Bordi i aksionarëve të FC Prishtina ka marrë vendim që të hartoj një Plani Biznesi 5 vjeçar duke identifikuar objektivat e FC Prishtina për 5 vitet e ardhshme.
Sidoqoftë, krijimi i një plani të shkurtër biznesi i cili është gjithëpërfshirës, ofron disa përfitime që i përgjigjen kohës duke caktuar afatet optimale për të investuar dhe qartësimi i një vizioni për të ardhmen e biznesit.
Duke u bazuar në nevojat e FC Prishtina ky Plan Biznesi do të ketë për qëllim:
• Të demonstron një plan me kuptim dhe vizion të fortë për biznesin në mënyrë që të tërhiqen investimet me kapital nga burime të jashtme.
• Plani do të ndihmojë në prioritizimin e detyrave që janë më të rëndësishme.
• Me rritjen e biznesit, plani ofron një kuptim të përbashkët të vizionit për udhëheqësit e FC Prishtina.
Audienca e synuar e këtij plani të biznesit janë investitorët e huaj për zhvillimin e infrastrukturës së re sportive e cila planifikohet që të ndërtohet.