3 minute read

5. Plani i Funksionimit

PLAN BIZNESI 2022-2026

5. PLANI I INVESTIMEVE

Advertisement

FC Prishtina për periudhën 5 vjeçare planifikon që të ndërtoj qendrën më moderne sportive me të gjitha objektet përcjellëse në një hapësirë prej 97.170 m2. Lokacioni i caktuar është 6.8 km. nga stadiumi aktual. Qendra sportive e FC Prishtina do të përbëhet nga disa objekte përcjellëse përkatësisht fusha sportive si:  Objektet e ekipit të parë,  Fusha e trajnimit për të rinjtë,  Stadium futbolli,  Fushat e trajnimit,  Objektet e selisë së klubit  Hotel  Shkolla FC Prishtina  Parkim makinash

Lokacioni i qendrës sportive

PLAN BIZNESI 2022-2026

1. Hyrja në objekte 2. Garazhi i mirëmbajtjes dhe hyrja e garazhit të magazinimit 3. Fusha e mbyllur 4. Objektet e ekipit të parë 5. Objektet për trajnimin e të rinjve 6. Oborri Social 7. Fusha sintetike 8. Fushat hibride 9. Gjysmë fusha sintetike 10. Stadiumi i futbollit dhe selia e FC Prishtina 11. Hoteli 12. Shkolla FC Prishtina 13. Parkingu 14. Hyrja gjysmë-publike

Plani ideor i qendrës së re rekreative në Bërnicë

PLAN BIZNESI 2022-2026

Ky projekt është paraparë që të ndërtohet në 4 faza. Faza e parë: 1. Hyrja 2. Fusha sintetike 3. Fusha hibride

Faza e dytë: 4. Objektet e ekipit të parë 5. Objektet për trajnimin e të rinjve 6. Oborri

Faza e tretë:

7. Fusha sintetike 8. Gjysmë fusha sintetike 9. Stadiumi i Futbollit dhe Selia e FC-së 10.Parkingu 11.Hyrja gjysmë-publike

Faza e katërt:

12.Hoteli 13.Shkolla e futbollit

PLAN BIZNESI 2022-2026

 Përmbushja e kërkesës: Me përfundimin e ndërtimit të qendrës së re sportive të FC

Prishtina, do të kemi nevojë për numër më të madh të punëtorëve, me shtimin e punëtorëve ofrohen edhe shërbime shtesë për klientët që do të shfrytëzojnë shërbimet tona. Ne me qendrën e re do ti përmbushim të gjitha nevojat e sportistëve në Kosovë, por jo vetëm të futbollit, por edhe për sportet tjera.

 Çmimet e shërbimeve: Çmimet e shërbimeve tona do të jenë konkurrente me vendet e rajonit, pasi që shërbime të tilla në Kosovë nuk do të ketë mundësi që të ofroj asnjë konkurrent.

 Teknologjia: Teknologjia e instaluar në qendrën e re rekreative do të jetë e gjeneratës së fundit, ku klientët tanë do të kenë mundësi që të kenë qasje në bazën e të dhënave personale të tyre për të pasur një pasqyrë të plotë për pjesëmarrjen, nivelin e ushtrimeve, ushqimit dhe të gjitha paramentrave të tjera që i nevojiten klientëve tanë.

 Klientët kyç: Identifikimi i klientëve tanë është i lehtë, pasi që ne synojmë çdo sportist i cili merret me sport. Në qendrën tonë do të kenë mundësi që shërbimet tona ti marrin sportistët e sporteve kolektive dhe individuale, sporteve me dorë dhe me këmbë, por edhe sportistët e sporteve marciale dhe atletikes.

 Punonjësit kryesorë dhe organizimi: Të punësuarit në qendrën e re do ti nënshtrohen një konkursi të hapur ku kriter kryesorë do të jetë profesionalizmi dhe përvoja e tyre.

Përveç menaxherëve të sektorëve dhe stafit administrativ, të punësuar të ri do të ketë edhe trajnerë për shkollat e futbollit si dhe trajner kondicional dhe staf mbështetës.

 Objektet: Qendra e re sportive FC Prishtina do të punojë 24 orë dhe do të ofroj shërbime të ndryshme për sportistë. Shërbimet në qendrën sportive do të jenë nga shkolla e futbollit, shfrytëzimi i fushave të ndryshme, shfrytëzimi i pishinës së brendshme, shfrytëzimi i restorantit dhe hotelit për akomodim, fizioterapisë, mjekut sportiv, deri te ofrimi i fushës kryesore për organizimin e ndeshjeve.

PLAN BIZNESI 2022-2026

This article is from: