1 minute read

3.1.2. Kultura

ata më atraktiv për tregun, me ç’rast edhe mund të marrin oferta më të mira nga kompani të ndryshme. Sipas shumicës së respodentëve, paga nuk publikohet në shpallje. Paga dallon sipas kandidatit edhe në rastin e pozitës së njejtë të vendit të lirë të punës. Numri i shfaqjeve të kodit Paga, dhe konteksti në të cilin shfaqet ky kod gjatë kodimit, lehtë e bëjnë këtë kod kontribues në kategorinë Atributet e vendit të punës, e cila zhvillohet gjatë kodimit aksial.

3.1.2. Kultura

Advertisement

Ashtu sikur individët posedojnë karaktere, personalitete, vlera dhe kultura të ndryshme, ashtu edhe kompanitë kanë vlera dhe kultura të ndryshme. Një kompani mund të dallojë nga kompanitë e tjera për nga kultura ashtu sikur mund të ketë përputhje me kulturën e punëtorëve të vet apo edhe konsumatorëve të cilëve u shërben. Përputhje kulturore mund të quhet adaptimi i dikujt me besimet, sjelljet dhe qëndrimet e organizatës. Së fundmi, poashtu, është folur për atë se si, duke ndjekur përputhjen kulturore në mes të kompanisë dhe punëmarrësit mund të diskriminohen disa punëmarrës dhe të vije deri te mungesa e diversitetit në kompani. Prandaj, kultura e kompanisë duhet të reflektoj vlera të shumta dhe diversitet (Bouton, 2015). Nga kjo, del se kultura është një dimension i gjërë dhe i rëndësishëm që meriton vëmendjen e veçantë të kompanive; ndërkohë që në këtë punim del edhe si kod shumë i pranishëm në materialin e mbledhur për hulumtim.

Kodi i emërtuar Kultura ka dhënë kontributin e vet në ndërtimin e kategorisë Atributet e vendit të punës. Ky kod përfaqëson 19 raste në kontekstet e caktuara brenda intervistave, ku respodentët aludojnë në kulturën si fenomen dhe element i rëndësishëm në procesin e rekrutimit, prandaj ky kod meriton të shqyrtohet, si kod i dalluar për nga numri i paraqitjeve dhe rëndësia e tij. Më poshtë mund të shohim edhe lidhjen e kodit me kategorinë Atributet e vendit të punës. Këtu po bëjmë një krahasim mes dy rasteve të paraqitjes së të njejtit kod; pra, kodit të quajtur Kultura.

Shembull ilustrues:

Pyetja 11;

Intervistuesi: Çka nënkuptoni ju me fjalët: kulturë e kompanisë? Respodenti B: “ ...Për shembull unë kurrë nuk u them punëtorëve që të vijnë në punë me kohë. Megjithatë, ekipi im vie i pari në punë. Pra, kjo është kultura e mbjellur në kompani... ”