Nr. 22, Korrik 2020
Udhëtim 3-ditor “Shkodra e fshehtë” me gazetarët nga Kosova dhe Shqipëria 3 ture 5-ditore për pasuritë ujore, arkeologjike dhe traditës kulinare të Qarkut Shkodër Alfred Marku dhe Dhurata Thanasi shefat e kuzhinës të angazhuar në punëtorinë e kulinarisë në #GO2Innovation Përvoja më e mirë izraelite e teknologjive të pastra në ndihmë të bizneseve turistike të Shkodrës Punëtoria e Start Up bashkoi studentët me sipërmarrësit në #GO2Innovation
Kuzhina tradicionale nuk është një fosil, por një organizëm i gjallë që ndryshon
Speci i dashuruar
Tradita nuk është një fosil dinosauri i varrosur nën formacionet gjeologjike miliona vite më parë, por një organizëm i gjallë që merr jetë prej natyrës dhe njeriut. Gjatë këtij evoluimi ajo shtrezësohet në kohë, duke u pasuruar me konstruktin shpirtëror dhe ideor të brezave, si dhe me materialet natyrore të mjedisit rrethues. Ashtu si zakonet, veshjet, ndërtimet, edhe gatimi është një trashëgimi kulturore shpirtërore që duhet kuptuar dhe interpretuar në zhvillim të pandalshëm, me përgjegjësinë e kujdestarisë për ta përcjellë te pasardhësit, pa refuzimin për diçka të vjetër e të pavlerë dhe sidomos pa kompleksin e të bërit sakrilegj me ndërhyrjet e mjeshtërve të vërtetë. Të atyre që bëjnë art në kuzhinë. Nisur nga këto ide të rëndësishme, #GO2Innovation organizoi punëtorinë e kulinarisë për sipërmarrjet e turizmit dhe agrobiznesit të Qarkut Shkodër, si dhe studentë të Shkollës së Mesme Profesionale “Hamdi Bushati”. Të udhëhequr nga dy prej profesionistëve më njohës dhe krijues të kuzhinës sot në Shqipëri: Alfred Marku dhe Dhurata Thanasi, mbi 20 pjesëmarrës ndoqën leksionet, por edhe realizuan me dhjetëra orë pune në përgatitjen e rreth 40 recetave me përbërës krejtësisht autoktonë, që nga perimet e stinës, barishtet e egra, frutat e thata, disa lloje peshqish të zonës, si dhe mishi, e deri te delikatesat, si vezëve të thata të peshkur, lulëkuqet apo luleçikoret e marinuara, si dhe larminë e bimëve aromatike mjekësore, të egra dhe të kultivuara në mënyrë organike, për të cilat shquhet zona e Shkodrës. Kjo broshurë me receta po u shpërnbdahet të gjithë pjesëmarrësve në punëtori. Marku me përvojë të shkëlqyer dhe pionier i kuzhinës gourmet jo vetëm në Veri të Shqipërisë dhe Thanasi me dijenitë e thella për historikun e kuzhinës shqiptare i dhanë shpirtin një punëtorie dinamike me pjesëmarrës të moshave, gjinive, profesioneve, formimeve kulturore, përkatësive sociale e fetare dhe shtrirjeve të ndryshme gjeografike. Pas konsulencës me stafin e #GO2Innovation, shefat e kuzhinës ranë dakord që pjesëmarrësit në punëtorinë e kulinarisë të sillnin me vete, në secilën ditë, një shportë të ndryshme produktesh nga territori i tyre. Qëllimi ishte përdorimi i produkteve 0km, si dhe funksionalizimi në kuzhinën tradicionale i disa prej shumë aseteve ende të pashfrytëzuara të zonave prej ku vinin pjesëmarrësit në punëtorinë e kulinarisë. vijon në faqen 2