VIJA | 15 | LINE

Page 1

Parqet Natyrore Rajonale në Shqipëri Parku Natyror Rajonal Nikaj-Mërtur, sekreti i fundit i Alpeve Shqiptare Parku Natyror Rajonal i Shkrelit, një mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës Parku Natyror Rajonal i Zagorisë, një perlë në Jugun e thellë Kthella e fshehur mes maleve të Mirditës - Park Natyror Rajonal Ulëza, i pari Park Natyror Rajonal në Shqipëri Plani i Menaxhimit të PNR Ulëz - i pari për një Park Natyror Rajonal Fauna, flora, vlerat dhe kërcënimet e Parkut Natyror Rajonal Ulëz

Parqet Natyrore Rajonale, kushtet dhe synimet

Nr. 15, 2018

Parqet Natyrore Rajonale (PNR) bëjnë pjesë në kategorinë IV të Zonave të Mbrojtura të IUCN (Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës), e cila klasifikohet si “Rezervat natyror i menaxhuar/Park Natyror Rajonal”. Sipas ligjeve në fuqi, në vendin tonë, për t’u shpallur Park Natyror Rajonal (në nivel Bashkie ose Qarku), një territor i caktuar duhet të plotësojë disa kushte: - Të ndodhet brenda territorit administrativ të qarkut; - Të jenë jo më të vogla se 50 ha; - Të sigurojnë mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e mjedisit natyror e të biodiversitetit në shkallë lokale; - Të jenë zona të gjelbëra natyrore, ose të kultivuara, që shërbejnë për plotësimin e nevojave të komunitetit për veprimtari ekonomike tradicionale, duke respektuar kërkesat e parimit të përdorimit të qëndrueshëm të territorit; - Të jenë të populluara me lloje të florës dhe faunës kryesisht të karakterit lokal; - Të ofrojnë mundësi për komunitetin të ushtrojë veprimtari shoqërore, edukative, argëtuese, sportive, kulturore, rekreative dhe turistike; - Të mos jenë të përfshira në rrjetin ekzistues të zonave të mbrojtura; - Të mos jenë habitate të llojeve të rrezikuara, të kërcënuara, të rralla dhe endemike, të cilat mbrohen në nivel kombëtar me një akt të veçantë. Shqipëria ka 5 Parqe Natyrore Rajonale (PNR), të cilët janë shpallur gjatë dy dekadave të fundit: Parku Natyror Rajonal i Ulzës, 4.206 hektarë (Qarku Dibër) Parku Natyror Rajonal i Shkrelit, 20.282 hektarë (Q. Shkodër) Parku Natyror Rajonal Nikëj-Mërtur, 17.505 hektarë (Q. Kukës) Parku Natyror Rajonal i Kthellës, 9.400 hektarë (Q. Lezhë). Parku Natyror Rajonal i Zagorisë, 13.600 hektarë (Q. Gjirokastër) Njëkohësisht me shpalljen e një territori të caktuar si Park Natyror Rajonal hartohet edhe Plani i Menaxhimit të këtyre parqeve, i cili është një dokument i rëndësishëm ku përfshihet vizioni dhe objektivat, zonat menazhuese, zonimi i Zonës së Mbrojtur, ndërhyrjet/aktivietetet e lejuara dhe kufizimet brenda parkut, strukturat, bordet dhe stafet menaxhuese të parkut etj. Planet e tilla, zakonishmt me kohëzgjatje 10-vjeçare, u shërbejnë të gjitha palëve të interesuara, që nga pushteti vendor e deri të institucionet kërkimore-shkencore. Planet synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të parqeve natyrore rajonale, duke u mbështetur kryesisht në tre shtylla kryesore: Zhvillimin social përmes përfshirjes së komunitetit; mbrojtjen e mjedisit përmes menaxhimit të mbetjeve, si dhe zhvillimin ekonomik përmes hapjes së vendeve të reja të punës për komunitetin. Në përgjithësi, parqet natyrore rajonale, sikurse pjesa më e madhe e zonave të mbrojtura, janë një mundësi e mirë për promovimin e tyre, për mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave të biodiversitetit, por edhe të vlerave kulturore dhe shpirtërore të zonës. Përmes tyre synohet nxitja e turizmit të qëndrueshëm si dhe e investimeve të studiuara në mënyrë që përmes të ardhurave të siguruara nga turizmi, të përmirësohet cilësia e jetës së banorëve vendas.


