3 minute read

1.1.1. Komunikimi i integruar marketing

kapitali njerëzor është thelbi i kompanisë. Dhe sipas Çeku (2010), një ndërmarrje nuk mund të shpresojë të arrijë sukses, në qoftë se nuk i përmirëson dijet e veta.

Kapital njerëzor, sipas fjalorit të Oksfordit (Stevenson, 2010), quhen shkathtësitë, njohuritë dhe përvojat e individëve dhe të popullatës, në kuptim të vlerës dhe kostos për organizatën dhe vendin. Ndërsa menaxhim i këtij kapitali, apo menaxhim i burimeve njerëzore quhet procesi i sigurimit, trajnimit, vlerësimit dhe kompenzimit të punëtorëve, duke iu përmbajtur rregullorës së punës për marrëdhëniet në punë, shëndetin dhe sigurinë (Dessler, 2017).

Advertisement

Bota e zhvilluar, me sektorin e shërbimeve gjithnjë në rritje, e bën të qartë lidhjen e fortë në mes të marketingut dhe burimeve njerëzore. Punëtorët si element i 7 P-ve të marketingut dhe punëtorët si thelbi i industrisë së shërbimeve, duhet të jenë tregues i mjaftueshëm, që marketingu dhe burimet njerëzore mund të funksionojnë vetëm në bashkëpunim të ngushtë mes veti.

1.1.1. Komunikimi i integruar marketing

Komunikimi është aktivitet njerëzor që i bashkon njerëzit dhe krijon marrëdhënie. Ai është në zemër të asaj që i jep kuptim jo vetëm marketingut por edhe fushave tjera si politikës, sociologjisë, ekonomisë e psikologjisë. Ai shërben për të zhvilluar, organizuar dhe shpërndarë dijet (Duncan & Moriarty, 1998).

Një ndër katër elementet bazë të miksit të marketingut është edhe promocioni. Promocioni më tej ka elementet e veta që e bëjnë miksin e pormocionit. Reklama, promocioni i shitjeve, shitja personale, marrëdhëniet me publikun, janë elementet kyç të promocionit. Me zhvillimin e teknologjisë ka ndryshuar edhe natyra e komunikimit, e mbledhjes së informatave dhe e realizimit të blerjeve, të cilat janë lehtësuar shumë përmes internetit. Megjithatë bazat e komunikimit kanë mbetur të njejta (Hughes & Fill, 2006).

Komunikimi i integruar marketing është procesi i ndërtimit dhe përforcimit të marëdhënieve të ndërsjella profitabile ndërmjet punëtorëve, konsumatorëve, akterëve të tjerë dhe publikut të gjërë, duke zhvilluar dhe koordinuar programin strategjik të komunikimeve, i cili u mundëson atyre ta përceptojnë kompaninë/ brendin, në mënyrë konstruktive, përmes mediave dhe kontakteve të ndryshme (Weigold & Arens, 2018).

Aty ku aplikohet KIM3 me çasje për të krijuar sinergji ndërmjet elementeve të miksit promocional, krijohet një konsistencë në mesazhe dhe funksione. Kjo sjellë shkurtim të shpenzimeve, lehtëson marrëdhëniet e punës ndërmjet departamenteve të ndryshme, mundëson përdorim më të mirë të mediave dhe të miksit të promocionit, dhe kështu ofron një efiçiencë më të madhe dhe kthim më të mirë të investimit (Kitchen & Burgmann, 2015).

Një definicion, poashtu shumë domethënës është edhe definicioni i parë, i bërë në vitin 1989, nga AMA4 për komunikimin e integruar marketing. Sipas AMA; KIM është koncepti i planifikimit të komunikimeve marketing që e njeh vlerën e shtuar të një plani të gjërë, i cili vlerëson rolin strategjik të diciplinave të ndryshme të komunikimit (si psh. rekalama në përgjithësi, reagimi direkt, promocioni i shitjeve dhe marrëdhëniet me publikun) dhe i kombinon këto diciplina për të ofruar qartësi, konsistencë dhe ndikim maksimal të komunikimit (Percy, 2018).

Nëse bëhet operacionalizimi i fjalive në definicionet e sipërshënuara, edhe pse ato dallojnë njëra prej tjetrës për nga përpilimi, bien në sy fjalët; planifikim strategjik i komunikimeve, konsistencë dhe ndikim maksimal përmes komunikimit. Kjo do të thotë që në KIM rëndësi e posaqme duhet t’i kushtohet kombinimit të duhur të diciplinave të ndryshme të komunikimit, për të dhënë, gjithmonë një mesazh konsistent para konsumatorit, me ç’rast do të arrihej ndikimi maksimal përmes komunikimit.

Menaxherët e komunikimit të integruar marketing kanë në dispozicion elemente të ndryshme të komunikimit, por përdorimi i tyre varet shumë nga rrethanat e kohës. Rrjedhimisht përdorimi i këtyre elementeve të komunikimit varet nga disa faktorë, si: mjetet financiare të pranishme, karakteristikat e produktit, tregu, marrëdhëniet me blerësit, aktivitetet e konkurencës, rregulloret e ndryshme për ndërmarrjet, niveli i globalizimit, etj. Në rrethana të tilla menaxherët e komunikimit marketing mund të hasin në vështirësi të ndryshme dhe kjo mund të paraqesë pengesë në aplikimin e programit të komunikimit të integruar marketing. Prandaj këto aktivitete zakonisht implementohen nga individ dhe agjencione të ndryshme që punojnë ndaras prej njëra tjetrës. Për më tepër, për të pasur sukses, menaxheri është personi që duhet t’i kordinojë të gjitha këto aktivitete (Ukaj, 2016) .

Megjithëse shumica e profesionistëve të marketingut pajtohen me faktin që KIM është kuptimplotë, edhe pas 25 vitesh, gjendet pak evidencë e aplikimit të tij nga kompanitë. KIM

3 Komunikmi i integruar marketing – në tekstin në vazhdim: KIM 4 Asociacioni amerikan i marketingut (American Marketing Associacion) – në tekstin në vazhdim AMA