VIJA | 37 | LINE

Page 1


“Paketa...” që u jep maleve goditjen e fundit

Abdulla Diku: Qëllimet e mira dhe rreziqet e keqpërdorimit të “Paketës së Maleve”

Martine Wolff: “Paketa e maleve” është një bombë sociale e vërtetë

Nga podcasti në Fletoren Zyrtare: historiku i projektligjit

Botohet i plotë

Ligji Nr. 20/2025 Për Paketën e Maleve

Cilët janë deputetët që votuan pro e kundër “Paketës së Maleve” dhe ata që heshtën

Neni që të bën pronar të maleve pa qenë asnjëherë në male

Si të bëhesh pronar me një fotografi, ose edhe pa të

brigjeve të

Sipas vlerësimeve të Censit 2011 në vendbanimet që gjenden brenda territorit - sot të shpallur Park Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”, jetonin rreth 19000 banorë, ndërsa sipas Censit 2023, aty kanë mbetur më pak se 10000 banorë. Shprehur në përqindje, shkalla e braktisjes është mbi 47%. Sipas dy regjistrimeve të mësipërme, situata është e njëjtë edhe në zonat e tjera malore, sidomos në rajonin verior-veriolindor të vendit, ku ka fshatra plotësisht të braktisur, ose Njësi Administrative të mbetura me vetëm 90 banorë (Shllaku)1. Në grupmosha gjendja paraqitet edhe më e rëndë, pasi aty ku ka - kopshtet dhe shkollat sa vijnë e tkurren, ndërsa të rinjtë dhe të rriturit kanë emigruar larg, duke lënë prindërit dhe moshat e thyera të mbijetojnë të vetëm mes malesh. Megjithëse edhe në jug nuk është shumë ndryshe2, rezultatet për qarqet malore të veriut janë vërtet alarmante - duke reflektuar prirjen e përbotshme: tërheqjen drejt metropoleve. Parë në këtë prizëm, një nisëm si “Paketa e Maleve”3 (shih Ligjin në fq.6-9) do të duhej të adresonte së pari problematikat themelore që përcaktojnë shkaqet e braktisjes masive të zonave malore në vendin tonë, sepse përtej prirjes së rinisë rurale për të zbritur në qytetet e zhurmshme, veçantitë tona janë të tjera nga ndonjë vend perëdimor ku kohezioni social ka humbur prej dekadash, apo edhe aziatik ku tradita mbetet ende autoritare. Sipas banorëve, shteti nuk është i pranishëm në këto zona malore që prej më shumë se tre dekadash: që prej kaq kohësh shumica e tyre vuajnë mungesën e shërbimeve bazike, si shëndetësia, arsimi dhe infrastruktura. Më tej vjen punësimi, siguria, pastrimi dhe telekomunikacioni. Punësimi del në plan të dytë për një arsye shumë të thjeshtë: sepse që prej fillimit të viteve ‘90-të shekullit të kaluar4, malet po zbrazen nga njerëzit dhe aty nuk po mbeten më krahë pune as për kujdesin ndaj të moshuarve apo mbarështimin e oborreve shtëpiake. Mirëpo që në Nenin e parë, shpallja e qëllimit të ligjit “tërheqja e investimeve dhe nxitja e zhvillimit ekonomik” përmes “kalimit të pronësisë së pronës së paluajtshme shtetërore tek individët dhe/ose personat fizikë e juridikë” nuk adreson shëndetësinë, dhe arsimin si dy shkaqe kryesore të braktisjes së zonave malore, sidomos nga të rinjtë e madje edhe nga prindërit e tyre - po për shkak të arsimimit të fëmijëve. Sigurisht që për të drejta të tilla thelbësore - nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë burojnë ligje që i detyrojnë institucionet të ofrojnë shërbim për çdo shtetas kudo që ai jeton, mirëpo tranzicioni dhe shteti ligjor mbeten dy realitete paralele me pikëtakime vetëm në letër. Nga ana tjetër, përcaktimi i qëllimit të ligjit për “nxitjen e zhvillimit ekonomik apo turistik” - nëse jo keqpërdorim i qëllimshëm - duket pa lidhje me realitetin, sepse në përgjithësi zonat malore vuajnë nga demotivimi dhe injorimi5, por jo nga mungesa e zhvillimit ekonomik apo turistik. Shembujt e fshatrave malorë që kryesojnë prej vitesh listën e destinacioneve më të kërkuara turistike në nivel kombëtar janë të shumtë nga veriu në jug.

vijon në fq. 3

1) INSTAT, “Censi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri 2023: Shkodra”, 2024

2) https://gazetasi.al/rezultatet-finale-te-cens-2023-veriu-u-boshatis-me-shpejt-se-jugucfare-ka-ndodhur-ne-tirane/

3) “Ligj nr. 20/2025, dt. 13.3.2025 Për paketën e maleve”, në “Fletorja Zyrtare, Nr. 69, dt. 18 Prill 2025

4) Bernd Fischer, “Albanian highland tribal society and family structure in the process of twentieth century transformation”, në “East European Quarterly”, XXXIII, No. 3, September 1999

5) https://pjp-eu.coe.int/documents/42128013/106317733/Rural-youth-study. pdf/1fde9ee6-48ce-a2f7-2985-124b44ae46e7

9 Prill 2024, Muriq, Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, Shkodër. Peizazh kulturor tipik i Alpeve Shqiptare përgjatë
degëzimit të Cemit të Nikçit. Foto: Rand Eppich

dhe rreziqet e keqpërdorimit të “Paketës së maleve”

Z. Diku. Cilat janë sipas jush, çështjet më urgjente që duhen adresuar për të nxitur zhvillimin e zonave malore të vendit?

Zonat malore të Shqipërisë përballen me sfida serioze që pengojnë zhvillimin e tyre të qëndrueshëm, përfshirë mungesën e infrastrukturës rrugore e dixhitale, shërbimeve bazë si shëndetësia dhe arsimi, dhe boshatisjen për shkak të emigracionit. Për të nxitur rigjallërimin e këtyre zonave, është thelbësore të investohet në përmirësimin e infrastrukturës, mbështetjen e bujqësisë tradicionale, zhvillimin e turizmit malor të qëndrueshëm dhe forcimin e kapaciteteve të komuniteteve vendore.

Një qasje e integruar që kombinon ruajtjen e natyrës me zhvillimin ekonomik mund të sjellë përfitime afatgjata, duke krijuar kushte për jetesë dinjitoze dhe duke e kthyer potencialin natyror dhe kulturor të këtyre zonave në një motor zhvillimi për gjithë vendin. Në teori, “Paketa e Maleve” është një iniciativë e re ligjore që synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe social të zonave malore në Shqipëri. Ky ligj u jep mundësinë qytetarëve që kanë shfrytëzuar tokë shtetërore për më shumë se 10 vjet, të bëhen pronarë të saj kundrejt një tarife simbolike prej 1 euro. Për të përfituar, aplikuesit duhet të paraqesin një plan biznesi dhe të fillojnë investimin brenda një afati të caktuar. Ligji gjithashtu ofron përjashtime nga disa taksa për një periudhë 10-vjeçare, duke përfshirë TVSH-në, tatimin mbi fitimin, taksën e pasurisë së paluajtshme dhe taksën e ndikimit në infrastrukturë. Teksa teorikisht ligji është një hap pozitiv drejt zhvillimit të zonave malore, duke synuar të frenojë emigracionin dhe të inkurajojë investimet në turizëm dhe agrobiznes, suksesi i tij do të varet nga zbatimi i drejtë dhe monitorimi efektiv për të siguruar që investimet të jenë të qëndrueshme dhe në përputhje me nevojat e komuniteteve lokale. Është e rëndësishme që autoritetet të sigurojnë transparencë dhe të shmangin përfitimet e padrejta, duke garantuar që përfituesit të jenë ata që kanë vërtet interes për zhvillimin e zonave malore. Zbatimi praktik do të jetë shumë i veshtire, pasi për tokën bujqësore që ne e kemi patur me kufinj shekullorë dhe të mirëpercaktuar, ka patur me dhjetëra e qindra konflikte. Imagjoni se çfarë mund të ndodhë me diçka që përgjithësisht nuk ka patur kufij, ka kufij me konflikte të mbartura apo ekzistuese. Pavarësisht qëllimit të mirë që mund të ketë kjo Paketë, mund të ndodhë që një biznesmen apo dikush i lidhur me pushtetin të shkojë e të marrë territore të

fshatrave në zonat malore, duke shkaktuar jo vetëm varfërim të komuniteteve, por edhe konflikte të reja sociale në ato zona.

A mundet ky ligj të kontribuojë në ndalimin apo ngadalësimin e valës së brakstisjes së zonave malore?

Në letër, kjo duket si një mundësi për të kthyer shpresën në fshatrat që po boshatisen. Një familje që ka qëndruar në mal mund, më në fund të ndjejë siguri mbi tokën e saj, të planifikojë një biznes të vogël, ndoshta një bujtinë apo fermë, pa frikën e taksave të larta. Megjithatë, gjithçka do të varet nga mënyra si do të zbatohet ligji. Nëse toka përfundon në duar të njerëzve pa lidhje me zonën, apo nëse mungojnë rrugët, shkollat dhe mbështetja financiare, atëherë nisma mund të dështojë. E ardhmja e kësaj Pakete do të varet nga ndershmëria e zbatimit dhe vullneti për të ndihmuar realisht komunitetet malore. Nëse këto kushte përmbushen, “Paketa e maleve” mund të jetë më shumë se një ligj – mund të jetë një mundësi për jetë të re në zonat më të lëna pas dore të vendit. Ekzistojnë disa rreziqe që duhen marrë në konsiderate si psh. (i) rreziku i keqpërdorimit: Nëse toka përfundon në duar të individëve pa lidhje me zonën apo pa qëllim të sinqertë zhvillimi, mund të kemi më shumë spekulim se sa zhvillim, (ii) Mungesa e infrastrukturës mbështetëse: Pronësia dhe lehtësirat fiskale nuk mjaftojnë, nëse nuk shoqërohen me rrugë të mira, shkolla, shëndetësi dhe shërbime publike dhe (iii) Nevoja për ndihmë teknike dhe financiare: Shumë familje malore nuk kanë kapital apo njohuri për të hartuar plane biznesi të qëndrueshme. Pa ndihmë konkrete, ligji mund të përfitohet më shumë nga jashtë sesa nga brenda komuniteteve.

Çfarë është pozitive dhe çfarë është negative në këtë ligj?

Si aspekte pozitive mund të përmendim; (1) Pronësimi i tokës për banorët vendas, (2) Lehtësira fiskale për 10 vjet, (3) Nxitja e zhvillimit rural dhe ndalimi i emigracionit dhe (4) Zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe agrobiznesit.

Aspektet negative përfshijnë; (1) Rreziku i përfitimeve nga individë jo të zonës, (2) Mungesa e infrastrukturës mbështetëse, (3) Kërkesat për plan biznesi mund të jenë pengesë për familjet e zakonshme dhe (4) Rreziku i degradimit mjedisor.

Ligji ka potencial, por do të jetë efektiv vetëm nëse shoqërohet me mekanizma të fortë zbatimi, transparencë, ndihmë teknike për komunitetet dhe investime në infrastrukturë.