Përshkrimi i zonës Parku Natyror Rajonal Kthellë gjendet në Qarkun Lezhë, në pjesën jugore të rrethit të Mirditës dhe përfshin 9 fshatra me një popullsi prej 3.660 banorë. Në pjesën veriperendimore e perëndimore kufizohet me bashkinë Rrëshen. Në verilindje e lindje kufizohet me NjA Selitë. Ndërsa në pjesën juglindore e lindore kufizohet me NjA Rukaj. Vija jugore e saj laget nga një pjesë e liqenit të Ulzës, e cila krijon nje vijë bregliqenore mjaft të thyer dhe që paraqet interes për vlerat e habitateve ujore që ajo përmban. Parku ka një sipërfaqe totale prej 9396 ha, ku bimësia pyjore zë rreth 70% të gjithë sipërfaqes së NjA, ndërsa pjesa e mbuluar nga pyjet është e përbërë kryesisht lis në rreth 80% të sipërfaqes dhe në pjesën tjetër lis të përzier me frashër, panjë dhe akacie. PNR Kthellë ndahet në tre nën-zona ruajtje e administrimi: a) Zona qëndrore, me sipërfaqe 2114 ha. b) Zona e përdorimit tradicional, me sipërfaqe 3829 ha, c) Zona e zhvillimit të qëndrueshëm, me sipërfaqe 3453 ha. Përshkrim i sistemit natyror të PNR PNR Kthellë përfaqson një njësi unike në vend sa i përket sistemeve ekologjike që ai mbart. Prania e resurseve natyrore autentike për zonën ka bërë që të krijohen habitate ujore e tokësore krejtësisht të veçanta dhe me rëndësi për biodiversitetin në vend. Ka lloje të një rëndësie kombëtare e ndërkombëtare të florës dhe faunës ujore, të mjediseve të lagëta dhe asaj tokësore. Fauna përbën një pasuri të madhe biologjike të zonës, pasi ka një larmi të theksuar speciesh dhe habitatesh të ndryshme. Gjitarët kryesorë që gjënden në zonë e përreth janë; ujku, ariu, derri i egër, kaprolli, lepuri i egër etj. Me qëllim që të dalë më në pah rëndësia e zonës, një rëndësi e veçantë në inventarin e specieve ju është kushtuar llojeve të rralla, të rrezikuara dhe në rrezik zhdukje që janë pjesë e librit të kuq të florës dhe faunës shqiptare. Emrat e këtyre peshqeve janë në librin e kuq të faunës shqiptare sepse janë lloje të rralla, të kërcënuara dhe në rrezik zhdukje. Ndërsa në zonë gjenden gjithashtu edhe 10 lloje të rralla bretkosash, 2 lloje breshkash, 11 lloje zvarranikësh, 8 lloje të rralla gjitarësh, 16 lloje insektesh, 3 lloje kërpudhash etj. Edhe flora e zonës është tepër e rëndësishme dhe e larmishme në PNRK. Ajo përfaqësohet nga një larmi e madhe e llojeve të bimëve të rralla, shkurreve dhe drurëve. Konkretisht, ndër llojet më kryesore të rralla në inventarin e parkut përfshihen 22 llojesh bimësh, drurësh e shkurresh të rralla, si dhe 6 lloje shoqërimesh bimore gjithashtu të rralla. Plani i Menaxhimit Plani i Menaxhimit për Parkun Natyror Rajonal të Njësisë Administrative (NjA) Kthellë, konsideron se komuniteti, bizneset lokale, OJF-të etj, janë pjesë integrale e zbatimit me sukses të këtij plani menaxhimi, dhe se administrata e parkut dhe stafi i Njësisë Administrative do të bashkëpunojnë ngushtësisht me to, si mënyra më e mirë e realizimit të objektivave të ruajtjes dhe promovimit të vlerave. Qëllimi kryesor i planit është mbrojtja e vlerave biologjike, kulturore, sociale dhe ekonomike si dhe peisazhit të zonës. Ky plan është përgatitur nga një grup pune i përbërë nga: Abdulla Diku, Albana Lleshi, Genti Çupi, Bilena Hyseni, Genti Kromidha dhe Valbona Simixhi. (Marrë me shkurtime nga Plani i Menaxhimi të PNR Kthellë)

Harta e Parkut Natyror Rajonal Kthellë

Parku Natyror Rajonal i Zagorisë, një perlë në Jugun e thellë

Kthella e fshehur mes maleve të Mirditës

Harta e Parkut Natyror Rajonal Zagori

Parku Natyror Rajonal i Zagorisë në qarkun e Gjirokastrës zë një sipërfaqe prej 13.600 hektarë. Ai shtrihet mes vargmaleve më të larta të Jugut të Shqipërisë: Shëndëlli Lunxhëri - Trebeshinë - Dhëmbel - Nemërçkë. Parku shquhet për bukuri të rralla e të egra natyrore, me maja të thepisura dhe bimësi të shumtë, si dhe përbën një atraksion të madh për turistët e dashuruar pas biodiversitetit dhe vlerave kulturore e shpirtërore autoktone të jugut të thellë. Zona e Zagorisë shquhet për historinë, kulturën dhe objektet e kultit, meqenëse ajo ndodhet në një rrugëkalim mes Gjirokastrës si qytet i mbrojtur nga UNESCO, sitit arkeologjik të Antigonesë, por edhe luginës së lumit Drino. Shpallja e Zagorisë Park Natyror Rajonal u mbështet nga Qendra Rajonale e Mjedisit REC Shqipëri, si dhe INCA, në kuadër të një projekti të posaçëm të Agjencisë Kombetare e Zonave të Mbrojtura dhe Ministrisë së Mjedisit. Sipas disa raportimeve në media, parku i Zagorisë është një përpjekje më shumë për të afruar komunitetet dhe pushtetin vendor me zonat e mbrojtura, duke synuar mbrojtjen e natyrës, por edhe përmirësimin e cilësisë së jetës së këtyre komuniteteve, përmes zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm. Me miratimin e planit të menaxhimit të këtij parku, veç të tjerash synohet edhe shpëtimi i disa llojeve të faunës, të rrezikuara nga zhdukja në këtë zonë.


Nga kështjella më e lartë e Alpeve Shqiptare, pra Jezerca me 2694 m lartësi mbidetare, shpërndahen si rreze në drejtime të ndryshme, tri gjymtyrë të mëdha shkëmbore-malore. Njëra nga ato, që ka drejtim jugor, porsa arrin në malin e Boshit, ndahet në dy kurrize malore me lartësi mbi 2000 m, duke i lënë vend në mes krahinës së Nikaj Merturit, ishKomuna Lekbibaj, që sot njihet me emrin Parku Natyror Rajonal “Nikaj-Merturi”. Nikaj-Mërturisi Park Natyror Rajonal, u krijua në vitin 2014, në kuadër të projektit “CABRA” me mbështetje të GIZ Albania. Ky park zë gjithë anën perëndimore të rrethit të Tropojës, midis 42014‘12’’ (Pusi i Gjireve - Brisë) e 42023’14‘’ (maja e Boshit - Curraj i Epërm) të gjërësisë gjeografike veriore dhe 19049’22‘’ (në lindje të majës së Drenit) e 19058’30’’ (maja “Korja e Merturit” - Rajë) të gjatësisë gjeografike lindore. Ka shtrirje maksimale veri-jug 16.5 km dhe lindje-perendim 13.5 km. Pra PNR Nikaj-Mërturi ndodhet, thellë në zemër të Alpeve Shqiptare, jo shumë i njohur nga publiku i gjërë, por një krahinë me një histori të rrallë e të lashtë sa vetë malet që e rrethojnë, me tradita dhe vlera të pashoqe të krijuara dhe trashëguara nga brezi në brez. Nikaj-Merturi shtrihet në një zonë me sipërfaqe rreth 200 km² ku vetëm “kashnjete” siç u thonë atje sipëfaqeve me gështenja, janë mbi 270 ha. Është e vetmja zonë turistike në Alpet shqiptare ku turisti mund të rrijë një javë e më shumë duke shetitur e duke u mrekulluar me bukuritë e saj, pa shkuar dy herë në të njëjtin vend dhe pa kaluar dy herë në të njëjtit shteg, kjo sepse ka vende të shumta e të mrekullueshme për të vizituar dhe me

1991, në rreth 2700 në 2006 dhe rreth 1400 banorë në 2015, vendosur kryesisht në vëndbanime të rralla e rurale. Fshatrat e Nikaj-Merturit janë të shpërndara në të gjithë zonën, afër liqenit, lumenjëve dhe disa edhe afër bjeshkëve, si Salca, Palci, Vrana, Curraj Epërm, Qereshi, Kuçi dhe Mulaj. Ato janë vendosur në çdo vend ku ka qënë e mundur të ndërtohen shtëpi dhe të ketë një copë tokë, si në maja kodrash, livadhe por ka edhe shumë shtëpi-kulla të ndërtuara mbi thepa (shkëmbinj) kthyer me kurriz nga humnera për arsye mbrojtje nga sulmet e pushtuesve të huaj dhe gjakmarrja. Ujvara në Mulaj

Në një nga shpellat e shumta të Parkut Natyror Rajonal Nikaj-Mërtur

Ndoc Mulaj

Parku Natyror Rajonal Nikaj-Mërtur, sekreti i fundit i Alpeve Shqiptare

Pamje nga Parku Natyror Rajonal Nikaj-Mërtur

dhjetra shtigje për të kaluar. Qëndra e PNR Nikaj-Merturi ndodhet në fshatin Lekbibaj, 27 km nga qyteti i B.Curiit dhe 12 km nga Fierza. Popullsia e NikajMerturit ka ndryshuar disa herë sipas levizjeve të popullsisë të pas viteve ’90, pra nga rreth 8000 banorë që kishte në vitin

Nikaj-Merturi i ndodhur midis bjeshkëve dhe majave të larta është një zonë shumë e veçantë ku shfaqen dhe ndërthuren kontraste të jashtëzakonshme; aty përballen e bukura dhe e vështira, madhështia dhe ashpërsia, pamjet mahnitëse me infrastrukturën e dobët,


Parku Natyror Rajonal i Shkrelit, një mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës Shtëpi në Lekbibaj

mundësitë e shumta për zhvillim me një prapambeteje relative, ashpërsia natyrore e terrenit me butësinë hyjnore të peisazhit, e kaluara e lavdishme dhe e sotmja e diskutueshme me shumë anë të të njëjtit realitet. Pasuritë e Nikaj-Mërturit janë të shumta dhe të pashterrshme. Zona përshkohet tej për tej nga dy lumenj që burojnë nga bjeshkët e larta me ujë të pijshëm që nga burimnaja e deri në bashkimin e tyre me Drinin. Nuk ka fshat që nuk i ka nga dy-tre e më shume kroje me ujë të pijshëm, të ftoftë e të kulluar, pasi secili prej tyre zanafillën e ka nga bjeshkët e larta ku bora e re pushon mbi borën e vjetër. Pjesa më e madhe e zonës është me pyje e kullota pasi toka bujqësore e përdorur për mbjellje është e vogël. Klima, ajri dhe peisazhi janë nga më mbreslënëset në rajon e më gjerë sepse Nikaj-Merturi i ka rrënjët në Liqenin e Komanit i cili lag brigjet e tij në 180 m mbidetare dhe deri në 2561 m që është Maja e Hekurave, me kanione, lugina, lumenj, liqene karstike dhe

me monumente të shumta e të rralla natyrore. Pyjet me gështënja krijojnë kurora të mrekullueshme rreth e rreth fshatrave sidomos në zonën e Lekbibajve, Markajve, Tetajve, Salcës, Palçit, Brisës, te Guni afër Mulajve etj, frutet e të cilave janë aq të ëmbla sa konkurojnë në çdo treg. Arra dhe lajthija përbëjnë një tjetër pasuri që natyra ja ka falë Nikaj-Merturit. Arrat gjenden nëpër anët e prrojeve, ndërsa lajthia vende vende formon edhe pyje të tëra, si psh në fshatin Curraj Epër e Qeresh, ku e gjithë kurora e shpateve që rrethojnë këto fshatra e perreth shtëpitve është e formuar nga pyje me lajthi. Përveç bukurive natyrore dhe ushqimeve karakteristike të zonës, atje vizitorët do të ulen këmbëkryq, me trashgiminë kulturore të krahinës së Nikaj-Merturit si në asnjë vend tjetër. Krahas bukurive përrallore të kësaj zone, do të njihemi me folklorin e pasur, këngët dhe veglat muzikore, veshjet e larmishme, dasmat, ritet e zakonet mortore të cilat dëshmojnë për një zonë jashtëzakonisht të pasur me etnokulturë të veqantë dhe mjaft të bukur. Nikaj-Merturi përbën një nga zonat më të pasura jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon, me monumente natyrore e kryesisht me shpella. Duke qënë se zona është e ndërtuar nga gëlqerore, janë formuar shpella të shumta, guva e gropa, ndër më kryesoret po përmendim Shpella “Bira e Zezë“ eksploruar deri tani 5200 m; shpella e “Shkamit të Rajës“; Shpella e Boshit; Shpella Muldea; Shpella e Alisë; Shpella e lumit; Shpella Mark; Shpella e Kakverrit; Shpella e Branikut; shpella “Bira si ngjue gur“; Shpella e Kazanit; Shpellat e Shtarzës etj

MALI I ZI KOSOVA

Vermosh

Kelmend Parku Kombëtar “Bjeshkët e Namuna KS

Lëpushë Selcë

Parku Kombëtar “Prokletije” ME

Çerem Lumi i Gashit

Valbonë

Nikç

Tamarë

Kozhnjë

Brojë Grabom

PARKU KOMBËTAR ALPET SHQIPTARE Kukaj

Okol

Fushë e Zezë

Gjeçaj

Dragobi Rrogam

Gjelaj Qendër Theth

Bogë Qafë-Thore Ducaj

Theth Grunas Ndërlysë

Parku Rajonal Nikaj-Mërtur

Razëm

Curraj i Epërm

Parku Rajonal Shkrel

Xhaj Curraj i Poshtëm Vrana

Dedaj

Lekbibaj Rrepisht Qafë-Gradë

Salce

Palc

Brise Reç

Lum

iD

rin

SHQIPËRIA Liqeni i Shkodrës

Harta e vendndodhjes së 2 parqeve rajonale në kufi të Parkut Kombëtar Alpet Shqiptare: Parkut Natyror Rajonal Shkrel dhe Parkut Natyror Rajonal Nikaj-Mërtur

Prej vitesh në Shqipëri, por veçanërisht në Qarkun e Shkodrës, turizmit malor dhe ai natyror ka marrë një zhvillim të madh. Edhe në Shkrel, e sidomos në Razëm, Reç, Dedaj e Bogë po zhvillohet gjithnjë e më shume turizmi nayror. Tashmë zhvillimi i qëndrueshëm i zonave rurale nuk mund të konceptohet pa mbrojtjen e natyrës. Dhe kur natyra mbrohet nga vetë komuniteti i zonës, zhvillimi i qëndrueshem i ka themelet edhe me të forta. Këshilli i Qarkut Shkodër, në vitin 2015 ka shpallur zonën e Shkrelit si Park Natyror Rajonal, me emrin «Shkreli». Parku, i cili menaxhohet nga Bashkia Malësia e Madhe, u përurua në Qershor të atij viti dhe përfaqëson një mundësi për ta orientuar zonën drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Parku ka një sipërfaqe prej 20.282 ha, që sipas legjislacionit shqiptar dhe klasifikimit të IUCN përfshihet në kategorinë e IV të zonave të mbrojtura dhe ndahet në katër zona menaxhuese. Ai ka një shtrirje vertikale që varion nga 200-2400 m mbi nivelin e detit, në një pozitë mjaft të favorshme gjeografike, lehtësisht e arritshme nga Tirana, Shkodra dhe Mali i Zi, duke e bërë atë mjaft të larmishëm nga pikëpamja e florës dhe faunës. Shkreli, ku fusha dhe mali bëhen bashkë thuajse menjëherë, është quajtur me të drejtë “Porta e Alpeve Shqiptare”, sepse përmes tij futesh në Parkun Kombëtar Theth, ose në zemër të Alpeve. Zona e Shkrelit është mjaft e pasur në drejtim të agro-turizmit. Vetë parku është një mundësi për zhvillimin socioekonomik të zonës, përmes zhvillimit të turizmit natyror dhe ndërthurjes së vlerave kulturore me të. A.Diku


PMPNRU është i pari i këtij lloji në Shqipëri, duke qenë se përfaqëson eksperiencën e parë në shkallë vendi si për shpalljen e një Parku Natyror Rajonal ashtu dhe për përgaditjen e planit përkartës të menaxhimit. Qëllimi kryesor i planit është mbrojtja e vlerave biologjike, kulturore, sociale dhe ekonomike si dhe peIsazhit të zonës.

Abdulla Diku

1. Abdulla Diku 2. Malvina Shehi 3. Pal Çoku 4. Zamir Dedej 5. Genti Kromidha 6. Iliran Qirjazi

Ulëza, i pari Park Natyror Rajonal në Shqipëri

Plani i Menaxhimit të PNR Ulëz i pari për një Park Natyror Rajonal Plani i Menaxhimit për Parkun Natyror Rajonal të komunës Ulëz, është një dokument bazë që identifikon opsionet se si të menaxhohet territori gjeografik i NjA Ulëz, si dhe burimet e sajë natyrore e kulturore, përmes angazhimit të komunitetit të zonës në manaxhim dhe në proçesin e vendim marrjes, në mënyrë që të garantohet një zhvillimi i qëndrueshëm dhe një e ardhme më e mirë. PMPNRU konsideron se komuniteti, bizneset lokale, OJF-të etj. janë pjesë integrale e zbatimit me sukses tëkëtij plani menaxhimi, dhe se administrata e parkut dhe stafi i komunës do të bashkëpunojnë ngushtë me to, si mënyra më e mirë e realizimit të objektivave të ruajtjes dhe promovimit të vlerave. Ky plan garanton mundësinë për: • Të nisë një rrugë të re në promovimin dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura në Shqipëri; • Të mundësojë krijimin e administratave lokale për menaxhimine zonave të mbrojtura. • Të zhvillojë metoda të reja të manaxhimit të ZM-ve në Shqipëri. • Të shprehë një vizion të qartë për burimet natyrore dhe ato të trashëgimisë kulturore, që neduam t’ua kalojmë ato gjeneratave të ardhshme. • Të garantojë një kornizë veprimesh mbi të cilën do të mbështetet ky vizion. • Të përmirsojë bashkëveprimin dhe këshillimin me një rang të gjerë aktorësh në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar të cilat merren më ZM-të dhe mbrojtjen e biodiversitetit si një njësi e tërë. Ky plan është përgaditur nga një grup punë i përbërë nga;

Harta e Parkut Natyror Rajonal Ulëz

Parku Natyror Rajonal (PNR) Ulëz bën pjesë në Njësinë Adminsitrative (NjA) Ulëz (bashkia Mat) ndodhet në rrethin Mat, qarku Dibër, vetëm 5 km larg nga rruga Milot – Kukës, dhe përshkohet mes per mes tij nga rruga nacionale Milot – Burrel – Diber. Ajo shtrihet përreth liqenit të Ulzës dhe Shkopetit, në një lartësi 35-1100 m mbi nivelin e detit. Ndodhet në një distancë të barazlarguar nga tetë zona të tjera të mbrojtura, duke shtuar kështu një tjetër pikë atraktive në hartën e Shqipërisë. Parku natyror rajonal Ulëz ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 4.206 hektarë, ku pjesën kryesore të territorit e zënë sipërfaqet me pyje. Kufijtë dhe zonimi i brendshëm i PNRU Kufijtë e këtij parku natyror rajonal janë: a) Veri: nga diga e hidrocentrali të Shkopetit përgjatë shpatëve e kreshtave të kodrave përgjatë kufirit ndarës me rrethin e Mirditës; b) Lindje: përgjatë kodrave të bregut të liqenit dhe kufirit me komunën Baz c) Jug: përgjatë bregut të liqenit mbi fshatin Bushkash dhe gjatë bregut jugor të liqenit të Shkopetit përgjatë izohipsave në lartësinë 350m mbi nivelin e detit; d) Përëndim: nga diga e hidrocentralit të Shkopetit, për gjatë bregut të liqenit të Shkopetit, përgjatë izohipsave në lartësinë 350m mbi nivelin e detit. Zona të tjera të mbrojtura përreth PNRU Komuna Ulëz dhe PNRU janë të vondosura në një zonë interesante sa i përket pozicionit gjeografik. Parku ndodhet thuajse në një distance të barabarte me 8 zona të tjera të mbrojtura, në të katër drejtimet kryesore përreth tij; në veri-lindje: Në një distance rreth 30 km në vijë ajrore ndodhet zona e mbrojtur “Bjeshka e Oroshit” (kateg.VI e IUCN); Në lindje: Rreth 28 km gjëndet Parku Kombetar “Lura” (kategoria II, IUCN)

PNR Ulëz ndahet në tre nën-zona ruajtje e administrimi: a) Zona qëndrore, me sipërfaqe 1411.35 ha, e shënuar në hartë me ZQ dhe ngjyrë të gjelbër. Përcaktohet si zonë me vlera të larta për trashëgiminë natyrore e biodiversitetin lokal, siguron një territor të pashqetësuar dhe zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes. b) Zona e përdorimit tradicional, me sipërfaqe 1535.13 ha, e shënuar në hartë me ZPT dhe ngjyrë të verdhë. Përfshin tërësisht pjesë të pyjeve dhe liqenit: ku mundësohet vazhdimi i veprimtarive tradicionale si bujqësi, peshkim, pyje, grumbullimi i bimëve mjekësore dhe i prodhimeve të dyta pyjore, me përdorim të balancuar të tyre, pasi të pajisen me leje përkatëse dhe zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes. c) Zona e zhvillimit të qëndrueshëm, me sipërfaqe 1259.55 ha, e shënuar në hartë me ZZHdhe ngjyrë të kuqërremtë. Në këtë zonë lejohen veprimtari të cilat nuk cënojnë integritetin ekologjik të ekosistemit natyror dhe ushtrohen vetëm me leje që nuk bien ndesh me planin e menaxhimit dhe zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes. Sugjerime për shtrirjen e PNRU Aktualisht, PNRU përfshin vetëm një pjesë të territorit që administrohet nga NjA Ulëz. Në mënyrë që të jetënjëzonë më e kompletuar dhe më atraktive për vizitorët, sipërfaqja e parkut duhet të zgjerohet më tej. Sygjerimi për shtrirjen e kufinjve të parkut ka të bëjë me; - Shtrirjen e sipërfaqes së parkut, duke përfshirë vargmalin e Skënderbeut (pjesa që administrativisht i përket NjA Ulëz) në park. - Shtrirjen në drejtimin jugor dhe të jug-përendimit (kufiri me NjA Baz). Të bashkëpunohet me NjA Baz, që një pjesë e pyjeve të kësaj NjA të jenë pjesë e parkut rajonal (fshatrat Drita, Rrethe-Baz). - Shtrirjen e sipërfaqessë parkut drejt lindjes dhe jug-lindjes (bashkëpunim me NjA Kthelle – Mirditë, NjA Rukaj –

Të dhëna mbi përdorimin e territorit Nr. Përdorimi i territorit 1. Sipërfaqe pyjore, shkurre, ripyllëzime, tokë me bimësi pyjore. 2. Sipërfaqe bujqësore e urbane, (arë, pemëtore, vreshta). 3. Sipërfaqe ujore (lumenj, liqene). SIPËRFAQE E PËRGJITHSHME

Në jug: Rreth 34 km ndodhet Pejsazhi i mbrojtur “Martanesh-Bize-Mali me gropa” (kateg. V, IUCN). Rreth 20 km larg gjëndet Parku kombetar “Dajti” (II) dhe 17 km larg gjëndet Parku Kombetar “Qafe Shtama”(II). Në Veri-perëndim: Rreth 12 km larg gjëndet zona e mbrojtur “Bërzanë” (IV), dhe rreth 21 km larg gjendet Rezervati natyror i menaxhuar “Kune-Vain” (IV). Në perëndim: Rreth 20 km larg gjëndet Rezervati natyror i menaxhuar “Patok-Fushe kuqe-Ishëm” (IV). Në këtë kuadër PNRU mund të shërbejë si një koridor i gjelbër për lëvizjen e llojve të faunës nga njëzonë në një tjetër, duke luajtur rolin e njëzonë me rëndësi të madhe ekologjike në vend.

Sipërfaqja (ha) 3’082,21 282,82 841.00 4’206,03

Mat). - Mundesinë e shtrirjes së sipërfaqessë parkut në drejtim të veriut dhe verilindjes.Të shihet mundësia e bashkëpunimit me Bashkinë Rrëshen dhe NjA Kthellë (Mirditë) që edhe këto njësi vendore të shpallin pjesë të territoreve të tyre Parqe Natyrore Rajonale. - Të tentohet që i gjithë liqeni i Ulzës dhe zona përreth tij të shpallet zonë e mbrojtur. Zgjerimi do të rriste shkallën e mbrojtjes së mjedisit natyror, dhe për rrjedhojë vlerat e zonës. Komuna duhet të koordinojë aktivitetet dhe të nisë bisedimet me njësitë vendore përreth përkëtëçështje. Në bisedime mund të ftohet edhe pronari i ri i HEC-eve të Ulzës dhe Shkopetit si një ndër aktorët më të inetresuar për këtë qëllim.


Fauna, flora, vlerat dhe kërcënimet e Parkut Natyror Rajonal Ulëz

NjA Ulëz shquhet për larminë e llojeve të florës dhe faunës për shkak të kushteve të favorshme kliamtike dhe tokësore, por mbi të gjitha për shkak të pranisë së dy liqeneve: Ulza dhe Shkopeti. Në ndryshim nga NjA e tjera të rrethit Mat, por dhe shumë komunave në mbarë vendin, këto liqene kanë shtuar habitatet ujore në zonë. Pyjet e zonës janë aktualisht në rigjenërim e sipër, pas dëmtimeve masive të periudhës se tranzicionit. Për shkak se ndërthur të gjithat kushtet e përshtatshme përnjëflorë e faunëtë pasur, Ulza përbën një ndër zonat me biodiversitet të lartë në shkallë vendi.Për shkak të rigjenerimit të shpejtë të pyjeve, lloje të veçanta dhe të rrezikuara të faunës së vendit të tilla si; Derri i egër (Sus scrofa), kaprolli (Capreolus capreolus) etj. duket se kanë gjetur kushte të përshtatshme dhe tashmëjanë të pranishëm në pyjet e komunës.

