1 minute read

Tabela 1. Importuesit më të mëdhenjë botëror të shërbimeve të TIK

teknologjive në BVM. Në anën tjetër këto biznese nuk kanë kapacitet të garojnë për talent të TI me kompanitë e mëdha. Për shembull, vetëm bizneseve të Gjermanisë, mungesa e specialistëve të TI u shkakton 10 miliard humbje në vit (Alliance, 2019).

Sferat në të cilat mund të matet ndikimi i TIK në zhvillimin ekonomik të një vendi janë të shumta, por vetëm njëra nga to është kontributi që TIK jep në krijimin e vendeve të punës. Vendet në zhvillim me ngritjen e kapaciteteve njerëzore kan filluar të eksportojnë shërbime të TIK. Duke u zhvilluar, kjo industri ka krijuar edhe shumë vende pune në mënyrë indirekte. Megjithëse vendet që e kanë zbuluar teknologjinë e informacionit janë SHBA dhe vendet perëndimore, ato kohëve të fundit janë bërë edhe importuesit më të mëdhenj të shërbimeve të TIK.

Advertisement

Importuesit e shërbimeve të TIK sipas vlerës

Në milion $ %BPV

1 Gjermania 2 SHBA 39.723 1.1 35.588 0.2

3 Franca 4 Japonia 5 Singapori 6 Italia 7 Britani e madhe 8 Belgjika 9 Holanda 10 India

22.17 0.9 20.077 0.4 16.585 4.9 11.922 0.6 11.827 0.4 10.82 2.1 10.705 1.2 10.497 0.4

Tabela 1. Importuesit më të mëdhenjë botëror të shërbimeve të TIK Burimi: (UNCTAD, 2020) Technical Notes on ICT for Development n.19

Arsyeja që tregtia e shërbimeve të TIK është e mundshme të bëhet online, ka bërë që kjo të ketë ndikim në zhvillimin e vendeve në zhvillim. P.sh., vetëm në vitin 2007, India ka punësuar 2 milion punëtor në sektorin e TIK, të cilët janë paguar 100% më shumë se punëtorët në sektorët tjerë të shërbimeve. Meqë kjo shtresë e punëtorëve janë paguar shumë më mirë, ata edhe kanë rritur shpenzimet e tyre në vend. Është llogaritur që një indian i punësuar në TIK, ndikon që të hapen edhe katër vende të reja pune në sektorët tjerë (Delponte, etj., 2015).