Jam i lumtur që kam bërë të mundur që shumë biznesmenë britanikë të investojnë në Shqipëri apo shumë të tjerë ta kenë Shqipërinë si destinacion të pushimeve të tyre, dhe janë biznesmenë me të cilët bashkëpunoj që nga Kina , dhe deri tek ata britanikë.

039 Vendlindja:Kukës Në Britani: 17 vjet

Faik Zasella

2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu është gjithçka, vendi ku je lindur dhe rritur, ku ke folur fjalët e para, vendi që të bën krenar për atë çfarë je në jetë. Atdheu është dinjiteti yt, karakteri yt dhe një qenie njerëzore nuk mund të konceptohet pa taban, pa atdhe. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani?

- Mendoj se shqiptarët e Britanisë i kanë ruajtur vlerat shqiptare. Mund të themi se pjesa dërrmuese kanë arritur të integrohen me dinjitet dhe ka ikur koha kur imazhi i shqiptarëve ishte në nivele vërtet të rënda. Dëshiroj të theksoj se imazhi ndërtohet çdo ditë nga secili prej nesh. Duhet nënvizuar se ne si shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të bashkëpunojmë gjithnjë e më shumë, pasi nga bashkëpunimi askush nuk del i humbur. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Unë do u sugjeroja bashkatdhetarëve të mi që të punojnë për veten e tyre që të mos i druhen sfidave, por të besojnë në vetvete. Nëse ekziston vullneti dhe dëshira për të realizuar ëndrrën e tyre, nuk ka pengesë që mund ta ndalë. Ndërkohë ruajtja e gjuhës dhe traditave shqiptare janë aspekte që nuk duhet të neglizhohen në asnjë moment.


45 1-Cila është veprimtaria juaj? - Kam 12 vjet që përpiqem dhe punoj për të ndihmuar komunitetin shqiptar në Londër. Punoj si “Education development worker” tek Shpresa Program si dhe Caseworker at Twist (Work programme). Shumë herë dëgjon që është e vështire të punosh me shqiptarët por për mua është e kundërta. Kam pas nderin, kënaqësinë dhe përgjegjësinë të punoj me komunitetin shqiptar në Londër.Të gjitha arritjet e mia profesionale ia dedikoj këtij komuniteti shumë bujar që përpiqet të ruajë traditat dhe gjuhën dhe njëkohësisht të integrohet sa më mirë dhe me dinjitet në shoqërinë britanike. 2. Çfarë është Atdheu për ty? - Mendoj se Atdheu është pasuria më e shtrenjtë që ka njeriu. Pa atdhedashurinë, në të vërtetë, njeriu do të ndjehej bosh. Malli për Atdheun na ndjek pas kudo që shkojmë. Kur je larg tij, në fakt ky mall shumëfishohet, merr dimensione më të mëdha. Ndaj përpiqemi që këtë ndjenjë t’ua përcjellim edhe fëmijëve që janë lindur e po rriten në Britaninë e Madhe. 3. A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Ka përpjekje të gjithanshme të shqiptarëve që jetojnë në Britaninë e madhe për të kultivuar e mbajtur gjallë kulturën dhe traditat tona. Kjo po arrihet nëpërmjet aktiviteteve të shumta që janë organizuar dhe po organizohen nga shoqatat dhe organizatat e ndryshme që veprojnë në shërbim të komunitetit. Komuniteti ynë është relativisht i ri dhe i duhet kohë që të përshtatet plotësisht me rregullat dhe normat e shoqërisë së këtushme. Bashkëpunimi që kemi krijuar me këshillat lokale, me drejtoritë e shkollave ku mësojnë fëmijët tanë, publikimi i gazetave ne gjuhen shqipe si dhe veprimtaritë e përbashkëta, i kanë

shërbyer këtij integrimi në shoqërinë britanike. Nga ana tjetër, klasat në gjuhën shqipe, organizimi i veprimtarive në kuadrin e festave kombëtare, funksionimi i grupeve të ndryshme, si ai i fëmijëve, të rinjve, të grave, apo i atyre artistike folklorike dhe sportive, kanë ndikuar me të vërtetë në mënyrë mjaft pozitive për të mbajtur gjallë vlerat më të mira që e karakterizojnë kombin tonë. 4. Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Shqiptarët në Britaninë e Madhe kanë nevojë që ta duan e ta respektojnë më shumë njeri-tjetrin. Të bashkohen më shumë dhe të bashkërendojnë më mirë veprimtaritë e tyre në shërbim të komunitetit. Do ta mbyllja me një thënje të mrekullueshme qe e mësova vetëm para disa ditësh, një thënje nga Zogu i Parë: “Gjuha jonë është gjuha më e bukur mbi këtë tokë. Prandaj është detyra jonë që ta duam atë me gjithë zemrën tonë. Ta ruajmë atë si xhevahirin më të shtrenjtë kundër çdo rreziku dha ta studjojmë me kujdesin më të madh. Sepse gjuha është përherë më e zgjuar, se më i zgjuari prej atyre që flasin për të. Për këtë arsye , gjuha jonë duhet të jetë mjeti kryesor i arsimimit”

040

Vendlindja: Dibër Në Britani: 12 vjet

Flutura (Bara) Shega


-

46 1-Cila është veprimtaria juaj? Jeta e solli që unë , bashkëshorti im dhe dy fëmijët e mi të vinim e të jetonim në një vend të zhvilluar si UK. Me ardhjen këtu shumë gjera ndryshuan jetën tonë. E konsideroj fat të madh ardhjen time në UK, në zhvillimin dhe maturimin tim si individ dhe të gjithë familjes sime gjithashtu. Kalova një sfide me vdekjen dhe e munda 2 here atë. Por ndërkohe dhashë kontributin tim me punë vullnetare në bibliotekën e Royal Free Hospital, London. Hyra në median shqiptare me programin tashmë të njohur ”Gra te Lira” , shkruaja herë mbas here në revistën “Psikostil” dhe njëkohësisht mbarova Master në Psikologji Shkollore. Me gjithë kufizimet që të jep sëmundja, doja të isha e dobishme për aq sa mundja, pa u bërë palë me rutinën që mund t’i dorëzohesh në këto raste. Ndërkohë jam e angazhuar në ndihmë të integrimit me dinjitet të komunitetit shqiptar në Britani.

041 Vendlindja: Kukës Në Britani: 14 vjet

Flutura Zhuta

2-Çfarë është atdheu për ty? Po i përgjigjem drejtpërdrejt pyetjes tuaj, dua të them se Atdheu për mua është toka ku unë u linda, vendi ku prehen prindërit dhe te afërmit e mi, vendi ku flitet gjuha ime të cilën e kam aq për zemër,vendi ku kam thëne fjalën e pare të dashurisë, vendi ku jam bere nënë,është vendi që me bën të ndihem kjo që jam. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? Anglia si vend jep mundësi për integrim të plotë, megjithëse duhet theksuar se Anglia ka debat të vazhdueshëm për të arritur në një përkufizim të saktë për “integrimin”. Nuk është e mjaftueshme vetëm të ofrohet mundësia e integrimit. Suksesi varet në radhë të parë nga dëshira e individit. Unë mund të them me krenari se ne kemi një komunitet të mirëfilltë të organizuar në Angli, në qytetet e mëdha të saj si Londra, Birmingami e Mançesteri, ku ka mjekë,

dentistë, avokatë shqiptare si dhe shoqata jo qeveritare . Do të dëshiroja të theksoja se kemi akoma për të bërë, si psh të kemi një radio, kinema, institucionet fetare tonat, ku atëherë mund të themi se kemi një komunitet me identitet, dh e të integruar më të mirën, më të mundshme. 4-Cili do ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? Le të jemi gjithë bashke, le të bëjmë historinë këtu larg Atdheut, gjithë bashke, por pa harruar asnjëherë që jemi pjesë e një Atdheu të dytë, të natyralizuar , të Britanisë së Madhe. Po citoj fjalët e Ambasadorit tonë, këtu në UK, z.Mal Berisha: “Lë të mësojmë të dy historitë e këtyre dy vendeve bashkë, historinë e Shekspirit , O.Kromuellit, Curcillit, Elisabetes se II, me historinë e e Aleksandrit e Pirros, Gentit dhe Teutës, Skenderbeut, I.Qemalit, Nënë Terezës, dhe do të shihni se do të jeni njerëzit më të vyer të këtij vendi, model i qytetarit të Britanisë së Madhe dhe Shqiptaret më të mirë në botë.”


47 1-Cila është veprimtaria juaj?: Prej vitesh i kushtuar pas artit të pikturës, studimit të historisë dhe analizës së politikës,tre vlera që me esencën ekzistenciale që përshkohet nëpërmes tyre ndërthuren vetvetiu në veprimtarinë time. Një hulumtim kritik historik për ngjarjet në Shqipërinwë e shekullit të 15, së shpejti gjen rrugën e botimit. Politika që me veprimtarinë e saj influencon të sotmen po dhe të ardhmen e shqiptarëve në rrafshin kombëtar, ka përbërë një ndër shqetësimet e mija në analizat e botuara në gazeta të ndryshme shqiptare, përfshirë dhe gazetën‘’The Albanian’’, në Londër. 2-Çfarë është atdheu për ty? Dy fjalë të përngjitura, një semantikë që flet qartë: Atdhe. Vendi i atit tim. Dhe për të qe vendi i atit të tij e kështu pas në vijimësi deri aty ku zen fill koha. Kush është duke folur për Atdheun nuk kapet tek vetja por tek paraardhësi dhe e identifikon nëpërmes tij. Janë pasardhësit që do t’ia‘’lajnë borxhin’’, dhe do shtojnw hallkat e vazhdimësisë duke e identifikuar nëpërmes atij vetë. Nga kjo kuptohet se fjala ‘’Atdhe’’ nuk mund të determinohet subjektivisht prej askujt sepse esenca e saj ngërthen më së miri një natyrë fondamentale sociologjike nga e cila nuk ‘’shkëputesh’’ dot. Si një ‘’kurth’’ linguistik dhe logjik që të intrigon dhe të shtyn pa alternativë që të hudhësh vështrimin pas deri aty ku është ngjizur geni yt, tek rrënjët e tua në lashtësinë e kohërave e që do kalojë si vazhdimësi tek pasardhësit. Aty ku zen fill historia e ime si pjesë e historisë së kombit tim. Aty ku është punuar, mësuar,krijuar,gëzuar po dhe hidhëruar,shpresuar,përpjekur dhe medituar. Aty ku janë zhvilluar luftat për mbijetesën, mbrojtjen,lirinë, shkëlqimin,aty ku është formësuar ndërgjegjëja e kombit tim, e kombit tonë. Një spirancë e sigurtë e imja dhe e seicilit e kapur thellë në lashtësi dhe që të tregon se kush je. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani?

Natyrshmëm që i kultivojmë, por duhet të kapemi edhe më me besim në vlerat shumë të mëdha morale e shoqërore që mbartim si komb dhe t’i shpalosim më gjëre në shoqërinë që po integrohemi nga e cila marrim vlera të tjera. T’i mpleksim pasi të kemi shmangur më parë prej tyre jo vlerat. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? -Jetojmë në vendin e demokracisë së përparuar,kulturës, zhvillimit dhe teknologjive moderne. Rritja e vazhdueshme e nivelit dituror në të gjitha fushat është objektiv i përditshëm. Ngrihemi kështu në nivelin e kohës, sigurojmë për vete një të ardhme më të mirë dhe japim një kontribut më cilësor si qytetarë në Britaninë e Madhe. -Le t’i shërbejmë interesave kombëtare shqiptare më së pari me bashkëpunimin tonë këtu. Më tej me inicitiva të zgjuara duke krijuar lidhje, çuar ide dhe teknologji të përshtatshme në qytetet dhe fshatrat e vendlindjes. -Jemi shqiptarë, mendojmë si shqiptar dhe flasim shqip brez mbas brezi. Kemi origjinën dhe tipin tonë gjenetik, natyrën tonë, historinë tonë, ndërgjegjen tonë. Autoktonë në trojet tona. Në kontinentin e Europës ku banojnë dhe popuj të tjerë dhe seicili ka si përcaktues unik identitetin e vet kombëtar. Me besimin për një të ardhme më të mirë. Me shpresën për një botë më të harmonishme.

042 Vendlindja: Voskopojë Në Britani: 13 vjet Artist

Genc Drini


-

48 1-Cila është veprimtaria juaj?: - Që me ardhjen time në Britani, jam përpjekur të jem aktiv brenda komunitetit dhe më gjerë, por dua të theksoj se si këshillues ligjor, jam përpjekur të ndihmoj shqiptarët e Britanisë me këshillime falas që nga viti 2001 që unë e ushtroj këtë profesion. Që nga ajo kohë jam përpjekur që të ndihmoj bashkatdhetarët tanë, theksoj se ishte një numër i madh që ishin të keqinformuar apo keqkëshilluar dhe jam i lumtur që sot e kësaj dite kanë kontakte me shumë prej tyre që i kemi ndihmuar, qoftë për marrjen e të drejtës së qëndrimit, shtetësisë britanike, bashkimeve familjare etj. Dua të theksoj se kemi ndihmuar gjithashtu edhe shoqata apo organizata të këtushme shqiptare që kanë kërkuar ndihmën tonë dhe vazhdojmë të këshillojmë falas, pasi një nga gjërat që ofron kompania jonë është këshillim ligjor falas për takimin e parë. Nga ana profesionale jam munduar që të mbaj lart emrin e Shqipërisë mes miqsh apo kolegësh por edhe më gjerë, duke dërguar edhe investitorë të huaj në Shqipëri.

043 Vendlindja: Tiranë, Në Britani: 17 vjet

Genti Dyrmishi

2-Çfarë është atdheu për ty? - Do të ishte pak po të thosha se është një ndër gjërat më të shenjta për mua. Unë i përkas përkas atyre që jo vetëm me krenari tregoj që jam shqiptar, por avokoj Shqipërinë tek ato që njoh dhe jam përpjekur për rritjen e emrit të shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe jam i lumtur që kam arritur të dërgoj shumë investitorë britanikë që të investojnë në mëmëdheun tonë. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Po. Mendoj se shqiptarët e Britanisë kanë arritur me sukses vit pas viti të përmirësojnë imazhin dhe theksoj këtu që kjo është meritë e të gjithë shqiptarëve, nga të gjitha trojet etnike. Të gjithë ne jemi dëshmitarë që nëpër shkollat britanike fëmijët shqiptarë po shkëlqejnë dhe kjo flet për një të ardhme të shkëlqyer, ashtu

siç njoh personalisht shumë shqiptarë që kanë arritur të korrin suksese në fusha të ndryshme të jetës. Mendoj se mërgimtarët e këtushëm çdo ditë e më shumë po e përmirësojmë veten. Personalisht më ka rënë të takoj edhe shqiptarë shumë të suksesshëm si biznesmenë që janë ftuar në pritjet e organizuara edhe nga kryeministri britanik. Gjithashtu, jo në mungesë respekti për të tjerët por edhe në Shqipëri kur jemi, shqiptarët e Britanisë më duket mua personalisht, se janë më “të civilizuar”, nëse mund ta përdor këtë fjalë, nga mënyra e sjelljes apo e veprimeve. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Besoj se të gjithë mërgimtarët kudo që janë duhet të marrin shembull nga arbëreshët e Italisë, që ndonëse kanë 600 vjet atje, flasin një shqipe shumë më të mirë se disa mërgimtarë që kanë vetëm disa vjet në Britani apo në ndonjë shtet tjetër. Së pari është ruajtja e gjuhës shqipe nga brezi i ri. Të ruash gjuhën e nënës është pasuri e jashtëzakonshme, si një ndër gjuhët më të vjetra të kontinentit. Gjithashtu do të sugjeroja bashkatdhetarëve që të ruajnë ato vlera me të cilat jemi rritur, që i kemi trashëguar brez pas brezi dhe një ndër to është respekti për prindërit apo më të rriturit.


49 1-Cila është veprimtaria juaj? - Unë jam Lektor në Sociologji në Departamentin e Shkencave Politike dhe Mardhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Birminghamit. Botimet e mija janë kryesisht në fushën e sociologjisë së fesë, nacionalitetit, suksesit, famës dhe mediave. Gjatë 10 viteve të fundit jam përqendruar më shumë në figurën komplekse të “Nënë Terezës” për të nxjerrë në pah të veçantën e saj si ikonë fetare dhe humanitare në kontekstin e jetës së saj personale,ku unë argumentoj gjendjen si dhe çelësin e ‘errësirës së saj shpirtërore’, që u bë publike pas botimit të korrespondencës së saj në vitin 2007. Pasi të përfundoj studimin që kam në dorë për ‘Nënë Terezën’ pas dy vitesh, do të merrem kryesisht me rëndësinë që Faik Konica i kushtoi influencës negative të prodhimit masiv në kapitalizëm për të theksuar se në këtë drejtim Konica është pararendës i Shkollës së Frankfurtit. Kur kam kohë merrem edhe me krijimtari letrare. Në dy veprat dramatike “Vouchers” (“Tollonat”) dhe “If Only the Dead Could Listen” (“Sikur të Vdekurit të Dëgjonin”),që janë vënë në skenë në tre qytete Angleze në 10 vitet e fundit, përqendrohem në trajtimin e bashkatdhetarëve nga Shqipëria dhe Kosova në Mbretërinë e Bashkuar. 2-Çfarë është atdheu për ty? Fëmijëria. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb ,dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani?: - Me sa di unë, një numër i konsiderueshëm bashkatdhetarësh po inkuadrohen mirë në Britani. Gëzohem gjithmonë kur mësoj nëpërmjet gazetës tuaj për arritjet e bashkatdhetarëve,veçanërisht të brezit te ri. Fatkeqësisht imazhi ynë në mediat britanike nuk reflekton realitetin pozitiv. Sigurisht,që edhe komuniteti ynë ka element kriminal por ata janë të papërfillshëm po të krahasohen me pjesën dërrmuese të qytetarëve të ndershëm. Të gjithë duhet të bëjmë më shumë për të

përmirësuar më tej imazhin e komunitetit tonë,por imazhi ynë është i lidhur ngushtë me përmirësimin e imazhit të Shqipërisë dhe Kosovës, për të cilën klasat politike në Tiranë dhe Prishtinë duhet të bëjnë shumë më tepër. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Le të marrim gjithmonë vetëm anët pozitive të kulturave dhe traditave me të cilat ballafaqohemi. Po qe se dikush na trajton pa respekt se jemi të huaj,le të mos biem në nivelin e tyre. Le t’u tregojmë njerëzve me të cilët studiojmë dhe punojmë se jemi mbartës të vlerave të një ndër kombeve më të lashta në Europë. Në të njëjtën kohë, le të kultivojmë më shumë ndjenjën e vlerësimit kritik të traditës tonë për të mos kaluar në fetishizime folklorike të gjithçkaje shqiptare.

044 Vendlindja: Peshkopi Në Britani: 19 vjet

Gëzim Alpion


-

50

045 Vendlindja: Mitrovicë Në Britani: 20 vjet

Ilir Hamiti

1-Cila është veprimtaria juaj?: - Pas diplomimit në Fakultetin Elektroteknik në Prishtine, deri në fund të vitit 1990, punova në Qendrën Llogaritese të Bankës së Kosovës. Pas dëbimit nga puna nga Serbia, më 1991, u detyrova ta lëshoj atdheun dhe erdha “përkohësisht” në Londër. Pas hapjes së Qendrës për Informim të Kosovës (QIK) në Londër, më 1992, u ftova për bashkëpunim në fushën e IT-së dhe përpunimit elektronik të informatave. Për herë të parë, pas një kohe të gjatë në Londër u hap një përfaqësi e popullit shqiptar, jo vetëm të Kosovës, që seriozisht fillon luftën kundër miteve që me vite të tera i kishtë përhapur Serbia dhe njoftonte opinionin Britanik se ç‘ka me të vërtetë po ndodhte në Kosovë në ate kohë. QIK, shumë shpejt, u bë edhe qendër e tërë bashkësisë shqiptare në Britani, nga ku u drejtonin shumica e aktiviteteve për promovimin e çështjes së Kosovës. Kishim edhe bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Shqipërisë në Londër, e cila, ndërkohë, u rihap. Gjatë asaj kohe isha edhe anëtar i kryesisë së shoqatës bamirëse Kosova Aid, shoqatë që merrej me grumbullimin e ndihmave humanitare, të cilat pastaj dërgoheshin në Kosovë dhe Shqipëri. Në vitet e 90-të, isha redaktor teknik dhe anëtar i redaksisë së fletushkës, fillimisht të quajtur “Shtojca Jonë” e pastaj “Albania” (parardhëse e gazetës së sotme “Albania”) që, sadopak, zbuti mungesën e atëherëshme të shtypit shqiptar në Britani. Në qershor të vitit 1999 iu bashkova Programit të Kosovës të Këshillit Britanik për Refugjatë, si pjesë e programit në evakuimin humanitar të refugjatëve kosovarë, nga kampet rreth Shkupit, në Angli. Më vonë, kalova në Albaninan Youth Action, organizatë që kujdesej për të miturit shqiptarë, të pashoqëruar, në Britani të Madhe. Gjithashtu, kam ndihmuar Qendën për Studime Shqiptare në Londër, në përgatitjen teknike të disa botimeve të saj.

2-Çfarë është atdheu për ty? - Krenari që nuk matet; Dashuri e pafund; Mall i pashuar; Dhembje e thellë; Shpresë e përherëshme. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Fatkeqësisht jo. Përkundër përpjekjeve dhe sukseseve individuale, nuk kemi arritur të organizohemi në menyrë institucionale. Do të ishte i mirëseardhur krijimi i një Qendre te Bashkesisë Shqiptare në Britani, që do te ishte pikë fokusuese e bashkësisë sonë. Kjo Qendër do të udhëheqte aktivitete të ndryshme, përfshirë edhe promovimin e kulturës dhe vlerave shqiptare. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Ta nderojmë atdheun me punën dhe sjelljen tonë!


51 1-Cila është veprimtaria juaj? Jam përpjekur që të jem aktivist në komunitet që në momentet e para që u gjenda në Londër. Unë së bashku me vëllanë, Enis Havolli, punojmë prej më shumë se 15 vite në lëmin e mikpritjes dhe hotelerisë. Në fillim kemi qenë bashkëpronar dhe themelues të restorantit të parë shqiptar në qendër të Londrës e që nga viti 2005 punojmë bashkë në një restorant tjetër që kemi krijuar e që quhet Cafe Phillies në Kensington High Street. Jam përpjekur të kontribuoj me të gjitha mundësitë e mia, para gjatë dhe pas luftës së Kosovës. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Unë gjithmonë e gjej veten duke menduar për rrënjët dhe prejardhjen time dhe mu aty e gjej shtytjen dhe inspirimin për të vepruar! Edhe pse besoj se jam mjaft mirë i integruar në shoqërinë britanike, unë gjithnjë ndjej nevojën për atdheun dhe kontaktin me njerëzit e mi! Shkoj shpesh në Kosove për të vizituar të afërmit dhe mbase një dite mendoj që të investoi edhe atje diçka! 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Unë mendoj se shqiptarët në Britani, nuk e kanë edhe lehtë që t’i kultivojnë vlerat e tyre këtu në Angli posaçërisht, kur edhe në vendet tona prej nga vijmë vlerat kulturore dhe doket e zakonet tona janë paksa në zbehje. Mendoj se imazhi ynë këtu dhe gjithkund tjetër nëpër botë mund te përmirësohet vetëm me punë dhe me entuziazëm për njeri-tjetrin e që secili prej nesh të ketë një vetëdije të lartë sepse ai vetë është kontakti dhe reprezentimi i vlerave dhe karakterit tonë shqiptar! Pra duhet të kemi qasjen se ne vetë jemi ambasadorë

të vendit tonë nëpër botë dhe që me punë e ndershmëri të prezantojmë së pari vetveten e pastaj në gjerësi vendin prej nga vijmë! 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mesazhi im për bashkëkombësit e mi këtu në Britani është që të jenë të afërt me njeri-tjetrin dhe të mbajnë kontakte sa më shumë që të jetë e mundshme, të punojnë me zell dhe me nder dhe po ashtu të integrohen mirë në komunitetin ku jetojnë sepse, duke u integruar, ne i ndihmojmë vetvetes dhe i bëjmë të tjerët të dinë më shumë për ne e kështu i ndihmojmë edhe vendit prej nga vijmë pa bërë kurrfarë dallimesh, se a jemi nga Kosova apo diku tjetër.

046 Vendlindja: Prishtinë Në Britani: 21 vjet

Ilir Havolli


--

52 1.Cila është veprimatari juaj? Veprimtaria ime është e përqendruar në organizimin e grupeve profesionale shqiptare në Britani. Këtu përfshihen studentët, të diplomuarit, pronarët e bizneseve dhe udhëheqësit e komunitetit etj. Synimi ynë është rindërtimi i rrjetit të komunikimit dhe bashkëpunimit më të madh në komunitetin shqiptar në Britani të Madhe. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu është toka prindërve të mi, gjyshërve që u rritën dhe u dashuruan, toka ku paraardhësit tanë luftuan për të dhe me krenari e thërrasim në shtëpi. Atdheu është identiteti ynë, aty ku filloi e ardhmja. Nga këndvështrimin im atdheun e shoh si një vend shumë të bukur me potenciale të jashtëzakonshme dhe me tradita të shkëlqyera. Atdheu është toka ku dua që brezi i ri që nuk mund të jenë të lindur atje, të mendojnë se ajo është shtëpia e tyre.

