2 minute read

1.2.2. Teknologjia e informacionit dhe komunikimit në Kosovë

në mesataren e pagës në sektorin e TIK në vendet e ndryshme të botës duke e përfshi edhe Kosovën. Nga grafiku duket që Kosova nuk është konkurente me Indinë sa i përket çmimit.

1.2.2. Teknologjia e informacionit dhe komunikimit në Kosovë

Advertisement

Në vitin 2013, industria e TIK është shpallur zyrtarisht nga qeveria sektor me prioritet për zhvillimin ekonomik të vendit. Dhënia rëndësi kësaj industrie i ka rrënjët në qëllimin e transformimit strukturor drejt një ekonomie të bazuar në dije (STIKK, 2018) . Megjithëse një industri relativisht e re, TIK-u ka një zhvillim të hovshëm në Kosovë. Mosha e popullsisë (70% nën moshën 35vjeç), kultura e ngjashme me kulturën evropiane (njohja e gjuhëve) si dhe fuqia e aftësuar punëtore në këtë sektor, po e bëjnë Kosovën gjithnjë e më atraktive për blerësit e huaj të shërbimeve të TIK-ut. Shoqata e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Kosovë – STIKK (themeluar në 2008), është burimi kryesor i të dhënave për bizneset e TIK-ut në Kosovë. Kjo shoqatë nga viti 2014 publikon, në baza vjetore, të quajturin Barometri i TIK në Kosovë. Qëllimi i kësaj shoqate është promovimi i sektorit të TIK, ngritjes së burimeve njerëzore për të plotësuar nevojat e këtij sektori dhe promovimi i mundësive të reja për këto biznese. STIKK është një strumbullar dhe gjenerator i shumë iniciativave rreth TIK në Kosovë. Ndër to janë edhe shumë ngjarje e kompani që përkrahin këto iniciativa. Ndër kompanitë e njohura është Qendra e Inovacionit në Kosovë (ICK) që shërben edhe si inkubator për bizneset starup, me theks në fushën e TIK. Pastaj Shtëpia e Inovacionit (CBC), e përkrahur nga Bashkimi Evropian me një vlerë prej 442,350euro që përmes TIK të ndihmojë turizmin kosovar; platforma Outsource2Kosovo që bën promovimin e kompanive të TIK për tregun e huaj, EPS-Shërbimi i Promovimit të Eksportit, projekt i përkrahur nga GIZ etj. Shumë nga këto dhe të tjera, përveq ministrisë së zhvillimit ekonomik, janë edhe projekte të përkrahura nga organizatat dhe ambasadat e huaja në Kosovë.

STIKK ka rreth 200 anëtarë të cilët përfaqësojnë rreth 90% të tregut të TIK në Kosovë. “Sektori privat në TIK karakterizohet nga shumë kompani të vogla me më pak se 5 punëtorë dhe bashkëpunëtorë të pavarur. Janë disa kompani të mesme dhe kompani më të mëdha, ku CACCTUS llogaritet si një prej më të mëdhave” (Gashi, Qeriqi, Waldvogel, & Cunningham, 2020). “Strategjia e BE-së 2020 është e bazuar në pesë objektivat e BE-së të cilat janë të matura aktualisht nga tetë indikatorë. Tre nga pesë objektivat janë të lidhura ngushtë me çështjet e inovacionit dhe të burimeve njerëzore domethënë, punësimi, hulumtim dhe zhvillim (H & ZH),