The Albanian London 20th of March 2012

Page 1

NR. 6/9 www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.co.uk

Tel: 02082169527

LONDON 20 MARS

MBI GJYSMË MILIONI PAUND VETËM PËR SHOQATAT BAMIRËSE SHQIPTARE NË UK

AKTUALITET PSE TË MOS JENË TRANSPARENTE

SHOQATAT BAMIRËSE SHQIPTARE NË BRITANI? faqe 2

SHOQATA “NENE TEREZA” FESTON “8 MARSIN” “Mentaliteti shqiptar” nje histori e kaluar faqe 6

100-vjetori riaktivizon Shoqatën Anglo-Shqiptare Në Britani kanë filluar aktivitetet për 100-vjetorin e Pavarësisë e cila ka të njëjtën ditëlindje sa edhe shoqëria prestigjoze “Anglo-Albanian” e krijuar në 1912-n në Londër. faqe 7

SPECIALE

Avokati shqiptar Naim Hasani

GJYKATA E LARTE PRITET TE VENDOSE NESE HOME OFFICE E KA ZBATUAR DREJT POLITIKEN E DOSJEVE TE VJETRA NE APLIKIMET PER AZIL PARA 5 MARSIT 2007 faqe 4

E.U. FURNITURE LTD Ofron mundesi fantastike per biznes me Kinen dhe Vietnamin Ne kemi zyrat tona ne keto vende dhe ofrojme mundesi per hapjen e bizneseve te reja qe nga tregeti mallerash, konfeksione, elekronike etj. Na kontaktoni dhe ne ju ndihmojme E.U. FURNITURE LTD. Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Tel: 0208 961 8765

Transportojmë makina dhe mallra për në Shqiperi dhe Kosovë

Tel:

07790950960


Aktualitet

DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Pranvera Smith,Brixhilda Ndini, Blerim Ciroka, Majlind Goge, Claire Fletcher, Flori Slatina,

PSE TË MOS JENË TRANSPARENTE SHOQATAT BAMIRËSE SHQIPTARE NË BRITANI? THE ALBANIAN u kërkon publikisht këtyre shoqatave që te publikojnë në websitet e tyre të ardhurat dhe shpenzimet. Ne ofrojm websitin tonë në qoftë se këto shoqata nuk kanë faqet e tyre online. Në këtë mënyrë plotësohet një nga kriteret e domosdoshme të të qenurit transparent. shtë absolutisht e pamohueshme dhe e pazëvendësueshme puna e shoqatave shqiptare në Britaninë e Madhe. Janë këto shoqata që për vite e vite me radhë kanë kontribuar në aspektin më jetësor për shqiptarët në Britani;Mësimin e gjuhës shqipe, mësimin e valleve të mrekullueshme shqiptare. Nëse do të mendonim për një moment mungesën totale të këtyre shoqatave do të ishte e vështirë për të mos thënë e pamundur të perceptohet integrimi me dinjitet i komitetit shqiptar në shoqërinë Britanike. Është i pazëvendësueshëm roli i të gjithë atyre mësuesve që u shndërruan në misionar të mëdhenj,të çështjes shqiptare. Janë këta mësues dhe sidomos vullnetarët që punojnë si mësues që meritojnë respektin më të madh të të gjithë shqiptarëve të Britanisë dhe më gjerë. Nuk ka gjë më të mrekullueshme për ta, sesa kur fëmijët që u mësuan fjalët e para shqip, do ti kujtojnë si mësuesit e parë te gjuhës shqipe. Janë këta mësues që shpeshherë kanë ngritur edhe zërin e protestës për mënyrën e funksionimit të shkollave shqipe në këtë ishull. Ata mund të mos jenë pajtuar me plan-programet mësimore,por me devotshmërinë e tyre janë përpjekur për realizimin e misionit të tyre më fisnik. Mirëpo në këtë shkrim duam që të jemi transparent duke shpresuar që kështu i shërbejmë më së miri misionit tonë për informimin e shqiptarëve të Britanisë. Kurrsesi nuk duam te potencojmë problemet apo shqetësimet e shumë lexuesve të gazetës sonë,por ne e shohim me vend që t’i bashkangjitemi shqetësimit të këtyre lexuesve siç është fakti i mos transparencës së tyre. Duam të sqarojmë këtu se kurrsesi nuk duam që “tu prishim punë” këtyre

Ë

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

shoqatave, por është e drejta e çdo qytetari që të dijë për fondet e marra në këto shoqata dhe mënyrën se si përdoren ato. Është një organizatë monitoruese CHARITY COMMISION që çdo vit publikon të ardhurat dhe shpenzimet e këtyre shoqatave që janë të regjistruara si bamirëse. Çfarë do të ndodhte në qoftë se këto shoqata do të publikonin në websitet e tyre të ardhurat dhe shpenzimet? Ky është detyrim ligjor i çdo shoqate. THE ALBANIAN u kërkon publikisht këtyre shoqatave që te publikojnë në websitet e tyre të ardhurat dhe shpenzimet. Ne ofrojm websitin tonë në qoftë se këto shoqata nuk kanë faqet e tyre online. Në këtë mënyrë plotësohet një nga kriteret e domosdoshme të të qenurit transparent. Së dyti; Me plot gojë mund të themi se janë të papranueshme veprimet e disa shoqatave që nuk duan të bashkëpunojnë me shoqatat si motra. Të gjithë jemi dëshmitar që aktivitete të ndryshme mund të organizohen më mirë nëse ka një koordinim dhe bashkëpunim mes shoqatash. Ky vit është jubilar për të gjithë shqiptarët anekënd botës dhe natyrshëm për shqiptarët e Britanis. THE ALBANIAN ju bën thirrje këtyre shoqatave që të gjejnë hapësirat dhe mundësit e bashkëpunimit dhe koordinimit në mënyrë që ky 100 vjetor të festohet në mënyrën më të mirë të mundshme. THE ALBANIAN garanton gjithsecilën shoqatë që kemi qenë ,jemi dhe do të jemi gjithmonë përkrah tyre në realizimin e misionit të përbashkët;Ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të mrekullueshme që na karakterizojnë.

faqe 2

Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Artan Zeneli, Jeni Myftari, Agim Shabani, Anila Hoxha, Shefit Domi, Web-design Shefdomi.com www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com

Tel/fax:02082169527

Kryediplomati shqiptar Mal Berisha

NJOFTIM Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër njofton të gjithë bashkëatdhetarët shqipëtar me banim në Britaninë e Madhe dhe në Republikën e Irlandës, të cilët i plotësojnë kushtet për tu pajisur me Pashaporta Biometrike të Shtetit Shqiptar që të paraqesin kërkesën e tyre via – on – line në adresën elektronike të mëposhtme:

albpassport@gmail.com Ky do të jetë një test numerik. Si i tillë nuk kërkon dhënien e identitetit. Varësisht nga ky numër do vendoset Hapja e Zyrës së Lëshimit të Pashaportave nga Qeveria Shqiptare dhe Kompania Aleat. Kjo do të vlejë edhe për studimin e fizibilitetit ekonomik. Afati i aplikimit on-line fillon me datën 8 Mars 2012 dhe zgjat deri me datën 8 Prill. Inkurajojmë tërë aplikuesit të njoftojnë miqtë e tyre nëpër rrjetet sociale Facebook, Tëiter dhe në ato të komunikimit të përditshëm elektronik që të njoftojnë nëse dëshirojnë një gjë të tillë. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Britaninë e Madhe inkurajon çdo shtetas shqiptar që dëshiron të pajiset me Pasaportë Biometrike Shqiptare ta bëjë këtë brenda këtij afati. Ambasada Shqiptare Londër 33 St. George’s Drive, London, SW1V 4DG, UK Tel:00442078288897

---------------------------------------------------------

Për mërgimtarët që nuk kanë email, jeni të lutur të kontaktoni në Tel:00442078288897 dhe gjatë fudjavës mund të lini mesazh zanor me kërkesën tuaj per pajisje me pasaporte biometrike dhe emër e mbiemër


NEW OFFER

Call

Albania Landline

For your FREE Lycamobile SIM visit www.lycamobile.co.uk or call 020 7132 0322 Buy and top up online or in over 115,000 stores

Customers may not be able to use Electr Electronic onic Top-Up To op-Up at all locations where where the top-up logo appears From the Mar From March ch 1st to March March 31st 2012, customers with a minimum balance of 20p can enjoy fr free ee and unlimited calls fr from om Lycamobile Lycamobile UK K to L Lycamobile yycamobile UK. 1p/min pr promotion omotion is valid fr from om 01.03.2012 and valid until 31.03.2012. Visit www www.lycamobile.co.uk .lycamobile.co.uk for full terms and conditions and participating countries. £10 cr credit offer: March credited edit of ffer: f When you top up with a £20 voucher online during Mar ch 2012, you will be cr edited with an additional £10 credit. Offer March ch 2012. call cr edit. Of fffer valid only on the first 2 online onl £20 top ups during Mar


aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 4

GJYKATA E LARTE PRITET TE VENDOSE NESE HOME OFFICE E KA ZBATUAR DREJT POLITIKEN E DOSJEVE TE VJETRA NE APLIKIMET PER AZIL PARA 5 MARSIT 2007 NGA NAIM HASANI jykata e Larte i ka dhene leje kater azilkerkuesve per te aplikuar per rishikim gjyqesor te vendimeve to Sekretares se Shtetit per Punet e Brendeshme per te refuzuar kerkesat e tyre perkatese per leje qendrimi ne Britani te Madhe nen politiken e dosjeve te vjetra, “Legacy Cases Policy”, pa dhene arsye te mjaftueshme. Azilkerkuesit kane kerkuan publikimin e plote te kritereve perkatese qe jane aplikuar ne rastet e tyre, kur jane kinsideruar kerkesat te tyre sipas Legacy Cases Policy dhe publikimin e kritereve dhe provave ne raste te tjera, te cilet kane fituar leje qendrimi ne Britani te Madhe.

G

Azilkerkuesit gjithashtu kane kerkuar nje vendim me shkrim, duke dhene arsyet e plota per refuzimin e rasteve te tyre, ne kuadrin e Programit te Dosjeve to Trasheguara, duke iu referuar kritereve te mesiperme dhe praktikes se ndjekur. Ata kane kerkuar gjithashtu nje vendim nga Sekretarja e Shtetit, ku te pranoje se rrethanat e tyre perputhen me kerkesat e paragrafit 353 HC 395 te Rregullave te Emigracionit, ne lidhje me kriteret per aplikimet e perseritura per azil. Nepermjet Blavo & Co Solicitors une kam paraqitur njeren nga kerkesat per shqyrtim gjyqesor ne Gjykaten e Larte, ne emer te nje shtetasi shqiptar, i cili ka qene ne Britani te Madhe qe nga Shtatori I vitit 1999 dhe kishte kerkuar azil sapo kishte mberritur. Home Office i kishte refuzuar aplikimin ne vitin 2004. Ai kishte bere nje aplikim te ri ne Shtator 2008, duke kerkuar qe rasti i tij te trajtohet ne baze te politikes se dosjeve te vjetra dhe qe ti jepet leje te perhershme qendrimi ne Britani te Madhe. Ne korrik te vitit 2012, Sekretari i Shtetit refuzoi te perfshije çeshtjen e tij, sipas politikes se rasteve te trasheguara dhe gjithashtu duke refuzuar te marre ne konsiderate ndonje kerkese te bere ne emer te tij, si kerkese e re per te qendruar ne Britani te Madhe, sipas paragrafit 353 te Rregullave te Emigracionit. Klientit nuk I eshte dhene e drejte apelimi brenda vendit dhe Sekretarja e

kerkuar çdo dokument tjeter, ne mbeshtetje te kerkesave te tyre, perfshire cdo aspect te jetes private dhe familjare, para se te merrej nje vendim perfundimtar nese ata do te perfitonin leje te perhershme qendrimi, ose do te deboheshin nga Britania e Madhe. Shtetit ka mbrojtur vendimi i vitit 2003, per te refuzuar kerkesen e tij per azil, duke paralajmeruar se klienti do te largohej forcerisht nga Britania e Madhe dhe me pas kishte tentuar disa here ta arrestonte dhe ta kthente ne Shqiperi.

Shumica derrmuese e ketyre azilkerkuesve tani kane marre leje te perhershme qendrimi ne Mbreterine e Bashkuar nen “legacy exercise”. Pjesa me e madhe e tyre nuk kishim marre asnje leje qendrimi me pare dhe cdo e drejte apelimi iu ishte rrefuzuar.

Ne arsyet e kerkeses per rishikim gjyqesor, klienti u ankua se Sekretarja e Shtetit kishte qene selektive ne dhenien qendrimit te perhershm ne Mbreterine e Bashkuar per mbi 40 per qind te azilkerkuesve, rastet e te clieve ishin konsideruar sipas politikes se dosjeve te vjetra, duke mos percaktuar sic duhet criteret e ndjekura, kur kane shqyrtuar kerkesat e tyre per azil qe kane qene pjese e politikes se dosjeve te vjetra, legacy cases.

Pjesa tjeter kishin bere kerkesa per leje te metejshme qendrimi ose leje te perhershme dhe ata kishin qene duke pritur per vendimet per disa vjet. Ata te gjithe kishin marre njoftime nga Agjencia e Kufirit e Mbreterise se Bashkuar qe rastet e tyre jane duke u shqyrtuar ne baze te politikes se dosjeve te vjetra dhe kerkesat e tyre do te zgjidheshin ne çdo rast deri ne Korrik 2011.

Klienti eshte ankuar se Sekretarja e Shtetit kishte refuzuar arbitrarisht te jape arsyet, pse rasti i tij nuk eshte perfshire ne dosjet e vjetra (legacy exercise), duke refuzuar ti jape atij leje qendrimi ne Britani te Madhe, edhe pse ai kishte qene ne kete vend per 12 vjet , ne kohen kur u mor vendimi per kerkesen e tij ne Korrik te vitit 2011. Qe nga koha kur Agjencia e Kufirit ne Mbreterine e Bashkuar kishte filluar to aplikonte programin e dosjeve te vjetra, shumica e azikkerkuesve jane trajtuar nen Politiken Dosjeve te Trasheguara, te shpallur nga Ministria e Brendshme ne vitin 2006. Shume prej tyre kane qene azilkerkues qe kane paraqitur prane Agjensise se Kufirit te Mbreterise se Bashkuar, kerkesa te perseritura, duke kerkuar qe ata te marrin leje e perhershme qendrimi ne Britani.

