1 minute read

2.3. Limitimet e metodologjisë

Kajtazi, & Abdullahu, 2014). Për të zbuluar sa më shumë që është e mundur për fushën e zgjedhur të hulumtimit, dalin në ndihmë tri pyetjet e hulumtimit;

a) Cilat janë atributet e një vendi të lirë të punës që kompanitë e TIK i konsiderojnë të rëndësishme për joshjen e fuqisë punëtore. b) Si i komunikojnë kompanitë e TIK këto atribute të pozitave të hapura të punës te tregu përkatës i punës. c) Si ndryshon metoda e komunikimit të ofertës së kompanive, varësisht nga profili dhe senioriteti i fuqisë punëtore të targetuar.

Advertisement

të cilat edhe shërbejnë si bazë, ose orientim për hulumtim në vend të hipotezës.

Në përgjithësi hulumtimet kualitative kritikohen si subjektive. Edhe Teoria e Bazuar konsiderohet se i ekspozohet subjektivitetit të hulumtuesit. Ndonjëherë gjetjet e kërkimit cilësor mund të keqpërdoren kur konsiderohen si kërkime përfundimtare dhe përdoren për të bërë përgjithësime për popullimin që na ka interesuar. Megjithatë, njëra nga forcat e kërkimit cilësor është se ai përfshinë përvojën dhe shkathtësitë praktike të subjektit, i cili mbledh të dhëna dhe i kthen ato në gjetje kreative të kërkimit (Livoreka, 2011). Shkencëtarët fillimisht pranojnë limitimet epistemologjike të versionit të pastër induktiv. Dhe sipas kritikave të pozitivistëve, në hulumtimet cilësore nuk i kushtohet vëmendja e duhur rolit të hulumtuesit. Sepse, sipas tyre, të gjitha vrojtimet shihen nga një këndvështrim i caktuar –këndvështrimi i hulumtuesit. Gjithçka varet nga përzgjedhja e obzervimit dhe çdo kategori pastaj del në bazë të materialit të observuar; prandaj edhe Glaser me të drejtë shprehet se Teoria e Bazuar duhet të spjegoj situatën ashtu si është e jo si duhet apo si do të mund të ishte (Willig, 2013).