TRASHËGIMIA NDËRTIMORE NË THETH - Eltjana Shkreli

Page 99

4.1.d. Plani në formë “L” Forma “L” u avancua edhe më tutje nga format e mëparshme, sidomos ajo katrore dhe drejtkëndëshe, pasi mori trajtën e banesës individuale të bashkangjitur. Te kullat me planimetri në formë “L” dallohen dy hyrje kryesore, çka do të thotë se aty jetojnë dy familje (Mod. 5, Skica 5). Kulla me plan në formë “L” arrin deri në 2-3 kate lartësi, ka mblojë dypate me gungë të plotë ose mblojë katërpate më gungë të thyeme (sikurse në format drejtkëndore dhe “T”). Kullat e kësaj tipologjie janë më të mëdhatë në krahasim me ato të formës katrore, drejtkëndore apo edhe “T”, sepse u ndërtuan për të përmbushur nevojat për strehim të familjeve me numër të madh anëtarësh. Mirëpo paradoksalisht sot, kur nevojat - tashmë për akomodimin e vizitorëve të shumtë - janë gjithnjë e në rritje, kullat me planimetri në formë “L” ndërtohen tepër rrallë16)!

Skica 5 99


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.