Çdo aplikim I bere nga avokatet ne emer te tyre ishte perqendruar ne çeshtjet e te drejtave te njeriut, duke argumentuar kryesisht jeten private ose familjare qe kishin krijuar, nepermjet qendrimit te tyre te gjate ne Britani te Madhe, duke qene kjo ne menyre te ligjshme apo te paligjshme. Sekretarja e Shtetit ishte ftuar qe te rishqyrtoje rastet e tyre, perkunder faktit se te drejtat e tyre te apelimit kishin mbaruar dhe nuk kishte pasur asnje kerkese tjeter formale per tu marre ne konsiderate. Thjesht Sekretarja e Shtetit ishte ftuar te marre ne shqyrtim rastet e tyre ne baze te politikes se dosjeve te vjetra. Ne nje numer te konsiderueshem te rasteve, klientet kane marre letra nga Agjencia e Kufirit e Mbreterise se Bashkuar, te derguara ne menyre te drejtperdrejte per ta ose nepermjet perfaqesuesve te tyre ligjore, me pyetesore per dosjet e vjetra dhe duke

Drejtoria e Dosjeve to Vjetra (Case Resolution Directorate) gjithashtu kishte kerkuar qe pyetesoret te plotesohen dhe se bashku me pasaporta ose dokumente te tjere te identitetit dhe kater fotografi, te dergohen te skuadrat respektive qe shqyrtonin dosjet e vjetra. Çuditerisht, menjehere pasi ata i kthyen pyetesoret, klientet kane marre njoftime me shkrim se kane fituar leje per te qendruar pergjithmone ne Mbreterine e Bashkuar, jashte rregullave te emigracionit, per arsye te vecanta perfshi dhe kohen e gjate te qendrimit te tyre dhe lidhjeve te forta me Britanine e Madhe. Shumica e azilkerkuesve kane qene me banim ne Britani te Madhe nga pese deri ne 13 vjet apo edhe me gjate. Ata nuk e prisnin qe Agjencia e Kufirit ne Mbreterine e Bashkuar do tu jepte leje te perhershme qendrimi. Mes atyre qe moren leje te pakufizuar per te qendruar ne Britani te Madhe, ishin familjare por edhe beqare. Tani po argumentohet qe kushtet ne te cilat keta azilkerkues kane marre leje te perhershme qendrimi nuk mund te shpjegohen siç duhet dhe kjo nuk ishte asgje tjeter vecse nje amnesti, edhe pse Sekretarja e Shtetit ka kembengulur gjate qe rastet e dosjeve te vjetra jane trajtuar vetem sipas rregullave te emigrimit dhe politikave aktuale te bera publike. Rrethanat e azilkerkuesve, aplikimet e te cileve jane refuzuar, sepse ata nuk bien per shqyrtim nen politiken e dosjeve te vjetra, nuk ishin aspak te ndryshme nga rrethanat e aplikanteve te permendur me lart, te cileve tanime

ju eshte dhene leje e perhershme per te qendruar ne Britani te Madhe. Rrjedhimisht ishte vetem nje çeshtje, kohe para se nje kerkese per rishikim gjyqesor I politikes se ndjekur nga Sekretarja e Shtetit per dosjet e vjetera te paraqitej ne Gjykaten e Larte, duke pretenduar se ajo nuk eshte aplikuar ne menyre uniforme. Gjykata e Larte tani do te degjoje keto raste precedente ne muajt e ardhshem. Vendimi i Gjykates se Larte ne keto raste do te jete me rendesi te madhe, pasi ajo do te shqyrtoje ne detaje, se si rastet a perfshira ne politiken e dosjeve to vjetra jane aplikuar ne pergjithesi, ne te gjitha rastet e azilkerkuesve, te cilet kishin kerkuar azil para 5 Marsit 2007. Nese Gjykates se Larte vendos ne favor te paditesve ne keto raste precedente, atehere Sekretarja e Shtetit ka te ngjare te detyrohet te rishikoje te gjitha vendimet qe ajo ka marre per te refuzuar ketyre azilkerkuesve leje te perhershme qendrimi, duke i perjashtuar ata nga perfitimi I lejes se perhershme te qendrimit sipas politikes se dosjeve te vjetra. Te gjithe azilkerkuesit, rastet e te cileve jane refuzuar si me siper, duhet te presin edhe per nje kohe, para se te mund te mesojne nese vendimet e Sekretares se Shtetit ne rastet e tyre, ishin te paligjshme. Ne keto rrethana, une do te keshilloja qe ata te mbajne kontakte te rregullta me avokatet e tyre per me shume informacione, se kur rastet precedent do te degjohen para nje gjyqtari te Gjykates se Larte. Çdo aplikim I metejshem per shqyrtim gjyqesor ne fakte te ngjashme, ka te ngjare per tu mbajtur ne pritje te rezultatit te rasteve precedent.

Avokat Blavo & Co Solicitors 1 Ballards Lane Barnet London N3 1LQ Tel: 0208 349 8020 E-mail: naim.hasani @ legalblavo.co.uk


aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

MBI GJYSMË MILIONI PAUND PËR SHOQATAT SHQIPTARE NË BRITANI NGA BASHKIM METALIA ara disa kohësh kemi publikuar një tabelë të dhënash, në të ardhura, që shoqatat shqiptare kishin arritur të garantonin nga fondacione të ndryshme, në mbështetje të projekteve të tyre. Kjo shifër ishte goxha e lartë. Deri në momentin që, në editorialin e gazetës The Albanian u publikua kjo statistikë financiare e shoqatave shqiptare, pothuajse asnjeri , bile as bordet drejtuese /respektive nuk ia kishin idenë e fakteve shifrore. Asokohe u akuzuam se po prishnim reputacionin e organizatës dhe vullnetarëve të devotshëm që punonin me përkushtim,gjoja se po manipulonim publikun me shifra jo reale dhe me tendenca. Por nuk duhet të harrohet se këto statistika të dhënash janë të publikuar në rrjetin elektronik të Komisionit të Bamirësisë. Përveç Rishikimit Vjetor(Annual Review) dhe Raportit Vjetor(Annual Report) që shoqata duhet të detajoj tek Komisioni i Bamirësisë (Charity Commission),sa për dijeni, çdo qytetar i thjesht apo juridik, mund të kërkoj transparence nga çdo organizatë bamirëse. Dhe nuk ka asnjë arsye, e çfarëdo lloj natyre qoftë, që të refuzoj e të sqaroj këdo, qoftë dhe një kërkesë formale nga një organ mediatik për informim publik. Aq më tepër kur kushtetuta e shoqatave , për sa i përket informimit dhe transparencës e parasheh si detyrim ligjor një gjë të tillë. Krahas punës së mirë dhe mbresëlënëse së disa shoqatave , në mësimin e gjuhës shqipe të fëmijëve shqiptarë, aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe bamirëse, kjo nuk i justifikon këto dhe as të tjerat, që vetëm sa janë të regjistruar si “Charity” , u shihet guna por jo puna! Integrimi i një individi , grupi apo një komuniteti në një shoqëri tjetër, para së gjithash nënkupton rehabilitim social-ekonomik; ndërlidhur me të gjitha aspektet e nevojshme jetësore që i duhet gjithsecilit prej nesh. Integrimin, nuk e paragjykon askush për sa kohë , krahas rregullave dhe disiplinës ligjore, në vendin ku ke vendosur të jetosh , i bindesh ruajtjes dhe kultivimit të vlerave dhe kulturës tende nga vjen. Kur i ke vënë vetes si qëllim që t’i përmbushësh detyrimet akademike, kulturore , morale dhe qytetare, do të thotë se nuk ka vend dhe nuk mund të paramendohet se abuzohet me personalitetin , emrin apo reputacionin e krijuar. Pa përdorur ironinë si armë, që vë në shënjestër këdo që gëzon apo jo këto veti, realiteti është një skenë që nuk të lë pa thënë dy fjalë për dy anët e medaljes. Për të qenë konkret dhe i hapur me lexuesin , si lajmës dhe përçues të këtij realiteti nuk mund të mos lëmë pa përmendur hallkat pozitive dhe ato negative që përjeton komuniteti shqip-

P

Keto janë të dhënat vetëm për shoqatat e regjistruara si bamirëse FAIK KONICA £7,271 THE BRITISH ALBANIAN KOSOVAR COUNCIL LIMITED £18,756 TE ARDHURA; SHPENZIME £58,235 UK ALBANIAN MUSLIM COMMUNITY & CULTURAL CENTRE LTD £67,338 SHOQATA “ARDHMERIA” £91,551 SHPRESA PROGRAMME £231,305 ALBANIAN EVANGELICAL MISSION £137,641 SHOQATA “NENE TEREZA” £47,567 tarë në Britani. Shoqëritë demokratike i kanë krijuar të gjitha mundësitë në funksion të atyre në nevojë; mjafton që t’i shfrytëzosh ato. Kur flitet për një shoqëri si ajo britanike, funksionaliteti dhe mundësitë që të krijohen, nuk ka vend për ankesa. Komuniteti shqiptar në Britani tashmë po implementon suksesshëm përvijimin integrues. Janë krijuar një sërë organizatash dhe grupacionesh që si mision kanë ndihmën për komunitetin në rrafshin kulturor, tradicional , ekonomik, ligjore etj. Sipas rasteve dhe ambicieve personale gjithsecili po jep kontribut. Sipërmarrje private të të gjitha fushave

janë një tregues , që asnjë komunitet tjetër , për nga numri i popullsisë, nuk i ka. Organizatat jo-qeveritare , jo-fitimprurëse janë një hallkë e rëndësishme për të promovuar tek publiku shpresën dhe besimin në vetvete. Këto shoqata bamirëse që kanë lulëzuar dhe janë shumëzuar dita-ditës, mund të konsiderohen si pozitive falë punës , ndikimit dhe dedikimeve që mund të japin tek komuniteti shqiptar në Britani. Por çfarë ndodh ? Fatkeqësisht edhe sot ashtu sikur para tre vjetësh u kërkua nga këto shoqata që të pasqyrohen të ardhurat e garantuara nga fondacione të ndryshme. I njëjti avaz...si atëherë !

Charity Commission i ka të përditësuara veprimtaritë e çdo organizate jo-fitimprurëse dhe është shumë lehtë të lundrosh në rrjetin e tij. Si gjithmonë na lind e drejta e informimit të publikut që këto shifra t’i publikojmë, dhe kur kjo do ishte bërë farë mirë nga secila shoqate aty ku vepron. Kjo s’ka arsye tendencioze dhe personale por thjesht respektojmë misionin. Sa për dijeni askush nuk merakoset se sa fonde merr njëra apo tjetra organizatë. Por ama respektimi i praktikës ligjore, për të informuar publikun është sa një akt i detyrueshëm ligjor aq dhe qytetar,- këtu misioni ynë ndërhyn për transparencë.

faqe 5

Qytetarët duhet ta dinë – kanë të drejtë ta dinë. Edhe vullnetarët që janë pjesë e këtyre organizatave, duhet të informohen se mbi Gjysmë milioni Paund shoqatat shqiptare që kanë nëpër transaksionet e tyre bankare, të bëhen publike. (Duhet saktësuar se kjo shifër është vetëm për organizatat e regjistruara si bamirëse). Fundja ç’të keqe ka kjo për shoqatat, përderisa bordet drejtuese janë ato që alokojne programet dhe shpenzimet. Apo ndodh rëndom e kundërta? Kryetari kryen funksionin e bordit. Për hir të së vërtetës bordi drejtues as që ia ka idenë sesa fonde janë , lëre më të vendos për strukturën organizuese. Edhe ky është një shqetësim që i jep mundësinë medias që të ndërhyj gjithashtu. Temat sociale, që komuniteti ynë në Britani i përjeton çdo ditë , janë një agjendë kryesore e shoqatave. Dhe nëse i shikon në pamje të parë , mënyrën sesi janë të detajuara planprojektet e tyre, vendosmëria verbale, zotimi deri në çjerrje, thua se gjithçka që serviret si problematike është një tymnajë mediatike. Fatkeqësisht është e kundërta! E thënë dhe e stërthënë në editorialet tona, pothuaj shumica e tyre i hiperbolizojnë në mënyrë qesharake statistikat reale. Të dashur lexues, sa herë që keni dëgjuar apo parë të shkruar të thuhet ; se ne kemi kaq dhe aq shkolla këtu apo atje ....thjesht kemi të bëjmë me një manipulim faktesh reale. Si mund të konsiderohet një shkollë, ku më së shumti mund të jenë 10-15 apo dhe 20 fëmijë që edhe këto ose vijnë rrallë herë ose s’vijnë fare. Emrat e këtyre fëmijëve figurojnë vit pas viti a thua vazhdojnë mësimet rregullisht dhe fiktivisht ky numër nëpër regjistra sa vjen dhe shtohet ; pse jo kriteri i “sasisë”, pjesëmarrjes kënaq, (satisfy) aplikacionet për fonde. Pa të keq pyesim : Shumica në programet e tyre kanë prioritet mësimin e gjuhës shqipe, atëherë sa është ky numër i këtyre nxënësve , çfarë rezultatesh kanë arritur , sa shtohen , sa ikin .....? Ajo çfarë nuk kapërdihet është se çfarë rezultati(outcome, pasi kështu preferojnë ta etiketojnë për marketing) jep kjo shumë parash në shërbim të komunitetit shqiptarë, edhe kaq sa janë!? Doni më për Behlulin...? Mbi Gjysmë milion Paund sivjet, Një milion para tre vitesh – çfarë i pengon që të pasqyrohen në rrjetet (Websites)e tyre elektronike , këto të ardhura që të bindemi se ekzistojnë mundësitë financiare për nevojat që kanë? Këto të ardhura janë shifra që duhet të mbulojnë një numër të konsiderueshëm fëmijësh që mësojnë gjuhën shqipe - dhe jo me klasat bosh siç ndodh pothuaj në shumë prej tyre! Po ashtu këto shifra arrijnë të akumulojnë edhe projekte të tjera që i përmendëm më lart ....por ne s’kemi të dhëna se vërtetë po implementohen, pothuaj në shumë prej tyre. Fjala vjen projektet e tjera , si të gruas, të pastrehëve , të sëmurëve mendor etj etj ? Padyshim që fiktiviteti, terri informativ(transparenca) ligjërojnë avazin e vjetër. Është e vërtetë që do të thuhet se të gjitha janë të justifikuara në Charity Commission me fatura përkatëse për aksh projekt apo tjetër , - për këtë as ne se vëmë në dyshim. Por këtu nuk shqetësohemi për justifikimin , se për këtë janë bërë profesionistë , por për impaktin që jep puna e tyre. Të nderuar bashkatdhetarë të jeni të bindur se këto statistika nuk e zëvendësojnë gjykimin!


aktualitet NGA LAURENA MURATI

e rastin e”8 Marsit”,festes se gruas, Shoqata “Nene Tereza” organizoi nje mbremje madheshtore, me muzike “live”. Zgjedhja e ambjentit festiv, kengetaret e njohur, organizimi perfekt, ishin faktoret, te cilet cuan ne realizimin me sukses te kesaj feste. Numri i madh i pjesemarreseve , (mbi maksimumin e parashikuar), tregon se, kjo Shoqate gezon nje popullaritet te madh brenda komunitetit shqiptar ketu ne Angli. Ajo, gjithmone e me shume, po kthehet ne nje pike referimi per gjithe shqipetaret, qe ndodhen apo qe vijne ketu. “Kjo mbremje me teper se nje aktivitet me shume ne axhenden e Shoqates, ishte dhe nje testim per te pare se ku kemi arritur, me punen tone, te pozicionohemi brenda komunitetit te bashkeatdhetareve tane ketu ne Londer, duke pasur parasysh se, para disa javesh, me nje mbremje modeste, me pjesmarrjen e nje rrethi te ngushte te anetareve dhe simpatizanteve te Shoqates, kemi festuar 5-vjetorin e krijimit te saj. Themi me vetedije te plote, se shifrat e pjesemarrjes edhe per ne ishin nje surprise.