Neni 3* Përkufizimet

Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: a) “Kontrata e kalimit të pronësisë” është marrëveshja e lidhur ndërmjet palës shitëse të pasurisë së paluajtshme shtetërore, të përfaqësuar nga titullari i ministrisë përgjegjëse për ekonominë apo personi i autorizuar prej tij, në cilësinë e pronarit shtet, dhe pala blerëse, e përfaqësuar nga poseduesi jopronar, emri i të cilit figuron në kartelën e pasurisë së paluajtshme shtetërore si posedues jopronar i pasurisë, me objekt kalimin e pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1 (një) euro; b) “Investitor” është personi fizik ose juridik, i regjistruar në regjistrin tregtar, në përputhje me legjislacionin vendas ose të huaj, sipas rastit, që kryen një investim në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe paraqet kërkesë në marrëveshje me poseduesin jopronar për realizimin e një projekti investimi; c) “Poseduesi jopronar” është individi, personi fizik ose juridik i identifikuar gjatë zbatimit të dispozitave të këtij ligji, i cili ka ushtruar dhe ushtron posedim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë prej të paktën 10 (dhjetë) vjetësh mbi pasurinë e paluajtshme shtetërore, duke e përdorur atë sikur të ishte ai pronari i saj. Për qëllime të këtij ligji, konsiderohen posedues jopronarë edhe ata individë që nuk e përdorin pasurinë, por vërtetojnë lidhjen e tyre me pasurinë për të cilën nuk janë pajisur me titull pronësie sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkojnë ta zhvillojnë atë nëpërmjet një investimi; ç) “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” (në vijim zonë zhvillimi) është zona e miratuar sipas këtij ligji, e cila për shkak të karakteristikave që ofron peizazhi, burimet natyrore, trashëgimia kulturore apo tërësisë së aktiviteteve në natyrë që ofrojnë, përbëjnë potencial për zhvillimin e ekonomisë dhe nxitjen e investimeve, të cilat mund të arrihen përmes një mbështetjeje të posaçme, me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës, shfrytëzimin me eficiencë të burimeve të natyrës, mbrojtjen e ekosistemit, të vlerave territoriale, konsolidimin e marrëdhënieve të pronësisë, lehtësimin e procedurave administrative, të aplikimit të instrumenteve ekonomike të favorshme, me qëllim nxitjen e investimeve dhe diversifikimin e ekonomisë malore, në përputhje me parimet ndërkombëtare/bashkëkohore për zhvillimin në zonat malore.

vijon në faqen 12
2023 Theth. Zhvillimi i pakontrolluar i turizmit masiv ka çuar në humbjen e vlerave autentike të peizazhit kulturor në këtë fshat të Alpeve Shqiptare. Foto: Christopher Kane

2021. Tufë bagëtish në shtigjet drejt kullotave

Qafë

“Paketa” që do t’u japë maleve goditjen e fundit

Fermerët dhe blegtorët e dikurshëm janë kthyer në sipërmarrës të suksesshëm turizmi dhe aktivitetesh të tjera ekonomike të cilat kanë kontribuuar në zhvillimin e këtyre zonave. Të dhënat që mund të nxirren lehtësisht nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) dhe platformat Booking, AirBnB etj., konfirmojnë një numër të konsiderueshëm biznesesh tregtare, bujqësore, blegtorale, shërbime akomodimi, gastronomie e transporti, e deri te telekomunikacioni, pa llogaritur sipërmarrjet informale jo të pakëta në ato anë. Mirëpo pavarësisht se nuk zotërojnë biznese të tilla, me shumëllojshmëri pronash si shtëpi, toka, kullota, stane, stalla e hambarë, kafshë e shpendë, mjete motorike dhe produkte bujqësore e blegtorale që përfitohen prej tyre, edhe pjesa tjetër e ekonomive familjare të zonave malore është ndërgjegjësuar se nuk konsiderohet e varfër. Në një mënyrë a një tjetër, njerëzit janë përpjekur ta përmirësojnë atë pjesë të cilësisë së jetës që varet prej tyre, e që është kryesisht ekonomia. Në këtë kontekst, braktisja e vendbanimeve malore vjen për shkak të mungesës së shërbimeve, centralizuar së tepërmi me Reformën Administrative Territoriale të vitit 20141, e sigurisht, si pasojë e prirjes globale të gravitimit drejt qendrave të mëdha urbane. Prandaj një nisëm me emrin e madh “Paketa e maleve” do të duhej të adresonte këto sfida me të cilat komunitetet malore përballen. Në të njëjtën frymë me Ligjin për Legalizimet2, edhe ky ligj kontribuon në legjitimimin e paligjshmërisë si tipari dallues i tranzicionit tashmë mbitridhjetëvjeçar në Shqipëri. Në thelb, pika “c” e Nenit 3 njeh për pronarë të mundshëm individët që e kanë poseduar një pronë të caktuar në kuptimin e këtij ligji, për së paku 10 vjet pa ndërprerje, duke mos pasur titull pronësie - ndërsa pjesa tjetër e Nenit është garniturë që përpiqet të zbukurojë fenomenin e zaptimit të pronës publike në rastin më të keq, e në rastin më pak të keq - të legjitimimit të paligjshmërisë në ndërtim. Rasti i disa prej destinacioneve më tërheqëse në Shqipërinë malore, si Valbona, e sidomos Thethi (shih foton në fq.2), tregon se si zhvillimi i pakontrolluar i nxitur nga turizmi, bashkë me peizazhin ka shpërbërë edhe konceptin e shtetit, të cilit nuk i mbetet tjetër përpos legalizimit të qindra ndërtimeve të paligjshme. Neni 6 dhe është ndër pjesët më evazive të ligjit, sepse nuk përcakton nëse secila nga 4 kriteret e pikës 2 janë të domosdoshme për t’iu bashkëngjitur kërkesës për privatizimin e një pasurie të caktuar. Në vijim të logjikës së pikës “c” të Nenit 3, sipas së cilës poseduesi jopronar mund të kthehet në posedues pronar të ligjshëm edhe nëse pronësinë mbi pasurinë e pretenduar e vërteton me anë të ndonjë fotografie apo dëshmie (pa kushtëzim në numër) të banorëve dhe autoriteteve vendore. Në këtë pikë ligji duket qesharak, pasi dihet se në ç’mënyrë mund të sigurohet një dëshmi e tillë. E për ta bërë më tragjikomike, Neni vijon me pikën 3, e cila shfuqizon pikën 2: mungesa e dokumentacionit nuk pezullon procedurën dhe nuk e rrëzon kërkesën! Madje, sipas paragrafit të tretë të pikës 2 të Nenit 10 të të njëjtit ligj, kërkesa nuk rrëzohet as nëse një palë e tretë paraqet pretendime pronësie, gjithashtu të mbështetura vetëm në fjalë goje, sikurse edhe poseduesi-kandidat për t’u bërë pronar i kësaj pasurie! Nga ana tjetër, pavarësisht afatit 45-ditor të paraparë nga ky ligj (Neni 10, pika 1), me zbrazjen e maleve nga banorët, shumica e të cilëve kanë emigruar jo vetëm në Europë, por edhe përtej Atlantikut, duket

Hartë e mbivendosjes së zonave për kultivimin e kanabisit me Zonat e Mbrojtura (www.asig.al)

e vështirë të mendohet se ndonjë plak i harruar në fshatrat e thellë pa infrastrukturë e transport publik do të mund të bjerë në kontakt apo do të marrë dijeni për njoftimet e publikuara në një kënd të Bashkisë apo Njësisë Administrative, që më pas të njoftojë familjet e shpërndara nëpër botë për fatin e pronave të tyre. Në këtë mënyrë, vetëm përmes këtyre 2 pikave të të njëjtit Nen rrëzohet nevoja e paraqitjes së çfarëdo dokumentacioni që provon marrëdhënien apo zotërimin e pasurisë nga pretendenti për pronar. Prandaj nuk përjashtohet mundësia që zbatimi i këtij Neni të çojë në pakënaqësi dhe konflikte sociale brenda rrethit të ngushtë familjar apo më gjerë, në mesin e komuniteteve lokale - sikurse ligji famëkeq 75013

Evaziv gjithashtu edhe territori mbi të cilin shtrihet ndikimi i “Paketës së maleve”. Duke mos përcaktuar sakësisht se çfarë është një zonë malore që sipas ligjit mund të kthehet në zonë zhvillimi (Neni 4), “Paketa e maleve” i hap rrugën projekteve të tilla në çfarëdo hapësire ku “pesëqindëshes së artë” do t’i shkojë mendja. Gjithashtu, duke mos i përjashtuar kategorikisht Zonat e Mbrojtura, ligji nënkupton se ndikimi do të shtrihet gjerësisht edhe mbi ta, përfshi Parqet Kombëtare. “Paketa e maleve” po konfirmon kështu frikën më të madhe të mbrojtësve të natyrës4, se rizonimi i Parqeve Kombëtare5, e pasuar nga kokëfortësia6 për të rishkruar Ligjin për Zonat e Mbrojtura7 nga një grup prej 12 deputetësh socialistë8 (9 nga të cilët nuk mund të përdoren më pas zgjedhjeve të 11 Majit 20259, sepse mbetën jashtë Kuvendit, pavarësisht kontributit të madh që dhanë për këtë ligj), ishte një taktikë e mirëmenduar me qëllim ofrimin e këtyre pasurive kombëtare një grupi

vijon nga faqja 1
Legjenda
Zonë e Mbrojtur
Zonë për kultivim kanabisi
malore,
Pejë, Alpet Shqiptare. Foto: Nina Martinelli

oligarkësh në marrëdhënie korruptive me qeverinë10

Është tashmë i njohur fakti se shumica e komuniteteve malore në Shqipëri, por sidomos në veri dhe verilindje të vendit, e ka refuzuar masivisht nenin 8 të Ligjit Nr.7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, i cili mohonte11 të gjithë trashëgiminë shekullore të tokës. Po ashtu njihet fakti se janë të pakët malësorët të cilët, përveçse të transmetuar në kujtesë, i kanë edhe në letër kufijtë e vjetër të tokës në male, por që sipas ligjit konsiderohet pronë shtetërore. Në rastin më të mirë, dokumentet e tyre të pronësisë mund të përfshijnë truallin ku është ndërtuar shtëpia dhe ndonjë parcelë të vogël përreth saj - si oborr ose tokë bujqësore. Është gjithashtu i njohur fakti se komunitetet lokale i dinë edhe në gjumë kufijtë e bjeshkëve, pyjeve e shkrepave në çdo cep të territorit të tyre. Kjo nënkupton se në një territor të banuar në mënyrë të pandërprerë përgjatë shekujve të fundit, është e vështirë të gjendet ndonjë sipërfaqe toke, “pyll”, “kullotë” apo “livadh” që të mos jetë në pronësi të dikujt, pavarësisht se këta pronarë nuk mund ta vërtetojnë këtë pronësi me dokumente të cilësdo periudhë të ekzistencës së shtetit shqiptar. Mirëpo si jo pak raste në botë ku komunitetet autoktone janë gjetur pa asnjë gisht letër12 për trojet e trashëguara ndër mijëvjeçarë, edhe në Shqipëri kjo pasuri do të trajtohet si pronë shtetërore mbi të cilën do të veprojë ky ligj. Parë në këtë prizëm, Neni 8 dhe sidomos pika “b” e tij, i hap rrugën privatizimit përkundrejt pagesës simbolike 1 euro të një pasurie të fituar dhe mbrojtur përgjatë historisë përkundrejt kostos - aspak simbolike të jetës së brezave paraardhës.

tjetërsuar për interesa private të një apo 500 individëve. Paradoksalisht me pikën “4” të Nenit 3 të Ligjit për Investimet Strategjike13 ndërhyrja në peizazhin e Rivierës Shqiptare dhe jo vetëm (shih foton më poshtë), e ka dëshmuar tashmë qëllimin dhe përfituesit e vërtëtë të atij ligji. E njëjta gjë u përgatit nga Qeveria me Ligjin për kanabisin mjekësor14 sipas të cilit, 6 nga 10 zonat kadastrale të caktuara për kultivimin e kanabisit janë afër Zonave të Mbrojtura, disa prej të cilave, parqe kombëtare, zona Ramsar e madje jo shumë larg zonave të listuara si World Heritage Site nga UNESCO15. Më skandaloze janë zonat 1, 3, 9, e sidomos 6 - ku parcelat me kanabis do të rrethojnë shtratin dhe Parkun Kombëtar të Vjosës16 (shih hartën në fq. 3).

Kjo përvojë lë të kuptohet se të njëjtin fat do të kenë edhe zonat malore me “Paketën e maleve”. Nëse deri më tash, lumejtë dhe luginat më të bukura të veriut të Shqipërisë u masakruan dhe vazhdojnë të masakrohen17 nga dhjetëra hidrocentrale të ndërtuara në kundërshtim me ligjet ekzistuese, protestat e banorëve dhe vendimet e gjykatave18 - është e lehtë të përfytyrohet se çfarë e pret pjesën e mbetur të bukurive malore nga “Paketa e maleve”. Si një zgjatim apo përforcim i ligjit të sipërpërmendur19, “Paketa e maleve” merr përsipër t’ua lehtësojë jo vetëm procedurat, por edhe barrën fiskale “500” përfituesve “të parë” të këtij ligji. Sipas së njëjtës logjikë - dhe praktikë tashmë - ata që do të mund deri edhe të “shpronësojnë prona private” për “interesin publik” të quajtur “investim strategjik”, natyrshëm nuk do të mund të jenë fshatarët e zonave malore, sepse ata mund të mos kenë, veç tjerash, aq kapital financiar sa duhet për një sipërmarrje të tillë.

Duke lakmuar “pyjet”, “kullotat” apo “livadhet”, ligji i hap rrugën transformimit të pakthyeshëm dhe në përmasa të paimagjinueshme të pjesës më të bukur të territorit, të atij që quhet peizazh kulturor si ndërveprim i njeriut me natyrën - një pasuri kombëtare që nuk mund dhe nuk duhet

Dukshëm ky ligj nuk është bërë për malësorët e veriut e as të jugut20. Ata do të vazhdojnë të mbijetojnë, si i kanë mbijetuar historisë, herë duke u paguar shekujve haraç, e herë duke iu kundërvënë me çdo mjet. Madje malësorët as që janë në dijeni të këtij ligji.

1) “Ligj Nr. 115/2014 Për Ndarjen Administrativo-Territoriale të Njësive të Qeverisjes Vendore në Republikën e Shqipërisë”, në “Fletorja Zyrtare”, Nr. 137, Dt. 1 Shtator 2014 2) Qendra e Botimeve Zyrtare, “Përmbledhje legjislacioni për legalizimet”, 2018 3) Ligj Nr.7501, dt. 19.7.1991 “Për tokën” 4) https://www.reporter.al/2024/02/27/ligji-per-zonat-e-mbrojtura-krijon-hapesira-per-korrupsion-thone-organizatat/ 5) “VKM Nr. 59, datë 26.1.2022 Për miratimin e ndryshimit të statusit dhe të sipërfaqes së ekosistemeve natyrore Park Kombëtar (Kategoria II) të zonave të mbrojtura mjedisore”, në “Fletorja Zyrtare” nr. 16, Dt. 1 Shkurt 2022 6) https://www.reporter.al/2024/02/12/projektligji-per-zonat-e-mbrojtura-shkel-direktivat-e-be-se/ 7) https://citizens.al/2024/02/23/zonat-e-mbrojtura-nje-tragjedi-shqiptare/ 8) Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, “Depozitim projektligji Per disa shtesa dhe ndryshime le Ligjin Nr. 81/2017 “Per Zonat e Mbrojtura” Nr. 5385, Dt. 20.11.2023 (https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/6560fcc28cdccsss.pdf) 9) https://shqiptarja.com/lajm/parlamenti-i-ri-82-deputetet-qe-do-te-mungojne-nga-shtatori 10) https://citizens.al/2023/12/07/qeveria-mbeshtet-hapur-projektligjin-per-te-lejuar-ndertimet-ne-zonat-e-mbrojtura/ 11) Neni 8 i Ligjiit Nr.7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, përcaktonte: “Në dhënien e tokave në pronësi e në përdorim personave juridikë a fizikë nuk njihet pronësia e mëparshme, as madhësia dhe kufijtë e saj para kolektivizimit.” 12) “Yirrkala Bark Petitions” i vitit 1963 është peticioni i parë i popullit aborigjen Yolngu, i njohur nga Parlamenti i Australisë. Pas tij u paraqitën një sërë peticionesh nga popuj të tjerë të këtij kontinenti, por vetëm gjatë viteve ‘90-të të shekullit të kaluar, disa prej këtyre popujve iu njoh e drejta e tokës mbi jo më shumë se gjysmën e pretenduar të sipërfaqes (Parliamentary Education Office). Në SHBA, që prej vitit 1823 kur Gjykata Supreme ua mohoi të drejtën e tokës indigjenëve e deri në vitin 2021, ata kanë humbur 99% të sipërfaqes së tokës që zotëronin (Lizzie Wade, “Native tribes have lost 99% of their land in the United States” në “Science”, 28 Tetor 2021). 13) “Ligj nr. 55 2015, datë 28.5.2015 Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë, në “Fletorja Zyrtare” Nr. 113, Dt. 1 Korrik 2015 14) Ligj nr. 61/2023,dt. 21.7.2023 “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, në “Fletorja Zyrtare”, Nr. 124, Dt. 21 Gusht 2023

15) Vendim Nr. 149, date 6.3.2025 Për miratimin e zonave kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së cannabis-it për qëllime industriale (https://www.nacc.gov.al/wp-content/uploads/2025/03/Vendim-i-KM-Nr.149date-6.3.2025-1.pdf)

16) https://geoportal.asig.gov.al/geonetwork/srv/alb/catalog.search#/metadata/4d70aa5a-1c3d-46fb-ad60-afa3222cdd15 17) https://www.reporter.al/2023/09/21/hidrocentrali-i-skavices-pranimi-i-ankeses-nga-gjykata-kushtetuese-rikthen-shpresen-tek-mjedisoret/ 18) https://www.reporter.al/2022/01/20/hec-et-ne-valbone-qeveria-ben-nje-sy-qorr-ndaj-vendimit-te-gjykates-se-larte/ 19) “Ligj nr. 55 2015, datë 28.5.2015 Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë, në “Fletorja Zyrtare” Nr. 113, Dt. 1 Korrik 2015 20) https://www.youtube.com/watch?v=ycTKZqnZ0p0&list=PLMK7p5myFjH4JG4ULbnlWSBfzyV93LPWE&index=909

Si të bëhesh pronar me një fotografi, ose edhe pa të

Neni 6* Kërkesa

1. Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave, që shpall zonën e zhvillimit, subjektet paraqesin aplikimin pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore për njohjen si posedues jopronarë, të shoqëruar me plan rilevimi të sipërfaqes së poseduar, të hartuar nga një ekspert gjeodet i licencuar.

2. Poseduesi jopronar bashkangjitur kërkesës paraqet edhe dokumentacion provues ose informacion për këtë posedim, për cilësitë e përcaktuara në shkronjën “c”, të nenit 3, nëse ka të tillë, si vijon, por pa u kufizuar në: a) dokumentacion tatimor për aktivitet ekonomik mbi pronën; b) fatura të shërbimeve të lidhura me pronën; c) deklarata/dëshmi nga banorët dhe autoritetet vendore që konfirmojnë përdorimin e vazhdueshëm dhe të pandërprerë prej të paktën 10 vitesh të pronës; ç) fotografi, ortofoto ose prova të tjera materiale që vërtetojnë posedimin; ose d) dokumentacionin që vërteton lidhjen e tij me pasurinë.

3. Mungesa e dokumentacionit për posedimin nuk pezullon procedurën administrative për njohjen e tij si “posedues jopronar” dhe nuk passjell rrëzimin e kërkesës për sa kohë që nuk paraqiten prova apo pretendime nga të tretët përgjatë afatit të afishimit publik sipas përcaktimeve në nenin 10 të këtij ligji dhe nëse nuk rezulton problematikë me gjendjen juridike të pasurisë gjatë procesit të verifikimit, sipas nenit 7 të këtij ligji.

4. Rregullat e hollësishme për mënyrën e paraqitjes së aplikimit dhe procedurat e brendshme administrative për zbatimin e këtij neni pranë bashkive përcaktohen me udhëzim të kryetarit të bashkisë, në varësi të rrethanave të posaçme të secilës zonë.

*) “Ligj nr. 20/2025, dt. 13.3.2025 Për paketën e maleve”, në “Fletorja Zyrtare, Nr. 69, dt. 18 Prill 2025

2023. Kompleksi Green Coast, Palasë, Vlorë. Foto: www.citizens.al

Neni 15* Lehtësitë

1. Subjektet, që përfitojnë pronësinë mbi sipërfaqet sipas këtij ligji e që realizojnë projektin dhe ushtrojnë aktivitetin e deklaruar prej tyre, përfitojnë për një periudhë 10-vjeçare:

a) përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë;

b) përjashtim nga taksa e pasurive të paluajtshme;

c) përjashtim nga TVSH-ja;

ç) përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat.

2. Në çdo rast, lehtësitë, sipas pikës 1 të këtij neni, nuk mund të përfitohen nga më tepër se sa 500 (pesëqind) subjekte, që kanë fituar pronësinë sipas këtij ligji në të gjithë territorin e vendit. Në rast se numri i përgjithshëm i kërkesave të kalimit të pronësisë e tejkalon këtë shifër, ndiqet parimi i “të parit në kohë”, në raport me momentin e paraqitjes së kërkesës së kalimit të pronësisë, duke hequr nga rendi më pas edhe rastet e kërkesave që nuk procedohen dot për shkak të mosplotësimit të kushteve të tjera të këtij ligji.

3. Rregullat dhe procedurat për mënyrën e përfitimit të lehtësive sipas këtij neni përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

*) “Ligj nr. 20/2025, dt. 13.3.2025 Për paketën e maleve”, në “Fletorja Zyrtare, Nr. 69, dt. 18 Prill 2025

2022, Grecë, Kelmend, Alpet Shqiptare. Barinjtë vazhdojnë të angazhojnë të gjithë familjen në shtegtimet drejt bjeshkëve. Foto: Marta Hium

e maleve” është një bombë sociale e vërtetë

“Paketa

Çfarë ndodh me një ligj të tillë për barinjtë dhe kopetë e tyre, si dhe për kullotat e maleve të larta? Ky ligj1 propozon angazhim të përbashkët për një zhvillim të qëndrueshëm të zonave tona malore, duke marrë parasysh se këto rajone kanë një trashëgimi të jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore. Aktivitetet e lidhura me natyrën mund të nxisin zhvillimin rural, të sjellin burime ekonomike, të rrisin mundësitë për punësim, të përmirësojnë kushtet e jetesës dhe të përdorin më me efektivitet burimet natyrore, duke ruajtur ekosistemet dhe vlerat territoriale. Jam një ekoantropologe dhe banuese e Alpeve Shqiptare. Një ligj i tillë ngre shumë pyetje.

Çfarë është në të vërtetë një zhvillim i qëndrueshëm që respekton popullatat që banojnë në këto troje dhe identitetin e tyre kulturor? Ky ligj e njeh ekzistencën e një trashëgimie të pasur eko-kulturore në këto territore, por nuk e vë aspak në diskutim cenueshmërinë e kësaj trashëgimie, as qëndrueshmërinë e saj. Nuk mund të veprojmë si të duam dhe kur të duam!

Le të mos mashtrojmë veten. Ky ligj, nën pretekstin e nxitjes së një zhvillimi ekonomik të supozuar, e injoron dimensionin social që është thelbësor. Të ofrosh mbështetje të duhur do të thotë domosdoshmërisht të marrësh parasysh ekzistencën e një kapitali social dhe territorial që gjithashtu duhet konsideruar. Ata duhet të përfshihen në çdo perspektivë që synon krijimin e kapitalit ekonomik, përndryshe asnjë zhvillim i vërtetë i qëndrueshëm nuk mund të jetë i mundur. Si mund të pretendohet përmirësimi i kushteve të jetesës për ata që jetojnë në këto troje? Janë barinjtë dhe kopetë e tyre ata që kanë krijuar ndër shekuj këto peizazhe me gjithë bukurinë e tyre. Ata duhet të njihen si banorët e parë të këtyre vendeve. Ata nuk janë vetëm rojtarët e një kopeje, por edhe të të gjithë natyrës përreth. Përballë gjithë problemeve të botës sonë bashkëkohore, ata janë njohur si rojtarët e së ardhmes. Këtu i referohem, ndër të tjera, Vitit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara (IYRP 2026), që po përgatitet në mbarë botën2, kushtuar kullotave dhe pastoralistëve.

Kush jemi ne që të flasim për një shfrytëzim më efikas të burimeve natyrore? Bota po shkon drejt katastrofës për shkak se ka kërkuar të shfrytëzojë pafundësisht dhe nuk ka jetuar në harmoni me natyrën, në një marrëdhënie ekuilibri me gjithçka që ajo na jep. Si mundet një turizëm masiv, si ai që njohim sot në Theth, apo ndërtimi i industrive, të mbrojë një ekosistem me të gjitha vlerat e tij territoriale? Ky ligj flet për male, pyje, livadhe dhe 1) “Ligj nr. 20/2025, dt. 13.3.2025 Për paketën e maleve”, në “Fletorja Zyrtare, Nr. 69, dt. 18 Prill 2025 (shën. red.)

2) United Nations General Assembly, A/76/L.36 “International Year of Rangelands and Pastoralists, 2026”, 26 January 2022 (shën. red.)

kullota. Është bariu që bën malin dhe mali që bën bariun. Barinjtë tanë transhumantë janë dëshmitarë të gjallë; mënyra e tyre e jetesës dhe veprimit na tregon sa shumë ushqehen fusha dhe mali nga njëri-tjetri. Dhe për shkak të relievit të tij, territori shqiptar është një nga shembujt më të spikatur.

Shqipëria, toka e barinjve transhumantë Transhumanca bazohet në lëvizshmërinë e komuniteteve baritore dhe të kopesë së tyre. Ajo është përtej kërkimit të barit të freskët, një formë e veçantë e përdorimit të territorit. Lëvizjet e komuniteteve baritore strukturojnë një territor. Transhumanca është një hapësirë lëvizjeje e përbashkët gjatë stinëve. Praktika e transhumancës përcakton një mënyrë të të jetuarit, një jetë sociale dhe kulturore me vlera të shumta shpirtërore. Ajo formëson marrëdhëniet midis njerëzve, kafshëve dhe ekosistemeve. Transhumanca është në qendër të një sistemi marrëdhëniesh ekonomike e sociale që formojnë territorin. Historia dhe funksionimi i saj nxjerrin në pah marrëdhëniet simbolike që lidhin njeriun dhe kafshën me mjedisin e tyre natyror. Një sistem shumëfunksional i rrënjosur në territor, formëson peizazhe të njohura si peizazhe kulturore. Përveç prodhimeve me cilësi të lartë biologjike që vijnë nga blegtori, ajo ofron shërbime të shumta ekologjike dhe rigjeneron biodiversitetin. Mund ta shohim gjithashtu si një formë të veçantë organizimi shoqëror për menaxhimin e burimeve mjedisore. Kjo praktikë ndihmon në mirëmbajtjen e kullotave, rigjeneron burimet e barit dhe mban hapësira të hapura me cilësi të lartë peizazhore. Bariu është rojtari jo vetëm i një kopeje, por edhe i mjedisit natyror.

Rrugët e transhumancës dhe kullotat Këtu lindin të gjitha rrugët e transhumancës, të quajtura në shqip stigje – vende takimesh, qarkullimi dhe shkëmbimi. Ato janë korridore të vërteta për kalimin e kopesë, por edhe për lloje të tjera bimore e shtazore të lidhura me to. Këto shtigje janë gjithashtu burim i përhapjes së praktikave kulturore të përcjella nga barinjtë transhumantë. Ato janë të ngarkuara me spiritualitet të madh. Paraardhësit kanë ndjekur të njëjtat shtigje, janë freskuar në të njëjtat burime, e kanë pushuar në të njëjtat vende. Çdo rrugë mbart ngjarje që kanë ndodhur në atë vend. Ato ndihmojnë qarkullimin nga një tban në tjetrin dhe forcojnë solidaritetin e grupit. Kështu janë mbledhur dijet tradicionale, duke formësuar mënyra unike të të qenit, duke menduar, përfaqësuar dhe vepruar për të krijuar një identitet të dallueshëm eko-socio-kulturor. Kësisoj mund të themi se kullota është një institucion tradicional i vërtetë. Aty organizohet një jetë shoqërore, ekonomike dhe shpirtërore, me shkëmbime sociale, festa dhe gëzime kolektive...

vijon në faqen 10

V

vazhdojnë Hium malin tanë gjallë; na dhe shkak të një në baritore përtej formë territorit. baritore Transhumanca përbashkët transhumancës jetuarit, vlera formëson kafshëve është marrëdhëniesh formojnë funksionimi marrëdhëniet kafshën sistem territor, si prodhimeve vijnë të rigjeneron shohim veçantë menaxhimin praktikë kullotave, mban lartë vetëm natyror. e shqip dhe vërteta lloje me burim kulturore të transhumantë. spiritualitet ndjekur të njëjtat njëjtat kanë ndihmojnë dhe Kështu duke qenit, dhe identitet të është vërtetë. shoqërore, me gëzime 10

LIGJ Nr. 20/2025

PËR PAKETËN E MALEVE

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim tërheqjen e investimeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik apo turistik në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, përmes kalimit të pronësisë së pronës së paluajtshme shtetërore tek individët dhe/ose personat fizikë e juridikë posedues jopronar me destinacion investimin në projekte që mundësojnë rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit në zonë, përmirësimin e kushteve të jetesës, shfrytëzimin eficient të burimeve natyre, mbrojtjen e ekosistemit dhe vlerave territoriale, në përputhje me parimet e transparencës dhe mbrojtjes së interesit publik.

Neni 2 Objekti

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i procedurave, kritereve, rregullave dhe afateve procedurale për miratimin dhe zhvillimin e zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, procedurave të kalimit të pronësisë së pronës së paluajtshme shtetërore te poseduesit jopronarë me çmim simbolik 1 (një) euro, si dhe rregullave specifike për investitorët, duke garantuar përdorimin e saj për investime të qëndrueshme dhe zhvillimin e territorit.

Neni 3

Përkufizimet

Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: a) “Kontrata e kalimit të pronësisë” është marrëveshja e lidhur ndërmjet palës shitëse të pasurisë së paluajtshme shtetërore, të përfaqësuar nga titullari i ministrisë përgjegjëse për ekonominë apo personi i autorizuar prej tij, në cilësinë e pronarit shtet, dhe pala blerëse, e përfaqësuar nga poseduesi jopronar, emri i të cilit figuron në kartelën e pasurisë së paluajtshme shtetërore si posedues jopronar i pasurisë, me objekt kalimin e pronësisë përmes shitjes me tarifën simbolike 1 (një) euro;

b) “Investitor” është personi fizik ose juridik, i regjistruar në regjistrin tregtar, në përputhje me legjislacionin vendas ose të huaj, sipas rastit, që kryen një investim në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe paraqet kërkesë në marrëveshje me poseduesin jopronar për realizimin e një projekti investimi;

c) “Poseduesi jopronar” është individi, personi fizik ose juridik i identifikuar gjatë zbatimit të dispozitave të këtij ligji, i cili ka ushtruar dhe ushtron posedim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë prej të paktën 10 (dhjetë) vjetësh mbi pasurinë e paluajtshme shtetërore, duke e përdorur atë sikur të ishte ai pronari i saj. Për qëllime të këtij ligji, konsiderohen posedues jopronarë edhe ata individë që nuk e përdorin pasurinë, por vërtetojnë lidhjen e tyre me pasurinë për të cilën nuk janë pajisur me titull pronësie sipas legjislacionit në fuqi dhe kërkojnë ta zhvillojnë atë nëpërmjet një investimi; ç) “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” (në vijim zonë zhvillimi) është zona e miratuar sipas këtij ligji, e cila për shkak të karakteristikave që ofron peizazhi, burimet natyrore, trashëgimia kulturore apo tërësisë së aktiviteteve në natyrë që ofrojnë, përbëjnë potencial për zhvillimin e ekonomisë dhe nxitjen e investimeve, të cilat mund të arrihen përmes një mbështetjeje të posaçme, me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës, shfrytëzimin me eficiencë të burimeve të natyrës, mbrojtjen e ekosistemit, të vlerave territoriale, konsolidimin e marrëdhënieve të pronësisë, lehtësimin e procedurave administrative, të aplikimit të instrumenteve ekonomike të favorshme, me qëllim nxitjen e investimeve dhe diversifikimin e ekonomisë malore, në përputhje me parimet ndërkombëtare/bashkëkohore për zhvillimin në zonat malore.

Neni 4

Përcaktimi i zonave me prioritet zhvillimi

1. Ministri përgjegjës për pushtetin vendor, me kërkesë të argumentuar të bashkisë kompetente, mund t’i propozojë Këshillit të Ministrave shpalljen e territorit të bashkisë apo të pjesës malore të atij territori si zonë zhvillimi. Vendimi i Këshillit të Ministrave përmban kufijtë e zonës dhe llojet e aktiviteteve që miratohen për t’u zhvilluar sipas këtij ligji në atë zonë.

2. Kërkesa për shpalljen e zonës së zhvillimit motivohet kryesisht nga nevoja për nxitjen dhe realizimin e potencialit të zhvillimit ekonomik, industrial apo turistik të zonës. Kjo kërkesë argumentohet me praninë e poseduesve jopronarë në territorin e zonës, si dhe me vështirësitë e hasura në dhënien e akteve të zhvillimit të territorit (leje zhvillimi dhe ndërtimi) në raport me pjesën tjetër të territorit, si pasojë e mosrregullimit të marrëdhënieve juridike të pronësisë private mbi tokën.