047 Vendlindja:Durrës Në Britani: 11 vjet

Ilir Myrta

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Mendoj se jo vetëm tek unë por tek një pjesë e mirë e popullsisë së Britanisë së Madhe, perceptimi ka ndryshuar në mënyrë thelbësore në pesë vitet e fundit. Tashmë në shihemi si një komunitet i mirëintegruar dhe punëtor dhe kjo është në sajë të shumë shqiptarëve të rinj, të cilët kanë ndjekur rrugën e edukimit dhe janë diplomuar dhe tani kanë pozita të larta dhe janë të paguar mirë, të tillë si avokatë, arkitektë, llogaritarë, gazetarët, etj. Ka pasur shumë raste ku unë kam takuar juristë apo arkitektë përmes linjës sime të punës, të cilët më kanë thënë se ata punojnë me shqiptarë dhe flasim me superlativa për ta. Unë ndihem shumë krenar kur dëgjoj gjëra të tilla. Kam dëgjuar për suksesin e jashtëzakonshëm të shumë shqiptarëve sidomos në industrinë e

ndërtimit . Por ajo që duhet të bëjmë është që të përpiqemi të bashkëpunojmë edhe më shumë më njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë rrjetin e bashkëpunimit mes biznesit dhe në komunitet. Gjithashtu për të përmirësuar imazhin tonë ne si komunitet duhet të ofrojnë më shumë aktivitete sidomos për brezin e ri të lindur në Britani të Madhe pasiqë do të janë ato që një ditë do të bartin flamurin për ne dhe me krenari do të thonë që rrënjët e tyre janë shqiptare. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mesazhi kryesor për shqiptarët do të jetë të vazhdojë të punojë shumë për çdo gjë të mirë që ata janë duke bërë sidomos për komunitetin shqiptar në Britani të Madhe. Duhet ta konsiderojmë vetën se jemi me fat që jemi emigrantë në një vend të mundësive për ata që janë të gatshëm për të marrë ato. Gjithashtu mos kini frikë të kërkoni ndihmë, pasi ka shumë organizata në Britani të Madhe që janë të gatshme të ofrojnë ndihmë.


1.Cila është veprimtaria juaj? Veprimtaria ime është paksa e larmishme. Nga Kosova kam ardhur me profesion të juristit (i diplomuar në Univerzitetin e Prishtinës), por pasi zhvillimet politike në Kosovë gjatë viteve të 90-ta patën një ndikim të madh në formimin tim intelektual, vendosa që karrieren time akademike ta pasuroj me studime në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe ate Europiane. Më pas vazhdova me nivel të doktoratures, si mënyrë e mirë për të kompensuar mungesën për një kontribut më të madh për atdheun dhe natyrisht për të plotësuar ambiciet personale. Në mënyrë më specifike, hulumtimi im merret me përpjekjen për të ndriquar pjesën më të rëndësishme të historisë së re shiptare-Kosovën e viteve të 90-të, me theks të veçantë efektet e politikës së jodhunës së shqiptarve të Kosovës të udhëhequr nga Ibrahim Rugova. Por natyrisht, veprimtaria ime involvon edhe aktivitete të ndryshme, duke përfshirë pjesemarrje në knferenca akademike, veprimtarinë e herë pas herëshme publicistike, gazetareske si dhe punë tjera sipas momenteve qe dinamika e jetës në Britani i imponon. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atedheu për mua është sinonimi i vendit ku prinderit tanë kanë gjalluar dhe na kanë sjellë në këtë botë. Për shkak të përvojave historike specifike të individëve dhe popujve, ky term merr kuptime të veçanta. Tek ne shqiptarët ka marrë një kuptim po ashtu të veçantë dhe lidhet me historinë tonë shumë dramatike. Fatkeqësisht, shumë nga ne kemi qenë te detyruar ta lëshojmë atdheun, dhe kjo ka krijuar nje lidhje emocionale, shpirterore më të thellë. Kësisoj atdheu është një sinonim i një force gravitacionale shpirtërore pa të cilën s’ mund te jetojmë, por që në botën bashkëkohore vjen e bëhet shpesh gadi paradoksale, për shkak të rretahanave në të cilat detyrohemi të jetojmë, dhe domosdoshmërisë së integrimit në vendet ku kemi emigrue. Por ne mbetemi robër të dashurisë së atdheut tonë, sepse e duam shumë, qoftë vetëm edhe me fjalë, dhe pa qenë ne gjendje të bëjmë shumë për te. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e

53

imazhit të shqiptarëve në Britani? - Termi komb është një term fluid. Aq më tepër sot kur jetojmë në epokën e globalizimit. Por, për ne shqiptarët mbetet aktual, pasi që vetëm në vitet bashkëkohore kemi fituar mundësinë të zhvillohemi dhe të i ndërtojmë tiparet tona kombëtare ashtu siq ne duam ta shohim veten në sytë e të tjerëve. Fatkeqësisht, duke qenë se jetojmë në diasporë, është e vështirë që gjithë shqiptarët të kenë një koncept të përbashkët se cilave vlera kombëtare të u jipet prioritet i caktuar. Megjithatë, fundamentale duhet të mbeten disa tipare te veçanta të cilat dueht të na bashkojnë të gjithëve, siç janë ruajtja e gjuhës së fëmijve tanë, përkujtimin e ngjarjeve politiko-historike, dhe kulturore që na përkujtojnë etapat nëpër të cilat atedheu yne ka kalue, dhe në saje të të cilave kemi mbijetue. Këto duhet të na mundësojnë të krijojmë një korpus vlerash i cili bëhet pjesë e sjelljes tonë të përditshme, 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Të mëtojmë për zhvillimin tonë, eduktimin tonë, dhe në bashkëpunim me atdheun tonë (përfaqësitë diplomatike e konsulare) , të ndërtojme ate sisem vlerash që neve mendojme se e meritojmë, dhe të cilin duam ta reflektojmë, dhe mbrojmë kurdoqoftë, dhe me çfarë do mjeti që kërkohet. Në raport me njëri-tjetrin, le ta fillojmë një paradigmë të re, që do të kultivonte më shumë dashuri për njëri-tjetrin.

048 Vendlindja: Podujevë Në Britani: 14 vjet

Jakup Azemi


-

54 1.Cila është veprimtaria juaj? - Pas kryerjes së studimeve universitare dhe kualifikimeve për drejtësi në Londër, punoj si avokat i specializuar në “Immigration Law”, ne studion ligjore “K.BERBERI LAW”, të themeluar prej vitit 2009 dhe të akredituar nga “The Office of the Immigration Services Commissioner” në Britaninë e Madhe. Që nga viti 1998, jam munduar të kontribuoj me punë vullnetare bamirëse në shërbim të shqiptarëve. Ka bashkëpunuar me organizata të ndryshme bamirëse e fetare, përfaqësite diplomatike të Shqipërisë e atë të Kosovës, mediat shqiptare, veçanërisht kam qenë pjesë e redaksisë së gazetës “The Albanian” ne MB, ku kam publikuar artikuj dhe analiza. Jam anëtar dhe aktivist me eksperiencë i Partisë Laburiste në Londër. Kam lobuar tek parlamentarët britanikë që të mbështesin të drejtën e votës së shqiptarëve në diaspore, që gjuha shqipe të futet në sistemin ekzaminues shkollor në Britani etj.

049 Vendlindja:Burrel Në Britani: 16 vjet

Kastriot Berberi

2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu është vendi i shtrenjtë nga ku fëmijët tanë, ne dhe të parët tanë kemi origjinën, për të cilin duhet të kontribuojnë të gjithë gjeneratat nga çdo cep i botës. Është vendi për të cilin kontribuohet jo vetëm duke dhënë jetën për ta mbrojtur, por duke qenë shqiptarë të ndershëm, të kulturuar e të suksesshëm në çdo fushë të jetës e të integruar në çdo shtet. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Duke marrë parasysh që shqiptaret janë një komb inteligjent e me kulturë të lashtë, si dhe faktorët dhe vështirësitë e ndryshme, mund te thuhet se kultivimi i vlerave shqiptare është i kënaqshëm; ku gjenerata e dytë e shqiptareve po mënjanon asimilimin duke mësuar gjuhen shqipe, si dhe kultivuar traditat dhe kulturën shqiptare në familje dhe komunitet. Është bërë një për-

pjekje nga organizatat bamirëse shqiptare dhe prindërit shqiptarë të kulturuar e të palodhur që të kultivojnë vlerat dhe kulturën shqiptare. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Shqiptaret të luftojnë kundër fenomenit të vazhdueshëm të asimilimit të tyre, duke iu mësuar fëmijëve gjuhën shqipe si dhe kulturën e traditat shqiptare. Të duan, ndihmojnë e respektojnë njeri-tjetrin në Britani e kudo. Të respektojnë ligjet dhe vlerat e larta të shoqërisë britanike; të shprehin mirënjohje ndaj Britanisë duke u angazhuar në aktivitete vullnetare bamirëse si shenjë falënderimi për mikpritjen dhe mundësitë e ofruara. Të arsimohen në universitete dhe shkolla profesionale. Të integrohen në nivelet me të larta profesionale të shoqërisë britanike si dhe në organizata dhe parti politike nga ku mund të kontribuojnë me vendimmarrje për shoqërinë ku jetojnë si edhe për interesat e kombit shqiptar. Duhet t’i tregohet vetes si dhe botës që shumica dërrmuese e shqiptareve


55 1.Cila është veprimatari juaj? Boksier profesionist që prej vitit 2001. Titullin e parë ndërkombëtarë e kam fituar më 16 tetor 2004 në Ukrainë. Ky ishte titulli i kampionit për Evropën Lindore EEBA, pjesë e WBA-së. Një sukses i madh ka qenë padyshim evenimenti i boksit profesionist që u organizua në vendlindjen time, Durrës, më 5 mars 2005, i cili ishte i pari i në Shqipëri që u pranua ndërkombëtarisht. Në ketë aktivitet fitova titullin “IBC International” në peshat super të mesme dhe gjithashtu u shpalla “Qytetar Nderi” nga bashkia e qytetit të Durrësit. Me 8 dhjetor 2006 mposhta në Londër boksierin anglez Simeon Cover dhe fitova titullin e kampionit të Anglisë Jugore. Më 3 mars 2007, në Tiranë, në një organizim tjetër te boksit profesionist, fitova titullin EBU-EE që i takon vendeve jashtë bashkimit Europian. Me 4 prill 2008, përsëri në Tiranë, kundër boksierit Portugez Vitor Sato fitova titullin botërorë në kategorinë e mesme të Federatës WBF. Këtë titull e mbrojta më vonë të Amerikë dhe në vitin 2009, në Gjermani Me 2 qershor 2012, në Arenën EXELE në Londër, u ndesha për titullin Kampion të Anglisë dhe e fitova me pikë. Për momentin jam Kampioni aktual i Anglisë, në peshën e mesme, kjo ndeshje është shpallur dhe ndeshja më e mirë e vitit ne Britaninë e Madhe për ketë peshë. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu për mua është ajo foleza më e ngrohtë në të cilën gjithmonë kërkon që të kthehesh dhe malli për të nuk të shuhet kurrë. Besoj se kushdo që jeton në migrim dhe larg atdheut e ndjen dhe ia din me shumë rëndësinë, peshën dhe vlerën e vendit ku të parët kanë hedhur rrënjët e tyre. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani?

- Mendoj që komuniteti ynë shqiptar është përshtatur dhe integruar shumë mirë në Mbretërinë e Bashkuar dhe vazhdon t’i kultivojë të gjitha vlerat që ne si komb na karakterizojnë dhe kjo duket më së miri në brezin e ri që kanë lindur dhe edukuar në Mbretërinë e Bashkuar, por që njëkohësisht ndjekin mësimet në gjuhën shqipe dhe e përvetësojnë shumë mirë atë. Sigurisht që ka hapësirë për të plotësuar në përmirësimin e imazhit tonë dhe sigurisht që duhet më shumë punë në këtë drejtim, por nga ana tjetër duke u krahasuar dhe me komunitetet e tjera ne jemi në një rrugë të mbarë duke mare parasysh pjesën kohore që ne si komunitet kemi në Britani 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mbretëria e Bashkuar është vendi ku unë kam filluar karrierën time si boksier profesionist. Unë shikoj që këtu ka shume njerëz të kulturuar dhe të rinj të talentuar në fusha të ndryshme dhe mesazhi im për ta është që me vullnet dhe punë çdo sukses ne jete mund të arrihet, sado të vështira që të duken rrugët që të çojne drejt suksesit.

050 Vendlindja:Durrës Në Britani: 12 vjet

Kreshnik Qato


-

56

1-Cila është veprimtaria juaj? - Fotografi artistike. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu është një vend ku nënvetëdija e brendshme e imja e përzierë me nostalgjinë, ëndrra, mallin për shtëpinë dhe për diçka më të bukur se bota e së tashmes... 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Shqiptarët e Britanisë janë lidhur më shumë tani me informacion me internet dhe rrjete sociale ku ka shumë mundësi që lidhet.

051 Vendlindja: Sarajevë Në Britani: 41 vjet

Lala Maredith -Vula

4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Mbaj gjuhën, mbaj identitetin, bëj sa më shumë vizita në Kosovë dhe Shqipëri që të forcosh lidhjen. Dërgo fëmijët në shkolla shqipe dhe për pushime në Shqipëri.


57 1.Cila është veprimatari juaj? - Veprimtaria ime, gjithashtu ndihmesa ime për komunitetin shqiptar, është e lidhur në kompleks me kontributin tim në aktivitetin e shoqatës “Nënë Tereza”. Kryesisht puna ime aty ka të bëjë me pasqyrimin publik të aktiviteteve, pikësynimeve, veprimtarisë së kësaj shoqate. Agjenda e ngjeshur me veprimtari dhe puna e mirë që është bëre aty, më ka mbajtur shumë të ngarkuar, por gjithashtu unë kam dhënë kontributin tim edhe tek shkolla shqipe e kësaj shoqate, si mësuese dhe ne organizimin dhe mbarëvajtjen e eventeve të shumta që ka organizuar kjo shoqate. Duke patur parasysh se gazetaria ka qenë pasioni im, që në Shqipëri, (ku kam studiuar dhe kam botuar nëpër gazetat amatore, si gazeta “Studenti” etj.), këtu në Londër, si rezultat i bashkëpunimit të shoqatës “Nënë Tereza” me gazetën “The Albanian”, shkrimet e mia kanë parë dritën në faqet e kësaj gazete. Këto shkrime, kryesisht, kanë qenë të karakterit vëzhgues, pa e neglizhuar asnjëherë edhe atë problematik. Gjithçka ka qenë në lidhje me komunitetin shqiptar këtu në Britani. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu për mua është frymëzim. Gjithçka që bej dhe kudo që shkoj, pikënisjen e ka tek ai. Ai është shtëpia ime. Nëse dje ikja nga shtëpia ime në periferi të Tiranës, për të punuar në qendër të saj. Pra, Shqipëria është pikëmbështetja ime, siç duhet të jetë për çdo shqiptar. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Unë kam ardhur në këtë vend relativisht vonë. Por gjatë kohës së qëndrimit tim këtu, mjaft gjera kanë ndryshuar pozitivisht në këtë aspekt. Pra, përgjithësisht them se po. Çfarë mund të bëhet më shumë? Këtu ne jemi larg vendit tonë. Një pjesë e mërgimtarëve shqiptarë që vijnë këtu, vijnë për hall dhe s’mund të pritet prej tyre të bëjnë më shumë së njeriun e punës. Për mendimin tim

kjo mbetet detyrë e atyre që kanë zënë vend në elitën e komunitetit shqiptar këtu. Mbi ta rëndon përgjegjësia e reflektimit pa mëkate të imazhit dallues karakteristik të shqiptareve këtu. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Ruajtja e tiparit njerëzor. Ky vend është shume larg mëmëdheut, jo vetëm në distancë, por edhe në kohë. Për ata që vijnë, jetojnë e punojnë këtu, është e pashmangshme të mos pësojnë ndryshim. E rëndësishme është të mos humbasim njerëzoren e të kthehemi në atë, që në termat e kinematografisë bashkëkohore quhet “mutant”.

052 Vendlindja:Tiranë Në Britani: 2 vjet

Laurena Murati


--

58 1-Cila është veprimtaria juaj?: - Jam diplomuar si inxhinier kimist në Universitetin e Tiranës dhe kam kryer një numër studimesh pasuniversitare për mbrojtjen e ambientit, administrimin publik dhe sidomos për çështje të politikave të strehimit. Kam rreth 10 vjet që punoj pranë një nga autoritet vendore në Londër, si drejtor i strehimit afatshkurtër për qytetarët. Kam qenë dhe vazhdoj të jem i angazhuar në aktivitetet komunitare.

053 Vendlindja: Peshkopi Në Britani: 18 vjet

Lavdrim Karashi

2- Çfarë është atdheu për ty? - Për mua, Atdheu përfaqëson vlerat më të cilat je rritur, trashëgiminë kulturore të paraardhësve, njerëzit që do, vendin ku ndihesh gjithmonë “në shtëpi” edhe pse kalon vetëm një muaj në vit atje. Kombi ynë është një komb paqedashës dhe faktor stabiliteti përgjatë gjithë historisë, me një pafundësi njerëzish të shquar që të bëjnë të ndihesh krenar, si nga këndvështrimi historik, ashtu dhe ai aktual. Pavarësisht sfidave me të cilat janë përballur, gjithë përpjekjet e shqiptarëve nëpër shekuj kanë arritur që ne të kemi një vend ku të mund të ruajmë identitetin, gjuhën, kulturën, intergritetin dhe trashëgiminë e të parëve. Kjo na mundëson që edhe pse jetojmë larg, sa herë që na merr malli kemi një vend ku mund të çmallemi dhe gjejmë vetveten. 3- A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar është relativisht i ri, rrjedhimisht organizimi i tij është proçes në zhvillim. Gjatë viteve të fundit, shqiptarët po ndihen gjithnjë e më tepër si një komunitet me identitetin e tyre kombëtar të ruajtur me krenari brenda atij shumë etnik në Britani. Ata tashmë po mblidhen gjithnjë e me shpesh duke ngritur shkolla shqipe, shoqata, organizuar evenimente dhe ndihmuar njëri-tjetrin. Tashmë

që komuniteti po merr formë të dallueshme, shqiptarët në vazhdimësi po bëhen pjesë e vendimmarrjes tani që dhe pesha e tij po bëhet gjithnjë e më e ndjeshme. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mesazhi im për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar është që të jenë gjithmonë të bashkuar dhe të motivohen nga dashuria për atdheun. Askush s’mund t’i kuptojë përpjekjet e tyre siç i kuptojnë vetë shqiptarët. Askush nuk mund të na vijë në ndihmë më shumë se ç’mund ta ndihmojmë ne njëri-tjetrin. Edhe shqiptarët që kanë ardhur kohët e fundit do t’i ftoja ti bashkoheshin komunitetit pasi ashtu sikurse ata mund të gjejnë mbështetje në komunitet nga shqiptarët e stabilizuar prej kohësh, edhe komuniteti përfiton nga idetë dhe kontributet e reja. Është e rëndësishme që komuniteti të jetë sa më i madh në numër, ide dhe kontribute për të bashkuar të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu.


59 1-Cila është veprimtaria juaj? - Jam inxhiniere – konsultante eksperte për Teknologjinë Informative dhe menaxhere për “British Telecom”, për më shumë se 12 vjet. Projektoj dhe udhëheq projekte dhe grupe pune për zhvillimin dhe implementimin e produkteve në Korporatat Internacionale në arenën ndërkombëtare. Jam presidente dhe themeluese e “Albanian Women Network” (AWN - www.albwnet.org). Qëllimi është fuqizimin e Gruas Shqitpare për zhvillim ekonomik, paqe dhe prosperitet. AWN ka shtrirje globale. Një ndër aktivitet madhore të AWN ishte Konferenca e Gruas Shqiptare Mbarëkombëtare, ne Londër, më 2-4 Mars 2012. AWN do mbajë edhe nëntë konferenca të tjera të gruas Shqiptare, tashmë në trojet shqiptare. • CEO dhe Themeluese e Organizatës globale Shqiptare: “ Albanian’s for Change and Integration - ACI” me shtrirje Globale. Qëllimi i kësaj organizate është fuqizimi i rrjetit global shqiptar për bashkëpunim për zhvillim ekonomik, prosperitet, paqe dhe integrim, si dhe mobilizimi i Diasporës Shqiptare për kontribim në zhvillimin ekonomik të trojeve tona në Ballkan. Njëherësh është ruajtja e gjuhës shqipe në Diasporë. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Mëmëdheu është ideali ynë i Shenjtë dhë është MADHERIA që na ka dhënë jetë dhe emrin Shqiptarë, është ajo që na ka dhënë karakteristikat me unike ne Ballkan dhe Evropë: Integriteti, Dinjiteti dhe Autoriteti, Intelegjenca natyrale, punëtorë, të ndershëm, të moralshëm, të besës, në unitet. Çdo shqiptar duhet te justifikojmë këtë nder, kushdo dhe kudo qofshim! Duke reflektuar virtytet tona kombëtare, shqiptarët në Britani kanë bërë shumë për t’u integruar me dinjitet në jetën shoqërore. Kjo edhe për arsyen që qeveria britanike investon për të integruar grupet etnike në shoqërinë britanike. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Pika goditëse për shqiptarët kanë qënë dhe ngelen

ndihmat sociale të dhëna nga shteti britanik. Mijëra Intelektualë shqiptarë që ndodhen në Britani nuk kanë vënë në punë aftësitë e tyre intelektuale dhe akademike. Shqiptarët duhet të marrin inciativat përsonale të jenë më aktivë për vetë-mbeshtetje finaciare. Kjo, gjithashtu, përmirëson imazhin tonë etnik në Britani. Shoqata dhe grupe shqiptarësh duhet të bashkëpunojnë për të mirën e komunitetit shqiptar dhe ruajtjen e vlerave kombëtare, dhe jo të jenë të përçarë për arsye përsonale vetjake. Kombi dhe vlerat e tij qëndrojnë mbi çdo gjë tjetër. Ndonëse krimi nuk është njollë e madhe e komunitetit tonë në UK, duhet menjanuar dhe luftuar që të mos njollosë ermin Shqiptar. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Duhet të jemi më në untitet dhe të bashkëpunojmë ngushtë si një trup i vetëm dhe jo si “100-parti” të ndara. Kur një përparon, të gjithë përparojmë, ndaj të përkrahim njëri-tjetrin pa kushte. Shfrytëzoni mundësitë e shumta që jep shteti britanik, për zhvillim dhe edukim. Çdo shqiptar, kudo që ndodhet, ka përgjegjësinë e lartë morale për të ngritur emrin e kombit shqiptar në pediestalet që e meriton të jetë në Ballkan, Evropë dhe Botë, ndaj bëjeni këtë.

054 Vendlindja: Tropojë Në Britani: 17 vjet

Lida Rragami


-

60 1-Cila është veprimtaria juaj?: Themeluese dhe drejtuese e Shpresa Prorgramme, Govenor e shkollës me te madhe fillore ne MB Gascoigne school, Trustee of School for Social Entrepreneurs dhe Trustee of Barking and Dagenham CVS 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu për mua është vendi i prindërve te mi, vendlindja ime, është vendi gjuhën e të cilit unë flas si gjuhë të parë, është vendi me vlerat e të cilit unë jam rritur dhe brumosur. Atdheu është vendi që më ka rrënjosur këtë identitet dhe karakter që kam, vlerat që shfaq çdo ditë nëpërmes punës dhe qenies time. Tashmë që kam një kohë të gjatë jashtë atdheut i kuptoj shumë më mirë poemat e rilindësve, e ndjej mallin për atdheun tim, për rrethin, qytetin, lagjen time, ndjej nevojën që fëmijët e mi te rriten m e dashurinë për atdheun tim, me dashurinë për gjuhën dhe kulturën time.

