3 minute read

3.2.4. Marketingu i marrëdhënieve

Në përgjithësi, nga kompanitë e TI, mediat sociale përdoren shumë dhe konsiderohen si kanale efikase për arritje të gjerë të segmenteve të caktuara të fuqisë punëtore.

3.2.4. Marketingu i marrëdhënieve

Advertisement

Në industrinë e shërbimeve, marrëdhëniet me fuqinë punëtore kanë një rëndësi të veçantë. Ndër definicionet e para për Marketingun e Marrëdhënieve është ai i Berry (1983) që thotë: Marketingu i marrëdhënieve është tërheqja, mirëmbajtja dhe – në organizatat shumëshërbimëshe- avancimi i marrëdhënieve me konsumatorë (Gummesson, 2008). Një definicion shumë më i përgjithësuar është ai i Gummeson; Marketingu i marrëdhënieve është interaksioni mes rrjetave të marrëdhënieve (Gummesson, 2008). Definicioni i marketingut të marrëdhënieve mund të jetë i gjerë ndoshta sa edhe vetë llojshmëria e marrëdhënieve në fushën e bizneseve. Edhe marketingu tradicional ka pasur për qëllim vendosjen e marrëdhënieve me konsumatorin; vetëm se kjo marrëdhënie nuk është parë si marrëdhënie afatgjatë dhe gjithmonë ka pasur synim transakcionin si rrugën më të shpejtë drejt profitit të kompanisë. Ndërkohë kur flitet për Marketingun e marrëdhënieve në kohët moderne, flitet për marrëdhënie afatgjata, të cilat jo domosdo sjellin një profit të menjëhershëm.

Disa kompani të shërbimeve kanë mundur edhe të automatizojnë disa shërbime, duke përjashtuar kështu nga loja një pjesë të fuqisë punëtore; mirëpo kjo nuk është e mundur në kompanitë e TI. Punëtorët mbesin pjesa më vitale e kompanive të TI dhe pa ata nuk mund as të mendohet ekzistenca e këtyre kompanive. Nëse dikur kompanitë, sidomos ato të shërbimeve, drejtonin marketingun e marrëdhënieve kryesisht kah konsumatori, tani një pjesë të madhe të fokusit duhet ta drejtojnë kah marrëdhëniet me fuqinë punëtore.

Nga intervistat që sjellë ky punim, gjinden disa shembuj të aplikimit të marketingut të marrëdhënieve. Për shembull në njërën nga përgjigjjet shihet bashkëpunimi i hershëm (kohën kur studentët kanë nevojë për praktikë) me institucionin arsimor.

Shembull ilustrues:

Pyetja 1;

Intervistuesi: A mund të na përshkruarni procesin e rekrutimit?

Repodenti A: “...Ne kemi edhe bashkëpunim me FIEK për studentët që studiojnë në shkenca kompujuterike, tërë kohën i inkurajojmë që praktiken ta mbajnë te ne dhe në të njejtën kohë

edhe i selektojmë studentët të cilët veq i kanë indikacionet dhe që janë të përkushtuar në këtë profesion....”

Duke u zgjeruar në përgjigjjen nr.1, respodenti flet edhe për angazhimin e hershëm të kompanisë për të synuar fuqinë e kualifikuar punëtore potenciale. Kompania A, përmes themelimit të marrëdhënieve me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe te Komunikimit, familjarizohet me studentët. Ndërkohë investohet edhe në marketingun e brendshëm të marrëdhënieve me punëtorët aktual të kompanisë; psh. me autonominë që u jepet punëtorëve në kryerjen e detyrave, me fleksibilitetin e orarit të punës, me nxitjen e komunimit të hapur dhe joformal me menaxherët, me udhëtime rekreative (shumë të nevojshme për njerëzit që punojnë punë intelektuale me ngarkesë dhe përgjegjësi të lartë), me ngritjen profesionale përmes trajnimeve, etj. Vlera që punëtorët i shtojnë suksesit të biznesit është e lidhur ngushtë me atë se si ata janë përzgjedhur, trajnuar, motivuar dhe udhëhequr (Christopher, Payne, & Ballantyne, 2002).

Në rastin e kompanisë A, është për t’u theksuar autonomia që i jepet udhëheqësve të grupeve për të menaxhuar me grupin. Nga departamenti i burimeve njerëzore, udhëheqësit e grupeve janë të lirë të udhëheqin me grupin sipas mënyrës që ata e konsiderojnë të duhur. Kjo flet për një autonomi në kryerjen e detyrave, e cila krijon ambient relaksues dhe rrjedhimisht marrëdhënie të mira mes punëtorëve.

Edhe te rasti i kompanisë B, gjatë intervistës, vërehet komunikimi joformal që ka menaxheri me punëtorët. Posaqërisht oferta që i bën menaxheri punëtorit për të ndërruar angazhimin brenda kompanisë, lë të kuptohet që ka një afërsi dhe një liri shumë të madhe në komunikim. Zvogëlimi i distancës hierarkike të menaxherit me punëtorin deri në këtë nivel mundëson komunikimin e hapur për të kuptuar punëtorët më mirë. Këtë e ilustron shembulli në vazhdim:

Shembull ilustrues:

Pyetja 15;

Intervistuesi: A e dini sa janë të kënaqur punëtorët në kompaninë tuaj?

Respodenti B: “...jo, unë nuk e di sa janë të kënaqur ata.... Unë i bëjë edhe disa takime një me një me punëtorët, një herë në muaj patjetër, ndonjëherë edhe më shpesh. Takohem me secilin prej tyre. Dhe aty e shfrtëzoj rastin t’i pyes si po ju shkon puna me kolegët, me projektet; a jeni lodhur, a mos dëshiron dikush të provoj ndonjë angazhim tjetër, etj. Shumë shpesh aty kuptoj shumë gjëra. Dhe është gjithashtu interesant që sa herë i bëjmë këto takime, ata kuptojnë më