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

SHOQATA “NENE TEREZA” FESTON “8 MARSIN” “Mentaliteti shqiptar” nje histori e kaluar

M

merrej me organizimin, i shqetesuar per mbarevajtjen e ketij aktiviteti. Kjo mbremje pervecse nje sukses ne axhenden e pasur te shoqates “Nene Tereza”, ishte dhe nje pasqyrim i figures se gruas shqipetare ne jeten evropiane. Nga fotot dhe videot e shperndara ne internet dhe “facebook”, pershtypjet jane impre-

I falenderojme te gjithe pjesemarresit dhe mbeshtetesit tane dhe ju premtojme me shume aktivitete te tilla, argetimi dhe defrimi, ne te ardhmen, prane Shoqates “Nene Tereza”. Ishin keto fjalet e kryetarit z. Esat Brace, i cili kishte gati dy jave qe

Katër gjyqe për një bisht cigareje.... 570 paund! shtë kjo shuma e parave që duhet të paguajë Dashamir Suli vetëm për një hedhje të bishtit të cigares në tokë. Ëshytë ky vendimi që ka marrë gjyqi për 25 vjeçarin Suli me gjithë pretendimin e tij se ndërkohë që po hedhte bishtin e cigares, ishte i detyruar të kapte vajzën e tij të vogël. Fati i keq i shqiptarit, bëri që në ato momente dy policë e ndaluan dhe i thanë të paguajë dëmin prej 75 paundësh .Por Suli ka refuzuar duke e çuar çështjen në gjyq. Duket paksa e çuditshme

Ë

faqe 6

por Shqiptari Suli , banues në KINGS HILL,KENT, ka bërë plot 4 gjyqe për atë bisht cigareje dhe më në fund do të detyrohet të paguajë 570 paund. Ai është përpjekur të dëshmojë se në shtator të vitit 2010 ka qenë duke pirë duhan jashtë qëndrës tregtare Chequerskur vajza e tij 4 vjeçare Leah hyri brenda. Ai rendi pas saj duke e hedhur bishtin e cigares, por ka qenë tepër vonë për tu rikthyer dhe për të hedhur bishtin e cigares në vendin e caktuar, pasi dy polic e ndaluan dhe e gjobitën. Ai ka treguar për gazetën lokale se tashmë punon me kohë të

pjesshme dhe se e ka të vështirë pagesën e kësaj gjobe ,pasi punon vetëm dy ditë në javë. Duket se shqiptari nuk ka hequr dorë nga apelimi kundër këtij vendimi gjyqësor të ardhur mbas 4 gjyqeve, pasi është shprehur se nëse paguan këtë dënim e ka të pamundur t’i gjejë paratë për të paguar qiranë apo faturat e tjera. Z.Roger Adley, Zëdhënësi i Bashkisë së Maidstone-it është shprehur se bashkia krenohet dhe harxhon shumë para që t’i mbajmë rrugët tona të pastërta duke shtuar se ne kemi zero tolerancë kur vjen deri tek hudhja e mbeturinave

sionuese. Veshjet me shume shije, paraqitja, kujdesi ne detajet me te vogla, menyra e prezantimit, tregon se grate, nenat dhe motrat tona, jo vetem se njohin dhe kane te njejten kulture me grate e tjera europiane, por kane edhe c’tu transmetojne atyre. Kur jetoja ne Tirane, kam lexuar ne gazeten “Shekulli”, nje artikull qe titullohej “Stop grate shqiptare ne Evrope!” (Ne te vertete ai ishte nje artikull i nje gazete skandinave, qe kritikonte grate, te cilat praktikonin fene myslimane, i pershtatur me qellim per shqiptaret.) Aty tregoheshin dy foto. Ne te paren ishin disa gra o vajza nordike, te cilat benin plazh te veshura “very spice”, kurse ne tjetren, disa gra, te cilat laheshin ne det te veshura komplet dhe me shami ne koke. Ishte me te vertete nje goditje e forte per “mentalitetin shqipetar” (shprehje, te cilen ne e kemi krijuar dhe shperdorur vete). Por, nese sot, do te shikosh keto gra dhe vajza shqipetare, menyren e tyre si paraqiten, vishen, sillen, festojne, jetojne dhe punojne, themi me bindje se ate shprehjen “e vjeter”, (mentaliteti shqiptar) e ka mbuluar pluhuri. Shoqata “Nene Tereza”, e cila ne programin e saj ka si detyre prezantimin e “kartvizites” se shqipetareve ne Evrope, duke u perpjekur, gjithmone e me shume, per ta kryer kete detyre sa me mire, thote me bindje, se ne tashme e kemi prere vete bileten per ne “party”-n e madh te Evropes. U urojme gezuar festen grave, nenave dhe motrave tona dhe i falenderojme qe na nderojne me sjelljen dhe paraqitjen e tyre.


aktualitet

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 7

100-vjetori riaktivizon Shoqatën Anglo-Shqiptare Në Britani kanë filluar aktivitetet për 100-vjetorin e Pavarësisë e cila ka të njëjtën ditëlindje sa edhe shoqëria prestigjoze “Anglo-Albanian” e krijuar në 1912-n në Londër. iaktivizimi i Shoqërisë AngloAlbanian, që ka kontribuar pa dyshim më shumë se cdo e tillë për njohjen dhe promovin cilësor të Shqipërisë në Britani përmes kalibrit dhe profilit politik dhe diplomatik të drejtuesve të saj, hapi siparin.

R

Shoqëria Anglo-Albanian zë një vend të nderuar në historinë e Shqipërisë për rolin e krijuesve të saj në pavarësinë e vendit, si të deputetit dhe diplomatit britanik Aubrey Herbert dhe antropologes dhe studiueses së mirënjohur Edith Duraham. Në takimin e zhvilluar në Ambasadën shqiptare në Londër, zoti Mal Berisha, i Ngarkuar me Punë në Britani, vlerësoi lart vendin që zë shoqëria në historinë dhe pavarësinë e Shqipërisë. Ai foli mbi kalvarin e shqiptarëve gjatë këtyre 100 viteve për pavarësi, shtetformim, mbrojtjen e të drejtave të tyra dhe trojeve e tyre, duke ardhur në ditët e sotme me ekzistencën e dy shteteve demokratike shqiptare në rajon, Shqipëria dhe Kosova. Kryediplomati shqiptar preku shkurt bashkëpunimin me shoqërinë gjatë këtij viti jubilar dhe për aktivitetet e parashikuara nga Ambasada, një pjesë

e mirë e të cilave do të jenë të përbashkëta. Kjo shoqëri anglo-shqiptare 100-vjecare, ku në mbledhjet e saj kanë marrë pjesë Ismail Qemali apo Fan Noli, sipas botuesit të mirënjohur dhe njëkohësisht zv/Ambasador i Kosovës në Londër, z. Bejtullah Destani, ka bërë shumë për cështjen shqiptare. Ato fillojnë që nga lobimet në parlamentin britanik të diplomatit Aubrey Herbert, letrat dhe telegramet e Edith Durham, pritjen e takimet me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin në Londër dhe përfaqësues të qeverisë së atëhershme shqiptare, veprimtarinë e Shoqërisë gjatë viteve të regjimit ko-

munist, mbështejten e dhënë emigrantëve të parë shqiptarë që erdhën në Britani në fillim të viteve ’90, e deri në ditët e sotme. Kjo shoqëri sot drejtohet nga historiani i njohur britanik z. Noel Malcolm, dhe ish-ambasadori britanik në Tiranë, Stephen Nash. Ambasada shqiptare në Londër në bashkëpunim edhe me Ambasadën e Kosovës dhe Shoqërinë AngloShqiptare, ka përgatitur një program të gjerë aktivitetesh për 100-vjetorin e Pavarësisë që do të kulmojnë me “Javën Shqiptare në Britani”.

Arben Manaj


aktualitet

NGA ALFRED LELA ë një tryezë për median dhe integrimin europian, të zhvilluar së fundmi në Hotel Tirana, organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, ndodhej edhe Fiona McIlwham. Ajo mbajti një fjalë të shkurtër në shqip. Nuk ishte dhe aq teksti, dihet tashmë se si janë tekstet e ambasadorëve të huaj: mbushur plot ‘paternalitet’ dhe përkujdesje ku flitet për procesin, integrimin, Europën dhe kaotikën e klasës politike shqiptare, sesa gjuha vetë. Fakti se ambasadorja britanike ‘merrte mundimin’ (apo guximin) të fliste në shqip dhe madje ta kryente këtë me një shqipe dinjitoze që nuk e gjen as te vendësit e përshkëndriti sallën, siç ndodh rëndom kur të huajt na begenisin. Analisti Lutfi Dervishi që, me protokoll, e kishte radhën pas ambasadores, bëri hokën e rastit, duke thënë se do e kishte të vështirë të fliste pas saj duke qenë se McIlwham nuk përdori asnjë fjalë të huaj. Fakti që një e huaj, përfaqësuese e politikës së një vendi të madh e me hije të gjerë kulturore siç është Britania e Madhe flet shqipen, i mjafton penelatës së një portreti bujar e plot dritë. Zonja ambasadore, e cila në kohën kur mblidhej tryeza e njerëzve të medias ishte në javën e fundit të punës në Tiranë, mund ta marrë me vete këtë portret, në valixhen e saj diplomatike, si kujtim i viteve të kaluara në kryeqytetin ku dielli e kaosi hahen e s’ndahen. Në Shqipëri, këtë kënd të Europës Juglindore, ku kujtimet e anglezëve fillojnë me një poet kontroversial e të dashur, George Gordon Byron. Por në fakt zonja McIlwham nuk e ka këtë nevojë, e ndoshta as dëshirë. Është portreti i saj që në të vërtetë i jep penelatat e veta botës sonë: e grunjta e flokëve dhe bluja e syve, me shpejtësinë e pakuptime të dritës së bukurisë, spërkasin mbi vende e njerëz nebulozën e paharrueshme të gjithçkaje që është qiellore në një mënyrë të përditshme. Portreti i saj, ndoshta të tillë e bën sidomos fakti se po na ikën, është dyfish i rrallë: as mes diplomatëve dhe as mes britanikëve nuk mund të hasësh përvijime tiparesh që e gjejnë, pa e kërkuar, një sëmbim të llojit: ç’grua e bukur! ***

N

orti i Durrësit, qyteti i dytë i rëndësishëm pas kryeqytetit Tiranë, është klasifikuar i pari ndër tetë portet turistike më të reja e më ekzotikë për t’u eksploruar nga turistët gjatë këtij viti, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Këtë përzgjedhje e ka bërë agjencia “The globe and Mail”, e cila në renditjen e saj e përzgjedh Portin e Durrësit si portën hyrëse për të shijuar resortet dhe plazhet e bukura ranore të Adriatikut. Agjencia në klasifikimin e saj shkruan se “Durrësi në Shqipëri është shansi juaj për të parë resortet e plazheve të Adriatikut, të cilët prej vitesh janë ruajtur si territore të mbyllura nga elita e vendit. Qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë është një start i dobishëm për ture në bregdet dhe kështjella”, shkruan agjencia britanike.

P

“The globe and Mail” i fton turistët e

/www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 8

FIONA MCILWHAM, E BUKURA DHE E MAJTA...

Por a mjafton brerorja e flokëve të artë dhe bluthella e syve; sëmbimi ‘i bukurisë së saj’, dhe rrëqethja nga shqipja për ta përmbyllur trashëgiminë e saj si ambasadore e Britanisë së Madhe në Shqipëri? Shqipëria politike e ka ndërtuar tashmë raportin me ambasadorët e huaj: pritet që ata të jenë me njërën palë ose tjetrën, kur të bëjnë rolin e arbitrit, çka është ‘e kuqe’ për njërin të jetë ‘e verdhë’ për tjetrin. Fiona McIlwham shihej në fakt si ambasadore ‘e majtë’. Por ajo edhe vepronte si e tillë, sepse e tillë ishte në fakt. E martuar me ‘kundërshtarin’ e saj politik, Daniel Korskin, një konservator britanik, laburistja e diplomuar në St. John’s College në Kejmbridxh ishte e majtë, pavarësisht mëtimit Blerian të Third Way.

Kjo prirje ideologjike nuk gjendet askund më shumë se te Bursat Chevening, një fond i qeverisë britanike që u mundëson të rinjve dhe profesionistëve shqiptarë një grant për të ndjekur studimet master në Mbretërinë e Bashkuar. Stafi i ambasadës është treguar disproporcionalisht i prirë për të pajisur me bursa individë që militonin në kampin e majtë apo ndiqnin kauza të majta, pjesë e organizatave jo qeveritare, ku shkëlqejnë me praninë e tyre Mjaftistët. Ka njëfarë ironie në gjithë këtë, po të kesh parasysh se Shërbimet Sekrete Britanike, bashkë me ato amerikane, ishin të investuar për rrëzimin e komunizmit dhe ideologjisë së majtë në Shqipëri. Ka gjithashtu njëfarë miopie politike, e cila shmang fak-

tin se ligjërimi politik mbizotërues në Shqipëri i përket shtresëzimeve të ideologjisë së majtë, falë kjo pikërisht 45 viteve të kaluara nën një regjim komunist. Produkt i kësaj shkujdesjeje, i mungesës së përimtimit apo dëshirës për ta kuptuar si dhe sa duhet drejtimin e elitave shqiptare, është edhe një ngulfatje e kreshpërim revolucionar i mendimit të majtë në Tiranë. Kjo shihet kryesisht tek ata në të njëzetat, apo në fillim të të tridhjetave, të cilët në rrjetet sociale shpallin se “të qenit komunist sot, nuk është ideologjike, por një mënyrë jetese!” Kjo në një vend ku jo më shumë se 20 vjet më parë një shtresëzim i komunizmit e kishte drobitur një popullatë të tërë deri në kufirin e mbijetesës.

“THE GLOBE AND MAIL”: DURRËSI, PORTA E PAZBULUAR E PLAZHEVE TË ADRIATIKUT huaj që në brigjet shqiptare të Adriatikut të zbulojnë plazhet e bukur ranorë si dhe turizmin ende të panjohur kulturor shqiptar. Në artikullin e agjencisë vihet re se porti i dytë në renditje është ai i Australisë; i treti porti i Lituanisë; i katërti ai i Togo-s, e mandej me radhë vijojnë porti i Maltës, Alaskës, Greenlandës dhe Kinës. Përtej kësaj renditjeje, vitin e shkuar agjencia “Lonely Planet” i renditi brigjet shqiptare ndër dhjetë destinacionet më të bukura e më të pazakonta për t’u vizituar nga turistët, të cilët përveç plazheve të bukura mund të zbulojnë edhe trashëgiminë e vyer monumentale e kulturore e naty-

rore. Ndërkohë në fillim të vitit, e përditshmja britanike “The Guardian” do të shkruante se “Ishujt jonianë në jug të Europës juglindore janë vërtet të mrekullueshëm dhe kanë shumë magji për t’i rrëfyer kujtdo që i viziton, por pak milje nga Joni blu, në bregdetin shqiptar gjendet Butrinti, i cili përbën një trashëgimi botërore të mbrojtur nga UNESKO”. Prestigjozja britanike, në një shkrim të datës 6 janar të këtij viti, i ftonte turistët e huaj nga e gjithë bota, që ndër destinacionet për udhëtime të shkurtra të zgjidhnin edhe Butrintin, monumentin e rrallë të pasurisë

botërore, dhe një nga qendrat më të mëdha arkeologjike evropiane, me një tempull të mrekullueshëm grekoromak. Ndër tetë vendet e pazakonta për udhëtime të shkurtra prestigjiozja britanike rendit qytetin e dritave Parisin, Bazilikatën në Itali, Vienën, Bostonin, qytetin e kulturës Guimarães në Portugali, Finlandën dhe parkun e lashtë të Butrintit në Shqipëri. Gazeta britanike shkruan se Butrinti ndodhet në zemër të parkut kombëtar dhe rrënojave të qytetit romak 2500 vjeçar. E përditshmja britanike jep detaje për udhëtimin përdrejt kësaj pa-

Por sigurisht nuk është faji i Fiona McIlwham. Gjatë tre viteve të shërbimit të saj në Shqipëri ajo duhet përgëzuar të paktën për shqipen e rrjedhshme. Gjuha sigurisht nuk është gjithmonë dekoduesi më i saktë i një populli. Ka çelësa të tjerë për zbërthimin e ndërgjegjes së tij dhe ligjërimi politik i shtresëzuar brenda një profili historik të detyrueshëm është një prej tyre. Për sa kohë ishte këtu ne e kemi dashur Fionën: gjithsecili për arsyet e veta. Nuk është e thënë që ajo të na i ketë kuptuar, ose munduar të na i kuptojë këto arsye. Mund të kemi folur një, ose dy gjuhë të përbashkëta, por të kuptuarit nuk qëndron vetëm te gjuha. (Jo të gjitha britaniket quhen Edith Durham.) (Mapo) surie të rrallë arkeologjike, duke bërë me dije se “nga 31 marsi i këtij viti çdokush mund të mbërrijë në Butrint, dy herë në javë duke udhëtuar me linjën e njohur britanike me çmim konkurrues loë-cost “Easyjet” në Korfuz, duke preçizuar se ishulli jonian grek ndodhet përballë brigjeve shqiptare, madje vetëm pak milje larg. Gazeta britanike teksa publikon orarin e udhëtimit shkruan se anijet lundrojnë nga porti i Korfuzit përditë përdrejt brigjeve të mrekullueshme të Sarandës, në orën 09:15 të mëngjesit, për t’u kthyer rishtaz pasdite në orën 17.00, për në ishullin grek. E ndërsa Shkurtit po i vjen fundi, nuk na mbetet tjetër veçse të presim Marsin dhe afrimin e sezonit të ngrohtë që do të sjellë edhe fluksin e turistëve në tokën dhe brigjet shqiptare


aktualitet

STEPHEN SCHWARTZ

ara se të binte muri i Berlinit, emigrant nga vendet komuniste në Evropën Perëndimore ka qenë disidenti thjeshtë tipik e jo krimineli profesionist apo trafikanti me gra. Megjithatë, filmat e shfaqur në vitin 2007 që tregojnë kriminelët e mafisë ruse, siç janë “Premtimi i Lindjes” dhe “Nata është e jona’ , u ofrojnë një nderë perverse organizatave kriminale dhe udhëheqësve të cilët janë ndërtuar në gulagun sovjetik. Natyrisht, Rusia nuk ka qenë vendi i vetëm që ka institucionalizuar sistemin e burgjeve të ndërtuar në brutalizim ekstrem. Por, kampet e burgjeve sovjetike kanë strehuar aq shumë miliona njerëz sa që është mirëmbajtur lehtë një nënkulturë e deprivimit dhe e cila madje është zgjeruar. Gulagu ka qenë shkollë për kriminelë sikur burgu që ishte shkollë për revolucionarët në regjimin carist. Në vendin më të vogël dhe në më të pafatin ndër shtetet komuniste, në Shqipërinë e Enver Hoxhës, numri i të burgosurve ishte shumë i madh në proporcion me madhësinë e vendit. Por, burgjet ishin më të vogla dhe viktimat ishin zvogëluar më lehtë në një lloj të nulitetit ambulantor. Shumë fakte të cilat më parë kanë qenë të panjohura për gulagun shqiptar tashti janë duke u mësuar pasi që po hapen arkivat. Por, të gjithë ata që kanë kaluar pak kohë në Shqipëri e dinë peshën e regjimit dhe të ideologjisë së tij që ishte aq e rëndë sa ua kishte shkatërruar apo fshirë personalitetet të burgosurve.

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 9

TË PA KËNAQUR NË EKZIL

P

Asgjësimi i karakterit të individit në mënyrë të hapur urrehet në këto dy libra, të cilat i përshkruajnë emigrantët shqiptarë në Greqi dhe Itali, vende fqinje të Shqipërisë. Këta nuk janë të pabindurit që tejkalojnë të gjitha vështirësitë dhe as ndërmarrës energjik me vullnet për t’u themeluar në biznes e as në shkelës të ligjeve. Jo, refugjatët nga Shqipëria janë diçka tjetër. Ata janë degraduar aq shumë nga forma specifike e komunizmit në vendin e tyre të vogël dhe të izoluar sa që duken se janë të deprivuar edhe nga ndjenjat normale. Ata emigrantë që e urrejnë veten, që i ka bërë memec përvoja e tyre dhe që verbërisht kërkojnë një jetë tjetër të cilën ata e njohin aq pak dhe nga e cila presin edhe me pak. Atyre u mungon vetëbesimi i banditëve rusë jo më pak se që ju mungon edhe fanatizmi fundamentalistëve myslimanë. Ata janë zvogëluar në asgjë dhe kërkojnë mënyrën për t’u bërë diçka. Gazmend Kapllani, autori i “A Short Border Handbook”, në këtë, është rast që dallon, duke mos i duruar rivalitetet nacionale në mes shqiptarëve dhe grekëve dhe ka fituar një pozitë të konsiderueshme si gazetar i shtypit dhe i radios në Athinë. “ Ka diçka heroike në mënyrën se si emigranti e braktisë vendin e tij të lindjes” shkruan ai. Emigranti që e urren veten nuk mundet lehtë ta mësoj gjuhën e vendit të tij të ri dhe kjo papërdorshmëri i duket këtij të jetë fyese për vendasit kështu që ai hesht. “Më mirë

Asgjësimi i karakterit të individit në mënyrë të hapur urrehet në këto dy libra, të cilat i përshkruajnë emigrantët shqiptarë në Greqi dhe Itali, vende fqinje të Shqipërisë. Këta nuk janë të pabindurit që tejkalojnë të gjitha vështirësitë dhe as ndërmarrës energjik me vullnet për t’u themeluar në biznes e as në shkelës të ligjeve. Jo, refugjatët nga Shqipëria janë diçka tjetër. Ata janë degraduar aq shumë nga forma specifike e komunizmit në vendin e tyre të vogël dhe të izoluar sa që duken se janë të deprivuar edhe nga ndjenjat normale. Ata emigrantë që e urrejnë veten, që i ka bërë memec përvoja e tyre dhe që verbërisht kërkojnë një jetë tjetër të cilën ata e njohin aq pak dhe nga e cila presin edhe me pak. Atyre u mungon vetëbesimi i banditëve rusë jo më pak se që ju mungon edhe fanatizmi fundamentalistëve myslimanë. Ata janë zvogëluar në asgjë dhe kërkojnë mënyrën për t’u bërë diçka. memec se bezdisës”. Nëse është i shtyrë të protestoj ndaj reagimit irritues, për shkak të të folurit të dobët të greqishtes, imigranti urrejtës i vetvetes dëshiron të pyes:” Pse ju keni kaq shumë frikë? Unë e dua këtë vend”. Kapllani e përshkruan efektin e vet-urrejtjes kur ai vëren që afrikanët të cilët tentojnë të vijnë në Evropë i djegin letrat e tyre të identitetit që të parandalojnë kthyerjen në vendet e tyre nëse kapen. Për ta “ vdekja nuk mund të kafshoj”, e cila shprehje përdoret për të treguar se ata e kanë humbur vullnetin për të jetuar. Njerëz të tillë ende provojnë të kalojnë kufij. Nga një herë provojnë aq shpesh (siç tregon Kapllani) sa që njëri, i cili në mënyrë të pasuksesshme, kishte hyrë në Greqi 34 herë brenda shtatë viteve sa që nga shtatë vite të qëndrimit në Greqi, tri vite i kishte bërë duke i kaluar kufijtë dhe në qendrat e paraburgimeve. Në vitin 1991 në Shqipëri ra komunizmi, më në fund, kurse emigrantët shqiptarë tashti kishin të bënin vetëm me një palë roje armiqësore ku-

fitare. Si shtesë, aty ku rojet komuniste shqiptare do të vrisnin emigrantët potencialë, grekët, thjeshtë, vetëm i procedonin dhe i deportonin. Disa, sikur Kapllani, patën shumë fat pasi që kishin gjetur shokë dhe patronë. Në të dy librat, seksi është burim i turpit dhe i poshtërimit të mëtejmë. Një herë që u vendosën në Greqi, emigrantët e kronikës së Kapllanit, e panë se janë të mirëseardhur që të kalojnë kohë në sallat ku shfaqen filmat pornografik por shtëpitë e prostitucionit mbajnë shenjën:” Vetëm për grekët”, e shkruar në shqip dhe në greqisht. Natyrisht, gratë refugjate janë pre seksuale e shoferëve dhe të tjerëve të cilët u ndihmojnë të degraduarve të lëvizin para dhe mbrapa. Kronika e Ornela Vorpsit është kronikë në të cilën korruptimi i instinkteve njerëzore është gati total. Është sekuencë e episodeve në të cilën disa vajza dhe gra, tregime e të cilave janë bërë bashkë sikur të ishin tregim i vetëm një personi, në mënyrë të vazhdueshme keqtrajtohen nga burrat, familja por edhe nga fqinjët. Libri

“The Country Where No One Ever Dies” fillon me atë se të gjitha vajzat shqiptare rriten duke menduar se janë prostituta nga natyra: Nëse rriten dhe martohen dhe nëse burrat e tyre burgosen, atëherë ato e qepin organin seksual për ta ruajtur veten kur të lirohen këta të burgosur. Vorpsi e nxjerr në sipërfaqe një vet-urrejtje që e përfshinë qenien e emigrantit femëror. Në një tregim, vajzat dërgohen për stërvitje ushtarake dhe vendosen në bunkerët e famshëm mbrojtës të ndërtuar nga regjimi i Hoxhës të cilët ende e mbulojnë Shqipërinë. Ato e shohin që bunkerët janë përdorur si nevojtore. Por, ato zbulojnë se ushtrimi me armë shkakton shurdhimin që “është normal pas shkrepjes së pushkës nga brendia e bunkerit”. Vorpsi, duke dhënë edhe shembuj tjerë , tregon se këto vajza e kanë kushtëzuar aq shumë veten me vet-urrejtje sa që edhe këto largohen nga vendi i tyre. Mësimi, që është shumë i rëndësishëm, të cilin e marrim këtu, është se emigrantët nga vendet e varfra mund të mos emigrojnë thjeshtë

vetëm për shkak të mundësive por për shkak të vet-respektit. Komunizmi apo nacionalizmi këtyre u ka premtuar çdo gjë por nuk u ka dhënë asgjë. Të demoralizuar nga sunduesit e tyre, këta nuk besojnë në kapacitetin që kanë për të ringjallur shpirtin e manifestuar në historitë e tyre. Në vendet e zhvilluara, madje edhe pas rënies së ekonomisë, ende ka nevojë për emigrantë për të zënë vendet e lira të punës për shkak të plakjes dhe rënies së lindshmërisë. Por, nuk ka asgjë të keqe nëse ju tregohet këtyre emigrantëve se puna e vështirë në shtëpi dhe rindërtimi i vendit të tyre mund të dëshmoj si zgjedhje e mençur në aspektin afatgjatë. (PËRKTHEU: DAUT DAUTI) A Short Border Handbook (Doracak i shkurtër për kufij), Gazmend Kapllani, botoi: Portobello The Country Where No One Ever Dies (Vendi në të cilin kurrë nuk vdes askush), Ornela Vorpsi, botoi: Dalkey Archive



histori

Çfare shkroi konsulli britanik per Mustafa Nuri Pashen 1824-1885? Janinë 19 Prill 1877 Zotëri! Kam nderin t’ju vë në dijeni se në datën 16 të këtij muaji, qeveria e këtushme, mori një telegram nga Vlora dhe zbuloi se Mustafai nga kjo krahinë, nuk bindet që të vihet nën flamurin e qeverisë dhe kjo bën keq, pas presjonit të dy bejlerëve të Gjirokastrës, Sevri bej dhe Servet bej, të cilët kanë bashkëpunëtorë edhe në Vlorë bijtë e Mustafa pashë Vlorës; si rezultat i këtij lajmi komandanti ushtarak i Janinës Ibrahim Pasha, u nis menjëherë në viset e largëta të krahinës. Në një informacion të veçantë për qarkun ushtarak të Beratit thuhet se do të ketë akuza, dhe para pak kohësh bejlerët e Shqipërisë së Mesme kanë folur shpesh për kombin Shqiptar dhe për vetëvendosje,, kanë kritikuar me fjalë të ashpra sundimin e Sulltanit. Ushtarë dhe shumë shtetas shqiptarë të atij vendi nuk e fshehin urejtjen dhe armiqësinë ndaj muslimanëve aziatikë dhe sundimit të tyre, ndryshe nga disa që e bëjnë kundër fanatizmit fetar të

shtetit otoman. Këto ndjenja dhe bindje nuk u shuan kurrë nga zemra e shqiptarëve kryelartë. -U zhvilluan dhe u kultivuan tani së fundi nga një shoqatë politike në Itali, duke pasur problem qëndror çështjen e pasardhësit të Skënderbeut në Itali dhe probleme të tjera. Fillimisht u dërguan 250 burra për t’u vënë në shërbim të Mustafait, të cilët zbarkuan në Durrës dhe u dërguan në Shkodër, pjesa tjetër nuk dëgjoi të vinte. Bejlerët e Beratit u përpoqën të sjellin ata që nuk pranuan të binden. Të njëjtën ditë-telegram tjetër-, këtë e di me siguri nga guvernatori i Korfuzit-tre persona nga Komiteti i Romës; një farë Luizis dhe një Theodhor Kafaci kanë zbritur në bregdetin e Epirit dhe se nëpunësi i ambasadës Turke në Romë ndjek me fshehtësi të madhe dhe me rretësi veprimtarinë e tyre. Të dy telegramet që herë pas herë u referohem na nxjerrin në përfundimin: Para dy vjetësh, siç e kam bërë të

ditur, kisha njoftuar se një shkrimtar shqiptar musliman, propogandent e ndër shqipfolësit, përkrahjen e kryengritjes nga ndonjë shoqëri politike me ideologji patriotike shqiptare . Siç kam marrë vesht se shtatë persona kryengritës dhe që ndiqen për t’u arrestuar, kanë akuzuar qeverinë në Paris e në Romë. Ky është Themistokli Pecali, i cili, siç mësova nga informatat e datës 26.2 dhe 12.3 të muajit të shkuar, bën pjesë në shoqërinë e të përbetuarve. Ky është një fakt që provon se të dy komitetet bashkëpunojnë për një qëllim; T’u shërbejnë qëllimeve të huaja. Për shkak të kësaj ngjarjeje u bë transferimi dhe lëvizja e bataljoneve nga vendqëndrimet e tyre. Unë V.Kiprioti konsull britanik

