2 minute read

Sygjerime për hulumtime të mëtejshëme

mirëkualifikuar në treg. Ka një garë të ashpër mes kompanive të TIK për fuqi të kualifikuar punëtore. Zhvillimi i shpejtë i këtij sektori ka krijuar një ambient shumë dinamik. Përveç tjerash, sikur e sqaron Ukaj (2016), aktiviteti i konkurencës dhe niveli i globalizimit janë vetëm dy prej disa faktorëve prej të cilëve varet komunikimi i integruar marketing. E në rastin e kompanive të TIK duket se niveli i globalizimit ndikon shumë në aktivitetin e konkurencës. Dhe çka është më e rëndësishme, që do të mund të ishte edhe teoria e ngritur nga ky hulumtim, kompanitë nuk aplikojnë strategji të mirëfillta të komunikimit të integruar marketing për të ndërtuar brendin e fortë të kompanisë dhe për të joshur fuqinë punëtore të këtij sektori. Këto kompani përdorin elemente të promocionit miks pa një kombinim adekuat të tyre, duke mos nxjerrë një zë konsistent dhe të dallueshëm nga konkurenca.

Kompanitë e TIK në Kosovë kanë kërkesë të madhe për shërbime nga tregu i huaj. Kërkesa e madhe për shërbime nga tregu i huaj, ka ndikuar te kompanitë e TIK në Kosovë që këto të fundit të jenë në presion të kohës. Ato kanë nevojë të rriten, dhe të rriten shpejtë. Ky presion, duket se reflektohet edhe në sferën e komunikimit marketing. Kompanitë nuk ia kanë dhënë vendin e merituar marketingut, e disa prej tyre as nuk kanë specialist të angazhuar të marketingut (as brenda, as jashtë kompanisë). Ky hulumtim ka sjellë në pah që kompanitë e TIK e kanë shumë të nevojshëm strategjinë e komunikmit të integruar marketing.

Advertisement

Në kontekstin e caktuar, ky hulumtim ka prekur një fushë të pastudiuar deri më tash. Metoda e hulumtimit e përdorur në këtë hulumtim duket se nuk është përdorur ndonjëherë në fushën e marketingut në Kosovë. Hulumtimi sjellë koncepte, nocione dhe ide për një varg variablash të cilat mund të studiohen edhe më tutje në hulumtime sasiore. Punimi zbulon nevojën për marketing që ka sektori i TIK në Kosovë dhe bashkëpunimin e munguar në mes të burimeve njerëzore (si departament) dhe të marketingut.

Duke qenë sektor me rritje shumë të shpejtë, sektori i TIK është sektor me perspektivë për të rinjt kosovar. Njësoj sikur është paraqitur nevoja për marketingun e rekrutimit të fuqisë punëtore, shfaqet edhe nevoja për marketing për rekrutimin e studentëve në drejtimet deficitare- të TIK. Gjithashtu, një studim që analizon kompanitë e TIK nga perspektiva e fuqisë punëtore, do të ishte kontribut i mirë për sektorin e TIK dhe për një komunikim marketing adekuat të kompanive drejt tregut të punës. Variablat e këtij hulumtim është mirë të mbështeten me ndonjë hulumtim sasior.