AGROBIZNES Udhëtim Studimor nga #GO2Innovation

Page 1

UDHËTIM STUDIMOR NË FERMA





UDHËTIM STUDIMOR NË FERMA Vizita në 10 modele suksesi të agrobiznesit në Qarkun Shkodër


Ky botim është realizuar me mbështetjen e Bashkimit Europian, Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (BMZ) dhe Agjensinë Suedeze të Zhvillimit (Sida). Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e Organizatës GO2 dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Europian, as të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (BMZ) dhe as të Agjensisë Suedeze të Zhvillimit (Sida).

UDHËTIM STUDIMOR NË FERMA Ky botim është hartuar në kuadër të udhëtimit studimor në ferma të Qarkut Shkodër të organizuar nga #GO2Innovation. Informacioni i përfshirë në këtë botim është ofruar nga Prof. As. Zef Gjeta si udhëheqës i udhëtimit studimor.

#GO2Innovation është një Qendër Inovacioni për Turizmin dhe Agrobiznesin në Qarkun Shkodër. Ajo është një sipërmarrje policentrike partneriteti e drejtuar nga Organizata për Planifikim të Qëndrueshëm Urban GO2 në bashkëpunim me Shkollën Profesionale “Hamdi Bushati” dhe Bashkinë Vau Dejës. #GO2Innovation mbështetet nga programi EU for Innovation i financuar nga Bashkimi Europian përmes Agjencisë Suedeze të Bashkëpunimit për Zhvillim SIDA dhe Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ.

Botim i organizatës GO2 Shkodër, Shtator 2020


Përmbajtja

Modele të suksesshme të agrobiznesit, 9 Agroturizmi në fillesat e veta, 13 Fermat mikëpritëse të udhëtimit studimor, 17 Pjesëmarrësit, 20 Fermat, 21 Park bletësh, 23

Parku i bletëve të Jak Pacanit, 31

Pemëtore, 35

Ferma e Ahmet Sulejmanit, 43 Ferma e Mujo Tokës, 47


Fermë perimesh, 51

Ferma e Hilmi Zenelit, 59 Ferma e Is’hak Bajramit, 63

Vreshta, 67

Vreshta e Shaqir Hysës, 75

Bimë aromatike, 79 Ferma Salvia Nord, 87 Ullishte, 91

Ullishte në Zadrimë, 99

Baxho, 101 Baxho Rapsodia, 109 Fabrikë përpunim peshku, 113

Fabrika e përpunimit të peshkut Mare Adriatik, 121


Modele të suksesshme të agrobiznesit

Më 5 Dhjetor 2014, Organizata GO2 mblodhi një grup të rinjsh që në radhët e saj, ose përmes nismave të tjera, kontribuonin në komunitet. Organizatorët e takimit ftuan profesionistin me integritet Ahmet Osja, i cili u tregua i gatshëm për t’i mbështetur të rinjtë për vazhdimin e rrugës së nisur, ashtu siç kishte bërë gjatë gjithë jetës së tij me fermerët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë. 9


6 vjet pas këtij takimi të Ditës Botërore të Vullnetarizmit të dokumentuar në Youtube-n e GO2, një pjesë e të rinjve janë jashtë vendit me studime dhe punë, e një pjesë tjetër vazhdojnë kontributin e tyre në qytet e rrethina, por ata që nuk ikën nga toka janë fermerët. Të edukuar, motivuar, nxitur dhe mbështetur me dashurinë për vendin dhe profesionin nga agronomi Osja, fermerët punojnë përditë për të rritur ekonominë familjare, duke kontribuuar njëkohësisht në komunitetet lokale. Këtë realitet dëshmoi udhëtimi studimor në ferma, i organizuar gjatë muajit Gusht 2020 nga #GO2Innovation, Qendra e Inovacionit e Organizatës GO2 në partneritet me Shkollën Profesionale “Hamdi Bushati” dhe Bashkinë Vau Dejës. Falë një agjende të larmishme nga kultivimi i perimeve dhe frutave tradicionale te bimët aromatike mjekësore dhe ato ekzotike, nga përpunimi i rrushit, qumështit dhe peshkut, gjatë këtij udhëtimi u vizituan 10 ferma të shtrira në zona të ndryshme fushore të Qarkut Shkodër dhe më gjerë, profilin e të cilave e gjeni në faqet 6-6 të gazetës VIJA. Fokusi i udhëtimit ishin disa prej krenarive të agrobiznesit në Qark, si: Ullishtet, Vreshtat, Bletaria, Perimet, Pemëtoret, Baxhot dhe Peshku. Dizajni i posterave, ngjyrat dhe vendet piktoreske të zgjedhura me kujdes, ishin si një udhëtim turistik. Megjithatë, ishte punë. Punë e dashur dhe e bukur. Për të marrë pjesë në këtë udhëtim u ftuan sipërmarrës të agrobiznesit, pjesë e rrjetit të bizneseve që po mbështeten prej 6 muajsh nga #GO2Innovation, por edhe sipërmarrës të agroturizmit. Interes të madh gjatë udhëtimit patën sidomos sipërmarrësit Kastriot Faci nga Ferma Ekosociale, Oblikë; Hilmi Zeneli nga Natyral Zeneli, Shkodër; Altin Dycaj nga Algesi Natyral, Shkrel; Përparim Laçi nga bujtina me të njëjtin emër në Pukë, Alma Bazhdari nga Shkodra Backpackers Hostel Mi Casa Es Tu Casa, Shkodër; Agim dhe Aridon Ramaj nga Salvia Nord, Koplik etj, sikurse edhe përfaqësues të Bashkisë Vau Dejës dhe të sipërmarrjeve të tjera. 10


Ndërsa në krye të këtij udhëtimi, si konsulent i agrobiznesit, u angazhua agronomi Zef Gjeta, i cili sikurse mësuesi i tij Ahmet Osja, ishte po aq popullor në këto ferma. Për një pjesë të grupit, mjeshtria e rritjes së bletëve, teknikat e kultivimit apo përpunimit të disa bimëve dhe produkteve janë po aq të panjohura sa edhe vetë fermat, por jo për agronomin Gjeta. Sikurse thotë gjatë intervistës për gazetën VIJA, ndryshimet pozitive në këto ferma janë të ndjeshme. Prandaj është i drejtë konstatimi se nëse dikur udhëtime të tilla studimore bëheshin vetëm jashtë vendit, sepse në Shqipëri mungonin fermat e vërteta, sot ky model i fermave gjendet kudo, që nga Ultësira Perëndimore deri në Alpet Shqiptare. Njerëzit punëtorë si Jak Pacani, Is’hak Bajrami, Ahmet Sulejmani, por edhe të tjerë, të cilët agimi i gjen në fusha dhe muzgu në stallë, janë modeli që po lind në një vend ku shembujt e mirë nuk mungojnë, por duhen hulumtuar dhe promovuar. Ky ishte një nga qëllimet e këtij udhëtimi studimor: njohja me modele të reja dhe të suksesshme fermash, jo vetëm për të shkëmbyer përvojë dhe mundësuar marrëdhënie bashkëpunimi mes sipërmarrësve, por edhe për të stimuluar, sidomos te të rinjtë e zonave rurale, idetë dhe dëshirën për t’i hyrë rrugës së agrobiznesit. Në këtë mënyrë ata do të hapin vende të reja pune dhe do të gjenerojnë të ardhura më të mira për veten dhe familjet e tyre, duke siguruar vazhdimin e një tradite të përcjellë ndër breza dhe njëkohësisht duke nderuar kujtimin e një promotori të zhvillimit agrar në dekadat e fundit: agronomin Ahmet Osja.

Gazeta VIJA, Gusht 2020 11



Agroturizmi në fillesat e veta

Duke qenë një fushë mjaft interesante, por edhe fitimprurëse nga e cila varen ekonomitë e shumë vendeve në botë, turizmi ka gjetur shtrirje të gjerë. Faktorët përcaktues të zhvillimit turistik janë: burimet natyrore, burimet njerëzore, pasuritë historike, pasuritë artistike, pasuritë kulturore, pasuritë arkeologjike, burimet në kapital dhe në infrastrukturë, turizmi dhe konsumi, llojet e konsumit turistik, vendas dhe të huaj, etj. Në këtë aspekt, mund të thuhet se agroturizmi është njëra nga fushat mjaft interesantë të turizmit, një nga sektorët që po angazhon gjithnjë e më shumë persona, e po siguron të ardhura në rritje. Shijimi i peisazhit të mrekullueshëm rural, frymëmarrja në ajër të pastër, ushqimet organike e të shëndetshme krahinore, ndjesia e qetësisë së thellë e përjetuar kur bashkohesh me natyrën dhe koha aq e nevojshme e kaluar me familjen, janë vetëm disa nga shumë të mirat e agroturizmit. Fundja, e dini çfarë? Shqipëria e ka bukur mirë mundësinë të ta ofrojë të gjithë këtë. Agroturizmi po shndërrohet gjerësisht në një mënyrë të kalimit të kohës, duke ofruar larmi aktivitetesh dhe përvojash që nga kalërimi, banesat e vogla prej druri në mal, deri tek pjesëmarrja në ritualet e ushqimit që ngacmojnë shijet, qoftë ato për sythat e bimët e egra apo për verërat e ndryshme, duke qenë se agroturizmi përcaktohet gjerësisht si lloji i veprimtarisë agro-kulturore që do t’i tërhiqte njerëzit dhe do t’i bënte ata të vizitonin fermën apo çdo vend larg qendrave urbane. 13



Janë mjaft vende në botë, por edhe në rajon të cilat agroturizmin e kanë ndër priotitetet e zhvillimit të tyre si tani ashtu edhe për të ardhmen. Së fundmi në SHBA dhe në vende të tjera, ekonomia e turizmit u mbështet fuqimisht nga agrikultura; ashtu sikundër fqinjët tanë, Italia dhe Greqia, kanë hartuar e zbatojnë strategji konkrete për zhvillimin e agroturizmit, paralelisht edhe me fusha të tjera të zhvillimit të ekonomisë. Në SHBA, periudha nga gjysma e shtatorit deri në mes të tetorit, shoqërohet gjithmonë nga tradita e vizitës familjare në disa lloj fermash-panaire, të quajtura “zgjidhe vetë frutin dhe zarzavaten tënde”, për të zgjedhur secili, kungullin e vet, misrin e vet, mollën e vet apo edhe pjeshkët e veta për tavolinën personale. Në Greqi dhe Itali, shumë fermerë ofrojnë përvojë unike duke lejuar njerëzit në vjeljen e ullinjve dhe rrushit me anë të metodave të vjetra të vjeljes dhe pjesëmarrjen në ritualet tradicionale të bërjes së vajit e verës. Por, agroturizmi nuk është thjesht bollëk ushqimesh që vizitorët të hanë e të pijnë; ai gjithashtu mund të shërbejë si një mundësi e përkryer që fermerët të rrisin të ardhurat dhe të përmirësojnë kushtet e investimeve të tyre. Fusha e agroturizmit është në fillesat e para të zhillimit e të përhapjes në Shqipëri, megjithëse kërkohet si nga turistët e huaj ashtu edhe nga ata shqiptarë. Me prirjen gjithnjë e më të madhe të konsumit të ushqimeve natyrale, me ndërgjegjësimin e vazhdueshëm mbi çështjet e ushqimit dhe shëndetit, kërkimi, gjetja dhe të bërit pjesë e këtyre mënyrave të shëndetshme të ushqimit dhe jetesës në Shqipëri po shndërrohet një veprimtari tërheqëse dhe fitimprurëse. Duhen shtuar këtu shijet e verërave, djathit, mjaltit dhe panaireve të frutave në çdo fermë lokale apo kuzhinë krahinore, të cilat, jo vetëm do të ishin burim fitimi në këndvështrimin e biznesit por gjithashtu do të hidhnin dritë mbi veçantitë e secilës krahinë. Prof. As. Zef Gjeta agronom

15


Dedaj Ivanaj

6

Mgullë Lohë e Sipërme

Gradec

QENDËR KOPLIK Jubicë

Qaf-Gradë Repisht

Reç

Koplik i Sipërm

Kamicë-Flakë

Nicaj-Shosh

Sumë

Bruçaj

GRUEMIRË

Bogiç-Palvar Gruemirë-Çezmë

Gjormë

Demiraj

Grizhë

Ser

SHOSH

Likaj

Kurt-Kurtaj Linaj-Egç-Lepurosh Shakotë

Grud-Fushë Gruemirë

Malagji-Kajvall

Prekal

Meshqerrë

Ktosh

Breshtë Pepsumaj

Palaj

Vajush

Boriç

Dobër

Ndrejaj

P U LT

Rrjoll

Stërbeq Kalldrun

Pog

Xhan

Lohë e Poshtme

7

Pjetroshan

Flakë

Vuksanaj

QENDËR

Aliaj (Premal)

Breg-Lumi

Lotaj

Gjuraj

Zagorë

Bajzë

Nicaj-Shalë

Plan

Kruë i Fushës

POSTRIBË

Vorfë

Telumë

TEMAL

Kllogjen

Liqeni i Shkodrës Omaraj Boriç i Madh Grilë

Rrash

Ura e Shtrenjtë

3

Kullaj

Boriç i Vogël Shtoi i Vjetër

Boks

Ukbibaj

Guci e Re Dragoç

RRETHINAT Dobraç

Babot Vidhgar Vallas Shirokë A N A EOblikë e Sipërme

MALIT

Zues

Dramosh

2 Samrisht

Gjonrekaj

Ranxë

DAJÇ

Fshat i Ri Luarz Reç

Shkjezë

BUSH AT

Gomsiqe

Paçram

Dheu i Lehtë

VELIPOJË

Torovicë

VAU DEJËS

Gamsiqe

Mnelë e Madhe Mnela e vogël

Hajmel

VIG-MNELË

Korthpulë Kaftall

Vrith

Dragushë Mabë

Kotërr

Nenshat

9

Gramsh

8

Krajan

Baqel

Zojs

Gjonbardhaj

Gjadër Krajnë

Kodhel

Vig

Fishtë

Kallvaç

Ras i Butë

Kashnjet Suxhaki

Blinisht

Velipojë Malecaj Baks-Rrjoll

Q

Plet Naraç

Dajç

Kukël

Luf

HAJMEL

Mali i Jushit

Malikolaj

Kçirë

Dush

Pistull

Koljakaj

Reç i Ri

Pulaj

Plezhë

Barbullush Baks i Ri

10

Shelqet Kaçë

Stajkë

Gomsiqe

Dejë

Mjedë

Bushat

Plepan

Mali i Gjymtit

1

Kosmaç

Melgushë

Luf-Plan

Juban

Ganjollë

Trush

Suka-Dajç

Dush

Spathar

BERDICË

Shirq Mushan

Qerret i Madh

Sheldi

GURI I ZI

Ashtë

U

Karmë

Guri i Zi

Vukatanë

Beltojë

Mali Hebaj

Darragjat

Rrushkull Dajç i Ri

Pentar

Bërdicë e Mesme

Bërdicë e Madhe

Dajç Obot i Vjetër Samrisht i Ri

Belaj

Bërdicë e Sipërme

Bu

Oblikë e Madhe

Muriqan

na

Xhaferraj

Velinaj

Shtuf

Koman

Qerret i Vog ini Dr

Gajtan Rragam

5

Kuç

Palaj-Gushtë

Bardhaj

Renc

4

Gushtë

Vukjakaj-Gegaj

Kroni Madh

Mazrek Shpor-Maliq

Bleran

i Drin

Benë

Barcollë

Vilëz

Myselim

Kiri

SHKODËR

Zogaj

Mes

Hot i Ri Golem

Qerret

SHLLAK

Drisht

Grudë e Re

Shtoi i Ri

Vilë Vukaj

Domën

Gjadër

Troshan Kakarriq

Piraj

Ungrej Fregen

Shën


Gri

Gjonpepaj

Peraj

Pac Tplan

Tetaj

Brisë

Salcë

Dushaj

Palç

Çorr-Velaj

Degë

Fierzë

Kam Fshat

Fierzë

Fermat mikpritëse të udhëtimit studimor Apripë

Kokdodë

Bugjon

Mërtur

rmë Toplanë

Gralishtë

Mashë

Fjerzë

Leniq

Poravë

FIERZË

Berishë e Sipërme

Berishë

Mezi

Arst

Miliskë

Helshan

Levosh

Drini

Truen

Berishë e Vogël ini Dr

IBALLË Berishë Vendi

Blerim

Spas

BLERIM

Sapaç

Arrëz

Kulumri Midhë

Levrushk

Orosh

gël

Katund

Dedaj

Pukë-Fshat

Mgullë

Lumbardhë Miçaj

Meçe

Kabash

Lajthizë

Gdhesht

Kryezi

Qelëz-Mardhaç

Qelëz

Petkaj

Fletë

Dushnezë

Buzhalë

Pistë

Xath

QELËZ

Bushat

Ukth

Kostur

Dardhë Qebik

Iballë

Shopel

Kapenek

Blinisht

PUKË

FUSHË-ARRËZ

Bicaj

Buhot

Çam

Lajthizë

Qafë-Mali

Shëmri

Fushë-Arrëz Fshat Lumbardhë

Rrapë

1. Parku i bletëve të JakQ APacanit FË-MAL 2. Ferma e Ahmet Sulejmanit R R3. A PFerma Ë e Mujo Tokës 4. Ferma e Hilmi Zenelit 5. Ferma e Is’hak Bajramit 6. Vreshta e Shaqir Hysës GJEGJAN 7. Ferma Salvia Nord 8. Ullishte në Zadrimë 9. Baxho Rapsodia 10. Fabrika e përpunimit të peshkut Mare Adriatik Breg

Armiraj

Srriqe

Mollkuqe

Lumzi

Thirrë

Shkozë

QERRET

Hebe

Gojan i Madh

Kimëz

Kalivë

Domgjon

Gojan i Vogël

Xhuxhë

Mesul

Rras

Munellë

Dom

ngjergj

Arrëz

Dardhëz

Zall xhuxhë

Gjegjan

Shtuf

Sang

Fan

Gurth-Spaç

Kuzhnen

Konaj

Kuzhnen

Rras

Guri i Bardhë

Shtrungaj

Kaçinar

17

Shëmri Kodër Spaç Simonë

Reps

Mashterkor

Arrën

Barrë

Bisak

Katund i Ri Nënshejt

Lajthizë

Arrëz Tejmollë

Sumaj

Gjurë-Reç



Dr Zef Gjeta është ekspert i bujqësisë dhe zhvillimit rural me mbi 25 vjet përvojë. Ai është angazhuar si Drejtues Ekipi, Ekspert Kombëtar, Konsulent dhe Trainer nga Banka Botërore, BE, FAO, IFAD, GIZ UN dhe USAID, përgjegjës për kryerjen e studimeve, projekteve kërkimore dhe programeve trajnuese mbi bujqësinë, përfshi: përmirësimin e kulturave; sistemet e ujitjes dhe infrastrukturës bujqësore; rritjen e kapacitetit të fermerëve për planifikimin financiar dhe hyrjen në treg; mbështetjen për marketing dhe zgjerim; si dhe kryerjen e studimeve të fizibilitetit për zhvillimin specifik të nën-sektorit bujqësor. Ai është gjithashtu lektor në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe specialist për Menaxhimin e Burimeve Natyrore në Institutin për Kërkime Rurale.

19

Prof. As. ZEF GJETA AGRONOM


Pjesëmarrësit

Sipërmarrës të #GO2Innovation: Agim dhe Aridon Ramaj, Salvia Nord Alma Naraçi, Shkodra Backpackers Hostel “Mi Casa Es Tu Casa” Altin Dycaj, Algesi Natyral Hilmi Zeneli, Natyral Zeneli Kastriot Faci, Ferma Ekosociale, Përparim Laçi, Hani i Përparim Laçit Pjesëmarrës të tjerë: Ana Shurdha Artenisa Filipaj Edvin Lamçe Leonard Laçi Levin Fichtner Nora Avdiu Romina Colaj 20


Fermat



park bletĂŤsh



Parku i bletëve të Jak Pacanit Ferma ndodhet në fshatin Naraç të Bashkisë Vau i Dejës, në një distancë rreth 2.5 km larg rrugës kryesore Shkodër – Vau i Dejës. Nje fermë përfaqësuese e zonës me prodhime mix, por me një përqëndrim të aktivitetit në dy drejtime kryesore: Bletari dhe Vreshtë. E nisur me 3 familje bletësh, sot ky Park ka 50 koshere dhe prodhon deri rreth 1200-2300 kg mjaltë në vit. Jak Pacani është agronom dhe aktivitetin e kultivimit të vreshtarisë e ka filluar qysh herët, ndërsa prej vitesh, ai nxjerr në treg 24 mijë shishe verë nga 4 varietete rrushi të mbjellë në 5 hektarë. 25




Bletët punëtore kanë trup më të vogël me ngjyrë pak a shumë të murrmë dhe të mbuluar me push. 1 kg mjaltë që ato prodhojnë duan 200 ditë punë duke grumbulluar nektarin e 800 luleve.