3. Pas shpalljes së zonës së zhvillimit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (në vijim ASHK-ja) fillon menjëherë procedurën e regjistrimit fillestar të zonave kadastrale, që përfshihen në zonën për zhvillim, nëse këto procedura nuk janë kryer më parë, në përputhje me rregullat e parashikuara në legjislacionin në fuqi për kadastrën. Kur zona i është nënshtruar më parë regjistrimit fillestar, nëse është e nevojshme, ASHK-ja kryen procedurat për përmirësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, sipas të njëjtit legjislacion.

4. Rregullat e hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës prioritare të zhvillimit përcaktohen me udhëzimin e ministrit përgjegjës për pushtetin vendor.

PROCEDURA E NJOHJES SI POSEDUES JOPRONAR

Neni 5

E drejta për t’u njohur “posedues jopronar” Pas shpalljes së zonës së zhvillimit, subjekteve (persona fizikë, juridikë apo individë), që zotërojnë pa titull pronësie pasuri shtetërore brenda kësaj zone, u lind e drejta të njihen si “posedues jopronarë”, me vendim të këshillit bashkiak përkatës, sipas procedurës së këtij kreu.

Neni 6

Kërkesa

1. Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave, që shpall zonën e zhvillimit, subjektet paraqesin aplikimin pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore për njohjen si posedues jopronarë, të shoqëruar me plan rilevimi të sipërfaqes së poseduar, të hartuar nga një ekspert gjeodet i licencuar. 2. Poseduesi jopronar bashkangjitur kërkesës paraqet edhe dokumentacion provues ose informacion për këtë posedim, për cilësitë e përcaktuara në shkronjën “c”, të nenit 3, nëse ka të tillë, si vijon, por pa u kufizuar në: a) dokumentacion tatimor për aktivitet ekonomik mbi pronën; b) fatura të shërbimeve të lidhura me pronën; c) deklarata/dëshmi nga banorët dhe autoritetet vendore që konfirmojnë përdorimin e vazhdueshëm dhe të pandërprerë prej të paktën 10 vitesh të pronës; ç) fotografi, ortofoto ose prova të tjera materiale që vërtetojnë posedimin; ose d) dokumentacionin që vërteton lidhjen e tij me pasurinë.

3. Mungesa e dokumentacionit për posedimin nuk pezullon procedurën administrative për njohjen e tij si “posedues jopronar” dhe nuk passjell rrëzimin e kërkesës për sa kohë që nuk paraqiten prova apo pretendime nga të tretët përgjatë afatit të afishimit publik sipas përcaktimeve në nenin 10 të këtij ligji dhe nëse nuk rezulton problematikë me gjendjen juridike të pasurisë gjatë procesit të verifikimit, sipas nenit 7 të këtij ligji.

4. Rregullat e hollësishme për mënyrën e paraqitjes së aplikimit dhe procedurat e brendshme administrative për zbatimin e këtij neni pranë bashkive përcaktohen me udhëzim të kryetarit të bashkisë, në varësi të rrethanave të posaçme të secilës zonë.

Neni 7

Verifikimet që kryhen nga bashkia

1. Bashkia kompetente brenda 30 (tridhjetë) ditëve nis evidentimin në terren të sipërfaqeve, objekt të kërkesave të administruara, duke verifikuar gjendjen e posedimit të pasurisë nga subjektet, për të cilën mban procesverbalin përkatës.

2. Krahas evidentimit në terren, bashkia kërkon informacion për gjendjen juridike të pasurisë, faktin nëse përfshihet në proceset kalimtare të pronësisë, si dhe për faktin nëse ajo është inventarizuar apo jo nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Gjithashtu, kërkon informacion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave për faktin nëse për sipërfaqen ka ose jo vendim për kthimin ose kompensimin fizik në favor të ish-pronarëve, sipas legjislacionit përkatës. Këto institucione duhet t’i kthejnë përgjigje bashkisë brenda 20 (njëzet) ditëve nga administrimi i kërkesës sipas legjislacionit në fuqi.

Neni 8

Kriteret e lidhura me pronën 1. Sipërfaqja e pronës, objekt i kërkesës së subjektit, pavarësisht llojit të saj, duhet të plotësojë njëkohësisht këto kritere: a) të jetë pasuri shtetërore. Objekt i procedurave sipas këtij ligji janë edhe tokat në pronësi shtetërore, që janë inventarizuar në përgjegjësi administrimi të institucioneve qendrore, si dhe ato që janë transferuar në pronësi ose në përdorim te njësitë e vetëqeverisjes vendore, me kusht që sipërfaqja e pretenduar nga subjekti të mos përfshijë gjurmën e objekteve shtetërore. Në këto raste, procedura sipas këtij kreu vijon pas marrjes së pëlqimit nga institucioni administrues. Përjashtimisht, trajtohen sipas këtij ligji edhe rastet e sipërfaqeve që figurojnë në pronësi shtetërore në regjistrin e pasurive të paluajtshme, por për të cilat subjekti kërkues disponon dokumentacion pronësie të paregjistrueshëm sipas Kodit Civil dhe/ose legjislacionit në fuqi për kadastrën, me kusht që për tokën të mos ketë njëkohësisht edhe tituj pronësie të të tretëve, qoftë edhe të paregjistrueshëm; b) të mos jetë pronë publike e patjetërsueshme. Në kuptim të këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi për pronat e paluajtshme të shtetit, llojet e pasurisë “pyll”, “kullotë” “livadh” nuk janë të patjetërsueshme dhe mund t’u nënshtrohen procedurave të kalimit të pronësisë sipas këtij ligji; c) Nuk i shërben operacionalitetit të Forcave të Armatosura, sipas legjislacionit në fuqi për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë;

ç) të mos rëndojnë mbi të të drejta reale të të tretëve; d) të mos jetë objekt i procedurave të fitimit të pronësisë sipas ligjit nr. 20/2020 dhe ligjeve të tjera të posaçme, që parashikojnë fitimin e pronësisë nëpërmjet procedurave administrative. Rastet kur, bazuar në legjislacionin e mësipërm, janë marrë vendime për rrëzimin e kërkesës së kalimit të pronësisë, trajtohen në përputhje me parashikimet e këtij ligji; dh) të mos jetë marrë për të vendimi i kthimit ose i kompensimit fizik të ish-pronarëve, sipas legjislacionit përkatës.

2. Kriteret e parashikuara në pikën 1 të këtij neni verifikohen nga njësia e vetëqeverisjes vendore.

Neni 9

Refuzimi i plotë ose i pjesshëm i kërkesës

1. Nëse pas administrimit të informacionit nga ASHK-ja dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave, dhe verifikimit të kushteve të lidhura me tokën e me subjektin sipas këtij ligji, bashkia konstaton se sipërfaqja e përcaktuar në planin e rilevimit, në tërësinë e saj, nuk përmbush njërin prej kushteve të përcaktuara në nenin 8 të këtij ligji apo se nga dokumentacioni ka prova ose informacion se subjekti nuk plotëson kushtet, sipas kuptimit të shkronjës “c”, të nenit 3 të këtij ligji, ajo i kthen përgjigje subjektit kërkues duke e informuar atë për pamundësinë e vijimit të procedurës së njohjes si “posedues jopronar” sipas këtij ligji.

2. Përjashtimisht, nëse vetëm një pjesë e sipërfaqes së planit të rilevimit nuk përmbush kushtet, bashkia i kërkon subjektit të shprehet brenda 30 (tridhjetë) ditëve nëse është dakord me vijimin e procedurës vetëm për pjesën e mbetur, sipas planit të ri të rilevimit të hartuar nga vetë bashkia apo të porositur prej saj. Nëse subjekti nuk shprehet brenda këtij afati, prezumohet se ai ka refuzuar vijimin e procedurës për pjesën e mbetur.

Neni 10

Afishimi dhe miratimi nga këshilli bashkiak 1. Pas përfundimit të procedurës së përcaktuar në nenin 9 të këtij ligji, për pasuritë apo pjesët e tyre që përmbushin kushtet, bashkia kryen njoftimin me afishim publik për 45 (dyzet e pesë) ditë në ambientet e saj, në një vend tjetër publik brenda territorit të zonës, si dhe në faqen zyrtare të saj të internetit. Afishimi përmban listën e subjekteve me sipërfaqet respektive, përshkrimin e vendndodhjes së tyre dhe shoqërohet nga planet e rilevimit përkatëse. 2. Nëse gjatë afishimit publik paraqiten pretendime nga të tretë për pronësinë mbi pasurinë, të mbështetur në dokumentacion fitimi pronësie, qoftë edhe të paregjistruar në regjistrat e pasurive të paluajtshme apo paraqiten prova, apo informacion prej tyre për faktin se subjekti nuk përmbush kushtet sipas shkronjës “c”, të nenit 3 të këtij ligji, bashkia i kthen përgjigje subjektit kërkues, duke e informuar atë për pamundësinë e vijimit të procedurës së njohjes si “posedues jopronar” sipas këtij ligji.

Përjashtimisht, nëse vetëm një pjesë e sipërfaqes së planit të rilevimit pretendohet nga të tretët apo për të paraqiten prova/indicie se nuk është ushtruar posedimi sipas kushteve të këtij ligji, bashkia i kërkon subjektit të shprehet brenda 30 (tridhjetë) ditëve nëse është dakord me vijimin e procedurës vetëm për pjesën e mbetur, sipas planit të ri të rilevimit të hartuar nga vetë bashkia apo të porositur prej saj. Nëse subjekti nuk shprehet brenda këtij afati, prezumohet se ai ka refuzuar vijimin e procedurës për pjesën e mbetur.

Nuk pengojnë vijimin e procedurës pretendimet e të tretëve, të cilat nuk bazohen as në dokumentacion pronësie, as në dokumentacion që tregon rrethana të lidhura me cilësitë që duhet të plotësojë “pronari joposedues”, sipas përkufizimit në shkronjën “c”, të nenit 3 të këtij ligji. 3. Pas përfundimit të afatit të njoftimit përmes afishimit publik, bashkia harton listën e subjekteve që kërkojnë të njihen si “posedues jopronarë” dhe planrilevimet e sipërfaqeve përkatëse, të cilat i paraqiten për miratim këshillit bashkiak, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga përfundimi i afatit të njoftimit përmes afishimit publik. Këshilli bashkiak shprehet brenda 20 (njëzet) ditëve nga dërgimi i dokumentacionit.

Pas miratimit të listës së poseduesve jopronarë, bashkia ose poseduesi jopronar paraqesin kërkesë në ASHK, në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi për kadastrën, për pasqyrimin e poseduesit jopronar në kartelën e secilës prej pasurive. 4. Në rastet e subjekteve që paraqesin rishtazi kërkesë për njohjen si “posedues jopronarë”, bashkia harton lista të reja ose dokumentacionin individual për një subjekt, nëse është rasti, duke ndjekur të njëjtat procedura të parashikuara në këtë kre.

KREU III

KALIMI I PRONËSISË, ZHVILLIMI DHE LEHTËSITË

Neni 11

Miratimi i lejes së zhvillimit nga autoritetet e zhvillimit të territorit

1. Poseduesi jopronar, i njohur si i tillë me vendim të këshillit bashkiak, emri i të cilit figuron në kartelën e pasurisë së paluajtshme shtetërore, pavarësisht faktit se nuk ka fituar ende titullin e pronësisë mbi sipërfaqen, ka të drejtë të paraqesë kërkesën për marrjen e lejes së zhvillimit për të apo për një pjesë të saj, duke iu drejtuar Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. 2. Për rastet e parashikuara në këtë ligj, miratohet leja e zhvillimit, pavarësisht nëse sipërfaqja gjendet në zonën për të cilën nuk ka ende dokumente të miratuara të planifikimit të territorit ose kur, edhe nëse ka të tilla, ato nuk parashikojnë kryerjen e ndërtimeve, sipas destinacionit të kërkuar. Vlerësimi i kërkesës për leje zhvillimi bëhet në bazë të projektit paraprak të veprës, që synohet të ndërtohet nga vetë poseduesi apo nga investitori që ka lidhur marrëveshje me të, i cili i bashkëlidhet kërkesës për leje zhvillimi. Pavarësisht parashikimeve të legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, autoriteti kompetent për miratimin e lejes së zhvillimit në këto rrethana është Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (në vijim KKTU).

3. Sipërfaqet që trajtohen sipas parashikimeve të këtij ligji i nënshtrohen në çdo rast miratimit të lejes zhvillimit, sipas parashikimeve të këtij neni. Për këto sipërfaqe nuk zbatohen rastet e përjashtimit nga detyrimi për marrjen e lejes së zhvillimit të parashikuara nga legjislacioni për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

4. Kërkesa shqyrtohet në përputhje me parashikimet e legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, me përjashtim të kushtit për pasjen e titullit të pronësisë, si dhe të çështjeve që rregullohen posaçërisht nga ky ligj, të cilat nuk pengojnë miratimin e lejes së zhvillimit për qëllimet e këtij ligji. Në rastet kur është pajisur me leje zhvillimi vetëm për një pjesë të sipërfaqes për të cilën është njohur si posedues jopronar, ky i fundit ka të drejtë të paraqesë rishtas kërkesa për leje zhvillimi për pjesët e mbetura.

Neni 12

Kërkesa për blerje në ministrisë përgjegjëse

1. Pas marrjes së lejes së zhvillimit, poseduesi jopronar ka të drejtë të paraqesë në ministrinë përgjegjëse për ekonominë kërkesën për blerjen e sipërfaqes së përfshirë në lejen e zhvillimit, me vlerën simbolike 1 (një) euro të shoqëruar me:

a) vendimin e këshillit bashkiak për njohjen si posedues jopronar; b) projektin e zhvillimit të veprës, të shoqëruar nga vendimi për lejen e zhvillimit; c) marrëveshjen e lidhur me investitorin, në rast se nuk do ta zhvillojë vetë sipërfaqen.

2. Ministria përgjegjëse për ekonominë, bazuar në dokumentacionin e pikës 1 të këtij neni, kryen shqyrtimin e kërkesës brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga paraqitja e saj dhe e njofton subjektin për pranueshmërinë ose jo të kërkesës. Në rast mosplotësimi të kushteve të mësipërme, informon në mënyrë të arsyetuar kërkuesin për shkaqet e mospranimit.

3. Procedurat e kalimit të pronësisë sipas këtij ligji kryhen në çdo rast vetëm për atë pjesë të

sipërfaqes që përfshihet në gjurmën e lejes së zhvillimit. Për pjesët e tjera të sipërfaqes për të cilën subjekti është njohur si posedues jopronar, të cilat nuk i nënshtrohen zhvillimit, subjekti ruan të drejtën për të kërkuar njohjen si pronar sipas parashikimeve të Kodit Civil, nëse plotëson kushtet e parashikuara në të apo kur t’i plotësojë këto kushte.

Neni 13 Kontrata e shitjes

1. Në rast pranimi të kërkesës, ministria përgjegjëse për ekonominë fton poseduesin jopronar për lidhjen e kontratës së shitjes me kusht, me vlerën simbolike 1 (një) euro, ku kushti konsiston në marrjen e certifikatës së përdorimit.

2. Kontrata e shitjes me kusht regjistrohet në përputhje me rregullat e legjislacionit për kadastrën. Kalimi i pronësisë mbi sipërfaqen pasqyrohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme vetëm pas plotësimit të kushtit.

3. Ministria përgjegjëse për ekonominë pas njoftimit të autoritetit kompetent për kontrollin e zhvillimit ka të drejtë ta zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme nëse pas kalimit të 3 (tre) vjetëve nga lidhja e saj nuk kanë nisur ende punimet për ndërtimin e veprës. Zgjidhja e njëanshme e kontratës pasqyrohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme.

Neni 14

Leja e ndërtimit

1. Pas regjistrimit të kontratës së shitjes, pronari dhe investitori, që ka lidhur marrëveshje me të, kanë të drejtë të aplikojnë përkatësisht për pajisjen me leje ndërtimi për pjesën e sipërfaqes në posedim për të cilën është lidhur kontrata, në përputhje me parashikimet e këtij ligji dhe të legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, për aq sa këto të fundit nuk bien në kundërshtim me këtë ligj. Leja e ndërtimit miratohet nga KKTU-ja. 2. Në rast se gjatë shqyrtimit të kërkesës për leje ndërtimi rezulton se sipërfaqja ose projekti për të cilin kërkohet miratimi i kësaj lejeje, është më e vogël nga ajo për të cilën është lidhur kontrata, pezullohet miratimi i lejes së ndërtimit deri në ndryshimin e kontratës. Në këtë rast, ministria përgjegjëse për ekonominë lidh kontratën ndryshuese vetëm për sipërfaqen për të cilën është kërkuar miratimi i lejes së ndërtimit.

3. Autoriteti kompetent për kontrollin e zhvillimit të territorit monitoron zbatimin e lejes së ndërtimit dhe informon ministrinë përgjegjëse për ekonominë. Leja e ndërtimit e humbet vlefshmërinë e saj nëse punimet për veprën nuk nisin brenda 2 (dy) vjetëve nga miratimi i saj.

Neni 15 Lehtësitë

1. Subjektet, që përfitojnë pronësinë mbi sipërfaqet sipas këtij ligji e që realizojnë projektin dhe ushtrojnë aktivitetin e deklaruar prej tyre, përfitojnë për një periudhë 10-vjeçare:

a) përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë;

b) përjashtim nga taksa e pasurive të paluajtshme;

c) përjashtim nga TVSH-ja;

ç) përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat.

2. Në çdo rast, lehtësitë, sipas pikës 1 të këtij neni, nuk mund të përfitohen nga më tepër se sa 500 (pesëqind) subjekte, që kanë fituar pronësinë sipas këtij ligji në të gjithë territorin e vendit. Në rast se numri i përgjithshëm i kërkesave të kalimit të pronësisë e tejkalon këtë shifër, ndiqet parimi i “të parit në kohë”, në raport me momentin e paraqitjes së kërkesës së kalimit të pronësisë, duke hequr nga rendi më pas edhe rastet e kërkesave që nuk procedohen dot për shkak të mosplotësimit të kushteve të tjera të këtij ligji. 3. Rregullat dhe procedurat për mënyrën e përfitimit të lehtësive sipas këtij neni përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

KREU IV

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 16

E drejta e ankimit Kundër vendimeve administrative të nxjerra nga organet kompetente në kuadër dhe sipas përcaktimeve të këtij ligji, individët, si dhe personat fizikë dhe/ose juridikë të interesuar, brenda 30 ditëve mund të ushtrojnë ankim administrativ pranë institucionit që ka marrë vendimin në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative, si dhe më tej ankim gjyqësor sipas rregullave të ligjit për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.

Neni 17

Aktet nënligjore

1. Ngarkohet ministri përgjegjës për pushtetin vendor dhe ministri përgjegjës për financat që, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojnë udhëzimet për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës prioritare të zhvillimit, si dhe për mënyrën e përfitimit të lehtësive, sipas neneve 4 dhe 15 të këtij ligji.

2. Ngarkohen kryetarët e bashkive që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të miratojnë udhëzimin për mënyrën e paraqitjes së aplikimit dhe procedurave të brendshme administrative për zbatimin sipas nenit 6 të këtij ligji.

Neni 18

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 13.3.2025.

KRYETARE

Elisa Spiropali

Nga podcasti në Fletoren Zyrtare: historiku i projektligjit

30 Prill 2024, Theth, Shalë, Shkodër. Kyeministri prezanton aspekte të “Paketës së Maleve” gjatë vizitës në Dukagjin. Foto: www.kryeministria.al

Ideja e projektligjit të ashtuquajtur

“Paketa e Maleve” rezulton të jetë shpallur personalisht nga kryeministri, gjatë vizitës në Theth në pranverë të një viti më parë1 e më pas edhe në podcastin e tij2 si një program shtetëror që do të lehtësonte kredimarrjen nga banorët e maleve për të ndërtuar apo përmirësuar bujtinat në funksion të zhvillimit të turizmit. “Është një program ‘paketa e maleve’ apo ‘fletorja e maleve’, nuk e di si do ta quajmë. Jemi duke shkuar drejt finalizimit dhe do të bëjmë mbështetje për rrjetin e bujtinave nëpër male. Jemi duke folur dhe po e mbarojmë me bankat. Në mënyrë që bankat të na mundësojnë kredi ku barrën kryesore ta ketë shteti”3tha kryeministri.

Sipas medias, gjatë konsultimeve që pasuan, kryeministri vazhdoi ta arsyetonte qëllimin e ligjit me “mbështetjen për rrjetin e bujtinave nëpër male”4 - një togëfjalësh që nuk u përfshi në draftligjin e miratuar nga Qeveria5, e për rrjedhojë as në variantin final të votuar në Kuvend6. Në këtë avokatì u përfshinë edhe disa media, të cilat duke cituar “burime pranë grupit të punës”, shkruan se “dy grupet e avantazhuar për të përfituar do të jenë të rinjtë dhe gratë”7, fjalë të cilat gjithashtu nuk përmenden në ligj.

Gjatë diskutimit publik, ekspertët u shprehën skeptikë në lidhje me mundësinë e përfitimit real të malësorëve nga ky ligj “Për malet”, sepse do t’u duhet të vërtetojnë me dokumente përdorimin e tokës për së paku 10 vjet8 - çka duket thuajse e pamundur në kontekstin e informalitetit të tranzicionit shqiptar.

Po ashtu, ekspertët e kritikuan ligjin, për qasjen klienteliste9, por edhe për efektet negative që mund të shkaktojë në mjedis. Ndërsa ekspertë të tjerë e panë ligjin si “një hap pozitiv” për zhvillimin e zonave malore, përkundër faktit se këto zona vuajnë mungesë të theksuar të shërbimeve jetësore, si shëndetësia, arsimi, infrastruktura, energjia elektrike etj10

Shoqata e Bashkive e pa me dyshim ligjin “e porositur” për 500 përfitues11 të rinj, ndërsa druhet se edhe ky ligj mund të ketë fatin e projektit 100 Fshatrat.

Nga ana e tyre, përfaqësues të shoqatave të biznesit turistik propozuan që ligji të përfshijë edhe

Zonat e Mbrojtura12 Ndërkohë, reagimet e para zyrtare ndaj projektligjit erdhën nga institucionet e shoqërisë civile13 dhe partive të opozitës, të cilat e denoncuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nismën e qeverisë, si një ligj klientelist në shërbim të një kategorie oligarkësh që do ta marrin pronën publike për investime private sipas modelit të mëparshëm14 të “Investitorëve strategjikë”. Mëgjithëse kërkesa u pranua pjesërisht nga KQZ, ajo u rrëzua pas shqyrtimit nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS)15 pranë KQZ dhe ligji vazhdoi procedurat e kalimit nga komisionet parlamentare16 deri në seancë plenare17

Disa deputetë të opozitës e kritikuan projektligjin gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare, si dhe në seancën plenare, me argumentin se është ligj i porositur dhe korruptiv18

vijon në fq. 11

1) https://www.kryeministria.al/newsroom/theth-paketa-e-maleve-mbeshtetje-e-re-perinvestitoret-vendas-qe-duan-te-investojne-ne-token-e-te-pareve/ (https://www.facebook. com/ediramaal/videos/414271638029949/)

2) Edi Rama Podcast, “Zonjat nga dy maja”, 7 Qershor 2024 (https://www.youtube.com/ watch?v=Kr7vA6FcrsQ&list=PL47UUW9FVnW3sThfkBrP6TEARHplI8AuJ&index=38)

3) https://fastnewseconomy.com/2024/06/rama-tregon-si-do-te-zhvilloje-bujtina-kredi-kubarren-kryesore-e-mban-shteti/

4) https://konica.al/2024/06/rama-kredi-per-bujtinat-ne-male-barren-kryesore-e-mbaneshteti/

5) https://www.kryeministria.al/newsroom/projektligje-te-miratuara-ne-mbledhjen-ekeshillit-te-ministrave-date-9-janar-2025/

6) https://kuvendiwebfiles.blob.core.windows.net/webfiles/202504171224369990ligj%20 nr.%2020%20dt.%2013.3.2025.pdf

7) https://gazetadita.al/paketa-e-maleve-4-shtyllat-e-mbeshtetjes-drafti-ne-diskutim/

8) https://top-channel.tv/2025/01/11/paketa-e-maleve-gati-projektligji-qe-synon-te-nxisezhvillimin-ekonomik-ne-zonat-malore/

9) https://citizens.al/2025/01/23/paketa-e-maleve-nje-tjeter-ligj-klientelist/ 10) https://anrd.al/publikime/dokument-politikash-a-mundet-paketa-e-maleve-te-shpetojebraktiksjen-e-zonave-malore/

11) https://top-channel.tv/2025/04/27/paketa-e-maleve-kunder-emigrimit-me-3-maj-hynne-fuqi-ligji-ekspertet-qeveria-nuk-fiton-por-ndihmon-investitoret/ 12) https://scantv.al/lajme/shqiperia/paketa-e-maleve-zhvillim-per-zonat-malore-dervishivemendje-ti-k-i21103

13) Vendim nr 83, dt. 11.02.2025 Për shqyrtimin administrativ bazuar në denoncimin me nr. 4 ID, datë 06.02.2025, të regjistrit të denoncimeve, të Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara/KRIIK

14) Partia Demokratike e Shqipërisë, “Konstatim i kryerjes së veprimtarive të ndaluara nga neni 91/4 i Kodit Zgjedhor, konkretisht propozimi dhe miratimi i akteve ligjore për privatizimin dhe dhënien e pasurive, para periudhës zgjedhore”, 25 Shkurt 2025

15) Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, “Procesverbali i zbardhur i seancës publike të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve”, Dt. 17.02.2025

16) https://kuvendiwebfiles.blob.core.windows.net/ webfiles/202503101102535913RAPORT%20PAKETA%20E%20MALEVE.pdf

17) Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, “Vendim nr. 7, Dt. 19.02.2024, Për shqyrtim e kërkesës ankimore Nr. 1, datë 14.02.2025, depozituar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”

18) https://politiko.al/ditari-i-opozites/paketa-e-maleve-tabaku-kush-ngre-duart-per-keteprojektligj-ta-i527200

“Paketa e maleve” është një bombë sociale e vërtetë
vijon

nga faqja 5

Kullota është një mekanizëm, një mënyrë rregullimi e qasjes në një burim natyror. Ajo ka një rol thelbësor në ekonominë e maleve, në kryqëzimin e shumë dimensioneve ekologjike, agroekonomike dhe kulturore. Dhe në qendër të këtij sistemi është blegtoria. Ka një alternim qëndrimi midis livadheve dhe kullotave alpine. Në verë, në fushë, kur ushqimi dhe uji shterojnë, janë kullotat që mirëpresin kopetë. Lëvizja midis fushës dhe malit mundëson rigjenerimin e një bari cilësor. Është kullota ajo që u mundëson këtyre komuniteteve të mbijetojnë dhe të ecin përpara. Kullota është një konservator ekosistemesh dhe kulture, dhe një rezervuar biodiversiteti.

Çfarë do të ndodhë me një ligj të tillë? Ndërtimi në këto hapësira kullotash do të shkatërrojë përfundimisht praktikën e transhumancës, do të pengojë kalimin dhe qarkullimin, si dhe të gjitha momentet e takimeve dhe shkëmbimeve që stigjet mundësonin. Ekosistemet do të tronditen rëndë, biodiversiteti i pasur do të zhduket, kullotat nuk do të ekzistojnë më. Bukuria e peizazheve kulturore do të mbetet vetëm një kujtim. Natyra do të mbyllet, solidariteti do të shuhet, popullata do të tronditet thellë në identitetin e saj kulturor. Edhe turizmi vetë do të zhduket me kohë. Ky ligj është një bombë sociale e vërtetë – një ekocid dhe një etnocid. Le të ndalojmë së gënjyeri veten dhe të kemi guxim të përballemi me realitetin.

Për çfarë zhvillimi të qëndrueshëm bëhet fjalë?

Barinjtë tanë dhe kopetë e tyre janë heronjtë e këtyre kullotave, ata janë rojtarët e tyre. Le të fillojmë duke i njohur siç e meritojnë, t’u japim dinjitetin dhe të drejtën qytetare. Janë ata pronarët e vërtetë të këtyre kullotave që për shekuj i kanë ruajtur me përkushtim, madje dhe me gjakun e tyre. Le të ndalojmë përzënien dhe konfiskimin e tokave. Ka një urgjencë ekstreme në Shqipëri për të krijuar statusin e bariut transhumant dhe për t’i kthyer atij atë që i përket. Ftoj të gjithë të bashkohen në këtë kauzë. Të mbrojmë të gjithë së bashku: Të kullotësh është të ndërtosh një shoqëri të qëndrueshme.

Martine Wolff

(Përktheu nga anglishtja: Orjeta Balla)

Nga podcasti në Fletoren Zyrtare:

vijon nga faqja 10

Gjatë kalimit në Kuvend, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor tha se ligji ndihmon emigrantët që duan të investojnë në tokat e tyre1, edhe pse në fakt ligji e shpreh qartë se do të legjitimojë përvetësimin e tokave publike/ shtetërore përmes një procesi privatizimi.

Njëri prej zëvendësve të tij tha se 500 përfituesit do të jenë malësorë që do të ndërtojnë ferma për dhí alpine dhe agroturizëm2!

Sikurse relatorja e çështjes gjatë diskutimit në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin3, edhe zëvendësi tjetër i Ekonomisë siguroi se për aplikimin e këtij ligji janë zgjedhur 100 Fshatrat e një programi të mëparshëm të qeverisë, dhe se ligji do të ndryshohet kur të tejkalohen 500 përfitues4. Ndërsa vetë ministri i Ekonomisë tha se “do të jenë banorët e zonave ata që do të aplikojnë”, sepse “pa ata atje nuk ka asnjë lloj rreziku që të shkojë dikush tjetër dhe të marrë toka nëpër male”23 Gjithsesi “Paketa e Maleve” u miratua përfundimisht nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën e 13 Marsit 2025 me vetëm 73 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim24 (shih tabelën djathtas). Më pas ligji u botua në Fletoren Zyrtare të 18 Prillit 202525. Sipas nenit 18, ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në këtë Fletore, por sipas kryeministrit, ligji hyn në fuqi pas zgjedhjeve parlamentare26 Mirëpo përtej ankimimit të opozitës në KQZ, Ligji u përdor gjërësisht nga kryeministri për fushatën elektorale27 të 11 Majit.

19) https://ata.gov.

al/2025/03/13/paketa-e-malevemazniku-shperndarje-eturizmit-ne-territor-nga-bregdetine-zonat-malore/ 20) https://ata.gov.

al/2025/01/18/paketa-e-malevemusabelliu-per-atsh-ne-perjashtimnga-kater-taksaper-500-agroturizme-dhe-fermamalore/ 21) https://kuvendiwebfiles. blob.core.windows.net/ webfiles/202503101102535913 RAPORT%20PAKETA%20E%20 MALEVE.pdf 22) https://ata.gov.

al/2025/01/18/paketa-e-malevemusabelliu-per-atsh-ne-perjashtimnga-kater-taksa-per-500agroturizme-dhe-ferma-malore/ 23) Kuvendi i Shqipërisë, Seanca plenare dt. 13 Mars 2025 (https://www.youtube.com/ watch?v=1E0MyC1PxwY&ab_ channel=BulevardNews) 24) “Ligj Nr. 20/2025 Për paketën e maleve”, dt. 13.3.2025 (https:// parlament.al/lajme/%203c8d78f5d5fe-4dd9-b4ef-02ed2764ce01) 25) Fletorja Zyrtare e Republikës së Shqipërisë, Nr. 69, Dt. 18 prill 2025 26) https://www.panorama.com. al/toke-me-1-euro-pa-taksa-per10-vjet-dhe-certifikate-pronesiepas-investimit-ja-kur-do-te-hyjene-fuqi-paketa-e-maleve-si-do-tefunksionoje-skema-per-investitoretne-zonat-e-thella/ 27) https://konica.al/2025/04/ paketa-e-maleve-rama-thirrjecunave-te-londres-investoni/

Maleve” dhe ata që nuk votuan

“Paketës së

Deputetët që votuan pro e kundër

XI

Pavarësisht kundërshtimit fillestar, opozita nuk e ushtroi të drejtën e saj për të votuar kundër “Paketës së maleve”. Me përjashtim të disa deputetëve që argumentuan qëndrimin e tyre kundër, forca kryesore e saj - Partia Demokratike – nuk ishte e pranishme në seancën e 13 Marsit 2015, kur Kuvendi miratoi “Paketën e Maleve”. Duke iu referuar procesverbalit zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë për seancën e mësipërme* (shih listën), ligji mori vetëm një votë kundër – dhe kjo votë ishte nga një deputet i opozitës, si dhe një abstenim, nga një deputet i listës së shumicës. Në këtë mënyrë, edhe ky ligj vijoi në traditën e shumicës së ligjeve të miratuara nga Kuvendi me rreth 74 vota të shumicës, pa pjesëmarrjen e 63 deputetëve të opozitës, duke konfirmuar se edhe një ligj të tillë thelbësor për një pjesë të mirë të territorit dhe të qytetarëve, partitë e përdorin vetëm për politikën e tyre. Sepse një zë kundër do të ishte një votë kundër. E në këtë rast, kundër këtij ligji do të ishin 63 vota kundër. Apo ndoshta edhe opozita llogarit se cili prej klientëve të saj do të përfitojë nga ky ligj?

*) Kuvendi i Shqipërisë, “Pëmbledhje e rezultatit të votimit 13-Mar-25, Nr. 12: Votim në

parim projektligji ‘Për paketën e maleve’” (https://kuvendiwebfiles.blob.core.windows.net/ webfiles/202503171203068760Flet%C3%AB%20votimi.pdf )

Deputeti

Mirela Pitushi

Eduard Shalsi

Bledar Çuçi

Klodiana Spahiu

Paulin Sterkaj

Luan Duzha

Etilda Gjonaj

Rezultati

Pro

Pro

Pro

Pro

Pro

Pro

Pro

Edi Rama Nuk votoi

Erion Braçe

Elisa Spiropali

Olta Xhaçka

Anila Denaj

Agron Çela

Belinda Balluku

Ogerta Manastirliu

Blendi Klosi

Qani Xhafa

Etjen Xhafaj

Jo i pranishëm

Pro

Pro

Pro

Nuk votoi

Nuk votoi

Pro

Pro

Nuk votoi

Pro

Petrit Doda Nuk votoi

Pandeli Majko Pro

Erisa Xhixho Nuk votoi

Ferdinant Xhaferaj Nuk votoi

Agron Duka Nuk votoi

Sali Berisha Nuk votoi

Oerd Bylykbashi Nuk votoi

Kastriot Piroli Nuk votoi

Lindita Buxheli Pro

Hatixhe Konomi Pro

Erjon Meka Pro

Petrit Vasili Nuk votoi

Tritan Shehu Nuk votoi

Ramadan Likaj Nuk votoi

Gazment Bardhi Nuk votoi

Bledjon Nallbati Nuk votoi

Agron Gjekmarkaj Nuk votoi

Meri Markiçi Pro

Nuk votoi

Elda Hoti

Ulsi Manja Pro

Lulzim Basha Nuk votoi

Fatmir Xhafaj Pro

Klotilda Bushka Pro

Nuk votoi

Xhelal Mziu

Vullnet Sinaj Pro

Asllan Dogjani Nuk votoi

Sorina Koti Nuk votoi

Saimir Hasalla Pro

Merita Bakiu Nuk votoi

Dasantila Tahiraj Pro

Edmond Spaho Nuk votoi

Emilja Koliqi Nuk votoi

Shkëlqim Bullari Pro

Aurora Mara Pro

Eduard Ndreca Pro

Bujar Leskaj Kunder

Lindita Metaliaj Nuk votoi

Evis Kushi Pro

Plarent Ndreca Pro

Antoneta Dhima Pro

Edona Bilali Pro

Blerina Gjylameti Pro

Agron Shehaj Nuk votoi

Petro Koçi Pro

Ludovik Hasani Nuk votoi

Pranvera Resulaj Pro

Mesila Doda Nuk votoi

Monika Kryemadhi Nuk votoi

Niko Kuri Abstenim

Nasip Naço Pro

Luljeta Bozo Pro

Alban Xhelili Pro

Deputeti Rezultati

Nusret Avdulla Pro

Shpresa Marnoj Pro

Saimir Korreshi Nuk votoi

Toni Gogu Pro

Taulant Balla Pro

Ornaldo Rakipi Pro

Mimi Kodheli Pro

Vangjel Dule Nuk votoi

Tomor Alizoti Nuk votoi

Ina Zhupa Nuk votoi

Kreshnik Çollaku Nuk votoi

Gëzim Ademaj Nuk votoi

Gledis Çeliku Pro

BardhyI Kollçaku Pro

Albana Vokshi Nuk votoi

Frrok Gjini Pro

Andrea Mano Nuk votoi

Eralda Sano Nuk votoi

Seladin Jakupllari Nuk votoi

Shpëtim Idrizi Nuk votoi

Ermonela Valikaj Pro

Laert Duraj Pro

Xhemal Qefalia Pro

Kasëm Mahmutaj Nuk votoi

Isuf Çelaj Nuk votoi

Lavdrim Krrashi Pro

Flamur Noka Nuk votoi

Anduel Tahiraj Pro

Andia Ulliri Nuk votoi

Flamur Hoxha Nuk votoi

Flutura Açka Nuk votoi

llir Metaj Pro

Jorida Tabaku Nuk votoi

Lefter Gështenja Nuk votoi

Arbi Agalliu Nuk votoi

Fatmir Mediu Nuk votoi

Gertjan Deda Pro

Niko Peleshi Pro

Helidon Bushati Nuk votoi

Luan Baçi Nuk votoi

Tatiana Piro Nuk votoi

Klevis Xhoxhi Pro

Gerta Duraku Pro

Arkend Balla Pro

Ilda Dhori Nuk votoi

llir Topi Pro

Enslemvera Zake Pro

Zheni Gjergji Nuk votoi

Orjola Pampuri Nuk votoi

Teuta Ramaj Pro

Baftjar Zeqaj Pro

Enkelejd Alibeaj Nuk votoi

Orjela Nebijaj Nuk votoi

Milva Ekonomi Pro

Greta Bardeli Nuk votoi

llir Ndraxhi Pro

Lindita Nikolla Pro

lsmet Beqiraj Pro

Fadil Nasufi Pro

Dashamir Shehi Nuk votoi

Edi Paloka Nuk votoi

Dhurata Tyli Nuk votoi

Dashnor Sula Nuk votoi

Bujar Çela Pro

Arben Pëllumbi Pro

Damian Gjiknuri Pro

Mirela Furxhi Pro

Florene Spaho Pro

llirian Pendavinji Pro

Denis Deliu Pro

“Paketës së maleve”

Pa këto elementë, rrezikon të mos japë efektin e dëshiruar.

që do të dëmtonte qëllimin e vetë ligjit.

Për këtë arsye, është e domosdoshme që procesi të shoqërohet me kritere të qarta, transparencë dhe mekanizma për verifikimin e posedimit real. Përfshirja e komuniteteve lokale, ndihma juridike dhe një sistem efektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve janë thelbësore për të siguruar që ligji të funksionojë në dobi të banorëve të vërtetë të zonave malore dhe jo të spekulantëve.

Nene të posaçme në këtë ligj trajtojnë mënyrën e privatizimit të asaj që sipas ligjit konsiderohet pronë shtetërore, duke e thjeshtëzuar dokumentimin e posedimit të pronës deri në paraqitjen e vetëm një fotografie apo dëshmie me shkrim. Si mendoni se mund ta presin banorët e zonave malore këtë praktikë? Sipas jush, a ekziston mundësia që pretendimet e investitorëve potencialë të bien ndesh me kufijtë e vjetër të pronave në zonat malore, por që vendasit mund të mos i kenë të dokumentuara me çertifikata pronësie? Lehtësimi i dokumentacionit për privatizimin e tokës shtetërore në zonat malore, siç parashikohet në “Paketën e maleve”, mund të sjellë përfitime të ndjeshme për banorët lokalë. Shumë prej tyre kanë punuar tokat për dekada pa mundur t’i regjistrojnë për shkak të mungesës së dokumenteve apo procedurave të ndërlikuara. Kjo qasje e re i jep shpresë për njohje ligjore të të drejtave të tyre tradicionale, duke krijuar një ndjesi sigurie që mund të nxisë investime në agrobiznes, turizëm dhe aktivitete të tjera të qëndrueshme. Megjithatë, përdorimi i dëshmive të thjeshta, si një fotografi apo një deklaratë me shkrim, mund të hapë rrugë për abuzime dhe konflikte pronësie. Në shumë zona malore, kufijtë e pronave janë të njohur vetëm në mënyrë gojore ose sipas zakoneve lokale, gjë që e bën të vështirë për banorët të mbrojnë të drejtat e tyre nëse përballen me pretendime nga individë apo investitorë të jashtëm. Kjo mund të krijojë përplasje sociale dhe pasiguri ligjore Qëllimet e mira dhe rreziqet e keqpërdorimit

A do të jenë banorët e zonave malore përfituesit e vërtetë nga ky ligj? Në parim, qëllimi i “Paketës së maleve” është pikërisht që banorët e zonave malore të jenë përfituesit kryesorë, duke u dhënë mundësinë të fitojnë pronësinë mbi tokën që kanë shfrytëzuar për dekada dhe të investojnë në mënyrë të qëndrueshme në vendin e tyre. Kjo është një mundësi për të frenuar braktisjen, për të forcuar ekonominë lokale dhe për të rikthyer jetën në fshatrat malorë. Por në praktikë nuk është e garantuar që ata do të jenë përfituesit e vërtetë, për disa arsye kyçe. Shumë prej këtyre banorëve nuk kanë burime financiare, njohuri teknike apo akses të lehtë në informacion, që t’u mundësojë të hartojnë plan-biznese apo të përmbushin kriteret e kërkuara nga ligji. Nga ana tjetër, investitorë më të fuqishëm dhe të organizuar – shpesh të jashtëm nga zona – mund të përfitojnë më lehtë, sidomos në mungesë të kontrollit të rreptë dhe transparencës. Rreziku është që toka të përfundojë në duar të atyre që e shohin vetëm si mundësi fitimi afatshkurtër, dhe jo si pasuri që duhet ruajtur e zhvilluar në interes të komunitetit.

Prandaj, për të siguruar që banorët lokalë të jenë përfituesit e vërtetë, është thelbësore të ketë masa shoqëruese: ndihmë juridike, mbështetje teknike, prioritizim të përvojës lokale në procesin e privatizimit dhe një sistem efektiv për verifikimin e pronësisë reale. Vetëm kështu ligji mund të përmbushë misionin e tij social dhe zhvillues.

Çfarë ndikimi mund të kenë në pyjet, kullotat dhe livadhet e zonave malore investimet që legjitimon “Paketa e maleve”?

“Paketa e maleve” sjell mundësi të reja për investime në zonat malore, por ndikimi i saj mbi pyjet, kullotat dhe livadhet do të varet nga mënyra e zbatimit dhe mbikëqyrjes. Nëse investimet bëhen me kujdes dhe në përputhje me parimet e qëndrueshmërisë, ato mund të ndihmojnë në ruajtjen dhe menaxhimin më të mirë të këtyre pasurive natyrore. Banorët që fitojnë të drejtën e pronësisë mund të ndihen më të motivuar për të mbrojtur dhe zhvilluar qëndrueshëm tokën, duke promovuar agroturizmin, bujqësinë ekologjike dhe përdorimin tradicional të burimeve. Megjithatë, ekziston edhe rreziku që në mungesë të kontrollit të rreptë, investimet të çojnë në degradim mjedisor. Legjitimimi i pronësisë me dokumentacion minimal mund të përdoret për përvetësim të pyjeve dhe kullotave, çka mund të sjellë shpyllëzime, betonizim të peizazheve dhe dëmtim të biodiversitetit. Zëvendësimi i ekosistemeve natyrore me struktura ndërtimore pa rregulla të qarta do të ishte një kthim pas për qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Për këtë arsye, është thelbësore që “Paketa e maleve” të shoqërohet me udhëzime të qarta mjedisore, mekanizma monitorimi dhe përfshirje të komuniteteve lokale në procesin e vendimmarrjes. Vetëm kështu mund të sigurohet që ligji të kontribuojë jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por edhe në mbrojtjen afatgjatë të natyrës malore shqiptare.

Nr. 37, Qershor 2025

29 Maj 2025. Abdulla Diku. Foto: Scan TV
Hartuar me mbështetjen financiare të Prespa Ohrid Nature Trust (PONT).

Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
VIJA | 37 | LINE by GO2 Albania - Issuu