3 minute read

3.2.5. Brendi

shumë për punën time. E kam vërejtur që ata dinë shumë pak për përgjegjësitë e mia dhe si ndikojnë ato në punën e tyre...”

Marketingu i brendshëm është shumë i rëndësishëm që punëtorët të “përjetojnë brendin” dhe të reprezentojnë organizatën në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë komunikimeve personale, atyre me telefon, me email apo përmes formave tjera elektronike (Christopher, Payne, & Ballantyne, 2002).

Advertisement

3.2.5. Brendi

Brendi përfaqëson përshtypjet dhe ndjenjat e konsumatorit për produktin dhe performancën e tij – ai është kuptimi që konsumatori i jep produktit apo shërbimit. Përfundimisht, brendet ekzistojnë në kokat e konsumatorëve (Kotler & Armstrong, Principles of marketing, 2012).

Tregu kryesor konsumator i kompanive kosovare të TI është tregu i huaj. Rrjedhimisht, në Kosovë, kontakti kryesor i fuqisë punëtore të TI me këto kompani janë vetë punëtorët e këtyre kompanive. Në tregjet konsumatore, brendi dhe reputacioni janë përcaktues për suksesin ose dështimin. E njëjta tani është e vërtetë për tregun e punës (Sutherland, Torricelli, & Karg, 2002). Marketingu në përgjithësi dhe marketingu i marrëdhënieve në veçanti, bëjnë që këta punëtorë të brendohen nga kompania dhe të përcjellin imazhin e kompanisë edhe jashtë saj.

Konceptet nga të cilat doli kodi Brendi flasin për rëndësinë e brendit në tërheqjen e fuqisë punëtore. Lidhur me ndikimin e brendit në rastin e shpalljeve përmes kompanive të rekrutimit, respodenti F është përgjigjur si në vijim:

Shembull ilustrues:

Pyetja 16;

Intervistuesi: Sa mendoni që ndikon brendi në joshjen e fuqisë punëtore?

Respodenti F: “...Psh, ka pasur raste që, kur ne kemi kontraktuar një kompani rekrutimi kandidatët nuk kanë aplikuar, ndërsa kur e kemi shpallur ne vetë atë vend të punës, ata kanë aplikuar. Prandaj besoj që brendi luan një rol të rëndësishëm në atraktivitetin e kompanisë....”

Sipas respodentit F, nënkuptohet që paraqitja e llogos apo emrit të kompanisë në shpallje ka ndikuar që kandidatët të aplikojnë më shumë për vendin e lirë të punës.

Në një shembull tjetër, në rastin e kompanisë G, respodenti në pyetjen për ndikimin e brendit, e zgjeron përgjigjjen dhe flet për kulturën e kompanisë dhe brendimin e punëtorëve.

Shembull ilustrues:

Pyetja 16;

Intervistuesi: Sa mendoni që ndikon brendi në joshjen e fuqisë punëtore? Respodenti G: “...Përveq tjerash e kemi edhe librin e kulturës së kompanisë që e kemi bërë për kompaninë tonë.... Ne aty i kemi promovuar punëtorët e kompanisë dhe kompaninë... Aktivitetet rekreative dhe kulturore të gjitha i kemi prezentuar në këtë librin e kulturës së kompanisë.”

Nga përgjigjja e respoendit G, vërehet se kompania G, përmes aktiviteteve rekreative bën brendimin e punëtorëve dhe në të njejtën kohë promovon edhe kulutrën e kompanisë. Shiquar nga aspekti i hulumtimit, shihet që kodi Brendi gërshetohet edhe me kodin Kultura, edhe pse janë të kategorizuara në kategori të ndryshme njëra prej tjetres.

Më poshtë, në rastin e kompanisë J, respodenti jep përgjigjje në dy pyetje, në të cilat vërehet qartë qëndrimi i respodentit për rëndësinë e brendit. Dhe roli i brendit në nxitjen e kandidatëve për aplikim.

Shembull ilustrues:

Pyetja 2;

Intervistuesi: Ku i bëni shpalljet për vendet e lira të punës? Respodenti J: “...Njëkohësisht nuk dua që brendi im të asocoj me një portal të shpalljeve për punë. Ndërkohë që facebook psh, më jep mundësinë të filtroj dhe të synoj pikërisht audiencën që më intereson....” Në pyetjen nr.2, respodenti J duke e çmuar brendin që përfaqëson, thekson rëndësinë e zgjedhjes së kanalit të komunikimit me audiencën e synuar. Dhe sipas respodentit, del që brendi përveç që është shumë i rëndësishëm, ai duhet të mbrohet edhe në rastin e zgjedhjes së kanalit të duhur për reklamim. Edhe në pyetjen 16, respodenti J e rikonfirmon rëndësinë e brendit në joshjen e fuqisë punëtore. Shembull ilustrues:

Pyetja 16;

Intervistuesi: Sa mendoni që ndikon brendi në joshjen e fuqisë punëtore? Respodenti J: “...Po. Ndikon. Sepse ka njerëz që duan t’i bashkohen kompanisë sonë. Dhe e kam vërejtur që ndoshta për disa pozita ka pasur nevojë që në shpallje të paraqesim edhe emrin e kompanisë sonë....”