Bleta është një insekt, racë monofiletike që bën pjesë në superfamiljen Apoidea, e cila tani klasifikohet me emrin Antofilia. Njihen rreth 20.000 lloje bletësh të grupuara në nëntë familje. Bletët gjenden në çdo kontinent, përveç Antarktikut, pra në çdo vend ka insekte dhe lule për polenim. Bletët jetojnë në shoqëri e cila në një zgjua mund të ketë rreth10-70 mijë individë varësisht prej sezonit. Në zgjua dallohen mbretëresha (mëmëza), meshkujt dhe punëtoret të cilat janë me numrin më të madh. Mbretëresha apo mëmëza, e cila është vetëm një, dallohet prej bletëve të tjera, sepse ka trup më të madh, bark më të gjatë dhe krahë më të shkurtër. Varësisht nga sezoni ajo pjell deri ne 2000 vezë, mirëpo mëmat e përzgjedhura e arrijnë edhe deri në 3000 numrin e vezëve. Bleta mbretëreshë ka një instinkt i cili e bën të dallojë larvat që do të bëhen bletë punëtore, meshkuj apo mbretëresha. Kur ajo e kupton se është gati të lindë një mbretëreshe tjetër e mbyt larvën. Meshkujt mbyten në dimër nga bletët punëtore për arsyen se nuk janë të afta të sigurojnë ushqim. Kjo bën që ata të hanë sasinë e mjaltit qe bëjnë bletët. Bletët punëtore kanë trup më të vogël me ngjyrë pak a shumë të murrmë dhe të mbuluar me push. 1 kg mjaltë që ato prodhojnë duan 200 ditë punë duke grumbulluar nektarin e 800 luleve. Ato bëjnë ushqimin e larvave, ajrosjen e zgjoit dhe punë të 28


tjera. Gjatë verës, kur bën shumë nxehtë, ato rrahin krahët për të mbajtur të freskët folenë. Edhe bleta trupin e ka të ndarë në kokë, kraharor dhe bark. Kur bleta thumbon, thumbi shkëputet nga trupi me gjendrën e helmit të ngjitur dhe funksionuese. Thumbi i shkëputur lëshon një aromë që njofton dhe bletët e tjera në nxitje për sulm. Në kokë ka një palë sy të përbërë dhe tre të thjeshtë të vendosur në majë të kokës, duke formuar një trekëndësh. Sytë e përbërë që janë dy, i shërbejnë për vështrim në distanca të largët,ndërsa sytë e vegjël i shërbejnë vetëm për shikim nga afër. Në kokë po ashtu gjenden një palë antena. Në gojë gjendet gjuhëza me të cilën ajo mbledh nektarin e luleve. Nektari i mbledhur kalon në gushë ku aty e ruajnë derisa ta sjellin në fole për përpunim të mëtejshëm. Me këtë mjaltë bletët mbushin hojet, por e përdorin edhe si ushqim gjatë dimrit. Dobitë që sjell bleta janë të shumta. Ato njeriut i japin mjaltin që ka vlerë të madhe ushqimore dhe dyllin. Një bletë në një vit prodhon mjaltë sa 1/12 e një luge çaji. Imagjinoni sa bletë duhen për të prodhuar mjaltë sa për të gjithë njerëzit. Kështu që ruajini bletët nëse iu pëlqen mjalti. Rëndësia e bletëve qëndron edhe në rrugëtimin e tyre nga një lule në tjetrën, bëjnë pjalmimin e kryqëzuar të luleve, që është thelbësore për krijimin e veçorive të reja të bimëve. 29

Dobitë që sjell bleta janë të shumta. Ato njeriut i japin mjaltin që ka vlerë të madhe ushqimore dhe dyllin. Një bletë në një vit mjaltë prodhon sa 1/12 e një luge çaji.


30


Parku i bletëve të Jak Pacanit

Ferma ndodhet ne fshatin Naraç, të bashkisë Vau i Dejës, në një distancë rreth 2.5 km larg rrugës kryesore Shkodër – Vau i Dejës. Një fermë përfaqësuese e zonës me prodhime mix, por me një përqëndrim të aktivitetit në dy drejtime kryesore: Bletari dhe vreshtë-verëtari. Aktivitetin e bletarisë Jak Pacani e ka filluar mbi një dekadë më parë, kur i nevojitej mjaltë “pa hile” për fëmijët e tij dhe vendosi që të mbarështojë vetë bletët. Punën e filloi me 3 koshere dhe gradualisht e shtoi numrin, e sot ka një “vathë” me mbi 50 koshere (familje) bletësh. Ka rritur njohuritë në lidhje me mbarështimin e bletëve dhe njëkohësisht ka shtuar kujdesin ndaj tyre. Përdor transportimin drejt kullosave (sipas luleve te ndryshme) dhe arrin te marrë mjaltë në disa duar në një vit. Prodhimi i mjaltit nuk ka probleme të marketimit, pasi janë një numër i të njohurve, të cilët kanë besimin dhe pëlqejnë cilësinë e mjaltit të prodhuar në fermën Pacani dhe e blejnë gjithë sasinë vjetore që prodhohet aty. Në fushën e bletarisë është i fokusuar vetëm në prodhimin e mjaltit dhe sipas viteve arrin të prodhojë nga 1200-2300 kg mjaltë në vit. 31

1

Fshati Naraç, pranë kishës, Vau Dejës, 4008 +355 68 206 7637


32


Jak Pacani, është specialist agronom dhe aktivitetin e kultivimit të vreshtarisë e ka filluar qysh herët. E veçanta e tij është se ka mbjellë që në fillim, kultivarë të përzgjedhur të rrushit: Shesh dhe Kallmet (kultivarë vendas) dhe Kabernet e Temranila (kultivarë të huaj). Më pas, ka filluar përpunimin dhe prodhimin e verës. Në këtë drejtim janë përfshirë edhe fëmijet e tij: vajza me enologjinë dhe teknologjinë e prodhimit të verës dhe djali me disa procese agroteknike dhe marketimin e prodhimit. Sot është një biznes familjar i njohur, dhe prodhimi del në treg me logon “Ersi”. Ferma ka një sipërfaqe prej 6 ha, ndërkohë që merr edhe pak prodhim nga fermerë komshinj, të cilët kultivojnë të njëjtët kultivarë dhe prodhojnë të njëjtën cilësi të rrushit. Për pasojë, prodhimi vjetor i verës (përfshi të 4 llojet e verës: Kallmet, Shesh i Bardhë, Kabernet dhe Tempranila) arrin në 24 000 shishe. Produktet e vreshtarisë janë 4 lloje të verës: Kallmet, Shesh i Bardhë, Kabernet dhe Tempranila, që tregtohet me shishe 0,75 litër (qelqi) ashtu edhe me shishe plastike me volum 1,5 ose 5 litër. Ndërkohë që mjalti del në treg pa ndonjë logo, por në paketim kryesisht qelqi 1 kg. 33

“Qumështi i bletës”, i njohur dhe me emrin papa reale, i prodhuar nga gjendrat që ndodhen në kokën e bletëve punëtore. Ky lëng, i pasur me proteina, vitamina e sheqer zëvendësohet ditën e tretë nga mjalti dhe pjalmi.



PEMËTORE



Ferma e Ahmet Sulejmanit Vetëm 200 m nga rruga nacionale Shkodër – Muriqan, në fshatin Obot gjendet ferma familjare e Ahmet Sulejmanit. Në këtë fermë që i ka dhënë emrin edhe strukturës akomoduese, dominon shega (si frut i freksët dhe i përpunuar në formë lëngu), e më pas mandarinat, por edhe perimet e stinës dhe frutat tradicionale. Ferma ka 200 rrënjë shegë me prodhimtari vjetore nga 10-40 kg për copë, nga i cili prodhohet vetëm rreth 150 litra lëng, ndërsa pjesa tjetër tregtohet i freskët. Ferma e Mujo Tokës Ndër prodhuesit më të madhenj të kivit në zonën e Shkodrës, ferma 3.5 hektarëshe e Mujo Tokës është një biznes familjar që kultivon edhe luleshtrydhe, lajti, qershi etj. Prodhimi vjetor i luleshtrydheve (brenda serës prej rreth 1.2 dynym) është 2.5 ton, ndërsa kivi prodhohen mbi 4 ton. Rezultate të tilla e kanë bërë këtë fermë model që po ndiqet edhe nga banorët e tjerë të fshatit Shtoj i Vjetër në Rrethinat e Shkodrës. 37


38


39


Shumë e lidhur me ngritjen e një pemtoreje të mirë është edhe përcaktimi i teknikave për formimin e saj: formimi kurorës, krasitja dimërore, e gjelbër/verore, kthimi i degëve, sistemi mbështetës, mënyra e mbajtjes së pemëtores etj.

Fjala pemëtore është e lidhur me vendin ku kultivohen pemët, pra quhet një tokë ose ngastër e mbjellë me pemë frutore, pemishte, pemëtore shtetërore, pemëtorja mëmë - për nxjerrjen e kalemave të shartimit, pemëtorja e fermës (e kooperativës, e shkollës), pemëtore me mollë, me kumbulla, me qershi, pemëtore e përzier, etj. Për të ngritur një pemëtore është e thelbësore që me këtë punë të merren specialistë me përvojë në këtë drejtim, pasi ndryshe nga mbjellja e një bime të zakonshme që jeton një apo disa vite, kur mbjellim pemëtoren, parashikohet që ajo të ketë një vijimësi mbi dy dekada. Pas përcaktimit të tokës për kultivimin e pemëtores, ka shumë rëndësi punimi bazë i tokës, piketimi e hapja gropave, duke marrë parasysh llojin e pemës, bëhet edhe përcaktimi i largësisë së bimëve në rresht dhe të largësisë mes rreshtave. Këto parametra përcaktojnë edhe numrin e bimëve për njësi të sipërfaqes. Pas kësaj, duhet të përcaktohet teknika e ngritjes së pemëtoreve të reja: zgjedhja e nënshartesës, varietetit, dendësia, forma e kurorës etj. Shumë e lidhur me ngritjen e një pemtoreje të mirë është edhe përcaktimi i teknikave për formimin e saj: formimi kurorës, krasitja dimërore, e gjelbër/verore, kthimi i degëve, sistemi mbështetës, mënyra e mbajtjes së pemëtores etj. Hap tjetër me rëndësi është mirëmbajtja dhe prodhimit: shërbimet në 40


pemëtore, trajtimet për luftimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve, ujitjen, plehërimin, rrallimin, etj. Shumë e lidhur me suksesin e realizimit të një pemëtoreje janë edhe teknikat e vjeljes dhe ruajtjes së frutave, duke marrë masa paraprake për mjete, enët e mbajtjes, si dhe ambientet e ruajtjes së prodhimit. Gjithashtu, e nevojshme është mbajtja e shënimeve të pemëtores, për të siguruar identitetin dhe cilësinë e kultivimit, efikasitetin, si dhe të prodhimit të frutave. Në rajonin e Shkodrës ka ekzistuar një traditë në kultivimin e pemëtoreve, nisur nga kushtet klimateriko-tokësore shumë të favorshme, duke shtuar edhe merakun dhe kujdesin ndaj bahçeve dhe të mjeshtrave të pemëtoreve. Prej kohëve të lashta në rajonin e Shkodrës ka patur pemë të kultivuara në afërsi dhe rreth shtëpive, në bahçet e tyre e deri në formë të pemëtoreve. Këto tradita kanë pësuar ulje ngritje në varësi të kushteve ekonomiko-shoqërore që ka kaluar vendi ynë, por tashmë është periudha ku sipërfaqja e zënë me pemë po zgjerohet nga dita ditës përfshi edhe rritjen e llojshmërisë dhe të cilësisë së pemëve të mbjella. Për më tepër, rendimenti e cilësia e frutave, përfshi edhe llojshmërinë që ka pësuar rritje, ka tendenca për të na dhënë prodhime gjithnjë e më cilësore. Më të njohura në këtë drejtim kanë qënë zona e Mbi-Shkodrës, Malësia e Madhe, ashtu edhe disa zona të veçanta si Bahçallëku, etj. 41

Prej kohëve të lashta në rajonin e Shkodrës ka patur pemë të kultivuara në afërsi dhe rreth shtëpive, në bahçet e tyre e deri në formë të pemëtoreve. Më të njohura në këtë drejtim kanë qënë zona e Mbi-Shkodrës, Malësia e Madhe, ashtu edhe disa zona të veçanta si Bahçallëku, etj.


42


Ferma e Ahmet Sulejmanit

Ferma ndodhet ne fhstin Obot, të Njësisë Administrative Ana e Malit, bashkia Shkodër, në një distancë rreth 0.2 km larg rrugës kryesore Shkodër – Pika doganore Muriqan. Një fermë e zonës me disa lloje prodhimesh, por me një përqëndrim të aktivitetit në dy drejtime kryesore: shegë dhe agroturizëm. Pronari, Ahmet Sulejmani, është banor i hershëm i zonës, që është marrë vazhdimisht me bujqësi dhe aktivitetin e kultivimit të shegës, të cilin e ka filluar sapo janë ndarë tokat, sipas reformës së pas sistemit totalitar. Ka mbjellë që në fillim, shegë të vendit, krahas mandarinave dhe perimeve. Duke parë kërkesën mjaft të lartë për shegë, si dhe duke shfrytëzuar traditën, është fokusuar në prodhimin e frutave të shegës, të cilët i ka tregtuar të freskëta, dhe së fundmi, ka filluar edhe një farë përpunimi, duke prodhuar lëng shege. Në punën në fermë janë përfshirë edhe pjesëstarët e familjes. 43

2

Fshati Obot, Nj. A. Ana e Malit, Shkodër, 4017 +355 67 370 2456

Shega mund t’i rezistojnë temperaturave të ulëta në dimër, i bën ballë mjaft mirë thatësirës, si dhe shfaq qëndrueshmëri ndaj tokave të kripura.


44


Ndërsa aktiviteti i agroturizmit është ende në vitin e parë, të cilin e ka filluar me një mbështetje nga një projekt i USAID, në Shqipëri. Për shkak të situatës së pandemisë, nuk ka arritur ende ta vërë në funksion të plotë pjesës së agroturizmit, por shpreson që me ndryshimin e situatës, edhe ky drejtim i ri biznesi të funksionojë. Ferma Sulejmani është një biznes familjar, ku angazhohen në punë kryesisht 4 pjesëtarë të familjes, me angazhim me kohë të plotë. Ndërkohë që në periudha të prodhimit, rrit kapacitetin njerëzor duke marrë punonjës të tjerë me kohë të pjeshme, numër i të cilëve varion nga një vit në tjetrin. Në fushën e kultivimit e prodhimit të shegës, kjo fermë ka gjithsej 200 rrënjë me moshë të ndryshme. Kapaciteti i prodhimit varion nga 10 kg/rrënjë deri në 40 kg/rrënjë në vit. Në fushën e agroturizmit, duke qenë një aktivitet i ri, ka një kapacitet prej 6 shtretërish, këto të shpërndarë në tre dhoma (pjesë e shtëpisë ku banon edhe vetë, kati përdhesë). Me kalimin e kohës, në varësi të kërkesës, ka hapësirë kampingu, për rreth 6 kampera. Produktet e shegës janë kryesisht të përqëndruara tek prodhimi i freskët. Në vit prodhohet një sasi prej 150 litra lëng shege. 45

Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemoragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër enjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.


46


Ferma e Mujo Tokës

Ferma ndodhet në fshatin Shtoj i Vjetër, Njësia Administrative Rrethina, të Bashkisë Shkodër. Një sipërmarrje interesante që e ka filluar me kultivimin e luleshtrydhes dhe të perimeve, kryesisht për tregun vendas. Ajo është relativisht e lehtë të rritet, prodhon sasi të mëdha të mirë me cilësi të fruta pa kërkuar pajisje shtesë, dhe kjo mund të jetë rritur në kopshte në shtëpi të gjithë zonën fushore, atë kodrinore dhe në pjesë të konsiderueshme të zonës malore të vendit. Prandaj, Mujo Toka e nisi kultivimin e luleshtrydhes fillimisht në sera, e më pas edhe në fushë të hapur. Prodhimi i luleshtrydheve me fitim, në aspektin ekonomik, kërkon vëmendje të madhe dhe kryerjen me kujdes të gjithë shërbimeve agroteknike të rekomanduara. Përzgjedhja e varietetit, kontrollin i brymës, kontrolli ndaj acarit, dhe mbrojtja e dimrit, menaxhimi i ujërave, etj. janë të një rëndësie të veçantë. Gjithë kjo veprimtari nuk mund të kryhej 47

3

Fshati Shtoj i Vjetër, Nj. A. Rrethinat, Shkodër, 4001 +355 69 748 1665

Kivi kultivohet në vend në disa rajone të vendit, ku Shkodra është ndër zonat e para që është marrë me kultivimin e kësaj bime.


48


përveçse me anagazhim të plotë të fuqisë punëtore të shtëpisë: bashkëshortja dhe fëmijët. Me kalimin e viteve erdhi duke u specializuar në prodhimin e luleshtrydhes dhe të kivit. Por, në treg ka dalë edhe me fruta: qershi, pjeshkë, fiq, etj. Të gjitha këto prodhime i ka marrë nga ferma e tij prej rreth 3.5 hektarë, një tokë “dhézezë” ku ka përdorur mjaft plehun organik, ka kryer me përpikmëri shërbimet agroteknike dhe në veçanti, ka kryer ujitjet e nevojshme me ujin e siguruar nga një pus në parcelën e tij. Ferma Toka, është një biznes për tu ndjekur edhe nga fermerë të tjerë të zonës, pasi arrin të shfrytëzojë më së miri sipërfaqen që disponon. Ka rreth 1.2 dynym serra dhe pjesa tjetër realizohet në fushë të hapur. Arrin të marrë 2.5 ton luleshtrydhe në vit, rreth 4 ton kivi, si dhe disa ton me prodhime të tjera të perimeve dhe të frutave. Produktet kryesore në fermën e Mujo Tokës janë: luleshtrydhe, kivi si dhe perime, qershi, pjeshkë, manaferra, etj. 49

Kivi i prodhuar në Shqipëri është disa llojesh, por kryesisht më kokërr-vogël se cilësia e parë e frutit të importuar, por vlerat janë të njëjtat. Suksese i kultivimit të kivit bazohet në dy aspekte, thjeshtësia në rritje dhe aftësia e bimës për të mos kapë asnjë sëmundje dhe të garantojë prodhim.



fermË perimesh



Ferma e Hilmi Zenelit Fermeri Hilmi Zeneli është ndër të parët që ka kultivuar rukolën në Qarkun Shkodër. Ai ka dyfishuar sipërfaqen e serës për të siguruar prodhimin tre herë në vit të kësaj perimeje tepër të kërkuar nga tregu, por edhe të domateve të vogla si qershi dhe si kumbulla, majdanoz, disa lloje sallatash etj. Ky biznes familjar shtrihet në gati 2 hektarë, rreth gjysma e të cilës është me sera. Ferma e Is’hak Bajramit Fermë e njohur, ndër më të hershmet në Vukatanë për prodhimet e perimeve. Si biznes familjar, kjo fermë ka nisur me kultivimin e disa lloje perimesh, por kërkesa e tregut ka bërë që Is’hak Bajrami të përqendrohet sidomos te sallata e gjelbër, bimë me të cilën mbillet gjatë gjithë vitit rreth 3500 m2 serë. Ndërsa shumica e 1500 m2 tokë është mbjellë me një shkurre të Amerikës Veriore, të natyralizuar në Europë, frutat e vogla të së cilës përmbajnë antioksidantë më shumë se çdo bimë tjetër në planet. Është aronia. 53




Perimet janë ngrënë në mënyra të ndryshme, si pjesë e ushqime kryesore dhe si snacks. Përmbajtja ushqyese të perimeve ndryshon në mënyrë të konsiderueshme, edhe pse në përgjithësi ato përmbajnë proteina pak ose yndyrë, dhe raporte të ndryshme vitamina, provitamina, minerale diete, fibër dhe karbohidratet.

Perimet janë bimë barishtore të mbjella të tilla si: sallata jeshile, qepa, spinaqi, lakra, domatja, speci, bajamet, bishtajat, patatja, karrota, etj, pjesët e të cilave (fruti, gjethet, zhardhoku, rrënjët, kërcelli) përdoren për konsum të freskët, për të bërë sallatë, gjellë, etj. Disa perime mund të konsumohen të papërpunuara, dhe disa mund (ose duhet) të jetë i gatuar në disa mënyra. Në fushën e gatimit dhe gastronomisë, "perime" ka edhe një kuptim të gjerë. Një pjesë të konsiderueshme të perimeve është prodhuar në kopshte në shtëpi dhe në thelb të vetë-konsumuar. Perimet për konsum të gjerë rriten në fushë të hapur, në ambjente të mbyllura (serra apo shtretër të nxehtë) ose në tretësirë ujore (hidropony). Fjala “perime" vjen nga vegetabilis Latine (animuar) dhe nga vegetare (gjallëroj), i cili rrjedh nga vegetus (aktiv). Perimet janë ngrënë në mënyra të ndryshme, si pjesë e ushqime kryesore dhe si snacks. Përmbajtja ushqyese të perimeve ndryshon në mënyrë të konsiderueshme, edhe pse në përgjithësi ato përmbajnë proteina pak ose yndyrë, dhe raporte të ndryshme vitamina, provitamina, minerale diete, fibër dhe karbohidratet. Perimet përmbajnë një shumëllojshmëri e madhe e fitokimikate të tjera, disa prej të cilave është konstatuar të kenë antioxidant, antibakterial, antifungal, antiviral dhe antikancerogjene. Perimet i ndajmë në disa kategori të ndryshme: perimet bishtore: bizelja, fasulja, sojë, thjerrëza; perimet lakërore: lakra, lulelakra, brokoli, kaperi, etj.; perimet rrënjore: karota, moskat, fier, majdanozi, panxhari i kuq, etj.; perimet frutore: domatja, speci, trangulli, patëllxhani, etj. 56


Për sa i përket ngjyrave, ka të shumëllojshme, duke përfshirë perimet me gjethe, është për shkak të pranisë së një pigment gjelbër. Kjo është e prekur nga pH dhe kthehet jeshile ulliri në kushte të acidit dhe dritën e gjelbër në kushte alkaline. Disa nga këto acide janë lëshuar në gatim me avull, sidomos nëse ajo është një gatim i mbuluar. Ngjyra verdhë/portokalli tek frutat dhe perimet janë për shkak të pranisë së carotenoids, të cilat janë prekur edhe nga proceset gatim ose ndryshime në pH. Ngjyra e kuqe e frutave dhe perimeve ngjyrë blu të caktuara janë për shkak të antocianinës, të cilat janë të ndjeshme ndaj ndryshimeve të pH. Kur është neutral, kanë pigment të purpurt, të kuq kur ata janë të tharta dhe blu kur ato janë bazike. Këto pigmente janë lehtësisht të tretshme në ujë. Prodhimi vendas i perimeve në kopshte e në shtëpi është tradicionalisht e rëndësishme në zonat rurale, por është bërë më pak i rëndësishme me zhvillimin e pandalshëm urban. Prodhimi profesional ose tregu është zakonisht rezultat i prodhuesve të specializuar, prodhuesit e tregut. Megjithatë, disa perime që sjellin një prodhim të rëndësishëm në fushën e bujqësisë konvencionale, prej të cilave vlen të përmendet patatja ose bizelet. Disa perime bulba ose tubere mund të ruhen lehtë në të thatë dhe të ftohtë. Ky është rasti i qepës, hudhrës dhe patates, por duhet të jetë të mbrojtura nga drita, për të parandaluar rritjen e filizave të mbirjes. Proceset e ruajtjes ndër më të vjetrat të fermentimit laktik, të cilat janë baza për prodhimin e lakër turshi, dhe konservimin në (turshi uthull, hudhër dhe erëza). Tharja është bërë për disa zarzavate, përfshirë domatet. 57

Perimet përmbajnë një shumëllojshmëri e madhe e fitokimikate të tjera, disa prej të cilave është konstatuar të kenë antioxidant, antibakterial, antifungal, antiviral dhe anti-kancerogjene.


58


Ferma e Hilmi Zenelit

Ferma ndodhet në lagjjen Bahçallek, Bashkia Shkodër, në një distancë rreth 0.01 km larg rrugës kryesore Harku i Bërdicës - Shkodër. Nje fermë me prodhime kryesisht të perimeve, fokusuar më shumë tek rukola. Sipërmarrësi Hilmi Zeneli është banor i zonës, që është marrë vazhdimisht me bujqësi dhe aktivitetin e kultivimit të rukolës në serra e ka filluar prej më shumë se një dekade. Në fillim, është marrë me kultivimin e perimeve të ndryshme, por me kërkesën e tregut, është përqëndruar tek rukola. Ai ka dyfishuar sipërfaqen e serës për të siguruar prodhimin tre herë në vit të kësaj perimeje tepër të kërkuar nga tregu, por edhe të domateve të vogla si qershi dhe si kumbulla, majdanoz, disa lloje sallatash etj.Por, duke parë kërkesën mjaft të lartë për rukola, si dhe duke shfrytëzuar traditën, është fokusuar në prodhimin e frutave sallatës së rukolës, të cilat i ka tregëtuar të freskëta në tregun 59

4

Lagjja Bahçallëk, Shkodër, 4001 +355 69 372 1220

Rukolën në Shqipëri e gjejmë me dy lloje, ajo me gjethe të vogla dhe rukola me gjethe të mëdha.


60


e Shkodrës. Në punën në fermë janë përfshirë edhe gruaja e fëmijët e tij. Ferma Zeneli është një biznes familjar, ku angazhohen në punë kryesisht 6 pjesëtarë të familjes (z. Hilmi me vëllanë dhe familjarët e tyre), me angazhim me kohë të plotë dhe të pjeshme. Në fushën e kultivimit e prodhimit të rukolës dhe disa perimeve të tjera, kjo fermë ka një serrë me sipërfaqe 600m2, si dhe një fushë të hapur prej 1600m2, po në Bahçallëk. Ndërkohë që në fshatin e afërt, Bërdicë e Mesme zotëron edhe një sipërfaqe toke prej 2 ha. Produktet e rukolës janë kryesisht të përqëndruara tek prodhimi në serrë, ku arrin të bëjë edhe 3 mbjellje në vit. Zakonisht kryen mbjellje me diferencë kohe për të realizuar një konvejer të vazhdueshëm të prodhimit. 61

Rukola është një bimë barishtore që futet tek grupi i gjethoreve jeshile (sallata) e pasur me vlera ushqimore dhe antioksidantë. Ajo është një burim i pasur me vitaminë A, fibër, vitaminë C, vitaminë K, folat, hekur, kalcium, fosfor, magnez, mangan dhe kalium.


62


Ferma e Is’hak Bajramit

Ferma ndodhet në fshatin Vukatanë, të Njësisë Administrative Guri i Zi, Bashkia Shkodër. Kjo është një fermë me prodhime kryesisht të perimeve, fokusuar më shumë tek sallata jeshile dhe tek aronia. Sipërmarrësi i kësaj ferme Is’hak Bajrami, është banor i zonës, që është marrë vazhdimisht me bujqësi dhe aktivitetin e kultivimit të perimeve të freskëta, kryesisht të sallatës jeshile dhe të rukolës në serra e ka filluar prej më shumë se tre dekadeve. Në fillim, është marrë me kultivimin e perimeve të ndryshme, por me kërkesën e tregut, është përqëndruar tek sallata jeshile. Në këtë fermë gjenden gjithashtu edhe disa lloje të perimeve, si: domate, rukola, aronia, etj. Por, duke parë kërkesën mjaft të lartë për sallatë jeshile, si dhe duke shfrytëzuar traditën, është fokusuar në prodhimin e sallatës jeshile, të cilat i ka tregëtuar të freskëta në tregun e Shkodrës, por edhe furnizon restorante të ndryshme. 63

5

Fshati Vukatanë, Nj. A. Guri i Zi, Shkodër, 4016 +355 67 293 5771

Bimët e aronias kanë filluar të mbillen edhe në Shqipëri, pasi kërkesa është në rritje dhe vetë Aronia mbetet një lloj fruti, i cili nuk është kultivuar më parë dhe as nuk gjendet gjerësisht në formë të egër.


64


Ferma Bajrami është një biznes familjar, ku angazhohen në punë kryesisht 2 pjesëtarë të familjes (vetë dhe gruaja), me angazhim me kohë të plotë dhe të fëmijëve angazhimin me kohë të pjeshme të fëmijëve. Në fushën e kultivimit e prodhimit të sallatës jeshile dhe disa perimeve të tjera, kjo fermë ka një serë me sipërfaqe 3500m2, si dhe një fushë të hapur prej 1500m2. Produktet e sallatës jeshile janë kryesisht të përqëndruara tek prodhimi në serë, ku arrin të bëjë 2-3 mbjellje në vit. Zakonisht kryen mbjellje me një diferencë kohore për të realizuar një konvejer të vazhdueshëm të prodhimit. 65

Kokrrat e aronias mund të blihen dhe të hahen të gjalla, por edhe në formën e lëngut dhe të ekstraktit. Në shumë vende të ndryshme të botës, kokrrat e thata të aronias përdoren për përgatitjen e çajrave bimorë të pasur me antioksidantë.



vreshta



Vreshta e Shaqir Hysës Rrushi i mbledhur nga 6 hektarët me vreshta të familjes Hysa në Koplik është lënda e parë për prodhimin e rreth 20.000 shisheve verë në vit. 3 llojet e verës së prodhuar nga kjo vreshtë ku dominon varieteti vendas Kallmet, tregëtohen në restorante dhe markete. Megjithatë për të rritur cilësinë e verës, pronarët po mendojnë ta zëvendësojnë një lloj rrushi italian me varietete tjera të vendit. 69




Në fund të Luftës së Dytë Botërore, nuk kishte më shumë se 2.737 hektarë vreshta në vendin tonë. Me punën e bërë, sipërfaqja e vreshtave arriti deri në 24,000 ha, ku u mbillën varietete të vendit dhe disa të huaja.

Vreshtaria në Shqipëri është zhvilluar, që nga shekulli i VIII p.e.s. në bazë të llojeve të rrushit vendas, të cilët i rezistuan periudhës së akullnajave. Verërat e Ilirisë ishin të njohura nën perandorinë romake dhe humbën reputacionin e tyre gjatë kohës së pushtimit osman. Ditëve të sotme vreshtaria në Shqipëri është në rilindje të plotë. Referimet e para të vreshtarisë në Iliri, datojnë që nga shekulli VIII-të para erës sonë. Nën kolinizimin romak, autorët latin citojnë Ilirinë si prejardhja e një vreshtarie me rendiment të lartë të futur edhe në Itali. Gjatë periudhës paleo-katolike, dy bazilika dhe një pagëzimore ishin ndërtuar në Butrint. Kjo pagëzimore e shekullit VI-të, ndërtuar mbi gjashtëmbëdhjetë shtylla është e shtruar me mozaikë, ku gjendet tema e hardhisë dhe e verës. Por prodhimi i verës, nën ndikimin e Islamit, nuk vazhdoi pas shkeullit XVII. Progresi i vreshtarisë shqiptare rifilloi, në periudhën 1912-1944. Por, insekti daktulosphaira vitifoliae, që u shfaq në vitin 1933, çrregulloi zhvillimin e vreshtarisë. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, nuk kishte më shumë se 2.737 hektarë vreshta në vendin tonë. Me punën e bërë, sipërfaqja e vreshtave arriti deri në 24,000 ha, ku u mbillën varietete të vendit dhe disa të huaja. Periudha e ndryshimit të sistemit në fund të 1990, solli me vete 72


një shkatërrim të vreshtarisë: u dëmtuan, u preneë e u dogjën sipërfaqe të tëra. Një pjesë tjetër u degradua nga mungesa e kujdesit. Megjithatë, prej dy dekadash, ka filluar rimëkëmbja e vreshtave në vendin tonë, duke mbjellë fidanë sipas standarteve dhe duke kryer shërbimet agroteknike të rekomanduara. Në këtë mënyrë sipërfaqja me vreshta po shtohet, e për pak vite arrin sipërfaqen e synuar prej 25-30 mijë ha. Ndërkohë që kantinat e verës kanë filluar të konsolidohen dhe të dalin në treg me produkte tashmë të konsoliduar dhe me marka që po bëhen gjithnjë e më shumë të njohura. Shqipëria ndahet në katër zona të kultivimit të hardhisë: 1) Zonat fushore bregdetare deri 300 m (Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Lushnje, Fier, Vlorë, Delvinë); 2) Zonat kodrinore 300 – 600 m (Elbasan, Krujë, Gramsh, Berat, Përmet, Librazhd, Mirditë); 3) Zonat nënmalore 600- 900 m (Pogradec, Korçë, Leskovik, Peshkopi); 4) Zonat malore 800 – 1000 m. Toka ku kultivohen hardhitë, në përgjithesi është argjilore – silicore e thellë, e pasur me ekspozim të ndryshëm ndaj diellit. Disa nga kultivarët autoktonë për prodhimin e verës janë: shesh i bardhë, debinë e bardhë, pulës, shesh i zi, kallmet vlosh, serinë, debinë e zezë, vranak, mavrud, manakuq, cerruja, etj. 73

Toka ku kultivohen hardhitë, në përgjithesi është argjilore – silicore e thellë, e pasur me ekspozim të ndryshëm ndaj diellit. Disa nga kultivarët autoktonë për prodhimin e verës janë: shesh i bardhë, debinë e bardhë, pulës, shesh i zi, kallmet vlosh, serinë, debinë e zezë, vranak, mavrud, manakuq, cerruja, etj.


74


Vreshta e Shaqir Hysës

Ferma ndodhet në Koplik të Bashkisë Malësia e Madhe. Kjo është një fermë e përqëndruar në prodhimin e rrushit dhe të verës në këtë zonë. Fillimisht ka kultivuar fidanë të ardhur, me varietete të rrushit italian dhe francez, ndërsa një pjesë të vogël të sipërfaqes e ka mbjellë me llojin Kallmet, i cili është rrushi i kuq më fisnik i kultivuar në kohërat e vjetra në krahinat e Lezhës, Zadrimës, Shkodrës, Bukmirës dhe rreth liqenit të Shkodrës. Përvoja i ka treguar që këto nuk janë të përshtatur si duhet me kushtet e zonës e për pasojë planifikon ta orientojë të gjithë sipërfaqen prej 6 ha në kultivimin e rrushit Kallmet. 75

6

L. Mehaj, Koplik, Nj. A. Qendër, Malësi e Madhe, 4301 +355 67 341 7354


76


Prodhimin e verës e ka realizuar fillimisht me asistencë nga specialistë të enologjisë, të ardhur kryesisht nga Italia. Por vetë sipërmarrësi, ka marrë pjesë në trajnime të shumta si brenda ashtu edhe jashtë vendit, nga ku ka marrë iniciativën për të nisur një sipërmarrje të përpunimit dhe prodhimit të verës. Në këtë drejtim janë përfshirë edhe fëmijet e tij dhe sot ata kanë një biznes familjar mjaft të njohur edhe në nivel kombëtar. Kantina Kopliku në Koplik Qendër është një biznes, i cili kultivon 6 ha me vreshtë, por që në sezon blen edhe prodhim nga fermerë fqinj, të cilët i ka asistuar për një prodhim të rrushit sipas parametrave të kërkuara. Prodhimi vjetor i verës arrin në 20 000 shishe. Produktet e Kantina Kopliku janë 3 lloje të verës që tregëtohet me shishe standard 0,75 litër (qelqi). 77

Rrushi Kallmet njihet ndryshe edhe si Tokai i Zi ose Rrushi i Zi i Shkodrës. Vera e prodhuar nga ky varietet paraqet verën tradicionale të zonës së Shkodrës. Ka aciditet 5.5-6.0% dhe grada alkolike ndryshon sipas vitit.



bimĂŤ aromatike



Ferma Salvia Nord Ndër pionieret e kultivimit të sherebelës dhe bimëve aromatike mjekësore në Malësinë e Madhe, ferma ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 10 hektarësh, 7 ha nga të cilët mbillen sherebelë për përpunim, 1 ha lavandë dhe 1 ha makth (helicrisium) dhe 1 ha shërben si farishte-fidanishte për prodhimin e fidanëve të sherebelës autoktone. Modeli i fermerit Agim Ramaj është përqafuar aq shumë nga fermerët, sa sot në Malësinë e Madhe kultivohen 3500 hektarë me sherebelë dhe rreth 600 hektarë me bimë të tjera aromatike. 81




Flora e Shqipërisë përfshin rreth 3250 specie të ndryshme bimore, prej të cilave rreth 300 të tyre janë bimë aromatike mjekësore.

Shqipëria për vetë pozicionin gjeografik në të cilin ndodhet, si dhe kushtet e favorshme fiziko-gjeografike renditet ndër vendet e para evropiane për pasuritë floristike. Në Shqipëri rriten rreth 47% e llojeve të bimëve të Ballkanit dhe 30% e llojeve të bimëve të Evropës. Flora e Shqipërisë përfshin rreth 3 250 specie të ndryshme bimore, të cilat u përkasin 165 familjeve dhe 910 gjinive. Rreth 1.1% ose 28 specie dhe 150 subspecie janë endemike. Rreth 300 specie janë bimë aromatike mjekësore dhe rreth 10 % të florës së Shqipërisë e zënë speciet e rralla, speciet në rrezik zhdukje dhe llojet relike. Flora e Shqipërisë përbën një potencial të konsiderueshëm të biodiversitetit me vlera ekologjike dhe ekonomike dhe më konkretisht, bimët aromatike mjekësore që rriten në vend janë pjesë e këtyre vlera, prej të cilave 90% rriten në gjendje natyrale. Përgjithësisht, bimët aromatike mjekësore mblidhen nga familjet që jetojnë në zonat rurale. Pjesëtarë të këtyre familjeve mbledhin bimët e egra, të cilat më tej dorëzohen në pikat e grumbullimit të rreth 30-40 kompanive vendase. Karakteristikat natyrore të relievit të rajonit Shkodrës, klima 84


dhe veçoritë e tokës e të tjerë kanë favorizuar një variacion të mrekullueshëm të florës, habitate të larmishme të pasura me lloje, e në mënyrë të veçantë dhe më bimësi mjekësore e eterovajore. Sektori i Bimëve Aromatike Mjekësore (BAM) është një burim i rëndësishëm të ardhurash për një numër të madh familjesh në zonat rurale, veçanërisht në zonat malore të Shqipërisë. Sipas studimeve të mëparshme ka deri 100 000 persona që përfitojnë nga sektori i BAM-ve, rreth 20 000 familje janë angazhuar në mbledhjen e tyre dhe rreth 4 000 me kultivim. Bimët kryesore të kultivuara janë sherebela, lavanda, trumza dhe produkte të tjera. Arsyet kryesore të angazhimit të fermerëve në kultivimin e bimëve aromatike mjekësore janë mbështetja për kultivim nga përpunuesit/eksportuesit, marzhi i lartë i fitimit dhe mbështetja nga skemat kombëtare të subvencionimit. Rreth 90% e fermerëve që kultivojnë BAM ndodhen në qarkun e Shkodrës (kryesisht Malësi e Madhe). Sasia më e madhe e BAMve është kultivuar duke nisur nga fillimi i viteve 2010, kryesisht e nxitur nga mbështetja nga skemat qeveritare të subvencionimit. 85

Sipas studimeve të mëparshme ka deri 100 000 persona që përfitojnë nga sektori i BAM-ve, rreth 20 000 familje janë angazhuar në mbledhjen e tyre dhe rreth 4 000 me kultivim. Bimët kryesore të kultivuara janë sherebela, lavanda, trumza, etj.


86


Ferma Salvia Nord

Ferma ndodhet në fshatin Koplik i Sipërm, të Bashkisë Malësia e Madhe. Kjo është një fermë e specializuar për bimët aromatike dhe mjekësore, fokusuar më shumë tek sherebela, lavanda, tymusi, helikrisum dhe një numër i kufizuar i bimëve të ngjashme. Toka në këtë zonë është gurishtore, por prej shumë vitesh specializuar në prodhimin e bimëve aromatike. Fillimisht, pronari i saj Agim Rama, me profesion agronom, është marrë me prodhimin e fidanëve të sherebelës së vendit, por gradualisht ka filluar të kultivojë vetë këto bimë dhe ka arritur të futet në skemën e çertifikimit të prodhimit “organik”. Aktualisht kjo sipërmarrje ka një sipërfaqe të kultivuar prej 10 ha. Ferma “Salvia Nord” është një sipërmarrje e bimëve aromatike mjekësore si rezultat i një pune të përkushtuar të agronomit. 87

7

Rr. Komisariat, Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, 4303 +355 67 431 8313

Sherebela është bima kryesore aromatike mjekësore që zë peshën më të madhe si në eksportet tona kombëtare, ashtu edhe rajonale. Sherebela shqiptare është mjaft e kërkuar. Sipas të dhënave, zë 70 % të tregut të sherbelës në SHBA.


88


Për më shumë se 10 vjet, ai ka grumbulluar fara, ka eksperimentuar dhe ka krijuar varietetin hibrid të sherebelës së Shqipërisë së Veriut të cilën e ka quajtur Salvia Nord. Për ta arritur këtë produkt, ai ka kryqëzuar nënspecien e sherebelës autoktone që rritet në disa zona të Shkodrës. Tashmë kjo sipërmarrje ushtron aktivitetin e saj me kultivarë të vendit (në rreth 1 ha) dhe në kultivimin e sherebelës në 7 ha, lavandës në 1 ha dhe helikrisum në 1 ha. Impakti i kësaj ferme (përfshi edhe faktorë të tjerë) është kultivimi i mbi 3500 ha me bimën e sherebelës dhe të rreth 600 ha me bimë të tjera aromatike në zonën e Malësisë së Madhe. Produktet e kultivuara janë: fidanë të mbi 10 llojeve të bimëve aromatike, si dhe prodhimi i 7 ha sherebelë, 1 ha lavandë dhe 1 ha helikrisum (makth) të cilësisë së lartë. 89

Kultivimi i lavandës është relativisht i thjeshtë pasi është shumë i ngjashëm me atë të sherebelës, të cilën e kanë kthyer tashmë në traditë. Fushat e lavandulës shërbejnë edhe si destinacione turistike.



ullishte



Ullishte në Zadrimë Në vendin ku më 1999 u pritën dhe u strehuan rreth 1000 refugjatë shqiptarë nga Kosova, janë mbjellë rreth 300 rrënjë ullinj të llojeve Kalinjot, Frantojo, Lulcin dhe i Bardhi i Shkodrës. Ullinjtë e mbledhur nga kjo ullishte, por edhe nga rreth 100 familje të tjera të Zadrimës, përpunohen me kapacitet 5kv/orë, në pikën më të afërt të prodhimit të vajit. 93




Uliiri ka qënë i kultivuar në zonën e Zuesit dhe të Oblikës, në zonën e Bardhajve, si dhe kodrina të tjera në fshatra që rrethojnë qytetin e Shkodrës.

Ulliri është një kulturë e Mesdheut , e cila ndeshet në vendin tonë qysh në periudhën antike. Edhe zona e Shkodrës e favorizuar kryesisht nga klima dhe relievi i alternuar fushoro-kodrinor ka një traditë të vjetër dhe shekullore në kultivimin e kësaj bime. I njohur për vlerat e tij ushqyese, kuruese dhe për më tepër ekonomike, për ullirin është treguar kujdes i veçantë qysh në antikitet. Në veprën e tij ‘’Gjeografia’’, të shkruar në shekullin e I-rë p.e.s, Straboni, kur përshkruan Ilirinë, shkruan se: ’’Ky vend i ngohtë dhe frytdhënës është plot me ullishte dhe vreshta’’. Të dhëna për prodhimin e vajit të ullirit na vijnë nga literatura historike që trajton zhvillimet e qytetërimit në Shqipëri. Megjithatë, të dhëna rreth kulturës së ullirit në këtë territor gjejmë kohë më pas në periudhën e mesjetës e madje edhe në defterët osmanë. Uliiri ka qënë i kultivuar në zonën e Zuesit dhe të Oblikës, në zonën e Bardhajve, si dhe kodrina të tjera në fshatra që rrethojnë qytetin e Shkodrës. Por tradita e vjetër vijoi edhe gjatë viteve të komunizmit, ku përveç shtetëzimit të kësaj kulture, kooperativat bujqësore dhe NB-të, mbollën përgjatë brezave kodrinorë të kësaj krahine me dhjetra blloqe të reja ullinjsh. Ndërsa ndërrimi i sistemeve në 96


fillim të viteve 90’ të shekullit të kaluar e ndryshoi gjendjen e kësaj nëndege të bujqësisë. Privatizimi i tokës hapi të tjera perspektiva që u shoqëruan me përmirësimin e kapaciteteve ekzistuese dhe mbjelljen e mijërave rrënjëve të reja përfshirë edhe kultivarë të huaj. Ndërkaq, në ndryshim nga tradita ku ulliri kultivohej vetëm në zonën kodrinore në këto vite kultivarët e rinj, mund ti hasësh përgjatë gjithë fushës, ku fermerë të shumtë jo vetëm që kanë mbjellë blloqe ullinjsh, por kanë krijuar edhe plantacione të mirëqëna. Kjo është e tashmja e kultivimit të kësaj bime, rrënjët e së cilës, ashtu siç e trajtuam, gjenden thellë në histori. Përdorimi në një shkallë gjithnjë në rritje të frutit të ullirit, por në veçanti të vajit të ullirit si produkt i freskët ashtu edhe në gatime të ndryshme, sidomos me zgjerimin e dietës merdhetare dhe të shtimit të numrit dhe cilësisë së turistëve, ka shtuar kërkesën për të shtuar sipërfaqen e mbjellë me këtë kulturë dhe për të patur prodhime gjithnjë në rritje. Një kërkesë në rritje është në drejtim të cilësisë së vajit të ullirit, ku cilësia “ekstra e virgjër” apo siç njihet gjerësisht si cilësia e parë, ka ardhur gjithnjë në rritje nga konsumatori vendas dhe ai i huaj. 97

Një kërkesë në rritje është në drejtim të cilësisë së vajit të ullirit, ku cilësia “ekstra e virgjër” apo siç njihet gjerësisht si cilësia e parë, ka ardhur gjithnjë në rritje nga konsumatori vendas dhe ai i huaj.


98


Ullishte në Zadrimë

Ferma ndodhet në fshatin Krajën, të njësisë vendore Blinisht, të Bashkisë Lezhë. Kjo është një fermë e veçantë, pasi është ndërtuar si një kooperim/kooperativë, mbi prona të kishës së zonës, po ku disa fermerë dhe familjarë të zonës janë të përfshirë në punë, në procese të ndryshme, përfshi edhe përpunimin e produkteve nga fermat e tyre në pikën e përpunimit të ullirit që disponohet. Qëndra është ngritur fillimisht për të pritur mbi 1000 kosovarë të dëbuar nga regjimi serb. Më pas, me fondet e mbetura (pasi u realizuar riatdhesimi i emigrantëve), u iniciua një qëndër formimi profesional: një shkollë me profil rural. Fillimisht kishte 90 nxënës, por aktualisht nuk e kryen më këtë funsksion. Këtu janë të kultivuara rret 300 rrënjë ullinj të llojeve Kalinjot, Frantojo, Lulcin dhe i Bardhi i Shkodrës. Ferma Frutore në Krajën është një sipërmarrje e veçantë, me ndikim në rreth 100 fermerë të zonës. Ka një pikë të përpunimit të vajit të ullirit me kapacitet 5 kv/orë dhe një pikë të përpunimit të verës që prodhon rreth 10 ton verë në vit. Produktet e fermës Frutikulturë në Krajën janë: vaj ulliri dhe verë, kryesisht e tragëtuar në lokalet përreth dhe për konsum të familjarëve të zonës. 99

8

Fshati Krajën, Nj. A. Blinisht, Lezhë, 4505

Vaji i ullirit ka veti të dobishme për shëndetin, veçanërisht në kardiovaskular, në sajë të saaj vitaminë A, vitaminë E dhe acide yndyrore të pangopura.



BAXHO



Baxho Rapsodia Një baxho modeste prej 300 m2, e nisur rreth 10 vjet më parë, por që ka ardhur duke u rritur gradualisht, duke shtuar njëkohësisht edhe gamën e produkteve. Aktulisht kjo bazho mbledh prodhimin ditor të qumështit tërreth 200 familjeve të zonës së Zadrimës. Planet e pronarëve janë për shtimin e hapësirave dhe rritjen e kapaciteteve përpunuese, që tani është rreth 4 ton qumësht në ditë. 103




Shqipëria prodhon në vit rreth 1.15 milionë ton qumësht, ose rreth 400 litra qumësht për frymë, një produktet më të rëndësishme ushqimore që ne prodhojmë. Kjo sasi qumështi, sipas Ministrisë së Bujqësisë, në vend përpunohet nëpërmjet rreth 400 baxho, por pjesa më e madhe e tyre duket se veprojnë në informalitet.

Baxhot janë pika të përpunimit të qumështit, të cilat janë të përhapura kryesisht në ato zona ku ka edhe më shumë krerë të bagëtive e për pasojë sasi më të madhe qumështi. Prodhimi i qumështit dhe produkteve të bulmetit ka pësuar një rënie të madhe gjatë fillimit të tranzicionit, megjithatë prodhimi i qumështit nisi të rritej me shpejtësi që në dekadën e parë të kësaj periudhe, duke u mbështetur kryesisht në fermat e vogla që prodhojnë për konsum vetjak dhe shitje e nxitur nga rritja e kërkesës për konsum në vend. Shqipëria prodhon në vit rreth 1.15 milionë ton qumësht, ose rreth 400 litra qumësht për frymë, një produktet më të rëndësishme ushqimore që ne prodhojmë. Kjo sasi qumështi, sipas Ministrisë së Bujqësisë, në vend përpunohet nëpërmjet rreth 400 baxho, por pjesa më e madhe e tyre duket se veprojnë në informalitet. Qumështi është sekrecion i gjendrave të kafshëve qumështdhënëse si lopa, delja, dhija, buallica etj. Përbërja dhe vetitë e tij janë të ndryshme dhe varen nga shumë faktorë si: lloji i kafshës qumështdhënëse, mosha, gjendja shëndetësore, lloji i ushqimit, rraca e tyre periudha e laktacionit etj. Qumështi është një produkt natyral i përbërë nga një numër i madh përbërësish si: proteinë, ujë, lyrë, kripëra minerale, vitamina, laktozë, etj. Por, përveç konsumit të freskët, qumështi 106


përpunohet në djathë, kos, gjalpë, gjizë e nënprodukte të tjera. Në përgjithësi, prodhimi i produkteve të bulmetit ka si destinacion tregun e brendshëm, kështu që rritja e prodhimit është e nxitur kryesisht nga rritja e kërkesës vendase. Grumbullimi dhe transporti i qumështit është një nga pikat më të dobëta në zinxhirin e vlerës dhe organizohet kryesisht nga përpunuesit e qumështit dhe grumbulluesit privat. Fermerët e vegjël zakonisht nuk kanë asnjë pajisje për ftohjen e qumështit (tank ftohës), kështu që grumbullimi bëhet të paktën një herë në ditë, dhe nga muaji maj deri në shtator mund të bëhet edhe dy herë në ditë. Qumështi që u dorëzohet përpunuesve, bazuar tek tradita përpunohet në mënyra të ndryshme, si: djathë i bardhë, djathë i fortë (djathë i verdhë i njohur edhe si djathë kaçkavall dhe vize) dhe djathë i bardhë me shëllirë (djathë i llojit Feta). Prodhuesit e djathit ia kanë kaluar njohuritë për prodhimin e djathit brezit të ri të familjes së tyre, duke e bërë më të lehtë gjetjen e personave që kanë njohuri të thella për prodhimin tradicional të djathit. Në zonat malore bazohen veçanërisht tek djathi i fortë dhe djathin e tipit Feta që prodhohet nga qumështi i deles ose nga përzierja e qumështit të deles me atë të dhisë apo atë të lopës. Djathi që shitet në treg është i ndryshëm në shije, përbërje dhe parametra të tjerë fizikë (kimikë). 107

Qumështit përpunohet në mënyra të ndryshme bazuar tek tradita: djathë i bardhë, djathë i fortë (djathë i verdhë i njohur edhe si djathë kaçkavall dhe vize) dhe djathë i bardhë me shëllirë (djathë i llojit Feta).


108


Baxho Rapsodia

“Rapsodia” konsiston në baxho të përpunimit të qumështit dhe prodhimit të djathit dhe nënprodukteve të tjera të qumështit. Kjo pikë e përpunimit ë qumështit ndodhet në fshatin Krajën, Njësia Administrative Blinisht, të Bashkisë Lezhë. Kjo sipërmarrje interesante e ka filluar punën rreth 10 vite më parë, me një njësi të vogël të përpunimit të qumështit dhe është rritur gradualisht. Fillimisht i gjithë prodhimi është destinuar për tek restoranti i tyre me të njëtin emër i ndodhur në zonën e Shëngjinit, por gradualisht me rritjen e kapaciteteve prodhuese, lindi mundësia e shitjes në restorante të tjerë, apo edhe në dyqane e konsumatorë, kryesisht në Lezhë, Shkodër dhe Tiranë. Godina është e ndarë në sektorë, sipas paramentrave të kërkuara nga standardet në fuqi dhe kërkesat e higjenës, në një godinë me sipërfaqe aktuale prej 300 m2. Në planet e afërta të kësaj sipërmarrjeje, kjo sipërfaqe dhe kapaciteteti do të dyfishohet. 109

9

Fshati Krajën, Nj. A. Blinisht, Lezhë, 4505 +355 69 209 5644


110


Qumështi grumbullohet nga banorët e zonës, çka ka bërë që të angazhohen më mirë me punë fermerët e rajonit, por edhe të rriten të ardhurat e tyre. Përdorin burime “miqësore” të energjisë, pasi pasterizimi kryhet me kaldajë, e cila ushqehet me bërsitë e ullinjve që merren po në zonë (me kapacitet 350 kg avull në orë), ndërsa ndriçimi dhe disa procese të tjera furnizohen me energji nga panelet diellore të instaluara. Baxho “Rapsodia”, është një biznes me ndikim në zonë, pasi grumbullon qumështin nga më shumë se 200 ferma. Aktualisht punon me kapacitetin 3 ton qumësht lope dhe 500 litra qumësht dhie në ditë. Këto lloje përpunohen veçmas, duke përdorur hirrën e vet, bazuar në metodat tradicionale të përpunimit, duke ruajtur edhe traditën e zonës e duke na ofruar një cilësi të lartë të djathit e nën produkteve të tjera të qumështit. Produktet kryesore në fermën Bazho “Rapsodia” janë djathi i bardhë (i lopës dhe i dhisë), djathi kaçkavall i lopës, gjalpi, gjiza, etj. 111

Qumështi është i mbushur me lëndë ushqyese të rëndësishme si kalciumi, fosfori, vitaminat B, kaliumi e vitamina D dhe është një burim i pasur me proteina. Pirja e qumështit dhe nënproduktet e tij mund të parandalojnë osteoporozën dhe frakturat e kockave.



fabrikË përpunim peshku



Fabrika e përpunimit të peshkut “Mare Adriatik” Një nga sipërmarrjet që ka angazhuar më shumë fuqi punëtore në bashkinë rurale të Vau Dejësit është fabrika e përpunimit të açuges në Shelqet. 200 punëtorë kryejnë përditë procese të shumta për përpunimin e këtij peshku që vjen nga vende të largëta si Peruja e Argjentina. Edhe prodhimi final, i ambalazhuar në enë qelqi të madhësive të ndryshme, është i destinuar për tregjet e huaja, kryesisht europiane. 115




Kërkesat e tregut vendas dhe atij të huaj po vijnë gjithnjë në rritje për peshk cilësor, i cili vjen nga rajoni ynë. Prodhimet e përpunuara të produkteve të detit po bëhen zërat kryesore të eksporteve dhe importeve në ekonominë shqiptare.

Peshku (me shumëllojshmërinë e tij), midhjet, kallamarët apo karkalecat janë produkte që po njohin vetëm rritje në shitje, përpunim apo eksporte. Vendi ynë ka kushte mjaft të favorshme për zënien dhe përpunimin e peshkut: 316 km vijë bregdetare, një numër i lartë i lumenjve dhe liqeneve, si dhe një flotë peshkimi që po rinovohet dhe po njeh rritje. Nga ana tjetër, kërkesat e tregut vendas dhe atij të huaj po vijnë gjithnjë në rritje për peshk cilësor, i cili vjen nga rajoni ynë. Prodhimet e përpunuara të produkteve të detit po bëhen zërat kryesore të eksporteve dhe importeve në ekonominë shqiptare. Nga ana tjetër, janë ngritur dhe po konsolidohen gjithnjë e më shumë impiante me teknologji moderne, personel i kualifikuar dhe mbi të gjitha çertifikimet për cilësinë janë merituar nga këto pika të përpunimit. Një sasi e konsiderueshme e këtyre produkteve eksportohet në tregjet e Italisë, Spanjës dhe shteteve 118


fqinjë. Falë iniciativave të sipërmarrësve edhe në rajonin e Shkodrës, shohim që vitet e fundit ka zgjerimi të hapësirave të aktivitetit dhe përshtatjes së normave të punës dhe cilësisë së produkteve me të gjitha standardet e BE-së. Shifrat flasin qartë për rritje të aktivitetit përpunues dhe tregtar, tendencë e cila do të jetë dhe në vitet e ardhshme. Ecuria e mirë e këtij sektori është konfirmuar si nga statistikat dhe drejtuesit shtetërorë ashtu edhe nga drejtues të kompanive që përpunojnë peshk dhe prodhime të tjera të detit. Një pjesë e lëndës së parë vjen nga importi, ndërkohë që ka nisur mbarë edhe një sezon i gjuetisë së peshkut nga flota e peshkimit e vendit. Peshkatarët janë optimistë pasi janë kryer investime të konsiderueshme. Rritja e zënies së peshkut ka bërë që e gjithë industria të përdorë prodhimin vendas, duke mbyllur kështu të gjithë ciklin e përpunimit që nga kapja e peshkut deri në eksport. 119


120


Fabrika e përpunimit të peshkut Mare Adriatik

Kjo fabrikë e përpunimit të peshkut ndodhet ne fshatin Shelqet të Bashkisë Vau i Dejës. Një sipërmarrje interesante dhe me anagazhim të fuqisë punëtore të zonës, me prodhime të përqëndruar në aktivitetin e përpunimit të peshkut açuke. Lënda e parë vjen nga Peruja, Spanja, Argjentina apo vende të tjera në formë të regjur apo gjysmë të regjur. Sipërmarrësit, janë banorë të zonës, të cilët e kanë nisur këtë aktivitet në mënyrë modeste, por mbi baza të teknologjisë me standarde europiane. Kjo sepse edhe thuajse i gjithë prodhimi është i destinuar për tregun europian dhe tashmë ka krijuar edhe emrin e vet të mirë. 121

10

Fshati Shelqet, Vau Dejës, 4008 +355 69 209 5644


122


Fabrika e përpunimit të peshkut “Mare Adriatik” është një biznes i suksesshëm, ku angazhohen në punë mbi 200 punonjës, kryesisht gra nga familjet e zonës. Lënda e parë e ardhur nga jashtë (sasia e açukes së zënë në ujërat tona është e limituar) ambalazhohet në kavanozë (të tre madhesive) apo në vakum. Sasia mujore e përpunimit varet nga shumë faktorë, por luhatet në rreth 300 ton. Produkti i vetëm i kësaj fabrike janë açuket e përgatitura për konsum, të ambalazhuara në enë qelqi të madhësive e formave të ndryshme dhe në vakum. 123

Açuket gjenden në zona të shpërndara në të gjithë oqeanet e botës, por janë të përqendruara në ujëra të butë. Ky lloj peshku është i bollshëm në Mesdhe, veçanërisht në Detin Alboran, Detin Egje dhe Detin e Zi.


UDHËTIM STUDIMOR NË FERMA

Botim i organizatës GO2 Shkodër, Shtator 2020


UDHËTIM STUDIMOR NË FERMA

© MMXX GO2




www.go2albania.org