3 minute read

Figura 5. Pesë forcat konkuruese që përcaktojnë profitabilitetin në industri

shpeshtë dhe shumë e qartë e këtij kodi në intervista jep informacione të rëndësishme për ambientin e tregut në sektorin e TI.

Figura 5. Pesë forcat konkuruese që përcaktojnë profitabilitetin në industri. Burimi: Adaptuar nga Competitive advantage (f.5) (Porter, 1985) Zakonisht kur, në marketing, është folur për konkurencën, në qendër të vëmendjes kanë qenë konsumatorët. Në rastin e industrisë së TIK, kohëve të fundit, në qendër të vëmendjes është furnitori apo më mirë fuqia punëtore. Me këtë rast, vlen të theksohet se është shumë specifik studimi i të njejtin subjekt i cili merr dy role në treg; atë të furnitorit dhe të kapaciteteve të brendshme të kompanisë (burimeve njerëzore). Ndërkohë diamanti i Porterit i adaptuar, mund të ndihmojë që të vizualizohet situata e krijuar me forcat konkuruese në treg.

Advertisement

Tani kompanitë e TIK nuk konkurojnë për blerësin e shërbimeve, por për shërbimet e furnitorëve. Kërkesa për shërbime të TIK është e madhe dhe fuqia punëtore e kualifikuar e TIK ka marrë rolin qëndror në faktorët që e bëjnë konkurencën. Ndërkohë kur, në këtë punim, u elaborua kodi Paga, tendenca e respodentëve ishte të theksohet që paga nuk e ka rolin kyq si atribut i vendit të punës, megjithatë çasja e lehtë dhe e drejtpërdrejtë e fuqisë punëtore te blerësi i shërbimeve të TI, e ka ngritur rëndësinë e pagës. Nga kjo shihet që paga paraqitet si faktor shumë i rëndësishëm në konkurencën mes kompanive.

Lidhur me këtë, në pyetjen 14, është shprehur respodenti F. Shembull ilustrues:

Pyetja 14;

Intervistuesi: Sa keni konkurencë për punëtorë dhe cilët janë konkurentët kryesorë? respodenti F: “...Konkurenca me tregun e jashtëm na e vështirëson punën shumë. Punëtorët që punojnë për treg të jashtëm paguhen shumë më mirë....”

Ndikimi i tregut të huaj te rritja e fuqisë negociuese të fuqisë punëtore është edhe direkte edhe e anasjelltë. Blerësi i jashtëm i shërbimeve të TI kërkon dhe shpesh merr shërbimet prej kompanive të TI por edhe drejtpërdrejtë prej fuqisë së kualifikuar të TI.

Duke qenë se kërkesa për këto shërbime e ka bërë këtë treg shumë tërheqës për kompanitë e TIK, numri i tyre në treg është rritur shpejtë. Me rritjen e numrit të kompanive dhe kërkesës për fuqi të kualifikuar punëtore është rritur edhe vlera e fuqisë punëtore në treg. Situata e re e krijuar në treg, me numrin e madh të kompanive të TI dhe mungesën e fuqisë punëtore, e zvogëlon paksa interesimin e hyrjes së kompanive të reja në treg. Sa i përket zëvendësimit të shërbimit, ai pothuaj është i pamundur për momentin dhe nuk paraqet asnjë rrezik për akterët e tregut të TIK. Kur flitet për mungesën e fuqisë së kuailfikuar të TIK, më së shumti flet fakti që seniorët e kësaj fushe as që aplikojnë për vendet e lira të punës të shpallura publikisht. Kjo shihet qartë te përgjigjja e respodentit B në pyetjen 18:

Shembull ilustrues:

Pyetja 18;

Intervistuesi: Sipas jush, çka është duke funksionuar prej mjeteve të komunikmit në aspektin e rekrutimit?

Respodentit B: “...Tregu i zhvilluesve të programimit është bërë shumë garues. Ashtu që, zhvilluesit e mirë as që aplikojnë për punë. Ata marrin oferta jashtë kanaleve publike. ...” Ata, sikur është thënë më lartë, edhe pse janë duke punuar dikund, kontaktohen direkt, ose nga kompanitë e TIK ose nga kompanitë e speciailzuara të rekrutimit.

Në përgjithësi, konkurenca krijon zhurmë në komunikim. Kompanitë e huaja ofrojnë paga të majme për seniorët e fushës dhe kjo bën që këta seniorë, shpesh edhe të mos i përfillin ofertat e kompanive vendore, e aq më pak kur ato oferta bëhen në shpallje, të cilat seniorët as që i vizitojnë.