Shkolla Verore e Alpeve Shqiptare II realizon hartëzimin
Nga fshati më i izoluar e për rrjedhojë - më i paurbanizuar, Nikçi po kthehet në më të dokumentuarin e Kelmendit, falë punës intensive që GO2Albania po zhvillon prej gati dy vitesh në zonë. Kjo nisëm filloi me një seri vizitash për njohjen e terrenit, gjatë së cilave ekipi ka ftuar profesionistë të fushave të ndryshme, si arkitektë, arkeologë, restauratorë, historianë të arkitekturës, gazetarë, antropologë, ekspertë të GIS, biologë e inxhinierë pyjesh etj., nga universitete dhe qendra kërkimore-shkencore nga Shqipëria, Kosova, Italia, Gjermania, Spanja, Franca, Britania e Madhe, Peruja dhe SHBA. Përveç raporteve teknike për disa fusha respektive, produkt i këtyre vizitave kanë qenë edhe vëzhgimet ekstensive arkeologjike, vwzhgimet e dokumentimet e vendbanimit dhe të arkitekturës vernakulare, videointervistat e zgjeruara për studime etnografike dhe antropologjike me banorët vendas, si dhe fotografimi ajror i vendbanimit me dron në lartësitë 50-200m. Kjo ortofoto e detajuar, e realizuar në pranverën e vitit 2024, vazhdon të shërbejë si bazë për mbledhjen dhe përpunimin e një game të gjerë të dhënash për fshatin, të cilat i shtohen çdo ditë sistemit të të dhënave të hedhura në GIS (Geographical Information System) nga ekspertët e GO2Albania.
Ky informacion bazë u konsultua gjerësisht edhe me ekspertë të huaj gjatë vizitave të punës, që ekipi i GO2Albania kreu në disa universitete dhe qendra kërkimore në SHBA, Belgjikë, Itali, Kosovë, Portugali etj.. Qëllimi i konsultimeve me aktorë të rëndësishëm të cilët kanë punuar me qasje të ngjashme në disa vendbanime malore në disa kontinente, si Amerika, Europa, Afrika dhe Azia, ishte hartimi i një metodologjie multidisiplinare për hartëzimin e peizazhit kulturor të fshatit Nikç si fillim, për të vijuar në të ardhmen edhe me vendbanime të tjera në Alpet e Shqipërisë. Vetë hartimi i metodologjisë ishte një sipërmarrje disamujore për të përfshirë ato shtresëzime tw informacionit që nevojiten për ngritjen e një baze të plotë të dhënash për zonën. Dhe si rezultat, metodologjia përfshin vëzhgime intensive arkitektonike, mbledhje të dhënash drejtpërdrejtë nga terreni përmes matjes dhe fotografimit të ndërtesave dhe elementëve të peizazhit kulturor, bisedave me banorët vendas, hartëzim me koordinata me GPS bazuar në vëzhgim me ecje në terren, si dhe në ortofoton e pranverës 2024.
Është dashur pra, mbi një vit punë përgatitore për të organizuar Shkollën e Dytë Verore të Alpeve Shqiptare me temë “Hartëzimi i Peizazhit Kulturor”, e cila u zhvillua në Nikç të Luginës së Cemit, Kelmend, nga 11 deri më 21 Korrik 2025. Krahas aplikimit të metodologjisë dhe mbledhjes së të dhënave, qëllimi i shkollës ishte edukimi joformal i brezit të profesionistëve të rinj përmes praktikës në terren dhe punës laboratorike, në mënyrë që ata të kuptojnë ecurinë e formësimit të një vendbanimi, në rastin konkret atij malor në Alpet Shqiptare. Profesionistët e rinj që morën pjesë në këtë Shkollë Verore erdhën nga Universiteti Politeknik i Tiranës, nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, nga Universiteti “Hasan Prishtina” i Prishtinës, nga Universiteti Polis i Tiranës, nga Universiteti Politeknik i Torinos, nga Universiteti i Gjenovas dhe nga Universiteti Federico II i Napolit.
