2 minute read

Lexojmë Teatri

TEATRI

Teatri është art i fjalës së folur. Ai krijohet kur një pjesë letrare luhet në skenë, pra e interpretojnë aktorët para publikut. Teatri krijohet nga bashkëpunimi i ngushtë i një grupi artistësh: autori që shkruan skenarin; kompozitori që krijon muzikën; skenografi që merret me dekorin e çdo skene; kostumografi që krijon kostumet që vesh secili prej aktorëve; aktorët që interpretojnë role të ndryshme.

Advertisement

Regjisori planifikon, organizon dhe drejton vënien në skenë të një pjese teatrore.

Krijimet letrare që përdoren në teatër, quhen pjesë teatrore. Pjesët teatrore janë të ndara në akte ose kohë (p.sh.: akti i parë, akti i dytë etj.). Çdo akt është i ndarë në skena. Skena është një hapësirë e caktuar, në të cilën luhet ngjarja. Ajo mund të ndryshojë kur publiku duhet të kuptojë se ka kaluar shumë kohë, kur hyn një personazh i ri apo kur kërkohet një ambient i ri.

Autori që ka shkruar pjesën teatrore është një person që nuk shihet. Ai bën lidhjen e një skene me tjetrën. Sugjerimet që autori i jep skenografit, kostumografit dhe artistëve të tjerë për mënyrën se si duhet ta realizojnë ambientin ose se si duhet të recitojnë disa pjesë, shkruhen me shkronja të pjerrëta.

Në çdo skenë, aktorët shkëmbejnë një numër të përcaktuar batutash. Pra, fjalët që thuhen në dialogët teatrorë, quhen batuta. së letrare luhet tri krijohet nga kruan skenarin; dekorin e çdo ktorëve; aktorët enë të një pjese teatrore. Pjesët akti i dytë etj.). e caktuar, në të uhet të kuptojë ur kërkohet një ë nuk shihet. Ai ep skenografit, et ta realizojnë me shkronja të ktuar batutash.

LEXOJ DHE KUPTOJ

Ku luhet teatri? Cilët artistë bashkëpunojnë për të krijuar një teatër? Kur ndryshon skena?

Lidh me shigjetë: aktorët shkruan skenarin autori interpretojnë role të ndryshme skenografi krijon muzikën kompozitori merret me dekoret regjisori krijon kostumet kostumografi organizon dhe drejton çdo gjë Fjalë të reja Fjalë të reja

dekor – orenditë dhe orenditë t dhe mjetet e tjera që vendosen e tjera që vendosen n në skenë për të paraqitur ë për të paraqitur r vendin a mjedisin ku a mjedisin ku zhvillohet ngjarja. et ngjarja. sugjerim – këshillë që i m – këshillë që i japim dikujt se si të veprojë, kujt se si të veprojë, ë si ta zgjidhë diçka. dhë diçka.

REFLEKTOJ

A të pëlqen teatri? Pse? Cili të pëlqen më shumë, teatri apo filmi? Pse? SHKRUAJ

Shkruaj titullin e pjesës teatrore që të pëlqen më shumë.

5

PJESË TEATRORE

This article is from: