Nr. 18, Mars 2020
Foto GO2 ©
6 - 7 Prill 2020 Intervistat online do të përcaktojnë bizneset fituese në #GO2Innovation Gratë e vajzat drejtojnë gjysmën e sipërmarrjeve që aplikuan në Thirrjen e #GO2Innovation A mund të shpëtojnë bizneset duke pritur gjithçka nga qeveria? Pandemia COVID-19 do të nxisë një valë të re inovacionesh Studimi britanik: Ja cilat janë kompanitë më të vjetra në Shqipëri Takim frymëzues me sipërmarrësit në Pukë Konferencë e partnerëve të #GO2Innovation
Kriza e sipërmarrejes në epokën e izolimit
Vorë, Nëntor 2019. Ende pa dalë nga kriza e tërmetit, ekonomitë familjare rrezikojnë të zhyten në një krizë tjetër
Revolucioni teknologjik, zhvillimi i transportit dhe komunikimit kanë përshpejtuar ritmet e globalizimit këto 40 vitet e fundit. Globalizimi ka gjeneruar humbës dhe fitues, prandaj edhe ka shkaktuar pabarazi, pasi vendet më të pasura përfitojnë më shumë se vendet më të varfra. Këtë e po e dëshmon edhe rasti i luftës biologjike nga pandemia COVID 19 (sipas OBSH), ku pavarësisht se dëmi është i njëjtë për të gjithë,vendet e pasura po përdorin mënyra ripërtëritjeje të sipërmarrjeve vendase (resilience), ndërsa vendet e vogla janë të dorëzuara thuejse plotësisht – kjo pasi janë tërësisht ta papërgatitur qoftë në nivel qeverisjesh, qoftë në nivel sipërmarrësish. I tillë është edhe rasti i sipërmarrjeve në Shqipëri – sipërmarrja, konsumatorët dhe i tërë ekosistemi është në një tronditje të madhe, sepse përpara goditjes nga kjo luftë biologjike, po kalonte dy goditje të tjera paralele: 1. Kriza e emigrimit masiv të kapitalit njerëzor, jo vetëm të forcës punëtore, por dhe të trurit të shoqërisë; 2. Kriza natyrore e tërmetit të Nëntorit 2019, i cili la rreth 10 mijë shqiptarë pa strehë, në qiell të hapur. Me krizën e parë konsumi i ulët ishte kthyer në normalitet, ndërsa pas së dytës konsumatori shqiptar u tkurr fort, duke ndryshuar sjelljen e blerjes dhe ulur ndjeshëm konsumin. Nuk kaluan as 3 muaj dhe pasoi kriza e tretë (njerëzore apo natyrore, do ta tregojë historia) me pandeminë COVID 19. Tashmë prej një muaji muajsh një pjesë e madhe e globit është në izolim total. Ajo çka ndryshon midis nesh dhe vendeve të tjera është fuqia e tyre e jashtëzakonshme për të përballuar një krizë të tillë socio-ekonomike. Mirëpo shqiptarët, të dëmtuar psikologjikisht deri në nivele të tilla varfërie: puno sot e ha sot, do të detyrohen të ulin konsumin e përditshëm ushqimor, për shkak të pasigurisë ekonomike. Ata gjenden përpara të papriturave, PA AFAT e mbase pa PUNE, e mbase dhe pa PARA. Kjo situatë enigmatike është e ndryshme në sytë e përdoruesve të ndryshëm. Të punësuarit pyein nëse do ta marrin pagën në fund të muajit. Si do të paguhet, sa dhe sa do të vazhdojë kjo situatë?! Nëse një pjesë e madhe e punëdhënësve do t'i largojë nga puna, cila është alternativa për vazhdimin e jetesës së tyre? Cila është zgjidhja e një situate të tillë? Këtyre pikëpyetjeve duhet t'i shtohet edhe faktin se janë të izoluar brenda katër mureve dhe lëmshi në kokë bëhet më i madh se trupi i njeriut, duke shkaktuar në pak raste edhe probleme të forta të shëndetit mendor, me të cilat ne si shoqëri do të duhet të merremi në të ardhmen. Në raste të tilla, fatkeqësish apo luftërash (si kjo luftë biologjike, psh.), shteti dëshmohet si rregullator. A do të mbështesë shteti shqiptar me lehtësira fiskale, kredi tepër të buta apo grante, subvencione ndihmash sociale/pagash për punëtorët, për qeratë...? Patjetër që qeveria shqiptare duhet të jetë mbështetëse në këtë proces, por si rregullator, kurrsesi nuk duhet të besojmë që zgjidhja vjen duke ndenjur brenda të izoluar në shtëpi, duke qëndruar pasiv me sytë nga qielli. vijon në faqen 4