VIJA | 12 | LINE

Page 1

NRD

Natural Resources in Development

Nr. 12, 2017

Koplik i Sipërm Bajram Curri Vermosh Tamarë - Selcë Razëm Reç Bogë Lugina e Kirit Ndërlysaj - Nënmavriq Koman Dushaj Valbona Lekbibaj Curraj i Epërm Tropojë e vjetër Lepushë Vukël - Nikç Theth Çerem Rragam

Njihuni me lokalitetet turistike të Alpeve Shqiptare dhe karakteristikat e tyre

Nivelet dhe ndikimi i lokaliteteve turistike të Alpeve Shqiptare

Sipas draft-Planit Kombëtar Sektorial të Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare, të hartuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Alpet Shqiptare përbëhen nga 22 lokalitete, zhvillimi i të cilave është projektuar në këtë Plan në funksion të kategorizimit në 4 nivele me karakteristika të veçanta. Në këtë numër të gazetës VIJA do të njiheni me të gjitha këto lokalitete, me theks të veçantë te kapaciteti akomodues optimal i secilit. Sipas FSHZH-së, ky kapacitet do të orientojë dhe shpërndajë ofertën turistike bazuar në parimet e zonave të mbrojtura mjedisore si dhe ruajtjen e florës e faunës, situatën aktuale të akomodimeve dhe nevojave për përmirësime, diversifikimin e ofertës së tipologjisë akomoduese, atraksionet e secilit lokalitet, respektimin e tipologjisë urbane dhe arkitektonike të secilit lokalitet. Kategoria I “Portat hyrëse” e Alpeve Shqiptare: Kopliku i Sipërm dhe Bajram Curri. Dy “Portat hyrëse” të rajonit të Alpeve Shqiptare, Bajram Curri nga ana lindore e rajonit dhe Koplik i Sipërm nga ana perëndimore, do të shërbejnë si stacione pritëse dhe shpërndarëse për fluksin e turistëve. Ato janë të pajisura me shërbime informative të standarteve të duhura, shërbime turistike, akomodim të llojeve të ndryshme për një numër të madh turistësh, ofrojnë aktivitete turistike, argëtuese e kulturore të shumllojshme, tregje të produkteve vendase dhe të punimeve artizanale, etj. Kategoria II “Porta shërbimesh”: 1. Jashtë parqeve/zonave të mbrojtura: Tamarë, Lugina e Kirit, Koman, Tropojë e Vjetër, Dushaj, Ndërlysaj-Nënmavriq dhe 2. Brenda parqeve/zonave të mbrojtura: Vermosh, Valbonë, Lekbibaj, Bogë, Razëm, Reçi, Curraj i Epërm. Lokalitetet e kësaj kategorie janë stacione më në brendësi të rajonit të Alpeve. Këto porta do të presin vëllime më të larta të turistëve se lokalitetet e atraksionit, por investimet në infrastrukturë dhe shërbime synojnë fusha dhe shkallë më pak intensive se “portat” kryesore të nivelit të parë. Kategoria II do të përfshijë lokalitetet që ndodhen në brendësi të zonës, që kanë zhvillime turistike, kanë akses të mirë pranë akseve kryesore rrugore, rrethinat që kanë potenciale mjedisore por jo kufizime si në pjesë të tjera të zonave të mbrojtura. Këto lokalitete do të shërbejnë dhe si një zonë tampon apo shfryrje e lokaliteteve kryesore turistike. Kategoria III “Porta të atraksionit turistik”: Lëpusha, Vukël-Nikçi, Thethi, Rragami, Çeremi. Në këtë kategori përfshihen qendrat lokale më të frekuentuara sot nga turistët dhe që kanë ruajtur tipologjinë hapësinore dhe arkitektonike. Këto qendra janë identifikuar si “Porta Atraksioni” duke qenë destinacionet turistike në zemrën e zonave natyrore të mbrojtura me qëllim për të absorbuar një vëllim të kufizuar turistësh dhe me karakteristika specifike të kërkesës turistike, gjithashtu duke u kujdesur për të ruajtur e mbështetur ekuilibrin e tanishëm mes mjedisit natyror dhe vendbanimeve tradicionale njerëzore. Në këto “porta atraksioni” investimet në akomodim dhe shërbime synojnë një shkallë më pak intensive, gjithmonë duke u mbështetur në mënyrë strikte në rregulloret dhe planet e menaxhimit të parqeve. Këto lokalitete ndërthurin vlera të larta mjedisore me karakteristika të arkitekturës tradicionale që duhen ruajtur. Këtu do të synohet një ngarkesë turistike e ulët duke e orientuar kërkesën drejt lokaliteteve të nivelit të II. Kategoria IV “Lokalitete natyrore”: Sulbicë & Grykëderdhja e Shalës Këtu lokalitete janë kryesisht të pozicionuara në zona strikte natyrore, për të cilat planet e menaxhimit lejojnë vetëm ekskursione me qëllim kërkime shkencore, ndërhyrje përmirësuese të përkohshme, akses i kufizuar dhe i kontrolluar i turistëve. Impakti zero ose minimal i infrastrukturës. Ndërhyrjet këtu do të jenë vetëm përmirësuese me kusht që efektet e tyre të mos dëmtojnë qëllimet e zonës strikte natyrore.

Sulbicë Grykëderdhja e Shalës

Fondit Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të projektit “Përgatitja e Masterplanit dhe Studimeve të Fizibilitetit për Projekte Infrastrukturore në Zonën e Alpeve të Shqipërisë”, i financuar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, në kuadër të asistencës teknike të “Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor” (WBIF).


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.