1 minute read

Lexojmë Loja “Telefoni i prishur”

“Telefoni i prishur” është një lojë argëtuese që e kanë luajtur edhe prindërit, edhe gjyshërit tanë. Madje mund të vazhdojnë ta luajnë! Kjo lojë mund të luhet kudo dhe kurdo: në ambiente të mbyllura dhe në ambiente të hapura, në shkollë dhe në shtëpi, në oborr dhe në palestër, paradite dhe pasdite. Numri i lojtarëve që mund të marrin pjesë është i pakufizuar. Pra, kushdo që ka dëshirë të argëtohet.

Për të luajtur nuk nevojitet asgjë tjetër, veç lojtarëve. Ata rreshtohen njëri pas tjetrit. Lojtari i parë mendon një fjalë ose fjali dhe ia thotë lojtarit të dytë në vesh, me zë të ulët. Lojtari i dytë e dëgjon dhe kthehet nga lojtari i tretë, të cilit ia thotë të njëjtën fjalë/fjali në vesh me zë të ulët. Lojtari i tretë vepron si lojtari i dytë dhe kështu me radhë. Kur fjala/ fjalia arrin te veshi i lojtarit të fundit, ai e thotë këtë fjali me zë të lartë. Ky është edhe momenti më argëtues, sepse fjalia “Ne ecnim në plazh” mund të përfundojë “Ne qeshnim në masë”.

Advertisement

Nëse fjala/fjalia fillestare është ruajtur, loja fillon edhe një herë nga e para me të gjithë lojtarët. Nëse fjalia është shndërruar në një fjali të ndryshme nga ajo që ka thënë lojtari i parë, atëherë ky i pyet me radhë lojtarët (nga i fundit tek i dyti) për fjalinë që kanë thënë. Kur ata thonë me zë të lartë fjalinë, mësohet se kush ka gabuar. Ai që ka gabuar, del nga loja. Loja vazhdon derisa mbeten dy lojtarë. Fiton lojtari i dytë!

LEXOJ DHE KUPTOJ

Ku luhet loja “Telefoni i prishur”? Sa lojtarë mund të marrin pjesë në të? Cilat janë rregullat e kësaj loje? Pse në këtë lojë fiton lojtari i dytë?

Po ti, a e ke luajtur ndonjëherë këtë lojë? Kush ta ka mësuar? Na trego përvojën tënde. VEPRIMTARI

Me ndihmën e mësuesit/es, luani në grupe lojën “Telefoni i prishur”.

REFLEKTOJ

This article is from: