ALB Shndërrimi i stilit të jetës ka sjellë ndryshime peizazhi në #AlpeShqiptare. Pas zëvendësimit të veshjeve popullore me veshje bashkëkohore, ushtrimi gjithnjë e më i pakët i bujqësisë dhe i blegtorisë tradicionale po ndryshon peizazhin natyror dhe atë kulturor. Pikërisht për të sjellë në vëmendje një element në humbje të çdo shtëpie malësore - koçekun apo kotecin e kollomoqit - #GO2 e ideoi atë me një funksion të ri: kënd informacioni për Parkun Kombëtar të Alpeve.
GO2 është përgjegjës për përmbajtjen dhe realizimin e këndeve të informacionit.
Të realizuar në këtë formë, 3 kënde informacioni janë vendosur në 3 bujtina në fshatrat, #Vermosh, #Lëpushë dhe #Nikç të Njësisë Administrative #Kelmend në Bashkinë Malësi e Madhe.
Ky kënd informacioni i dhurohet “Bujtinës Tradicionale Tom Dragu”, Lëpushë, e cila do të kujdeset për mirëmbajtjen.
ENG
The lifestyle change has altered the landscape of the Albanian Alps. Following the replacement of the traditional costume with modern clothing, the decline of tradi