FC PRISHTINA - PLAN BIZNESI 2022-2026

Page 9

FC PRISHTINA PLAN BIZNESI 2022-2026

2. PROFILI I KOMPANISË “F.C. PRISHTINA” SH.P.K. (që më poshtë do t’i referohemi si “F.C. PRISHTINA” ose “Shoqëria”) është themeluar si një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me 21.04.2006 dhe është e regjistruar me numër unik 810518607 në Regjistrin e Shoqërive Tregtare në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Ministrisë e Industrisë dhe Tregtisë. Selia e regjistruar e Shoqërisë dhe vendi kryesor i aktivitetit është në Prishtinë, adresa Stadiumi i qytetit Rr. Fehmi Agani p.n. Prishtinë, Kosovë. FC Prishtina është Klubi më i vjetër dhe më i suksesshëm në Republikën e Kosovës, ku ka një traditë 98 vjeçare. FC Prishtina është themeluar në vitin 1922. Nëse përmendim sukseset, FC Prishtina është fitues i Super ligës së Kosovës gjatë sezoneve: 1991/92, 1995/96, 1996/97, 1999/00, 2000/01, 2003/04, 2007/08, 2008/09, 2011/2 dhe 2012/13. Fitues i kupës: 1994/95, 2005/06, 2012/13, 2015/16, 2017/18, 2019/20. E kualifikuar në UEFA Europa League në vitin 2017, 2018, 2019 dhe 2020. Pretendent kryesor për UEFA Champions League në sezonin 2021.

Përmbledhje e kompanisë: F.C. PRISHTINA ka statutin e ndërmarrjes shoqëri me përgjegjësi të kufizuar nga viti 2006. Veprimtari kryesore është futbolli ku në vete përmban edhe aktivitetet biznesore të cilat ndihmojnë zhvillimin e biznesit dhe qëndrueshmërinë e kompanisë.

Deklarata e misionit: Të ofroj kushte të barabarta pa dallime etnike e racore për të gjithë të rinjtë e Kosovës dhe jashtë saj, për të qenë konkurrent në garat ndërkombëtare të futbollit së bashku me ekipet që marrin pjesë në garat e organizuara nga UEFA.

Historiku i F.C. PRISHTINA: Pas ardhjes së topit të parë në Prishtinë dhe Kosovës, pas tij filluan të vraponin kryesisht të rinjtë, por nuk kishte mënyrë të organizuar të lojës. Në atë kohë zhvilloheshin vetëm ndeshje miqësore. Qyteti i Prishtinës ishte vetëm një qytezë me 16.000 banorë kur me 1922 u formua klubi i parë, i kaltër, i quajtur “Kosova”. Ishte ky një klub që atëbotë përbëhej nga ushtarë të Garnizonit të Prishtinës dhe nuk zhvillonte ndeshje zyrtare ngase nuk ishte i regjistruar, por në formacionin e tij vazhdimisht luanin futbollistë cilësorë të ushtrisë së Garnizonit të Prishtinës. Klubi më i vjetër i Kosovës nuk garonte në nivele zyrtare, por zhvillonte ndeshje miqësore me skuadrat tjera, ndërkohë të formuara nga vendi dhe nga Maqedonia. Më 1926 në Prishtinë u formua edhe klubi i futbollit “Bashkimi”, që tubonte kryesisht rininë zejtare. Ky klub materialisht qe shumë më i konsoliduar sesa “Kosova”. Kjo skuadër përfitoi nga rasti dhe u regjistrua në Nën-lidhjen e futbollit të Banovinës së Shkupit. Për nivelin e garave nuk ka asnjë të dhënë. Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore futbolli u luajt me të madhe. Kështu, në vitin 1945, “Bashkimi” i Prishtinës në konkurrencë me klubet e Mitrovicës, Pejës, Prizrenit, Gjakovës e Gjilanit 9


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.
FC PRISHTINA - PLAN BIZNESI 2022-2026 by ESG - Economic Support Group - Issuu