Pergatiti Afife Frasheri Dokumentin nga gjuha greke e perktheu Prof. Gaqo Konomi

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 9



Transporti falas kudo që të jeni në Londër


forum

NGA PROF. DR. SC. AKIL MARK KOCI jë nga parimet themelore të historisë në përgjithësi e veçanërisht të historisë së muzikës, është rëndësia dhe roli i muzikës gjatë historisë, që kur është paraqitur si art dhe muzikologjia si shkencë krahas disiplinave komplementare, siç janë estetika, sociologjia e muzikës dhe ajo e arteve, pedagogjia dhe ca disiplina të tjera, në të cilat jam mbështetur për trajtimin e problemit të zhvillimit historik të muzikës shqiptare, për të cilin deri më tashti asnjëherë nuk është bërë fjalë! Muzika e re shqiptare ka krijuar identitetin e vet dhe është liruar nga dogmatizmi dhe automatizmi i kohës së kaluar, sidomos nga dogmatizmi i kohës së monizmit në Shqipëri e më pak në Kosovë. Por nuk i kemi kushtuar kurrnjëherë kujdes hartimit të një teksti të historisë së muzikës shqiptare. E, dihet se në fushën e krijimtarisë muzikore shqiptare me përkushtim krijues janë krijuar rezultate të dukshme nga krijuesit-kompozitorët tanë këndej dhe andej kufirit. Asgjë nuk ka qenë e rastit në krijimtarinë muzikore, pra as atëherë kur është krijuar Simfonia e parë në Shqipëri nga Qesk Zadeja (është diskutabile se a është ai autor i simfonisë së parë shqiptare apo Martin Gjoka , ngase në Kosovë thuhet se Simfonia e parë është kompozuar nga Rexho Mulliqi, edhe pse nuk është ekzekutuar asnjëherë. Partitura gjendet te njëri prej dirigjentëve shqiptarë, i cili, edhe pse i ka dirigjuar shumë herë veprat e ndryshme me orkestrat sim-

N

NGA FJOLLA SPANCA a herë më pyesin prej nga vij (dhe unë përmend Mitrovicën) njerëzit më shohin me dhimbje. Është trend të jetosh në zonat ku ka konflikte etnike dhe probleme politike. Gjithmonë do të jesh në qendër të vëmendjes. Por, kur fillon e rrëfen për anën tjetër të medaljes, nuk beson askush. Që kur mbaj mend veten, mbaj mend dhe zhurmën e helikopterëve. S’është çudi, as e padëgjuar. Të jetosh në Mitrovicë është pak a shumë si të jetosh në pyll, ku veli i misterit të ndjek nga pas. Në qytet ka më shumë rrethrrotullime sesa trotuare për këmbësorë. Kudo ndjen mllefin e barkthatëve. Sheh pleq që i afrohen urës dhe mallkojnë të gjallët. Burrat me kollare; drejtorë drejtorish-biznesmenë të fuqishëm paratë i fitojnë duke i detyruar të tjerët të bëjnë vetëvrasje. Pra, këta janë gjithçka për mjerimin, dhe asgjë për njerëzimin. Në Mitrovicë, kur të shëtisësh, do të gjesh trupa njerëzish që hidhen nga ndërtesat shumëkatëshe. Sheh djem të rinj që luajnë me thika. Muzgu i mbledh drogashitësit. Natën, me episode e bën gjumin. Ndodh që në mes të territ futen fqinjët e të plaçkitin. Jo që nuk e sheh grabitësin, por s’arrin ta shohësh as hundën tënde, meqë s’ka rrymë. Terri i privilegjon kriminelët për të maksimizuar fitimin. Pa harruar kapakët e kanaleve, që ikin sa hap e mbyll sytë. Gjithsesi, nuk këshillohet të ngresh krye! Edhe sikur vdes në spital se s’ka ilaçe, apo kur mjekët të thonë se ke

S

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 14

PSE S’KA LIBËR TË HISTORISË SË MUZIKËS SHQIPTARE?! fonike të Kosovës, deri më tashti asnjëherë nuk është kujtuar që këtë vepër ta vërë atë në program). Opera e parë shqiptare "Mrika" është kompozuar prej kompozitorit Prenk Jakova. Në Kosovë opera e parë është kompozuar nga Rauf Dhomi dhe titullohet "Goca e Kaçanikut", kurse baleti i parë në Shqipëri është kompozuar nga kompozitori Tish Daija dhe titullohet "Halili dhe Hajrija" e në Kosovë është kompozuar nga Akil Koci me titull "Sokoli e Mirusha". Historianët e muzikës të gjitha i kanë përmendur në shkrimet e tyre, këndej dhe andej kufirit, mirëpo këto nuk i hasim në një libër të përbashkët me titull Historia e muzikës shqiptare?!, për arsye tashmë të ditura, në asnjë libër të përbashkët, qoftë në libra të historisë së muzikës, qoftë në vepra të tjera të kësaj kategorie. E kërkon koha që të mblidhen kompozitorët e sidomos muzikologët dhe ta trajtojnë temën "Pse nuk ka libër të Historisë së muzikës shqiptare". Një punë e këtillë do të shërbente edhe si bazë e mirë për të ikur nga letargjia në jetën muzikore të këtij lloji. Fakti pse deri më tashti ky problem asnjëherë s’u rrah as s’u ndriçua seriozisht, nuk të bën fort optimist se do të realizohet kjo kërkesë. Që këtu

lind vetvetiu pyetja: kur do të mblidhen krijuesit e dy shteteve për ta diskutuar këtë problem?! Disponimi krijues dhe atmosfera krijuese në Shqipëri nuk të jep aq shumë shpresë se krijuesit kompetent të kësaj fushe mund të mblidhen për ta shqyrtuar seriozisht këtë problem. Ta themi se edhe në Kosovë është e njëjta situatë, në mos më e disfavorshme profesionale dhe materiale. Si në njërën anë ashtu edhe në tjetrën janë formuar klane, festivale,

shoqata të llojllojshme, por askush deri tani nuk e ka trajtuar këtë problem! Pse ka ndodhur kjo? Sepse ato shoqata dhe festivale janë formuar mbi baza të interesit klanor, me qëllim që personi i caktuar të jetë kryetar dhe të këtë përfitim nga shoqata apo festivali i caktuar, kurse interesi kombëtar as që zihet ngoje! Ky problem duhet të jetë preokupim kryesor i ministrave të kulturës dhe të shkencës të të dy shteteve,

MITROVICA, NJË QYTET QË PO E MBYSIM VETË kancer ndërkohë që ti je ftohur pak. Në Mitrovicë, mërzia më e madhe shkaktohet nga pamundësia për të dalluar njëmendësisht kufirin në mes të mundshmes dhe të pamundshmes. Ndërmjet reales dhe irreales, e vetmja ndarje që mund të shihet qartë është ura. Pastaj, aty-këtu ka kafe-bare ku të rinjtë kalojnë gjithë ditën duke rrotulluar lugën kineze prej plastike (kancerogjene), sepse vetëm kështu mposhtin idenë ironike, që u fal ndjesinë e vetëdijes për realitetin e shpifur, ku jetojnë. Mllefi i padrejtësive s’ka kandar. Nga ana tjetër, ndërkombëtarët pa asnjë lidhje me realitetin vijnë, e shesin mend. Gëlojnë lloj-lloj diskutimesh, e gajasin për do projekte. Iu tregojnë fëmijëve çka është HIV-i, si konsumohen drogat, e sa të pacivilizuar kemi qenë deri sa erdhën “shpëtimtarët” për të na modernizuar. Këto organizata, përveç fondeve të majme që marrin kinse për të emancipuar rininë, në dritë zor se qesin diçka. Sot rinia s’flet më për shpresën apo për shkollën. Shpresa është ndrydhur prej kolltukëve të dalë mode e boje, që burokratët i kanë privatizuar. E shkolla ka veç mure të akullta, ku çohet

dashuri mes nxënësve, dhe larg të qoftë zhvillimi i mësimit aty, sa të jenë gjallë partitë politike që fusin hundët edhe nëpër mësonjëtore. Shumëkush, që nuk e ka parë Mitrovicën në verë, kur viheshin barrikadat dhe të shurdhonin të shtënat e armëve, më ka thënë se problemi i veriut është i thjeshtë: zgjidhet brenda dy orësh (Në fakt, as në Google Maps nuk e gjen Kosovën për dy orë, e lëre më ta bashkosh Mitrovicën, po nejse!). Këta pseudopatriotë fishkëllejnë pa u ndalur, se s’ia kanë idenë ndryshimit, as vuajtjes së qytetarëve. Përditë turpërohem kur në mend më kalojnë kujtimet e luftës, amaneti i të rënëve e gjaku i dëshmorëve. Pavarësia e shkurtit s’ishte ajo për të cilën vdiqën mijëra shpirtra! Më zihet fryma kur kujtoj verën dhe politikologët, filozofët e psikopatët që jepnin “opinione” për problemin e veriut, ndërkohë qytetarët matanë urës, s’kishin bukë për të ngrënë. Ky është një nga ato momentet kur ti kupton se përveç tenderëve, korrupsionit dhe kriminalitetit, ne s’dimë të bëjmë asnjë gjë tjetër. Aso kohe cicëronin të gjitha partitë në Kuvend. Në krahasim me kryeneçësinë

ultra-nacionaliste serbe, vallja pseudopatriotike e qeverisë dështoi. Kush kujt ia bëri gropën!? Në esenë e tij për “Refuzimin e shantazheve të dyfishta të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë”, Slavoj Zhizhek vë në pah fondamentalizmin etnik të regjimit profashist serb. Zhizheku shkruan për paradoksin e thellë të përfshirë mbi ideologjinë e viktimizimit, ku aspekti kryesor është privilegji që NATO i bëri fraksionit të “moderuar” kosovar të Ibrahim Rugovës kundër “radikalëve” të UÇK-ës. Kështu që, kur NATO-o ndërhyri për t’i mbrojtur viktimat kosovare, mori gjithë sigurinë e nevojshme që ATA DO TË MBETESHIN VIKTIMA të paafta për ta mbrojtur veten, dhe jo forcë aktive politiko-ushtarake. Zhizhek mendonte se edhe nëse NATO okupon Kosovën, ajo do të mbetet një vend i shkatërruar, me popullin e vet të viktimizuar, dhe aspak subjekt i fuqishëm politik. Tashmë ka kaluar më shumë se një dekadë nga mbarimi i luftës, e pothuajse katër vjet që nga shpallja e pavarësisë, e cila vazhdon të jetë e pakonsoliduar jo vetëm për problemet e veriut, por edhe për aspektin ndërkombëtar të mosnjohjes nga

me qëllim që të ndërmerret një iniciativë për realizimin e këtij problemi në nivel institucional. Ne jemi i vetmi komb në Ballkan dhe në Europë që nuk e kemi tekst të historisë së muzikës sonë kombëtare, pavarësisht se jetojmë në disa shtete. sepse shumica e nëpunësve të ministrive janë të punësuar, si duket... Dhe, ta tehem edhe një herë se lidhjet farefisnore edhe në nivelet më të larta të ministrive bëjnë që njerëzit në sektorët e artit të muzikës janë të thuash mediokritete që nuk e njohin këtë problematikë, kurse shoqatat, aq sa ekzistojnë, as që lodhen për këtë problem. Muzika si art elitor aspak nuk ekziston në plan-programet e tyre. Ndaj, edhe këto përsiatje të miat, që janë të lashta sa vetë muzika jonë, mund të jenë imazhe mbi idhujt e rremë: tash për tash, në të dyja anët, nuk dinë ose bëhen se nuk dinë për kërkesat e sotme shpirtërore në artin tonë të muzikës. Kjo gjendje, me një trajtim serioz, do të duhej të tejkalohej. Çështja e theksuar duhet të ngrihet në një nivel meritor institucional e shtetëror. Të shpresojmë se do të veprohet kështu! OKB-ja. Sado që vendimi i GJND-së abrogoi në një mënyrë Rezolutën 1244, zbutja e qëndrimit të lidershipit kosovar i dha mundësi avancimi Serbisë për kandidaturën në BE dhe vazhdimësi “kërcënimit”, që me futjen në përdorimit të fusnotës. Nga pozita e “të viktimizuarve”, udhëheqësit e sotëm (por edhe ata paraprakë) vuajnë nga “modernizimi” i tepërt në krahasim me supernacionalistët serbë. Futja e fusnotës është shoqëruar me mjegull e paqartësi në lidhje me avantazhet dhe humbjet që ka pësuar Kosova*. Paaftësia për të parë projektet ndërkombëtare përmbajtësisht, leximi simbolik i tyre ka diskredituar kredibilitetin e lidershipit aktual. Paradoksalisht, Kosova si rast SUI GENERIS, me qeveri të korruptuar, opozitë të heshtur, krim të organizuar, imazh të keq ndërkombëtar, si vend i varfër dhe pa perspektivë, shihet larg proceseve progresive. “Përkrahja” e rrejshme e qeverisë nga faktori ndërkombëtar radikalizon nevojën për vënien e marrëdhënieve bilaterale me vendet mbështetëse dhe progresin e brendshëm politiko-ekonomik. Sot, Kosova* mbetet e shkatërruar, me popullin dhe liderët e viktimizuar dhe aspak subjekt i fuqishëm politik. Në pritje të “mrekullisë” kemi hequr dorë nga këmbëngulësia për ruajtjen e “kredibilitetit” të pavarësisë së gjymtuar! Kësisoj, qeveria përveç që ia futi vetes fusnotën, shkeli vullnetin e qytetarëve dhe e fali-mbyti me duart e veta një qytet. Fjollshëm, fusnotshëm, me zemër të


Levante Pide 187 Lewisham High St London SE13 6AA info@levantepide.co.uk Booking Tel: 020 8297 6266 Delivery Tel: 020 8318 0890 Free Delivery Mon-Sun 5pm - 10.30pm (Minimum order £18) Restorant Levante Pide ofron ushqimin e deshiruar shqiptar dhe turk Ambjenti shume i pershtatshem dhe komod Çmimet me konkuruese ne treg, Ushqimi i fresket dhe teper i shijshem Sherbmi me i mire qe keni pare ndonjehere Beni pronetimet per rreth 100 veta per çdo lloj feste Shqiptaret thone qe jemi me te miret

AJ U T E V RM Ë F A Ë ËT M U H S Ë M NA I N IMET TOINUTA U M Ç P R E U J OR 0M E PËRD TË NË 1

PËR

Ë K H S A P O KËT

*

DUK PEJ NI PARAHËRBIMIN E SH O G R Ë D DHE S TË LIRA

*Në varësi të kohëshërbimit të operatorëve lokalë. Përveç tarifave të transferimit të aplikueshme për një transaksion, mund të zbatohet një kurs i këmbimit të monedhës që vendoset nga MoneyGram ose agjentët e saj. Të gjithë agjentët e mësipërm janë agjentë të MoneyGram International Limited në ofrimin H VKsUELPHYH Ws WUDQVIHULPLW Ws SDUDYH 3RVW 2I¾FH GKH 3RVW 2I¾FH ORJR MDQs Ws UHJMLVWUXDUD VL PDUND WUHJWDUH Ws 3RVW 2I¾FH /WG 0RQH\*UDP ,QWHUQDWLRQDO /LPLWHG sVKWs H DXWRUL]XDU GKH H NRQWUROOXDU QJD $XWRULWHWL H 6KsUELPLW )LQDQFLDU 0RQH\*UDP 7s JMLWKD Ws GUHMWDW H UH]HUYXDUD


histori

NGA KASTRIOT DERVISHI ë ditët e para të shkurtit 1991, studentët dhe pedagogët e Universitetit të Tiranës, i parashtruan disa kërkesa qeverisë, midis të cilave edhe atë për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga ky institucion. Këshilli i Ministrave nuk e pranoi këtë kërkesë, duke thënë se prekeshin ndjenjat e njerëzve pasi studentët nuk përfaqësonin gjithë popullin.

