2 minute read

1. Përmbledhje ekzekutive

Next Article
Loss Projections

Loss Projections

PLAN BIZNESI 2022-2026

FC Prishtina nga viti 2006 operon si biznes me përgjegjësi të kufizuar dhe qëllimi kryesor i saj është rritja e profitit duke zhvilluar klubin dhe duke ngritur cilësinë e futbollistëve të saj. Në pasqyrat financiare në 5 vitet e fundit FC Prishtina ka gjeneruar humbje. Siql shihet humbja gjatë gjithë kohës është mbuluar nga huazimi i aksionarëve, dhe ndonjëherë nga rritja e kapitalit aksionar.

Advertisement

Futbolli i Kosovës viteve të fundit ka pasur një ngritje të cilësisë, sidomos pas pranimit të Kosovës në UEFA, ku janë hapur mundësitë e pjesëmarrjes në garat evropiane të organizuara nga UEFA. Kjo ka rritë edhe konkurrencën në Super Ligën e Kosovës. Rritja e konkurrencës në futbollin e Kosovës ka rritur edhe shpenzimet. Mirëpo, rritja e shpenzimeve ka ndikuar edhe në rritjen e kualitetit dhe mundësinë e rritjes së të hyrave. Ky plan biznesi ka për qëllim që brenda afatit 5 vjeçar FC Prishtina të gjeneroj fitim, dhe gjithashtu të krijoj mundësi për investitorë të rinj. Në këtë plan biznesi kemi përfshirë edhe ndërtimin e qendrës së re rekreative në Bërrnicë ku Qeveria e Kosovës ja ka dhënë në shfrytëzim FC Prishtinës një sipërfaqe prej 97.170 m2 . Ndërtimi i qendrës së re rekreative në bazë të një plani ideor kërkon një investim prej 28 milion euro. Për tu realizuar këto investime FC Prishtina do të jetë e hapur për mundësinë e tërheqjes së aksionarëve të rinj apo marrëveshjes për ta realizuar këtë plan. Ky plan biznesi 2022-2026 do të fokusohet në këto pika kryesore:  Mundësia: Me këtë planë biznesi do të rrisim të hyrat dhe të zvogëlojmë shpenzimet në raport me të hyrat duke e bërë biznesin profitabil.

 Misioni: Zhvillimin profesional krahasuar me klubet më të mëdha evropiane.

 Zgjidhja: Ndërtimi i qendrës rekreative rrit ofrimin e shërbimeve dhe ofron shërbime të reja edhe për të tjerët, kjo do të ndikojë në rritjen e të ardhurave.

 Fokusi i tregut: FC Prishtina, ka numrin më të madh të adhuruesve në vend, nga të cilët ndihmohet me shitjen e biletave javore, vjetore, rekuizitave të klubit dhe fan-shopi.

Prishtina, ka numrin më të madh të fëmijëve në Shkollën e futbollit. Kurse, në të ardhmen do të seleksionohen dhe grumbullohen më cilësorët dhe ata më perspektivë nëpërmjet stafit më të kualifikuar të trajnerëve që ka në radhët e saj. Ngritjen e të hyrave nga reklamat, sponzorizimi, marrëveshjet me të drejtat televizive, shitja e futbollistëve, ngjitja sa më lartë në raundet garuese evropiane.

PLAN BIZNESI 2022-2026

 Avantazhi konkurrues: FC Prishtina për momentin është e pa konkurrencë. Me ndërtimin e qendrës së re rekreative FC Prishtina do të ndërtoj kushte për të gjitha klubet e Kosovës. Prandaj, kjo qendër e bënë FC Prishtinën konkurrente me klubet e rajonit dhe ato evropiane.

 Pronësia: Klubin e drejton, bordi i aksionarëve, Remzi Ejupi - Kryetar, Rahman Haradini - nënkryetar, si dhe anëtarët tjerë të bordit Ahmed Kurtolli, Ismet Begolli, Afrim Muçiqi,

Sinan Vllasaliu, Fikret Maqestena, Naim Ejupi dhe Ragip Mustafa.

 Kthimi i investimeve: Në bazë të planifikimit 5 vjeçar dhe të hyrave të parashikuara, kthimi i investimeve do të jetë për 10 vite.

This article is from: