UNISOLAR 2023-2027
Plan Biznesi
www.unisolar-ks.com +383 48 717 200
iii PËRMBAJTJA Hyrje............................................................... 5 1. Përmbledhje Ekzekutive 7 2. Profili i Kompanisë ................................... 8 3. Përshkrimi i biznesit 11 4. Analiza e Tregut..................................... 15 5. Plani Operativ 19 6. Plani i Marketingut dhe Shitjes............... 21 7. Pasqyrat financiare 2021-2022 23 8. Plani Financiar ....................................... 25 Modeli i planifikimit 26 Planifikimi i pasqyrës së të ardhurave dhe fitimit.........................................................28 Planifikimi i bilancit të gjendjes 29 Përfundimi .................................................... 31
Montimi Komisionimi ProgramimiiPajisjeve
Projektimi Legalizimi
HYRJE
UNISOLAR LLC është kompani e re në tregun kosovar e cila është themeluar në vitin 2021, ku shumë shpejt ka krijuar klientët besnik dhe ka hyrë në tregun regjional. Për tu zhvilluar edhe më tepër menaxhmenti i kompanisë UNISOLAR ka marrë vendim që të kontraktoj një kompani profesionale e cila do të hartoj një plan biznesi 5 vjeçar 2023-2027, ku do ti paraqesë të gjitha objektivat e saj dhe vizionin se ku do të arrijë brenda 5 viteve.
Kompania e kontraktuar është MPR & Consulting e cila përbëhet nga espertë me përvojë shumë vjeçare dhe me thirrje akademike të cilët janë dëshmuar si në aspektin shkencor, po ashtu edhe në aspektin praktik.
Ky plan biznesi do të jetë një udhërrëfyes i menaxhmentit të kompanisë UNISOLAR dhe do të shërbejë si një rrugë drejt zhvillimit të kompanisë.
Arsyeja se pse nevojitet një plan biznesi është:
• Procesi i të menduarit dhe shkrimit të planit ofron qartësi për biznesin.
• Nëse nevojitet kapital nga burime të jashtme, investitorët duan të shohin një plan që demonstron një mirëkuptim dhe vizion solid për biznesin.
• Plani do të ndihmojë në prioritizimin e detyrave që janë më të rëndësishme.
• Me rritjen, plani ofron një kuptim të përbashkët të vizionit për udhëheqësit e rinj.
Ky plan biznesi përbëhet nga 7 kapituj kryesorë dhe anekset shtesë:
1. Përmbledhje ekzekutive
2. Përmbledhje e kompanisë
3. Përshkrimi i biznesit
4. Analiza e Tregut
5. Plani operativ
6. Plani i marketingut dhe i shitjeve
7. Pasqyrat financiare
8. Plani Financiar
PLAN BIZNESI 2023-2027 5
EFI
ENC
3350TON CO2 I KURSYER NGA SISTMET TONA 1335TON QYMYR I KURSYER NGA SISTEMET TONA 185700PEMË SHPYLLËZIMI NGA SISTEMET TONA
Ç
Ë
1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
Plani i Biznesit 2023-2027 i kompanisë UNISOLAR L.L.C është një plan ambicioz i cili do të shërbejë si udhërrëfyes për 5 vitet e ardhshme. Ky planë bazën e planifikimit e ka në kërkesat e tregut dhe kontratat e nënshkruara me partnerët e biznesit.
Duke u bazuar në analizën e biznesit është e domosdoshme marrja e një linje kreditore në vlerë prej 1,000,000 eurove në njëren nga bankat e Kosovës. Kjo me qëllim që të zbutë problemet financiare me furnitorët të cilëve duhet që të gjitha pagesat të bëhen me parapagim. Ndërsa, klientët tanë nuk kanë mundësi që neve të na parapaguajnë. Linja kreditore do ta zgjidhë këtë problem sipas analizave financiare.
• Objektivat e kompanisë: Për çdo vit të instalojë mbi 25MW panele solare.
• Misioni: Me instalimet solare do të ndikojmë në rritjen e prodhimit të energjisë nga energjia e ripërtërithme që është edhe një nga objektivat e Qeverisë së Kosovës dhe BE-së.
• Fokusi i tregut: Unisolar synon tregun e Ballkanit.
• Avantazhi konkurrues: UNISOLAR L.L.C. do të fokusohet në ofrimin e vlerës shtuar dhe përfitimeve të veçanta për klientët, si cilësia e lartë e produkteve, shërbimi i shkëlqyer ndaj klientëve, garancitë të gjata, kosto konkurruese, teknologjitë inovative, etj. Gjetja e një pozicionimi unik në treg dhe zhvillimi i një strategjie të përshtatshme marketingu janë faktorë të rëndësishëm për të bërë që UNISOLAR L.L.C. të dalë përpara në konkurrencë.
• Kthimet e pritshme: Përmes kompanive në të cilat UNISOLAR është aksionare do të realizoj shitjen edhe në mbarë ballkanin, përveq në Shqipëri dhe Maqedoninë e veriut. Ky regjion ka mundësi dhe kapacitet që të arrijë objektivën prej 25MW instalime për vit.
PLAN BIZNESI 2023-2027 7
2. PROFILI I KOMPANISË
UNISOLAR L.L.C. është e regjistruar si Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në ARBK me datë 29 01 2021, me numër unik 811501817 me seli në Gjakovë UNISOLAR L.L.C. është e specializuar në ofrimin e produkteve solare për energjinë e rinovueshme. Kompania ofron zgjidhje të avancuara teknologjike për energjinë diellore, duke përdorur teknologjinë më të fundit në industrinë solare.
• Përmbledhja e kompanisë: UNISOLAR L.L.C është kompani kosovare që shet dhe ofron zgjidhje teknologjike për energjinë diellore. Produktet e saj përfshijnë panelë diellorë, inverterë solare, bateri diellore dhe produkte të tjera të lidhura me energjinë diellore. Kompania ofron zgjidhje të personalizuara për klientët e saj duke përshtatur produktet dhe shërbimet e saj për të plotësuar nevojat e tyre specifike.
• Deklarata e misionit: Përmes ofrimit të zgjidhjeve teknologjike për energjinë diellore dhe përdorimit të teknologjisë së pastër, UNISOLAR synon të ndikojë në rritjen e përdorimit të energjisë së rinovueshme dhe në zvogëlimin e varësisë nga burimet e energjisë nga termocentralet. Duke ofruar zgjidhje të personalizuara për klientët e saj, kompania synon të plotësojë nevojat specifike të secilit klient dhe të bëhet zgjidhja e preferuar në tregun e energjisë diellore në Kosovë dhe në rajon. Duke ndërtuar një biznes të qëndrueshëm dhe më inovativ, UNISOLAR synon të ndikojë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e Kosovës dhe rajonit.
• Historiku i kompanisë: UNISOLAR është një kompani e re në tregun e energjisë diellore në Kosovë, e themeluar në vitin 2021. Kompania është fillimisht themeluar nga disa inxhinierë të Kosovës me përvojë në teknologjinë solare dhe ka filluar si një biznes i vogël, duke ofruar zgjidhje solare për klientët e vet. Me kalimin e kohës, UNISOLAR ka rritur shpejtësinë e zhvillimit dhe ka zgjeruar gamën e produkteve dhe shërbimeve të ofruara për të përshtatur nevojat e klientëve të saj. Kompania ka vazhduar të investojë në teknologjinë solare dhe ka shënuar sukses në fushën e furrnizimit dhe instalimit të panelëve diellorë në objekte të ndryshme si shtëpi private, biznese dhe objekte publike në Kosovë. Sot, UNISOLAR është një nga liderët në tregun e energjisë diellore në Kosovë dhe ofron zgjidhje solare të personalizuara dhe inovative për klientët e saj. Kompania ka arritur të bëhet një zgjidhje e preferuar për klientët e saj për shkak të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve të saj, si dhe përkushtimit të saj ndaj inovacionit dhe zhvillimit të teknologjisë së energjisë diellore.
• Tregjet dhe shërbimet: UNISOLAR ofron shërbime dhe zgjidhje solare për klientët e saj në tregun e energjisë diellore në Kosovë, Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.
PLAN BIZNESI 2023-2027 8
• Struktura organizative: UNISOLAR L.L.C. është aksionare e kompanisë Albanian Solar Store në Shqipëri me 51% të aksioneve UNISOLAR L.L.C. themeluar edhe dy kompani të
tjera me pronësi të plotë 100% të aksioneve UNISOLAR D.O.O. në Maqedoninë e Veriut dhe Balkan Solar Store në Kosovë, që kanë për qëllim vetëm shitjen e paneleve.
• Struktura operative: UNISOLAR L.L.C. përbëhet nga një staf profesional dhe i specializuar, i organizuar në departamente të ndryshme që janë përgjegjës për aspekte të caktuara të operacioneve të kompanisë. Ka të punësuar 9 punëtorë në Kosovë, prej tyre 7 janë inxhinierë të diplomuar dhe 2 janë të diplomuar në financa. Ndërsa, në Maqedoninë e Veriut janë të punësuar 6 punëtorë, prej tyre 3 inxhinierë dhe 3 teknik. Gjithashtu, UNISOLAR pranon shërbime profesionale nga jashtë (outsources) varësisht nga nevoja dhe kërkesa e tregut.
• Qëllimet financiare: Qëllimi financiar kryesor i UNISOLAR është rritja e fitimit dhe zhvillimi i qëndrueshëm i kompanisë.
PLAN BIZNESI 2023-2027 9
PËRFAQËSUES EKSKLUZIV
PËR KOSOVËDHE SHQIP
ËRI
3. PËRSHKRIMI I BIZNESIT
Unisolar LLC, është themeluar në Janar të vitit 2021, nga inxhinierët e energjisë elektrike dhe të asaj së ripërtrishme: Z.Bujar Guci dhe Z.Kadri Krasniqi në Gjakovë, Kosovë. Unisolar L L C u themelua duke parë nevojën për një kompani serioze, e cila do të ishte më pranë klientëve në fushën e energjisë të ripërtrirshme. Në një kohë të shkurtur kompania Unisolar L.L.C. u bë lidere në fushën e energjisë të ripërtrirshme në Kosovë dhe rajon.
Duke u bazuar në përvojat e mëhershme personale në sisteme energjetike dhe duke pasur të gjitha kualifikimet e nevojshme europiane për sistemet fotovoltaike, të dy bashkëthemeluesit themeluan kompaninë Unisolar L.L.C., me synimin që t’i arrinte majat e një biznesi të suksesshëm në fushën e energjisë së ripërtrishme në Kosovë e më gjërë.
Kompania jonë ka instaluar mbi 5 MWp sisteme fotovoltaike vetëm gjatë kësaj periudhe 20212022, duke përfshirë këtu sistemet fotovoltaike për vet-konsum. Poashtu, kompania është zgjeruar edhe më tutje, me hapjen e kompanive simotër në Maqedonin Veriore me seli në Shkup, dhe në Shqipëri me seli në Tiranë.
Kompania jonë po avancon shumë në intensifikimin dhe mobilizimin e klientëve për benefitet e përdorimit të teknologjive te gjelbërta dhe vetëdijësimin e ruajtjes së ambitentit. Kjo arrihet me anë të produkteve sa më kualitative në tregun botëror, të tilla si brendet me të cilat ne bashkëpunojmë si: AE SOLAR GMBH dhe GROWATT NEW ENERGY.
Qëllimi kryesor i Unisolar L.L.C. është të ndikojë në rritjen e përdorimit të energjisë së rinovueshme në Kosovë dhe në rajon, duke ndihmuar në zvogëlimin e varësisë nga burimet e energjisë fosile. Kompania gjithashtu angazhohet në përdorimin e teknologjisë së pastër dhe në respektimin e mjedisit.
Unisolar L.L.C. është një kompani e re në tregun e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë, por ka arritur të bëhet një zgjidhje e preferuar për klientët e saj për shkak të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve të saj, si dhe përkushtimit të saj ndaj inovacionit dhe zhvillimit të teknologjisë së energjisë diellore.
• Mundësitë: Tregu për shërbimet e ofruara nga UNISOLAR L.L.C. në Kosovë është në nivel të lartë, në tregun e energjisë së rinovueshme. Ky treg përfshin të gjitha entitetet që kërkojnë zgjidhje të mbetjes së qëndrueshme për nevojat e tyre të energjisë, përfshirë klientët biznesorë dhe konsumatorët në të gjithë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për momentin, UNISOLAR ofron shërbime të ndryshme për produktet dhe instalimin e paneleve solare dhe baterive të energjisë së rinovueshme, si dhe konsulencë për zgjidhjen e nevojave të energjisë së ndryshme të klientëve të tyre. Kompania gjithashtu ofron shërbime të mirëmbajtjes dhe riparimit të sistemeve të energjisë së rinovueshme. Në përgjithësi,
PLAN BIZNESI 2023-2027 11
UNISOLAR planifikon të ofrojë shërbime të ndryshme shtesë në të ardhmen që do të ndihmojnë në zgjidhjen e nevojave të energjisë së klientëve të tyre në një mënyrë më efektive dhe të qëndrueshme.
• Përshkrimi i shërbimeve: Kompania jonë është e profesionalizuar më një stafë të kualifikuar për projektimin, instalimin dhe monitorimin e gjithë sistemeve fotovoltaike duke përfshirë:
o Sistemet gjeneruese – Prodhimin e energjisë për gjenerim/shitje.
o Sistemet komerciale – ON GRID për vet-konsum.
o Sistemet rezidenciale – ON GRID për vet-konsum.
o Sistemet rezidenciale – OFF GRID për vet-konsum.
o Sistemet rezidenciale – HIBRID – që suportojnë akumulimin e energjisë, për vetkonsum.
Së fundi, Unisolar L.L.C. është çertifikuar edhe për instalimin e mbushësve elektrik për bateritë e makinave elektrike të brendeve:
o Growatt New Energy.
o EVBox.
• Partnerët kryesorë: Unisolar L.L.C. është përfaqësues ekskluziv i kompanisë AE SOLAR GMBH, për panelet fotovoltaike në Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo, na bënë krenar neve si kompani, duke n’a motivuar për arritjet e sukseseve sa më të larta në fushën e energjisë së ripërtrishme.
• Çmimet: Politikat e çmimeve mund të ndryshojë vazhdimisht në varësi të kostove të tyre të biznesit dhe faktorëve të tjerë të tregut. Çmimet e shërbimeve mund të ndryshojnë gjithashtu në varësi të projekteve specifike të cilat kanë nevoja të ndryshme dhe vështirësi të ndryshme. UNISOLAR mund të përdorë strukturën e çmimeve për të ndryshuar tregun e synuar në Kosovë në një mënyrë pozitive. Mund të krijojmë çmime tërheqëse për të bërë shërbimet më të arritshme për klientët e tonë. Përveç kësaj, mund të bëjmë shërbimet tona unike duke ofruar zgjidhje të personalizuara për klientët e tonë, duke përdorur materiale cilësore të
PLAN BIZNESI 2023-2027 12
sistemeve solare dhe duke ofruar konsulencë të specializuar për zgjidhjen e nevojave të energjisë së rinovueshme. Gjithashtu, mund të përdorim teknologji të avancuara për të bërë sistemet më efikase dhe të ulim kostot e instalimit dhe mirëmbajtjes.
• Mbulueshmëria: UNISOLAR L.L.C. është prezente në Shqipëri me 51% të aksioneve në Kompaninë Albanian Solar System (ASS) dhe në Maqedoninë e Veriut me 100% të aksioneve me UNISOLAR D.O.O. Gjithashtu, UNISOLAR ka 100% të aksioneve të kompanisë Ballkan Solar System e themeluar në Kosovë në vitin 2023, që ka për synim të mbuloj shitjen e paneleve diellore në tërë Ballkanin.
UNISOLAR L.L.C. pas importit të produkteve nga AE Solar Co, furnizon Albanian Solar System dhe Ballkan Solar System që kanë për qëllim vetëm shitjen e produkteve solare. Ndërsa, UNISOLAR në Maqedoninë e Veriut do të merret njejt sikurse UNISOLAR L.L.C. me të gjitha shërbimet sikurse në Kosovë.
Në bazë të kontratës me AE Solar Co, UNISOLAR L.L.C. ka për obligim që të furnizohet minimum 25 MW për çdo vit, ku si garancion për të përmbushur këtë obligim kontraktual ka deponuar 300,000.00 euro në AE Solar Co, ku i zbaton 5% për çdo faturë gjatë porosive.
PLAN BIZNESI 2023-2027 13
Figura 1. Organizimi i UNISOLAR
4. ANALIZA E TREGUT
UNISOLAR L.L.C. është duke synuar tregun ballkanik Synimin kryesor e ka në tri vendet ku operon momentalisht Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, pasi që energjia diellore është në rritje gjithnjë e më tepër dhe qeveritë e këtyre vendeve kanë bërë angazhime për të promovuar energjinë e rinovueshme dhe për të ndërtuar infrastrukturë të nevojshme për të rritur prodhimin e energjisë solare. Gjithashtu, ka pasur një rritje në investimet në sektorin e energjisë solare nga investitorët vendas dhe të huaj.
Në Kosovë, UNDP dhe Banka Botërore kanë ndihmuar në zhvillimin e projekteve të energjisë solare në disa pjesë të vendit. Në Shqipëri, ka pasur një rritje e ndjeshme e instalimeve solare në disa vite të fundit dhe qeveria ka bërë një angazhim për të rritur përdorimin e energjisë solare.
Në Maqedoninë e Veriut, qeveria ka lansuar një program për të inkurajuar instalimin e paneleve diellore në shtëpi dhe ndërtesa publike.
Në përgjithësi, tregu i energjisë solare në këto vende ka potencial të madh për rritje dhe zhvillim në të ardhmen. Megjithatë, kjo varet nga faktorë si politikat qeveritare, investimet dhe angazhimi i kompanive dhe individëve për të ndërtuar dhe përdorur teknologji të reja.
BE-ja dëshiron që, deri më 2030, energjia solare ta përbëjë burimin e saj të vetëm më të madh të energjisë. Kjo nënkupton pothuajse trefishimin – gjatë shtatë viteve të ardhshme – e kapacitetit të saj të prodhimit të energjisë solare.
Maqedonia e Veriut - Sipas Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut, në shtator 2022, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 434 014 MWh energji elektrike, 31.945 mil. nm3 gaz natyror, 328 382 ton qymyr dhe 93 006 ton produkte nafte Në termocentrale prodhohet 48.9 përqind e energjisë elektrike, 30.4 % në termocentralet e kombinuara, 18.4 % në hidrocentrale, 1.6 % në centralet e erës, 0.4 % në panele solare dhe 0.3 % nga bimët e biogazit. Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 100.0% në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike, që do të thotë që 98.6% e konsumit të përgjithshëm të thëngjillit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike. Këto statistika na bëjnë që të investojmë në tregun e energjisë solare në Maqedoni.
Shqipëria - Shqipëria vlerësohet nga ekspertët si një nga vendet më të favorshme në Europë për prodhimin e energjisë elektrike nga panelet diellore. Por, vendi aktualisht prodhon rreth 1% të energjisë nga dielli, ndërsa pjesa tjetër e nevojave sigurohet nga hidrocentralet dhe importi. Pozicioni gjeografik i Shqipërisë për sa i përket rrezatimit diellor llogaritet 20-30% më mirë se vendet e tjera të rajonit si Maqedonia , Kosova apo mos themi më tej vendet e ftohta europiane.
PLAN BIZNESI 2023-2027 15
Ka një potencial shumë të madh për të zhvilluar këtë lloj teknologjie të prodhimit të energjisë që nuk është në ato nivele që duhet të ishte Sipas raportit vjetor të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021 në Shqipëri ishin në prodhim 11 centrale të vogla fotovoltaike, ndërsa nuk u vu në punë asnjë central i ri fotovoltaik.
Sipas një raporti gjatë vitit 2021 në Shqipëri 5 parqe fotovoltaike dhe 6 parqe për prodhimin e energjisë nga era morën miratim për lidhje me sistemin energjisë, ndërsa 6 parqe të tjera fotovoltaike morën opinion paraprak për lidhje me këtë sistem. Në vitin e 2022 vetëm dy centrale fotovoltaike, Parku i Karavastasë dhe impianti në digën e Hidrocentralit të Vaut të Dejës janë në ndërtim e sipër, ndërsa të tjerat në procedura përgatitore.
Kosova - Furnizimi me energji elektrike në Kosovë mbështetet pothuajse plotësisht në energjinë e prodhuar nga termocentralet (97%) Kosova gjatë viteve të fundit u përball me krizë të furnizimit me energji në sezonin dimëror, që paraqet kohën e pikut të kërkesës. Për të kapërcyer këto sfida Kosova është vend ku mund të zhvillojë energji edhe nga burimet e ripërtëritshme, këtu hyn energjia nga dielli. Energjia nga Dielli është drita dhe nxehtësia që absorbojmë përmes teknologjive të ndryshme. Kjo energji është më e lirë se alternativat tjera të përdorura deri më tani siç janë, lëndët djegëse fosile, nafta, gazi, thëngjilli, uji. Panelet solare prodhojnë energji elektrike falas dhe ulin faturat tuaja të energjisë elektrike.Efekti fotoelektrik i paneleve mundëson shndërrimin e energjisë diellore në energji eklektike përmes qelizave fotovoltaike që janë pjesë përbërëse e paneleve solare.
• Lloji i industrisë: Në tregun e energjisë diellore në Kosovë, ka një potencial të madh rritjeje, pasi qeveria e Kosovës ka bërë angazhime për të rritur përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për prodhimin e energjisë diellore. Në Kosovë ka pasur një rritje të ndjeshme të investimeve në sektorin e energjisë diellore nga investitorët vendas dhe të huaj. Kjo ka hapur rrugën për tregti të mëtejshme dhe rritje të tregut të energjisë diellore në vend. Klientët e mundshëm të UNISOLAR L.L.C. janë institucione shtetërore, biznese private dhe individë që duan të ndërtojnë dhe të përdorin instalime diellore për prodhimin e energjisë. Institucionet shtetërore mund të jenë një klientelë e rëndësishme për UNISOLAR, pasi qeveria e Kosovës ka bërë angazhime për të rritur përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për prodhimin e energjisë diellore. Tregu i energjisë solare në Kosovë ka potencial të madh për rritje dhe zhvillim në të ardhmen. Në vitin 2020, rreth 94% e energjisë elektrike në Kosovë u prodhua nga termocentrali i KEK-ut, i cili përdor qymyr si burim energjie. Megjithatë, në vitin 2020 u instaluan 200 kW panele diellore në Kosovë, duke treguar një rritje në interesin për energjinë solare. Kompania UNISOLAR L.L.C. mund të përshtatet në grupin demografik të pronarëve të shtëpive dhe bizneseve të vogla që janë të interesuar për të ndërtuar një burim të tyre energjie duke përdorur panele diellore. Klientela e mundshme përfshin edhe institucione publike si shkolla, spitalet, dhe institucionet tjera që janë të interesuar për të përdorur burime të rinovueshme energjie.
PLAN BIZNESI 2023-2027 16
• Segmentimi i tregut: Segmentimi i tregut është një proces i identifikimit të grupeve specifike të konsumatorëve të cilët kanë nevoja dhe karakteristika të ngjashme, dhe mund të jenë interesuar për produktet dhe shërbimet e ofruara nga kompania. Në rastin e UNISOLAR
L.L.C., segmentimi i tregut mund të bëhet duke marrë parasysh disa faktorë të rëndësishëm. Këtu janë disa segmente të mundshme të tregut për kompaninë:
o Tregu i ndërtimit të rezidencave, ku UNISOLAR fokusohet në segmentin e ndërtimit të rezidencave të reja ose të rinovimeve të objekteve ekzistuese. Kryesisht janë shtëpi private, apartamente ose zona banimi të tjera ku qeveria ose pronarët janë të interesuar për përdorimin e energjisë solare për të zvogëluar koston e energjisë dhe ndikimin në mjedis.
o Tregu komercial dhe industrial: Kompania synon segmentimin e bizneseve komerciale dhe industriale. Këtu përfshihen ndërmarrjet, fabrikat, hotelet, qendrat tregtare dhe institucionet e tjera që kanë nevojë për një sistem energjie solare për të zvogëluar kostot e energjisë dhe për të përmbushur qëllimet e tyre të qëndrueshmërisë ambientale.
o Tregu i eksportit: kompania shfrytëzon tregjet ndërkombëtare për të eksportuar produkte dhe shërbime. Në këtë rast, UNISOLAR L.L.C. ka identifikuar vende të tjera kryesisht të Ballkanit që kanë nevojë për zgjidhje të energjisë solare dhe të ofrojë produkte dhe shërbime në ato tregje.
• Konkurenca: Për të përballuar konkurrencën, UNISOLAR L.L.C. mund të fokusohet në ofrimin e vlerës shtuar dhe përfitimeve të veçanta për klientët, si cilësia e lartë e produkteve, shërbimi i shkëlqyer ndaj klientëve, garancitë të gjata, kosto konkurruese, teknologjitë inovative, etj. Gjetja e një pozicionimi unik në treg dhe zhvillimi i një strategjie të përshtatshme marketingu janë faktorë të rëndësishëm për të bërë që UNISOLAR L.L.C. të dalë përpara në konkurrencë.
• SWOT analiza: SWOT analiza është një metodë analize strategjike që i lejon një kompanie të identifikojë dhe të vlerësojë pikëfuqitë (Strengths), dobësitë (Weaknesses), mundësitë (Opportunities) dhe kërcënimet (Threats) në mjedisin e saj të brendshëm dhe të jashtëm.
PLAN BIZNESI 2023-2027 17
PËRPARËSITË
• Cilësia e lartë e produkteve dheshërbimevetëofruaranga UNISOLAR.
• Përvojaegjatënëtreg,menjë historik të vlefshëm dhe të besueshëm.
• Strategjia e brendshme e zhvillimit të produkteve dhe inovacioneve, që ndihmon në ruajtjen e avantazheve konkurruese.
• Përfaqësimiimirënëtreg,me një reputacion të mirë dhe të ndërthurur me vlera si ndërgjegjësimi për ambientin dhe qasja e ndërgjegjshme ndajkonsumatorëve.
MUNDËSITË
• Zhvillimi i produkteve të reja dhe inovacioneve në energjinë e diellit, si dhe zgjeriminëtregjetereja.
• Kërkesaerriturpërenergjitë rinovueshme dhe marrëveshjet e reja për klimën,qëdotëndihmojnënë rritjen e kërkesës për produkteteUNISOLAR.
• Zgjerimi i infrastrukturës së transportit dhe energjisë së diellit, që mund të ndihmojë në rritjen e kërkesës për produktetëUNISOLAR.
• Ndërhyrja në partneritete strategjike me kompanitë që kanë një reputacion të mirë dhe mund të ndihmojnë në rritjenebiznesit.
DOBËSITË
• Konkurenca e fortë në treg, e cila mund të pengojërritjenebiznesit.
• Ndikimi i politikës dhe i regulativave qeveritare mbi industrinë, duke përfshirë edhe tarifat doganore dhe politikat fiskale.
• Ndërprerjetnëfurnizimin e produkteve apo materialeve, si dhe ndryshimet në kushtet e kreditimit nga ana e bankave.
• Përdorimi i teknologjisë së vjetruar dhe/ose mungesa e infrastrukturës për të mbështeturprodhimin.
RREZIQET
• Konkurrenca e fortë nga kompanitë vendase dhe ndërkombëtare, që mund të pengojnë rritjenetregut.
• Rrezikungainstabiliteti politikdheekonomik,i cili mund të ndikojë në rritjenebiznesit.
• Rreziku nga ndryshimet në teknologjinë e diellit dhe në kërkesën e tregut, që mund të ndikojnënëtëardhmen ebiznesit.
• Ndikimi i çmimeve të naftës dhe energjisë tradicionale në çmimet e produkteve të UNISOLAR.
PLAN BIZNESI 2023-2027 18
SWOT
5. PLANI OPERATIV
Kompania UNISOLAR L.L.C. është duke u rritur sipas një trendi të shpejt, ku në bazë të pasqyrave financiare të audituara në vitin 2022 ka rritur shitjet për 85% nga viti 2021. Pritet që për vitin 2023 të ketë shitje në vlerë 20 milion euro apo 25 MW të instaluara panele. Kontrata me AE Solar Co na obligon që ti përmbushim këto objektiva duke mbuluar edhe tregun e Shqipërisë. Për të përmbushur nevojat e konsumatorëve me panelet diellore dhe instalimin e tyre me pjesët përcjellëse UNISOLAR L.L.C. ka nevojë për një kredi prej 1 milion eurove në mënyrë që ti paguaj porositë me parapagim dhe mos të ketë problem me qarkullimin e parasë, pasi që është e vështirë që të mbulohen të gjitha obligimet ndaj kontraktorit ku e bëjmë porosinë, e në anën tjetër pagesat nga klientët realisht bëhen pas instalimit të sistemeve.
• Përmbushja e porosive: Kompania jonë porosit çdo muaj rreth 1 milion vlerë me panele diellore dhe me paisjet tjera përcjellëse. Kjo na krijon kushte që të përmbushim të gjitha kërkesat nga stoku dhe klientët të mos presin për produktet që janë të interesuar që ti blejnë dhe instalojnë.
• Pagesa: Nëse kemi një aprovim të linjes kreditore prej 1 milion eurove, ne kryejmë obligimet e porosive të para prej furrnitorëve dhe pas instalimeve të sistemeve dhe shitjen e produkteve te klientët kryhen edhe pagesat, kështu që kemi një përparsi me qarkullimin e mjeteve dhe nuk kemi probleme me pagesat. Pagesat ndaj furnitorëve bëhen me parapagim, ndërsa pagesat që i pranojmë nga klientët realizohen pas instalimeve dhe funksionimit të tyre.
• Klientët kyç: Thuja se 95% e klientëve janë biznese të cilat instalojnë panelet diellore në kulmet e bizneseve të tyre. Një pjesë e madhe e klientëve nga bizneset merren me projekte, ku i blejnë panelet nga UNISOLAR L.L.C. dhe i instalojnë te personat fizik. Pjesa tjetër janë persona fizik.
• Resurset njerëzore: Eksperienca e punëtorëve profesional është një avantazh konkurues ku kemi krijuar besimin te klientët tanë. Përmes ekipit profesional ne kemi arritur që të krijojmë një klientelë e cila është ndarë shumë e kënaqur me instalimin dhe shitjen e sistemeve për panelet diellore.
PLAN BIZNESI 2023-2027 19
6. PLANI I MARKETINGUT DHE SHITJES
Plani i marketingut dhe shitjes për kompaninë UNISOLAR L.L.C. mund të përfshijë hapa si vijon:
• Identifikimi i segmenteve të tregut:
o Analiza e tregut për identifikimin e segmenteve me më shumë potencial për t'u targetuar, duke përfshirë ndërtimin e rezidencave, tregun komercial dhe industrial, projekte publike, eksporti, etj.
o Identifikimi i nevojave dhe kërkesave të klientëve në secilin segment të tregut.
• Zhvillimi i një identiteti të markës dhe strategjisë së marketingut:
o Krijimi i një emri dhe logoje të dallueshëm dhe të kuptueshëm.
o Zhvillimi i një strategjie të përshtatshme të marketingut dhe komunikimit për të rritur ndërgjegjësimin dhe përgjegjshmërinë ndaj energjisë alternative.
o Identifikimi i kanaleve të marketingut, duke përfshirë uebfaqet, reklamat në media sociale, reklama në media të shtypura dhe transmetimet televizive dhe radiofonike.
• Përgatitja e materialeve të marketingut:
o Zhvillimi i materialeve të marketingut të përshtatshme për secilin segment të tregut, duke përfshirë broshura, prezantime, uebfaqe dhe videoreklama.
o Përditësimi dhe menaxhimi i uebfaqes së kompanisë për të siguruar informacionin më të saktë dhe të freskët për klientët dhe përdoruesit.
• Identifikimi i kanaleve të shitjes:
o Identifikimi i kanaleve të shitjes të përshtatshme për secilin segment të tregut.
o Zhvillimi i partneriteteve me kompani të tjera për të zgjeruar kanalet e shitjes dhe rritjen e ndikimit në treg.
o Krijimi i marrëveshjeve të reja të shitjes dhe promovimi i produkteve të kompanisë në tregjet e reja.
• Shërbimi ndaj klientëve dhe instalimi:
o Sigurimi i një shërbimi të personalizuar dhe të shpejtë ndaj klientëve për të përgjigjur ndaj pyetjeve dhe nevojave të tyre.
PLAN BIZNESI 2023-2027 21
o Identifikimi dhe zhvillimi i mundësive të mirëmbajtjes dhe riparimit të produkteve.
o Zhvillimi i kapaciteteve të instalimit dhe ekipit të shkëlqyer të instaluesve për të ofruar instalime të cilësisë së lartë dhe të shpejta.
• Monitorimi dhe analiza e tregut:
o Monitorimi dhe analiza e tregut për të identifikuar tendencat e tregut dhe ndryshimet në nevojat e klientëve.
PLAN BIZNESI 2023-2027 22
7. PASQYRAT FINANCIARE 2021-2022
Pasqyra e të Ardhurave dhe e fitimit 2021 dhe 2022
PLAN BIZNESI 2023-2027 23
TË ARDHURAT 2021 2022 Shitjet 333,035.58€ 2,165,656.23€ Zbritja nga shitjet Shitjet nga shërbimet Të hyrat tjera Shitjet neto 333,035.58€ 2,165,656.23€ Kostoja e mallrave të shitura - 221,576.69€ - 1,488,670.99€ Fitimi Bruto 111,458.89€ 676,985.24€ SHPENZIMET TOTAL VITI TOTAL VITI Pagat & Mëditjet - 7,054.82€ - 95,738.93€ Shpenzimet Administrative - 12,543.85€ - 130,733.25€ Shpenzimet e zhvlerësimit - 2,306.79€ - 7,372.85€ Total Shpenzimet - 21,905.46€ - 233,845.03€ Shpenzimet financiare - 9,782.67€ - 45,473.82€ Të ardhurat para taksave 79,770.76€ 397,666.39€ Shpenzimet e tatimit mbi të ardhurat 7,977.08€ 39,766.64€ TË ARDHURA NETO 71,793.68€ 357,899.75€
2021 2022 PASURITË Pasuritë afatshkurtra Paraja dhe ekuivalentët e parasë 45,730.76 27,836.99 Llogaritë e arkëtueshme tregtare dhe të tjera 16,369.03 338,004.25 Stoqet 213,971.83 473,481.70 Pasuritë e tjera afatshkurtra 72,758.08 76,369.85 Gjithsej pasuritë afatshkurtra 348,829.70 915,692.79 Pasuritë afatgjata Prona, pajisjet dhe impiantet 21,236.86 64,995.75 Toka Gjithsej pasuritë afatgjata 21,236.86 64,995.75 Gjithsej pasuritë 370,066.56 980,688.54
Bilanci i Gjendjes për vitin 2021 dhe 2022
PLAN BIZNESI 2023-2027 24 DETYRIMET DHE EKUITETI DETYRIMET Detyrimet afatshkurtra Mbitërheqja bankare -Llogaritë e pagueshme tregtare dhe të tjera - 4,278.97 Kreditë dhe huatë, pjesa afatshkurtër - 50,000.00 Tatimin në fitim i pagueshëm 3,680.39 25,529.88 Detyrimet e tjera afatshkurtra 191,487.47 195,661.47 Gjithsej detyrimet afatshkurtra 195,167.86 275,470.32 Detyrimet afatgjata Kreditë dhe huatë, pjesa afatgjatë 95,088.63 260,007.82 Gjithsej detyrimet afatgjata 95,088.63 260,007.82 Gjithsej detyrimet 290,256.49 535,478.14 EKUITETI Kapitali i pronarit 8,000.00 15,500.00 Fitimet e mbajtura 71,810.07 429,710.40 Gjithsej ekuiteti 79,810.07 445,210.40 Gjithsej ekuiteti dhe detyrimet 370,066.56 980,688.54
8. PLANI FINANCIAR
Planifikimi 5 vjeçarë është realizuar në bazë të kërkesës së menaxhmentit të UNISOLAR L.L.C. ku janë thirrur në disa kontrata të cilat janë të nënshkruara për vitin 2023 dhe sipas kërkesave të tregut dhe trendit të zhvillimit të Kompanisë UNISOLAR L.L.C së bashku me degët e saj në
Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Një prej kontratave që UNISOLAR L.L.C ka është në vlerë 13 milion euro. Gjithashtu, planifikimi financiar është bazuar edhe në kontratën me AE Solar Co, ku ka për obligim që të furnizohet minimum 25 MW për çdo vit. Ky planifikim mund të realizohet vetëm me aprovimin e linjës kreditore në vlerë 1,000,000 eurove dhe me hyrjen në fuqi të kontratave të planifikuara me klientë.
Planifikimi financiar është një parashikim i supozuar duke u bazuar në fitimin e supozuar.
Në bazë të analizave projekti nuk ka rrezikshmeri pasi që nuk ka investime kapitale të mëdha. Për të pasur likuiditet ndaj furrnitorëve kemi planifikuar një linjë kreditore prej 1 milion eurove në njëren nga bankat e Kosovës.
Në bazë të kalkulimeve shihet që fillimi i kthimit të investimeve fillon që në vitin e 2-të të projektit, ndërsa norma interne e rentabilitetit (IRR) tregon që projekti nuk ka rrezikshmëri të lartë pasi që
IRR > 10%
Shihet që VTN=9,759,238€ që nënkupton që vlera e tanishme neto e projektit është jashtëzakonisht e madhe. Kjo nënkupton që sado që kemi hapësirë të madhe për
investime të reja kapitale dhe për rritje të shpenzimeve.
PLAN BIZNESI 2023-2027 25
20% 6,814,820.57 € 50% 2,873,376.95 € 60% 2,271,672.94 € 80% 1,503,257.86 € 100% 1,056,088.43 € IRR 5024.40% Fillimi i kthimit të investimeve 2 Faktori i diskontimit 10.0% VTN 9,759,238 €
Rrjedha e parasë
Mbarimi i bilancit të parave të gatshme Rrjedha kumulative e parasë
Modeli i planifikimit
PLANI FINANCIAR PËR 5 VITE
bazë të analizave të pasqyrave financiare kemi marrë si bilanc fillestar vitin 2022 ku kemi
të mallërave të
PLAN BIZNESI 2023-2027 26
kalkuluar
shitura 1,488,670.99
2,165,656.23
0.6874 apo 68.74% -2,000,000.002,000,000.00 4,000,000.00 6,000,000.00 8,000,000.00 10,000,000.00 12,000,000.00 14,000,000.00 16,000,000.00 Viti 0 Viti 1 Viti 2 Viti 3 Viti 4 Viti 5
Në
përqindjen e kostove
/
=
UNISOLAR TË ARDHURATE PARASHIKUARA Shitjet vjetore për njësi Njesia Të ardhurat vjetore Të hyrat nga shitja 20,000,000.00 1.00 20,000,000.00 TOTALIITË ARDHURAVE TË PARASHIKUARA 20,000,000.00 KOSTOJA E MALLRAVE
SHITURA Marzha e
bruto "Kostoja vjetore e mallrat e shitura" Kosto e mallrave të shitura 68.74% 13,747,989.81 KOSTOJA TOTALE E MALLRAVE TË SHITURA 13,747,989.81
TË
pritur
PLAN BIZNESI 2023-2027 27
Viti0 Viti1 Viti2 Viti3 Viti4 Viti5 Rritjavjetoreeçmimitkumulativ(tëardhurave) 0.00% 0.00% 2.00% 4.00% 6.00% 8.00% Rritjavjetoreeinflacionit(shpenzimeve)kumulative 0.00% 0.00% 2.00% 4.00% 6.00% 8.00% MIRËMBAJTJA VJETORE,RIPARIMIDHE KONTROLLI Faktori (%) në pajisjet kapitale 10% AMORTIZIMIIASETEVE Numri i viteve 5 TAKSA Norma vjetore e taksave 10% INFLACIONI Norma vjetore e inflacionit 2.0% RRITJA E ÇMIMIT
Rritja vjetore e çmimit 2% FINANCIMI Shuma e kredisë 1,000,000.00 Norma vjetore e interesit 7.50% Afati i huasë (muaj) 36 Norma mujore 0.60% Pagesa 30,993.32 Totali i shumës së pagesës 1,115,759.44
SUPOZIMI I FITIMIT DHE HUMBJES
TË PRODUKTEVE
Planifikimi i pasqyrës së të ardhurave dhe fitimit
Në hyrat për vitin e dytë deri te viti i pestë i kemi kalkuluar në bazë të Rritja vjetore e çmimit kumulativ (të ardhurave) për 2% secilin vit.
Shpenzimet e pagave bruto i kemi kalkuluar duke llogaritur raportin ndërmjet të hyrave 2022 dhe pagave të vitit 2022, 95,738.93 / 2,165,656.23 = 0.0442 (4.42%), e kemi shumëzuar këtë përqindje me të hyrat e planifikuara.
Në të njejtën mënyrë janë llogaritur edhe shpenzimet administrative duke pjestuar shpenzimet administrative 2022 me të hyrat e vitit 2022, 130,733.25 / 2,165,656.23 = 0.0604 (6.04%), dhe e kemi shumëzuar këtë përqindje me të hyrat e planifikuara.
PLAN BIZNESI 2023-2027 28
1 2 3 4 5 2022 2023 2024 2025 2026 2027 Të hyrat 2,165,656.23 20,000,000.00 20,400,000.00 21,216,000.00 22,488,960.00 24,288,076.80 Kostoja e shitjes 1,488,670.99 13,747,989.81 14,022,949.61 14,583,867.59 15,458,899.64 16,695,611.62 Fitimi/(humbja) bruto 676,985.24 6,252,010.19 6,377,050.39 6,632,132.41 7,030,060.36 7,592,465.18 Të ardhurat tjera Shpenzimet e pagave bruto 95,738.93 884,156.30 901,839.43 937,913.00 994,187.78 1,073,722.81 Shpenzimet administrative 130,733.25 1,207,331.51 1,231,478.14 1,280,737.26 1,357,581.50 1,466,188.02 Shpenzimet e zhvlerësimit 7,372.85 21,750.93 36,394.91 60,898.06 101,898.15 170,501.86 Fitimi/(humbja) operativ 443,140.21 4,138,771.46 4,207,337.92 4,352,584.08 4,576,392.92 4,882,052.49 Shpenzimet financiare 45,473.82 62,382.18 39,166.86 14,210.39 -Fitimi / (humbja) para tatimit 397,666.39 4,076,389.27 4,168,171.06 4,338,373.69 4,576,392.92 4,882,052.49 Shpenzimet e tatimit në fitim 39,766.64 407,638.93 416,817.11 433,837.37 457,639.29 488,205.25 Fitimi/(humbja) i/e vitit 357,899.75 3,668,750.34 3,751,353.96 3,904,536.32 4,118,753.63 4,393,847.24
Planifikimi i bilancit të gjendjes
PLAN BIZNESI 2023-2027 29
1 2 3 4 5 2022 2023 2024 2025 2026 2027 PASURITË Pasuritë afatshkurtra Paraja dhe ekuivalentët e parasë 27,836.99 1,315,840.77 4,373,469.37 7,674,320.45 11,023,397.31 14,745,705.75 Llogaritë e arkëtueshme tregtare dhe të tjera 338,004.25 983,019.89 1,002,680.29 1,042,787.50 1,105,354.75 1,193,783.13 Stoqet 473,481.70 3,000,000.00 3,060,000.00 3,182,400.00 3,373,344.00 3,643,211.52 Pasuritë e tjera afatshkurtra 76,369.85 79,981.62 83,764.20 87,725.67 91,874.50 96,219.53 Gjithsej pasuritë afatshkurtra 915,692.79 5,378,842.28 8,519,913.86 11,987,233.63 15,593,970.56 19,678,919.94 Pasuritë afatgjata Prona, pajisjet dhe impiantet 64,995.75 108,754.64 181,974.54 304,490.30 509,490.75 852,509.32 Toka 417,027.08 417,027.08 417,027.08 417,027.08 Gjithsej pasuritë afatgjata 64,995.75 108,754.64 599,001.62 721,517.38 926,517.83 1,269,536.40 Gjithsej pasuritë 980,688.54 5,487,596.92 9,118,915.48 12,708,751.01 16,520,488.39 20,948,456.34 DETYRIMET DHE EKUITETI DETYRIMET Detyrimet afatshkurtra Mbitërheqja bankareLlogaritë e pagueshme tregtare dhe të tjera 4,278.97 39,516.61 40,306.95 41,919.22 44,434.38 47,989.13
PLAN BIZNESI 2023-2027 30 Kreditë dhe huatë, pjesa afatshkurtër 50,000.00 50,000.00 50,000.00 50,000.00 50,000.00 50,000.00 Tatimin në fitim i pagueshëm 25,529.88 407,638.93 416,817.11 433,837.37 457,639.29 488,205.25 Detyrimet e tjera afatshkurtra 195,661.47 - - - -Gjithsej detyrimet afatshkurtra 275,470.32 497,155.54 507,124.05 525,756.59 552,073.67 586,194.38 Detyrimet afatgjata Kreditë dhe huatë, pjesa afatgjatë 260,007.82 796,670.58 666,666.67 333,333.33 -Gjithsej detyrimet afatgjata 260,007.82 796,670.58 666,666.67 333,333.33 -Gjithsej detyrimet 535,478.14 1,293,826.12 1,173,790.72 859,089.93 552,073.67 586,194.38 EKUITETI Kapitali i pronarit 15,500.00 23,000.00 34,129.03 50,643.08 75,147.80 111,509.63 Fitimet e mbajtura 429,710.40 501,520.46 4,170,270.81 7,921,624.76 11,826,161.09 15,944,914.72 Gjithsej ekuiteti 445,210.40 4,193,770.81 7,945,124.76 11,849,661.09 15,968,414.72 20,362,261.96 Gjithsej ekuiteti dhe detyrimet 980,688.54 5,487,596.92 9,118,915.48 12,708,751.01 16,520,488.39 20,948,456.34
PËRFUNDIMI
Në bazë të analizave financiare biznesi ka performuar me një rritje prej 85% për gjatë periudhës 2021-2022. Sfida kryesore gjatë analizave financiare ka qenë periudha e shkurtë e operimit mbi të cilën ka qenë e vështirë të nxirret një mesatare e rritjes së biznesit, mbi të cilën do të planifikonim për periudhën e ardhshme pesëvjeçare.
Mirëpo, në bazë të dokumentacionit dhe të dhënave të paraqitura nga biznesi ne kemi krijuar një model mbi të cilin kemi planifikuar se si do të zhvillohet biznesi brenda vitit 2023-2027.
Për brenda 5 viteve kompania synon që ti fitoj rreth 20 milion eurove duke u bazuar në kapacitetet e shitjes së kompanive të cilat UNISOLAR është aksionare dhe përmes partnerëve të biznesit.
Ky planifikim do të realizohet me marrjen e linjës kreditore në vlerë prej 1 milion eurove të cilat ka planifikuar përmes njëres nga bankat e Kosovës, duke e mbështetur me kontratën 13 milionë euro dhe kontratat tjera.
Biznesi planifikon që 10% të fitimit neto në vitin e dytë që ta investoj në patundshmëri për nevoja të biznesit dhe 5% - 10% të fitimit neto ta investoj në asete për çdo vit.
Sa i përket llogarive të argtueshme duke pasur parasyshë gjendjen aktuale të tregut në Kosovë në mënyrë që të kemi një avantazh konkurues kemi planifikuar që të kemi një hapësirë për klientët tanë në vlerë prej 900,000 deri në 1,200,000.
Vlenë të theksohet që UNISOLAR L.L.C është përfaqësues ekskluziv dhe i vetëm i paneleve diellore dhe paisjeve përcjellëse nga AE Solar Co që e obligon ti përmbushim këto objektiva duke mbuluar edhe tregun e Shqipërisë.
Me krijimin e kompanisë Ballkan Solar Store ku UNISOLAR është 100% aksionare dhe Albania
Solar Store ku UNISOLAR është 51% aksionare, planifikojmë mbulimin e shitjeve. Ndërsa, UNISOLAR në Maqedoninë e Veriut do të merret me të njejtën veprimtari sikurse UNISOLAR
L.L.C në Kosovë.
Synimi kryesor i UNISOLAR L.L.C është që të arrij për çdo vit të instaloj 25MW panele solare në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
PLAN BIZNESI 2023-2027 31