N

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

SI U RRËZUA MONUMENTI I DIKTATORIT 20 shkurt 1991/Raporti zyrtar mbi ngjarjen

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ua përcolli këtë njoftim studentëve gjatë takimit me ta. Forcat politike filluan takimet për çtensionimin e gjendjes. Nga ana tjetër në organin e PPSH-së botoheshin letra të organizatave të ndryshme pro Enver Hoxhës. Gjendja u acarua derisa shkoi në grevë urie masive, gjë e paparë deri atë çast. Ramiz Alia zhvilloi me këtë rast një vizitë në Vlorë për të mbrojtur figurën e Enver Hoxhës. Njëkohësisht me këto ngjarje filloi të shfaqej dukuria e drejtimit të njerëzve në portet e Vlorës, Durrësit, etj, si përpjekje për t’u larguar drejt Italisë. Më 19 shkurt 1991 në “Zëri i Popullit” botohej letra që kryetari i Bashkimit të Veprimtarëve “Enver Hoxha”, i dërgonte Ramiz Alisë, në të cilën bëhej e ditur se 5 mijë “shokë dhe shoqe” nga rrethe të ndryshme të vendit kishin formuar më 12 shkurt 1991 në Berat, në sallën ku ishte mbajtur mbledhja e dytë e Beratit më 1944-n, shoqatën në fjalë, për “mbrojtjen e idealeve të vërteta të demokracisë” dhe “forcimin e stabilitetit në vend”. Në deklaratë përmendeshin “28 mijë dëshmorët”, ndërsa në thelb mbrohej figura e Enver Hoxhës, duke përdorur për ilustrim edhe disa figura të tjera historike. Por edhe Këshilli i Ministrave me anë të një deklarate, mbrojti figurën e Enver Hoxhës, sikurse edhe Plenumi i KQ të PPSH-së shprehu të njëjtin qëndrim. Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës, përkrahën kërkesat e studentëve. Më 20 shkurt 1991 sindikatat e Tiranës ftuan popullin për protestë masive, gjë që ndodhi në orën 14.00 kur monumenti i Enver Hoxhës u rrëzua dhe u tërhoq zvarrë rrugëve të Tiranës. Vetëm pas kësaj, Këshilli i Ministrave pranoi të hiqte emrin e Enver Hoxhës nga Universiteti “për arsye riorganizimi”. Ky ishte edhe akti i fundit i qeverisë, para se të jepte dorëheqjen. Të njëjtën ditë u rrëzua edhe monumenti i Enver Hoxhës në Korçë. Ramiz Alia nëpërmjet televizionit shtetëror mbrojti figurën e Enver Hoxhës si “themelues të shtetit shqiptar”, duke akuzuar për këtë “turmat e irrituara”. Gjendja në vend u tensionua mjaft dhe u shfaqën shenjat e luftës civile, pro dhe kundër figurës së Enver Hoxhës.

faqe 16

*** Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë Ministria e Punëve të Brendshme Drejtoria e Policisë Popullore Sekret Tiranë më 2.3.1991 Lënda: Për ngjarjet e datës 20 shkurt 1991 ndodhur në qytetin e Tiranës Komitetit Qendror të PPSH, Tiranë Në mbrëmjen e datës 19 shkurt Drejtoria e Tiranës mori informacion se në sallën e leksioneve të Pallatit të Kulturës sapo kishte përfunduar mbledhja e sindikatës së pavarur me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, ku ishte vendosur që në datën 20 të lihej puna nga gjithë punëtorët e ndërmarrjeve dhe në shenjë solidariteti me studentët grevistë të shkohej në qytezën e tyre. Lajmin për këtë vendim e dhanë edhe radioja e televizioni. Për të vlerësuar informacionin dhe përballuar situatat që mund të krijoheshin, u mblodhën drejtuesit e Ministrisë dhe të Drejtorisë së Tiranës. Konkluzioni ishte se punëtorët mund të linin punën edhe ata të ndërmarrjeve të tilla si të miellit, të bukës, të qumështit e të tjerë, do krijonin shqetësime serioze. Prandaj edhe informacioni u transmetua edhe në organet e tjera me sugjerimin që të merreshin masat e mundshme për të parandaluar pasojat. Mbledhjen e kuadrove të përmendura e përshkoi po ai shqetësim që kishin shkaktuar grumbullimet e mëparshme në mjediset e qytetit të studentëve. Pra si do të evitohej përqendrimi i turmave nëse merrej një vendim nga organizatorët apo bëhej një thirrje spontane që

ato të bënin manifestime te Presidiumi i Kuvendit Popullor, Kryeministria, Komiteti Qendror ose në sheshin “Skënderbej”. U vendos që të merreshin ato masa që ishin marrë edhe herë të tjera, por me përqendrim maksimal të forcave. Konkretisht u vendos që të mbylleshin me forca të përqendruara, duke paralizuar sulmin e turmave, të gjitha rrugët që lidhin rrugën “Labinoti” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Skënderbej”. Kalimi në këto rrugë do të lejohej vetëm për individë ose grupe të vogla njerëzish që lëviznin qetësisht. U vendos gjithashtu, që punëtorët që mund të linin punën për të shkuar te studentët, të lëviznin në mënyrë të detyruar në drejtime të caktuara pa u dhënë mundësi që të përqendroheshin në sheshin “Skënderbej” e pranë objekteve që përmendëm. Forcat e policisë zunë vendet e tyre në orën 07:00. Rreth një orë më vonë erdhën informacionet se nga qendrat e punës filloi lënia e punës dhe ngjitja e punëtorëve drejt qytezës së studentëve. Kolonat lëviznin paqësisht me përjashtim të punëtorëve të Valiasit që hidhnin parulla politike me përmbajtje fyese e shpifëse. Rreth orës 10:00 sheshi i emërtuar “Demokracia” u mbush si në asnjë nga rastet e tjera, ndërkohë që kolonat e njerëzve që vinin nga ndërmarrjet vazhdonin të ngjiteshin. Të grumbulluarit rreth godinës ku ishin grevistët e urisë hidhnin parulla të njohura politike, ndërsa më lart punonjës të uzinës “Traktori” montuan një qendër zëri. Ata u paralajmëruan për cenim të ligjit dhe për të mos e përdorur atë. Kërkesa e policisë nuk u zbatua dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, të sindikatës së pavarur, të uzinës “Traktori”, uzinës “Dinamo”, Rajmonda Bulku dhe ndonjë person tjetër, u folën masës së grumbulluar. Folësit shprehën soli-

daritetin me studentët, kritikuan me fjalë të ashpra qeverinë dhe Kryetarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Me përjashtim të Rajmondës, të tjerët bënë thirrje për “qetësi”, për “t’u ruajtur” nga provokacionet etj, ndërsa Rajmonda bëri thirrje që gratë të mblidheshin te Presidiumi dhe televizioni për të protestuar. Afërsisht në këtë kohë në një nga ballkonet e konvikteve u shpalos një banderolë ku shkruhej “drejt sheshit Skënderbej”. Pas fjalëve të Rajmondës masa e njerëzve filloi lëvizjen me thirrje të ashpra drejt rrugës “Labinoti”, duke tentuar të çante bllokun e forcave në të gjitha rrugët që të çojnë në bulevardin kryesor. Në të gjitha rrugët u sulmuan forcat e rendit, por në rrugën tek Liceu Artistik dhe në rrugët më poshtë saj sulmi mbi forcat e rendit ishte më i egër. Përpjekjet e forcave për ti penguar zgjatën 45 min dhe përgjithësisht në sajë edhe të përforcimeve që u dërguan nga forcat e dislokuara tek sheshi “Skënderbej”, turmat u shpërndanë, grupe të vogla arritën te ushtarët e gardës që i stepën duke hapur zjarr në ajër prapa Kryeministrisë. Pjesa tjetër e turmës u vu përballë forcave të policisë që kishin edhe qen në hapësirën midis kinema “Partizanit” dhe Pallatit të Kulturës. Kjo pjesë nuk sulmoi, por mbasi qëndroi disa minuta, vazhdoi të dilte mbrapa hotel “Tiranës” dhe që aty u përqendrua para Muzeut Historik Kombëtar dhe duke dalë nga prapa tij u vendos edhe në lulishtet dhe kryqëzimet prapa monumentit të Enver Hoxhës. Një grup i madh njerëzish u vendos përpara muzeut, në rreshtat e parë fëmijë e gra, disa prej të cilave, të ulura në tokë, hapën gjoksin përballë policëve. Forcat e caktuara për mbrojtjen e sheshit me ndihmën e një zjarrfikëse e boshatisën atë. Për të ruajtur gjendjen dhe duke qenë se forcat që kishin zënë vijën e bllokimit nuk e jus-

tifikoi plotësisht qëndrimin, pjesa më e madhe e tyre u thirrën për të mbrojtur rendin në sheshin “Skënderbej”. Sheshi u bllokua dhe u pastrua nga demonstruesit në të gjithë perimetrin e tij duke përfshirë edhe shtatoren e shokut Enver. Mirëpo kjo nuk zgjati shumë, valë të tjera demonstruesish që erdhën nga banka e rritën presionin mbi forcat e rendit. Rrethimi i policisë nga krahu i shtatores u ça. Turma u shty katër herë, por pas kësaj forcat e policisë ishin krejtësisht të pa zonjat për ta mbrojtur monumentin me forcën e krahëve, megjithëse morën detyrë të rrethonin e mbronin vetëm monumentin. Forcat rezervë ishin përdorur, të tjera nuk kishte. Një grup nga turma filloi të shtyjë me supe monumentin dhe ai nisi të luhatej djathtas, derisa u anua. Në këtë pozicion u lidh me të një litar dhe me tërheqje u rrëzua. Kishte kohë që për mbrojtjen e shtatores ishte organizuar një shërbim për të evituar shkatërrimet me dinamit, ose rrëzimin me tërheqje nga automjete të tonazhit të madh. Për të plotësuar detyrën, si më parë, edhe në datën 20 qëndronte i gatshëm veç forcave edhe një oficer xhenier, ndërsa hyrja e automjeteve ishte e bllokuar. Megjithëse u parashtrua, policia nuk ishte një gjendje të evitonte as zvarritjen e monumentit, edhe pasdite me shumë vështirësi ajo mundi t’i hiqte një turme një pjesë të shtatores. Pa përjashtuar faktorë të tjerë duke përfshirë në to edhe ata organizativë e drejtues, na duket se tre janë të dukshmit që e vunë në pamundësi policinë për të mbrojtur shtatoren dhe në përgjithësi rendin në datën 20 shkurt: 1-Raporti i forcave ishte në disfavor të forcave të sigurimit të rendit. Gjithsej Ministria e Punëve të Brendshme kishte 1200 forca që përbëheshin nga reparti 326 e 711, të Drejtorisë së Tiranës dhe të dy shkollave. 2-Forcat tona ishin dhe janë të pa pajisura, shkopinjtë e gomës dhe mburojat plastike nuk janë të mjaftueshme. Armët e zjarrit që nuk u përdorën mund të evitonin rrëzimin e shtatores, por edhe mund të mos e evitonin. 3-Një pjesë e konsiderueshme e forcave ishin lodhur para se të vinin në sheshin “Skënderbej”. Por edhe ato që nuk ishin ndeshur më parë, nuk rezistuan më shumë se një orë. Grumbullimi i grave te Presidiumi i Kuvendit Popullor që u hoqën forcërisht nga policia para se të bëhej thirrja për miting, grumbujt në sheshin “Skënderbej”, dalja e punonjësve të Radiotelevizionit dhe presioni që bënin ata mbi forcat e rendit për t’i lejuar turmat të kalonin drejt Kryeministrisë, banderola e shkruar dhe veprime të tjera, dëshmojnë për veprimtari të organizuar më parë që nuk ishte e njohur nga organet e punëve të brendshme. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Aredin Shyti


histori

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 17

“BOMBA” NË LEGATËN SOVJETIKE ë vitin 1991 familjarët e të ekzekutuarve padrejtësisht iu drejtuan me një kërkesë zyrtare institucioneve më të larta në vend ku kërkon zbardhjen e kësaj çështje, pafajësinë e të ekzekutuarve si dhe gjetjen e vendit të pushkatimit në mënyrë që të bëhej e mundur identifikimi i eshtrave të tyre. E gjithë kjo kaloi nëpërmjet një procedure normale, e cila në fund u mbyll me një vendim normal.

N

Pafajësia e marrë në vendimin e vitit 1991

Letra e familjarëve drejtuar autoriteteve të larta në vend më 24 qershor 1991 Kuvendit Popullor Presidentit Ramiz Alia Ministrisë së Drejtësisë Gjykatës së Lartë Prokurorisë së Përgjithshme Ministrisë së Punëve të Brendshme Forumi për të Drejtat e Njeriut Ne pjesëtarët e familjeve që kemi të pushkatuar njerëzit tanë pa gjyq në periudhën shkurt – mars 1951, paraqesim kërkesën si më poshtë: Dihet se në periudhën shkurt – mars 1951 në kushtet e terrorit u arrestuan dhe në mungesë të procesit gjyqësor, u pushkatuan prindërit tanë. Është reprezalja më e egër e popullsisë civile të pafajshme, e organizuar nga forcat e errëta në pushtet, veprim krejtësisht i pajustifikueshëm, mbasi ishte viti 1951, pas 7 vitesh çlirimi dhe konsolidimi të pushtetit popullor. Është për t’u theksuar qëndrimi burrëror i zotërinjve Manol Konomi dhe Teodor Heba të cilët protestuan ndaj masakrës që u bë në mungesë të një procesi gjyqësor dhe dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre. Janë të njohura persekutimet politike të pjesëtarëve të familjeve si burgosje, internime, diskriminime dhe shpronësime që sipas ligjit enverist vazhduan deri në breznitë e treta bile edhe

të katërta. Kanë kaluar 40 vjet dhe ne ende sot nuk dimë dhe nuk e njohim arsyen dhe rrethanën e pushkatimit, numrin e saktë të viktimave (dikush thotë 72, ndoshta ?) dhe vendin (gropën e përbashkët) ku janë hedhur kufomat. Realiteti i ri që po jetojmë, qëndrimi kritik dhe i prerë i të gjithë forcave politike ndaj luftës së klasave

dhe gabimeve të së kaluarës, dëshira e sinqertë e të gjithëve për pajtim kombëtar, paqe sociale e progres demokratik, na jep të drejtën edhe ne të bëjmë kërkesë për këtë çështje: 1-Në dritën e të vërtetës të bëhet rehabilitimi politik zyrtar i viktimave të pushkatuara. 2-Të jepet urdhër që në rrugë legale ligjore, të zhvillohen hetime për të zbuluar gropën e përbashkët ku treten eshtrat e prindërve tanë të paharruar. Zgjidhjen e dy kërkesave të mësipërme e konsiderojmë detyrë morale dhe çështje nderi për gjithë kombin shqiptar. Le t’i shërbejë kjo zgjidhje mbarë kombit brenda dhe jashtë atdheut se demokratizimi në Shqipëri është një realitet i kohës dhe i pakthyeshëm dhe se forcat e errëta të netëve të zeza të shkurtit të përgjakur nuk do t’i bien kurrë më qafë popullit të vuajtur shqiptar. Me nderime, Familjarët e viktimave (vijojnë nënshkrimet)

Diskutimi i çështjes Kryetari i Gjykatës së Lartë, Klenthi

Koçi, në kërkesën për mbrojtjes e ligjshmërisë, kundër vendimit nr.64. datë 27 shkurt 1951 të Gjykatës së Lartë Ushtarake, përpara Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, arsyetonte se kishim të bënim me “një vendim të kundërligjshëm që nuk mbështetej në asnjë provë”. Të pandehurve të këtij procesi nuk u ishte komunikuar asnjë akuzë, vetëm i pandehur Gjon Temali ishte pyetur, se aktet nuk ishin të nënshkruara, se nuk gjendej asnjë bazueshmëri në ligjin nr.372, datë 12 dhjetor 1946 “për fajet kundra popullit”. Në pjesën hyrëse të vendimit thuhej se të pandehurit ishin gjykuar mbi bazën e ligjit të ri mbi aktet terroriste pa përmendur se cili ishte ky “ligj i ri”. Sigurisht ishte fjala për dekretin nr.1223, datë 26.2.1951. “Dhe të gjitha këto veprime të kundërligjshme, mbyllen me një vendim po të kundërligjshëm. Në vendim gjyqësor megjithëse akuzohen për organizim e pjesëmarrje në organizatë terroriste, nuk sillet asnjë provë dhe nuk bëhet asnjë analizë. Përkundrazi edhe nga shpjegimet e të gjykuarve nuk del asnjë e dhënë që ata jo më të jenë organizuar apo biseduar midis tyre për organizatën terroriste, po dhe as të kenë njohje” – thuhej në kërkesë. Në fund fare, kryetari Kleanthi Koçi kërkon prishjen e vendimit të

vitit 1951 dhe pushimin e çështjes.

Vendimi i 10 gushtit 1991 Me vendimin nr.64 të 10 gushtit 1991, Plenumi i Gjykatës së Lartë, mbi arsyetimin e mësipërm, duke qenë pranë zëvendësprokurori i përgjithshëm, pasi pranoi kërkesën, dëgjoi relacionin e anëtarit Agim Shkupi dhe zëvendësprokurorin, Spiro Peçi, vendosi prishjen e vendimit nr.64. datë 27 shkurt 1951 të Gjykatës së Lartë Ushtarake dhe pushimin e çështjes në ngarkim të 220 dënuarve me pushkatim.

“Provat” e procesit Në dosjen hetimore – gjyqësore nr.1687, të “bombës” që ruhet në Drejtorinë e Arkivin e Ministrisë së Brendshme, kanë përbërë “prova” hetimore, pasaporta e Niko Lezos, diploma e tij, si dhe disa dekrete emërimi në punë të ndryshme shtetërore. Përveç saj është sikundër del edhe në arsyetimin e kërkesës për mbrojtje ligjshmërie edhe një hetuesi pa lidhje e Gjon Temalit. E gjitha kjo ka “vërtetuar” akuzën e ngritur në atë kohë. KASTRIOT DERVVISHI


forum

NGA LEJLA HALIMI-LUMANI

ë këshilla për një kompozitor të ri, të botuar në gazetën e “New York Review of Books”, Stravinski thekson që mbi të gjitha ai (kompozitori i ri) duhet të kompozojë. Kjo do të thotë që kompozitori të mos vrapojë pas çmimeve të fondacioneve të ndryshme, çmimeve akademike, për titullin e kryetarit të kolexheve të ndryshme; nuk duhet të vlerësohet nga pjesëmarrja në kongrese të cilat merren me kulturën, apo të japë intervista e të flasë vazhdimisht në radio për vlerat e muzikës dhe mbi të gjitha, të reklamohet, të promovohet, të manevrojë dhe ta shtyjë drejtpërdrejtë veprimtarinë e tij. Me një fjalë, Stravinski dëshironte të komunikojë një mesazh shumë të qartë: që publiku dhe çmimet fitohen me veprat e kompozuara, të cilat, në një mënyrë apo tjetrën, arrijnë që të jenë pjesë e një komuniteti muzikor, pse jo edhe pjesë e vet historisë së muzikës në përgjithësi. Në këtë linjë ka mbetur edhe Mendi Mengjiqi, kompozitori shqiptar që ka arritur në mënyrë të përkryer të krijojë vepra muzikore në përshtatje me kërkesat e muzikës bashkëkohore dhe me ndikim të veprave të rëndësishme të kësaj muzike. Ai është një nga ata artistë, të cilët me veprimtarinë e tyre kanë arritur të krijojnë një ndikim në komunitetin muzikor dhe në një mënyrë më të përgjithshme, të jetë faktor në sferën kulturore shqiptare. Veprat e tij janë bërë inspirim për gjeneratat e reja të kompozitorëve, duke u konsideruar si zëri i së ardhmes, nga njëra anë me parametrat teknike kompozicionale dhe nga ana tjetër me emocionet, të cilat shprehen në veprën e tij. Mendi Mengjiqi është përfaqësues i gjeneratës së re të kompozitorëve shqiptarë, edukimi muzikor i të cilit fillon në Kosovë dhe vazhdon më pas në një ndër shkollat më të njohura evropiane, atë polake, me udhëheqës Zbigniev Bujarskin dhe Kristof Pendereckin. Veprat e Mengjiqit janë vlerësuar me çmime dhe janë interpretuar në shumë vende evropiane, por edhe më tej, nëpër botë si në Finlandë, Korenë e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shumë qytete të Polonisë, Sllovaki, Shqipëri, Maqedoni, Angli dhe vende të tjera. Gjatë krijimit të shumë veprave të rëndësishme për historinë e muzikës shqiptare, por edhe asaj evropiane, Mendi Mengjiqi gjithmonë është në kërkim të një gjuhe të veçantë dhe mbi të gjitha të një gjuhe të re të shprehjes muzikore. Sa herë që bëhen premierat e veprave të tij, qoftë në Poloni, Londër, SHBA apo edhe në Kosovë dhe Shqipëri, vërehet tendenca e kompozitorit për të qenë i veçantë dhe për të lënë përshtypje në publik dhe rezultati ka qenë gjithmonë i suksesshëm. Nëqoftëse bëjmë një rradhitje të kompozimeve të Mendi Mengjiqit, do të shohim se ai ka shkruajtur në forma dhe për formacione të ndryshme, duke filluar nga këngët zbavitëse, muzikë masive, këngë të vjetra qytetare, vepra korale, e deri te pjesët për piano, muzika kamertale, muzika vokale, vokalo-instrumentale, vepra simfonike, vepra për formacione

N

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe 18

MENDI MENGJIQI FRYMË SHQIPTARE NË MUZIKËN E RE EUROPIANE

perkusionistësh, koncerte, një oratorium, kuartete harkore dhe të tjera. E gjithë kjo na çon drejt një konkludimi që Mengjiqi gjithmonë është në kërkim të një shprehjeje sa më të plotë të mendimeve dhe ideve muzikore të tij. Vepra e parë, e cila e bëri të njohur në rrethin e kompozitorëve evropian, ishte “Valle” për pesë perkusionistë dhe piano, e shkruar në vitin 1991, nën drejtimin e profesor Bujarskit. Me këtë vepër Mengjiqi merr pjesë në shumë festivale, si në Korenë e Veriut, Finlandë, Poloni dhe Bratislavë, festivale prestigjioze, ku si mysafir special ka qenë edhe Georgi Ligeti. Ligeti jep një vlerësim shumë pozitiv mbi këtë vepër, duke e konsideruar fillimin e saj si një fillim propublik, kurse kohën e dytë ai e konsideron si një vepër e realizuar në mënyrë të plotë, si teknikisht, ashtu edhe artistikisht, duke i dhënë një theks të veçantë ngjyrave dhe sonoristikës . Në veprën “Valle” kompozitori ka arritur me një gjuhë origjinale muzikore të krijojë ngjyra të muzikës popullore shqiptare dhe veçanërisht, të instrumenteve popullore, si ç’janë ato të kallamës së misrit. Për shembull, nga mesi i veprës Mengjiqi krijon një efekt të ngjashëm me rramjen në rreth të tupanit. Kjo gjuhë origjinale arrihet me përdorimin e mënyrave të ndryshme të interpretimit, ku që në fillim legjenda bën sqarimin e këtyre mënyrave jo të zakonshme inter-

pretuese, si ç’është për shembull tremoloja e shpejtë jo e ritmizuar apo picikatoja në piano dhe shumë të tjera. Vepra “Valle” i kushtohet ansamblit të perkusionistëve të Krakovës. “Donum musicum” bashkë me “Homazh për Nënë Terezën”, konsiderohen veprat më madhështore të Mendi Mengjiqit. Kjo për arsye të formacionit të madh orkestral, të cilin e organizon në mënyrë të përkryer dhe për gjuhën muzikore të pasur me figura të ngjeshura ritmike dhe me një pavarësi të zërave pjesëmarrës. “Donum musicum” është shkruar në vitin 1997, kushtuar Kristof Pendereckit dhe po të njëjtin vit interpretohet nga Filharmonia e Krakovës, me dirigjent Wojciech Czepiel. Edhe pse kjo vepër për nga pikëpamja formale mund të thuhet se është formë tripjesore, përsëri materialet muzikore zhvillohen në mënyrë evolutive dhe kjo mund ta plotësojë më saktë konceptin e një trepjesëshi variabil. Me ndihmën e efekteve tigëllimore të formuara me mjete bashkëkohore orkestrale, Mengjiqi arrin të krijojë edhe sinjalizimin e shqiponjave. Kjo vepër karakterizohet pikërisht për orketracionin e shkëlqyer të saj, të cilën kompozitori e arrin me njohjen e formës muzikore, gjuhës harmonike, procedurave polifonike dhe njohjes së teknikave interpretuese tradicionale dhe bashkëkohore për çdo instrument në veçanti. Ai përqëndrohet shumë edhe në forcën e ritmitdhe në ndërrimin e vazhdueshëm të metrit, gjë

e cila krijon ngjyra spontane dhe të rrjedhshme. Për shkak të orkestrimit të këtillë të kësaj vepre, kritikët e kanë krahasuar Mengjiqin me Igor Stravinskin dhe Anton Brukner-in. Edhe vet kompozitori e thekson rëndësinë e orkestracionit, duke shtuar që “Orkestrimi është gjysma e kompozimit”. Këto dy vepra ende nuk janë interpretuar në Kosovë, për shkak të mungesës së mjeteve financiare për t’i realizuar ato, pasi ato kanë kërkesa të mëdha, si për hapësirë, ashtu edhe për instrumente dhe instrumentistë, të cilët duhet të sillen nga jashtë. Mengjiqi në krijimtarinë e tij zhvilloi një teknikë moderne kompozicionale, me një stil shumë individual, i cili i turbulloi kufijtë në mes të konsonancës dhe disonancës, melodisë tonale dhe atonale, instrumantacionit tradicional dhe novator. Muzika e tij është e njohur për diversitetin e stileve dhe për hapësirën e gjerë të së ardhmes estetike. Kjo mund të jetë një shkak për natyrën e pakapshme të opusit të Mengjiqit, gjë e cila e shmang mundësinë e përgjithësimit sipas një diskutimi tradicional për gjuhën e tij muzikore. Vepra e tij i përfshin plotësisht mjetet teknike, një hapësirë të gjërë të stileve, timbreve dhe kërkesave kompozicionale të mbledhura imtësisht nga thesari i pasur i historisë së muzikës. Ajo gjithashtu përfshin unitetin e materialeve tingëllimore të humlumtuara, të cilat përfshijnë jo

vetëm përvojat historike për sa i përket kësaj fushe, por edhe kërkimet e pafunda të tij në sonoristikë. Me një fjalë, Mengjiqi merret me përvetësimin e çdo stili që ka ekzistuar më parë, duke e patur këtë si pikën fillestare të veprave të tij, për të vazhduar më pas dhe për të qenë i hapur me eksperimentet e së ardhmes. Veprat e Mengjiqit mund të thuhet se kanë shumë karakteristika të përbashkëta me përfaqësuesit e “Shkollës polake”, pasi edhe ai vet është pjesë e kësaj shkolle. Sonorizmi mbetet një karakteristikë e përbashkët; Mengjiqi e trajton tingullin në mënyrë individuale, ku fokusohet në artikulimin jo tradicional të tingullit, veçanërisht te instrumentet harkore, si për shembull: luajtja mbi urë, trokitja në rupin e instrumentit, duke i trajtuar kështu instrumentet harkore si instrumente perkusive. Në të njëjtën kohë Mendi Mengjiqi zhvilloi një metodë të pasur teknike, duke përdorur klastera tonal, të formuara me tingëllimin e njëkohshëm të disa tingujve fqinjë. Në masë të madhe i ka shfrytëzuar edhe glisandot, tingujt e papërcaktuar në lartësi, pasthirrmat e folura, efektet aleatorike, etj. Kështu, ai ka krijuar një gjuhë origjinale dhe identifikuese, me të cilën publiku shumë lehtë mund ta gjejë autorësinë e veprës së tij. Lartësia tonale, përshembull, në formë aleatorike në veprat e Mengjiqit paraqitet si kërkesë për prodhimin e tingujve më të ulët ose më të lartë, gjë e cila jep ndonjë klaster me strukturë të papërcaktuar, më pas paraqitet me luajtjen në pjesë të ndryshme të instrumentit, me çka fitohet kombinim i zhurmës dhe tingullit. Në këtë mënyrë nuk mund të përcaktohet prej më parë lartësia e tingullit, e as përmbajtja e klasterit. Po ashtu, përdorimi i zhurmës si pjesë e tingëllimit të përgjithshëm, mundëson që lartësia e tingullit të jetëpjesë e rastësisë. Për sa i përket harmonisë, Mengjiqi përvetëson një gjuhë e cila në disa raste është impresioniste, me një llojshmëri tonale të harmonive të përzgjedhura në mënyrë delikate. Këtë gjë e bën me një rrjet të figurave dhe pasazheve tërheqëse, të cilat i largohen pranisë së tonalitetit, përdorim të shpeshtë të akordeve paralele, bitonalitetit, të shkallëve me tone të plota dhe pentatonisë, etj. Në përgjithësi, krijimtaria e Mengjiqit mbetet një mozaik shumëpërfshirës teknikash dhe shprehjesh muzikore. Veprat e tij, mbi të gjitha origjinale, nacionale dhe novatore, e kanë kaluar me sukses vlerësimin si në vendet shqiptare, ashtu edhe në ato evropiane dhe jo evropiane, duke qenë kështu, një promovues i kulturës krijuese muzikore të shqiptarëve në përgjithësi.


koha eenglish lire

Shijoni te paperseritshmen dodh që të pëlqejë ndonjëherë të gjesh një lokal ku mund të shijosh një drekë apo një darkë të mirë, vetëm apo me familjen. Në jug të londrës ka shumë zgjidhje, por ndodh që të mos kenë pëlqyer ndonjë zgjidhje e momentit, lokali që është më afër psh, apo të shkosh atje ku ushqimi nuk është aq i mirë. Nëse të ka rënë të udhëtosh nga Leëshami, dhe do të pyesësh ndonjë shqiptar patjetër që do të sygjerojë Levante Pide 187 Leëisham High St London SE13 6AA

N

Sapo futesh brenda është ambienti ai që të bën për vete. Gjithcka e sistemuar mire dhe një mirësjellje e pakrahasueshme. Nuk janë vetëm tabllotë që të japin atë clodhjen e momentit, e gjithë ambienti të bën të ndjehesh komod. Menyja është e pasur me gjithçka që mund të pëlqesh. Nëse dëshiron një kuzhinë shqiptaro-turke ky është vendi i përshtatshëm. E shikon se gjithçka është e freskët dhe tepër e shijshme. Nuk ka sesi të mos ndjehesh mirë ndërsa shijon atë

ushqim vërtet të mrekulueshëm kur hsikon se edhe çmimet me konkuruese ne treg. Nuk mund të gjesh më mirë dhe më lirë. Pronari i këtij lokali na tregon se ka më shumë klientë shqiptarë sesa të vendeve të tjera. Ai tregon se shumë shpesh merr pronetime nga shqiptarët për festat e tyre familjare, duke thënë se shqiptarët janë shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe lokali i tij ka kapacitet deri në 100 veta. Thjesht një sugjerim por nuk do të zhgënjeheni

/www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe faqe2319



sport english

/www.facebook.com/thealbanian.co.uk

faqe faqe23 21

BERISHA, FUTBOLLISTI MË I MIRË NË AUSTRALI rajneri i Brisbane Roar, Ange Postecoglou ka vlerësuar futbollistin e tij shqiptar, Besart Berisha, si lojtarin më të mirë të këtij stinori në A-League. Futbollisti i kombëtares shqiptare deri më tani ka shënuar 19 gola në këtë stinor për ekipin Roar. “Secili që do të vinte në ligë dhe të shënonte kaq shumë gola, gjithkund në botë do të kishte

T

jë finale e parakoshme midis Barcelonës dhe Milanit, spektakel i garantuar midis këtyre dy skuadrave pasi të dyja do të luftojnë për një biletë ne gjysëmfinale. Ndërsa Real Madrid, Bajeri i Mynihut apo Chelsea u buzeqeshi fati pasi në këtë fazë kanë një kundershtar më të lehtë në letër. Apoel Nikosias Vs Real Mardid; Marseje Vs Bayern Munchen; SL Benfica Vs Chelsea dhe Milan Vs Barcelona do të jenë ndeshjet cerekfinaliste që janë përcaktuar nga shorti i hedhur dje në Nyon.

N

Reali gëzon dy here jo vetëm për Apoelin por edhe për faktin se deri në finale nuk do të kenë përballë rivalët e tyre të përjetshëm Barcelonën,pasi sipas shortit fituesi i ciftit Apoel-Real ndeshjet me fituesit e takimit Marseje -Bajern Mynih. Ndërsa ekipi që do fitojë përballjen Milan –

përkrahje të madhe. Kontributi i tij nuk është vetëm për ekipin tonë, por për gjithë ligën. Nëse sheh suksesin dhe angazhimin e tij, atëherë lehtë mund të thuash se ai është lojtari më i mirë i këtij stinori”, tha Postecoglou. Megjithatë, vetë futbollisti e pranon se nuk ka pritur një sukses të tillë. “Është mrekulli, e pabesueshme. Kur erdha këtu mendoja se do të shënoja 7 ose 8

gola, dhe do të isha i kënaqur me këtë. Sa më shumë gola që shënoj është bonus për mua”, tha Berisha, i cili tani ka për obligim të shkëlqejë edhe në Ligën e kampionëve të Azisë, kur Roar ndeshjet me ekipin e njohur të Kinës, Beijing Guoan.

SHORTI I CHAMPIONS LEAGUE, SPEKTAKEL I GARANTUAR Barcelona do të ndeshjet me fituesin e ciftit Benfca – Chelsea. Sezoni i Champions League mbyllet më 19 Maj në “Allianz Arena” ku do te shpallet fituesi i Ligës së Kampioneve dhe këtë mundësi e kane edhe vendasit e Bajern Mynih, të cilët mund të bëhen klubi i tretët në histori që ngre trofeun në stadiumin e tij pas Realit 1957 dhe Interit 1965.

DRAMA E MUAMBA! LOJTARËT E TOTTENHAMIT NË KONTROLL PËR ZEMRËN ë gjithë lojtarët e Tottenhamit do ti nënshtrohen shumë shpejt një kontrolli të zemrës. Kjo iniciativë vije pas rastit tmerrues që lojtarët e Tottenhamin e panë në lojtarin e Boltonit, Fabrice Muamba i cili pësoj atak kardiak në ndeshjen e FA Cup. Kontrolli i tyre mjekësor ka për qëllim verifikimin apo parandalimin e ndonjë defekti në zemër. Ndërkohë nga e gjithë bota e futbollit kanë mbërritur mesazhe inkurajuese për shëndetit e mesfushorit Muamba, që ndodhet në gjendje të rëndë, por pa luhatje të shëndetit.Lojtarët nëpër stadiume kanë shprehur solidarizimin me të në forma të ndryshme. 30 sekonda lojtarët kanë duartrokitur në rastin e Rooney dhe Ferdinand. Lojtarët e Chelsea, si mbrojtësi Gary Cahill ka mbajtur fanellën me mbishkrimin "Pray 4 Muamba" (Lutuni për Muamban). Boltoni tashmë ka paralajmëruar anulimin e ndeshjes së të martës në Premier League për shkak të gjendPERGATITI SHEF DOMI jes kritike të lojtarit.

T


F&M SATELITE SHOP

ME NJE EKSPERIENCE SHUMEVJEÇARE JU OFRON ÇMIME SHUME TE LIRA BEJME MBUSHJE DHE RIMBUSHJE TE KARTAVE DIGITALB DHE TRING 1 MUJORE 3 MUJORE 1 VJEÇARE

FMSATUK ben ulje cmimesh Dekoder £95 Digitalb abonim 1 vit £135, Digitalb+SSport 1vit £235,Digitalb+SSport+HD 1vit £260 DISPUNOJME DEKODER TE DIGITALB DHE TE GJITHE LLOJET E APARATURAVE TE TJERA UNIT 5PAGE GREEN ROAD

LONDON N15 4PG TEL.02088011538, Mob: 07983570355 OSE NE FAQEN TONE TE INTERNETIT

www.fmsat.co.uk BEJME GJITHASHTU INSTALIMIN, RIPARIMIN DHE RREGULLIMIN TEKNIK TE APARATEVE TUAJA

Prepaid MasterCard ®

The New Lycamoney Prepaid MasterCard No credit checks, Instant approval, Use today

CONTROL YOUR BUDGET Manage your money and get free text alerts whenever you use your Lycamoney card

SAFE

£4.99

Safer than carrying cash, chip & pin secure

NO STRESS Only spend what you have, no unexpected bills at the end of the month

ON-LINE Ideal for spending on-line

Send money home for FREE To T o get your car card d visit www.lycamoney.co.uk www.lycamoney y.co.uk . or find d your near nearest est outlet For F or more morre informat information i f ti tion t please l visit i it www.lycamoney.co.uk www.ly lycamoney y..co.uk k or call us on 020 7132 1100 The Lycamoney Lyycamoney Card is is issued ssued by Transact Transact r Network Limited pursuant to licence by MasterCard International. MasterCard and the MasterCard Brand Mark are registered trademarks of MasterCard International Incorporated. Sending money requires the upgraded LLycamoney yycamoney Silver Card and at least one companion card. Local laws in India mean that you money.. may not send companion cards to India for purposes of sending money


english Isabelle Coy-Dibley in conversation with Shaban Arifi Isabelle Coy-Dibley in conversation with Shaban Arifi after seeing the production of Crime and Punishment Shaban Arif and I met for a brief hour at Lord Stanley Pub before his afternoon rehearsal of his next project. Arifi is currently performing as Raskolnikov within Victor Sobchak adapatation of Fyodor Dostoyevky’s novel. Sobchak retains the original plot of the novel capturing the essence of this intense story, while Arifi demonstrates Raskolnikov’s dark and twisted conscious. However, the relaxed and friendly conversation highlighted Arifi’s skilfull ability as an actor. While he may portray a psychologically tormented character each night he still retains an optimistic and charming persona elsewhere. While the discussion focused upon the current play, it was interesting to find out how Theatre Collection began and the background of Arifi’s life.

www.facebook.com/thealbanian.co.uk

SHABAN ARIFI FROM A KOSOVO REFUGEE TO A THEATRE ACTOR AND PRODUCER IN THE HEART OF LONDON

Firstly, could you tell me a bit about your background and the creation of Theatre Collection? Certainly, I came to London roughly fourteen years ago from Kosovo. When I first came to London I continued to act, always knowing it was what I wanted to do, taking small roles in other companies as well as acting for Victor Sobchak. I met Victor almost eleven years ago, working as an actor within his various companies before establishing Theatre Collection with him. Following this, Shaban Arifi states that he has been the co-founder of Theatre Collection, alongside Victor Sobchak, for the last year and a half. The creation of this company was, at first, a struggling journey. The ambitious task included having to find the actors, a place to hold rehearsals and performances - funding came from their own pockets. When discussing this process, I truly admired the evident passion Arifi showed for performing arts. So far, Theatre Collection has developed due to their hard work, producing over 32 plays that gradually gained outside interest, mainly through word of mouth. The company is kept alive purely by the love of theatre and the funds accumulated through selling tickets. Arifi relayed the hectic story of how Sobchak was originally rehearsing in another location while he transformed the upstairs studio of The Lord Stanley pub into a potential set for these productions. The studio became a perfect location for our plays due to its isolating and intimate atmosphere. It was great for fringe theatre as a lot of the time it’s hard to gain enough interest to fill a large theatre space. Even when there are only 10-15 audience members, it still feels full making this a worthwhile endeavor. Although they could have applied for funding, Arifi humorously states that through stubbornness they created the company alone. At first, I couldn’t understand this negation of outside aid; however, when questioned

page 23

further, I could empathize with this decision: Self-funding can present its own limits but, though outside funding would have helped our cause, it could have potentially stifled our creativity – a sacrifice we weren’t willing to take. Although I act within Crime and Punishment as Raskolnikov, I also direct many of the productions too. By being an independent company we are able to create our own work. We produce our own visions without having to adhere to any confinements that come with supplied funding or working within another company as an employed director. I don’t believe art should be about making money and while our funds may run low, creating struggles and hardships, it equally gives us the type of freedom that other companies may lack. All the actors take part voluntarily, which at times causes difficulties with commitment and organizing rehearsals, as you have to rely heavily on the actors being as committed and passionate for the success of the play as yourself. We have a few actors who remain within different plays, yet we tend to use a variety of different actors in order to keep the performances fresh and gain the best ensemble for the specific play. We don’t have a huge marketing advertisement for Theatre Collection due to finances, so most of the audiences we

gain are through word of mouth. The concept of making Fyodor Dostoyevsky’s novel into an adaptation was originally discussed by Sobchak and Arifi five or six years ago. Sobchak had undertaken this challenge before, producing a one-hour performance of the play. However, Arifi stated that he wanted to create an adaptation that was true to the novel, displaying Dostoyevsky's detailed character developments and thematic qualities that spring from the Russian culture. The original production also included Sonya’s father. The actor playing this role fell ill though and left the company. Although Sobchak had to rework a few of the scenes, he realised the play would have been too long with the inclusion of this character anyway. He had a struggle condensing the play, but fringe theatre really needs to retain a maximum production time of two hours, especially as the theatre seats can become uncomfortable. How did you approach this play as a whole, and your role in particular? I’m never 100% satisfied with the final product; I’m always seeing the potential to make it better When I undertook this role, the psy-

chological aspect was a challenge, yet I approached the character like I do running Theatre Collection. The character has these guilty thoughts before even acting upon them, so he must act in order to purge himself of them, even if it seems useless in the end. I always have to be productive, doing something with my time, so in a sense, the urgency or necessity to act was something I could relate to, though I certainly don’t have those dark thoughts that Raskolnikov has. As an actor, you get to experience or imitate what it would be like to be someone else. I had to go to the character’s psychologically dark level in order to portray him authentically. I always think that the only person who can do harm to you, is you yourself as you can control how you allow something to harm you. The character of Raskolnikov is a brilliant example of this. All his torment comes from within his own mind and once he commits the act he loses his humanity. So far, which role has been the most challenging for you? Although each role I undertake is challenging within its own right, in comparison to other roles, the character within this play was challenging for a different reason. For instance, the role I once played within a Diary of a Madman was difficult because I had to rely

on my own abilities to portray a psychologically fragmented and tormented character. A one-man play is tricky as if you forget your lines or scene you have no-one else to fall back on to help you through it. However, within this play, the role relies on the interaction with other characters. The character’s reaction, while due to his guilty conscious, feeds off of the material given by the other characters on stage. The reliance upon the other actors and their reaction to my character makes it a challenging process due to its constant shifting from scenes and interactions. I had to place a lot of responsibility on the ensemble for the development of my character. It’s one thing when the responsibility is in your own hands where you simply rely upon yourself but when you have to rely upon others, it creates a different challenge. The cinematic scenes, where short, splicing interactions take place with different characters means that I have to constantly change perspective or behavior depending on who I’m communicating with. What is your next project? I’m currently about to start rehearsals for the upcoming production of Madame de Sade. I’m not acting within this play, but directing it. Although I thrive on acting, and like to refer to myself as an actor, I find that directing is an easier position to intermingle with the other responsibilities I have within running Theatre Collection. I still act within other companies but only act every three months within this company, mainly directing productions instead. I thoroughly enjoyed discussing the intricate details of his performance and role within Theatre Collection. It was wonderful to see that the founders of Theatre Collection retain the essence of what theatre is truly about – passion and the pure love of performing. Arifi’s purist approach is one that few companies preserve and I hope that Theatre Collection continues to create intense, experimental and at times controversial productions, for many more years. http://playstosee.com


BLAVO & CO SOLICITORS: 19 John Street London WC1N 2DL Tel: +44(0)207 025 2020 Fax: +44(0)207 404 1650 DX 273 CHANCERY LANE

Blavo & Co Solicitors Central House 1 Ballards Lane Barnet London N3 1LQ (PËRBALLË STACIONIT TË TRENIT FINCHLEY CENTRAL)

Tel: 02083498020 Fax: 02083498630

We hold a Legal Aid franchise in: CRIMINAL Arrested? Free 24hr Police Station Representation • Murder • Assaults • Serious Offences • Fraud • Motoring Offences DEBT Advice & Assistance on Debt Problems • Negotiating Settlements FAMILY Divorce & Separation • Financial Settlement • Cohabitation • Children (Private/Public Law) • Domestic Violence HOUSING Disrepair • Possession • Homelessness • Landlord • Tenant IMMIGRATION Asylum • Advice on Residency • Nationality • Work Permits • Appeals WELFARE BENEFIT All Benefit Problems • Assistance with Appeal Reviews & Tribunals CONVEYANCING Buying or Selling Flat/House • Right to Buy • Remortgages • Buying Business Lease of Freehold EMPLOYMENT Unfair Dismissals • Claims in the Tribunal • Contracts COMPANY AND COMMERCIAL LAW Takeovers and Mergers •Group Reconstruction and Share Buybacks •Sales andPurchases of Business Assets and Shares •Managements Buy-outs and Buy-ins • Equity Investments in Company by Individuals and Joint Venture Investors • Share Option Agreements • Joint Venture Agreements •Shareholders Agreements • Minority Shareholders’ Rights BANKING AND FINANCE General Banking Refinancing • Acquisition Finance • Property Based Lending •Intercreditor/Priority Arrangements COMMERCIAL LAW Agency • Distributorship • Franchise • Supply and General Commercial Agreements • Partnership Agreements • Limited Liability Partnership Agreements * Data Protection Issues • Basic Intellectual Property Issues CIVIL LITIGATION • SPORTS LAW MENTAL HEALTH LAW

AVOKATI SHQIPTAR NAIM HASANI NË SHËRBIM TË SHQIPTARËVE NË MBRETËRINË E BASHKUAR naim.hasani@legalblavo.co.uk

Kompania jonë ofron ndihmë ligjore LEGAL AID për të gjithë ata që i plotësojnë kushtet


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.