055 Vendlindja: Shqipëri Në Britani: 13 vjet

Luljeta Nuzi

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? -Gjatë mëse 10 viteve që unë kam punuar intensivisht me komunitetin shqiptar, kam vënë re se sa shumë ka ndryshuar dëshira e shqiptarëve dhe puna e tyre për të kultivuar gjuhën, kulturën dhe traditat tona: Në vitet e para, shumica e prindërve bënin maksimumin që fëmijët e tyre të mësonin gjuhen angleze sa më shpejt. Që fëmijët të përparonin sa më mirë në shkollë, një numër i madh prindërish iu flisnin fëmijëve edhe në shtëpi anglisht, njohjet mes familjeve shqiptare ishin shumë të pakta dhe nuk kishin të drejtë qëndrimi në MB. Të rinjtë nuk kishin dëshirë të dalloheshin që ishin shqiptarë, për arsye të ndryshme. Fryma e neglizhencës ndaj kulturës tonë nuk është në të njetin nivel si më parë. Mëse 350 fëmijë shqiptarë mësojnë shqip çdo vit vetëm pranë klasave shqipe që ka Shpresa Programme. Vihet re një rritje e organizatave të tjera për

të ofruar këto shërbime. Tek Shpresa Programme kjo bëhet në të njëjtën kohë me edukimin dhe trajnimin e te rriturve, mëse 50 prindër ofrojnë mësimdhënien e gjuhës shqipe falas ndërkohë që trajnohen edhe punojnë edhe në shkollat angleze dhe më tepër se 150 gra marrin pjesë në kurset për prindërit, shëndetin, dhe lëvizje te ndryshme. Disa prej te rinjve shqiptarë që mësuan një numër vitesh gjuhën shqipe dhe vallen tradicionale shqiptare pranë Shpresa Programme në 2008 shpallën lëvizjen e tyre për të regjistruar gjuhen shqipe si GCSE, ndërsa një numër i madh grash janë përfshirë në lëvizjen “Nga Dhuna në Mirëqenie”. Modeli i punës së Shpresës dhe procesi i integrimit që ajo ofron merret si një ndër modelet pozitive në UK dhe është vlerësuar më shumë çmime, mes tyre edhe çmimi e madh “Honarary Migrant and Refugee Women of the Year” në mars 2012, “Queens Award” in 2006, “Community of Health” 2008 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? Integrimi i shqiptarëve në MB duhet të jetë sa më i shpejtë por duhet një punë e madhë që të mos asimilohemi dhe të mos humbin vlerat më të mira të shqiptarëve.


61 1-Cila është veprimtaria juaj? - Pianiste, koncertiste si dhe pedagoge e pianos, muzikës. Mbuloj repertorin klasik, romantik, bashkëkohor, muzike dhome, ku përfshihen trio, quartet, quintet, koncerte recitale, si edhe me orkestër. Jam e lumtur që kam qenë e ftuar në shumë koncerte të ndryshme ku kam luajtur si soliste. Gjithashtu jam përpjekur të ndihmoj talentet e reja të muzikës. 2. Çfarë është atdheu për ty? Atdheu është vendi ku kam lindur, vendi me të cilin kam një lidhje të pandarë shpirtërore dhe mund ta quaj “home”, shtëpi. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Mendoj që shqiptarët e Britanisë po ruajnë vlerat e kombit, ndërkohë qe dhe po përpiqen të integrohen në shoqërinë britanike. Mendoj se hapi tjetër do të ishte organizimi më i mirë i shqiptarëve të Britanisë, që nga organizmat dhe shoqatat e këtushme dhe deri tek bashkëpunimi më i ngushtë mes individëve. Çdonjëri prej mërgimtarëve është ambasador që përfaqëson veten, vlerat që trashëgon dhe parë nga kjo pikëpamje shqiptarët po shkëlqejnë në çdo fushë të jetës. Çdo ditë jemi dëshmitarë të sukseseve të tyre dhe mendoj se, në tërësi, imazhi, gjithnjë e më tepër, po përmirësohet. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të ruajmë gjuhën dhe traditat tona më të mira. Vetëm kështu merr kuptimin e duhur integrimi

me dinjitet në shoqërinë britanike. 4. Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Pikë së pari, të zbulojmë vetveten, identitetin tonë, duke filluar me gjuhën amtare, duke eksploruar folklorin, muzikën, historinë, artin apo letërsinë. Të bëjmë maksimumin për të arritur potencialin tonë, duke u pasuruar sa më shumë me dije ne çdo fushë që na jepet mundësia. Së fundi, të mbështetim dhe promovojmë sa më shumë njëri-tjetrin, sepse në këtë mënyrë mbështetim dhe promovojmë veten dhe fëmijët tanë.

056 Vendlindja: Korçë Në Britani: 18 vjet

Mariela Cingo


-

62

057 Vendlindja: Lezhë Në Britani: 14 vjet

Mëhill Tanushi

1-Cila është veprimtaria juaj? - Kam mbaruar studimet e larta për gjuhë – letërsi shqipe. Që në bankat e shkollës shfaqa interes për gazetarinë, ëndërr e cila u bë realitet në vitin 1980, duke u bërë njëri prej redaktorëve të suksesshëm të Radio Kukësit, e cila mbulonte me sinjal radiofonik gjithë zonën verilindore të Shqipërisë dhe Kosovën. Në viti 1991 përfshihem aktivisht në zhvillimet demokratike në Shqipëri. Kam qenë një prej gazetarëve të parë të gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike” në Tiranë. Më vonë punova në organe të ndryshme të shtypit si “Aleanca”, “Poli i Qendrës”, “Dita”, “Shekulli”, “Policia Sot”, etj, si gazetar, përgjegjës sektori dhe kryeredaktor. Gjatë kryerjes së detyrave në këto gazeta kam qenë njëherazi edhe bashkëpunëtor i organeve të tjera të shtypit, si gazeta “Koha Jonë”, revista “Klan”, gazeta “Drejt”, etj. Për dy vjet rresht, gjatë viteve 1997, 1998, kam qenë gjithashtu korrespondent për Shqipërinë i “Zëri” të Prishtinës, duke pasqyruar në kohë dhe vërtetësi të gjitha ngjarjet e dhimbshme që tronditën Shqipërinë nga revoltat popullore dhe rënia e skemave piramidale. Gjatë gjithë veprimtarisë sime si gazetar, kam qenë anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Gazetarëve Profesionistë, me qendër në Bruksel. Pas vendosjes në Londër jam përpjekur që edhe këtu të zhvilloj gazetarinë, në shërbim të komunitetit shqiptar. Fillimisht u angazhova në programin televiziv “Pasaportë” dhe më vonë, me iniciativën dhe kontributin tim personal, u bëra botues dhe kryeredaktor i revistës “Meridian”. Jam autor i dy librave publicistikë, “Ndërgjegjja e humbur” dhe “Fajtorë pa emër”. 2. Çfarë është Atdheu për ty? - Atdheu për mua është gjithçka. Është ëndrra që më ndjek pas, është malli që shtegton me mua ngado që vete, është brenga që ma mban kokën prapa në çdo çast, është ajo “pika e ujit” që godet qenien dhe ndërgjegjen time, nga pak e përditë. Pa atdheun me vete njeriu do ndjehej bosh, kudo që të shkojë, sado i suksesshëm të jetë, sado jetesë të mirë të bëjë. Edhe pas dhjetëra vjetësh të larguar, ëndrrat përsëri atje i shohim, në atdheun tonë...

3. A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Ka përpjekje të lavdërueshme në këtë drejtim, po mos të harrojmë se jemi një komunitet i ri dhe i pa konsoliduar ende. Kemi shumë shoqata dhe organizata që funksionojnë në zona të ndryshme, kemi përpjekje serioze për funksionimin e klasave dhe shkollave shqipe për fëmijët tanë, kemi gazeta në gjuhën shqipe që informojnë komunitetin, kemi aktivitete që i grumbullojnë shqiptarët në raste festash. Por sigurisht këto nuk mjaftojnë. Ende nuk kemi qendra të caktuara ku të mblidhen e të takohen shqiptarët me njeri-tjetrin. Ende nuk kemi një radio në gjuhën shqipe që të transmetojë muzikën popullore, nuk kemi një studio apo televizion që të promovojë vlerat e kulturës dhe traditat tona në të gjitha fushat. Duken si ëndrra të largëta, po ato do të vijnë me fuqizimin e bizneseve shqiptare që tani sa kanë filluar të krijohen e konsolidohen. 4. Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - T’i japin dorën dhe jo ta shtyjnë njeri-tjetrin. Të aplikojnë një mentalitet të ri jetese në shoqërinë e civilizuar britanike, pa hedhur asgjë poshtë nga traditat e mira dhe vlerat kombëtare.


63 1-Cila është veprimtaria juaj? - Fillimisht dua të them që falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit. Veprimtaria ime si imam në komunitetin shqiptarë në MB është një përgjegjësi, që buron nga besimi dhe bindja në Allahun e Lartësuar, me dashuri dhe vullnet në predikimin e mesazhit islam, duke ofruar përmbushjen e shërbimeve fetare, në dobi dhe interes të komunitetit shqiptar në MB. Në kryerjen e detyrave tona të përditshme, padyshim, që udhëhiqemi nga parimet islame, duke u bazuar në Kuranin famëlartë, udhërrëfyes për njerëzimin dhe në shëmbëlltyrën e Muhamedit a.s., model i kompletuar i virtytit. Metoda e veprimit tonë ka qenë çdo herë e balancuar, duke qëndruar të paluhatshëm në ruajtjen e amanetit që e kemi obligim dhe detyrë të shenjtë, për të përcjellë mesazhin e Islamit në mënyrë paqësore, me urtësi dhe metodë me të mirë, të reflektuar në paqe tolerancë dhe harmoni, që janë parime të fesë islame. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu është toka që të parët tanë e kanë zgjedhur për të jetuar në të, është toka e etur në zemrat, mendjet dhe kujtimet tona, që është mbjellë me dashuri, që nga hapat a parë të fëmijërisë, vendlindja që jemi rritur, dhe përkatësia e kombit që i takojmë. Ndjenjat për dashurinë e atdheut janë të natyrshme dhe janë pjesë e besimit që duhet të motivojnë çdo shqiptar të ketë lidhje të vazhduar me atdheun e tij, për të qenë krenarë për vendin e tij dhe të mos harrojë obligimet dhe përgjegjësitë ndaj atdheut. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Nuk mund të mohohet fakti se aktivitetet e ndryshme në mesin e komunitetit shqiptar pasqyrojnë disa nga vlerat e përgjithshme që ne na karakterizojnë si komb.

Mendoj që shqiptarët po i kultivojnë vlerat e tyre që kanë mbartur edhe në trojet tona. Kudo në jetën e përditshme shqiptarët pasqyrojnë bujarinë, tolerancën, mirëkuptimin, dashurinë për punën dhe festimin e traditave tona kulturore, etj. Duhet të na brengosë fati i ardhshëm i fëmijëve dhe brezit të ardhshëm që mos të asimilohen por vetëm të integrohen në shoqërinë ku jetojnë. Gjatë këtyre sfidave që kalon komuniteti shqiptar nuk është lehtë në rrethana të tilla çdo herë të ruhet ekuilibri i balancuar prandaj kërkohen këshilla në çdo lëmi nga ekspert profesional. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Të jemi mirënjohës dhe falënderues për ndihmën që Britania e Madhe i ka dhenë vendit, popullit dhe komunitetit shqiptar, t’i vlerësojmë të drejtat e barabarta qytetare me traditë shekullore në këtë shtet që ne i gëzojmë, prandaj është obligim për ne të kontribuojmë në të gjitha fushat e shoqërisë së civilizuar britanike, për t’u integruar duke ruajtur vlerat fetare dhe kombëtare që janë një pasuri e mbijetuar me shekuj te populli shqiptar. Shqiptarët në MB janë pjesë e kombit shqiptar që i takojmë, duke konsideruar periudhat që kemi përjetuar në të kaluarën, kemi vlera të trashëguara me shekuj, por gjithashtu kemi edhe gabime dhe anë negative që vazhdojnë të dëmtojnë imazhin tonë. Shqiptarët në MB kanë nevojë për njeri-tjetrin. “Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin e saj!”.

058 Vendlindja:Kosovë Në Britani: 15 vjet

Mehmed Stublla


-

64 1.Cila është veprimtaria juaj? - Punoj ndihmës mësuese në shkollën fillore katolike në Fulham (St.Thomas of Canterbury Catholic Primary School). Prej tre vitesh punoj tek “Shpresa Programme” dhe jam përgjegjëse për grupin e shkollës shqip të Fulhamit. Ndërkohë kam kontribuar rregullisht në programet artistike të shoqatës Shpresa dhe me parë tek shoqata “Ardhmëria” si me përgatitjen e fëmijëve ashtu dhe me performime. Në vitin 2009 kam marrë pjesë dhe kënduar, me gjithë vajzën, në Festivalin Folklorik në Gjirokastër, me grupin e Qarkut të Lezhës. 2- Çfarë është atdheu për ty? - Nuk mund ta përshkruaj ma mirë sesa këto vargje të Çajupit: ”Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka, ku kam pasur nanë e babë, ku me njeh dhe guri i thatë...”

059 Vendlindja:Mirditë Në Britani: 14 vjet

Mirdita Dedgjonaj

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Mendoj që përditë e më shumë shqiptarët po sensibilizohen për të ruajtur e kultivuar vlerat tona kombëtare. Zhvillimi i sa më shumë aktiviteteve kulturore, artistike shkollore dhe inkurajimi i pjesëmarrjes të sa më shumë të rinjve shqiptare, është një nga mënyrat. Por më e rëndësishmja për mua është familja. Aty merret edukata, gjuha dhe traditat shqiptare. Nëse secili behet qytetar i mirë i Britanisë, kështu përmisojmë edhe imazhin e përgjithshëm.

4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Para 14 vitesh një mësuese angleze më tha: ”Flisni me fëmijët në gjuhën tuaj, mos i lini ta harrojnë sepse ajo është një dhuratë e madhe që ata e marrin falas”


65 1.Cila është veprimtaria juaj? - Aktualisht jam duke ndjekur studimet e doktoraturës në Shkollën e Psikoterapisë dhe Këshillimit Psikologji në Regent College. Ndërkohë vazhdoj të merrem me krijimtarinë time letrare dhe profesionale. Sapo kam nxjerrë në treg librin më të ri, “Mos e lër mendjen të ikë”, ku jam përpjekur të sjell përvojën time klinike si psikologe por edhe atë si shkrimtare dhe kam në dorë një kolanë librash të rinj. Ka lindur në Shkodër, 1975. Ka mbaruar studimet e larta për Gjuhe-Letërsi dhe më pas është specializuar në fushën e psikologjisë. Kam mbaruar studimet Master në Këshillim dhe Psikologji në Universitetin anglez të Sheffield dhe më pas jam specializuar në Psikoterapi Pozitive dhe Terapinë e Familjes. Autore e disa librave në poezi dhe prozë. Kam qenë kryeredaktore dhe drejtuese në disa revista. Aktualisht ndjek studimet e doktoraturës në “Shkollën e Psikoterapisë dhe Këshillimit Psikologjik” në Londër. Libra të botuar: 1995- “Leje për të jetuar”, 1997- “Të jetosh përgjysmë”, 1998- “Elvana”, 2000- “Ani Piterpani”, 2001- “Fundjavë me Florën”, 2002- “Atje vonon Pranvera”, 2003- “Hartat e dhimbjes”, 2004- “Gjëra që s’na takojnë”,2005- “Pasion i pjesëtuar”, 2006- “Gënjeshtra të bardha”,2008- “Kur jetës i bie rruga nga ti”,2012 – “Kthim te vetja” 2. Çfarë është atdheu për ty? - Për mua atdheu është shtëpia. Çdo kush ka nevojë për një shtëpi, streha ku ai ndihet i sigurtë, i plotë, i realizuar dhe që i jep kuptim jetës. Një njeri pa atdhe e ka të vështirë të gjejë kuptimin “përse jeton”. Dhe në fakt të gjithë ne ia bëjmë shpesh pyetje vetes “Kush jam unë? Përse kam ardhur në këtë botë?’ Sepse në një mënyrë apo në një tjetër të gjithë duam të zbulojmë synimin tonë, dhe pa pasur një pikë referimi nuk mund të ngremë vetëbesimin që na duhet për të vazhduar në kërkim të këtij synimi. Nëse nuk e dimë se nga vijmë nuk mund ta gjejmë se ku do shkojmë. Atdheu është

pika jonë e referimit, është shtëpia që gjithmonë na pret kur kemi nevojë të pushojmë dhe të marrim veten, por edhe na përcjell kur duam të dalim të eksplorojmë botën. Thjesht ideja se ne kemi një atdhe na bën të ndihemi më të sigurtë dhe të mos ndihemi të humbur kur marrim rrugët e botës. Atdheu është si prindi i mirë që i thotë fëmijës – shko, eksploroje botën por mos harro se dera e shtëpisë do të jetë gjithmonë hapur për ty dhe ti mund të kthehesh sa herë të duash, sepse ke një oxhak të ngrohtë që rri ndezur gjithmonë duke të pritur ty. 3. A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Mendoj se shqiptarët sidomos në Britaninë e Madhe janë duke i kthyer në avantazh të gjithë vlerat e tyre tashmë. Nëse vite më parë kemi qenë si pula të sapo lëshuara nga koteci në një oborr të madh, tani kemi mësuar se si të sillemi në këtë oborr, dhe madje të marrim edhe role. Të tregojmë se ne dimë çfarë të bëjmë me lirinë tonë. Kemi filluar ta menaxhojmë mirë këtë liri dhe ta kthejmë çdo mundësi në favorin tonë. Të tillë realitet kam gjetur në komunitetin që kam takuar në Britaninë e Madhe. A ka nevojë për të përmirësuar diçka? Unë kam një shprehje të cilën e kam bërë moto të jetës time “Mos u ndiej inferior me të tjerët, mos u ndiej superior, thjesht ndihu më i mirë nga ç’ishe dje”. Me këtë dua të them se është mirë të punojmë vazhdimisht me veten dhe të kërkojmë çdo ditë të jemi më të mirë se dje. 4. Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Të mos mbetemi peng i kujtimeve të së shkuarës por t’i japim mundësinë vetes që të ndryshojmë çdo çast duke parë vetëm përpara. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i japim mundësi të reja fëmijëve tanë që po rriten në një vend të zhvilluar.

060 Vendlindja: Shkodër Në Britani: 1 vit

Mirela Sula


-

66 1.Cila është veprimtaria juaj? - Për mua, si bashkëvendës i kësaj hapësire shqiptare, është një privilegj që m’u dha rasti që, përmes “100 shqiptarët e Britanisë”, t’ju rrëfej për veprimtarin time. Unë tani jetoj që 15 vite në Britani të Madhe. Qysh në vitet e para të mbërritjes sime në Londer, isha i interesuar të gjeja selinë e komunitetit shqiptar. Në pranveren e vitin 2003 kisha fatin të isha prezent kur u krijua shoqata ‘’PEJA‘’ dhe u bëra pjesëtar i bordit, ndërsa sot gëzoj postin e kryetarit. Marr pjesë në të gjitha veprimtaritë që organizon shoqata ‘’PEJA’’, shoqatat e shumta shqiptare si dhe mbarë komuniteti i bashkuar për të gjithë. Ndërsa në veprimtarinë kombëtare, të cilat janë me mijëra, ne inkuadrohemi nëpërmjet lidhjeve që ka shoqata jonë në të gjithë Botën. Në të gjithë këto veprimtari ne marrim pjesë vullnetarisht dhe me shpenzimet tona personale, pasi shoqata jonë është humane.

061 Vendlindja:Pejë Në Britani: 15 vjet

Mithat Ibrahimi

2. Ç’ka është atdheu për ty? - Nuk kam ndërmend të bëj asnjë lloj sociologjie dhe as të bie në etnocentrizëm, dua vetëm të kuptoj më mirë se përse sot ne nuk ndiejmë atë dashuri për gjuhën dhe për atdheun që ndienin rilindësit, përse sot ne ulim sytë në tokë dhe ndërrojmë vështrim sa herë që dikush do të na flasë për këtë argument. Kur është fjala te atdheu, Sami Frasheri ka thënë: ‘’ Sendet më të shtrejta në botë janë NDERI dhe ATDHEU, ku besoj që me këtë fjali do t’i përfshij të gjitha. 3. A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmisësimin e imizhit të shqiptarëve në Britani? - Është një temë vërtet me interes për t’u diskutuar. Organizimi i komunitetit shqiptar në Britani mendoj se ka ecur mirë me gjithë karakteristikat e këtij komuniteti, i cili në Mbretërinë e Bashkuar ka ardhur relativisht vonë, duke krahasuar me vendet tjera të SHBA dhe Evropës. Dhe fatmirësisht shikojmë se ka një aktivizim total të tyre në shoqata fondacione në grupe, duke filluar nga shoqatat më të vjetra, individët e caktuar si dhe shoqa-

tat tashmë të shumta, të cilat shërbejnë dhe organizojnë komunitetin, sipas disa specifikave karakteristikave që komuniteti shqiptar paraqet. Komuniteti shqiptar është munduar dhe mundohet të organizohet. Arsyet janë të ndryshme: për të mbështetur njeri-tjetrin në ditë të vështira; për të ruajtur doket, zakonet, gjuhën në dhe të huaj; për të festuar ditët e shënuara të tyre. Por edhe për të ofruar ndihmën e tyre për atdheun e largët.Duke qenë se jetoj në Britani të Madhe, mbi 15 vite, mund të shpreh ato që shikoj dhe ndjej me shqiptarët. Ky brez është më i lidhur midis tyre, sepse kanë tradita miqësore, janë sistemuar ekonomikisht, njohin gjuhën dhe veçoritë e jetës angleze. Unë personalisht jam i kënaqur se shumë shqiptarë janë shkolluar, integruar, kanë krijuar biznesin e vet dhe kanë ndarë një shumë parash për ta ndihmuar popullin e tij në vendlindje dhe në viset tjera shqiptare. Kanë ruajtur dhe për çdo ditë po kultivojnë kulturën e vet shqiptare. Në shumë vende kan hapur shkollat në gjuhën e tyre. Festojnë ditë dhe festa me randësi kombëtare dhe fetare. Si mërgimtar me trup jam këtu ku jam, ndërsa me shpirt jam në vendlindjen time. 4. Cili do ishte mesazhi për shqiptarët në Britani? - Ata të cilët meren me komunitetin në radhë të parë të jenë shqiptarë, të jenë të bashkuar, të kenë një ide, një rrugë, një gjithë. Ndërsa ata të cilet nuk kan mundësinë të meren me komunitetin, të japin kontributin e tyre që u kërkohet, si moralisht, ashtu edhe materialisht.


67 1-Cila është veprimtaria juaj? - Përkthyes, i diplomuar në shërbimin publik, anglishtshqip dhe anasjelltas (përfshirë këtu edhe gjuhë maqedonase, serbe dhe boshnjake), - Agjent i licencuar i futbollit në Britaninë e Madhe (licencë nga FA), - Drejtues i komunitetit shqiptar në “Berkshire Albanian Community” dhe Drejtor i ndërmarrjes RDS Ltd. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Për mua atdheu ka domethënie shumë të madhe. Fjala ATDHE është diçka e shenjtë dhe pikërisht për këtë arsye që nga kohërat e lashta e deri më sot njerëzimi, atdheut ia ka falë atë që e ka më të vlefshme – jetën! Pasi fëmijërinë dhe rininë e hershme e kam kaluar në atdheun tim, kuptohet se shpirtërisht dhe fizikisht jam shumë i lidhur me vendlindjen. Atdheu i ka karakteristikat e tij të cilat, asnjëherë, nuk harrohen. Pastaj mendimi im personal është se ne shqiptarët si popull jemi disi pak më shumë të lidhur me atdheun se sa popujt e tjerë. E shfrytëzoj çdo mundësi që më jepet për ta vizituar atdheun tim,vendlindjen time,prindërit dhe familjarët e mi. Malli për vendlindjen time asnjëherë nuk u zhduk nga zemra ime. Përkundrazi kam bindjen se vjen gjithnjë e më tepër duke u shtuar. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb,dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Me keqardhje duhet të them se shqiptarët disi e kanë humbur vullnetin për t’i mbrojtur traditat dhe kulturën tonë shqiptare. Arsyeja kryesore nuk dihet por është evidente një dozë pasiviteti në këtë aspekt. Në të gjitha shtetet ku punojnë shqiptarët, ata gëzojnë epitetin e punëtorit të zellshëm dhe besnik dhe kjo veti na bën që të mburremi se jemi shqiptar. Nuk do mend se çdokush prej nesh mund ta japë kontributin e vet në jetën e përditshme që gjërat të marrin kahe pozitive. Çdokush prej nesh është pasqyrë e popullit tonë. Nëqoftëse dikujt me sjelljen tonë do i bëjmë përshtypje të mirë, atëherë jam i bindur se kemi bërë diçka të mirë edhe për popullin tonë respektivisht kemi ndikuar në rritjen e vlerave tona.

4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Pjesëmarrja aktive në zhvillimet bashkëkohore dhe integrimi i tyre në të gjitha sferat e shoqërisë britanike. Shkollimi nëpër shkollat, ku mësohet anglisht, të mësohet dhe gjuha shqipe. Këta fëmijë do bëjnë dhe kultivimin e vlerave kombëtare. Pjesëmarrja nëpër festa dhe evenimente të ndryshme, si dita e pavarësisë së Shqipërisë apo e Kosovës, si dhe pjesëmarrja në manifestime me karakter kombëtar dhe sportiv, ndikojnë pozitivisht në afrimin në mes të bashkatdhetarëve tanë të të gjitha moshave. Këto evenimente kanë ndikim pozitiv në rritjen e mirëkuptimit, tolerancës dhe të solidaritetit mbarëkombëtar. Qëllimi i shoqatave nuk është përfitimi financiar, por me veprimtarinë e tyre ata synojnë të ngrejnë vlerat dhe ndërgjegjen mbarëkombëtare tek shqiptarët. Nëse e marrim parasysh faktin se edukimi i mirëfilltë i fëmijës është një proces i pandërprerë, i cili fillon me lindjen e fëmijës, atëherë bashkëpunimi prind-fëmijë është shtylla kryesore e edukimit të shëndoshë. Fëmija duhet të edukohet në frymë pozitive, t’i jepet atij vullnet në realizimin e ideve të tija si dhe inkuadrimi adekuat i tij në shoqëri dhe në rrethin në të cilin ai jeton dhe vepron.

062 Vendlindja: Tetovë Në Britani: 25 vjet

Mursel Rexhepi


68 1.Cila është veprimtaria juaj? - Kam botuar dy libra, “2001, Fundi i Botës”, në vitin 1996 dhe “Historia e Fese Hyjnore”, në vitin 1998. Kam shkruar për shume gazeta dhe revista. Kam qenë aktiv dhe bashkëpunuar me shumë shoqata, lidhje shqiptare të Diasporës, që kur kam qenë student në Kajro (Egjipt), gjatë viteve 1986 – 1990. Kam qenë aktiv në lëvizjet demokratike shqiptare, që nga viti 1990. Kam vepruar edhe në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë. Janë të shumta angazhimet e mia dhe kontributet. Prej vitit 2002 udhëheq një numër të madh website në internet, në kuadër të AlbaNurit. Që dy vjet kam aktivizuar lëvizjen e Karadakut, Londër – Bruksel, me mikun tim në Bruksel, Selajdin Sinanin. Kurse aktiviteti më i ri, është angazhimi im në Diasporën Shqiptare për Maqedoni, ku jam edhe një nga nismëtaret e saj. Hapin e parë të kësaj lidhje e kemi bërë më 24 shtator 2012 në New York, ku i kemi venduar detyra vetes të vazhdojmë të punojmë për çështjen shqiptare, aty ku të tjerët e lanë...

063 Vendlindja:Shkup Në Britani: 12 vjet

Musa Lamallari

2. Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu për mua është gjithçka, por jo kështu i ndarë. Kam një thënie time, kur duket se shqiptarët nuk mund të bashkohen, ose kanë fërkime, unë nuk zhgënjehem, çdo herë e them të kundërtën që e ka thënë poeti ynë i madh, Gjergj Fishta. Pra, vetëm duke qenë të pathyeshëm ne mund të realizojmë qëllimet tona dhe të mbrojmë interesat ekonomike të shqiptareve në luginën e Vardarit, aty ku preken korridori 8 dhe 10, pra, për mua Shkupi duhet të jetë Jerusalem për gjithë shqiptarët, nuk guxojmë ta lëmë në duar të atyre që na vjedhin historinë dhe gjitha tjerat pastaj. Kurse aty mbrohet edhe interesi i politikës në Tiranë dhe Prishtinë. 3. A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani?

- Shqiptarët në Britani janë komunitet i ri, kështu që tani kanë filluar të marrin veten përpara, ka akoma shume punë për t’u bërë, por, edhe ashtu si komunitet i ri, kemi treguar se dimë të organizohemi kur e kërkon nevoja për t’i dalë zot identitetit tonë si shqiptar dhe për ta ndihmuar kauzën tonë. Ne mund të bëjmë edhe më shumë, nëse dimë të organizohemi më mirë, kurse kjo lidhet me pyetjen e juaj të fundit, që do të jetë mesazhi im. 4. Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Në Britani shqiptarët në numër më të madh janë nga Kosova dhe Shqipëria, nga Maqedonia janë shumë pak, të mos them fare pak. Mesazhi im është të krijohet një bord i gjerë, me njerëz të profileve të ndryshme, që kanë treguar rezultate në të kaluarën, të punojnë për një unitet të gjithëmbarshëm shqiptar, pa dallim krahine, qyteti, ose ideologjie, pasi jemi te gjithë shqiptarë, nëse të tjerët na kanë venduar mbi Shqipërinë etnike kufij administrativë, këtu në Britani nuk munden, ndaj mesazhi im i vetëm është UNITETI, pra të vendohen urat e komunikimit, të njihemi më tepër dhe të bashkëpunojmë më shumë, duke respektuar njeri-tjetrin.


69 1.Cila është veprimtaria juaj? - Personalisht, jam angazhuar që nga fillimi që bashkëpunimin tim të parë ta kem me bashkëkombësit e mi, për vetë faktin se na lidh çdo gjë, JEMI NJË! Gjithashtu kam një bashkëpunim të shkëlqyer edhe me organizata të ndryshme shqiptare në Angli e, në veçanti, bashkëpunim të shkëlqyer dhe vetëm për Zotin, kam më bashkësinë Kulturore-fetare Islame Shqiptare për të cilën i jam mirënjohës kontributit dhe afrimitetit që më ka dhënë shejh, Zymer Salihu, nga kjo bashkësi. Aktualisht në këtë bashkësi jam në rolin e Kryetarit të bordit drejtues, rol të cilin e kam pranuar me shumë përgjegjësi e dëshirë dhe që e bëjë vetëm për kënaqësinë e Zotit! Konkretisht qendra jonë kulturoro-fetare, Qendra Kulturore-Muslimane Shqiptare, këtu në Londër, në bashkëpunim të ngushtë me organizatën bamirëse Muslim Aid ka në projekt ndërtimin e 40-100 shtëpive për jetimë e të varfër në trojet Shqiptare. 2. Çfarë është atdheu për ty? - Shumëçka! Atdhetar i vërtet është ai që ndërton dhe ndihmon vendin e tij, sa herë që e lyp nevoja. Unë jam nga gjeneratat e para në Angli dhe që nga ardhja ime më 1989 jam përpjekur të bëj më të mirën për vendin tonë. Atdheu është ideali më i shtrenjtë i një individi, është gjëja më e shtrenjtë që pavarësisht largësive dhe kilometrave një shenjë nga vendi ynë na bën që të emocionohemi në çdo kohë. Njeriu gjatë gjithë jetës së tij, me rritjen e përvojës praktike jetësore dhe me zgjerimin e dimensioneve të kulturave të ndryshme, e përsos dhe e ndryshon mendimin e tij për probleme të rëndësishme në jetë, shpesh duke shkuar edhe tek kundërshtimet që ai është i pakënaqur me atë që bëhet apo punohet në vendin e tij, por asnjëherë nuk ndjen dhe nuk duhet të ndjejë përbuzje për vendin në të cilin ka fëmijërinë, rininë dhe gjëra të tjera aq shumë të rëndësishme për të. 3. A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe

çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Po, mendoj se shqiptarët po i ruajnë vlerat që na karakterizojnë. Natyrisht duhet më shumë angazhim dhe bashkëpunim, mes individëve apo organizatave. Imazhi i shqiptarëve mendoj se po përmirësohet dita-ditës dhe tashmë nuk jemi më ata mërgimtarët e sapoardhur, por qytetarë të denjë të Britanisë e në shumë raste ndjehemi krenarë për bashkatdhetarët tanë që kanë arritur suksese në fusha të ndryshme të jetës. Krahas kësaj atdhedashuria jonë pasqyrohet se sa shumë ne i edukojmë brezat e rinj, fëmijët tanë me kulturë kombëtare dhe dashuri të thellë për Shqiptarinë. Duhet bërë çdo gjë që brezi i ri të mos asimilohet e kultura jonë të trashëgohet brez pas brezi, me fjalë të tjera të jemi të papërtypshëm nga asnjë kulturë tjetër! 4. Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mesazhi im përkon me sintagmën e njohur të Xhon Kenedit, i cili më 20 janar 1961, porositi popullin e tij me një kusht themeltar: “Mos pyet çfarë bëri vendi për ty, por pyet çfarë bën t’i për vendin tënd?”; përgjegjësi që mendoj se duhet t’i rëndoj çdo qytetari që jeton në çdo vend!

064 Vendlindja:Mitrovicë Në Britani: 23 vjet

Mustafa Ferati


-

70

065 Vendlindja: Tiranë Në Britani: 3 vjet

Myzejen (Jeni) Myftari

1.Cila është veprimataria juaj? - Aktualisht, jam studente e Masterit në Diplomaci Ndërkombëtare, pranë Akademisë Diplomatike të Londrës. Veprimtaria ime është përqëndruar në përpjekjen për të ndihmuar femrat myslimane mbarëshqiptare të integrohen në jetën e Britanisë së Madhe, për ngritjen e tyre kulturore dhe profesionale si dhe të kenë njohuri më të thella për fenë dhe atdheun e tyre të origjinës. Mësimi i gjuhës shqipe, për fëmijët e shqiptarëve në diasporë, është një tjetër prioritet i veprimtarive të mia të përditëshme. Editore e gazetës “The Albanian”, gazetare për site dhe gazeta të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndihmës producente e programit të fëmijëve në Islam Channel, këshilltare juridike pranë Sharia Council, lektore, juriste dhe student e diplomacisë, janë këto disa nga aktivitetet e mia në Mbretërinë e Bashkuar. 2-Çfarë është atdheu për ty? Nga: Myzejen (Jeni) Myftari Londër: 18 Prill, 2012 Ç’është Atdheu për mua? Mos më pyet o shok, o vëlla Me fjalë ta përshkruaj nuk di Gjuha e paaftë është të sjellë Atë që zemra ka në ndjesi. Atdheu është pjesë e qenies sime Pa të cilën nuk mund të jetoj. Toka ku kam lerë Ku kam fëmijërinë dhe rininë. Vendi ku diellin për herë të parë e pashë Edhe fytyrën e mëmës dhe të atit aty për herë të parë i pashë. Fjalët e mia të para, ajo tokë i dëgjoi. Hapat e mi të parë e goditën Rinia ime e gëzoi Lotët e nusërisë atë dhe, njomën. Është vendi ku kam familjen, prindërit gjyshërve kockat ku u treten Stërgjyshërit varret aty kanë. Atdheu është bota ime Me fytyrën e nënës dhe të babës Të motrës dhe vëllait

Të gjithë fisit tim. Atdheu është frymëzimi dhe bashkimi I të gjithë shqiptarëve në dhe të huaj. Është vendi, ku dimri duket më i ëmbël Se njëmijë pranvera larg tij. Atdheu është dashuria dhe krenaria ime Është melodi gazi e pandërprerë. Është dheu që dua të më tresë Atdheu, është djepi dhe varri im. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? Personalisht mendoj se ka prej shqiptarëve që përcjellin vlera shumë pozitive dhe kanë nivel të lartë kulturor dhe qytetar. Janë shumë të kujdesshëm ndaj traditave dhe gjuhës shqipe, ndjenja këto që ua transmetojnë me fanatizëm dhe fëmijëve të tyre, shumica të lindur në Britani. Megjithatë, mendoj se pjesa dërmuese e diasporës sonë, nuk është e vëmendshme për ruajtjen e vlerave dhe traditave të bukura shqiptare. Disa, jo vetëm që nuk veprojnë pozitivisht, por ndikojnë negativisht në ngritjen e opinionit të përgjithshëm kundrejt shqiptarëve, duke vënë një hije mbi imazhin pozitiv të pjesës tjetër të diasporës dhe mbi të gjithë kombin në përgjithësi. Gjithsecili duhet të kërkojë më shumë llogari nga vetja, së pari, pastaj nga familja dhe më pas nga rrethi i tij shoqëror. Nëse do të përmirësohet individi, do të përmirësohet e gjithë shoqëria. 4-Cili do të ishte mesazhi juaj për shqiptarët në Britaninë e Madhe? Duajeni vehten për atë që jeni, mos e mohoni fenë dhe kombin tuaj. Qëndroni të bashkuar, ruajeni gjuhën dhe duajeni vendin tuaj. Jini krenarë që jeni shqiptarë. Merrni të mirën që ju ofron vendi ku po jetoni dhe largohuni prej të keqës së tij. Të përpiqemi për ngritjen e nivelit arsimor dhe kulturor të shqiptarëve, e veçanërisht brezit të ri, në mënyrë që të arrihet një integrim më i plotë në shoqërinë britanike, por kjo pa mohuar vetveten, gjuhën, traditat, kombin dhe pa kaluar në asimilim. Zoti i dhëntë paqe dhe i bekoftë shqiptarët kudo që ndodhen.


71 1.Cila është veprimtaria juaj? - Jam përpjekur të jem aktivist në komunitet, që me mbërritjen time në Mbretërinë e Bashkuar. Duke qenë se kisha përfunduar Akademinë e Arteve të Bukura, promovimi i vlerave shqiptare ka qenë dhe vazhdon të mbetet prioritet për mua. Nuk kanë qenë thjesht organizimi i aktiviteteve kulturoro-artistike por angazhimi i vazhdueshëm para gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Është geni shqiptar i trashëgueshëm që të zgjon, vullneti dhe çfarë janë më e rëndësishmet, vlerat njerëzore. Jam përpjekur për ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes Britanisë së Madhe dhe mëmëdheut, sidomos në fushën e biznesit, kryesisht në fushën e turizmit dhe ndërtimtarisë. Dua të theksoj se drejtoj gjithashtu edhe kompaninë time të suksesshme si prodhues detergjentesh dhe sot mbuloj një pjesë të konsiderueshme të Britanisë me prodhimet e kompanisë sime , por kurrsesi nuk mund të harroja që të investoja edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Nëse shikohet pasaporta ime, prej 17 vitesh qëndrimi në Angli, 7 ose 8 vite i kam kaluar në Shqipëri dhe Kosovë. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu është dinjiteti im. Në mërgim jemi një grimcë e shqiptarisë, në atdhe jemi gjithçka. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Perceptimi për shqiptarët e Britanisë ka ndryshuar tërësisht. Mendoj se shqiptarët po i kultivojnë këto vlera, por natyrisht mund të bëhet edhe më shumë. Mendoj se një bashkërendim më i mirë mes shqiptarëve të këtushëm do të bënte të mundur që shumë gjëra të ndryshonin për të mirë.

4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? Është shumë e rëndësishme që të njohim shijet e vlerave shqiptare. Nëse do të arrijmë të njohim shijet e vlerave shqiptare, do të arrijmë të thyejmë çdo rekord. Këmbëngulja dhe thjeshtësia janë elementë që të sigurojnë suksesin. Kudo që të jemi dhe në çdo kohë duhet ta shohim veten si shërbëtorë të kombit.

066 Vendlindja:Tropojë Në Britani: 17 vjet

Naim Hajdarmataj


-

72

067 Vendlindja: Shkodër Në Britani: 15 vjet

Naim Hasani

1-Cila është veprimtaria juaj?: - Unë kam shkruar në shume raste në gazetën tuaj dhe kam shprehur mendimet dhe këshillat e mia, nga pikëpamja ligjore, për komunitetin shqiptar në Britani dhe, besoj, se shumë shqiptarë tani janë mësuar me emrin dhe aktivitetin tim si avokat i Gjykatës Supreme të Anglisë dhe Wellsit. Pas ardhjes sime ne Britani kam filluar studimet ne Universitetin e Westminsterit në Londër, në shtator të vitit 1999, në Fakultetin e Drejtësisë, dhe kam mbaruar në korrik të vitit 2005. Në të njëjtin vit kam filluar praktikën dy vjeçare dhe jam pranuar si avokat nga Ministria e Drejtësisë, më 15 tetor 2007. Që nga ajo kohe kam punuar si avokat. Në gusht të vitit 2012, kam marrë licencën për të hapur kompaninë time avokatore Oliver & Hasani Solicitors. Megjithë punën mjaft të vështirë që më është dashur për të hapur firmën time, jam krenar që më në fund, që nga shtatori 2012, kemi kompaninë e parë avokatore, tërësisht shqiptare në Britaninë e Madhe. Pavarësisht punës sime të përditshme si avokat, kam gjetur edhe kohen për të dhënë ndihmësen time në një numër aktivitetesh që organizohen vazhdimisht nga shoqata të ndryshme, këtu në Londër, dhe të jap ndihmën time me konsulent falas ligjore, për çdo nevojë që kanë edhe Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës . 2-Çfarë është atdheu për ty? - Në atdhe njeriu ka edhe të kaluar edhe të ardhmen. Në vend të huaj ka vetëm të tashmen, por në Britani të jepet mundësia që të kesh një atdhe të dytë, me kuptimin e plotë të fjalës, si pioniere e të drejtave dhe lirive të individit, pa dallim race, feje dhe ideje, ku të

gjitha këto pjese të shoqërisë jetojnë, në një harmoni të plotë dhe të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe vetëm ligjit. Ky është gjithmonë edhe parimi im, në këtë vend që na ka dhënë të gjithëve një mundësi të dytë që ishte shumë e vështirë të përqafonim në atdheun tonë, por që megjithatë e duam me mish dhe me shpirt, sepse ne jemi të gjithë ambasadorë të përditshëm të atdheut tonë nëpër botë. Sa herë që nderohemi ne nderohet edhe të qenurit tonë shqiptar dhe e kundërta. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Nga eksperienca ime kam mësuar se në këtë vend


73 1-Cila është veprimtaria juaj? - Jam munduar të jem aktivist në komunitetin shqiptar të Britanisë, që në momentet e para që erdha në Londër. Jam rikthyer fitimtar nga lufta heroike dhe e drejtë, që shqiptarët e Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar, e kishin ëndërruar prej dekadash. Ndërkohë kisha lënë “luksin” londinez, duke marrë armën për liri. Desh Zoti dhe iu bashkova familjes i gjallë dhe fitimtar! Si një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prej vitesh, si shumë shqiptarë të tjerë, jam larguar nga mëmëdheu për një jetë më të mirë. Momentalisht drejtoj një kompani ndërtimi me emrin “INCURVE” dhe, dua të theksoj, se e kam filluar nga zeroja dhe tanimë kam ngritur një emër, e kam filluar i vetëm dhe tani numëroj mbi dyzet punëtorë në kompaninë time, ku 90 përqind e tyre janë shqiptarë nga të gjitha trevat. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Ndjesitë më të lumtura që një njëri normal ka është padyshim vendlindja, atdheu ku na lindi dhe rriti. Atdheu është gjithçka – është simbioza e lirisë dhe dashurisë njerëzore. Është padyshim stacioni ku gjen prehje, rehati dhe frymëmarrje të lirë. Dashuria dhe malli që kam për atdheun vlen më shumë sa luksi dhe paraja që fitohet në dhe të huaj. Nga kjo, më duhet ta theksoj, me vendosmëri të plotë se në mendjen time ekziston kthimi ...ngelet vetëm për të vendosur se kur. Edhe pse Britania të ofron mundësi dhe lehtësira më të favorshme, si ekonomike ashtu edhe sociale, Kosova është stacioni im i fundit atje dua ta kaloj pjesën e mbetur të jetës sime. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Sigurisht që shqiptarët anekënd, jo vetëm në Britani kanë përparuar dhe ecur shumë në të gjitha drejtimet. Janë arsimuar, kanë ngritur kompani dhe veprimtari të ndryshme social-ekonomike. Në shqiptarët e Britanisë kemi arritur mjaft në këto dre-

jtime, paçka se akoma jemi në fazat fillestare, jo vetëm të bërit biznes por dhe shtrirjen e marrëdhënieve mes njëri-tjetrit, do të thotë mes individëve biznesmen dhe shoqërisë tonë. Padyshim që kjo marrëdhënie duhet të konsistojë në dhënien dorë, aty ku është më e domosdoshme, bie fjalëve tek njerëzit në nevojë, përkrahja e talenteve të reja etj. Biznesmenët shqiptarë duhet të solidarizohen dhe kontribuojnë për bashkatdhetarët e tyre, sepse në këtë mënyrë kanë treguar jo vetëm bujarinë që na karakterizon, por dhe emancipimin dhe integrimin e vlerave tona në shoqërinë britanike. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Shqiptarët kanë se çfarë të tregojnë nga vetja. Kanë kulturë, traditë dhe një gjuhë për të cilën krenohemi dhe mburremi. Duhet të tregojmë vullnet dhe këmbëngulje për të arrit qëllimin tonë; ruajtjen e vlerave, gjuhës, kulturës dhe traditave tona kombëtare. Çdo individ apo grupacion, që i futet një iniciative, qoftë dhe biznes, duhet të ketë parasysh që suksesi, krahas kapitalit monetar, që do të arrijë, që është me rëndësi, një tjetër synim që duhet t’i vëmë vetës është që të kontribuojmë për ta përkrahur kauzën tonë, që të jetojmë dhe integrohemi si shqiptarë të civilizuar, gjithmonë duke biseduar, bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

068 Vendlindja: Kosovë Në Britani: 14 vjet

Nami Llapi


-

74 1-Cila është veprimtaria juaj? - Unë jam një krijues filmash. Në vitin 2001 kam bashkëthemeluar kompaninë filmike “Gegnia Film” dhe që nga ajo kohë vazhdoj të jap kontributin tim në këtë drejtim. Momentalisht jam duke realizuar dokumentarin “Dilemë në Londër”, një dokumentar i metrazhit të gjatë që ka të bëjë me shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, historinë, zhvillimin dhe dilemën e tyre se a do të kthehen në vendlindje apo do të qëndrojnë në MB, me mundësi që trashëgimtarët e tyre të asimilohen.

069 Vendlindja: Prishtinë Në Britani: 22 vjet

Naser Shillova

2. Ç’ka është atdheu për ty? - Të gjithë ne e ndiejmë atdheun në mënyra të ndryshme. Për mua atdheu është sikur trupi për shpirtin. Trupi nuk mund të jetojë pa shpirtin dhe shpirti nuk mund të jetojë pa trupin. Atdheu është toka ku kemi lindur, ndërsa ne jemi shpirti i asaj toke. Për ne, mërgimtarët, kjo paraqet një problem të veçantë, sepse ne si pjesë e atij vendi nuk jemi afër dhe kjo na lë disi të shqetësuar për atdheun apo edhe ballafaqimi me realitetin që një ditë, me apo pa dëshirën tonë, të zëvendësojmë vendin e lindjes me një tokë tjetër siç është Britania e Madhe. Sidoqoftë, kudo që jetojmë, si shpirtra të tokave shqiptare, ne gjithmonë duhet të japim kontributin tonë për ta ndihmuar atdheun tonë në të gjitha aspektet e saj. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Shqiptarët në Britaninë e Madhe, besoj, kanë lënë një imazh, kryesisht të mirë. Natyrisht, ka pasur edhe momente kur disa nga mërgimtarët tanë, të përfshirë në prostitucion, drogë dhe krime të tjera të rënda, kanë njollosur, aty-këtu, imazhin e shqiptarëve. Por, kur flasim për krijimin e një imazhi të përgjithshëm e më të qëndrueshëm, mendoj, që kjo kërkon kohën dhe pjekurinë e vet. Si popull shqiptar kemi fatin që jemi një popull i lashtë dhe i vyeshëm. Kur një njeriu i krijohet mundësia të shfaqë inteligjencën e tij në një

vend demokratik, siç është Britania e Madhe, suksesi vjen në mënyrë të natyrshme. Vetëm me suksese mund t’u tregojmë të gjithëve, se kush janë shqiptarët dhe të mburremi me sukseset që kemi arritur deri tani si në sport, art, muzikë etj. Gjithashtu, jam i mendimit që ne duhet të kemi më shumë përkrahje dhe bashkëpunim me qeveritë shqiptare. 4 Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Besoj që shumica do të pajtoheshin me mua që, historikisht, ne si shqiptarë vuajmë nga disa të meta, siç është bashkëpunimi i dobët dhe kryelartësia. Kjo e fundit, në momente të ndryshme historike, është komentuar si: “Të gjithë shqiptarët janë mbretër” dhe, duke qenë si të tillë, na ka munguar bashkëpunimi dhe besimi mes shqiptarëve. Besoj që ne, së paku këtu në Britaninë e Madhe, mund të ndryshojmë atë mentalitet primitiv dhe të bashkëpunojmë, të vlerësojmë drejt të tjerët, të pranojmë realitetin e një prijësi tjetër dhe të dimë se mbi të gjitha është kombi. Nuk është me rëndësi se kush do të zgjidhet “mbret” i shqiptarëve në Britaninë e Madhe, është me rëndësi që ne si minoritet të ngrihemi sa më lart që është e mundur për hir të vetes sonë, të fëmijëve tanë dhe të gjithë kombit.


75 1.Cila është veprimtaria juaj? - Në Angli kam emigruar në maj 1999, pasi që lufta na mori çdo gjë që kishim, madje edhe djalin tim 17 vjeçar, Ilirin. Por, pas kthimit tim këtu në Angli, nuk kam qëndruar duarkryq. Edhepse nuk e kisha gjendjen e mirë shëndetsore, i dhashë vetes detyrë, që të bëj diçka për këtë vend mikpritës që dha kontribut të pashoq për çrobërimin e Kosovës nga kolonializmi serb. Por, një natë, në ëndërr m’u parafytyru djali im, Iliri, dhe më tha: Të lutem, baba, ban diçka për Nanën tonë të madhe, për Nanën Terezë, dhe falë zotit kam arritur që pas një mundi të madh ta ngris shtatoren e Nanës Terezë në oborrin Manastirit të Gortonit, në Manchester. - Kam themeluar klubin e shahistëve «Shqiponja», këtu në Manchester, i cili garon në ligën e dytë të këtij qyteti pesëmilionësh banorë. - Qe 4 vite rrjesht është organizuar turniri i shahut këtu në Manchester, me iniciativën time, por sivjet e kemi edhe pesëvjetorin e ketij turniri. Ky turnir organizohet për ta nderuar dëshmorin e kombit, Reshat Shehun, i cili, para lufte, ishte kryetar KSH «Lepenci», duke qenë në ndërkohë edhe lojtar i KSH «Shqipet» në Doganaj të Kaçanikut. -- Në Korrik të vitit 2013, klubi futbollistik «Oldham Atletic» do ta vizitojë Kosovën. Marrëveshja për këtë projekt është finalizuar, por tani topi ka mbetur te Federata e futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë. - Kam hedhur idenë që në një qytet të Kosovës t’i ngritet një shtatore ish-kryeministrit Tony Blear, për ta nderuar për kontributin e tij në Luftën e Kosovës. Këto ditë mora një letër, ku zoti Bler është shumë shumë i kënaqur me këtë ide dhe ai më falëderon nga zemra. - Jam autor i dy vëllimeve me poezi : “Gjallëria e oxhakut tim” dhe “Toplica e zemrave tona”, që kanë dalë në Bukuresht, nën përkujdesjen e Shqiponjës së Dardanisë në trojet e Rumanisë, z. Baki Ymeri. 2-Çfarë është atdheu për ty? Shqiptarët, si populli më vjetër në Ballkan, kanë patur shumë armiq në Ballkan dhe në Azi (Rusinë). Neve Europa, por edhe Anglia, na kanë shikuar, dikur, me një sy tjetër, por tani jan bindur se ne dimë të punojmë e të

mësojmë, por edhe për mbrojtje dhe atdhe të luftojmë. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Atdheu për mua është Vatra e Perëndisë, Shqipëria e bashkuar e zemrave tona. Ne atdheut ia kemi borxh edhe jetën. Ne në diasporë e kemi trupin, ndërsa mendjën dhe zemrën e shpirtin i kemi në atdhe. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mesazhi im për shqiptarët në Angli është: Ne duhet të punojmë dhe të mësojmë më shumë se të tjerët. Ne ishim pesë shekuj nën Turqi e një shekull nën Sërbi. Atëherë pse mos të ecim në vrap me kohën? Dua t’i përmendi vargjet e Vaso Pash’ Shkodranit se ”Feja e shqiptarit është shqiptaria”, gjë që e dinë edhe të tjerët, por unë dua ta them një fjali: ”Të gjitha trojet shqiptare janë trojet tona”. Duhet t’i flakim ndasitë fetare e krahinore. Shkoni ku të shkoni, shqiptar vetes t’i thoni! Duhet të krenohemi se jemi shqiptarë, sepse sinqeriteti, puna dhe besa është krenaria jonë. Buka e krypa, zemra e mikepritja është tradita e jonë. Të punojmë bashkë në ekipe, që kurrë mos të frigohemi, sepse armiku tenton edhe më tej, mund të na përçajë e të na sundojë.

069 Vendlindja: Kaçanik Në Britani: 13 vjet

Osman Caka


-

76 1-Cila është veprimtaria juaj? - Jam arkitekt dhe drejtor gjeneral i studiove arkitektonike dhe urbanistike 4M në Londër dhe në Prishtinë. Jetoj në Londër prej vitit 1992, që nga mosha 16 vjeçare. Kam studiuar arkitekturën dhe Urbanizmin në Londër. Kam punuar si arkitekt në Londër dhe New York, para se të formoja studion time arkitektonike dhe urbanistike 4M, në vitin 2003 në Londër. Në vitin 2004 kam hapur studion me veprimtari të njëjtë 4M, në Prishtinë. Kam kryer projekte në vende të ndryshme të botës, si në Kosove, në Shqipëri, në Britani, Irlandë , Republikën Ceke, Kuvait, Katar, Zvicër, Itali, Dubai, Mali i Zi dhe në Shtetet e Bashkuara ëe Amerikës. Në Qershor të këtij viti do të bëj hapjen e galerisë së artit në Londër, së bashku me gruan time, Kristalen, ku do të promovojmë artin dhe artistët shqiptarë nga të gjitha vendet e botës. Kam vrapuar në Maratona në Londër në vitin 2009, që të ngrej fonde për të ndihmuar fëmijët shqiptarë të ikur pas luftës, për organizatën BAKC (British ALbanian Kosovar Council).

071 Vendlindja: Prishtinë Në Britani: 21 vjet

Përparim Rama

2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu ka domethënie monumentale për mua. Atdheu është baza! Vendi ku është lind dhe kultivuar gjeneza e veprimtarisë time, si individ. Është baza pa të cilën nuk do ta ndieja stabilitetin tim shpirtëror. Është baza mbi të cilën ndërtoj çdo ditë e me shumë dhe pa të cilën çdo gjë që bej nuk do të kishte kuptimin e plotë. Atdheu më lidh me të kaluarën! Atdheu më jep fuqi për të ardhmen. Atdheu më karakterizon. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Shqiptarët e Britanisë së Madhe, gjithmonë e më shumë, po kultivojnë vlera të mirëfillta me të cilat po mburremi gjithnjë e më shumë.Edukata bazike familjare dhe edukimi i mirëfilltë shkollor janë themelet kryesore e të ardhmes dhe imazhit tona personal dhe si

komb. E ardhmja jonë është rinia. Nëse krijojmë stabilitet të fortë për rininë tonë, atëherë e ardhmja dhe imazhi do të jetë shume pozitiv. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Britania e Madhe është, ndër shtetet më të avancuara në botë në shumë aspekte , e mbi te gjitha edukimit. Mesazhi kryesor është: njihe veten dhe jepi rendësi të madhe edukimit. Flas për edukim multidimensional, profesional dhe shpirtëror. Njohja e vetvetes dhe edukimi na çliron nga problemet, na bën më të avancuar në çdo aspekt, na mundëson të lidhemi thellë me diturinë e strukturave të formuara qindra mijëra vjeçare dhe na mundëson të krijojmë vizione për të ardhmen, të krijojmë bazë të thellë për vetëformimin tonë. Na mundëson të njohim veten. Investoni në edukimin e përparimin tuaj personal, kuptoje veten, kush je, ç’ka beson dhe pse, projekto veten në të ardhmen dhe reflekto përparimin tënd nga e kaluara, mëso të shohësh të mirën e pozitiven, ajo do t’ju ve buzëqeshjen ne fytyre e buzëqeshja jote do të ndikoje në krijimin e buzëqeshjeve të tjera rreth jush, e asaj do t’a shohin hajrin të gjithë ata për rreth jush e edhe më tej, në Kosovë, Shqipëri, Britani e në të gjithë boten.


77 1-Cila është veprimtaria juaj? - Se pari, jam nënë e tre fëmijëve; së dyti, drejtuese dhe themeluese e shoqatës “Iliria”, me bazë dhe veprimtari në Birmingham, shoqatë që ofron mbështetje për shqiptarët dhe familjet e tyre, me banim në Birmingham dhe zonat përreth. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu, Shqipëria për mua është Alfa e jetës sime, që para se të vija në këtë jetë. Mendimi im është se një njeri që s’ka atdhe është si një endacak që ecën në rrugën e pluhurosur të jetës, pa e ditur kur dita vjen apo nata e prek me çarçafin e saj të errët... Atdheu është vetë vetja ime, identiteti im, fytyra e karakterit tim. Atdheu... është toka e të parëve të mi dhe varret ku ata prehen, është krenaria e karakterit tim. Atdheu është thesari më i madh që e mbaj fshehur brenda zemrës sime, ngado që eci dhe, ashtu si zemra që nuk mund të funksionojë pa gjakun që rrjedh në deje, ashtu dhe unë nuk mund të kuptoj qenien time, pa emrin e atij vendi, ku u linda, ku qava dhe qesha për herë të parë, aty ku do prehem një ditë... 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Komuniteti shqiptar në MB është një komunitet mjaft i madh, jo vetëm nga numri por edhe nga karakteristikat e veta kombëtare. Sidoqoftë, për fat të keq, çdo ditë që ecën, brezi i ri shqiptar në MB sikur tjetërsohet, kryesisht pasi nuk kam vërejtur shumë entuziazëm nga ana e prindërve shqiptarë, për të përcjellë tek brezat e rinj pasurinë e çmuar të të parëve të tyre, kulturën dhe gjuhën e mrekullueshme të mëmëdheut... 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe

072 Vendlindja:Fushë Arrëz Në Britani: 20 vjet Së pari, ndërkohë që Shqipëria sapo festoi 100 vite Pavarësi, ndaloni, për një çast, dhe analizoni brenda ndërgjegjes tuaj se sa shumë po kontribuoni që filizat e rinj shqiptarë që rriten në MB, të jenë shqiptarë dhe shumë krenarë për prejardhjen e tyre. Të gjithë ata vëllezër dhe motra, që kanë qenë pranë shoqatës “Iliria”, u uroj çdo të mirë dhe jetë të gjatë e të begatë dhe të gjithë shqiptarëve në MB e përtej, Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja në çdo çast të ekzistencës suaj!

Pranvera Smith


-

78

073 Vendlindja: Prishtinë Në Britani: 14 vjet

Remzie Zeka - Sherifi

1-Cila është veprimtaria juaj? - Jam drejtuese e Maryhill Integgration Network, themeluese dhe koordinatore e asociacionit shqiptaro - skocez “AlbScott”, producente , tekstshkruese . Në vitin 2007 kam publikuar në gjuhën angleze librin “Shadow Behind the Sun” (Hija Prapa Diellit), që arriti sukses dhe u nominua për dy shpërblimet më të larta që jepen për krijimtarinë letrare në Skoci, Saltare society First book of the year dhe Sundial Scottish Arts Council First Book of the Year. Që nga ditët e para të jetës këtu, kam filluar të merrem me produksione kulturore e skenike, duke u përpjekur të promovoj historinë, kulturën dhe traditën e popullit shqiptar. Bërthamë e parë e punës vullnetare ka qenë puna me të rinjtë dhe gratë. Në kuadër të MIN-it, në vitin 2005 kam themeluar produksionin e dramës, teatrit dhe të vallëzimit. Në 2010 jam shpallur KAMPIONE E KAMPIONEVE, që ndahet nga kuvendi i komunës së Glasgout dhe gazetës Evening Times, për arritjet në zhvillimin e sektorit shoqëror. Në vitin 2012 kam marrë shpërblimin e parë për zhvillimin e kulturës dhe të artit nga radhët e emigranteve. Jam ndierë e nderuar nga ftesa dhe nderi për të qenë mysafire e mbretëreshës Elizabeta, dy vite me parë, në Pallatin Mbretëror. Së fundi jam shpallur “Gruaje Emigrante e Vitit”, në Mbretërinë Bashkuar 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu për mua ka kuptim shumëdimensional. Është vendi ku kam marrë ato që janë virtytet e mia më të mira, vlerat më të pasura fisnike e njerëzore. Atdheu është aty ku marr fryme lirisht e ku çdo gjë ma mbush jetën me begatinë e saj. Atdheu është aty ku më thërret kushtrimi i të pareve e ku i kam më të dashurit, aty ku çdo gjë ka bukurinë e jetës së lumtur, që s’mund të paguhet me asnjë çmim. Me mungojnë pluhuri, shkurret dhe gurët e atdheut tim, pranvera, agimet e mëngjesit dhe muzgu i mbrëmjeve të ngrohta, më mungojnë varret e prindërve e të motrës , përqafimi i nipërve dhe mbesave. Atdheu është vendi ku më është robëruar shpirti.. .Atdheut i takon e kaluara ime, në Skoci po e jetoj të tashmen dhe mbetem me shpresë se në Kosovë do ta kaloj të ardhshmen.

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Këtu në Skoci, edhe pse jemi në numër shumë, të vogël krahasuar me pjesët e tjera të Britanisë, falë angazhimit, punës dhe arritjeve të shqiptarëve në të gjitha sferat e jetës, gëzojmë një imazh të mirë. Çdo ditë e në çdo kohë secili prej nesh duhet të japë maksimumin për një prezantim sa më të mirë personal, pasi sukseset individuale i shërbejnë përforcimit dhe prezantimit të denjë kombëtar. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Diaspora duhet të luajë rol vendimtar në përmirësimin e imazhit kombëtar. Në këtë vazhdë lypset një bashkëpunim më i madh i të gjitha subjekteve në mërgim (Britani) për të përpiluar një strategji e platformë unike. Intelektualet, krijuesit letrarë, artistet, bashkë me diplomacinë shqiptare të Kosovës e Shqipërisë dhe shoqatat e organizatat joqeveritare, shqiptare, duhet të koordinojnë aktivitetin e tyre me qëllim të promovimit të vlerave e të interesit kombëtar. Për sensibilizimin e kësaj çështje duhet përdorur e jetësuar diplomacia publike, fuqinë e mediave e të fjalës së shkruar!


79 1-Cila është veprimtaria juaj? - Punoj me familje dhe individë të moshave të ndryshme dhe me nevoja të shumta që nga viti 1995. Po ashtu ,edhe me familjet shqiptare në Londër, me prindërit dhe fëmijët e tyre, nga viti 1998. Punoj me rininë shqiptare në veri të Londrës, kryesisht në klube të mësimit plotësues. Organizoj aktivitete të ndryshme për të rinjtë, me ndihmën e mësuesve të specializuar në gjuhë, në dramë, media, në krijim e filmave të shkurtër dokumentarë, etj. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu, është çdo gjë që unë posedoj, vlerat e mia: kultura, tradita, familja, e kaluara dhe e ardhmja! 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Unë, sinqerisht, besoj. Ne jemi një ndër pakicat më të suksesshme në Britani. Fëmijët tanë janë ndër fëmijët më të mirë në shkolla. Kjo reflekton drejtpërdrejt sa shumë prindërit shqiptarë punojnë me fëmijët e tyre! Por mos harrojmë se po afrohemi dy dekadave dhe integrimi i secilës familje shqiptare është duke u thelluar më shumë në kulturën britanike. Ne duhet të punojmë më shumë së kurrë me rininë tonë, në aspektin e rëndësisë së ruajtjes së traditës, kulturës dhe vlerave familjare, e cila te ne zakonisht është reflektuar në rreth të ngushtë dhe atë të gjerë, si p.sh. praktikimi i vizitave familjare, dasmat, manifestimet familjare… Unë, mendoj, tek ne në Londër, posaçërisht ekziston një problem i krijuar nga vetëdija e qytetarëve shqiptarë; klasifikimi i familjeve në klasa dhe nga vijnë ato. Kjo nuk po i ndihmon të rinjtë tanë dhe ne të rriturit po modelojmë ndarjen dhe klasifikimin në klasa dhe përçarje! Sa më shumë të përkrahim arritjet shqiptare në Britani dhe të jemi më të hapur dhe më pozitivë. Gjërat nuk bëhen brenda natës, por duke punuar dhe dëgjuar njëri-tjetrin dhe sa më shumë të këmbejmë aftësitë dhe njohurinë tonë ndërmjet njëri-tjetrit, mundësisht edhe vullnetarisht, një orë në javë d.m.th shumë për komu-

nitetin tonë e sidomos për fëmijët tanë! Vetëm së bashku do jemi më të fortë dhe më efektivë në çdo aspekt e sidomos në kultivimin e vlerave tona kombëtare! Sa më shumë aktivitete kulturore, dhe me çmim të volitshëm, mundësisht falas për rininë dhe të mundësojmë rininë të organizojë ngjarjet e tyre dhe t’i vlerësojmë ato! Ta ndihmojmë çdo njërin që ka nevojë. Sot është dikush tjetër, nesër jeni ju, unë, …të gjithë ne! T’i ndihmojmë ata të cilët po mundohen të mbërrijnë dhe të rrisin imazhin tonë në Britani. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Të ndihmojmë, të respektojmë dhe të dëgjojmë njëritjetrin! Jemi komb shumë punëtor dhe me kreativitet të lartë. Vetëm së bashku ne do bëhemi më të fortë dhe të rinjtë do na modelojnë ne! Unë mendoj se rinia është e ardhmja jonë. Shumë pak jemi të njohur për problemet të cilat rinia jonë është duke u ballafaquar në shoqërinë e sotme, në vendlindje apo nëpër Evropë. Ne duhet të punojmë më shumë me të rinjtë dhe me familjet, në përgjithësi.

074 Vendlindja: Pançev, Vojvodinë Në Britani: 21 vjet

Remzije Duli


-

80 1-Cila është veprimtaria juaj? - Pas ardhjes ne Mbretërinë e Bashkuar, në nëntor te vitit 1998, në fillim u aktivizova në komunitetin shqiptar, më pas punova si përkthyes për gjuhet shqipe, angleze dhe arabe dhe si veprimtar në organizata të ndryshme ndërkombëtare, pjesëmarrës nëpër tubime dhe forume të ndryshme, ndërkohë që, gjithmonë, u angazhova që shqiptarët në Britani te Madhe ta kenë një qendër te përbashkët, e cila të jetë në shërbim të interesave të komunitetit tonë. Gjithashtu isha drejtues nëpër borde në disa Organizata e Shoqata Shqiptare dhe të tjera.

075 Vendlindja: Klinë Në Britani: 31 vjet

Rexhep Bajraktari

2. Çfarë është atdheu për ty? - Mendoj se nga ana pamore atdheu për mua është vendi me i bukur, ku më pushojnë sytë dhe shpirti, kur e shoh, pastaj kur mbaj në trup çfarëdolloj shenje fizike që përshkon me atdheun tim. P.sh. gjate festave kur vishemi me rroba kombëtare dhe, nga ana pragmatike, më thotë mendja dhe ndjenjat, që ta duam atdheun ashtu si ai zogu që e do folenë dhe mundohem ta mbaj atë vetëm për vete edhe jo për ata që nuk i takojnë atdheut tim e, sidomos, ata që nuk kanë viza për të hyrë në të, se kur hynë nuk dihet kur dalin. 3. A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë, siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Unë mendoj që ne si individë të gjithë po mundohemi, brenda mundësive dhe hapësirës tonë, të kultivojmë vlerat në përmirësimin e imazhit tonë, por kur flasim si shoqëri mendoj se kompromiset për të arritur përmirësimin e imazhit të përgjithshëm, nuk janë të një shkallë të lakmueshme dhe asaj që kërkohet. Ka raste kur ndjehem i nderuar, që isha pjesë e disa nismave në qarqet më të larta Britanike dhe formimin

e kontakteve dhe grupeve për zhvillimin e komunitetit tonë, por fatkeqësisht për interesa te ngushta dhe personale, sidomos një numër i madh përfaqësuesish të shoqatave, krijojnë paqartësi në komunitet dhe bëjnë që pozicioni i shqiptareve në Britani të mos jetë në një shkallë të ngritur. Gjithsesi, është kënaqësi e madhe dhe faktike që shqiptarët, brenda një dekade këtu ne Britani, kanë siguruar vende pune në të gjitha fushat e jetës profesionale. - 4. Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mesazhi im për shqiptaret në Britaninë e Madhe do te ishte qe të jemi të bashkuar dhe të jemi njëzëri në promovimin e vlerave tona si shoqëri, gjithmonë të synojmë nga integrimi dhe asnjëherë të mos na shkoj ndërmend asimilimi. Të bindemi se ka kaluar koha e mosdijes dhe traditave jo të mira, që sollën fatkeqësi të shumta tek disa shtresa njerëzore. Njëkohësisht të kontribuojmë në çfarëdo lloj mënyre, që vlerat tona, si shoqëri e komb, të shfrytëzohen dhe zhvillohen në të ardhmen dhe të punojmë që diaspora jonë të lidhet dhe të bashkëpunojë ngushtë, si një trup i vetëm. Zhvillimi i kulturës dhe vlerave të kombit nuk i përket vetëm ministrive të kulturës, por ajo është amanet i të gjithë shqiptarëve dhe, gjithmonë, të jemi këmbëngulës në mbrojtjen e gjuhës, besimit, kulturës dhe vlerave tona kombëtare.


81 Legjenda e zanave që shkëlqejnë në bardhësinë e tyre, personifikohet tërësisht me profilin e saj. Ka diçka që e bën magjike dhe që duket se fuqinë, madhështinë, bukurinë e ka marrë në tokën arbërore, atje ku u lind, ku për të ardhur dhe shkëlqyer në metropolin britanik dhe jo vetëm. U lind për të qenë yll që shndrit, që nuk mundet ndryshe veçse të jetë e suksesshme. Ajo është kthyer në një model jo vetëm për bashkëmoshatarët e saj shqiptar, në Shqipëri, në Kosovë, apo trojet e tjera shqiptare, por miliona të rinj anembanë globit e adhurojnë. Rita Ora u shndërrua në ikonën e suksesit, duke mos harruar për asnjë moment që në qindra prononcime të saj anembanë globit, të pohojë me krenari se ajo është shqiptare, duke bërë që çdo shqiptar të ndjihet krenar që është bashkëkombës i saj. Ajo po ndjek rrugën e gruas më të madhe që i dhamë globit, rrugën e Nënë Terezës. Edhe në këtë prononcim ajo thotë se atdheu është i shenjtë, ndonëse u largua prej tij që kur ishte vetëm një vjeçe, por familja e rriti dhe e edukoi me vlerat më të mira shqiptare. Sot ajo nuk është vetëm këngëtare, ajo rrezaton madhështinë e suksesit të femrës shqiptare.

1. Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu për mua është i shenjtë dhe dëshira ime është që ta shoh të zhvilluar dhe të përparuar, si atdheun tim të dytë, Britaninë. 2. Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Për gjeneratat e reja, të besojnë në vetvete, të studiojnë dhe të punojnë dhe të jenë të ndershëm dhe të moralshëm në drejtim të realizimit të qëllimeve edhe të ëndrrave të tyre dhe mos të dorëzohen në këtë qëllim. Anglia na ka mundësuar, hapur dyert që t’i shprehim cilësitë, aftësitë dhe kualitetet tona në çdo drejtim të jetës, prandaj duhet t’i shfrytëzojmë këto dhe në këtë mënyrë i ndihmojmë edhe rrethit ku jetojmë dhe vendlindjes që të përparojë dhe të zhvillohet, ndoshta në një nivel të njëjtë me njërin nga shtetet më të përparuara dhe demokratike në botë, Britaninë e Madhe.

076 Vendlindja:Prishtinë Në Britani: 24 vjet

Rita Ora


-

82 1.Cila është veprimtaria juaj? - Kam ardhur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2000, me familjen time. Punoj si psikologe në një spital shtetëror dhe privatisht në qendër të Londrës. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Si të gjithë emigrantët e tjerë, mendoj që dashuria për atdheun është shumë e madhe. Sa më shumë vite që kalojnë aq më shumë i vlerësoj traditat dhe kulturën e vendit tim. Atdheu është zanafilla jo vetëm e identitetit, ai kulturor, tradicional, gjuhësor etj , por e qenësisë , vitalitetit të aktivitetit tënd njerëzor brenda një vlere që ka të bëj me kombin. Gjithsesi kur atdheu të mungon, je larg tij për arsye të ndryshme përpjekjet për të shkurtuar këtë distancë janë më të mëdha.

077 Vendlindja: Tiranë Në Britani: 12 vjet

Rozina Thaçi

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Për mua kjo vjen si rezultat i dashurisë qe kam për vendin dhe sepse e kam kuptuar që identiteti si shqiptare ka shumë kuptim, sepse më është brumosur që në vogëli. E them me plot gojë që jam shqiptare sepse ne jemi një komb me vlera historike dhe kulturore. Këto vlera ne jemi munduar t’i tregojmë edhe në imigracion. Për shembull, një pjesë e mirë e shqiptareve që ndodhen ne Angli kanë studiuar dhe punojnë në institucionet më të mira dhe i kanë dhënë një emër shumë të mirë kombit tonë edhe pse jemi këtu vetëm për një dekade. Normale që duhet një përkushtim i përgjithshëm që të mund të krijojmë një komunitet më të organizuar dhe më të formësuar në një të vetëm. Përdorimi i potencialeve intelektuale duhet të jetë i koordinuar dhe i përkushtuar veçanërisht tek brezi i ri, çifteve të divorcuara, njerëzve

në nevojë përgjithësisht. Deri më tani, unë mendoj që ne të gjithë së bashku, ia kemi rritur imazhin shqiptarëve që jetojnë në Britani dhe duhet të vazhdojmë të punojmë më shumë në ketë drejtim. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Edukimi dhe njohuritë e marra në Mbretërinë e Bashkuar janë shumë të vlefshme për vendin tonë, të cilin nuk duhet ta harrojmë. Unë jam munduar gjithmonë për të dhënë kontributin tim, jo vetëm për komunitetin tonë këtu, por edhe në Shqipëri dhe Kosovë, me studime të ndryshme ose këshillime klinike. Mbi ato ç’ka thashë më lart, pse jo, mund të shërbejnë si një mesazh dhe kjo, shpresoj, të jetë një praktikë për të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë sadopak.


83 1.Cila është veprimtaria juaj? - Jam themelues dhe CEO i organizatës “International Business and Diplomatic Exchange” (IBDE), me qendër në Londër. Për shumë vite jam angazhuar në mënyrë aktive me liderët e biznesit dhe diplomatë, si konsulent për Punë të Jashtme. Ekspertiza ime mbulon çështjet ndërkombëtare, me një fokus të veçantë në çështjet e BE-së, politikat publike, shërbimet financiare, riskun politik, si dhe diplomacinë komerciale. Interesat e mia kërkimore janë në eksplorimin e impaktit që kanë ngjarjet ndërkombëtare, në politikat strategjike si dhe në shndërrimin e krizave në oportunitete. Para themelimit të IBDE-së, kam themeluar Qendrën për Dialog Ndërmjet Biznesit dhe Parlamentit. Gjatë asaj kohe kam punuar dhe ende bashkëpunoj me parlamente të ndryshme, veçanërisht në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet organeve legjislative dhe operatorëve ekonomikë. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu, është vendi në të cilin ndjehesh i lirë dhe i qetë, njëkohësisht është vendi i cili të zgjon emocione dhe krijon ndjenjën dhe nevojën për të dhënë një kontribut pozitiv për të, paçka se ku mund të ndodhemi fizikisht. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Mendoj se komuniteti Shqiptar në Britani është ende i ri, me përjashtim të një numri mjaft të vogël që, ka ardhur këtu pas luftës së dytë botërore. Kultivimi i vlerave shqiptare, e posaçërisht respekti dhe kujdesi për familjen, do të doja të mendoja se janë ende duke u kultivuar me sukses, në ma së të madhe. Sigurisht që në vende si Britania “kujdesi i shtetit për qytetarët” është shumë më i përsosur dhe, në një mënyrë apo tjetër e komplimenton këtë virtyt shqiptar, shumë pozitiv. Një shkallë më e lartë e arsimimit (që në përgjithësi

mund të përgatisë kuadro me karriera ndikuese në ndryshimin e opinionit publik), si dhe një integrim i mirëfilltë në shoqërinë Britanike, mund të kontribuojë edhe më shumë në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Integrohuni në jetën Britanike sa më shumë që të jetë e mundur, sigurisht duke ruajtur dhe kultivuar vlerat shqiptare. Vetëm kur të ndiheni në Britani si në shtëpinë tuaj, dhe duke luajtur një rol aktiv në shoqërinë Britanike, do të arrini të çmoni edhe më shumë prejardhjen shqiptare dhe, kontributi do të jetë shumë më praktik dhe i vlefshëm. Ajo ç’ka dua të them është; të ruajmë virtytet shqiptare por edhe, ti ndërthurim ato me shumë vlera pozitive që, Britania ia ofron qytetarëve të saj, pa dallim.

078 Vendlindja:Therandë Në Britani: 12 vite

Rudi Guraziu


-

84 1.Cila është veprimtaria? juaj? - Kam ardhur në Britani në vitin 1998. Kam botuar gazetën “Koha Shqiptare” si dhe kam krijuar me shokët dhe aktivistët e shumtë shoqatën “Dituria” në West Lodon. Kontribuoj me të gjitha mundësitë dhe aftësitë e mija dhe të familjes në njohjen e komunitetit dhe të kulturës shqiptare në Britaninë e Madhe, përmes shkrimeve të botuara në gazetat lokale angleze, në shtypin tjetër shqiptar si dhe punës në strukturat e ndryshme të shtetit anglez. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja në kuptimin më konkret, koha, njerëzit dhe toka. Atdheu është kontributi i çdonjërit për një shoqëri progresiste te zhvilluar, për identitetin e tij dhe te vendit të vet; janë rrënjët ku njeriu i përket origjinës së tij. Sakrificat e brezave dhe gjeneratave për lirinë, pavarësinë, gjuhën dhe identitetin përbejnë kontributin më të madh për Atdheun. A nuk sakrifikuan rilindasit tanë që ngjallnin ndërgjegjen kombëtare për Atdheun? Ne rrugën e tyre, ne, emigrantët e vendeve më të përparuara , si Anglia, Amerika, Gjermania etj., mund të bëjmë më shumë për të ardhmen dhe begatinë e Atdheut.

079 Vendlindja: Shqipëri Në Britani: 14 vjet

Ruzhdi Jata

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb,dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Shqiptarët mbajnë lart flamurin e kombit, të unitetit e të bashkimit kombëtar në UK. Janë me dhjetëra e qindra bashkatdhetarë që ia rrisin ditë për ditë vendit, këtu dhe atje, lavdinë dhe krenarinë me arritjet e sukseset e tyre të gjithanshme. Me dhjetëra janë shoqatat që lëvrojnë programe të rëndësishme të integrimit; të shumtë janë biznesmenët, studentët, shkrimtarët, artistët, gazetarët, politikanët, sportistët që e bëjnë gjithsecilin krenar për aftësitë dhe talentin e madh të shqiptarëve në rrugën e përparimit dhe të demokracisë. Janë të tjerë që me punën e tyre shkencore e historike, studiuese e investuese kanë fituar respektin e dashuri-

në e anglezëve dhe të nacionaliteteve të tjera. Por, të gjithë së bashku, mund dhe duhet të bëjmë më shumë për brezin e ri, për gratë, motrat dhe vajzat tona që të vazhdojnë më tej integrimin në shoqërinë ku jetojmë, të vijnë si të mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre dhe të shoqërisë. Gjuha e bashkëpunimit, e koordinimit të punës në komunitete dhe prezantimi me dinjitet i atdhetarizmës shqiptare duhet t’i bashkojë më fort çdo shqiptar dhe të harrohen politikat dhe klanet e vjetra. Më gjuhën e vëllazërimit dhe te bashkimit, jo të përçarjes dhe ndasive, sukseset do të jenë më të mëdha. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Puno me dinjitet, me përkushtim e me krenari në vendin ku jeton. Investo për fëmijët dhe të ardhmen e tyre. Forco e ruaj familjen si të shenjtë dhe mos harro për asnjë çast Atdheun, për t’ua përcjellë krenarinë që jemi shqiptar brezave të ardhshëm. Në veçanti, për brezin e ri, i cili i ka të hapura të gjitha rrugët. Mesazhi im është të mësojë e të edukohet sa më mirë për të shfrytëzuar çdo oportunitet për të ardhmen e tij ,duke mos harruar sakrificat që kanë bërë prindërit e tyre, duke e patur tepër të vështirë fillimin dhe stabilizimin ne Angli. Kjo të jetë referencë për të ecur vetëm përpara.


85 1-Cila është veprimtaria juaj? - Veprimtaria dhe krijimtaria ime artistike ka filluar fare në moshë të re. Por puna ime e pashkëputur nga atdheu vazhdoi edhe këtu në dheun e huaj, në Londër, me botimin, promovimin e librave. Një ndjenjë e papërshkruar e lumturisë, sepse fjala ime artistike, vargu im poetik, u përurua dhe u përfshi në shumë intervista, libra, Antologji. LNPSHA ‘’PEGASI’’ KOSOVE, në Kongresin e Parë Poetik, vlerësoi penën time me një nga çmimet e ‘’ Muzës poetike’’, sidomos ato vargje të krijuara para lufte, të cilat kanë një domethënie për historinë e popullit tonë. Po ashtu për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ky kongres në Projektin: ‘’100 mijë poetë mund të bëjnë ndryshime’’ nderoi librin tim të shenjtë ‘’ Përsiatje’’, dorëshkrime të cilat i mbijetuan terrorit famëkeq-luftës së Kosovës, më çmimin prestigjioz ‘’ Më ndryshe’’. Jam e përfshirë në disa organizata angleze, në të cilat përfshihen shumë shtete të botes, si urë lidhëse e komunikimit me të gjitha komunitetet. Pasi mbarova shkollimin për TV and Juarnalizem, vazhdoj të shkruaj e të japi kontributin tim për gazetën angleze ‘’The New Londoners’’, ku edhe jam pjesë e bordit. Kohëve të fundit jam në bashkëpunim me disa fëmijë-talent shqiptarë. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Volteri thoshte: “Atdheu është vendi ku robërohet shpirti”. Është shumë e vërtetë se integrimi, përshtatja, fillimi i një jetë të re në një vend të huaj, është më shumë sfida, por gjithmonë rob brenda vetes. Sepse është një hije e padukshme e cila na ndjek pas, hije e cila na shtrëngon frymëmarrjen tonë për LIRI. Atdhedashuria është kurora e identiteti tim, është krenaria ime se edhe unë kam një emër, se edhe unë kam një shtet, kur të më pyesin të tjerët se nga vijë e kush jam?. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësi-

min e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Imazhi për shqiptarët sa vjen e shtohet tek vendoret, si një komunitet më shumë vlera artistike, kombëtare, paqedashës, të sinqertë, punëtor, e familjar të devotshëm. Historia ende flet për vështirësitë e pamëshirshme më të cilat shqiptarët janë ndeshur nëpër periudha historike... Sigurisht shqiptarët këtu në Britani, në maksimum punojnë për vlerat që na karakterizojnë si komb, kjo tregohet qartë edhe me disa emra me famë botërore siç është RITA ORA, Ambasadore e denjë e kulturës shqiptare. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mesazhin tim për Shqiptarët në Britaninë e Madhe, do ta filloja me thënien e artë të Sami Frashërit: ‘’ Sendet më të shtrenjta në botë janë nderi dhe atdheu’’. A ka ndjenjë më të bukur dhe respekt më të madh se sa ti shërbesh atdheut ndershmërisht, sepse një komb mbahet gjallë me gjuhën, kulturën, traditën…Gëzuar Shekullin Shqiptar, qofshim të bekuar nga perëndia, për jetë e mot si shtete e si komb!

080 Vendlindja: Prishtinë Në Britani: 13 vjet

Sadie Kryeziu


-

86 1.Cila është veprimtaria juaj? - Përveç se shkoj në kolegj, ku studoj anglishten (literature), historinë, muzikën dhe shkencat politike, si e vogel kam qenë në klasë të vallzimit (baletit/Jazz/Tap) ku kam fituar disa grada. Pastaj kam filluar në violinë ku kam kryer 3 grada. Me vonë kam filluar në piano ku tani po përgatitem për gradën 7. Perveç këtyre, unë edhe këndoj. Kam nënshkruar një kontratë me një menagment ku kam inçizuar 4 këngë dhe tani pres të filloj promovimin. Kam marrë pjesë në disa koncerte edhe shfaqje në shkollë, vetëm por dhe me grup muzikor. Gjithashtu në moshçn 13-vjeçare, kam marrë pjesë në një festival në Danimarkë (Pranvera e fëmijëve) së bashku me babain edhe vëllain, ku vetëm ne ekzekutuam në instrumente dhe unë këndova live këngën “Moj e bukura More” dhe “Unfaithful” (Rihanna) ku në të dy këngët i luajta edhe vetë në piano. Plus, kam kënduar dhe në teatrin ‘The Rose Theatre’ në Kingston, London.

081 Vendlindja:Londër Në Britani: 17 vjet

Sadie Zhakri

2) Çfarë është atdheu për ty? - Edhe pse jam lindur dhe rritur në Londër, prapë e konsideroj veten se jam shqiptare, madje ajo vajza tipike e Kaçanikut. Unë flas, shkruj dhe lexoj shqip që kur isha e vogël. 3) A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Unë mendoj që edhe ne, shqiptarët në Britaninë e Madhe, dalngadalë po e marrim veten si popujt e tjerë. Arritjet e tona si komb në këtë vend po rriten dita ditës, sepse po i tregojmë vlerat në shkolla, universitete, në sport, në art dhe kulturë. Edhe pse jemi në një shtet tjetër, jo në atdheun tonë, unë mendoj se shqiptarët nuk duhen të frikësohen, por të tregojnë veten dhe vlerat në lëmi të ndryshme. 4) Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britani-

në e Madhe? - Mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe është që të mësojnë, të punojnë sa më shumë dhe të arrijnë sukses. I lus prindërit shqiptarë që sa më shumë të punojnë, t’i ndimojnë dhe të investojnë tek fëmijët e tyre dhe mos të harrojnë gjuhën shqipe. Prindërit e mi kanë punuar dhe investuar tek unë dhe tek vëllai im, pasi edhe ai merret me muzikë: luan në klarinetë dhe piano, për veç muzikës klasike luan edhe valle shqiptare më klarinetë.


87 1-Cila është veprimtaria juaj? - Unë jam mësues i gjuhës shqipe. Këtë profesion e kam ushtruar gjatë gjithë jetës sime. Fatmirësisht këtë profesion e kam ushtruar dhe e ushtoj edhe sot, edhe këtu, në Britani të Madhe. Kam punuar dhe ende punoj si mësues i gjuhës shqipe, për fëmijët shqiptarë. Që nga viti 1970 unë merrem me shkrime nga lëmia e gjuhës dhe e letërsisë. Kam të botuara nëpër gazetat dhe revistat shqipe artikuj të shumtë gjuhësorë, por edhe poezi dhe tregime. Kam bashkëpunuar me shumë gazeta dhe revista që janë botuar (dhe disa vazhdojnë të botohen edhe sot) në Prishtinë, Shkup dhe Londër, si “Gjuha shqipe”, “Studime gjuhësore” (botim i Institutit Albanologjik i Prishtinës), revista Fjala, Kosovarja (Prishtinë), gazeta “Flaka e vëllazërimit” (Shkup) , ” Rilindja”, “Zëri” , “Bota e re”, “Bota sot”, “Telegrafi”, “Shkëndija” , revista “Albanica”, “The Albanian” (Londër) etj. Qe një kohë të gjatë unë bashkëpunoj edhe me gazetat që botohen në internet, si: “Albaniapress” , “Fjala e lirë”, “Zemra shqiptare” “Tribuna shqiptare”. Kam punuar si mësues i gjuhës shqipe për anglezët. U kam dhënë gjuhën shqipe diplomatëve dhe ushtarakëve. Kam punuar për shkollat: “Communicaid Group” , Global languages” , “Rainbow school in bussines”, ku janë përfshi studentë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Nga këto kurse kanë dalë diplomatë dhe ambasadorë që kanë punuar në ambasadat angleze në Shqipëri dhe në Kosovë. Kam punuar edhe për Ministrinë e Mbrojtjes, ku kam dhënë gjuhën shqipe ushtarakëve, që janë përgatitur për misione ushtarake në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Unë jam nga Llugaxhia, komuna e Lipjanit. Me fjalë të tjera jam nga Shqipëria Etnike, nga pjesa veriore e saj që quhet Kosovë. Aty kam lindur dhe atje është dhe mbetet gjithnjë atdheu im. Secili njeri, mendoj, se ka një atdhe. Tjetër është çështja se njerëzit mund të lëvizin nga vendlindja e vet dhe mund të shpërndahen nëpër botë, sikur qe rasti im dhe i shumë shqiptarëve të tjerë, që mërguan në Europë, Amerikë, Australi e gjetiu..

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Unë mendoj se shqiptarët në Britani kanë kultivuar dhe janë duke kultivuar vlerat kombëtare. Natyrisht se duhet edhe shumë për të bërë. Komuniteti shqiptar këtu, edhe pse jo aq shumë i organizuar, ka arritur të shënojë rezultate të ndjeshme, si në hapjen e shkollave shqipe(në Londër, por edhe në shumë qendra të tjera britanike), si dhe në aktivitete kulturore. Me këtë rast vlen të përmendet nxjerrja e gazetave, si “The Albanian” , “Albanian Mail” si the gazetës në internet “Fjala e Lire”. Këto gazeta janë bërë tribuna të krijuesve shqiptarë, jo vetëm në Britani, por edhe më gjerë. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mesazhi im do të ishte që shqiptarët të punojnë më shumë për ta organizuar në nivel edhe më të lartë aktivitetin kulturor, arsimor në Britani. Shqiptarët këtu të mos ndahen në baza territoriale, krahinore, politike e ideologjike, por të jenë të bashkuar drejt një synimi për bashkimin gjithëkombëtar të trojeve tona etnike. Diaspora gjithmonë ka luajtur rol te madh për të drejtuar zhvillimin dhe politikën e shteteve të tjera. Pse të mos ndodhë kjo edhe me ne shqiptarët?!

082 Vendlindja: Kosovë Në Britani: 15 vjet

Sami Islami


88

083 Vendlindja: Deçan Në Britani: 14 vjet

Selman Lokaj

1-Cila është veprimtaria juaj? - Punëtor arsimi. Punoj në Education Department, në Harrow Council me titull Learning Instructor. Si mësues në shkolla publike angleze, pata rast të takoj edhe prindër shqiptarë, të cilët ishin të interesuar që fëmijët e tyre të mësojnë shqip. Dhe erdhi momenti kur njënënë shkodrane pyti se a ka ndonjë shkollë shqipe për fëmijët shqiptarë. Nga kërkesa e kësaj nëne, lindi ideja që në Harrow të hapim një shkollë shqipe. Ja arritëm që, në një kishë, të hapim paralele në gjuhën shqipe. E pagëzuam shkolla shqipe ”Sulejman Vokshi”. Filluam me një paralele dhe pas një kohe të shkurtër, u bënë dy, me afër 40 fëmijë. Angazhuam dy mësuese dhe unë isha në rolin e koordinatorit. Ishin këto vitet 2004. Këtë shkollë e vizituan edhe kryetar shoqatash asokohe, si Ruzhdi Jata, Abedin Bajraktari, etj. Në Harrow themeluam edhe shoqatën “Sulejman Vokshi”. Unë, së bashku me anëtarë të shoqatës dhe shkollës shqipe, filluam të bëjmë takime edhe me shoqata tjera si: “Faik Konica”, ”Dituria”, ”Ardhmëria”,etj dhe kështu thelluam bashkëpunim dhe së bashku festonim të arriturat e komuniteteve si dhe festat shtetërore, Pavarësinë e Kosovës, Festen e Flamurit etj. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Vendi më i shtrenjtë. Nuk e jap, nuk e fal dhe nuk e shes. Në Kosovë kam lindur, atje kam dëshirë të vdes. 3 -A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Nuk ka dyshim, se shqiptarët këtu në UK, kultivojnë vlera që na karakterizojnë si komb. Ka shume fakte që tregojnë se ne shqiptarët, sado të larguar gjeografikisht nga atdheu, trojet shqiptare, po bëjnë çmos për të ruajtur kulturën, traditën, historinë, zakonet, gjuhën shqipe etj. Në familjet shqiptare flitet gjuha shqipe, shikohet TV

shqip, fëmijët po rriten me tregime për vendlindjen e tyre apo të prindërve te tyre, me historinë dhe me dashurinë ndaj atdheut. Kontaktet e shpeshta me Shqipërinë, Kosovën e trojet tjera shqiptare ka rendësi të veçante që së paku ngadalëson asimilimin e mundshëm të gjeneratës së re. Për të përmirësuar imazhin e shqiptareve këtu ne Britani, duhet që secili shqiptar të përshtatet në shoqërinë angleze, duke u integruar dhe civilizuar në nivel evropian, sepse edhe jemi, i takojmë Evropës. Të tregojmë kulture dhe civilizim, në shoqëri, në punë, në shkollë etj. Se jemi një komb me histori të lashtë dhe kemi shtetin gati më të vjetrin në Evropë. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mesazhi për shqiptaret në Britani të Madhe është i thjeshtë: Tregoni dhe kurrë mos u turpëroni të thoni se jeni shqiptarë. Tregoni se shqiptarët janë bujarë, zemërgjere, të sjellshëm por edhe atdhedashës. Tregoni se këtu në Britani të Madhe, po integroheni ngadalë dhe të sigurtë në shoqërinë milionëshe. Se shqiptaret kanë korrur dhe po korrin suksese në të gjitha fushat e jetës; shkollim, punësim, kulturë, art, sport etj.


89 1-Cila është veprimtaria juaj? Kam përfunduar studimet North Hartforshire University - dega Aktrim, në vitin 2002. Që nga ajo kohë kam filluar aktivitetin profesional, duke luajtur në shumë shfaqje të ndryshme, tv, radio, si dhe dhe filma të metrazhit të gjatë. Që nga viti 2009, përveç roleve në tv apo filma, jam producent, regjisor dhe aktor në ”Theatre Collection”. www.theatrecollection.net. Aktualisht, pas një suksesi të madh të shfaqjes, të cilën e kam bashkëshkruar me Mc Sisters “Jeta e Nënë Terezës”, jam duke punuar në shfaqjen e Anton Çehovit, “Qershia dru frutor”. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu për mua është nevoja për frymëmarrje. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Jo, nuk mendoj se ne shqiptaret e Britanisë po kultivojmë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb. Mendoj se për përmirësimin e imazhit tonë duhet të mobilizohemi të gjithë dhe t’i tregojmë vlerat tona të vërteta. Në vend që të ulim kokën dhe të pranojmë

imazhin jo të mire që e kemi në Britani, e në shumicën e rasteve e mohojmë që jemi shqiptarë, ne duhet të kemi kokën lart dhe te mburremi se jemi shqiptarë. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mos e humbisni Identitetin tuaj!

084 Vendlindja: Mitrovicë Në Britani: 15 vjet

Shaban Arifi


90

085 Vendlindja:Peshkopi Në Britani: 10 vjet

Shefit (Shef ) Domi

1.Cila është veprimtaria juaj? - Kam përfunduar studimet për Ekonomi biznes, këtu në Londër. Angazhimi im në komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe ka filluar si web-designer i gazetës “The Albanian”. Nuk ka qenë thjesht dizajnimi i një ueb-siti, por angazhimi i vazhdueshëm për t’ua sjellë shqiptarëve të Britanisë lajmin e fundit. Jam angazhuar që prej më shumë se 7 vitesh në çdo aktivitet jo vetëm të gazetës, por kam luajtur rolin e fotografit, ku shumë e shumë prej aktiviteteve të organizatave dhe shoqatave të ndryshme në Britani kam patur fatin t’i fiksoj në aparatin tim fotografit. Tashmë në botën e komunikimit masiv këto foto mund të gjenden online. 2 – Çfarë është atdheu për ty? - T’i përgjigjesh kësaj pyetje të bën të mendosh dimensione të larmishme, atdheu për mua tregon shumë, rënkon në gjurmët e të parëve të mijë, rritet në pasardhësit e tyre, qëndron në mua edhe vazhdon në pasardhësit tonë. Atdheu, figuron pamjen më të bukur të vendlindjes, të fëmijërisë, të vrapimit në rrugët e zbrazura, shpreh dashurinë për njerëzit e mi të dashur. Ai demonstron afri ndaj tokës së mëmëdheut! Më shumë se kaq, atdheu është tokë për të cilën luftuan burra të zotë , e rrënuan të tjerë dhe pret ta ngrenë bijtë e saj. “Atdhe” quhet vendi ku ati im lindi, unë linda dhe jeta ime vazhdon përtej hapësirës tij. Atdheu është malli i madh për çdo detaj te tij, krenaria që ndjen për të, lotët që derdhen për largësinë, mungesa që lë në zemrën time. Ai është gjaku im që rrjedh bujshëm në venat e mija, i trashëguar brez pas brezi. E, siç mund ta thotë çdo shqiptar me zemër: “Atdheu është gjëja më ë shtrenjtë!” 3 – A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të Shqiptarëve në Britani? - Ndonjëherë mjaftojnë hapa shumë të vogël për të arritur te ngresh lart e me lart emrin e adhuruar prej secilit shqiptar. Shpesh, të bësh atë që është e mundur mbase nuk mjafton, prandaj përtej dëshirës së çdo shqiptari duhet të qëndrojë puna si fakt për atë që kontribuon dedikuar atdheut të tij. Po të ulesh, e të mendosh, të ndjesh, ndjenjën patriotike në zemrat e secilit individ të mërguar do të kuptonim sa shumë gjera ka për të krijuar, për të luftuar për detajet e ngritjes së Shqipërisë. Përveçse, një emër,

në vend të huaj, mund të ngrihen disa variacione institucionesh në ndihmë të shqiptarëve jashtë hapësirës atdhetare. Madje, mund të bëhet që me ane të aktiviteteve, të ndryshme shqiptare në Britani apo në çdo vend ku jeton diaspora shqiptare, popujt e tjerë ta njohin më nga afër Shqipërinë, bashkë më gjithë bukuritë natyrore, me kulturën dhe traditat e vyera të trashëguara e të ruajtura me kaq fanatizëm. Për shembull, të ngrihet një fondacion shqiptar me zë, i cili të merret me ide dhe sipërmarrje revolucionare, duke mundësuar kështu të drejtat e çdo emigrant. Për më shumë, të kërkohet ndihma e çdo shqiptari, intelektual apo njeri i thjeshtë, për të krijuar një imazh të plotë, real dhe shprehës për mirësinë, zgjuarsinë që gëzon Shqipëria dhe Shqiptarët. 4 – Cili do të ishte mesazhi për Shqiptaret në Britaninë e Madhe - Trishtimi që mund të ndjeni për largimin nga vendi juaj i dashur, këtu ku mbase mund të keni kujtime të bukura ose jo, kthejeni në gëzim duke e ndjerë më pranë atë. Ndoshta duke u kthyer tek ai, për të luftuar me vullnet në ngritjen e tij nga humnera e komunizmit ku ka rënë. Mbase këtu ku jeni mund të trashëgoni gjuhën e ëmbël të Naimit tek fëmijët tuaj në mënyra të ndryshme, shkrim, këndim etj. Shkruani, flisni dhe transmetoni për vendin e thepisur, për njerëzit e ekzistencës shqiptare. Prandaj nëse bota rrotullohet rreth jush, rrotullojeni dhe ju jetën rreth atdheut tuaj të dashur.


91 1.Cila është veprimtaria juaj? - Jam një ish-valltar i ansamblit “Dardania” në vite. Kam punuar si koreograf në Londër, me shumë pasion me grupmosha valltarësh shqiptarë, nga të gjitha trevat shqipfolëse. Kënaqësia më e madhe për mua është kur kërcehet vallja shqiptare nga fëmijët që ua ke mësuar sesi kërcehet shqip. Performimet e tyre në koncerte festive, aktivitete këto të organizuara për komunitetin tonë, në raste festash kombëtare, janë stimuli më i madh për një koreograf. Kam kontribuar, pa hezituar, në asnjë çast, që vallja shqiptare, jo vetëm të mësohet nga brezat e rinj që po rriten në Britani, por dhe të mund të krijojmë një traditë, në mënyrë që të ruajmë këtë vlerë të patjetërsueshme të kulturës sonë kombëtare. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Një ndër gjërat më të shtrenjta në jetën e njeriut. Vendi ku trupi dhe shpirti gjen paqen, prehjen e plotë. Atdheu është një e vërtete shpirtërore, një vatër ku ngrohet përjetësisht çdo pjesëtar i familjes së madhe. Atdheu është strehë është simbioza e përjetësisë së prejardhjes; gjeneza që nuk shteron kurrë! Ndaj i falem atij, truallit që më lindi dhe rriti dhe që më bëri krenar. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Duke analizuar kohën, ku pjesa dërrmuese e shqiptarëve të Britanisë kanë në ishull, duke parë dhe përkushtimin e tyre për kultivimin e vlerave, më bën të besoj se jemi në rrugën e duhur. Paçka se me gjithë arritjet e deritanishme në aspektin e ruajtjes dhe mbartjes së këtyre vlerave vëren hallka aty- këtu të këputura, prapë se prapë, shqiptarët janë dhe do të ngelën përçues dhe trashëgues të vendosur të traditës së tyre. Shoqatat dhe intelektualët shqiptarë dalëngadalë po instalojnë një tregues pozitiv të zhvillimit dhe integrimit

të vlerave tona, brenda komunitetit për të qenë së pari vetvetja dhe të barabartë në shoqërinë britanike. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Një thirrje vëllazërore për të gjitha shoqatat, që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, që të kenë një qendër të madhe, të përbashkët komunitare, të bashkërendojnë dhe të koordinojnë veprimet në mënyre që gjithsecili shqiptar të gjeje veten në këtë qendër. Është obligim i çdo shqiptari që të edukoje brezin e ri, edhe ata që do të vijnë, me vlerat e mrekullueshme shqiptare. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

086 Vendlindja:Tropojë Në Britani: 12 vjet

Shkëlzen Mustafa


-

92 1-Cila është veprimtaria juaj? - Jam lektor ‘Senior Lecturer’ (prej mëse 11 vitesh) në Departamentin e Inxhinierisë Mekanike dhe Shkencave të Matematikës në Universitetin Oxford Brookes. Jam lektor i lëndëve për dizenjimin dhe simulime kompjuterike në degën e Inxhinierisë. Gjithashtu bëj konsultime, në kuadër të departamentit për testime dhe verifikime të dizenjimeve të ndryshme mekanike, për klientë të Universitetit.

087 Vendlindja: Zvicër Në Britani: 21 vjet

Shpend Gërguri

2-Çfarë është atdheu për ju? - Vendlindja është vendi ku jam rritur dhe edukuar dhe ku kam kaluar një pjesë të jetës sime. Për mua, personalisht, “atdhe” do të thotë vendi të cilit i përkas. Në vendlindje e ndjej veten të përmbushur në çdo aspekt dhe të qenurit pranë rrethit të gjerë të familjes është një kënaqësi. Fakti që çdo rrugicë e vendlindjes është e lidhur me kujtimet e fëmijërisë më bën të ndihem i kënaqur dhe i plotësuar. Edhe se situta ekonomike ka qenë shumë e vështirë në atdhe, jemi rritur me shumë dashuri e përkujdesje duke na ushqyer gjithnjë e më shumë traditat dhe vlerat shqiptare. Këto tradita dhe vlera i mbartim dhe i zhvillojmë së bashku me komunitetin shqiptar në Britani si dhe në gjirin e familjes gjatë edukimit të brezit të ri. Atdheu është pjesë e pandarë në zemrën e secilit prej nesh pavarësisht arritjeve apo sfidave tona kudo nëpër botë. Për mua vendlindja ka qenë dhe do të mbetet e shenjtë. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Imazhi i kombit shqiptar në Britani ka pasur mjaft batica dhe zbatica gjatë dy dekadave të fundit, por unë mendoj se brezat e rinj janë duke e përmirësuar këtë imazh dhe besoj se kjo tendencë ka për të vazhduar në vitet në vijim. Vlerat tona kombëtare janë pjesë e vatrave dhe

familjeve shqiptare në Britani dhe shpresoj se kjo situatë do të vazhdojë të jetë e tillë. Këto vlera janë pjesë e identitetit tonë kombëtar që vazhdimisht është në risi dhe u takon brezave të rinj ta çojnë këtë risi gjithnjë e më lartë, për të respektuar atë komb të cilit i përkasim. Ndërsa, përsa i përket brezit tonë, ne i përçojmë vlerat e kombit shqiptar gjatë jetës dhe aktivitetit të përditshëm. Pa shumë bujë, me thjeshtësi e me dinjitet është e mundur të përçojmë vlerat tona kulturore shqiptare kudo nëpër botë. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mesazhi im do të ishte që të investojmë në të ardhmen, edukimin dhe arsimimin e brezit të ri, pa harruar të kultivojmë vlerat pozitive të kombit tonë. Brezat e rinj, fëmijët tanë, janë ata që do të çojnë më tej vlerat tona kulturore dhe që në një ditë të afërt në kohë do të mund të kontribuojnë në mirëqënien e atdheut tonë dhe mirëmbajtjen e imazhit pozitiv shqiptar, jo vetëm në Britani por anembanë nëpër botë. ..


93 1-Cila është veprimtaria juaj? - Prej më shumë se 5 vitesh punoj si këshillues për Zhvillimin e Organizatave Etnike në Angline Lindore për ‘Projektin BASIS’, në Këshillin Britanik të Refugjatëve. Përpara se vija në Britani kam punuar për tre vite në Drejtorinë e Rinisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërise (1993-95). Paralelisht, gjithashtu kam punuar në kapacitetin e vullnetarit, edhe si Sekretar i Përgjithshëm për Keshillin e Rinise Shqiptare(KRSh) dhe si Drejtor i Projekteve të ndryshme kulturore e rinore për Shoqërine ‘Idealistët e Rinj’. Këtu në Anli, gjatë periudhës 1998 - 2007, kam drejtuar ose shërbyer si ‘Udhëheqës Projekti’, për projekte të ndryshme artistike dhe kulturore për bashkësinë shqiptare dhe ballkanike në Angli, përkatësisht nëpërmjet shoqërisë “Arbëria” dhe Qendrës Kulturore Ballkanike. 2-Çfarë është atdheu për ty? Dikur grekët thoshnin se ‘Një dimër në atdhe është më i ëmbël se njëqind pranvera në dhe të huaj’. Megjithatë kjo nuk i ka penguar ata (një pjesë e konsiderueshme prej tyre) të emigrojne jashtë tokës greke, duke formuar nga një koloni në të katër anët. Por ata, gjithmonë e kudo që shkojnë, siç thoshte Ricos, mjaft figurativisht, e mbartin një copëz greqie mbi shpinë. Mendoj se një pjesë e madhe nga ne shqipet, kështu kemi bërë dhe bëjmë dhe për Shqipërinë, kudo që kemi mbëritur ndër vite, dekada e shekuj. Marrëdhënia ime me Atdheun, ku u linda, unë dhe prinderit e mi, e gjithë të parët, tani është një marrëdhënie që e ka kaluar provën e largësise dhe kohës. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Sigurisht që tek ne këtu në Britani, ashtu sikur edhe me bashkësitë etnore dhe kulturore nga vende të tjera, fatkeqësisht ka patur edhe “mollë të kalbura”, por ata nuk janë kurrësesi shumica. Mbetet shumë per t’u bërë dhe investuar në ketë drejtim, pasi të tjerët që nuk u’a duan të mirën shqiptarëve kanë “investuar” djallëzisht

shumë në këtë fushë. Mendoj se duhet të bëjmë shumë për të përkrahur dhe përfshire profesionistët në jetën komunitare te diasporës shqiptare, këtu në Britani. Mendoj se duhet të bëjmë më shumë për të evidentuar dhe përkrahur më shumë shembujt positivë që gjenden rreth nesh, në mes të bashkësisë shqipfolëse, këtu në Ishujt britanikë. Dhe se fundit, por jo e fundit, duhet rritur në një nivel cilësor dhe numerik investimi largpamës i shteteve shqiptare në Europën Juglindore për integrimin, mbrojtjen dhe rruajtjen e vlerave të Shqiptarëve tek bashkëkombasit e vet në diaspore, e këtu në Britani, veçanërisht. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? Duajeni gjithmonë të Tuajën, teksa vlerësoni dhe mësoni vlerat dhe sjelljet përparimtare të njërit prej qytetrimeve dhe perandorive më progresiste qe ka njohur historia botërore, siç ishte dhe është Perandoria Britanike e Qytetrimi Britanik i tanishëm. Na duhet të punojmë tmerrësisht shummë për të fituar kohën që kemi humbur si komb në shekullin e kaluar. Koha po punon për shqiptarët, kudo që janë por ne duhet të punojmë më shumë për kohën dhe largpamësi për integrimin dhe përparimin e shqiptarëve dhe respektin për mikëpritjen dhe harmoninë me shoqërinë e këtushme britanike.

088 Vendlindja: Fier Në Britani: 16 vjet

Shpëtim Alimeta


-

94 1.Cila është veprimtaria juaj? - Veteran i arsimit dhe publicist. Gjithë jetës i jam përkushtuar procesit të edukimit dhe arsimimit të brezave të rinj. Kam kaluar në të gjitha fazat e arsimit, duke filluar si mësues në moshën 17-vjeçare (1945/46), pastaj drejtor shkolle, drejtor i entit arsimor-pedagogjik, inspektor dhe në fund kryeinspektor i arsimit të Kosovës. Pas pensionimit në vitin 1986, si veteran i arsimit kam iniciuar formimin e Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Kosovës dhe jam marrë me shkrime publicistike dhe letrare. Kam botuar 10 vepra, 3 prej të cilave janë botuar këtu në Britani, pas ardhjes sime në vitin 1999. Në Britani jam njoftuar me shumë personalitete të shquara të komunitetit shqiptar dhe anglez dhe jam munduar gjithmonë, aq sa më lejonte mosha dhe shëndeti, që me pjesëmarrjen time në aktivitetete të ndryshme kulturore e shoqërore, të inkurajoj bashkatdhetarët e mi në punën e tyre të zellshme të afirmimit të vlerave kombëtare dhe çështjes shqiptare në përgjithësi këtu në Britani.

089 Vendlindja:Viti Në Britani: 13 vjet

Tahir Berisha

2. Çfarë është atdheu për ty? - “Vendi ku së pari pamë qiellin, vendi ku më këndshëm na ngroh dielli!” (T.Z.Berisha, 1954). Megjithëse me kohë, shumë nga nesh u detyruam që me dhunë të largohemi nga atdheu, asnjëherë nuk do të thotë që e kemi braktisur përgjithmonë. Atdheu është pjesë e pandashme e mendjes dhe e zemrës së çdo individi, pa marre parasysh se ku jeton dhe vepron gjeografikisht. Në epokën e globalizmit dhe “boom”-it teknologjik, çdo individ i kombit, që për arsye të ndryshme është larguar nga atdheu, ka gjetur mënyra të reja që të mbaj lidhjet e forta me atdheun dhe njëkohësisht të kontribuoj, në disa raste edhe më shumë se vetë individët brenda atdheut. 3. A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani?

- Komuniteti shqiptar në Britani është relativisht i ri në krahasim me komunitetet tjera shqiptare në diasporë, si p.sh. në Zvicër, Gjermani etj. të cilat me kohë kanë arritur një nivel më të lartë organizimi. Por, mendoj se ka trende pozitive këtu që do shpien drejt afirmimit të komunitetit tonë në Britani dhe imazhit të shqiptarëve në përgjithësi. 4. Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? Apeloj tek të rinjtë që të shfrytëzojnë maksimalisht këto mundësi edukimi, por gjithashtu, që kurrë të mos harrojnë gjuhën dhe origjinën e vet shqiptare. Një ndër sfidat kryesore në diasporë paraqet asimilimi dhe humbja e identitetit kombëtar, prandaj, prindërit dhe komuniteti duhet të jenë shumë të vetëdijshëm për këtë fenomen dhe para se të bëhet vonë, të marrin masa që fëmijet e tyre t’i dërgojnë që nga fëmijëria në shkollat me mësim plotësues në gjuhën shqipe, atje ku ka mundësi, ndërsa në zonat ku ende mungojnë, rolin e edukatorit ta marrin vetë prindërit duke përcjellë tek fëmijët vlerat e identitetit kombëtar.


95 1.Cila është veprimtaria juaj? - Veprimtaria ime fillon si maturant, ku mora pjesë në organizimin e demonstratave në vitin 1968 në Prishtinë,si dhe pjesëmarrës në aktivitetet politike ilegale,në kontakt të drejtpërdrejt me Adem Demaçin, pas vitit 1974. Në periudhën 1990-1992 isha kryetar i nëndegës dhe anëtar i Kryesisë së Degës së LDK -së në Mitrovicë. Për dy vite,1990-1992, u zgjodha kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Sindikatave të Pavarura të Degës të Administratës Shtetërore dhe Judikaturës në nivel të Republikës së Kosovës, anëtar i Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura (BSP) të Kosovës dhe pjesëmarrës në Kongresin e Parë të BSP-së të Kosovës, të mbajtur më 30 qershor 1990 në Gjakovë. Prej kongresit të parë të Lidhjes Shqiptare të Botës (LSHB) të mbajtur në Prizren më 2001,deri në kongresin e dytë në vitin 2007, në Tiranë, isha nënkryetar i LSHB-së. Me 26- 28 isha bashkudhëheqës në Kongresin e Dytë të LSHB-së. Në Britani jam përfshirë në organizimin e komunitetit shqiptar. Më 3 tetor 1993 hapa shkollën e parë shqipe në Britani të Madhe të mësimit plotësues me emrin “Kosova”. Viti 2012 shënon 19-vjetorin e organizimit dhe vazhdimësinë e suksesshme të kësaj shkolle. Për 19 vjet në detyrën e drejtorit bëra organizimin dhe hapjen e 22 shkollave shqipe të mësimit plotësues në Londër dhe disa qytete në B.M. Prej marsit 1998 e deri në përfundim të luftës në Kosovë isha Sekretar i Këshillit të Emergjencës për Kosovën dhe përgjegjës për mobilizimin e vullnetarëve për UÇK-në në Britaninë e Madhe. Aktualisht jam kryetar i Bashkësisë Shqiptare “ Faik Konica” në Britaninë e Madhe dhe nënkryetar i Forumit të Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Britani të Madhe, dhe anëtar i Kryesisë së LSHB-së. 2. Çfarë është atdheu për ty? - Për mua atdheu do të thotë realizimi i aspiratave kombëtare për të jetuar në një shtet të vetëm për të gjithë shqiptarët; zëri i dëshmorëve i cili thërret që nga historia e lashtë e deri më sot për bashkimin kombëtar.

3. A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb,dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Shqiptarët në Britani të Madhe tashmë kanë arritur me punë të krijojnë një imazh të mirë dhe të respektueshëm. Janë aktiv në sfera të ndryshme të jetës, si në sport, kulturë, arsim, art dhe biznes. Komuniteti shqiptar në Britani paraqet një kapital të mirë për kombin shqiptar, një urë lidhëse mes Shqipërisë, Kosovës dhe shtetit Britanik; një strukturë e aftë dhe vullnet të mirë në mbrojtjen e çështjes shqiptare. Për këtë arsye mërgimtarët nuk duhet lënë anash. Ata meritojnë një vëmendje dhe përkushtim të veçantë nga politika e qeverisë në Shqipëri dhe Kosovë. 4.Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Një aspekt me rëndësi dhe një sfidë e vazhdueshme për bashkatdhetarët tanë është ruajtja e identitetit tonë, krahas integrimit në shoqëritë e shteteve ku jetojmë (në rastin tonë, pra M.B.). Prandaj kërkohet hartimi i një strategjie gjithëpërfshirëse nga qeveritë,e cila do t’i prekte problemet të natyrës së edukimit, ruajtjes dhe kultivimit të vlerave dhe identitetit shqiptar, si dhe përfaqësimit dhe mbrojtjes shtetërore të qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës.

090 Vendlindja: Mitrovicë Në Britani: 20 vjet

Telat Pllana


-

96

091 Vendlindja: Shkodër Në Britani: 12 vjet

Taulant Omi

1-Cila është veprimtaria juaj? Në dhjetor 2002, së bashku me një grup atdhetarësh në Bedford krijuam fondacionin “Skënderbeu”, që kishte si qëllim ndihmën direkte për të gjithë shqiptarët që banojnë në Bedfordshire, për integrimin e tyre në jetën e shoqërisë britanike, ku unë mbajta deri janar të 2009-s postin e financierit dhe sekretarit. Themelimi i këtij fondacioni ishte domosdoshmëri e kohës pasi shqiptarët e Bedfordit ishin totalisht të paorganizuar dhe ndjehem krenar që kemi arritur të mbledhim në fillim rininë e më pas edhe të tjerët, duke u përpjekur kështu të kontribuojmë në ruajtjen e vlerave dhe të traditave shqiptare. Aktivitetet e fondacionit “Skënderbeu” përfshinin të gjitha moshat që nga fëmijët e deri tek mosha e tretë. Jam i lumtur që në vitin 2004 jam nominuar “Njeriu i vitit për Bedfordin”. Angazhimi në promovimin e vlerave shqiptare në “Festivalin e Lumit”, organizim i përvitshëm ky, ka qenë dhe mbetet prioritet për ne, pasi është mundësi fantastike për të dëshmuar atë çfarë jemi. Nuk mund të lë papërmendur edhe angazhimet për organizimin e aktiviteteve brenda komunitare si edicionet e Miss Albania UK. Jam angazhuar edhe me politikë, duke themeluar degën e PD-së në Britani të Madhe. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Unë do i përgjigjesha me fjalinë “aty ku balta është më e ëmbël se mjalta”, një shprehje që e kemi dëgjuar shumë herë gjatë fëmijërisë por vetëm emigrimi na e mësoi kuptimin e vërtetë të saj.

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Individualisht mendoj se shqiptarët janë ambasadorët më të mirë dhe këtë gjë e tregojnë me punën e tyre të përditshme. Punë, punë, sa më shumë dhe bashkëpunim me organizatat e ndryshme që operojnë në Britani, duke u kërkuar llogari për aktivitetet e tyre për të përmirësuar dhe shtuar aktivitet që tregojnë vlerat e shumta të kombit tonë. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Mos harroni kurrë prejardhjen dhe kultivoni tek fëmijët tuaj traditat dhe gjuhën tonë të bukur.


97 1.Cila është veprimatari juaj? - Në Prishtinë u diplomova në Fakultetin e Fizikës, ku punova dy vite si mësuese e fizikës në shkollën e mesme “Sami Frasheri”. Pas shumë vite punë vullnetare dhe angazhimi, në organizata te ndryshme, fillova të punoj si ndihmës mësuese në një shkollë fillore në Londër. Këtë detyrë e ushtroj nga viti 2006, ku çdo ditë po përpiqemi që të transmetojmë tek fëmijët, tek brezi i ri, gjuhën e bekuar shqipe, këngët dhe vallet e bukura shqiptare. 2. Çfarë është Atdheu për ty? - Atdheu për mua përben diç të shtrenjtë e të shenjtë, që më ka mishëruar me të kaluarën krenare, por që padrejtësisht që 100 vjet ka mbetur i copëtuar në disa shtete. Duhet të bëhet gjithçka që ta bëjmë Shqipërinë e bashkuar, për të jetësuar idealet gjithë atyre që ranë për atë ideal madhor, e që bashkë të shkojmë në Evropë. 3. A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Në vitin 1992, për shkaqe objektive, isha e detyruar ta braktisja Kosovën. Ndonëse për shumë kohë jam ndjerë fajtore, me “fajin sikur tradhtova Atdheun”, se nuk munda të qëndroja aty ku isha më e vlefshme, e ku peshoja më shumë. Megjithatë, për të shpaguar disi atë boshllëk të madh, sidomos ndaj fëmijëve tanë nuk kam ndenjur duarkryq përballë obligimit tim kombëtar, duke u angazhuar për të kontribuar sado pak ndaj bashkatdhetarëve të mi nga të gjitha trojet tona etnike. Për rrjedhojë, me ndihmën e miqve te mi në vitin 2000 ia dolëm të hapim Shoqaten “BESA”, mbi baza vullnetare, ku merrnin pjesë të gjithë bashkatdhetarët, pa dallim krahina nga vinin, me synim integrimin e tyre në Shqipërinë londineze dhe njëherit për të mbrojtur dhe kultivuar vlerat tona kombëtare. Kështu nga viti 2000 fillova mësimdhënien për fëmijët tanë, të shtunave. Ishte e nevojshme që atyre t’u çelej një dritare për të mos harruar gjuhën, historinë dhe kulturën tonë, rrjedhimisht për t’i përballuar asimilimit. Të them të drejtën, në këtë kuadër nuk kam reshtur të jap

maksimumin tim intelektual. Krahas kësaj, me nxënësit dhe prindërit, organizonim programe të ndryshme, që në manifestime,të kultivonin traditën tonë. Për rrjedhojë, u mishërova me nxënësit, prandaj ndihem krenare me punën time dhe, më duhet të them se për këtë kam pasur ndihmesën e pakursyer të bashkëshortit tim, Fatmirit dhe, me kalimin e viteve, sikur po heq barrën e borxhit ndaj Atdheut tim të shtrenjtë. Kujtoj se përpjekjet individuale entuziaste që janë të dënuara të dështojnë. Prandaj nevojitet bashkërendimi i të gjithë atdhetarëve këtu për kultivimin e vlerave tona që na karakterizojnë si komb. Pra, është i nevojshëm një bashkëveprim i programuar, ku do të angazhoheshin të gjithë vëllezërit e motrat tona. Ndërkaq, organizimi i shkollës shqipe, shumë i domosdoshme këtu, i bie barrë dy shteteve tona, që ta marrin përsipër, ashtu siç bëjnë shtetet tjera.. 4. Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Mesazhi im për shqiptaret në Britani të Madhe, pas 100vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, do ta shprehja përmes vargjeve të “Homerit” tonë, Atë Gjergj Fishtës: “Pra, mallkue njai bir Shqyptari, /qi ket gjuh t’ Perendis’, /trashigim, që na la i pari, trashigim s’ia len ai fmis./ edhe atij iu thaftë, po, goja, /që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; /qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja, /flet e t’veten e lèn mbas dore”.

092 Vendlindja:Kumanovë Në Britani: 20 vjet

Teutë Zeka


-”

98

093 Vendlindja: Kavajë Në Britani: 21 vjet

Thoma Simaku

1-Cila është veprimtaria juaj?: - Jam kompozitor dhe, njëkohësisht, pedagog në Universitetin e York-ut. Kam kompozuar shumë vepra të gjinive të ndryshme, që nga pjesët solistike për 1 instrument deri te veprat për orkestër sinfonike për 100 instrumenta, që janë ekzekutuar në festivale të ndryshme në Evropë dhe Amerikë. Po të jepja vetëm një shembull, do të thoja se pikërisht në vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë, sapo ka dalë në treg një CD ku përfshihen edhe ‘Three Albanian Folk Songs’. Këto këngë janë kënduar në shqip, nga Ansambli Vokal i Universitetit të York –ut, për të cilët i kam shkruar, dhe midis tyre është edhe e bukura ‘O e Bukura Moré’. Origjina e kësaj melodie të çon tek arbëreshët e Kalabrisë, që për 500 vjet mbijetuan, duke ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare. Kënga është sa e thjeshtë aq dhe emocionuese, dhe me çiltërsinë e saj melodike shpreh natyrshëm mallin për vendlindjen e largët përtej detit, që siç thotë legjenda arbëreshe, ‘mund të shihet nga maja e malit....’ 2-Çfarë është atdheu për ty? - Vendi ku u linda dhe u rrita, ku mësova të flas dhe të këndoj, janë deti dhe lumenjtë, malet dhe kodrat, këngët dhe vallet, përrallat dhe proverbat, isoja dhe lahuta – dhe kjo listë mund të shkonte gjatë! Por të gjitha këto, veç e veç, dhe së bashku, kanë zënë vendin e tyre të pazëvendësueshëm në ndërgjegjen time krijuese, dhe janë ‘përkthyer’ në rezonanca të veçanta muzikore. Duke iu referuar një shprehjeje të vjetër angleze, do të thoja që artisti mund të ikë nga vendi i tij, por vendi i tij nuk ikën dot nga artisti, dhe po të jepja vetëm një shembull nga krijimtaria e viteve të fundit, do të përmendja pjesën ‘Fluturimi i Shqiponjës’, e cila lindi nga një proverbë e lashtë shqiptare që thotë: Shqiponja fluturon në qiell, por folenë e ndërton në tokë. Kjo vepër, e cila është luajtur disa herë (në Angli, Amerikë, Italy dhe në Kosovë), do të ekzekutohet përsëri në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë në një recital të pianistit virtuoz anglez Joseph Houston. Ky koncert do të mbahet më 18 tetor në qendër të Londrës, në kishën e St Martin-in- the- Field, në Trafalgar Square.

