
1 minute read
6. Plani i marketingut dhe i Shitjes
PLAN BIZNESI 2022-2026
Promovimi i biznesit, qoftë përmes gjenerimit të linjave ose hapësirës në një faqe në internet, është një nga funksionet më të rëndësishme të çdo biznesi. Në këtë pjesë të planit, ne do të japim detaje të marketingut të synuar të biznesit tonë.. Mesazhet kryesore: Mesazhet do të zhvillohen nga ekspertët tanë të marketingut, pasi që do të kemi kampanja të ndryshme. Për çdo kampanjë do të ketë mesazhe të ndryshme varësisht nga nevoja. Mesazhet kryesore që përbëjnë bazën e marketingut për shërbimet tona janë:
Advertisement
o Futbolli ruan shëndetin e fëmijëve tuaj
o Futbolli largon fëmijët nga dukuritë negative
o FC Prishtina është shtëpia juaj
Aktivitetet e marketingut: Opsionet më të mirë për promovimin e shërbimeve tona janë:
o Marketingu dixhital siç janë media sociale, marketing me e-mail, dhe blogut (blog) o Reklama në media të shkruara dhe elektronike
o Përmes numrave të telefonit nga baza e të dhënave o Promovimi përmes seminareve dhe konferencave o Reklamim i përbashkët me kompani të tjera o Përhapja e fjalëve te kategoritë e ndryshme duke përmendur shërbimet që ofron FC
Prishtina
o Sponsorizimi i ekipe lokale sportive të të rinjve dhe ngjarjeve të tjera të komunitetit o Vizita nëpër shkolla fillore dhe të mesme duke shfrytëzuar orën e edukatës fizike për të promovuar shërbimet tona që ofron shkolla e futbollit për të rinjtë o Përmes punës falas për komunitetin duke shfrytëzuar promovimin Strategjia e shitjes: Shitja e shërbimeve tona do të bëhet në disa mënyra. Një nga mënyrat e shitjes është duke i tërhequr të rinjtë për tu regjistruar në shkollën e futbollit.
Ndërsa, shitja e shërbimeve të qendrës si fushave, hotelit dhe shërbimeve të tjera që i ofrojmë nga qendra rekreative do të ofrohen direkt nga qendra duke përdorur opsionet e marketingut të cilat i përmendem më lartë.
PLAN BIZNESI 2022-2026