3 minute read

3.2.6. Komunikimi sipas profilit dhe senioritetit

Nëse një kompani e brenduar mirë komunikon me konsumatorin në mënyrë konsistente në secilin rast, do të thotë që brendi prek secilën pjesë të kompanisë. Prandaj me të drejtë Kotler (2012) thotë që brendi është kuptimi që konsumatori i jep produktit apo shërbimit. Kjo është edhe arsyeja pse brendi ndërvepron me shumë kode tjera gjatë këtij hulumtimi. Kur është fjala te brendi, edhe marketingu i marrëdhënieve luan rol të rëndësishëm në komunikimin me punëtorët dhe në ndërtimin e kulturës së kompanisë, e cila pastaj ndërton edhe brendin e kompanisë, i cili përmes komunikimit të integruar marketing ngulitet në mendjen e blerësit (në këtë rast, fuqisë punëtore).

3.2.6. Komunikimi sipas profilit dhe senioritetit të fuqisë punëtore

Advertisement

Pyetja e tretë e këtij hulumtimi është: Si ndryshon metoda e komunikimit të ofertës së kompanive, varësisht nga profili dhe senioriteti i fuqisë punëtore të targetuar. Te kodi Komunikimi sipas profilit dhe senioritetit mund të gjejmë një pjesë të madhe të shpjegimit për këtë pyetje hulumtuese. Ky kod gërshetohet dhe ndërvepron me shumë kode të kategorisë Komunikimi dhe ndoshta është edhe reprezentimi më i mirë dhe më i dallueshmi për këtë kategori. Varësisht nga profili dhe senioriteti i fuqisë punëtore duhet të përshtatet edhe strategjia e komunikimit të ofertës për vendet e lira të punës. Brenda kompanive të TI ka punë të ndryshme. Nevoja dhe interesimi më i theksuar vërehet për zhvillues të programeve (programerë) dhe UI-UX8 dizajner. Për këto profile të punëtorëve ka nevojë të madhe; por posaqërisht për ata që kanë përvojë më të madhe - për seniorët, e që industria e TI shpesh i quan edhe talentë të TI. Në materialin e nxjerrë nga intervistat, shpeshherë, vërehet qartë që komunikmi i ofertës së kompanisë (vendit të lirë të punës) që iu bëhet këtyre profileve dallon shumë, varësisht nga senioritetit i fuqisë punëtore. Në figurën Figura 3, më poshtë, janë paraqitur vetëm disa nga kodet e kategorisë Komunikimi për të shprehur ndërveprimin e kodeve dhe për të spjeguar se si kompanitë bëjnë përzgjedhjen e kanaleve të komunikimit varësisht se cilës audiencë i drejtohen. Të intervistuarit, drejtpërdrejtë ose tërthorazi e kanë shprehur mendimin se seniorët nuk targetohen përmes mediave sociale.

Për seniorët, më rrallë ose fare nuk funksionon komunikimi përmes shpalljeve të bëra në media sociale apo në portale pune. Me seniorët, shquhen metodat e komunikimit përmes Gjueti Kokash (Head-hunt) dhe marketing direkt. Megjithëse gjatë intervistave, respodentët janë

8 User Interface-User Experience (Dukja e programit-Përvoja që jep programi)

shprehur se nuk përdorin mediat sociale për të komunikuar me seniorët, mund të thuhet që mediat sociale përdoren për të hulumtuar tregun e seniorëve. Lidhur me këtë dhe mënyrën e komunikimit sipas senioritetit flasin edhe shembujt në vazhdim.

Shembull ilustrues:

Pyetja 18;

Intervistuesi: Sipas jush, çka është duke funksionuar prej mjeteve të komunikmit në aspektin e rekrutimit?

Respodentin H: “...Për më tepër ne kemi shkuar edhe nëpër bare ku rrinë ata (programerët), ti njohim dhe të shoqërohemi me ta, sepse ndryshe është vështirë....”.

Shembulli i respodentit H, flet për mënyrën e realizimit të metodës Head-hunt (gjueti kokash) përmesh marketingut të marrëdhënieve. Headhunt (gjueti kokash) është një çasje e specializuar e rekrutimit që synon kryesisht specialistët e fushës së caktuar. Përmes kësaj metode provohet të merren sa më shumë informacione për kandidatin (punëtorin e kualifikuar) dhe të njejtit më pas t’i bëhet ofertë për vendin e punës në mënyrë direkte. Nga përgjigjja që jep respodenti H më lartë, shihet që kompania, duke aplikuar edhe marketingun e marrëdhënieve, tenton të krijoj relacione shoqërore me tregun e synuar të punës, të cilit më pas i bën ofertë për vende të lira pune në mënyrë direkte ose përmes rekomandimeve të punëtorëve të vet aktual.

Për mënyrën e komunikmit sipas senioritetit flet shembulli i respodentit B në vazhdim.

Shembull ilustrues:

Pyetja 20;

Intervistuesi: Si i dalloni shpalljet për punëtorë me përvojë prej atyre me më pak përvojë?

Respodenti B: “...Për shembull, për programerët e nivelit të lartë nuk i aplikojmë rrjetet sociale për të postu pozitat e lira. Sepse ata njerëz nuk e ndërrojnë vendin e punës për një shpallje në facebook (këtu mendohet që ata veq janë duke punuar)....”

Figura 3, në vazhdim, sqaron mënyrën e komunikimit të kompanisë me tregun e punës, në veçanti përzgjedhjen e kanalit të komunikimit në varësi prej senioritetit të fuqisë punëtore. Shpjegimi për përzgjedhjen e kanaleve dhe mënyrës së komunikimit të kompanive me tregun e punës, i paraqitur në figurën 3, nuk është shterues, por është paraqitje e asaj çka ka dominuar gjatë përgjigjjeve të respodentëve.