2 minute read

Lexojmë Festa e Hallouinit

Advertisement

FESTA E HALLOUINIT

Më 31 tetor festohet nata e Hallouinit. Kjo natë është festë si për të rriturit, ashtu edhe për fëmijët.

Fëmijët dalin në rrugë me maska dhe të veshur me kostume të ndryshme, si skelete, shtriga, fantazma etj.

Ata bëhen grupe-grupe dhe shkojnë shtëpi më shtëpi për të kërkuar dhurata të vogla. Zakonisht dhurohen ëmbëlsira, fruta, ndonjë monedhë. Kur nuk marrin gjësend, fëmijët bëjnë rrengje të vogla: derdhin koshin e plehrave para derës, hedhin miell nëpër xhamat e dritareve, i bien ziles dhe largohen etj.

LEXOJ DHE KUPTOJ

Festa e Hallouinit është më: 31 tetor; 13 tetor. Ajo është festë: vetëm për fëmijë; për fëmijë e të rritur. Fëmijët dalin me maska: natën; ditën. Ata trokasin në dyert e shtëpive për të kërkuar: dhurata; lodra. Simboli i festës së Hallouinit është një kungull: me vrima të gdhendura në formë sysh dhe goje; i mbushur me lule. Brenda kungullit vendosen: qirinj; lule. Pjesa e brendshme e kungullit përdoret për të gatuar: kek; akullore.

Mbrëmjen e festës, këto gjëra janë të mundura!

Simboli i festës së Hallouinit është Xhek Feneri, pra një kungull i gërryer nga brenda, me vrima të gdhendura në formë sysh dhe goje. Ndonjëherë, brenda këtyre kungujve vendosen qirinj të vegjël dhe natën, “fytyra” e Xhek Fenerit është vërtet e frikshme. Pjesa e brendshme e kungullit përdoret për të gatuar ëmbëlsirën tipike të Hallouinit: një kek me kungull, vërtet i shijshëm. mun hek , dura!

Fjalë të reja

simbol – shembulli ose shenja që përfaqëson diçka.

maskë –

REFLEKTOJ

VEPRIMTARI Bashkë me B hkë mësuesin/en, përgatitni një kungull të gdhendur si ai i festës së Hallouinit.

Po ti, a e feston Hallouinin? Na trego se çfarë bën zakonisht për këtë festë. A të pëlqen kjo festë? Pse?

Shkruaj fjali, në të cilat të përdorësh fjalët e fjalorit. Shëno me maskën që të pëlqen më shumë.

SHKRUAJ

This article is from: