3 minute read

3.2.2. Rekomandimi

kompanisë sonë. Por e meta e rastit kur po e shohin llogon e kompanisë sonë është se apriori i kanë pritjet më të mëdha për paga. Prandaj edhe po e konsideroj si një lloj sakrifice publikimin e llogos. ”

Kompania J, sipas respodentit, rekrutimin e bën kryesisht përmes kompanive të rekrutimit. Rasti i efektit “negativ” të publikimit të llogos është një çasje krejt e ndryshme prej asaj që e hasim gjithmonë, ku llogoja luan rol të rëndësishëm në promovimin e brendit. Ndërkohë nga kjo mund të kuptohet që ndonjëherë komunikohet edhe me mungesë të një pjese të mesazhit.

Advertisement

Përfundimisht, kodi shpallja është edhe kodi që ndërvepron me shumë kode të tjera, si kodet: media sociale, brendi, komunikim sipas profilit dhe senioritetit, webfaqja e kompanisë, kanali i komunikimit, etj., dhe jo rasisht të gjitha këto kode i takojnë kategorisë së njejtë – asaj të komunikimit.

3.2.2. Rekomandimi

Kanal i komunikimit është mënyra e udhëtimit të mesazhit prej burimit ose dërguesit deri te marrësi. Për më shumë, kanalet e komunikimit janë dy llojesh: jopersonal dhe personal (Guolla, Belch, & Belch, 2017).

Kontakti direkt ndërnjerëzor (fytyrë për fytyrë) me individët ose grupet e synuara është karakteristika kryesore e komunikimit përmes kanaleve personale. Shitësit shërbejnë si kanale personale të komunikmit, kur dërgojnë mesazhin e tyre të shitjes te blerësi ose konsumatori potencial (Guolla, Belch, & Belch, 2017).

Asnjë reklamë apo shitës nuk mund të ju bind për vlerat e produktit, më mirë se një shok, një i afërm, një ish-konsumator apo një ekspert i pavarur (Kotler, 2003)

Arndt (1967) e karakterizon Fjalën e Gojës si komunikim gojor ndërpërsonal në mes të pranuesit dhe komunikuesit, të cilin pranuesi e konsideron si jokomercial sa i përket brendit, produktit apo shërbimit (Buttle, 1998).

Tendenca për të karakterizuar Fjalën e Gojës si reklamë pa pagesë dhe si komunikim gojor, fëtyrë për fëtyrë, tashmë është e vjetëruar. Pikërisht për faktin që Fjala e Gojës ndonjëherë bëhet edhe përmes nxitjes me shpërblime dhe bëhet edhe në mënyrë elektronike. Ndoshta ajo që mund ta bëjë të dallueshme Fjalën e Gojës janë burimet që e promovojnë atë, e të cilat konisderohen nga pranuesi si të pavarura nga kompania. (Buttle, 1998)

Kjo ndikon që organizatat të tentojnë të ndikojnë në Fjalën e Gojës vetëm në mënyrë indirekte, përmes aktiviteteve tjera të rekrutimit si, ndërtimit të marrëdhënieve me bartësit e opinionit (psh. këshilluesit e karrieres ose udhëheqësit e grupit), përmes programit të rekomandimit të punëtorëve (psh. dhënia e bonueseve monetare për rekomandimet e suksesshme) ose ofrimit të praktikës në punë. (Hoye G. V., 2014)

Një praktikë e hasur te shumica e kompanive të TI në Kosovë, është edhe promocioni përmes fjalës së gojës që bëhet përmes rekomandimit. Rekomandimi në të shumtën e rasteve bëhet me nxitje. Nxitja është në formë të shpërblimit me para. Shpërblimi i jepet punëtorit që është duke punuar në kompani dhe që rekomandon ndonjë kandidat të kualifikuar për pozitën e hapur. Shpeshherë shpërblimi i jepet rekomanduesit në dy pjesë. Njëra pjesë e shpërblimit i jepet rekomanduesit në momentin e punësimit të kandidatit të rekomanduar dhe pjesa tjertër pasi kandidati (punëtori i ri), edhe pas tre muajsh, të ketë vendosur të vazhdoj punën në kompani. Rekomandimi mund të jetë efektiv edhe për arsyen e reputacionit të angazhuar të rekomanduesit. Këtë na e ilustron edhe përgjigjja e respodentit F në pyetjen 19. Shembull ilustrues:

Pyetja 19;

Intervistuesi: Sa kanë funksionuar shpërblimet me të holla për të nxitur rekomandimin? Respodenti F: “...Prandaj edhe kur referojnë janë shumë të kujdesshëm dhe vetëm kur besojnë shumë, atëherë ata e referojnë dikend. Pra shpërblimi zakonisht ka funksionuar, duke e marrë parasysh që edhe punëtori që e ka referuar dikend ka dashur që agjenda e tij le të themi të ecë (që kandidati i propozuar të punësohet), por që, qysh në fillim ai ka mundur pak a shumë ta dijë a është kandidat adekuat apo jo....” Pasi thuhet që punëtorët kur rekomandojnë dikend, angazhojnë edhe reputacionin e tyre, ata janë të interesuar që kandidati i rekomanduar të jetë reflektim i mirë i vet rekomanduesit në njërën anë, dhe në anën tjetër, kandidati i rekomanduar, për shkak të afërsisë që mund të ketë me rekomanduesin dhe për shkak të informatës origjinale që mund të marrë prej tij, mund edhe të dalë më mirë në intervistë (Pieper, 2015).

Nga intervistat është gjetur që të gjitha kompanitë janë duke përdorur metodën e rekomandimit. Shumica e kompanive këtë metodë e përforcojnë me nxitje në shuma të hollash, të cilat i jepen punëtorëve të kompanisë për të rekomanduar ndonjë punëtor të kualifikuar për pozitën e hapur të punës.