FC PRISHTINA PLAN BIZNESI 2022-2026
7. BUXHETI FC Prishtina nga viti 2012 deri në vitin 2020 të hyrat kryesore i ka nga solidariteti UEFA, më pas vijnë të hyrat nga qiraja që vitet e fundit kanë pas një rënie pas renovimit të stadiumit të Prishtinës, të hyra tjera janë nga transferet e lojtarëve që Prishtina rregullisht shet talente të rinj, të hyrat nga marketingu dhe sponzorizimet, të hyrat nga të drejtat televizive, të hyrat nga biletat që tani për shkak të situatës pandemike COVID 19 kanë pësuar rënie, si dhe të hyrat tjera të cilat i kemi paraqitur në grafikun 1.
Grafiku 1: Lloji i të hyrave të FC Prishtina sipas viteve
FC Prishtina ka gjithashtu shpenzime të konsiderueshme për ta mbajtur klubin brenda një viti dhe për të garuar në super ligën e Kosovës në futboll. Kjo më së miri e përshkruan grafiku 2 ku janë të paraqitura të gjitha shpenzimet e FC Prishtina gjatë viteve 2012-2020 në raport me të hyrat.
30