Përshkrim i sistemit natyror të PNRU PNRU përfaqson një njësi unike në vend sa i përket sistemeve ekologjike që ai mbart. Prania e dy liqeneve, të Ulzës dhe Shkopetit ka bërëqë aty të krijohen habitate ujore krejtësisht të veçanta dhe me rëndësi të madhe për biodiversitetin në vend. Ka lloje të njërëndësie kombëtare e ndërkombetare të florës dhe faunës ujore, të mjedisve të lagëta dhe asaj tokësore. Bazuar në analizat paraprake në zonë, rezulton se në PNRU gjënden këto lloje habitatesh kryesore; Fauna Fauna përbën një pasuri të madhe biologjike të zonës, pasi ka një larmi të theksuar speciesh dhe habitatesh të ndryshme. Gjitarët kryesorë që gjenden në zonë e përreth janë; ujku, ariu, derri i egër, kaprolli, lepuri i egër etj. Me qëllim që të dalë më në pah rëndësia e zonës, njërëndësi e veçantë në inventarin e specieve ju është kushtuar llojeve të rralla, të rrezikuara dhe në rrezik zhdukje qëjanë

Harta e biodiversitetit të Parkut Natyror Rajonal Ulëz

Por prezenca e dy hidorcentraleve në zonë, përveç aspekteve pozitive (ekonomike) që ata ofrojnë, përbëjnë edhe njëfarë kërcënimi për biodiversitetitn, për shkak të aktiviteteve që ata ushtrojnë. Nga ana tjetër, zhvillimi ekonomik i zonës kërkon burime të tjera në zonë, përfshi edhe ato natyrore. Pavarësisht se deri tani nuk ka patur ndonjëshqetësimserioz në zonë, kërcënimet ndaj biodiversitetit janë të pritshme. Këto kërcënime janë; - tendenca për zënie të fondit pyjor - ndryshim destinacioni të tokës (në sipërfaqe ndërtimi, karrierë etj.) - zjarret në pyje dhe tokat bujqësore - kërkesa për prodhime drunore (dru zjarri, lëndë ndërtimi) - grumbullimi i bimëve mjeksore dhe prodhimeve të tjera jo drunore - zhvillimi i zonës në përgjithesi, kërkon zona/sipërfaqe të reja. Përmirësimi i infrastrukturës dhe kushteve të jetës ka bërëqë disa familje të larguara me parë të kthehen serish në zonë.

pjese e librit të kuq të florës dhe faunës shqiptare. Konkretisht, në këto liqene gjendet një faunë e pasur ujore me të paktën 8 lloje peshqish Një pjesë e këtyre peshqeve (tre të parët) janë në librin e kuq të faunës Shqiptare sepse janë lloje të rralla, të kërcënuara dhe në rrezik zhdukje. Ndërsa në zonë gjenden gjithashtu edhe; - 10 lloje të rralla bretkosash, - 2 lloje breshkash, - 11 lloje zvarranikësh, - 8 lloje të rralla gjitarësh, - 16 lloje insektesh, - 3 lloje kërpudhash. Flora Edhe flora e zonës është tepër e rëndësishme dhe e larmishme në PNRU. Ajo përfaqsohet nga një larmi e madhe e llojeve të bimëve të rralla, shkurreve dhe drurëve. Konkretisht, ndër llojet më kryesore të rralla në invenatrin e parkut përfshihen; - 22 llojesh bimësh, drurësh e shkurresh të rralla, - 6 lloje shoqërimesh bimore gjithashtu të rralla. (Marrë me shkurtime nga Plani i Menaxhimit të PNR Ulëz)

Nr. 15, 2018 Botim i organizatës GO2

Organizatë për Planifikim Urban të Qëndrueshëm Sustainable Urban Planning Organization Bulevardi “Skënderbeu”, N34, H2, A1 4001, Shkodër, Albania vija@go2albania.org +355(0)696728877 www.go2albania.org +355(0)695590290 lexo online | read online www.issuu.com/go2albania


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.