Forumi “Së bashku për natyrën” nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ku morën pjesë Ministria e Mjedisit, Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Ekonomisë
Zonat e Mbrojtura të Qarkut Dibër dhe menaxhimi i tyre Sfidat dhe arritjet e punës 1-vjeçare të AdZM së Qarkut Shkodër AdZM e Qarkut Lezhë synon rritjen e turizmit në Zonat e Mbrojtura Një vit i mbarë për AdZM e Qarkut Kukës dhe për turizmin në këtë zonë
AKZM, një histori suksesi
Nr. 3, 2016
Që nga viti 2002, kur hyri në fuqi Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe sidomos gjatë 22 muajve që nga themelimi i AKZM, sipërfaqja e Zonave të Mbrojtura në nivel kombëtar ka shkuar nga 5 % në 16 %, me synimin që brenda vitit 2020 kjo shifër të shkojë në 17-18% e territorit të Republikës. Aktualisht, Zonat e Mbrojtura mbulojnë mbi 460,000 ha kryesisht në 15 parqe kombëtare, disa rezervate natyrore të menaxhuara e pejzazhe të mbrojtura, në të cilat strehohen vlerat më të mëdha natyrore dhe biodiversitetit në vend. 10 qendra vizitorësh Po investohet në funksionalizimin e 10 qendrave të vizitorëve nga të cilat, 2 janë rehabilituar sipas paramentrave europianë: Qendra e Vizitorëve për Pejsazhin e Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë (si dhe Kulla e Vrojtimit dhe intineraret për biçikleta) - 80 mijë euro, si dhe Qendra e Vizitorëve në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanice (dhe Zyrat e AdZM Librazhd) - 90 mijë euro. Me fondin prej 110 milionë lekë të reja do të përfundojnë 4 qendra të reja vizitorësh në PK Dajt, PK Llogara, PK Divjakë-Karavasta, PK Theth, ndërsa janë rikonstruktuar 2 zyra/qendra informmimi AdZM-ve në Qafë Shtamë dhe Valbonë që do të shërbejnë dhe për aktivitete të tjera të Administratës Rajonale. Po ashtu, do të fillojë ndërtimi i nje qendre vizitorësh për Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, me fonde të UNDP-së në zonën e Rradhimës, janë ndërtuar dhe do të filllojnë nga puna edhe 2 qendra vizitorësh në Parkun e Prespës, ndërsa vitin tjetër, me fondet e BE-së pritet të investohet në një qendër vizitorësh në PK Bredhi i Hotovës dhe një qendër informimi në Rezervën e Menaxhuar Korab-Koritnik Trefishim i numrit të turistëve Një nga drejtimet kryesore të punës me Zonat e Mbrojtura është zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në natyrë. Deri më sot janë evidentuar rreth 43 pika turistike brenda territorit të zonave të mbrojtura, por jo të gjitha të frekuentuara sa duhet. Në shumë raste personat janë jo të vetëdijshëm ose të informuar që ndodhen në territorin e një zone të mbrojtur. Megjithatë, falë punës së AKZM, këtë vit është trefishuar numri i vizitorëve në Zonat e Mbrojtura. Një vit më parë në Zonat e Mbrojtura u shënuan 471.967 vizitorë, ndërsa deri në muajin Gusht të vitit 2016, numri i vizitorëve ishte 1.562.148, nga të cilët vendas 1.430.630 dhe të huaj 131.518 vizitorë. Në Parqet Kombëtare numri total i vizitorëve është 556.457. Në Rezervatet Natyrore të Menaxhuara/Parqet Natyrorë, numri total vizitorëve është 8.386. Në Pejsazhet e Mbrojtur numri i vizitorëve është 360.000. Në Parkun Kombëtar Detar numri i vizitorëve është 15.000, ndërsa numri i vizitorëve që frekuentojnë monumentet natyrore është i vështirë për t’u monitoruar. Kështu në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanic, aktualisht më i madhi në vend, deri vitin e kaluar numri i turistëve të regjistruar ishte zero, pasi ishte krejt e panjohur si zonë, këtë vit u regjistruan rreth 3.000 vizitorë. Ndërsa në Syrin e Kaltër nga rreth 10.000 turistë që ishin shënuar vitin e kaluar, këtë vit u regjistruan 30 mijë. Në PK Divjakë-Karavsta vitin e kaluar u shënuan 1.500 turistë, ndërsa këtë vit numri 12.500 vizitorë. Sa i takon vizitorëve, prin Parku Kombëtar Butrint me mbi 100 mijë vizitorë, e pastaj PK Theth dhe Valbonë me mbi 150.000 vizitorë në vit, por edhe Mali i Tomorrit po me 150 mijë vizitorë gjatë Gushtit, kur kryhet peligrinazhi i Bektashinjve. Nga ky numër, 1.230.000 turistë janë vizitorë ditorë dhe rreth 200 mijë janë vizitorë afatgjatë, përmes qëndrimit në hotele dhe bujtina, ndërsa 20% zgjedhin kampingun. 75% e tyre pranojnë se do rikthehen sërish për t’i vizituar këto zona. Biodiversiteti brenda ZM Me investime nga buxheti i shtetit dhe organizmat e huaj, për herë të parë po inventarizohet flora dhe faunës e egër në Shqipëri, si dhe po vazhdon censusi, numërimi i shpendëve ujorë. vijon në faqen 2