2 minute read

PËRFUNDIME

Hulumtimet cilësore kanë një trend në rritje, por ato paraqesin sfidë të vërtetë për shumë hulumtues. Duke filluar me sfidat që dalin në identifikimin e problemit dhe pyetjeve hulumtuese e deri te dëshmia e kredibilitetit apo rigorozitetit të hulumtimit. Edhe ky hulumtim ka kaluar nëpër këto dhe shumë sfida tjera për t’iu afruar qëllimit të caktuar. Te ne nuk ka punime lidhur me temën e trajtuar në këtë punim dhe poashtu nuk ka punime që kanë përdorur metodologjinë e përdorur në këtë punim. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse kryesisht është konsultuar literatura botërore me shumë pak përjashtime të përdorimit të literaturës vendore. Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi ishte: të identifikohen cilat janë praktikat e komunikimit marketing të cilat perdoren nga kompanitë e TIK në Kosovë, për të komunikuar ofertën (vendin e lirë të punës) e tyre në tregun e punës. Ky punim, në pjesë të madhe, e ka arritur qëllimin e tij dhe ka sjellur një pasqyrë të mirë të asaj se si kompanitë e TIK përdorin komunikimin marketing për të joshur fuqinë punëtore

Nga analiza e të gjitha intervistave dhe pas kodimit sipas metodës së zgjedhur -Teorisë së Bazuar; dolën tri kategori të rëndësishme dhe përfaqësuese të materialit intervistues. Këto kategori ishin: 1. Atributet e vendit të punës; 2. Komunikimi; 3. Zhurma dhe ambienti.

Advertisement

Atributet e vendit të punës, si kategori e disa kodeve, mundësoi të kuptohet se çka konsiderojnë të rëndësishme kompanitë e TIK kur është fjala për atributet e një vendi të punës. Respodentët shprehën bindjet e tyre rreth asaj se çka mund të jetë e rëndësishme dhe tërheqëse, sipas tyre, për kandidatët potencial për një vend pune. Thënë shkurt, atributet e një vendi pune ishte materiali që kompanitë zgjodhën të reklamonin, për të tërhequr (joshur) fuqinë e kualifikuar punëtore të sektorit të TIK.

Komunikimi, si kategori e 25 kodeve, ishte kategoria që mundësoi të sqarohet se çfarë komunikimi bëjnë kompanitë e TIK për të joshur fuqinë e mirkualifikuar. Cilat nga elmentet e miksit promocional përdorin ato, dhe a ka një strategji për komunikim të integruar marketing.

Zhurma dhe ambienti, ishte kategoria e tretë e cila zbuloi disa nga pengesat që hasin kompanitë e TIK gjatë komunikimit marketing në përgjithësi dhe të marketingut të rekrutimit në veçanti.

Të tri këto kategori dhanë një pasqyrë të mirë për ambientin e komunikimit në mes të kompanive të TIK dhe tregut të tyre të punës. U sqarua se ka mungesë të fuqisë punëtore të