1 minute read

3.3.2. Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë

3.3.2. Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë

Gjithmonë, zhvillimi i teknologjisë ofron mundësi të reja; për prodhuesit e teknologjive dhe për përdoruesit e këtyre teknologjive. Por, njëkohësisht, këto teknologji paraqesin edhe sfidat e tyre. Edhe pse shumë nga zhvillimet teknologjike vijnë nga vet sektori i TI, kompanitë e TI duhet të shpejtojnë tempon dhe të jenë të adaptueshme ndaj ndryshimeve që sjellë ky zhvillim. Një prej sfidave është fuqia punëtore e cila duhet të jetë e kualifikuar për kërkesat aktuale të kompanive. Dijet për teknologjinë devalvojnë shpejtë karshi kërkesave për njohuri të reja që sjellë zhvillimi i shpejtë i teknologjisë. Për më tepër, shikuar nga aspekti që ky punim e trajton – atë të komunikimit, edhe komunikimi ndërmjet punëdhënësit e punëmarrësit komplikohet me këtë rast. Janë dy raste shumë domethënëse gjatë intervistave që flasin se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë ndikon drejtpërdrejtë edhe në komunikimin e ofertsë (vendeve të punës) së TI që i bëhet tregut të punës. Më poshtë janë dy pjesë të shkoqitura nga intervistat lidhur me ndikimin e kodit zhvillim i shpejtë i teknologjisë në komunikim në përgjithësi dhe në shpalljen si kod i kategorisë komunikimi në veçanti.

Advertisement

Shembull ilustrues:

Pyetja 5;

Intervistuesi: Sa i theksoni kërkesat dhe detyrat që dalin nga vendi i lirë i punës? Respodenti F: “...Në anën tjetër, procesi i punës mund të ndryshojë shumë shpejt. Psh., pas 3 – 4 muajsh ndryshon procesi dhe punëtori do të duhet të adaptohet; prandaj edhe nuk është me rëndësi të detalizohet përshkrimi i detyrave të punës....”

Sipas respodentit F, zhvillimi i teknologjisë e vështirëson e ndonjëherë edhe e pamundëson detalizimin e shpalljes. E kjo lidhet edhe me pyetjen nr.2, drejtuar respodentit H.

Shembull ilustrues:

Pyetja 2;

Intervistuesi: Çka shkruani ju në një shpallje për vend të lirë pune? Respodenti H: “...Përveq tjerash sektori i TIK-ut po zhillohet shpejtë dhe kjo po ndikon edhe në përpilimin e shpalljeve....”

Këto janë pjesë të intervistave të cilat, gjatë kodimit të hapur, janë koduar me kodin zhvillim i shpejtë i teknologjisë dhe shpallje. Edhe pse pyetja nr.2 është bërë me qëllim të kuptohet më shumë për përmbajtjen e shpalljes dhe autorësinë e shpalljes, përgjigjja në këtë pyetje ka dhënë spjegim se si zhvillimi i shpejtë i TIK luan rol të madh përpilimin e shpalljeve për vende pune.