2 minute read

Lexojmë Gjyqtari i zgjuar

GJYQTARI I ZGJUAR

Akti i parë, skena e parë

Advertisement

Tregtari: Eja dhe shiko, moj ime shoqe, sa kam fituar.

Gruaja: Qenkan tërë ato para, futi shpejt në sirtar. (Një shërbëtor i fshehur pas perdes e pa se ku i fshehu paratë. Kur bashkëshortët ishin në gjumë, hyri në dhomë dhe i grabiti ato.)

Akti i parë, skena e dytë

(Në mëngjes.)

Tregtari: Eja grua, nxito, eja të shohësh! Paratë nuk janë në sirtar... i kërkova aty dhe në gjithë shtëpinë, por nuk i gjeta…

Gruaja: Mund t’i ketë marrë njëri nga shërbëtorët, po kush?

Tregtari: Do ta kallëzoj vjedhjen te gjyqtari, i cili do ta gjejë se kush është fajtori.

Akti i dytë, skena e parë

(Në gjykatë, para gjyqtarit janë të gjithë shërbëtorët.)

Gjyqtari: Nga ato që dëgjova, tani e di se mes jush është një hajdut. Për ta zbuluar njëherë e mirë atë, do të më ndihmojnë këta shkopinj magjikë. (U jep të gjithë shërbëtorëve nga një shkop.)

Gjyqtari: Secili nga ju duhet të bëjë diçka shumë të thjeshtë, të mbajë sot shkopin magjik. Nesër në mëngjes, secili do të dorëzojë shkopin magjik që i kam dhënë. Nëse shkopi ka ndenjur me një njeri të ndershëm, nesër do të jetë njëlloj siç e shikoni tani. Ama, nëse e ka prekur një hajdut, ai nesër do të bëhet më i gjatë se shkopinjtë e tjerë, ja kaq. (Tregon mirë me duar gjatësinë.)

LEXOJ DHE KUPTOJ

Sa personazhe marrin pjesë në secilën skenë? Cilët janë ata? Ku zhvillohet secila skenë? Kush është personazhi kryesor në secilën skenë? Ç’mund të thuash për të? Të duket zbavitës dialogu? Pse? Cili është problemi i kësaj pjese? Si zgjidhet ky problem? Plotëso faqet 54-61 të “Fletores së punës”.

Akti i dytë, skena e dytë

(Është natë, në dhomën e tij shërbëtori sharron shkopin.)

Shërbëtori – Më mirë ta sharroj, që nesër në mëngjes shkopi im të jetë i gjatë sa shkopinjtë e të tjerëve. Dhe kështu nuk do të kuptohet që i kam marrë unë paratë.

Akti i fundit, skena e parë

(Në gjykatë, para gjyqtarit qëndrojnë shërbëtorët me shkopin pas shpine.)

Gjyqtari: – Mirë, pa m’i tregoni një e nga një shkopinjtë tuaj, që të zbulojmë fajtorin. (Shërbëtorët tregojnë shkopinjtë. Sigurisht që vetëm njëri është më i shkurtër se të tjerët.)

Gjyqtari: – Ja ku doli dhe hajduti. (Ia merr shkopin e shkurtuar hajdutit dhe ua tregon të gjithëve.) Pasi t’i kthesh paratë, ke sërish punë me mua.

REFLEKTOJ

Po ti, çfarë do të sugjeroje për zgjidhjen e këtij problemi? Ku qëndron zgjuarsia e gjykatësit?

Ngjyros me të kuqe fjalët e autorit. Shkruaj një titull tjetër për këtë pjesë teatrore.

SHKRUAJ

VEPRIMTARI Me ndihmën e mësuesit/es, interpretoni në role këtë pjesë teatrore.

This article is from: