1 minute read

Figura 1. Skema e Teorisë së Bazuar dhe strategjia e përdorur për të shprehur rigorozitetin

Ky hulumtim është mbështetur në versionin e Teorisë së Bazuar sipas Juliet Corbin dhe Anselm Strauss të cilët përkahin plotësisht versionin e Julie Prior, kur është fjala te rigoroziteti i hulumtimit i cili më pas sjellë edhe besueshmërinë në hulumtim. Ky punim ka ndjekur hapat konform Figura 1. Skema e Teorisë së Bazuar dhe strategjia e përdorur për të shprehur rigorozitetin., në të cilën është paraqitur skema e elementeve thelbësorë në Teorinë e Bazuar dhe strategjia e përdorur për të shprehur rigorozitetin.

Figura 1. Skema e Teorisë së Bazuar dhe strategjia e përdorur për të shprehur rigorozitetin. Burimi: (Prior, Walker, O'Conell, & Carter, 2009), i përkthyer dhe i përshtatur.

Advertisement

Gjatë procesit të kodimit dhe analizës së vazhdueshme të intervistave dhe të kodeve bashkë me kategoritë, hulumtuesi është konsultuar me kolegë të fushës, ka shënuar kujtesa dhe është

konsultuar me literaturën. Një hap tjetër në këtë kontekst është bërë me verifikimin e gjetjeve me disa nga të intervistuarit, të cilët janë pyetur nëse interpretimi i intervistës dhe kodet e dala përkojnë me atë që ata kanë pasur në mendje. Hapi tjetër ishte diskutimi me kolegë dhe specialistë të fushës së marketingut. Rishiqimi i literaturës lidhur me metodologjinë është bërë krejt në fillim, ndërsa lidhur me fushën e marketingut dhe të çështjeve të trajtuara është bërë në fund (për të zvogëluar mundësinë e ndikimit të literaturës në anshmërinë e hulumtuesit). Rishiqimi i literaturës dhe të gjithë hapat e përmendur rezultojnë në ndjeshmërinë teorike e cila e rritë cilësinë e hulumtimit.

Sipas figurës (Figura 1. Skema e Teorisë së Bazuar dhe strategjia e përdorur për të shprehur rigorozitetin.) të paraqitur, duke qenë i pasuruar me njohuritë e përgjithshme rreth fushës së interesimit, hulumtuesi fillon mbledhjen dhe analizën e të dhënave. Mbledhja e të dhënave e udhëhequr nga mostrimit teorik bëhet paralel me mikroanalizën dhe analizën krahasuese. Këto analiza bëhen në mënyrë iterative. Kodimi i hapur na jep kodet fillestare. Më pas, këto kode krahasohen mes veti për relacionin mes tyre; ky veprim quhet kodim aksial. Kodimi aksial nxjerr në pah kategoritë kryesore, të cilat kur analizohen me anë të kodimit selektiv mund të japin kategorinë substanciale (kryesore) ose teorinë bazë.