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Evropa është ‘shtëpia’ jonë e madhe, ku i gjithë kombi shqiptar do të ndjehet në një ‘çati’ të vetme, dhe në këtë drejtim fjala kulturë merr një dimension të tillë që, për nga rrezatimi i saj në kohë dhe hapësirë, nuk ka fjalë tjetër më të përshtatshme që mund t’ja kalojë! Ky përvjetor aq i rëndësishëm në historine e kombit, dhe pikërisht në agimin e këtij shekulli të ri, duhet të shënojë edhe një interpretim të ri të konceptimit që qeveria shqiptare i bën promovimit të kulurës kombëtare në botë. Ashtu siç e kanë pothuajse të gjitha vendet evropiane, ka ardhur koha që të themelohet një Institut Kulturor Shqiptar (Scanderbeg Institute?) që të promovonte denjësisht kulturën shqiptare në mbarë Evropën. Çdo ‘qindarkë’ që mund investohet tani për kulturën kombëtare, antike dhe moderne, do të sillte ‘të ardhura të majme’ për Shqipërinë Evropiane në një të ardhme jo të largët! 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Me këtë rast do të doja të përmendja dhe një shprehje që më ka mbetur në mendje, një shprehje e presidentit amerikan J. F. Kennedy që thotë: “mos pyet se çfarë mund të bëjë Atdheu për ty, por pyet se çfarë mund të bësh ti për Atdheun”.


99 1.Cila është veprimtaria juaj? - Unë jam marrë me shkrimet dhe më pëlqen të shkruaj. Në Shqipëri kam botuar një roman dhe dy vëllime me poezi. Në perëndim kam një sërë botimesh në revisa dhe gazeta prestigjoze. Ndër to mund të veçoj, publikime në “The Writer Spark”, “Time Out”, “Crossing the Border” and “Christian Monitor Magazine” ne Londer, “Yadrassil Magazine” in Kanada, “Mantis Magazine” dhe “poetry.com”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitet 2005 deri në 2008 kam qenë kontribues i rregult i Gazetës “The Albanian”, ku kam mbuluar kryesisht sektorin e emigracionit. Jam përpjekur të bëj atë që kam mundur, edhe pse kohën a kam shumë të kufizuar, pasi punoj si Barister pas përfundimit të shkollimit që bërë në Mbretërinë e Bashkuar. Në çdo moment jam munduar të ndihmoj njerëzit që kanë vështirësi me ligjin. Gjithmonë në punën time si jurist përpiqem të bëj ndryshim në jetën e tjetrit, duke u ofruar atyre këshilla të qarta dhe të sakta. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu për mua është një shpresë, një ëndërr e dremitur, që kacavirret në muret e arsyes, që endet nëpër lavjerrësin e çoroditur të rrugëtimit njerëzor, për të gjetur prehje në oazin e paqes, në atë oaz ku prehen të qetë ndërgjegjet e shpirtrave njerëzore. Është një krijesë gjigante e padukshme, që me ndjek nga pas në çdo hap, ai vjen dhe hyn papritur në mendimet e mija, bëhet pjesë e qenies time, ulet këmbëkryq në rrugëtimet e mija... Atdheu im endet midis Londrës dhe Tiranës, pa ditur se kujt i përket, një nocion që gjithmonë më refuzon. Atdheu është një përgjegjësi që unë e ndiej në çdo hap që hedh, pavarësisht refuzimit kategorik absurd që më bën, sa herë që i afrohem kësaj krijese për ta puthur. Është një puthje e refuzuar, por edhe një dashuri që jeton në metafizikën e absurdit. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe

çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - E kam paksa të vështirë t’i përgjigjem kësaj pyetje. Nuk është në natyrën time të komentoj rreth vlerave apo imazheve të individëve të tjerë, qofshin këta edhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar që jetojnë në Londër. E them këtë sepse nocioni i vlerave apo i imazheve, është një nocion i pakufizuar, në hapësirë dhe në kohë. Ajo ç’ka ty të duket e bukur, dikujt tjetër i duket e shëmtuar, ajo ç’ka ty të duket vlerë, dikujt mund t’i duket antivlerë, ajo ç’ka ty të duket fisnike, tjetrit mund t’i duket krejt bajate dhe e dalë boje. Vlerat dhe imazhet janë nocione relative, asgjë nuk është absolute. Unë e kam të vështirë të ndërtoj gjykime dhe vlerësime subjektive që mbështeten në mendime empirike. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Punoni dhe jetoni për vete, por mendoni pak edhe për të tjerët!

094 Vendlindja:Elbasan Në Britani: 15 vjet

Tomor Bahja


-

100 1.Cila është veprimtaria juaj? - Jam koreograf dhe producent spektaklesh kërcimi në Britani dhe në Europë. Njëherësh edhe drejtor artistik i “Dance Challenge International”, një prej konkurseve kombëtare britanike më të sukseseshëm për kërcimtarë të rinj, të cilët dëshirojnë të arrijnë sukses në profesionin e kërcimit. Në vitin 2012 hapa degën e Manexhimit të Artit në Universitetin e Arteve të Tiranës, si pjesë e degës së masterit për regjisorët, aktorët, koreografët dhe skenografët. Përkrah punës si producent dhe lektor në Universitet, kam marrë pjesë në shfaqje të ndryshme koreografike për kompani komerciale dhe grupe të ndryshme të komunitetit. Në vitin 1995 u vendosa në Britani, ku u diplomova në Studimet Profesional të Kercimit dhe punoji si kercimtar dhe koreograf për disa institucione kombëtare, duke përfshirë Operën Kombëtare Britanike dhe institucione të tjera prestigjoze. 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu për mua është një pjesë e qënies time. Pa dyshim që koncepti i atdheut dhe kulturës kombëtare është diçka më shumë dhe më i rëndësishëm.

094 Vendlindja: Tiranë Në Britani: 18 vjet

Tomorr Kokona

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Unë mendoj se, në përgjithesi, shumë organizata shqiptare në Britani janë duke kultivuar disa nga vlerat kryesore që na karakterizojne si: dashurinë për gjuhën, vlerësimin e familjes etj. Por shumë aktivitete të organizatave janë të influencuara kryekëput prej aftësisë apo paaftësisë së liderave apo grupeve që i drejtojnë. Kështu që në disa raste vlerat kombëtare paraqiten prej këndveshtrimeve shpesh të deformuara të këtyre liderave apo grupeve. Unë kam vendosur në disa raste të mos frekuentoj ndonjë eveniment për arsye se kam vënë re që ato vujnë nga mung-

esa e organizimit serioz e profesional. Në shumë raste imitime të kulturave të tjera, sidomos asaj turke apo grupeve të ndryshme udhetarësh, promovohen dhe paraqiten sikur të ishin vlera të mirëfillta shqiptare. Kam vënë re se në ndonjë organizatë veprohet pa plan dhe aktivitetet improvizohen në momentin e fundit. Një sjellje e tillë të le një shije shumë të hidhur dhe mendoj se kjo ka zhgënjyer dhe larguar nga përfshirja aktive shumë shqiptarë të cilët besojnë se meritojnë cilësi dhe jo improvizime sa për të kaluar radhën. Nga ana tjetër, mësimi i gjuhës shqipe dhe aktiviteteve sezonale, me temë kombëtare, prej disa organizatave është për t’u admiruar. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? Besoj se si komunitet ne kemi një potencial të jashtëzakonshem. Diversiteti ynë njerëzor dhe intelektual është tepër i veçantë të cilin mendoj se mund ta shfrytëzojmë më së miri në shoqërinë britanike. Kultura dhe tradita jonë kombëtare janë pasuria jonë më a madhe.


1.Cila është veprimatari juaj? Vitet e para këtu në Londër kam qenë plotësisht e përkushtuar në rritjen e fëmijëve, por kur filloi lufta në Kosovë, bashkë me të gjithë të tjerët kemi bërë përpjekje për të ndihmuar të afërmit dhe bashkatdhetarët tanë në Kosovë. Borxhin më të madh e të përjetshëm e kemi ndaj atyre djemve të rinj dhe familjeve të tyre (të Kosovës e të Shqipërisë) që prej këtu shkuan në luftë, e disa prej tyre dhanë edhe jetën për Kosovë. Gjatë kësaj kohe kam bashkëpunuar me organizata humanitare për grumbullimin e ndihmave (rroba, ushqime, pajisje sanitare…) për Kosovën, ndihma që janë mbledhur së pari falë angazhimit dhe kontributit plotësisht vullnetar të vendasve. Ka pasur raste si psh një fqinji ynë anglez John Solomon, që ofroi garazhën e tij si depo për ndihmat, pastaj të tjerë që morën udhë me ditë të tëra për t’i shpërndarë ndihmat në Kosovë. Kur në Britani po shtoheshin zërat kundër ndërhyrjes së NATO-s (kryesisht në disa qarqe “intelektuale”), bashkë me Jeniffer Langer organizuam ne Freedom Forum, një fondacion qe angazhohet për lirinë e fjalës dhe lirinë e të gjithë popujve, një aktivitet me titullin “Kosova-Sharing the Pain (Ndarja e dhimbjes)”për të ndërgjegjësuar opinionin me ato që vërtetë po ndodhnin brenda në Kosovë atyre ditëve. Mes të të ftuarve ishte edhe Jonathan Steele, gazetar veteran i Guardianit, dhe Melanie McDonagh, të dy njohës të mirë të gjendjes në Kosovë, dhe për here te pare aty u shfaq edhe një kolazh me pamje trishtuese nga Kosova dhe kampet e refugjateve, fotografi te realizuara nga fotoreporteret e agjencisë Associated Press. Ato ditë edhe në Londër ndodhen disa vrasje dhe shpërthime që disa i lidhnin me zhvillimet në Kosovë. Ne morëm një kërcënim serioz nga një organizatë që prezantohej si ‘White Wolves (Ujqit e Bardhë)’ pasi një reagim i Ragipit (bashkëshortit tim) ishte botuar në gazetën The Times kundër një shkrimi të Pen Qendrës angleze, e cila kritikonte ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Me kërcënimin u mor Scotland Yard-i ndërsa BBC na ofroi strehim por nuk pranuam që të zhvendoseshim nga shtëpia. Për shkak se më pëlqen të shkruaj edhe vetë, si anëtare e Këshillit drejtues të shoqatës Exiled Writers’ Ink kam organizuar rregullisht promovimin e autorëve shqiptarë në Poetry Cafe, në Covent Garden. Së fundi bashkëpunimin me kete shoqate e kemi shtrirë edhe ne organizimin e Festivalit ndërkombëtar të Letërsisë në Orllan (FLO), në Kosovë.

101

Një fushë tjetër e angazhimit tim ka qenë ruajtja e gjuhës. Nëpër shkolla, këtu në Londër, jam angazhuar që fëmijët tanë të mësojnë dhe të ruajnë gjuhën shqipe dhe njëkohësisht kam mbajtur kurse gjuhe në një kolegj anglez për student te huaj si dhe në Foreign Office për diplomatët britanike qe kane shkuar me shërbim ne Kosove dhe Shqiperi. 2- Çfarë është atdheu për ty? -Atdheu për mua është emri im, emrat e fëmijëve tanë Dimal e Drin, gjuha jonë. Pastaj edhe një këngë e vetme si psh “O vendi im” apo rastësisht kur dëgjoj dike në rruge këtu në Londër duke folur shqip ma kujtojnë atdheun! 3- A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Më kujtohet kur kemi ardhur, të gjithë flisnin me simpati për shqiptarët si shumë punëtorë e të zellshëm. Kanë qenë kryesisht të rinj, student, që nga fundi i viteve “80 kanë zgjedhur Londrën si destinacion, e pastaj me shpërthimin e luftës edhe familje të tëra. Kujdesi për familjen në përgjithësi dhe rritja e fëmijëve me mendje të hapur e pa paragjykime mendoj se po japin rezultate dhe gradualisht të tjerët gjithmonë e më shumë po na i njohin vlerat si komb. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Trajtoji të tjerët ashtu siç kishe pasë dëshirë të të trajtojnë! Në këtë botë ka nevojë dhe vend për njerëz të mirë gjithkund!

096 Vendlindja: Prishtinë Në Britani: 20 vjet Veprimtare

Valbona Ismaili (Luta)


-

102 1.Cila është veprimtaria juaj? -Jam këngëtare. Që në fëmijëri hobi dhe pasioni im më i madh ka qenë arti i të kënduarit dhe jam aktivizuar me aktivitete të ndryshme kulturore në Shqiperi, si ato shkollore, teatrore edhe pjesëmarrje në festivale. Këtu në Britani këndoj në restorante, lokale sociale, komplekse pushimi etj. Jam shumë e lumtur që kam përformuar ne X Factor në Britani, ku kam mundur që të reklamoj Shqipërinë… 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheu është mëma ime. Atdheu është mundësia unike për indetifikim, më karakterizon dhe më ka bërë njeriun që jam sot.

097 Vendlindja:Shqipëri Në Britani: 7 vjet

Valbona Zhuleku

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Mendoj se shqiptarët e Britanisë e kanë nisur rrugën e drejtë dhe po bëjnë përpjekjet e duhura për të ruajtur kulturën dhe traditat tona, duke filluar nga ekzistimi i medias shqiptare në Britani, që mendoj se është roli kryesor në bashkimin e komunitetit shqiptar dhe arsyet e mësipërme. Secili prej nesh ka mundesi që të bëjë detyren më elementare për të përmirësuar imazhin tonë, jo vetëm në Britani, por kudo në botë dhe ajo është që të jemi njerëz të respektuar dhe të dashur. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Kudo që të shkoni, ruani indetitetin dhe tregoni vlerat sociale dhe kulturore që na karakterizojnë ne si popull, sepse, ne shqipatrët, kemi vlera.


103 1-Cila është veprimtaria juaj? - Kam mbaruar studimet e larta universitare dhe pas universitare në Britani të Madhe në University of Glamorgan ne Cardiff, Wales. Në 2010 kam mbaruar studimet universitare në degen e “Artit te Manaxhimit dhe Bisnesit”, me rezultate të shkëlqyera “First Class Honour” dhe në 2011 kam mbaruar studimet pas universitare Master në Biznes Administrim (MBA), gjithashtu shkëlqyer. Si rezultat i një përformance të shkëlqyer në universitet më është ofruar të studioj Doktorature me temë: “Dynamic Capabilities: indication for sustainable supply chain management”. Gjatë gjithë kohës sime si studente unë kam pasur mundësinë të jem e përfshirë në shumë projekte kërkimesh. Gjithashtu unë punoj si Strategic Management Consultant në një kompani konsultimi, këtu në Cardiff. Aktiviteti im nuk mbaron këtu, sepse unë kam qenë dhe jam shumë aktive në çështjen kombëtare dhe veçanërisht në çështjen e njohjes së Kosovës, ku unë jam angazhuar në shume aktivitete të zhvilluara në Londër, apo në aktivitetet e shumta të zhvilluara në universitetin ku unë studioj, apo në Kardif, që më kanë bërë të ndihem shumë krenare kur në prezencë të mbi 4000 studentëve kam ngritur flamurin e vendit tim, Shqipërisë, ku emocionet ishin të papërshkueshme. 2. Çfarë është Atdheu për ju? - Për mua Shqipëria atdheu im është krenaria ime, frymëzimi im, është vendi që më jep identitetin tim. 3. A mendoni se Shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Unë mendoj që shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe janë ndërgjegjësuar për vlerat dhe kontributin që mund të japin në shoqërinë britanike. Shifrat tregojnë që shqiptarët në Britaninë e Madhe nuk janë të përfshirë në krime, ata janë të integruar shumë mirë

në shoqëri dhe interesi i brezit të ri për t’u shkolluar dhe integruar në mënyrën më të mirë të mundshme është rritur. Kjo tregon vlerat dhe karakteristikat tona si shqiptarë. Pavarësisht kësaj ne duhet të punojmë pareshtur që të shpalosim sa më mirë vlerat tona si shqiptarë kudo që jetojmë dhe punojmë, si njerëz të punës, dijes dhe fjalës e t’i themi jo krimit dhe injorancës. 4. Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe? - Të punojmë së bashku për të përmirësuar imazhin e shqiptarëve në Britani të Madhe dhe jo vetëm, nëpërmjet rritjes së nivelit arsimor dhe profesional në çdo fushë. Gjithashtu, të ruajmë dhe të trashëgojmë traditat dhe kulturën e vendit tonë.

098 Vendlindja: Shkodër Në Britani: 10 vjet

Vera Ndrecaj


-

104 1-Cila është veprimtaria juaj?: - Pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Prishtinës në 1990, në fushën e Telekomunikacionit, kam vazhduar me studimet e larta dhe doktoraturë në Londër, po ashtu në fushën e telekomunikacionit dhe teknologjisë. Studimet Master i kam mbaruar në Universitetin QMW dhe ato për doktorature ne Univerzitetin King’s që të dyja pjesë të Universitetit të Londrës. Që nga viti 1996 kam punuar për disa kompani të njohura siç ishin Ernst & Young, Philips, MCI-Worldcom dhe NEC si ekspert i lartë në telekomunikacion. Pjesën më të madhe të këtyre viteve kam punuar dhe ende vazhdoj të punoj si përfaqësues shkencor/teknologjik i NEC në forumet ndërkombëtare ku kam marre pjesë dhe prezantuar zhvillimet teknologjike më të fundit në telekomunikacion. Gjatë këtyre viteve kam qenë, po ashtu, i angazhuar si ligjërues në universitete të ndryshme në Kosove, si bie fjala në Universitetin e Prishtinës me 2003 dhe që nga viti 2007 vazhdoj të ligjëroj në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtine për studimet universitare dhe pas-universitare (Master).

099

2-Çfarë është atdheu për ty? - Pavarësisht sa ngrihemi apo pasurohemi, ajo që na mban me shpresë dhe me të cilën identifikohemi është atdheu prej nga kemi ardhur, në veçanti kur ai atdhe është i vogël dhe me një histori të dhimbshme.

Vendlindja: Pejë Në Britani: 21 vjet

3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat qe na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani? - Mendoj se këtu ka ende shumë punë për t’u bërë dhe për t’u dëshiruar, por edhe duhet pranuar faktin se ende jemi një komunitet i ri dhe na pret më shumë punë. Shqiptaret duhet të angazhohen dhe të punojnë

Xhafer Krasniqi

më shumë në mënyrë që të shfrytëzojnë maksimalisht mundësitë që ofron shteti Britanik. Ne gjithashtu si komunitet duhet të bëjmë më shumë që të fitojmë respektin e opinionit britanik, të dallohemi si komunitet punëtor dhe që mund të jetoje prej djersës së tij. 4-Cili do të ishte mesazhi për shqiptaret në Britaninë e Madhe?- Si çdo herë dhe shumë të qëlluara do të na duhen prapë fjalët e Naimit, “... punë,punë natë e ditë…”, për të arritur më shume dhe në këtë mënyre të përmirësohet imazhi i shqiptarëve, kudo që janë. Në mënyrë të veçante, ne duhet të punojmë më shumë me fëmijët tanë që t’ua përcjellim këtë porosi dhe njëkohësisht fëmijët duhet të mos harrojnë origjinën dhe kulturën e tyre, por që edhe të integrohen në shoqëri dhe të kenë respekt për vendin ku ata jetojnë.


105 1.Cila është veprimatari juaj? - Jam në UK që prej tetorit 1999, pra 12 vjet, së bashku me familjen time, bashkëshortin dhe dy djemtë. Punoj në Gladstone Medical Centre dhe jam tepër e pasionuar për profesionin e mjekut, duke i shërbyer në mënyrë të barabartë të gjitha grupeve etnike, përfshire dhe komunitetin tonë që i kam pacientë, por edhe diçka më shumë “bashkëkombësit e mi”, siç i quaj unë kur më vijnë tek GP. Gjithashtu jam e angazhuar edhe me komunitetin shqiptar, duke drejtuar shoqatën “Mother Teresa” Albanian Union që është e vetmja në zonën ku ne jetojmë dhe punojmë në Brent. Kjo më heq edhe lodhjen që mund të kem patur gjatë javës. Takimi me komunitetin tim, puna dhe aktivitete që bëjmë së bashku na sjellin Shqipërinë, Kosovën, vendin tonë të dashur këtu në Angli 2-Çfarë është atdheu për ty? - Atdheun do ta quaj shkurt “mëmë” e “at”. Kjo më mallëngjen shumë teksa them dhe shkruaj këto fjale sytë më mbushen me lot. Por këto janë lot malli, përgjegjësie që do t’i kthej në forcë për të punuar për komunitetin tim të shkëlqyer, që punon dhe jeton në Mbretërinë e Bashkuar, për fëmijët dhe brezat e rinj për t’u mësuar gjuhen e bukur shqipe, historinë, kulturën, traditën e vendit tonë, këngët dhe vallet e bukura shqiptare, dhe të gjitha këto për një ideal, identitetin tonë kombëtar shqiptar. 3-A mendoni se shqiptarët e Britanisë po kultivojnë siç duhet vlerat që na karakterizojnë si komb dhe çfarë mund të bëhet më shumë për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në Britani?

- Përmirësimi i imazhit. Të gjejmë veten tonë në punët që na takojnë, duke qenë punëtorë të mirë, intelektualë të mprehtë dhe me taban në komunitet, të ndihmojmë njëritjetrin në çdo aspekt pozitiv të punës dhe jetës sonë. -Cili do të ishte mesazhi për shqiptarët në Britaninë e Madhe? - Për të gjithë ne shqiptarët që punojmë dhe jetojmë në Angli, duhet të rrisim reputacionin e kombit shqiptar, duke punuar në mënyrë të shkëlqyer kudo që jemi, të edukojmë fëmijët tanë për të qenë njerëz të denjë dhe të respektuar, mbi të gjitha të punojmë më tepër për gjuhën, kulturën, traditën shqiptare. Dhe së fundi, dëshira ime do ishte që gjithë komuniteti ynë të ishte si një familje e madhe në Mbretërinë e Bashkuar. Na del si detyrë ne intelektualëve, drejtuesve të shoqatave, biznesmenëve të bashkëpunojmë, të gjithë së bashku, për të mirën tonë, për të mirën e kombit dhe Atdheut.

100 Vendlindja: Shqipëri Në Britani: 12 vjet

Zamira Ruspi


-

106 Abdi (Avdul) Gula Abedin Bajraktari Adelina Toplica Adem Mazreku Agim Morina Agim Shabani Agron Loxha Ahmet Ahmeti Aida Hoxha Akil Mark Koci Alban Bytyqi Alda Dizdari Alfred Kovaçi Arben Manaj Arbër Koci Armend Elezi Artan Zeneli Asllan Qerimi Bashkim Metalia Bedri Idrizi Bejtullah Destani Besim Ajeti Besim Gërguri Bledar Meti Blerim Ciroka

04 05 06 07 08 09 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28

Brikena Muharemi 29 Burbuqe Pacarada 30 Burhan Lata 31 Daut Dauti 32 Emanuel Bajra 33 Enkeleda Berisha 34 Enkeleid Omi 35 Enver Buzoku 36 Esat Braçe 37 Evis Bodlli 38 Fadil Maqedonci 39 Faik Luta 40 Faik Zasella 41 Faslli Ruçi 42 Flutura (Bara) Shega43 Flutura Zhuta 44 Genc Drini 45 Genti Dyrmishi 46 Gëzim Alpion 47 Ilir Hamiti 48 Ilir Havwolli 49 Ilir Myrta 50 Jakup Azemi 51 Kastriot Berberi 52 Kreshnik Qato 53

Lala Maredith Vula 54 Laurena Murati 55 Lavdrim Karashi 56 Lida Rragami 57 Luljeta Nuzi 58 Mariela Cingo 59 Mëhill Tanushi 60 Mehmed Stublla 61 Mirdita Dedgjonaj 62 Mirela Sula 63 Mithat Ibrahimi 64 Mursel Rexhepi 65 Musa Lamallari 66 Mustafa Ferati 67 Myzejen (Jeni) Myftari 68 Naim Hajdarmataj 69 Naim Hasani 70 Nami Llapi 71 Naser Shillova 72 Osman Caka 73 Përparim Rama 74 Pranvera Smith 75 Remzie Zeka Sherifi76 Remzije Duli 77 Rexhep Bajraktari 78

Rita Ora 79 Rozina Thaçi 80 Rudi Guraziu 81 Ruzhdi Jata 82 Sadie Kryeziu 83 Sadie Zhakri 84 Sami Islami 85 Selman Lokaj 86 Shaban Arifi 87 Shefit (Shef) Domi 88 Shkëlzen Mustafa 89 Shpend Gërguri 90 Shpëtim Alimeta 91 Tahir Berisha 92 Talat Pllana 93 Taulant Omi 94 Teutë Zeka 95 Thoma Simaku 96 Tomor Bahja 97 Tomorr Kokona 98 Valbona Ismaili (Luta)99 Valbona Zhuleku 100 Vera Ndrecaj 101 Xhafer Krasniqi 102 Zamira Ruspi 103


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.