FC PRISHTINA PLAN BIZNESI 2022-2026
3. PËRSHKRIMI I BIZNESIT Futbolli në Kosovë viteve të fundit, sidomos pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe në FIFA ka pasur një ngritje të theksuar, si në profesionalizmin ashtu edhe në zhvillimin e biznesit në përgjithësi. Me rritjen e profesionalizmit janë rritur edhe nevojat për investime kapitale dhe në investime në resurset njerëzore. FC Prishtina burimin kryesorë të të hyrave e ka nga aksionarët dhe nga donatorët. Gjithashtu, ka të hyra nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), të drejtat televizive, reklamat dhe në rast të kualifikimit për garat evropiane ka të hyra edhe nga UEFA.
Mundësia: FC Prishtina ka një përparësi për nga klubet tjera që veprojnë në Kosovë pasi që nuk është e kufizuar vetëm në një pjesë të territorit. Duke qenë klubi më i vjetër në Kosovë dhe klubi më i suksesshëm në Kosovë, FC Prishtina ka klient në tërë territorin e Kosovës. Gjithashtu, ka klient ndërkombëtar. Kjo e bënë FC Prishtinën një kompani serioze duke ju ofruar klientëve të saj mundësi për të reklamuar biznesin e tyre. Kur jemi te zhvillimi i klubit është shumë e nevojshme edhe investimi në kuadrot e reja, në shollën e futbollit. Mundësi e mirë e rritjes së kapitalit është zhvillimin e infrastrukturës së re sportive e cila planifikohet që të ndërtohet në një sipërfaqe prej 97.170 m2, në periferi të Prishtinës. Me këtë investim rriten të hyrat dhe gjithashtu klubi krijon kushte të mira profesionale.
Përmbledhja e shërbimeve: FC Prishtina për klientët e saj ofron një gamë të gjerë të shërbimeve duke përfshirë hapësirat për promovimin e produkteve dhe shërbimeve për klientë si dhe ofron shkollën më të mirë të futbollit në Republikën e Kosovës. Në aspektin e reklamimit FC Prishtina ofron reklamim në disa variante, si: o Reklamim në monitorët e rezultatit para dhe pas ndeshjeve. o Vendosja e logos në banerin i cili përdoret në konferenca shtypi. o Vendosja e logos në banerin nga ku prononcohen trajneri dhe lojtarët për televizione. o Vendosja e logos si sponsor i klubit në ueb faqe www.prishtinafc.com dhe në rrjetet sociale. o Çdo prezantim që ka FC Prishtina, si në ndeshjet kombëtare dhe ato ndërkombëtare dhe në ndeshjet kualifikuese të UEFA Champions League apo UEFA Europa League do të jetë prezent edhe logo e klientit. o Në ndeshjet miqësore jashtë vendit, në turnetë e ndryshëm në rajon dhe Evropën perëndimore. 15