Alpeve
Shkolla Verore e Alpeve Shqiptare II: Informacioni i marrë gjatë bisedave të drejtpërdrejta me vendasit është i pazëvendësueshëm. Foto: GO2
Shkolla Verore e Alpeve Shqiptare II: Puna në laborator për hedhjen dhe sistemimin e të dhënave të mbledhura në terren kërkon diskutime të shpeshta. Foto: GO2
vijon nga fq. 1
Ata ishin studentë të urbanistikës, planifikimit urban dhe të arkitekturës, doktorantë të arkitekturës dhe arkeologjisë së peizazhit, lektorë të gjenetikës, ekspertë GIS, të zonave të mbrojtura dhe të peizazhit natyror. Në varësi të fushave, pjesëmarrësit u asistuan nga Dr. Hartmut Muller, eksperti gjerman me kontribut vendimtar në përfshirjen e vlerave natyrore të Shqipërisë në UNESCO, si Lumi i Gashit dhe Rrajca. Përveç trajnimit intensiv për metodat e dokumentimit të peizazhit kulturor, pjesëmarrësit e Shkollës Verore patën mundësinë të njiheshin me përvojat e kolegëve të angazhuar në fusha të ndryshme të arkitekturës dhe restaurimit, si dhe në projekte me partneritet të gjerë ndërkombëtar ku disa institucione shqiptare kanë rol kryesor. Ata gjithashtu u njohën me një hulumtim të zgjeruar antropologjik vizual për zonën e Kelmendit, të përfshirë në kuadër të kinemasë së hapur. Më pas, të ndihmuar nga ekipi i GO2Albania, që së bashku me vendasit janë bërë njohës të mirë të zonës, pjesëmarrësit e ndarë në grupe dhe të pajisur me mjetet e nevojshme për dokumentim, i hynë punës intensive për mbledhjen e të dhënave nëpër një terren tepër të thyer e të ashpër malor, të përbërë në masë dërrmuese prej gurëve dhe shkëmbijve të madhësive të ndryshme - çka është veçanti tipike e fshatit Nikç. Roli i banorëve vendas është thelbësor, sepse pavarësisht detajimit gjithëpërfshirës të formularëve elektronikë apo trajnimit të pjesëmarrëve, pa bashkëpunimin e komunitetit nuk mund të ishte e plotë asnjë bazë të dhënash. Kjo vjen ngaqë në kohën e mbledhjes së të dhënave që gjenden në arkivat e disa institucioneve qendrore të kulturës të nivelit kombëtar, qasja ishte jogjithëpërfshirëse, por e veçuar sipas interesave studimore të asaj periudhe. Të mirëpritur dhe të orientuar nga vendasit për aspektet fizike dhe kujtesën kolektive të fshatit, gjatë 10 ditëve në terren, secili grup plotësoi qindra formularë elektronikë duke matur, duke regjistruar vendndodhjet dhe duke mbledhur të dhëna të detajuara për tre prej lagjeve qendrore të Nikçit: Rranxa, Preldakaj dhe Lekndrecaj, të cilat zënë rreth 60 ha. Ndonëse si sipërfaqe këto lagje zënë gjysmën e territorit të përgjithshëm të fshatit, në fakt ato përfaqësojnë rreth 2/3 e objekteve të banimit dhe shërbimeve, pra zonën me popullsinë më të dendur të Nikçit deri 2-3 dekada më parë. Lagjet e tjera si Llac e Ryec, vendbanimet më të vogla si Shipezhna e Dërdhena etj, shtrihen në distanca të largëta dhe në terrene edhe më të vështira se pjesa tjetër e fshatit dhe do të dokumentohen në një fazë të dytë. Për këtë arsye, programi praktik i Shkollës Verore u fokusua në hartëzimin e pjesës së poshtme të fshatit 600680m mnd, ku u mblodhën të dhëna të detajuara për rreth 122 objekte të funksioneve, përmasave dhe gjendjeve të ndryshme të strukturës. Të dhëna të detajuara u mblodhën gjithashtu për një gamë të gjerë elementësh të tjerë të peizazhit, si parcelat e tokës, kulturat bujqësore aktuale, gardhet, kufijtë, tarracat, koshat e drithit, rezervuarët, kanalet, vijat e ujit për vaditje etj. Duke përbërë pikëtakimin e disa disiplinave shkencore - një qasje pothuajse e panjohur në Shqipëri (e cila u prezantohet profesionistëve dhe publikut të gjerë përmes botimit voluminoz “Peizazhi Kulturor: udhërrëfyes për njohjen, vlerësimin dhe ruajtjen në malësitë e Shqipërisë dhe Kosovës”, GO2Albania, 2025) - dhe gjithashtu e re në mesin e profesionistëve ndërkombëtarë - peizazhi kulturor është një sipërmarrje mahnitëse, por e mundimshme. Dokumentimi i elementëve të panumërt të tij kërkon një angazhim të gjatë kohor, prandaj procese si matja e ndërtesave, marrja e koordinatave, fotografimi dhe të dhënat e tjera sasiore, por edhe cilësore që mblidhen në terren, janë vetëm një pjesë e vogël e punës. Kjo është arsyeja përse secila ditë e gjatë për mbledhjen e të dhënave në terren nga grupet e punës, pasohej nga një kohë edhe më e gjatë e futjes së të dhënave në sistemin e ndërtuar, çka përbën punën laboratoratorike të procesit. Duke u pasuruar edhe me shtresën e të dhënave mbi praktikat tradicionale të jetesës, të përftuar nga videointervistat e shumta me banorët, këto të dhëna do të përpunohen përmes GIS për të analizuar aspekte të ndryshme me interes studimor, jo vetëm për peizazhin kulturor, por edhe më gjerë.
Kjo është rruga që Nikçi të dalë prej historisë gojore dhe të hyjë në historinë e Shqipërisë si fshati i parë në të cilin është dokumentuar me saktësi jo vetëm çdo ndërtesë, por edhe çdo venddepozitim gurësh që vendasit e quajnë gumile, çdo derë, çdo shtyllë elektrike e çdo ndërhyrje që dora e njeriut ka realizuar në këtë terren të vështirë për t’u jetuar.
vijon në faqen 4

Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” (Kategoria II e IUCN) është shpallur me VKM Nr. 59, dt 26.01.2022, si parku më i madh në Shqipëri, me sipërfaqe 82 844,65ha. Pozicionuar në pjesën më veriore të vendit, Parku shtrihet në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe të Qarkut Shkodër dhe në Bashkinë Tropojë të Qarkut Kukës. Në jug kufizohet me 3 parqe natyrore: “Nikaj-Mertur” (2014), “Lugina e Shalës” (2022) dhe “Shkrel” (2016). Ndërsa në veri me PK “Prokletije” (2009) të Malit të Zi, në verilindje me PK “Bjeshkët e Nemuna” (2012) të Kosovës - dhe të tre së bashku, këto parqe përbëjnë Alpet Shqiptare që shtrihen në ekstremin juglindor të Alpeve Dinarike. Alpet Shqiptare përfaqësojnë rajonin më madhështor të Shqipërisë. Ata janë vendi i miteve dhe i legjendave, i Këngëve të Kreshnikëve dhe i Kanunit, i trimave që nisen për luftë me kângë mâjekrahu e nderohen me gjâmë burrash, i besës dhe i burrneshave. Alpet janë origjina dhe territori i shumicës së 10 fiseve të paepura të Gegnisë, të shpërndarë përgjatë historisë që nga Danubi e deri në Egje, e që nga Apeninet deri përtej Atlantikut. Mënyra tradicionale e jetesës së banorëve të vendosur që nga luginat e lumenjve e deri në përrenjtë më të thellë e më të izoluar, ka evoluar shumë ngadalë përgjatë 3 mijë viteve të fundit, duke formësuar peizazhin kulturor. Ky peizazh përmban trashëgimi të çmuar historike, antropologjike, arkeologjike, ekologjike dhe shpirtërore, shpesh të rrezikuar nga braktisja, modernizimi, por edhe nga ndryshimet klimatike. Për të dokuemntuar këtë pasuri do të organizohet Shkolla Verore e Alpeve Shqiptare II me temë: “HARTËZIMI I PEIZAZHIT KULTUROR NË VENDBANIMET E ALPEVE SHQIPTARE”
Vendndodhja: Nikç, Kelmend, Lugina e Cemit, Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”
vijon në fq. 5
Shkolla Verore e Alpeve Shqiptare II
Që prej mijëra vjetësh, kur njeriu zbuti fillimisht qenin, e më pas delen, lopën, dhinë, derrin, kalin etj, mbarështimi i këtyre kafshëve që ndryshoi mënyrën e jetesës së vetë zbutësve, vazhdon të mbetet ndërveprimi më i qëndrueshëm dhe më miqësor i njeriut me natyrën. E kërcënuar me zhdukje nga uniformizimi urban, jeta baritore megjithatë vazhdon në gjashtë kontinente, duke pasur të njëjtin fat edhe në malet e veriut të Shqipërisë. Të njohur historikisht si fis blegtorësh dhe luftëtarësh, kelmendasve të sotëm u duhet të luftojnë për ta mbajtur gjallë këtë traditë. Pikërisht për t’u njohur me shpërndarjen e vendbanimeve të përkohshme malore në bjeshkët e Kelmendit, GO2 Albania organizoi udhëtimin familjarizues “Stan m’stan” më 2324-25 Maj 2025, me profesionistë të profileve të ndryshme, si gazetarë, biologë, agronomë, eksplorues dhe të tjerë aktorë të interesuar për këtë trashëgimi. Si një nga organizatat që ka punuar prej vitesh në tre luginat e mëdha të Alpeve - Valbonën, Shalën e së fundmi Cemin - GO2 Albania vazhdon të ngrejë një sistem të gjerë të dhënash për pothuajse çdo fushë të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të territorit të Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”. Falë kësaj përgatitjeje, gjatë gjithë ditëve të udhëtimit, ajo u ofroi pjesëmarrësve informacion të ngjeshur mbi peizazhin kulturor dhe njerëzit e Alpeve, e sidomos mbi transhumancën - trashëgiminë tashmë të listuar në UNESCO. Sa i takon kullotave alpine që bëjnë pjesë në Zonën Qendrore B dhe Zonën e Përdorimit Tradicional të Qëndrueshëm, sipas Ligjit për Zonat e Mbrojtura (Ligj nr. 21/2024) dhe zonimit të brendshëm të Parkut (VKM nr. 59, dt. 26.1.2022), aktiviteti njerëzor
në to ndërlidhet me punën e Administratës së Zonave të Mbrojtura (AdZM) të Qarkut Shkodër. Aspekte të kësaj marrëdhënieje të vërtetë besimi, por edhe problematika më të gjera të mbrojtjes së parkut më të madh kombëtar u diskutuan me interes të jashtëzakonshëm në një debat të hapur ndërmjet pjesëmarrësve dhe përfaqësuesit të Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër, inxhinierit të pyjeve Tonin Macaj. Ndërsa ditën e dytë, të papenguar nga moti jo fort i favorshëm i pranverës alpine, grupi vizitoi një numër të madh stanesh në livadhet e Koprishtit, që ngrihen në jug të Gropave të Selcës, nga 1450-1800 m mbi nivelin e detit. Duke qenë kullota malore të përdorura prej shekujsh, edhe këto vendbanime karakterizohen nga shtresëzime kohore, si gjurmë stanesh të vjetra në formë grope me mure guri të thatë, kufij kilometrikë përgjatë kullotave - po me mure guri të thatë etj, vegla pune bazike që dëshmojnë jetën baritore, si dhe varret alpine të paraardhësve - barij dhe dëshmorë të lakmisë fqinje. Mirëpo përvoja jetësore e barijve që në gjurmët e gjyshërve u prijnë tufave të bagëtive në shtegëtimin nga Grabomi e Kalca e Brojës e deri në Koprisht e Pajë, u rrëfye në vetë të parë gjatë një bisede në ditën e tretë të udhëtimit. Spontanë, mendjehapur, oratorë e plot hare, Lushi dhe Gazmendi befasuan me historitë dhe këshillat për jetën në mal, por edhe me këngën mâjë krahut. Pasi kanë kositur barin e parë si ushqim për dimrin e gjatë alpin, tashmë ata janë në përgatitjet e fundit për t’u ngjitur në bjeshkë, ku që nga fillimi i Qershorit e deri në fund të Shtatorit, do të gjallërojnë livadhet alpine me zërat e fëmijëve të tyre të bukur dhe me blegërimat gazmore të dhenve.

Në lartësitë e Alpeve Shqiptare moti është i paparashikueshëm: Kështu dukej bjeshka e Koprishtit të Sipërm paraditen e 24 Majit 2025. Foto: GO2
Kur nisëm udhëtimin tonë si Reality Escapers Albania drejt Malësisë së Madhe, nuk e dinim që do të ktheheshim jo thjesht me kujtime, por me një pjesë të shpirtit të kësaj toke të lashtë. Nën udhëheqjen e organizatës GO2Albania, përshkuam shtigjet e bjeshkëve në një rrugëtim që ishte më shumë se një ecje — ishte një kthim në kohë, një përqafim me historinë, dhe një takim i thellë me vetë esencën e shqiptarisë. Në këtë udhëtim, pamjet që na shoqëronin nuk ishin vetëm ato të natyrës së egër e të pacenuar, por edhe sekuenca të filmit “Shembja e Idhujve”, i xhiruar në Kelmend më apor zemrat të forta; kur çdo gur e çdo shteg mbante kujtime lufte, qëndrese e dashurie për vendin.
Ecëm aty ku dikur malësorët jetuan me dinjitet dhe mbijetuan me krenari. Aty ku toka nuk është thjesht tokë, por histori. Varret e Koprishtit nuk janë vetëm një memorial — janë një plagë e gjallë e kujtesës kolektive, ku 73 burra u masakruan nga malazezët në vitin 1913, jo për ndonjë krim, por sepse qenë malësorë — njerëz që nuk u përkulën kurrë, që nuk ia ndanë pushkën supit dhe nuk ia hoqën krenarinë shpirtit.
Në bjeshkët ku shkelëm, u takuam me dy figura që mbartin atë çfarë sot është e rrallë – lidhjen e pazgjidhshme me tokën. Lush Turkaj dhe Gazmend Bikaj, dy çobanë që verojnë ende sot, ashtu si para shumë dekadash. Në një kohë kur shumëkush thotë “do të iki”, ata qeshin butë e thonë me bindje: “Më mirë në bjeshkën time, sesa në fund të botës.”
Kjo është filozofia e qëndrueshmërisë, një dëshmi që nuk ka largësi që e zëvendëson ngrohtësinë e vendit tënd.
Ky udhëtim ishte një përkujtim i së shkuarës dhe një frymëzim për të ardhmen. Ishte një thirrje për të mos harruar rrënjët, për të mos e humbur lidhjen me historinë, me natyrën, me njerëzit e vërtetë që janë ende këtu — roje të shpirtit të maleve.
“Stan m’Stan” nuk ishte vetëm një rrugëtim fizik. Ishte një përvojë emocionale që na mësoi se sa shumë pasuri ka në thjeshtësinë, qëndresën dhe dashurinë për vendlindjen.
Sadi Petrela Fondacioni Gjirokastra
“Kelmendi me ngjyrat e Kinostudios” u prit me kureshtje nga operatorët turistikë që ishin në udhëtimin familjarizues. Foto: GO2
E pata njohur përciptas Lëpushën para 10 vitesh, i ftuar në një aktivitet të përvitshëm që synon të sjellë në vemendje publike mrekullitë e natyrës dhe traditat e zonës - një përpjekje për, po të përdor një fjalë shumë në modë sot, “rijetëzim”.
Aktiviteti triditor i turit “Stan m’ stan”, i prezantuar nga një autoritet serioz si organizata GO2, të cilën e njoh prej kohësh, ishte pra një mundësi e shumëpritur për të hyrë në thelbin e trashëgimisë të kësaj zone. Aq më tepër që kjo anë perëndimore e Parkut Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, është ende pak e njohur, sidomos krahasuar me Thethin dhe Valbonën.
Moti ishte i vranët. Retë e dendura e mjegulla na kufizuan shikimin në largësi dhe mahnitjen pas peizazheve të maleve. Por, dashje pa dashje, kjo na ndihmoi të përqendroheshim më në thellësi në Kulturën1) lokale dhe sfidat për ruajtjen e saj.
Sidomos përmes komunikimeve me njerëzit. Duke filluar me udhërrëyesin tonë pasionant, Mëhillin2); me familjen Çeka që na ofroi bujtje dhe shtroi tryezat me gatime tradicionale të zonës; familjen e Tomë Dragut, ku bujta dy netë - me të lidhet edhe një gojëdhanë e bukur, e cila flet për besën si një traditë e shquar kulturore e zonës3); me barinjtë Lushin dhe Gazmendin që tregojnë se si po e zhvillojnë biznesin e tyre në bjeshkë, duke përfshirë edhe aktivitete të reja si njësi mikpritje dhe ushqimi për amatorët e udhëtimeve nëpër male4); pa diskutim me organizatorët, të palodhur e thellësisht e të apasonuar pas mrekullive të zonës5): deri edhe me përfaqësuesit e donatorëve të projektit. Ajo çfarë ka ndodhur me turizmin në pjesë të tjera të Alpeve, me të mira apo të këqija, po vjen edhe këtu. Është i dukshëm bujtinëzimi në rritje i banesave dhe ndërtimi i kasolleve moderne alpine, të cilat i sheh ngado nëpër Lëpushë. Por, nga ana tjetër, pothuaj janë zhdukur, karakteristikat e banesës lokale: e vetmja e ruajtur disi është banesa e Tomës, i cili ka krijuar edhe ajo edhe ajo një bujtinë duke ndërtuar dy kabina druri alpine, si ato që mund t’i gjesh kudo nëpër botë. Po ashtu rritja e bagëtive të imta, zanat i hershëm i zonës, sa vjen e më shumë po provohet mjaft fitimiprurëse. Vendasit po profesionalizohen gjithnjë e më mirë edhe në këtë fushë. Tashmë këtij aktiviteti tradicional po i shtohet edhe mikpritja në stane e vizitorëve vendas e të huaj që tërhiqen në këto anë nga magjia e bjeshkëve.
vijon në faqen 6
1) Bëhet fjalë për një koncept të gjerë dhe të thellë të fjalës “kulturë”. Sipas antopologjistit
E. B. Tylor, kultura është “ajo tërësi komplekse që përfshin njohuritë, besimet, artin, moralin, ligjet, zakonet dhe çdo aftësim e zakon që meret nga njeriu si pjesëtar i një shoqërie.
2) Nuk jam i sigurtë nëse duhet shkruar “Mhill” apo “Mëhill” – më “ë” të pazëshme. E njëjta gjë për emrin “Tom” (siç e shoh në median e sotme) apo “Tomë” (siç e pashë të shkruar në tabelën orientuese të bujtinës së famijles së Tomës Dhe mendon me vete: ”dija si dhe padija janë të pafund dhe të kudondodhura”.
3) Mbiemri origjinal i fisit të Tomës është Gjerkaj Por përgjatë historisë është ndrruar në Dragu, në nderim të çastit solemn të faljes së gjakut mes kësaj familjeje me gjakësin malazezas. “Dragu” me kujton rrënjën e fjalës “i/e dashur” - antonim me fjalën “hasëm”.
4) Ekspozimi i potencialeve për zhvillimin e këtij lloj aktiviteti nga vendasit ishte edhe qëllimi kryesor i aktivitetit
5) “Tash po e shofim nesër” – shprehje e fuqishme gjuhësore që përgatit për të ardhmen e së tashmes. E dëgjuam nga Eltjana, doktore shkencash, gjatë shpjegimeve të saj plot gjatë turit tonë. Mësova dhe fjalën “tëbanë”, që siç ndodh shpesh me gegnishten, shqiptohet “t’bán’”, e përdorur në këtë zonë e që paskësh qenë një fjale shqipe per fjalen “stan”, kjo me prejardhje sllave.
Hedhja e të dhënave në sistem merr mjaft kohë.
nga fq. 2
Në këtë mënyrë, metodologjia e gërshetimit të punës në terren me punën në laborator, bashkëpunimi i afërt me ekspertët e angazhuar të cilët njohin në detaje kontekstin vendor, njohja e thelluar e modelit të vendbanimit që fatmirësisht trashëgon kulturë të gjallë materiale dhe shpirtërore, hapësira për angazhim dhe shkëmbimi mes profesionistëve të rinj të profileve të ndryshmee bën Shkollën Verore të Alpeve Shqiptare një përvojë mjaft të vlefshme për pjesëmarrësit, qofshin këta studentë të disiplinave të ndryshme apo profesionistë të tjerë. Më shumë se vetë të dhënat e mbledhura deri më tash, modeli i ndërtuar për bazën e të dhënave është një aset kombëtar që mund të shumëfishohet në vendbanimet e tjera malore në vend. Ajo shërben si një dëshmi arkivore e një momenti të caktuar historik, sikurse është fundi i tranzicionit 35-vjeçar gjatë të cilit kjo punë dokumentuese në terren ka munguar. Në të njëjtën kohë, ky model shërben për ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve shqiptarë dhe si një ndihmë e madhe që u ofrohet atyre në ballafaqimin me përvojën botërore në këtë drejtim. Ky model mund të shërbejë si bazë për një planifikim të qëndrueshëm me bazë reale me qëllim ruajtjen dhe konservimin e arkitekturës vernakulare me elementë identitarë lokalë, në kohën kur, besimplotë, ne shpresojmë që institucionet tona të hapen ndaj mbrojtjes me ligj të peizazhit kulturor.
vijon
Datat: 11-20 Korrik 2025
Organizuar nga GO2Albania
Bashkëpununëtorë: Rrjeti
Tramontana Réseau Tramontana, Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër
Financuar nga: Prespa
Ohrid Nature TrustPONT, Bashkimi Europian dhe programi
“CLOE” Progetto Cloe
Marie Skłodowska-Curie
Actions
Kjo shkollë verore 10-ditore do të zhvillohet në njërin prej vendbanimeve më të thella dhe më të ruajtura të Alpeve dhe do të ofrojë një përvojë unike dhe të thelluar në terren për njohjen, dokumentimin dhe hartëzimin e peizazhit kulturor të tij, për të ndihmuar në të kuptuarit e civilizimit rural në malësitë e Gegnisë. Programi krijon një hapësirë ndërdisiplinore për njohje në terren të vendbanimit malor në rajonin verior të Shqipërisë, reflektim kritik dhe prodhim kolektiv njohurish.
Objektivat - Të eksplorojë dhe të identifikojë peizazhin kulturor të një vendbanimi malor përmes punës në terren; - Të dokumentojë elementët fizikë të peizazhit kulturor përmes metodave ndërdisiplinare dhe t’i interpretojë ato; - Të rrisë ndërgjegjësimin për vlerat dhe rreziqet që i kanosen peizazheve kulturore malore si trashëgimi e vyer me vlera antropologjike, historike, kulturore dhe mjedisore.
si dhe vetes
Të gjitha këto janë një potencial i pamatë për zhvillim ekonomik e social, i aftë për të mbajtur gjallë interesin për të qëndruar të atyre i pak banorëve që kanë mbetur në këto anë dhe shumë e shumë të tjerëve që tashmë janë larguar.
Por realiteti flet ndryshe: edhe këtu shpopullimi është i ndjeshëm. Në të gjithë zonën nuk sheh shumë njerëz, shumë janë larguar e vazhdojnë të largohen na konfirmon Tonini nga adminstrata e Parkut. Dhe mundësitë për të jetuar vijnë e pakësohen në kushtet kur shërbimet jetike si shërbim shëndetsor dhe arsimor në të gjithë zonën po mpaken e zhduken.
Dy çobanët Lushi dhe Gazmendi, të cilët po përgatiten të verojnë në Bjeshkë me bagëtinë dhe familjet e tyre, kanë secili nga 6-7 fëmijë. A do të duan dhe a do të mundin trashëgimarët e tyre të qëndrojnë e të ndërtojnë jetën e tyre këtu mes maleve dhe të vazhdojnë traditën?
Ndonjëri prej tyre që tashmë ndodhet në Kanada a do kthehet siç ka premtuar?
Dhe lidhur me këtë: si do jenë Bjeshkët e Kelmendit pas 10 vjetësh?
Shumë përgjigje për këtë dhe shumë pyetje të tjera lidhen me zhvillimet që do mund të sjellë “Paketa e Maleve”, ligji i ri i sapomiratuar për investime në zonat malore. Kjo paketë u ofrohet për të gjithë të interesuarit, qofshin emigrantë apo rezidentë, të cilët kanë dëshirën dhe vizionin për të ndërtuar në “tokën e tyre”, ndërkohë që synon të zgjidhë edhe problemin e pronësisë të pazgjidhur në dekada6). “Paketa synon të krijojë një ekuilibër në zhvillimin e qendrueshëm të
Nr. 38, Gusht 2025Përsiatje dhe shënime nga një tur frymëzues ndër Bjeshkë të Kelmendit -
aktiviteteve ekonomike të turizmit malor, bujqësisë, industrisë dhe inovacionit të lidhur me ekosistemin e këtyre zonave, bazuar në mbrojtjen e pejzazhit natyror, ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kulturës dhe identitetit lokal në këto zona të shpallura me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore”7). Ky është deklarimi i qëllimit të ligjit. Tingëllon shumë mirë. Por përvoja na ka bërë të jemi skëptikë kur shohim çfarë thuhet në qëllimin dhe atë që arrihet me rezultatin.
A do mundet Paketa e Maleve të ringjallë dëshirën për të jetuar në këto anë, duke respektuar dhe zhvilluar traditat? A do të zhvillohet Lëpusha si një destinacion turistik, siç ka ndodhur nëpër Alpe, por pa përsëritur gabimet që janë bërë gjetkë, apo do nxirren mësimet e duhura për të mos lejuar dyndjen dhe pasojat e pakthyeshme që sjell turizmit masiv?
Si do përballet vrulli lakmisë së pakontrolluar për biznes nga njera anë dhe presioni për plotësimin e aspiratës së natyrshme të popullsisë së zakonshme për një jetë dinjitoze dhe bashkëkohore nga ana tjetër? Si do të bëhet Bjeshka tërheqëse për të jetuar pa e tjetërsuar atë?
Sfidat, oportunitetet dhe risqet janë të gjitha aty. Disi të ndryshme, por më shumë të ngjashme me ato që kemi përballë edhe ne si organizatë që punojmë në jug të Shqipërisë. Kemi përvoja të mira dhe negative për të shkëmbyer, përfshirë edhe përvojat ndërkombëtare8). Këtu qëndron vlera e aktiviteve të këtij lloji.
6) Ligji 7501 që zbaton parimin “Toka atij që e punon” nuk njihet në këto anë. 7) https://www.kryeministria.al/newsroom/paketa-e-maleve-nje-thirrje-per-kedo-qe-kerkon-te-investoje-ne-token-e-te-pareve/ 8) Një përvojë rijetëzimi e pashë kohët e fundit në Gibelinë në Sicili, një qytezë e rindërtuar nga themeli, pasi ishte shkatërruar plotësisht nga tërmeti. Atje synohet që krijimtaria artistike e sjellë nga gjithë bota, të jetë pararendëse e zhvillimit ekonomik e social dhe ripopullimit. Është ndërtuar edhe një muze që paraqet kulturën mesdhetare, e pranishme historikisht në Sicili. Projekti MonArt (Manastiret e Arteve), i mbështetur nga Bashkimi Europian, në kuadër të programit Europa Krijuese, synon t’i zhvillojë më tej këto përpjekje.
Sadi Petrela Fondacioni Gjirokastra
vijon nga fq. 4
Hartuar me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Prespa Ohrid Nature Trust (PONT). Përmbajtja e kësaj gazete është përgjegjësi e autorëve dhe botuesit.
Pjesëmarrësit e udhëtimit “Stan m’stan” bisedojnë me barinjtë kelmendas
pak ditë përpara se ata të nisen me tufat e bagëtive për në bjeshkë. Foto: GO2